• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ditet e kujtesës, si ditë për të marrë përgjegjësi

August 24, 2022 by s p

Selami Zalli/

Nuk mjafton vetem pelegrinazhi, me kurora e kamera, por ne vitin pasardhes, bilanc te bemave, kontributeve e perpjekjeve qofte edhe te deshtuara, duke identifikuar shkaqet, hequr tekstin dhe mundesine e abuzimit e perdorimit te vuajtjeve, ne funksion te axhendave te tjera.

Sot 23.08.2022, dita e përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitate, nje pjese e spektrit te te cilave ende te padenuara, as minimalisht te shoqeruara qofte edhe me nje Ndjese.

Ecejake e pervitshme, tentativa per pervetesim e makiazh, dhe vetem guret ne traste…?!

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit te Shtetit, qofte edhe i vetem, me vendosmerine e perkushtimin e dites se pare, nuk do mund te ndalet dhe lere ne mes te rruges kauzen e saj per gjetje, identifikim, muzealizim, ndertimin e narratives ne funksion te kujteses dhe edukimit qytetar, ne kete GULAG vdekjesh, teper sensibel per vete natyren e posacme te subjekteve (viktimave) te saj, femije – gra – pleq, te gjithe pa faj, te perdorur ne cilesine e pengjeve e mburojave njerezore per regjimin.

Dicka te perafert per angazhim permanent e perpjekjet bio te Autoritetit synova te lancoj, duke treguar e kerkuar nevojen per mbeshtetje, ndihme, e bashkpunim, njeherazi per te treguar se kurre nuk do lejojme e tolerojme, sot apo te ardhmen, asnje perpjekje apo insinuate per pervetesim e keqperdorim.

Viktimat ende nuk kane ze, ato minimalisht meritojne respekt e trajtim dinjitoz, ato nuk mund te pranojne retorike, qaravitje, aq me pak axhende, por perpjekje serioze te prekshme dhe trajtim dinjitoz te tyre dhe familjareve.

Pjesmarrja dhe Perfshirja nderon.

Filed Under: Rajon

Në ditën e përkujtimit të viktimave… (Vijimi dhe fundi)

August 24, 2022 by s p

Pëllumb Kulla

HAZNEDARI, PORTRET ME VETËM NJËRËN NGA BOJRAT (3)

Shkrimtari amerikan Xhek London ka një roman, me titull “Ujku i Deteve”, ku ka vënë në qendër një personazh që mban vërtet emrin e ujkut. Është kapiten i një vapori dhe quhet Ullf Larsen.

Ky njeri është i mbrujtur me një filosofi materialiste të egër. Ai thotë se njeriu nuk i zgjon asnjë ndjenjë frenuese dhe nuk ia hollon delikatesën. Asnjë paragjykim nuk e bën atë të ndjeshëm përpara qënies njerëzore. Ai mund të rrahë, të torturojë, apo ta vrasë njeriun njësoj sikurse vret një lepur, ther një dele dhe një pulë, apo i çan barkun një peshku.

“Ju nuk më thoni asgjë dhe nuk më qortoni kur i bëj këto gjëra,” thotë ai. “Sapo vras një njeri, ju menjëherë ulurini. Sa të padrejtë! Të gjithë si vlera jemi të barabartë në faunën natyrore dhe i forti është mbi të gjithë!”

Thonë, se sa kohë ishte i pa angazhuar me lëvizjen komuniste, Nevzat Haznedari lexonte shumë. Nuk kam të dhëna nëse zotëronte ndonjë gjuhë të huaj dhe nëse e ka lexuar këtë libër të fryrë me teoritë niçeane të Mbinjeriut dhe që ende nuk është i përkthyer në gjuhën tonë, por libra të tillë me mësime të llojit, që përhapnin kulturën e torturës pa skrupull, duket që ka lexuar mjaft.

Pastaj I ka lënë këto lexime dhe na shkroi e na la librin e tij.

Gjeneralit Nevzat Haznedari, për vite dhe vite me radhë drejtor i Degës së Hetuesisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i jepet autorësia e manualit të llojeve të torturës që ushtroheshin në qendër dhe në rrethe për të arritur pranimet e fajeve të sajuara nga Sigurimi i Shtetit, mbi të cilat ishin bazuar kapjet dhe arrestimet e njerëzve.

Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në pavionin e gjenocidit komunist, në një tabelë numërohen afro njëzet lloje torturash fizike, që përdoreshin në burgjet e diktaturës enveriane. Ishin kryesisht të importuara nga praktikat hetimore hitleriane dhe staliniane. Zbatimi në Shqipëri solli një pasurim të shumëllojshmërisë së tyre. Tabela në pavionin e gjenocidit rreshton:

• Jeleku i torturës.

• Dëmtimi i organeve gjenitale.

• Kamxhiku dhe druri.

• Lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe mbajtja në këmbë për ditë të tëra.

• Përdorimi i korrentit elektrik, deri në humbjen e ndjenjave.

• Varje në qafë të zinxhirëve me peshë të rëndë.

• Varje prej krahësh, lidhur mbrapa, në lartësi që këmbët prekin tokë me maja gishtash.

• Mbushja e gojës me kripë.

• Dërgimi gjoja për pushkatim, zbrazje armësh dhe hipja në trekëmbësh për varje.

• Futje me kokë poshtë në një fuçi me ujë.

• Djegje e mishrave me cigare, ose me hekur të skuqur.

• Hedhja e alkoholit në duar, apo në flokë dhe ndezja e tij.• Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me darë.

• Dhënie gjelle të kripur dhe më pas lënia pa ujë.

• Futja në ujë të ftohtë e të dënuarit dhe lënia lagur e tij, në dimër.

• Pakësim gradual i ushqimit, për të shkaktuar vdekjen pas një kohe të caktuar.

• Përdorimi i lëndëve kimike për ngacmim, apo dëmtim të sistemit nervor.

• Lidhja me pranga duar e këmbë, për një kohë të pacaktuar.

• Përdorimi i zgjojeve të bletëve ndaj të burgosurve të zhveshur.

Të burgosur që kanë kaluar nëpër ferrin e Haznedarit, ankohen se në tabelë janë harruar dhe plot lloje të tjera torturash, disa nga të cilat janë më të tmerrshme se ato të publikuarat. Të tilla ata quajnë: lidhjet në shtylla betoni në vende të ekspozuara në diell deri në vdekje; përdhunimi i femrave të familjes në sytë e të ndaluarit; ndërsimi i qenve të kufirit dhe kafshimet që u bënin ata, atyre që ishin zënë duke u arratisur; fryrja e zorrëve me pompë nëpërmjet anusit; torturat dentale me thyerje dhe heqje dhëmbësh e dhëmballash pa mpirje; shtrëngimi për të ecur zbathur përmbi prushin e ndezur dhe plot e plot të tjera tortura, hartuar me fantazinë e një njeriu të egërsuar me llojin e vet.

Shumëkush mund të mendojë, se këto vepra të shëmtuara çnjerëzore i bënin shërbëtorët xhelatë në bodrume të errëta, larg syve të shefave që i kishin urdhëruar. Jo! Stalini këto i kish shfaqjet më të preferuara dhe i shikonte ose të filmuara, ose atypëraty, duke u ulur në një kolltuk përtej xhamesh nga ai nuk dukej. Kurse Haznedari, Hekuran Isaj dhe Feçor Shehu e shumë të tjerë, nuk e kishin problem dukeshin, apo nuk dukeshin: ata uleshin qetësisht pa ia bërë syri tërrr, në një anë të dhomës së torturave, pinin duhan dhe kënaqeshin në një shfaqje shumëngjyrëshe, me gjak, fekale, me klithma dhe ulurima.

Para syve të tyre përpeliteshin nën duart e zellshme të torturuesve të etur për karriera në këtë fushë, akademikë, fshatarë, ushtarakë, komandantë të njësive partizane dhe deri anëtarë të Byrosë Politike.

Vetvetiu të shkon mendja se Haznedarët si Stalini e kënaqnin urinë e tyre spektatoriale vetëm me të soditur. Aspak! Dy sigurimsa të devotshëm, rënë vite më vonë në grackën e zakonshme të shokëve të vet, tregojnë përpara hetuesit, veç e veç, por ama në një renditje të hollësishme dhe me një ngjashmëri tregimesh që të rrënqethin, se si e qysh kishte qenë fundi dhe vdekja e stërmundimshme e Komandantit të Flotës Ushatarako-Detare të Republikës, Teme Sejkos, në një shtëpi të veçuar të Maminasit.

Emrat e dëshmitarëve nga radhët e Sigurimit enverian janë Qemal Xhaferri dhe Islam Gjondeda. Ata treguan:

Katër vetë, ndarë dy e nga dy, mbanin dy anët e një litari prej kërpi lakun e të cilit e kishin kaluar rreth qafës të Teme Sejkos dhe e tërhiqnin nga të dy anët njëkohësisht për ta mbytur admiralin, këtë shokun e tyre, të maleve partizane!… Fatziu admiral fryhej në fytyrë sytë i dilnin avash avash nga orbitat dhe kështu vazhdoi deri sa ai dha shpirt i mbytur. Po këta që e mbytën, ashtu si qenë së bashku e shoqëruan trupin pa jetë të admiralit dhe e varrosën në një skaj të Linzës në kodrat e Tiranës, në një gropë që Xhaferri dhe Gjondeda, që të dy, thonë që nuk e dinin se kush e pat hapur. Dhe të katër mbytësit ndenjën të pranishëm deri sa i mbyturi me litar u mbulua me dhè.

Me siguri duhet të ketë lindur kureshtja se cilët ishin vallë këta njerëz në të dy anët e litarit prej kërpi.

Të njohur janë. Më i panjohuri prej tyre mbante gradën e gjeneralit.Këta quheshin Nevzat Haznedari, Mihallaq Ziçishti dhe Rexhep Kolli. Dëshmitarët flasin për praninë e Kadri Azbiut, por nuk thonë nëse e tërhoqi apo jo, litarin, Azbiu.

Pas këtyre dëshmive është vështirë të kuptohen, çfarë prisnin dhe përse qahen Kullat e Zëmblakut?! (Fund)

Filed Under: Komente Tagged With: pellumb Kulla

Presidentja Osmani në takim me të dërguarit e posaçëm Lajčák dhe Escobar: Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë

August 24, 2022 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar.

Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut, të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë. “Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie.

Filed Under: Analiza

TË RUAJM KUJTESËN E KOMBIT NGA POLITIKA ANTISHQIPTARE!                

August 24, 2022 by s p

Besim Ndregjoni/

23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi(Black Ribbon Day) dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve të stalinizmit, komunizmit, nazizmit, dhe fashizmit! Këshilli i Europës i barazon krimet e stalinizmit. Komunizmit, fashizmit,nazizmit  si krime kundër njerzimit. Europa çdo 23 gusht kujton dhe nderon kujtesën për  krimet e stalinizmit,  komunizmit, nazizmit,fashizmit. Europa i ka dënuar krimet e fashizmit dhe nazizmit që në mbarimin e luftës së dytë botërore, krimet e stalinizmit i dënoi në vitin 1956! I vetmi vend në europë Shqipëria u sundua nga stalinizmi 46 vite, dhe nuk e dënoi këtë ideologji vrastare , por kaloi nga sistemi stalinist në sistem pluralist. Politika shtetrore shqiptare gjatë 31 viteve  përdori Harresën ndaj krimit stalinist!  Duhet ta pohojm me keqardhje se gjatë tre dekadave ndaj krimeve të stalinizmit, politika shterore postkomuniste ka heshtur, dhe më e keqja politika ka tentuar, vazhdon të tentoi e shtrembëroi çeshtjen e viktimave të komunizmit , sipas interesit dhe trillimeve të çastit duke bërë premtime, por asnjë vullnet as dëshirë për tu përballur me të kaluarën staliniste  , as me krimet e regjimit Stalinist të Enver Hoxhës nuk e pati, dhe nuk e ka. Politika shqiptare ka zgjedhur heshtjen ndaj krimeve, dhe jo dënimin e tyre. Jemi mësuar me talljet , me gënjeshtrat dhe me premtimet boshe , të radhës nga përfaqësues të ndryshëm të politikës shqiptare post tranzicjon. Fatkeqësisht garda e vjetër komunistet të kthyer në antikomunistë, me mentalitetin e sundimit , ka mbizortuar për tridhjetenjë vite shqiptarët në këtë tranzicjon sa të vështirë por dhe të pështirë nga ata që drejtuan politikën e tranzicjonit. A mund të ndihen të qetë shqiptarët në këtë ditë kujtese europjane ku bilanci tragjik i krimeve është,  5577 burra të pushkatuar me dhe pa gjygj për motive politike. 450 gra të pushkatuar, mbi 26768 burra të burgosur, 7367 gra të burgosura  si kundërshtare politike, kan vdekur në burgje nga torturat 998 burra e 45 gra, 308 burra dhe gra  janë çmendur nga torturat në hetusi, 50.000 familje janë internuar në kampe përqendrimi ku kan vdekur nga uria dhe torturat 7022 qytetar. 354 shtetas të huaj janë pushkatuar, 95 shqiptar të Kosovës janë ekzekutuar, U ekzekutuan dhe burgosën klerikë katolik 120 priftërinj, klerikë mysliman , 60 hoxhallarë, dhe 63 dervishlerë, dhe baballarë teqesh bektashiane. Klerikë ortodoksë 39 priftërinj.U shkatruan dhe u mbyllën 2169 institucjone kulti fetare. U shkatruan 157 kisha katolike, 608 kisha e manastire orotdokse, 740 xhami myslimane, 530 teqe e tyrbe bektashiane. Mbi 6000 burra, gra , femijë , pleq u janë zhdukur kufomat. Në vijën kufitare, e detare  vriteshin djemte e rinj, dhe ju zhduknin kufomat. Sot në Shqipëri, nuk flitet, si në europë dhe të kujtohen e nderohen viktimat. Shqipëria nuk ka ditë kujtese si Europa. Politika postkomuniste ka zgjedhur të abdonojë kujtesën e kombit. Politikanët shqiptar janë të qetë, respektojnë xhelatët, ju japin pensione maramendse, familjet e të zhdukurve i kan degdisur nëpër bote. Shtypi shqiptar Tv,  gazetat nuk meren me sakrificat sublime të shqiptarve që e kundërshtuan diktaturën, dhe e paguan me jetë, por me hartimet e shkarravinat mbi jetën e diktatorit dhe bisedat e tij me xhelatët se si të mbante sundimin e tije me krime.“Pushteti politik” i vendosun në pluralizëm ka tradhtuar njënën nga detyrat ma themelore të qeverisjes: Zbatimin e drejtsisë kundra krimit komunist. Në këtë pike nuk ka vend diskutimi.  A mund të kenë ndërgjegje kombëtare politikanët postkomuniste që mbas viteve 90 u bënë Presidenta, Kryeministra, kryetar partish dhe vazhdojnë dhe sot po ato fytyra të 90 të drejtojnë politikën shqiptare, dhe mos të flasin , apo të nderojnë të zhdukurit e stalinizmit  shqiptar. Sillen para europianve si demokratë duke zbatuar formalisht konventat ndërkombëtare dhe në realitet imitojnë diktaturën o me heshtje, o me ligje që i shërbejnë mbrojtës të xhelatëve. Ata flasin vetëm për politikë pushteti, se pushteti i pasuroi dhe i bëri nga proletarë në latifondista të pasurish. Ata skan ndërgjegje kombëtare, ata janë imituesit më të pështirë të regjimit stalinist të Enver Hoxhës.

Ne respektojmë reformën në drejtsi dhe Sh.B.A. se shteti amerikan e nderon dhe respekton sakrificën e qytetarve që luftojnë për liri, siç na deklaroi Ambasadorja Yri Kim në takimin e 30 qershorit që pati me ne përfaqësuesit e të Përndjekurve politikë ku deklaroi; Të përndjekurit politikë shqiptarë kërkojnë drejtsi dhe jo hakmarrje, integrim dhe destigmatizim të vertetë, njohjen e vuajtjeve, një ditë përkujtimore, një parcelë kombëtare e kujtesës të mbi 6000 personave të cilën i vranë komunistat, trupat e të cilëve kurrë nuk u gjetën për të ju kthyer familjeve të tyre. Është e lehtë të kuptojsh dhimbjen dhe kërkesat e tyre. Ne shpresojmë që autoritetet do ti përmbushin me shpejtësi dhe ndershmëri angazhimet e tyre, përfshirë  përfundimin e detyrës për hapjen e dosjeve të Sigurimit. Nuk mund të ketë asnjë shfajësim apo justifikim për mizorinë e regjimit komunist dhe drejtuesve të tije, apo “nostalgjinë” e pa vend për ditët e komunizmit. Nuk mund të ketë paqe pa të vertetën pa pajtimin. Zoti i bekoftë dhe i shëroftë ata që kan vuajtur. 

Shqipëria nuk i bashkohet Europës, por kremton ditën që u vendos regjimi gjakatar i diktatorit Enver Hoxhës 29 nëndorin.                                                                                                                                                  Me leju kriminelët komunistë të jetojnë pa dhane llogari të krimeve monsturoze që kan kryer mbi popullin shqiptar don të thotë me mohu ekzistencën e këtyre krimeve, don të thotë se nuk ka pasur rezistencë antikomuniste, nuk ka pasë të arrestuar të torturuar, Nga nr i popullsisë jemi vendi i parë në europë për bilance krimesh çnjerzore. Kjo do të thotë me mohuar vuajtjet e familjeve tona që u shtypën pa mëshirë. Kjo do të thotë me mohuar sakrificat e nanave, motrave , bijave , bashkshorteve tona, të femnës shqiptare që i dha dimensionin ma fisnik rezistencës sonë antikomuniste. – don të thotë të zhytesh në botën e krimit , ku gjithçka lejohet dhe askush nuk përgjigjet. Eshte vonë ti hetojmë e gjykojmë kriminelët komuniste thonë politikanët shqiptar, ju sjellim në vëmendje se jo më larg se me 2 gusht 2022 prokuroria gjermane konfirmoi se do të nis proçesin gjygjësor ndaj një roje të një kampi përqëndrimi nazistë. Roje i thjesht jo komandant, sepse komandanteve u a ka dhënë faturën me kohë. Roja është 100 vjeç. Për gjermanët dhe europianët nuk është vonë, dhe krimineli që kreu krime kundra njerzimit nuk është kurrë plak. Është kriminel dhe duhet denuar. Nuk e bëjnë për hakmarrje, as denazifikim, por për drejtsi. 

Krimet kan autoret e vrasjeve nga njeriu para se ti denoi Zoti. Drejtsia do ta ndajë ndërgjegjen e shoqërisë nga e keqja e komunizmit që ngadalë po rimerr qytetarinë diku me emër rruge, diku me foto diktatori diku me përkujtime provokuese e aq më keq me emrime në majat e pushtetit. Sot kjo ditë kujtese europiane, na obligon se duhet një strukture e re e posaçme si ajo në Gjermani në vitin 1958 dhe e ka fuksionale dhe sot, për të hetuar e ndjekur penalisht si kriminelët naziste dhe komuniste. Jo me Spaka e struktura drejtsie që marrin urdhëra politike. Duhet futur thellë bisturia e drejtsisë në ndërgjegje. Sot kjo dite detyron që të gjinden eshtrat e të zhdukurve, dhe jo institucjone shtetrore formale marrin qindra mijra euro dhe mjaftohen me një seminar, sikur po kërkojne eshtrat. Duhet orgjensisht të caktohet dita e kujtesës së shqiptarve siç ban Europa. Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë parcela e kujtesës të zhdukurve të komunizmit,  Detyra e shtetit shqiptar, është ti tregoi të vërtetën  e krimit komunist brezave që nuk e dine, Drejtsia shqiptare të penalizoi ligjërisht autoret e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirve dhe të zhdukurve. Kujtesa ndaj kombit! Kush punon me heshtje për  zhdukjen e kujtesës së kombit, ai ban tradhëtinë ma të lartë ndaj kombit. Nuk mund të ekzistoi kombet pa kujtesë se asimilohen. Dhembja do të jetë më e forte se konvulsioni periodik në ditën e përkujtimit të martirve por do të jetë një dhembje që na ndan forte. Shqiptarët që besuan tek vlerat e lirisë, jemi ne. Ata që kan paturpësinë të mbrojnë kriminelët dhe krimet e komunizmit, duke i glorifikuar apo përdorur me metoda moderne duke i relativizuar Janë ata që kan 31 vite që marrin pushtet dhe sundojnë si stalinistë. Harresa rivret çdo ditë martirët. Të mbrojmë kujtesë e kombit përball politikës antishqiptare 31 vjeçare.. Ashtë me këtë frymë mora inisiativën me ju drejtue sot të gjith familjeve shqiptare të përndjekura politike nga regjimi stalinist i diktatorit Enver Hoxha me çfaq shqetësimin tim të pakufishëm për të mbrojtur kujtesën përball një politike antishqiptare që duan ta zhdukin kujtesën dhe të mos e dënojnë krimin komunistë. Ky është ndërgjegjësimi, hapi i parë i zgjidhjes. Njeriu duhet të jetë koshient dhe i bindun për drejtsinë e kauzës që mbron para se të aktivizohet.. që është hapi i dytë. Nqs ne do ti bashkohemi heshtjes së politikës ndaj kujtesës, do të përbante nji nga turpet ma të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte nji njollë e pashlyeshme për të gjithë neve të rezistencës anti-komuniste. Edhe të vdekurit nga varri do të protestojshin këtë padrejtsi monumentale. Jetojmë në botën absurdit? Me të vertetë jemi jashtë aftësisë sonë me perceptuar një monstruozite të këtill. Është misioni i ynë: Të tregojmë të vertetën. Të kërkojmë drejtsi për krimin, Të ruajm Kujtesën.   Atë ditë që martirët do të fitojn  drejtsinë , Shqipëria ka fituar lirine dhe paqen!                                                                        

Filed Under: Analiza

Nëna jonë Terezë, ndërmjet dy ditëlindjeve: për tokë e për qiell. Pali VI për shenjtëreshën shqiptare

August 24, 2022 by s p

Duke e kujtuar Shën Nënë Terezën, në 25-vjetorin e kalimit në amshim, po ju njohim me fjalën e mbajtur nga Papa Pali VI në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Ndërkombëtar për Paqen “Gjoni XXIII”, ditë e mërkurë, më 6 janar 1971. Është një nga çmimet e para ndërkombëtare, që merrte Nënë Tereza, ende pak e njohur në botë, për të arritur, pastaj, hap pas hapi, në tribunën e Nobelit për Paqen, më 17 tetor 1979, e njohur tashmë botërisht si gruaja më e varfër, e më e famshme në planet.

Fjalimi i Papa Pali VI:

“Pas fjalëve, që u thanë për të kumtuar dorëzimin e Çmimit Ndërkombëtar për Paqen, me emrin e paraardhësit tonë të ndjerë, Nënë Terezës, e pranishme mes nesh, mund të duket se gjithçka u tha e se nuk na mbetet tjetër, veçse të shprehim kënaqësinë për ngjarjen fatlume. E këtë po bëjmë, duke i falënderuar të gjithë ata, që e përgatitën, posaçërisht Këshillin e Fondacionit, që ka meritën e dorëzimit të këtij Çmimi për herë të parë; e po e bëjmë këtë, duke falënderuar gjithë të pranishmit në këtë kremtim kaq kuptimplotë, duke i shprehur, pastaj, admirimin tonë, asaj që iu dorëzuar Çmimi dhe ndjekësve e bashkëpunëtorëve të saj e duke i bekuar me gjithë zemër. Gjithçka duket, kështu, e kryer. Mund të themi qetësisht: takimi përfundoi; pas tre vjetësh, në dashtë Zoti, do të mblidhemi përsëri, me kë nuk e dimë, por e dimë mirë se do të na shtyjë për t’u mbledhur, i njëjti ideal i Paqes, sepse Çmimi ka karakter të përhershëm. Tani për tani, e kujtuam edhe më sipër, do të na dukej se s’mbeti më asgjë për t’u thënë.

Po të mos e ndjenim të gjithë në shpirt se gjithçka mbetet ende për t’u thënë. Fjalimet, që dëgjuam e motivacioni, që u lexua për dorëzimin e Çmimit, themelimi e Themeluesi i Çmimit, qëllimi i tij, Paqja, dhe rregulltarja e përvuajtur, së cilës iu dorëzua, vepra e saj e kuadri historik, shoqëror e njerëzor, në të cilin radhitet kjo vepër, i gjithë ky kremtim, mbeten për t’u komentuar, për t’u rimenduar, për t’u kuptuar. Gjithçka këtu është objekt reflektimi. Ne të gjithë bëjmë mirë të marrim me vete nga ky takim, propozimin për meditim. Shpirtrat janë plot frymëzim për të menduar e, ndoshta-ndoshta, jo vetëm për të menduar, por sidomos, për të bërë. Duhet falënderuar, pikësëpari, Zoti, që na jep, ndërmjet sa e sa aktheve e mundimeve të jetës sonë të përditshme, një ngushëllim kaq të dlirë, kaq të gjallë, kaq shprehës: e mira është mes nesh, e mira vepron, e mira sundon: ç’ngushëllim, ç’mësim, ç’shpresë! Për të lidhur fillin e mendimit, që zhdridhet menjëherë në shpirtin reflektiv, vërejmë se ky koment do të vijonte pa fund. Të zgjedhim shpejt e shpejt ndonjë shtysë.

Shtysa e parë na nxit ta kritikojmë vetë veprimtarinë tonë në këtë çast: thua është në përkim me shpirtin e krishterë të jepen, në praninë e publikut, çmime për një vepër të mirë? Vepra e mirë a nuk duhet bërë në heshtje e përvujtëri, sipas Ungjillit, që na porosit të mos e dijë as e majta, veprën e mirë, që bën e djathta e të mos e presim shpërblimin e merituar për veprën e kryer nga askush tjetër, veç Atit, që shikon në fshehtësi? (Cfr Mt 6,3-4) Është e vërtetë: e mira duhet bërë përvujtërisht, pa kurrfarë mburrjeje e publiciteti; nuk duhen pritur çmime nga njerëzit e në kohë; çmimin ia jep vetë Zoti, atij që bën mirë; por Zoti thotë edhe se drita nuk duhet vënë nën shinik, por mbi pishtar, që t’i shndrisë të gjithë njerëzit e shtëpisë; e shton (gjë që do ta kënaqë edhe modestinë e Nënë Terezës), se kjo dritë duhet të ketë dy qëllime, pavarësisht nga nderimet, që meriton drita: i pari është shndritja e të tjerëve, i dyti, lumnimi i Atit qiellor (Cfr Mt 5,15-16), nga i cili buron çdo mirësi (Jak 1,17). E këtë duam të bëjmë edhe ne, me dorëzimin e këtij Çmimi, e sigurisht deshi ta bëjë edhe Papa Gjoni, duke e shndërruar në një fondacion të qëndrueshëm, që e mira të nxisë të mirën, gjithnjë më me fryt. Kemi pse të kënaqemi. Ky Çmim, pra, u dorëzua me ndjetin e përhapjes gjithnjë më me fryt të së mirës e me besimin se paraqitëm para syve të publikut, një shembull të vërtetë bamirësie.

E kështu, ftohemi për një aspekt tjetër reflektimi, sa ngushëllues, aq paradoksal, në përkim me ligjet, që udhëheqin ekonominë e së mirës. Po flisnim për Ligjin e përvujtërisë, e po zbulojmë një tjetër; e mira përhapet. E edhe e keqja, për fat të zi. Sa i fortë është ndikimi i saj, sa ngjitës, sa i rëndë, e sa i mjerë kush e ka në shpirt (Cfr Mt 18,7). Por kështu është edhe e mira. Na e thotë vetë vepra e Nënë Terezës. Edhe një herë u zbuluan energjitë e pashterrshme të së mirës, rezervat e zemrës njerëzore, të cilat përhapen e bëhen vepruese kur leva e flijimit të vetvetes, leva e guximit, me ndihmën e Zotit, i bën të shpërthejnë e të shndërrohen në vepra të prekshme. E ja edhe një ligj i ri i kësaj ekonomie të mrekullueshme të së mirës: pikërisht në çastin e procesit të saj dinamik e të mungesës, në disa raste, të plotë, të mjeteve të domosdoshme për ta bërë të mirën, këto mjete gjinden vetvetiu: varfëria bëhet burim pasurie, zbraztësia e saj mbushet, mundimshëm, po, por mrekullisht; historia e veprave të bamirësisë e dokumenton këtë ligj. Lojë e Provanisë e fenomen i mirësisë njerëzore, që për t’u shprehur, shpesh herë ka nevojë për mungesat e tjetrit e nxitjen e atij, që ka gjeninë e së mirës, karizmën e bamirësisë.

Nga këto vërejtje, lindin të tjera. Kjo, për shembull: kur një vepër bamirësie nis të matet me nevojat, të cilat i përmbush, e zbulon përmasat e frikshme të këtyre nevojave, që më përpara besonte se mund të plotësoheshin, se ishin më pak të tmerrshme e më të lehta për t’u mbartur me nënshtrim të plotë. Atëherë, në vend të gëzimit nga rezultatet e para pozitive, shtypet nën peshën e papërfytyrueshme të së keqes, që deshi ta përballojë, e kështu shkon përpara me frikën e dorëzimit përballë ligësisë e me ankthin e kufizimeve vetjake; vuan e vijon të ecë nën barrën e vuajtjes, vuajtje, që bëhet bashkim; bëhet, në kuptimin etimologjik, dhimbsuri; e pikërisht kjo, në vend që t’i shterojë forcat, paradoks tjetër i bamirësisë, i ringjall e i bën gjithnjë më cilësore. E atëherë vepra bamirëse fiton një vlerë, që shkon përtej meritës së ushtrimit të saj konkret; bëhet, së pari, dëshmi, dëshmi e dyfishtë, që ngre me forcë zërin për t’i kujtuar botës nevojat e njerëzimit, të lëna në heshtje, të harruara, të gjykuara si të pashërueshme, për t’i treguar opinionit publik ekzistencën e një problemi të hapur e përvëlues; së dyti, bëhet predikim i heshtur, që nuk tregon vetëm nevojat, por edhe mundësitë për t’i përmbushur. Është e mrekullueshme; del në pah elementi i ri, motivi mbinjerëzor, që e bën të lehtë gjithë këtë guxim, motivi mistik, motivi engjëllor, ai, që e shndërron fytyrën e të varfrit të uritur, të foshnjës së mekur, të lebrozit të neveritshëm, të kriminelit të tmerrshëm, të njeriut në të shuar, në fytyrën misterioze të Krishtit: e një lloj joshjeje shpirtëore e magjeps Motrën, Vëllain, që i kushtohet krejtësisht bamirësisë, sepse tashmë dashuria e krishterë bëhet arsye kryesore e të jetuarit, i thith të gjitha të tjerat, edhe ndjenjat më të denja njerëzore, që e shtynë dhe e larton gjithçka, me prirjen për të arritur deri në lartësi heroike.

Edhe një herë në historinë e Kishës e në progresin e shoqërisë, Ungjilli përmbushet e kremtohet e rindez në zemrat e njerëzve gëzimin e së mirës, shpresën e jetës ideale, të vërtetën e shndritshme të Ireneut “Lumnia e Zotit, është njeriu i gjallë!”.

E gjithë kjo, sipas nesh, fiton një vlerë të madhe në kuadrin modern të botës që rritet, duam të themi, në përpjekjen e sinqertë, që po bën njerëzimi i sotëm me denoncimin e vetvetes, duke folur për nevojat e pamasa të shoqërisë moderne, me shtrirje botërore: padijen, urinë, sëmundjet, punën, zvetënimin e rreziqet, që kërcënojnë vetë fitoret e saj. Na duhen, sot, më shumë se kurrë, kur vetëdija universale po zgjohet, energjitë e pakufishme të njeriut për njeriun, energji që ndërmarrje bujare e të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare po i vënë në jetë, ndërsa vetë këto ndërmarrje kanë nevojë që ideali njerëzor të mos zbehet e të mos humbasë, por të ketë gjithnjë më shumë dëshmitarë të vlerës së tij tejet të lartë.

Tani Gruaja, që ne po e nderojmë me këtë Çmim, është pikërisht dëshmi e kësaj vlere të lartë; njeriu, shembëllim i Hyjit, gjymtyrë e Krishtit, pasqyrë e atij, që e kundron e zbulon në të vetveten, zbulon vëllain. Nëna e përvuajtur Terezë, në figurën e së cilës dëshirojmë të shikojmë mijëra e mijëra njerëz të kushtuar- full time- shërbimit të më nevojtarëve, bëhet shembull e simbol i këtij zbulimi, në të cilin fshihet sekreti i paqes në botë, në kërkim të së cilës jemi të gjithë; zbulimi, gjithnjë aktual, se çdo njeri është vëllai ynë!

Vëllazërimi e paqja janë ontologjikisht sinonime. Njëri e tjetra kanë një rrënjë të përbashkët, për ne krejt të qartë, që na paraqitet sot si misionare e dashurisë së krishterë, si apostulle e vëllazërisë e kasnece e paqes. Ja, pra, pse po ia japim Çmimin për paqen, shoqëruar me bekimin tonë për të gjithë ata, që bashkëpunojnë në veprën e saj”. (radio vatikani)./drita.info

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2098
  • 2099
  • 2100
  • 2101
  • 2102
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT