• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

𝐏𝐫𝐞𝐦𝐢𝐞𝐫𝐚 “𝐅𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭”, 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐧𝐮𝐚𝐫𝐚𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐫𝐚𝐝𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐒𝐚𝐯𝐞̈𝐫, 𝐝𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐨𝐭

August 31, 2022 by s p

Autoriteti i Dosjeve/

📽Dokumentari “𝐅𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭” u shfaq premierë në kinema “Millennium”, më 30 gusht, Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, duke bërë bashkë në sallë qindra të mbijetuar, familjarë, përfaqësues të institucioneve homologe dhe partnere të Autoritetit, përfaqësues të komunitetit artistik në vend, grupe të interesit, përfaqësues të pushtetit qendror e vendor, trupit diplomatik e medias.

🦋“𝐅𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭” e regjisorit Bujar Alimani ndjek përmes një spiraleje gjithëpërfshirëse historitë e 𝟐𝟏 𝐯𝐚𝐣𝐳𝐚𝐯𝐞 që i mbijetuan internimeve me breza në Gradishtë e Savër të Lushnjës. Regjisori dhe ekipi i tij i kanë intervistuar në vende të ndryshme të globit ku ata jetojnë sot, nga SHBA në Kanada dhe nëpër Europë, duke bërë bashkë në një mozaik të zgjeruar, rrëfimet e tyre për jetën që e nisën në internim, në Savër e Gradishtë.

Pas mbylljes së kampit me tela me gjemba të Tepelenës në 1952, familjet e internuara u transferuan për në fshatrat e Lushnjës, ku shkuan jetën me brezni, të dënuara e të ndëshkuara kolektivisht që në lindje, të etiketuar si “armiq të popullit”.

📽Historitë e përditshme të mbijetesës, rezistencës, solidaritetit dhe humanizmit, të jetuara në hapësirat e kufizuara të jetesës, por jo të mendimit, zbërthejnë përmes vajzave e grave, Shqipërinë që i rezistoi diktaturës, i mbijetoi asaj dhe u ringrit.

E shkuara dhe e sotmja shkrihen në rrëfime e përjetime, por drita e “fluturave” është e dukshme, ata janë modele të triumfit të jetës mbi të keqen.

➡️Sipas regjisorit Alimani, “ishte e rëndësishme për filmin që “𝐅𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭” të paraqiteshin me të gjithë dimensionin e tyre, qëndrimet, personalitetin, kujtimet, qasjen ndaj jetës e sfidave, dhe të sillnin në mënyrën e tyre ngjyrat, historitë e mesazhet që janë përballje e dinjitetshme me totalitarizmin.”

➡️Në vijim e morën fjalën të mbijetuarat Shpresa Kaloshi, Lindita Ndreu Aliçka, Floreta Kaloshi dhe Ritvana Mena, e cila e vuri theksin te rëndësia e kujtesës për shoqërinë e sotme dhe brezat e rinj, për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme të së nesërmes, të bazuar mbi vlera dhe vetëdije qytetare.

➡️Znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit, falënderoi regjisorin Alimani dhe të mbijetuarat e pranishme në premierë për mesazhet e forta që përcollën, po ashtu për leksionet e qytetarisë e humanizmit dhe premtoi që, krahas punës së përditshme të Autoritetit për vënie dokumentacioni në dispozicion, do të vijojë bashkëpunimin me partnerë për zbardhje të së shkuarës.

🦋“𝐅𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭”është i pari i një serie dokumentarësh të regjisorit Alimani, që trajtojnë diktaturën komuniste në vend, duke vlerësuar mendimin ndryshe dhe dinjitetin njerëzor.

Dokumentari do të shfaqet në vend dhe ndërkombëtarisht, për të rritur ndërgjegjësimin për krimet e komunizmit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, për të inkurajuar dialog me universitetet, akademikët, komunitetet vendore, të mbijetuarit e familjarët e tyre, mediat dhe publikun e gjerë.

+2

642

People reached

14

Engagements

Boost post

44

Filed Under: Kulture

“Katovica” shqiptare

August 31, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello/

Ne vitet 1945-1990 regjimi komunist trefishoje fondin e tokes se punueshme. Kjo nepermjet punes se papaguar te aksionisteve, te burgosurve dhe internuarve, te cilet i detyroi te thanin kenetat, te punonin brezaret dhe te hapnin toka te reja. Prandaj rikthimi i sasise se shtetezuar pronareve legjitime, nuk kishte asnje pengese. Ne 1991 toke kishte dhe per ata qe nuk kishin patur para 1944.

Por kjo nuk u be per arsye politike.

“Katovica” shqiptare kishte si qellim te ruante bazen social-ekonomike te komunizmit dhe te pengonte krijimin e nje shtrese, qe para 1944 perbente pjesen me vitale te shoqerise, politikes dhe ekonomise. Nga kjo shtrese kishte premisa qe te lindte (ose rilindte) e djathta shqiptare. Keshtu, me nje ligj antikombetare fondi i tokes se punueshme iu shpernda ne menyre kaotike fshatarit, duke neperkembur pronaret legjitime, nderkoh toke kishte per te gjith.

Nomeklatura ose, ish-nenpunesit e regjimit ne qytete (shites, berbere, bufiste, kamariere etj, etj), privatizuan dyqanet pa iu njohur asnje prioritet atyre qe kishin token. Kjo kategori (shumica) perbente mekanizmin fundor te informatoreve, bashkepunetoreve dhe agjenteve te ish-Sigurimit te Shtetit. Keshtu pluralizmi shqiptar vdiq para se te lindte, ose lindi i vdekur…

Filed Under: Politike Tagged With: hasan bello

ITALI – SHBA : NJË LIDHJE PËR T’U PËRFORCUAR

August 30, 2022 by s p

(PËRTEJ KUJT FITON ZGJEDHJET)

Nga SIMONE CROLLA, këshilltar i ngarkuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë në Itali

Në këtë gusht veçanërisht të ndezur, që do të çojë në votimet e 25 shtatorit, dëgjojmë shpesh të flitet për besnikëri atllantike. Është e vështirë të thjeshtohet në pak rrjeshta një lidhje – jo vetëm diplomatike – kaq e posaçme, e lindur më 1861 dhe e themeluar mbi një bashkëndarje të thellë vlerash e parimesh, përtej pamjes së numërave, që për ne përkthehen në tregëti e investime dhe dëshmojnë konkretisht rëndësinë e një marrëdhënie besimi që shkon përtej gjithshkaje. Në fakt, Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë tregun e tretë (mbas Gjermanisë e Francës) dhe një fitim tregëtar prej rreth 40 miliardësh. I njëjti optimizëm përsa i përket investimeve të drejtpërdrejta, me amerikanët në Itali baraz me 31,1 miliard dollarë (34,6 % më shumë se në 2003) dhe italianët në SHBA që kanë shënuar një rritje befasuese duke filluar nga 2008 dhe në gjithë periudhën mbas krize, me një vlerë që sot është e barabartë me 31,6 miliard dollarë (355,5 % më shumë se më 2003) 

Numëra të rëndësishëm, të fuqizuar më tepër nga rreth 2500 ndërmarrje me pjesëmarrje amerikane që punësojnë rreth 340.000 punonjës e që dëshmojnë rëndësinë e një lidhjeje ekonomike që, megjithatë nuk ka shprehur ende mundësinë e saj të plotë, nëse  krahasojmë këto shifra me ato të konkuruesve tanë kryesorë evropianë. Nuk janë vetëm faktorë ekonomikë, sepse ka 31.000 studentë amerikanë që zgjedhin Vëndin tonë si synim i parapëlqyer për rrugëtimet e tyre akademike, të ndihmuar nga më shumë se 150 konvikte e universitete të shpërndarë në të gjithë gadishullin, dhe 15.400 qytetarë amerikanë që jetojnë n’Itali (2,9 % më shumë se më 2019), me Lacion, Lombardinë, Toskanën dhe Veneton si vënde më të kërkuar. Nga ana tjetër jemi në vëndin e tretë si vëndmbërritje e parapëlqyer nga turistët amerikanë, që në 2019 kanë qënë më shumë se 4,4 milionë (7 % më shumë se më 2018). Një trafik ndëratllantik i ndihmuar edhe nga gati 11.000 njerëz që çdo ditë kanë fluturuar drejtpërsëdrejti ndërmjet Italisë dhe Shteteve të Bashkuara (3,93 milionë në dymbëdhjetë muaj) në fazën para Kovid, në sajë të më shumë se 30 fluturimeve ditore.

Edhe sporti sheh një prani yjesh e vijash në rradhët e tij. Nga 2011, viti i hyrjes të investuesëve “yankee” në futboll (A.S. Roma), prania amerikane në këtë sport  është shtuar, me 13 skuadra me pronësi transatllantike. Përveç Romës, në serinë A janë amerikane Atalanta, Milani, Fiorentina dhe Spezia. Në serinë B janë Ascoli, Gjenova, Parma, Piza, Spali dhe Venediku, ndërsa në Lidhjen Pro mund të numërohen Campobasso dhe Cezena. Kërshëri, edhe fusha e verës është veçanërisht e vlerësuar, me pesë punishte (Banfi, Fantini, Vietti, Enrico Serafino dhe Ruffino) me pronësi amerikane. Së fundi, siç dëshmohet nga Covid Corporate Aid Tracker, e përpunuar gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara kanë qënë përkrah Italisë që nga fillimi i pandemisë, në sajë të bujarisë së sipërmarrjeve amerikane që kanë dhuruar 50 milionë euro në ndihmë të piskamës, veç falë Administratës amerikane dhe përkujtesës që i lejoi Italisë të përfitonte 100 milion dollarë në ndihma ekonomike e shëndetësore. Mund të vazhdohet, por ka mjaft  lëndë për të përsiatur mbi rëndësinë e kësaj miqësie të lashtë e në të njëjtën kohë t’aftë për t’u projektuar me besim drejt s’ardhmes, një miqësi e themeluar mbi bashkëndarjen e një pasurie ideali që zhyt rrënjët n’ato vlera që përbëjnë rendin liberal ndërkombëtar, si mbrojtja e shumanësisë, e demokracisë dhe e lirisë kundër çastit të regjimeve të rinj iliberalë. 

Prandaj, për t’ardhmen tonë, përtej asaj se kush do t’i fitojë zgjedhjet, është e detyrueshme të kujtojmë se atë që jemi sot i a detyrojmë edhe miqve amerikanë që, duke filluar nga operacioni Husky i vitit 1943 ( i sendërtuar nga aleatët në Siqili, shënoi fillimin e fushatës së Italisë, me synimin për të çliruar Vëndin tonë dhe Evropën- dhe është detyrë e jona të kujtojmë me frymë të thellë mirënjohjeje më shumë se 30.000 ushtarët amerikanë të rënë në Itali) dhe duke kaluar nëpër udhëtimin në Washington, më 1947, të atëherë Kryeministrit Alcide De Gasperi, që mori një financim prej 100 milion dollarësh nga Administrata Truman dhe një mbështetje që në pranverën e të njëjtit vit, kulmoi në të famëshmin plan Marshall, na kanë ndihmuar të rindërtojmë shtyllat e shoqërisë sonë, duke ndihmuar mirëqënie e qëndrueshmëri e duke e kthyer Vëndin tonë, të karakterizuar nga një ekonomi kryesisht bujqësore në një fuqi ekonomike botërore. Pra, cilido që të fitojë më 25 shtator nuk mund të mos mbetet i lidhur n’ato vlera që, nga mbarimi i luftës së Dytë botërore na shoqërojnë e që nuk mund të vihen në diskutim nga askush, por që së shumti, e ne punojmë për këtë, të jenë ripërtërirë e përmirësuar.

  “Corriere della Sera”, 21 gusht 2022    Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: ESSE Tagged With: Eugjen Merlika

Paranoja

August 30, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Pas 3 dekadash kur diktatura ndryshoi kozmetikë, tani duket se cikli po mbyllet. Shqipëria, nuk është më nuse pasdiktature, po kthehet në gjendjen e më parëshme për t’u nisur në rrugëtime “të reja”.

Njerëzit po ushqehen me ide absurde, duke iu kujtuar se s’janë tjetër veç pacientë të pashërueshëm. Pas anatemimit të opozitës, tani u gjet edhe “armiku i jashtëm”. Koha e bunkerëve po kthehet, nostalgjia nuk ka munguar. Analistë i frynë zjarrit për rrezik në Ballkan, duke parashikuar edhe skenarë. Ata sikur u kujtojnë qeverive se ka ardhur koha për zbrazjen e arsenalit të vjetëruar të armeve në fusha rajonale.

Në këtë rast nuk ka simptomë më të përshtatëshme se paranoja, e cila në Shqipëri s’ka pse të nxitet, ajo ekziston. Një studim botëror i bërë në vitin 2013 gjeti se sa e zakonshme ishte paranoja në popullatën e përgjithshme, ku deri në 30 përqind kishin simptoma të saj. Mendoni se çfarë shkalle të lartë të popullsise zë paranoja në një vend, i cili 50 për qind të ekzistencës së tij e ka kaluar në vetëizolim të plotë nga rreziku i “armikut të jashtëm”.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Migjeni uragan në letërsinë shqipe  

August 30, 2022 by s p

Bledi Filipi 

„…vepra ime ka karakter luftarak dhe, paraprakisht, për kushtet e veçanta tonat, duhet me e manovrue, pra, disa herë, edhe në mënyrë të maskueme. Unë s’mund t’ua spjegoj këto grupeve. Ata duhet t’i kuptojnë vetë. Qarkullimi i veprës s’ime diktohet nga inperativi, i etapës shoqnore që po kalojmë. Për veten time, unë e quej veprën t’ime si një kontribut për bashkimin e këtyre rretheve. Në rrnofsha, vepra ime konspektivisht do të kryhet. Kam besim se vegimet e mia do t’i verifikojë zhvillimi i mëvonshëm i ngjarjeve..”.-Migjeni ( “Nëntori” 11 1955/ f.69).

Migjeni ndoshta e parandiente që do të largohej shpejtë nga kjo botë. Ndaj edhe shkrimi i mësipërm vjen si një profeci që ai bën për jetën dhe veprën e tij. Shkrimtar që pëlqehet nga çdo moshë dhe vargjet e tij pëlqehen nga cilido, kjo për të vetmen arsye: se ai ishte vetvetja dhe e nxirrte atë çka i vlonte në gji.

Migjeni, ky uragan i letërsisë shqipe që qe zëri i rinisë së atëhershme jetoi pak por la pas një vepër madhore. Veprimtaria e Migjenit përmblidhet në vitet 1934-1936. Gjer më 1936-ën ai pati shkruar pjesën më të madhe të vjershave dhe prozave të tij. Më 1937-1938 shkroi pak sepse sëmundja sa vinte dhe e rëndonte më tepër. Në mbarim të vitit 1937 Migjeni do të niset për në Torino të Italisë për t’u mjekuar dhe ndjekur studimet për letërsi.

Por fati nuk mbajti në anën e Migjenit, sëmundja e rëndoj edhe më tepër dhe pikërisht në marsin e vitit 1938, poeti u shtrua në sanatoriumin e Torinos, dhe më 26 gusht kur ende nuk kishte mbushur 27 vjeç, Migjeni u shua.

Migjeni, mbetet një ndër shkrimtarët e pëlqyer në letërsinë shqipe si poet dhe si prozator. Prozat e Migjenit kanë rëndësi jo vetëm për gjerësinë e tematikës, forcën e ideve, vlerën artistike, por se ato, i flasin hapur lexuesit sikur dialogojnë me të. Përmes alegorisë Migjeni fshikullon anët e errëta të shoqërisë së atëhershme. Kjo duket te : ‘’Sokrati i vuejtun apo derr i kënaqun”, këtu ai godet hipokrizinë shoqërore.

Tek Migjeni nuk mungon as elementi romantik. Elementi romantik është pjesë përbërëse e realizmit të Migjenit. Si në prozë ashtu edhe në poezi, Migjeni ka stilin e vet, një stil që i dallon menjëherë shkrimet e tij. Stili i tij është energjik dhe sulmues; gjëmon dhembja për të mjerët. Nëse në poezi Migjeni zgjatet, në prozë bën të kundërtën: shkurt dhe prerazi.

Për gjuhën e Migjenit mund të nxirren këto përfundime:

Ai shkroi në të folmen e Shkodrës, por edhe të folmeve të krahinave të saj. Tek poeti ndeshet ndonjëherë edhe ndonjë influencë të rrallë të toskërishtes, kjo për arsye se kishte jetuar në Manastir. Disa nga fjalët gegërisht që e pasurojnë gjuhën e Migjenit janë: aht, biban, i harlisun,marre,  i molisun, dikon, zhelmel etj.

Gjithashtu në shkrimet e Migjenit hasen edhe fjalë neolatine: akord, akrobaci, alegori, apotezë, diskret, ekstazë, fatal etj.

Migjeni, jetoi pak por la pas një vepër madhore. Fuqia e tij e fjalës, saktësia e përshkrimit, njohja e jetës e çuan i dhanë shtysë për të ecur në krijimtari. Migjeni poeti i madh që i reziston kohërave është dhe mbetet një Bodler i letërsisë shqipe. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Bledi Filipi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2086
  • 2087
  • 2088
  • 2089
  • 2090
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT