• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUSH PROVOKON ME STATUJAT E STALINIT E TË LENINIT NË TIRANË  NË DITËN E EVROPËS PËR KUJTIMIN E VIKTIMAVE TË TOTALITARIZMIT?

August 26, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Ndërkohë që edhe këtë vit, ashtu si në të kaluarën, Evropa — me përjashtim të Shqipërisë, si zakonisht —  shënoi me 23 gusht Ditën Evropiane të Kujtesës së Viktimavae të totalitarizmit — komunizmit e nazizmit —Remembrance for the victims of all totalitarian regimes (europa.eu).  

Por, Shqipëria e kujtoi këtë ditë në mënyrën e vet që e dallon nga çdo shtet tjetër ish-komunist në Evropë, duke shfaqur sërish të ekspozuar në oborrin e vilës që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit Rama, statujat e Stalinit dhe të Leninit, njoftojnë një numër mediash e portalesh shqiptare.  Në të njëjtën ditë, në portalin e saj, Ambasada amerikane në Tiranë shpalli, “marrëdhëniet tona të forta në fushën e mbrojtjes dhe “vlerat tona të përbashkëta të NATO-s”, me rastin e fluturimit të dy avionëve amerikanë B-52 mbi Sheshin Skenderbej.  Për të cilat vlera të përbashkëta flet kjo ambasadë, me këtë regjim i cili në vend që të kujtojë viktimat e komunizmit në Shqipëri, të pakën me një deklaratë në Ditën e kujtimit të viktimave të komunizmit, kur e gjithë Evropa bën një gjë të tillë çdo vit – regjimi autokrat në Tiranë rishfaq dhe vendos statujat e Stalinit e Leninit në oborrin e një vile qeveritare – banesë e kriminelit shqiptar, ish-Kryeministrit Mehmet Shehu. 

Askush nuk thotë, zyrtarisht, se pse statujat e Stalinit e Leninit u ekspozuan, pikërisht, në këtë kohë në qendër të Tiranës, por krye-censuruesi zyrtar i qeverisë së Tiranës, një Endri Fuga jep një “shpjegim” që citohet nga media shqiptare të ketë thenë se vendosja e statujave të diktatorëve kriminelë rusë – përgjegjës për pothuaj 100-milionë të vrarë të komunizmit në oborrin e një vile të qeverisë shqiptare e justifikon si “vepër arti”.  “Është pjesë e një instalacioni më të madh se statuja e Stalinit,” tha Fuga për BIRN, pa dhënë detaje mbi autorin apo titullin e instalacionit apo vendosjen e tyre në një godinë shtetërore ku hyjnë e dalin delegacione të huaja.  Kur u pyet nëse ky ekspozim mund të kishte pasoja sensitive për viktimat e komunizmit në Shqipëri, Fuga shtoi se: “nuk besoj se duhet gjykuar mbi një vepër arti me syzët e politikës”.  

Për reagimin e ish- të përndjekurve pse nuk pyet ndonjë ish të burgosur të regjimit të Enver Hoxhës – dishepullit të paepur të Stalinit – se si e shohin shfaqjen e Stalinit në hapësirën publike në Tiranë.  Përgjigjen t’a dha një prej atyre, Simon Mirakaj, një përfaqësues i familjeve anti-komuniste më të vuajtura në Shqipëri: “Ekspozimi i tyre është shumë sensitiv për ne dhe për të gjithë shqiptarët, pasi ata janë dy persona që kanë shkaktuar mjaft plagë në vendet e tyre dhe në vendet e tjera që kanë qenë në varësi të ish-Bashkimit Sovjetik”, tha Mirakaj për BIRN.  “Në Shqipëri, kampi famëkeq i Tepelenës që ka marrë shumë jetë njerëzish i përket pikërisht asaj periudhe të Stalinit,” është shprehur me dhimbje të thellë ish-i burgosuri i regjimit të Enver Hoxhës, i cili për fat i mbijetojë Kampit të Tepelenës dhe të tjerave mundime e vuajtje, ndryshe nga mijëra të tjerë që vdiqen në kampet komuniste të Enver-Stalinit. 

Endri Fugës dhe bosëve të tij do iu përgjigjesha me fjalët e mikut dhe kolegut tim Profesor Sami Repishtit – ish- i dënuar politik i regjimit komunist të Enver Hoxhës: “Mos lendoni plagët tona të hapuna”

SAMI REPISHTI – JU LUTEMI, MOS LËNDONI PLAGËT TONA TË HAPUNA! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)

More, kush janë këta përfaqsues të qeverisë shqiptare të pa përgjegjëshëm, të pa ndjenja e të pa ndërgjegje njerëzore, të pa moral e pa drejtësi për viktimat e komunizmit në Shqipëri, që statujën e Stalinit e quajnë një ekspozitë arti në publik? Nga vijnë këta njerëz dhe kujt i shërbejnë? Shqiptarë janë këta? Duan të futen në Evropë këta. Me Stalinin e Leninin?  Jo, more se këta fëlliqin mbarë Evropën me vlerat e tyre pseudo-komuniste. Mirë se Fuga përfaqëson vlerat e regjimit të tij kur flet për statujën e rishfaqur të Stalinit në Tiranë…

Po ambasada amerikane atje cilave “vlera të përbashkëta”, me këtë klasë politike 30-vjeçare pseudo-komuniste, u referohet në deklaratën e saj të fundit në portalin e saj. A nuk sheh ndonjë të keqe kjo ambasadë me rishfaqjen e Stalinit e Leninit në oborrin e një vile qeveritare, ku priten e përcillen delegacione të huaja? A po është dakort!?  Pse heshtë! “Krah për krah” me kë, me një regjim që, sipas zëdhënsit të saj Fuga, “vepra e artit” e Stalinit nuk duhet të gjykohet me syzët e politikës”? Po me çfarë syshë ta shikojmë?  Pse heshtni para një dukurie të tillë? Ju jeni përfaqsues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit më demokratik të botës, vendit më të dashur për shqiptarët kudo — i të gjitha kohërave.  Vendit ku shqiptarët e Amerikës kanë gjetur strehim dhe ku jetojnë bazuar në vlerat amerikane. Ju lutem, përfaqësoni dhe mbroni vlerat tona. Dënojeni shfaqjen e Stalinit në mes të Tiranës.  Statujën e vet djallit të trupëzuar/mishëruar aty në Tiranë, diktatorëve komunist Stalinit dhe Leninit! Kjo do duhej të ishte diçka krejt e natyrshme për një përfaqësi diplomatike amerikane.

Çfarë hipokrizie politike e diplomatike është kjo?  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqsues të tyre jashtë vendit nuk duhet të kenë asgjë të përbashkët dhe as të mos deklarojnë mbështetje të “vlerave të përbashkëta” me një regjim që adhuron vlerat stalinisto-enveriste e marksiste-leniniste.  Në vend të kësaj, ju lutem ndani dhe mbroni vlerat e përbashkëta të Amerikës dhe të Evropës demokratike me viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe kujtoni ato viktima, të gjallë e të vdekur, në ditët e caktuara ndërkombëtarisht për këtë qëllim, siç ishte Dita Evropiane e Kujtesës me 23 Gusht. 

A lexuat ndonjë deklaratë të Kryeministrit të Shqipërisë në Ditën e Kujtesës Evropiane të Viktimave të totalitarizmit ndërkombëtar? A po Shqipëria është në një planet tjetër, nuk është në Evropë dhe nuk pritej një gjë e tillë prej Tiranës zyrtare!?” Tirana zyrtare i “kujtojë” viktimat e totalitarizmit enverist me vendosjen e statujës së babait ideologjik të Enverit, në një truall të qeverisë shqiptare. Ai truall nuk u përket viktimave shqiotare të komunizmit!? A nuk janë ata shqiptarë?

Prania e statujës së Stalinit në një vend public, mu në mes të Tiranës, është një vlerë e trashëgimisë së kësaj klase politike shqiptare të antivlerave njerëzore që ka udhëhequr atë vend për më shumë se 30-vjet tranzicion. Unë nuk e kuptoj nostalgjinë e udhëheqjes aktuale të Shqipërisë për regjimin e Enver Hoxhës, si një vlerë e kësaj klase politike të korruptuar dhe të papërgjegjshme për interesat kombëtare.  Por, kjo klasë politike është në dorë të votuesve shqiptarë. Siç duket, këta janë përfaqsuesit politikë që duan të kenë votuesit shqiptarë, këta i kanë. T’i gëzojnë, ndërkohë që Shqipëria po zbrazet dhe shqiptarët e ngratë, të hutuar, po marrin dhenë si delet që u bie ujku në vath drejtë vendeve dhe vlerave perëndimore.  

Por çfarë më shqetëson edhe më shumë mua si shetas amerikan, është fakti se pse këto dukuri qëllimisht provokuese, me një mesazh të caktuar politik dhe simbolik nga autoritetet zyrtare të Shqipërisë — siç është rishfaqja e statujave të Stalinit e Leninit në një vend të NATO-s – vazhdon të has në heshtje të shurdhër dhe në një indiferencë të plotë nga ana e përfaqësive perëndimore në Tiranë – evropiane dhe amerikane — ndaj dukurive të tilla shqetësuese, në një vend anëtar të NATO-s!?

Siç ndodh normalisht, Evropa dhe shtete individuale të saj e shënuan edhe sivjet, si çdo vit, ç’prej vitit 2009, Ditën e Viktimave të Komunizmit e Nazizmit.  Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me rastin e Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit, kujtoi viktimat e komunizmit dhe nazizmit, duke u shprehur se, “Ata që bënë qëndresë kundër totalitarizmit, nuk do të harrohen…”  Remembrance for the victims of all totalitarian regimes (europa.eu)

Por ndërsa Stalini i vjetër ripushton hapësirçn publike në Tiranë, Stalini i ri, Vladimir Putini ka pushtuar Ukrainën për më shumë se 6 muaj tani – bazuar në vlerat e Stalinit të vjetër dhe nuk ndalet —Frank Shkreli: Ndërsa Stalini i ri në Moskë pushton Ukrainën, Stalini i vjetër ripushton Tiranën | Gazeta Telegraf

Disa shtete të Evropës e kuptojnë këtë rrezik më shumë dhe më mirë se infantilët e papjekur politikë të Tiranës.   Në një letër të përbashkët drejtuar institucioneve të Bashimit Evropian muajin që kaloi, 5 shtete: Estonia, Rumania, Polonia, Lituania dhe Letonia, kanë deklaruar se lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës duhet të na kujtojë se sa i rëndësishëm është dënimi i të gjitha krimeve të regjimeve totalitare të shekullit 20-të si dhe, njëkohësisht, të kujtojmë viktimat e atyre regjimeve kriminale.

“E gjithë Evropa duhet ta kuptojë mirë se çfarë ndodh nëqoftse nuk dënohen krimet e regjimeve totalitare.  Rusia është duke përsëritur çdo ditë krimet e regjimit sovjetik në Ukrainë. Ndërsa për Evropën Perëndimore, fundi i Luftës së II Botërore solli paqën, për Estoninë dhe për vende të tjera të rajonit tonë mbarimi i Luftës së II Botërore solli vrasje në masë, deportime dhe shtypje nga regjimet komuniste. Që t’i thuhet stop luftës së Kremlinit (në Ukrainë) dhe që kriminelët e kësaj lufte të mbahen përgjegjës duke i sjellur ata para drejtësisë – ne duhet të njohim mirë rrënjët e imperializmit rus”, ka thenë Kryeministri i Estonisë, Kajas Kallas, njëri prej nënshkruesve të letrës.

Në letrën e tyre të përbashkët drejtuar enteve më të rëndësishme evropiane, 5 kryetarët e shteteve të lartë përmendura shkruajnë se Rusia nuk ka dënuar kurrë krimet e regjimit komunist sovjetik dhe liderët e sotëm rusë haptazi tolerojnë dhe me plot entuziazëm mbështesin trashëgiminë sovjetike komuniste. Udhëheqsit e 5 vendeve të Evropës dhe anëtare të BE-së, në letrën e tyre theksojnë, ndër të tjera, nevojën për të shtuar veprimet në nivelet më të larta të Bashkimit Evropian kundër përpjekjeve të Moskës me qëllim  ruajtjen e trashëgimisë së komunizmit duke rishkruar historinë e regjimeve totalitare.

Pyetje për regjimin e Tiranës: Cilës trashëgimi i shërben instalimi i statujave të Stalinit dhe Leninit në oborrin e vilës qeveritare ku dikur banonte Mehmet Shehu? Pse kjo fyerje ndaj ish-të përndjekurve të regjimit të Enver Hoxhës?

Pyetje për përfaqsuesit e vendeve perëndimore në Tiranë: Si përfaqsues të botës demokratike, a nuk u vret hiç ndërgjegja juaj se jeni dëshmitarë të një dukurie të tillë, në një vend të NATO-s?  A nuk u vret ndërgjegja juaj se po të kishit dashur, mund të kishit bërë më shumë, që në Shqipëri të dënoheshin, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe që shoqëria shqiptare të përballej, njëherë e mirë, me të kaluarën e saj të tmershme komuniste?  

Frank Shkreli

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me rastin e Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit – totalitar dhe autoritar — kujtoi viktimat e komunizmit dhe nazizmit duke deklaruar se, “Ata që bënë qëndresë kundër totalitarizmit, nuk do të harrohen…”.  

Statuja e Jozef Stalinit në oborrin e njërës prej vilave qeveritare të Shqipërisë, ku dikur banonte Mehmet Shehu.   Shqiptaro-Amerikanit, Tonin Mirakaj, i njerës prej familjeve më të vuajtura anti-komuniste – statuja e Stalinit në Tiranë – i kishte kujtuar vjershën që detyroheshin nxënsit e gjenerataë së tij ta mësonin përmendësh: 

“Bijtë e Stalinit jemi ne,

Që derdhim gjakun anë e mbanë,

Sa të valoj përmbi dhe

Flamuri drapën dhe çekan!”

Map

Description automatically generated

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

Florian Marku kapërcen knockdown, dhe  fiton me vendim ndaj Miguel Parra

August 26, 2022 by s p

Pergatiti. Albano Kolonjari

Ylli shqiptar Florian Marku fitoi me një vendim unanim të pikëve ndaj meksikanit Miguel Parrës në ndeshjen e tij për titullin  WBC  qe u zhvillua në Tiranë dhe pse gjate dyluftimit pesoi nje goditje knockdown .

Marku, jeton në Mbretërinë e Bashkuar.  Gjatë gjithë karrierës së tij profesionale ndeshjet e boksit i ka zhvilluar ndeshjet atje. Marku kishte thënë shpesh se ishte një ëndërr e tij të bënte një dyluftim boksi në shtëpi, ne Shqiperine e Tij. Dhe Ai arriti ta realizonte ate në stadiumin Air Albania perpara mijëra simpatizaneve qe ishin mbledhur për ta parë ate.

Doli të ishte një natë e vështirë per Markun, pasi ai u pre dhe u rrëzua rëndë, përpara se të dilte fitimtar për të marrë një rripin e fitimtarit në  WBC .

29-vjeçari Marku renditet në vendin e 13-të në peshën e lehtë nga IBF, dhe ai e rriti rekordin e tij të pamposhtur në 13 ndeshje, ku përfshihet një barazim.

Në një hapje të ngushtë, Marku shkoi përpara, por Parra ishte më i ngarkuari. Gjërat u ngrohën në të dytën, pasi Marku dukej të qëndronte dhe të bënte tregti me meksikanin, i cili u detyrua të hapej me të dyja duart, ndërsa Marku dukej në krahun me grepa të mëdhenj të majtë.

Raundi i pare, i dyte dhe i trete flasin per Markun.

 Afër fundit të raundit të tretë, Marku e detyroi Parrën të kthehej në një qoshe dhe zbarkoi një goditje të mirë majtas, ndërsa Parra filloi të tërhiqej dhe perfundimi i raundit e ndihmoi spanjollin. 

Në momentet e para te raundit të katërt, Parra ishte në dysheme pasi Marku u zhyt me të majtën dhe Parra u duk se u rrëzua. Edhe pse u shpall një nokdaun nga gjyqtari Guido Cavalleri takimi vazhdoi

Parra u ndez në një kundërvënie, por më pas një përplasje me kokë e la Markun të prerë në syrin e majtë. Pamja e gjakut frymëzoi Parrën, i cili fitoi një sërë të drejtash, megjithëse Marku rrëzoi çamçakëzin e Parrës me të majtën.

Prerja dukej se po luante me mendjen e Markut pasi ai ndërroi taktike dhe doli përpara, megjithëse Marku e përfundoi raundin mirë.

Marku u rikthye në kontroll në të gjashtin teksa e detyroi Parrën të kthehej prapa dhe, në të shtatën ai goditi një goditje të madhe të majtë që preu meksikanin nën syrin e djathtë. Parrës më pas iu hoq një pikë, megjithëse nuk ishte e qartë se për çfarë, pasi Marku ushtroi presion, megjithëse Parra më pas e tundi kokën e Markut me një goditje, pasi e shtyu shqiptarin në një qoshe.

Megjithatë, në mes të raundit të tetë, Parra i ktheu gjërat  teksa hodhi poshtë Markun me një goditje të madhe të majtë.

Parra shkoi menjëherë pas Markut dhe goditi një seri goditjesh të rënda, pasi Marku mbuloi mirë dhe dukej për të mbijetuar. a Parra ndoqi Markun në dy raundet e fundit, ai nuk mundi ta fuste luftëtarin vendas nën presion të madh pas kësaj.

“Ishte një luftë e mirë, bëra disa gabime dhe e bëra më të vështirë se sa ishte”, tha Marku. “Kam bërë tregti me të pa arsye dhe meksikanët vijnë për të luftuar.

“Prerja ishte një problem sepse nuk mund të shihja vërtet nga syri im i majtë. Fillova shumë mirë dhe prerja më ndikoi shumë.

“Ishte e pabesueshme [lufta në Shqipëri], dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështesin. Turma është e mahnitshme, doja të performoja shumë më mirë se kjo, por nuk doja një kundërshtar të lehtë për këtu.

“Nuk më intereson [kë të luftoj më pas]/ Do të luftoj këdo që të më sjellin.”

Shpresa lokale Amarildo Vraja duroi një mbrëmje tmerri teksa u pastrua në vetëm 40 sekonda nga bullgari Borislav Velev në suportin kryesor.

Filed Under: ESSE

NJË SHËNIM I VOGËL PËR 112 VJETORIN E LINDJES TË SHËN TEREZES

August 26, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

Letra e Nënë Terezës për Ramiz Alinë në vitin 1989 - Exit ...

Nënë Tereza ka lindur  me 26 gusht 1910 në qytetin  Shkupit nga bashkeshortet  patriot shqiptarë Kolë e Drane Bojaxhi..Emri i saj si krijesë e brishtë e kësaj bote kishte qenë GONXHE, dhe këtë emër e mbajti derisa kjo gonxhe çeli lulen e shenjtë, që pas thirrjes shpirtërore nga vetë Jezu Krishti, kjo bijë e racës sonë ju përkushtua me sakrifica besimi , ndjeja njerzore e hyjnore , për të sjellë shpresë te të pashpreset e te të dëshpëruarit, për të sjellë jetë tek ata që po vdisnin, për të sjellë shërim tek të sëmurët, për të sjellë besim tek të paorinetuarit. Është fat i paçmuar për Racen tonë Iliro –Shqiptare  që vetë Krijuesi bëri emer që bija jonë  të  shenjtërohet, pasi në trupin e saj kishte dërguar shpirtin e shenjtë, duke e bërë misionare dhe shenjtore e kësaj bote. Zgjedhja e bijës sonë Nënë Tereza  nuk kishte qenë e rastësishme, pasi nga Raca jonë ndër dy-mijë vite Kristianizmit, i kishim falur  rreth 600 shenjtorë e martirë, që gjaku dhe veprat e tyre janë në themelet e këtij besimi e qytetërimi, frutet e të cilit i gëzojnë edhe ata që nuk e duan sot në fillimet e shekullit XXI… Nënë Tereza u bë misionare e bamirësisë, tek motrat Loreto e pastaj krijoi misionin e saj që e përhapi në 123 vendet e botës, ku India e Largët ishte epiqendra e deri në atdheun e saj të sapo çliruar nga diktatura komuniste. Misioni i shpresës së bamirësisë së Nënë Terezës ishte aq i madh sa e njohën jo vetëm shtete e qeveri, por edhe vetë Vatikani. Misioni i Nënë Terezës zgjati mbi 60 vite, kohë që e bëri të thirrej bijën tonë Moter, Nënë e më në fund Shenjëtore, të të gjithë botës. Bota e civilizuar jo vetëm ja njohu veprat e bamirësisë e mëshirës për njerëzit në nevojë, por e vlerësoi me çmimin NOBEL (në vitin 1979) , ndërsa mjerisht shteti komunist në ato kohë e anatemonte dhe nuk e lejonte të vinte as tek varret e njerëzve të saj të dashur në Tiranë (Nënës e Motrës). Shqip “Ne” duke i mbyllë dyert bijës sonë, Nënë e Botës, ne i mbyllëm vetvehtes shpirtin e Shenjtë që Zoti kishte dërguar mbi ne … Gjithsesi Nënë Tereza na fali ne shqiptarëve, sepse e dinte se nuk jemi ne populli që e përbuznim e mbyllnim dyert, por ishin djajtë e kuq që na kishin kapur për fyti (ndoshta si sprovë nga vetë Krijuesi). Nënë Tereza lutej për të gjithë popujt e botës që vuanin nga mjerimi, skamja, padrejtësia , sëmundjet e epidemitë, dhe ndër lutjet më të fuqishme duket se kishin qenë edhe ato për popullin  shqiptar që lëngonte nga epidemia e kuqe komuniste dhe  (Kosova) nën pushtuesit serbë.. Nënë Tereza e kishte çuar zërin e saj në mbrojtje të popullit nga kishte lindur  deri te Presidenti i SHBA-s  Bill Klinton të cilit i ishte drejtuar me fjalët : “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”. Ndersa Bill Klintoni do të deklaronte : “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar; ndihem krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe vlerave të lirisë”… Në pak vite që i kishin mbetur mbi këtë tokë bijes sonë të Shenjtë Nënë Terezës, ne e nderuam e respektuam si asnjë popull tjetër në botë, ndërsa bija jonë hyjnore na fali e na njohu si “GJININË” e saj, shpesh mëkatare jo për fajin tonë… Fatësisht vetë selia e shenjtë me anë të ish Papës famëmadh Gjon Pali II falenderoi kombin tonë për këtë bijë të shenjtë që i dhamë kësaj bote halleshume, ku ndër të tjera thotë “… Edhe në kohën e Izolimit të plotë të Shqipërisë kjo rregulltare e përvuajtur ishte ajo që përçonte emrin e atdheut tuaj në mbarë Boten. Në personin e Nënë Terezës Shqipëria është nderuar gjithmonë, pasi ky ishte misioni i saj dhe i gjithë atyre ndjekësve të vërtetë të Krishtit dhe Apostujve të tij që përhapnin dashurinë dhe jetën mbi dhembshurinë e kësaj bote. Për këtë ju falenderoj sot (Ju shqiptarëve) në emër të Kishës Katolike, që i falët botës këtë bijë të madhe të tokës e popullit tuaj…”. Vlenë të cilësohet se edhe presidenti i asaj kohe i republikes Islamike të Iranit , Muhamet   Khatani (pas vdekjes së Nënë Terezes) do të thoshte : ”Madheshtia e Nënës Tereze  konsiston në shpirterimin e madh  nga mendimet e mëdha  të vlerave morale dhe fetare, që ajo mbante per të miren e njerzimit.”. Nga ky vlersim i mrekullueshem per Nënë Terezen (nga  një  Presidenti me profil të lartë fetar) ,“gjejne” mbeshtetje edhe  fjalet proverbiale  të Papa Gjon Palit dytë se në ketë botë ka dy  FE apo besime, ata që besojne ne Zot , dhe ata që nuk besojnë.   Vatikani që nga 19 tetori i vitit 2003 nisi proçesionin e Shenjtërimit të Nënë Terezës , procesion  që “kulmoi” me firmosjen e dekretit të shenjtërimit të Nënë Tereze  me daten 4 shtator 2016 nga Papa Francesku. Vlenë të shenohet se nëse ne shqiptaret si ditë perkujtimi e feste per Nënë Terezen , që nga viti 2004 kemi  shpallur 19 tetorin , në shtetin e Nju Jorkut , Senati dhe Asambleja e këtij shteti kanë shpallë  (në 2017) , 4 shtatorin  festë zyrtare që  do njihet  si të gjitha festat e tjera të veçanta.  Neper  Botë në përgjithësi e në trojet etnike Shqiptare në veçanti filluan t’i kushtojnë shumë vepra arti e emërtime të ndryshme, ku spikat ndertimi  i Katedrales kushtuar Shenjtores Terezë në Prishtinë (Kosovë) , shugurimi i të cilës u bë me 5 shtator 2017 , me rastin e 20 vjetorit që Nënë Tereza ndërroi jetë. Në Vau të Dejës është ndertuar katedralja kushtuar Shenjëtores. Ndërsa para disa viteve në Shkodër, pas shumë vështirësive (që suallen disa paragjykime me mendësi   antieuroperëndimore) , u bë e mundur që në qendër të qytetit të kemi “truporen” e saj , e cila me sa duket do të zëvendësojë për Shkodrën e Malësinë Zojën e Shkodrës, të larguar nga rreziku i aziatikëve që në vitin 1467…    “  Në këtë  shënim perkujtimor për ditlindjen e 112 të shejnëtores Terezë nuk po mundem të qëndroj pa ju drejtuar me një lutje me shprese se do të ma dëgjoj Shenjëtorja Terezë.: “SHENJTORJA TEREZË   LUTU PËR  NE MËKATËNORËT TË KTHEHEMI NË SOFRËN  EUROPERËNDIMORE,  TË LARGUAR  PREJ  KOHËSH  PADREJTËSISHT DHE PA DËSHIRËN E SHUMICËS SË SHQIPTARËVE…. Lutu Shenjtorja  Terezë edhe për shtetaret, pushtetaret dhe institucionet shtetrore që  të kujtohen se mund të bëhën më njerzor… Duke  u ardhur fundi ketyre fjalëve zemre per shenjetoren Tereze mendova ta  mbyllë duke cituar disa nga fjalët-lutje të nënë Terezes me 10 dhjetor 1979 me rastin e marrjes të çmimit nobel në Oslo- Norvegji.

“O Zot, më bëj të jem mjet i paqes Sate:
ku ka urrejtje, bëj ta sjell dashurinë,
ku ka fyerje, bëj ta sjell faljen,
ku ka mospajtim, bëj ta sjell bashkimin,
ku ka dyshim, bëj ta sjellë fenë,
ku ka gabim, bëj ta sjell të vërtetën,
ku ka dëshpërim, bëj ta sjell shpresën,
ku ka pikëllim, bëj ta sjell gëzimin,
ku ka ërrësirë, bëj ta sjell dritën…

”(Citimi i këtyre fjalëve-lutje të Nënë Terezës, janë marrë nga përkthimi i Rev. “DRITA ”ku ka pasur për bazë fjalimin original në  anglisht,të  Oslos Norvegji 10 dhjetor 1979, i postuar tek web faqja zyrtare e Çmimit Nobel: /http://www.drita.info/ )

Filed Under: Opinion

“Gjerdani nga Shanllëurfa”

August 26, 2022 by s p

Dr. Pashko Camaj

Të ënjtën, me 25. 08. 2022, në kuadër të Panairit ndërkombëtar të librit që tradicionalisht mbahet në Tuz, u bë promovimi i librit të Ruzhdia Axhoviq “Gjerdani nga Shanllëurfa”, të përkthyer në gjuhën shqipe.

Autori i librit është një pinjoll i Tuzit dhe jeton e vepron në Sarajevë, ku është njëri ndër gazetarët më me famë.

Ka dhjetë vite që merret me letërsi, kurse “Gjerdani nga Shanllëurfa” deri më tani ka përjetuar gjashtë botime në gjuhën Boshnjake e duke falënderuar punën e shkëlqyer të përkthyesit Nikollë Camaj, nga mbrëmë do ta shijojnë edhe lexuesit shqiptarë. Vetë vepra paraqet dramën tragjike të luftës në Bosnje, por strumbullar i veprës megjithatë mbetet dashuria e pafat mes dy personazheve kryesorë, djaloshit boshnjak dhe vajzës shqiptare. Ngjarja vendoset në një qytet pa emër, të Bosnjës, sepse ai mund të ishte cilido qytet. Sipas asaj që dëgjuam nga panelistët në promovim, personazh kryesor megjithatë mbetet Gjerdani, i sjellë nga qyteti Turk në kufi me Sirinë, Shanllëurfa.

Rreth tij sillet fati i personazheve që kalon nëpër momente tepër rrëqethëse që lexuesin nuk mund ta lënë indiferent. Që të përkthehet në shqip ndikuan shumë faktorë, por ajo që më përcaktoi që ta përkrah këtë përkthim është fakti se miku im Ruzhdi Axhoviq për herë të parë futi në letërsinë e Boshnjakëve çështje të kodit moral shqiptarë.

Duke vlerësuar punën e njerëzve tonë jashtë vendit, përkthyesi i veprës Nikollë Camaj, në fjalën e vet, ndër të tjerat tha: “Para se të lexoj ato pak fjalë që e kam thënë për librin, e që mund t’i gjeni edh enë fillim të romanit, dua të them diçka më tepër për njerëzit tonë që na e përcjellin larg dhe na e ngritin lart emrin e vendlindjes sonë, Tuzit e Malësisë. Këtyre njerëzve u kemi shumë borxh!

Prandaj ne, që kemi mbetur, apo që kemi qëndruar për të kontribuar këtu, po mundohemi që mos t’ua humbim mundin, duke promovuar emrin e tyre dhe veprën e tyre, sikur që ata na promovojnë vendlindjen e vet.

Dikush në sport, dikush në shkencë, dikush me libra e vepra tjera të artit, dikush me investime e donacione, që të gjithë meritojnë të promovohen në vendin e vet, në vendin prej ku kanë shkuar atje ku jetojnë e veprojnë. Ne, me ta rritemi, përmes tyre na njohin, madje shpesh më tepër se përmes atyre që janë të paguar të bëjnë këtë punë”.

Mbi veprën dhe përkthimin foli njëri prej njohësve më të mirë të gjuhës shqipe, siç u prezantua nga moderatori, z. Dimitrov Popoviq. Ai duke folur për përkthimin vlerësoi se është i nivelit shumë të lartë dhe se përkthyesi është në vazhdën e asaj që kanë bërë përkthyesit më të njohur shqiptarë siç është Fan Noli, kurse te ne Esad Mekuli.

Me këtë Nikollë Camaj “ka vazhduar traditën e bukur të përkthimit në shqip, traditë që ka qenë e përparuar nga Mekuli i madh dhe që vazhdon sot e kësaj dite”, me çka “përkthyesi ka vërtetuar atë që ka realizuar me kohë Noli i madh, se gjuha shqipe është e aftë dhe e pasur të shprehë vlera të mëdha botërore”.

Ndërkaq, autori i librit, duke falënderuar për ambientin e mrekullueshëm para Qendrës së kulturës në Tuz, për atmosferën tejet miqësore, falënderoi përkthyesin z. Nikollë Camaj, pastaj vlerësuesin e përkthimit, Dimitrov Popoviq, për fjalën e rastit, Qendrën për zhvillimin e kulturës së pakicave për botimin e librit, si dhe të gjithë të pranishmit me përshëndetje malësore “mirë se ju ka pru Zoti”.

Me përkthimin e veprave pasurohet kultura jonë, vlerësohen pinjollët e këtij vendit, le të mbetet porosi për ne që jetojmë në diasporë që edhe tutje, e në vazhdim, të ndihmojmë përkthimin, botimin dhe afirmimin e veprave që lartësojnë emrin shqiptar, Malësinë dhe Tuzin, e që krijohen në gjuhët e tjera.

Filed Under: Analiza

U MBAJT FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I FOLKLORIT BURIMOR ”RAPSHA 2022” MALËSI E MADHE     

August 25, 2022 by s p

Hazir Mehmeti

Fituese e festivalit u shpall “Çeta e Profetëve” nga Kruma

Tuz, 20-21 gusht 2022. 


Festivali i gjashtë mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2022” gjatë tri ditëve shpalosi vlerat e folklorit burimor nga të gjitha trevat shqiptare. Shoqëria Kulturo-artistike “Rapsha”, Drume, Hot, Malësi e Madhe edhe një herë shkëlqeu në jetën e saj dyzet vjeçare.  Edhe pse në kohë moderne, shoqëritë kulturo artistike kultivojnë folklorin burimor shqiptar për të mos u harruar vlerat e tij artistike si baza e identitetit tonë.   Rreth burimit të kthjelltë në Vitojë në skenën e improvizuar  defiluan mbi treqind artistë me këngët e vallet e tyre popullore. Në secilën natë ishin mbi dy mijë spektatorë nga Malësia dhe trevat shqiptare. Salla natyrore e gdhendur në shkëmbinjtë i ngjante një amfiteatri të lashtë duke krijuar ambient artistik madhështor. 
        Tuzi në tri mbrëmje u gjallërua nga grupet artistike të cilat defiluan të përcjellë nga banorët që mbushnin trotuaret dhe sheshet.  Shoqëria Kulturo Artistike “Rapsha” nga Malësia e Madhe ishte organizatore e suksesshme të cilën e ndihmuar shumë veprimtarë nga Malësia e Madhe dhe nga Shtet e Bashkuara të Amerikës si donatori kryesor i festivalit.  

         Tubimin e hapi  drejtori i drejtorisë së festivalit dhe kryetar i ShKA “Rapsha” Z. David M. Junçaj. Pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe të pranishmit, ai mes tjerash tha: “Në programin e festivalit do të shpaloset folklori nga të gjitha trojet etnike shqiptare si dhe diaspora jonë e mrekullueshme, duke dëshmuar kështu se kombi shqiptar di të ruajë kulturën dhe traditën e vetë, e që Festivali është vendi më i përshtatshëm të pasqyrohet kjo, por edhe të kultivohet tek brezat e rinj… .  Nuk ka asnjë komb në botë, të jetë i ndarë në pesë shtete, siç është kombi ynë. Vërtetë historia na ndau, por kurrë me zemër, kurrë ! Qëndruam stoik e të papërkulur, ndaj edhe sot siç e shikoni është koha jonë, koha e shqiptarëve.” Në vazhdim David Juncaj, falënderoj Fondin Humanitar Rapsha, i drejtuar nga  Lindon Lajçaj, me seli në Michigen, anëtarët e së cilit organizuan aksion për grumbullimin e mjeteve financiare të nevojshme. Ai falënderoi po ashtu donatorët vendor, kuvendin e Tuzit si dhe mediat që i kontribuuan në afirmimin e festivalit.  Malësia jonë e dashur i pranon dhe nderon të gjithë bashkëkombësit tanë nga trojet shqiptare. Dua tu siguroj se do jemi përherë me ju aje ku e do vendi dhe kombi. Fondi humanitarë “Rapsha” grumbulloi afër 40 mijë dollar për Festivalin Mbarëkombëtarë Folklorik “Rapsha 2022”. Festivali u ndoq edhe nga përfaqësuesit diplomatik e konsullor nga Shqipëria e Kosova. 

      Gjatë tri netëve të festivalit garuan: SHKA “Rapsha” nga Rapsha,  SHKA “Malësori” nga Prizreni, SHKA “Maja e Karafilit” – Plavë, Ansambli “Gurra e Kurbinit”- Laç , SHKA “Jahi Hasani” nga Qegrani i Gostivarit, Ansambli folklorik “Çipini”  nga Vlora, SHKA “Zëri i Luginës” Bujanoc- Lugina e Preshevës, Ansambli Këngëve dhe Valleve “Deçani” nga Deçani, AKV “Kastriotët”- Ferizaj, Ansambli “Afërdita “Elbasan “, SHKA “Jehona e Kelmendit” – Kelmend.- SHKA “Koha” – Dinoshë, Ansambli folklorik “Visarët e Krrabës”- Tiranë, SHKA “Qyprillinjtë e Roshnikut”- Berat, Ansambli i folklorit autokton” Bresana”- Dragash.  Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Prishtina”-Prishtinë, Shoqëria Kulturore Artistike “Dedë Gjo Luli”-Traboin, Hot, Ansambli “Rugova” – Rugovë, Pejë, Shoqëria Kulturore Artistike “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik, Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës.  Ansambli “Gjergj Kastrioti”-Detroit, Ansambli “Myzeqeja”-Fier.

Secila shoqëri kishte në raportuarin e saj të veçantat e folklorit nga rrethet e saja prej nga vinte, kostumet, këngët dhe vallet. Mbresëlënës ishin veshjet popullore të zonave me koloritin e tyre, një pasuri me vlera kombëtare e ndërkombëtare. Instrumentet dhe instrumentistet duke filluar nga lahuta e gërneta e mrekulluan publikun.   Në natën e fundit juria e gjerë nga ekspert muzikolog e etnolog e përfaqësuar nga kryetarja  Prof. Dr. Afërdita Onuzi, shpalli fituesit: Vendin e parë e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës. Vendin e dytë Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, kurse vendin i tretë iu nda Shoqërisë Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar.  
          Dilaver Kryeziu, paraqiti rezultatet e jurisë për plasmanë individuale : kërcimtari më i mirë- Pëllumb Maraj,- kërcimtarja më e mirë, Rilinda Gjonbalaj-SHKA “Maja e Karafilit”. Vallja më e mirë, i takoi Shoqërisë Kulturore Artistike “Malësori” – Prizren, këngëtari më i mirë, Marash Dushaj, nga SHKA, “Dedë Gjo Luli”. Këngëtarja më e mirë, Mida Aliu, nga Kurbini, rapsodi më i mirë i këtij- Gjokë Kalaj. Grupi polifonik më i mirë- Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, rituali më i mirë- Shoqëria Kulturo Artistike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar. Instrumentisti më i mirë nga Ansambli “Afërdita” – Elbasan, grupi instrumental më i mirë- Shoqëria Kulturore Artistike “Qyprillinjtë e Roshnikut ”, veshja më origjinale-Shoqërisë Kulturore Artistike “ Maja e Karafilit” – Plavë-Guci, veterani i festivalit-Ansambli Autokton i Folklorit “Bresana”-Dragash, kërcimi i dyshes më të mirë i takojë Ansamblit të këngëve dhe valleve “Deçani” -Deçan, ndërsa Çmimi special i takoi-Shoqërisë Kulturore Artistike “Malësori” – Prizren. Programi u drejtua me shije nga gazetari i njohur Llesh Nikolla dhe grupi i tij. 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2094
  • 2095
  • 2096
  • 2097
  • 2098
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT