• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Forca e Sigurisë së Kosovës krah për krah me forcat Amerikane

January 10, 2023 by s p

Armend Mehaj/

Forca e Sigurisë së Kosovës krah për krah me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë në finalizim të fazës planifikuese të Stërvitjes së përbashkët ” Defender- Europe’23”

Ekipi planifikues i FSK-së së bashku me ekipin e forcave amerikane dhe forcave tjera aleate janë duke zhvilluar konferencën finale planifikuese katërditore të Stërvitjes “DEFENDER- Europe’23” në Budapest të Hungarisë.

Stërvitja “DEFENDER- Europe’ 23” është stërvitje e shkallës së gjerë që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë me forcat e vendeve aleate të 25 vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj.

Vendi ynë do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje dhe FSK merr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë.

Objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore.

#StrongerTogether🇺🇸🤝🇽🇰

Filed Under: Komente

Një jetë të tërë në shërbim të atdheut!

January 10, 2023 by s p

(Kushtuar zërit të parë të Radios “Kosova e Lirë”)/

Ju, miku im i dashur Nusret Pllana, mbetët po ai, kur për herë të parë ju njoha para 30 vitesh, i palodhur dhe i papërkulur, gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare. I tillë mbetët, ashtu siç ju njoha edhe në luftën çlirimtare, por, pas kësaj lufte të lavdishme, Ju e ndërruat vetëm strategjinë e veprimit, sepse gjatë luftës, Zëri juaj kumbonte fuqishëm nga majet e maleve të Pallanikut të Berishës heroike. Ky Zë, ishte zëri i pushkëve çlirimtare të djemëve dhe vajzave tona më të mira, që luftonin për çlirimin e Kosovës nga barbaria serbe, ishe Zëri i Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe Zëri i mijëra dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë, gjaku i të cilëve u bë gurthemel i lirisë që po e gëzojmë sot, e që e fituam pas dys gati dyshekujsh robërie, fal sakrificave sublime të tyre. Ishit dhe mbetët luftëtar i lirisë, i pendës dhe i pushkës, të cilat i kombinuat edhe më fuqishëm pas përfundimit të asaj lufte gjenocidale 1998/1999, duke i arkivuar dhe finalizuar qindra e qindra vepra publicistike e dokumentare, e për t’i shpërndarë ato në shume gjuhë të botës dhe, për t’i treguar opinionit përparimtar, evropian e botëror se, kjo tokë arbërore, më shumë ka prodhuar ‘plumba’ se sa grurë, se kjo tokë është larë me gjakun e djemëve dhe vajzave tona më të mira shekuj me radhë dhe se ky popull është shenjëtor, ngase rrjedh nga gjaku i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nga gjaku i shenjëtores Nënës Terezë – Gongje Bojagjiut dhe nga gjaku i Komandantit legjendar Adem Jasharit. Me mbarimin e Luftës ndryshuat veprimin, por, asnjëherë nuk ju mungoi strategjia për ta bërë Kosovën shtet funksional, për të cilin shtet ishin flijuar në Altarin e Lirisë mijëra dëshmorë e martirë të kombit tonë. Për më se njëzetë vite, jeni bërë Zëri i viktimave Shqiptare pa të cilat edhe Liria nuk do kishte kuptim. Zëri juaj tashmë nuk po kumbon në Malet e Kosovës, por po dëgjohet edhe më fuqishëm nëpër Metropolet e Evropës dhe botës përparimtare, anë e kënd Globit Tokësor. Ky zë, në vazhdimësi kërkon drejtësi për viktimat e gjenocidit serb mbi shqiptarët, për masakrimin e 1432 fëmijëve, dhunimin e Femrave shqiptare, i cili zë, për fatë të keq nga të gjitha Qeveritë e deritashme ka hasur në vesh të shurdhër. Vëlla i dashur Nusret, neve si komb duhet të jemi krenarë që të kemi në mesin tonë, por mos harro një se, Populli të don, sepse jeni Hero i gjallë, i cili po lufton që thirrja për drejtësi e miliona viktimave shqiptare ta gjejë adresën e duhur, që viktima të mos barazohet në asnjë mënyrë me kriminelin, sepse ju në mënyrë dinjitoze i përfaqësoni me argumente e fakte shkencore ata(ato) që nuk mund të flasin më(dëshmorët dhe martirët e kombit tonë), të cilët u vranë, u dogjën e u masakruan nga barbaria dhe mizoria gjenocidale serbe, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Një mundë ta them se, ne Mërgata shiptare kudo që jemi nëpër botë, edhe pse ndihemi keq që nuk e ke asnjë përkrahje institucionale deri më sot, do ta kesh prore përkrahjen tonë, morale e materiale, sepse je Zëri i arsyes dhe Zëri emblematik i Kosovës së Lirë.

Baki Mustafa 07.01.2023 Stuttgart

Filed Under: ESSE Tagged With: Nusret pllana

Shqiptarë e rumunë

January 10, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

A janë rumunët shqiptarë të latinizuar? Historia duhet të bazohet në të vërtetën dhe sensin e shëndoshë, dhe jo të ndikohet nga Politika.

Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.

Territoret e banuara nga ilirët u tkurrën nën pushtimin e sllavëve dhe popullsive të tjera gjatë Mesjetës.

Nga ana tjetër rumunët (gjuhësisht) janë dakët nga e kaluara të përzier me kolonistët romakë dhe të latinizuar gjatë antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme.

Sot rumunët jetojnë pothuajse saktësisht në zonën ku jetonin dakët e vjetër.

Shqiptarët jetojnë pothuajse aty ku jetonin ilirët e vjetër, me përjashtim të territoreve të banuara tani nga sllavët – disa vende sllave kontestojnë që në fillim pasardhësit e shqiptarëve nga ilirët për politikë dhe jo diçka tjetër.

Në mënyrë të ngjashme disa hungarezë u vendosën në disa territore të Dakisë së vjetër, prandaj disa hungarezë kundërshtojnë prejardhjen e rumunëve nga dakët + romakët, edhe për arsye politike dhe jo arsye të tjera,

Vendosja e shqiptarëve dhe rumunëve në trojet e vjetra të ilirëve dhe dakëve nuk është rastësi pasi që të dy janë pasardhës të popullsive të vjetra që kanë jetuar këtu para ardhjes së të tjerëve.

Është normale të kemi fjalë të përbashkëta sepse jemi fqinjë prej më shumë se 3000 vjetësh. Nuk është asgjë e veçantë të kesh fjalë të zakonshme. Keni edhe fjalë italiane në gjuhën shqipe, mos do të thotë se italianët janë shqiptarë?!

Dacia dukej se ishte një vend i begatë dhe tërheqës në të njëjtën kohë. Ata ishin njerëz paqësorë (megjithë lëkurën dhe kafkën e ujkut si simbol) dhe vetëm mbrojtës të tokës së tyre. Përfundimisht, romakët vranë kokat e tyre dhe përzierja ndodhi pas fjalëve. Kjo është jeta dhe vazhdon ashtu siç është deri më sot.

Filed Under: Fejton

Sali Nivica

January 10, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Ne kete vend idealistet jane te ralle, por aq te pakte sa jane, shkelqejne me personalitetin e tyre.

Sot eshte 103 vjetori i vrasjes barbare te Sali Nivices, mesues, patriot e gazetar qe ne Shkodren e viteve 20′ kishte themeluar gazeten “Populli”. Gazeta “Populli” ishte nje tribune e mendimit te lire e demokratik shqiptar dhe pasqyronte me pathos perpjekjet e kombit per te krijuar shtet modern.

Sali Nivica, i lindur ne Rexhin te Kurveleshit, i diplomuar ne Robert College ne Stamboll, i punesuar si arsimtar ne Durres, gazetar e anetar i Komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves” ne Shkoder, perfaqeson brezin e shkelqyer te studenteve idealiste shqiptare qe u mekuan me vargjet e Naimit, aksionin luftarak te vellezerve Topulli, publicistiken therrese te Konices,epiken e satiren e Fishtes. Sali Nivica ishte nje dishepull e tyre dhe vet me vepren e tij pasuroi dhe coi perpara mendimin idealist e shtetformues shqiptar…

I paharruar 🇦🇱⚘

Filed Under: Histori

Anesti Kodra, In memoriam

January 10, 2023 by s p

Ne oret e para te mengjesit te dates 6 janar, 2023, ne Clearwater, Florida, pas nje beteje te gjate per jeten, pushoi se rahuri zemra e te ndjerit Anesti Kodra, duke i dhene lamtumiren familjes, te afermeve dhe gjithe miqve qe e njihnin dhe qe ai i donte aq shume. Ikja e tij, krijoi nje boshllek qe veshtire te plotesohet, por ai do te mbetet gjithmone ne kujtimet e gjithe njerezve qe paten fatin ta njohin, te cilet ai i donte dhe i respectonte aq shume.

Anesti u lind ne nje familje korcare me 5 Prill 1939, e shquar per atdhtarizmin e saj ne breza, kulturen dhe qytetarine e vertete. Anesti u lind nga Llambi dhe Thomaidha Kodra. Babai i tij Llambi, emigroi ne SHBA, shteti i NY ne vitin 1923. Duke punuar ne nje nga resorantet me ne ze te NY, Llambi ra ne kontakt me patriotet dhe aktivistet shqiptare me te medhenj te asaj kohe. Ai u anetaresua menjehere ne Shoqaten Vatra dhe shume shpejt u be nje nga aktivistet e saj kryesore, ku spikati kontributi i tij ne ceshtjen kombetare shqiptare, qe per ate kohe ishte nje subjekt mjaft delikat.

Ne familjen e vet, Anesti u edukua me frymen e zjarrte atdhetare, traditat dhe kulturen qytetare. Ne Gusht te vitit 1966 Anesti u martua me Znj Meri Andrea, e cila vinte gjithashtu nga nje familje me tradita teper te spikatura kulturore dhe qytetare. Cifti solli ne jete dy femije Brunilda Kodra, martuar me Jeremy Mancevice dhe Llamberto Kodra, martuar me Marlena Gjyshi. Ciftet gjithashtu kane nga dy femije, perkatesisht, Annamaria & Nicholas dhe Megi & Erges. 

    Anesti trashegoi me se miri traditat e familjes dhe i coi ato edhe me lart, si nje burre me shume kulture dhe qyteteari, patriot i flakte i vleave atdhetare dhe punetor i palodhur kudo qe ka punuar. Kam patur fatin ta njoh dhe te bisedoj nga afer me te ndjerin dhe ka qene nje kenaqesi e jashtezakonsme per mua, te degjoja ne menyre te koncetruar pjese nga bagazhi I tij kulturor dhe qytetar, copeza keshillash dhe experiencash njerezore, qe eshte e veshtire ti gjesh ne qindra faqe librash. Si shume korcare te tjere, edhe Anesti ka qene nje serenatist i vjeter i grupeve muzikore korcare dhe ishte nje histori e gjalle e gjithe historise se serenatave dhe kultures qytetare Korcare ne kuptimin me te gjere te fjales.

Ne vitin 1998, familja kodra emigroi ne SHBA, ne Westchester, Michigan, ku jetuan per 13 vjet, dhe ne Maj 2012 u transferuan ne Clearwater, Florida. Bashkeshortja e te ndjerit, Zonja Meri Kodra, ka qene dhe mbetet nje aktiviste e palodhur e shoqates vatra. Duke qene se profesioni i saj eshte mesuese e gjuhes shqipe, Znj Meri Andrea Kodra, ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem dhe teper te spikatur si drejtese e shkollave shqipe ne Westchester MI and Clearwater FL duke punuar pa u lodhur ne messimin e gjuhes dhe kultires shqiptare me femijet e komunitetit shqiptar dhe ne organizinmin e aktiviteteve kombetare dhe kulturore ne kete komunitet. 

Gjate gjithe kesaj kohe, megjithese ne moshe relativisht te thyer, si nje anetar i devotshem i shoqates Vatra, Anesti ka qene nje perkrahes dhe propagandist i flakte I ghithe aktivitetit te Shoqates Vatra, dega Tampa Bay. Idete, keshillat dhe sugjerimet e tij kane ndihmuar ne zgjerimin e vizionit te punes sone. Ne syte e anetareve te tjere te deges, ai ka qene simboli i vashdimesise se punes tashme me teper se nje shekull te shoqates Vatra, duke I dhene kesaj shoqate me teper autoritet dhe respekt nga gjithe masa e bashkekombesave ne Tampa Bay.

Me ikjen e tij Dega e shoqates Vatra Tampa Bay, humbi nje nga figurat me frymezuese. Te gjithe miqte dhe shoket qe paten mundesine ta njohin te ndjerin Anesti Kodra, do ta kujtojne ate sin je burre te mencur te urte dhe pounetor, nje njeri qe I zinte vend fjala dhe qe i donte njerezit pa ekuivoke. 

Shoqata Pan Albania Federation Vatra i degron Familjes ngushellimet me te perzemerta me besimin qe rruga e tij te jete plot drite dhe te prehet i qete ne banesen e fundit!

I paharuar qofte kujtimi i tij!

Piro Poloska

Anetar i Kryesise se deges Vatra Tampa Bay/

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1891
  • 1892
  • 1893
  • 1894
  • 1895
  • …
  • 2785
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT