
Besim Ndregjoni/
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi(Black Ribbon Day) dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve të stalinizmit, komunizmit, nazizmit, dhe fashizmit! Këshilli i Europës i barazon krimet e stalinizmit. Komunizmit, fashizmit,nazizmit si krime kundër njerzimit. Europa çdo 23 gusht kujton dhe nderon kujtesën për krimet e stalinizmit, komunizmit, nazizmit,fashizmit. Europa i ka dënuar krimet e fashizmit dhe nazizmit që në mbarimin e luftës së dytë botërore, krimet e stalinizmit i dënoi në vitin 1956! I vetmi vend në europë Shqipëria u sundua nga stalinizmi 46 vite, dhe nuk e dënoi këtë ideologji vrastare , por kaloi nga sistemi stalinist në sistem pluralist. Politika shtetrore shqiptare gjatë 31 viteve përdori Harresën ndaj krimit stalinist! Duhet ta pohojm me keqardhje se gjatë tre dekadave ndaj krimeve të stalinizmit, politika shterore postkomuniste ka heshtur, dhe më e keqja politika ka tentuar, vazhdon të tentoi e shtrembëroi çeshtjen e viktimave të komunizmit , sipas interesit dhe trillimeve të çastit duke bërë premtime, por asnjë vullnet as dëshirë për tu përballur me të kaluarën staliniste , as me krimet e regjimit Stalinist të Enver Hoxhës nuk e pati, dhe nuk e ka. Politika shqiptare ka zgjedhur heshtjen ndaj krimeve, dhe jo dënimin e tyre. Jemi mësuar me talljet , me gënjeshtrat dhe me premtimet boshe , të radhës nga përfaqësues të ndryshëm të politikës shqiptare post tranzicjon. Fatkeqësisht garda e vjetër komunistet të kthyer në antikomunistë, me mentalitetin e sundimit , ka mbizortuar për tridhjetenjë vite shqiptarët në këtë tranzicjon sa të vështirë por dhe të pështirë nga ata që drejtuan politikën e tranzicjonit. A mund të ndihen të qetë shqiptarët në këtë ditë kujtese europjane ku bilanci tragjik i krimeve është, 5577 burra të pushkatuar me dhe pa gjygj për motive politike. 450 gra të pushkatuar, mbi 26768 burra të burgosur, 7367 gra të burgosura si kundërshtare politike, kan vdekur në burgje nga torturat 998 burra e 45 gra, 308 burra dhe gra janë çmendur nga torturat në hetusi, 50.000 familje janë internuar në kampe përqendrimi ku kan vdekur nga uria dhe torturat 7022 qytetar. 354 shtetas të huaj janë pushkatuar, 95 shqiptar të Kosovës janë ekzekutuar, U ekzekutuan dhe burgosën klerikë katolik 120 priftërinj, klerikë mysliman , 60 hoxhallarë, dhe 63 dervishlerë, dhe baballarë teqesh bektashiane. Klerikë ortodoksë 39 priftërinj.U shkatruan dhe u mbyllën 2169 institucjone kulti fetare. U shkatruan 157 kisha katolike, 608 kisha e manastire orotdokse, 740 xhami myslimane, 530 teqe e tyrbe bektashiane. Mbi 6000 burra, gra , femijë , pleq u janë zhdukur kufomat. Në vijën kufitare, e detare vriteshin djemte e rinj, dhe ju zhduknin kufomat. Sot në Shqipëri, nuk flitet, si në europë dhe të kujtohen e nderohen viktimat. Shqipëria nuk ka ditë kujtese si Europa. Politika postkomuniste ka zgjedhur të abdonojë kujtesën e kombit. Politikanët shqiptar janë të qetë, respektojnë xhelatët, ju japin pensione maramendse, familjet e të zhdukurve i kan degdisur nëpër bote. Shtypi shqiptar Tv, gazetat nuk meren me sakrificat sublime të shqiptarve që e kundërshtuan diktaturën, dhe e paguan me jetë, por me hartimet e shkarravinat mbi jetën e diktatorit dhe bisedat e tij me xhelatët se si të mbante sundimin e tije me krime.“Pushteti politik” i vendosun në pluralizëm ka tradhtuar njënën nga detyrat ma themelore të qeverisjes: Zbatimin e drejtsisë kundra krimit komunist. Në këtë pike nuk ka vend diskutimi. A mund të kenë ndërgjegje kombëtare politikanët postkomuniste që mbas viteve 90 u bënë Presidenta, Kryeministra, kryetar partish dhe vazhdojnë dhe sot po ato fytyra të 90 të drejtojnë politikën shqiptare, dhe mos të flasin , apo të nderojnë të zhdukurit e stalinizmit shqiptar. Sillen para europianve si demokratë duke zbatuar formalisht konventat ndërkombëtare dhe në realitet imitojnë diktaturën o me heshtje, o me ligje që i shërbejnë mbrojtës të xhelatëve. Ata flasin vetëm për politikë pushteti, se pushteti i pasuroi dhe i bëri nga proletarë në latifondista të pasurish. Ata skan ndërgjegje kombëtare, ata janë imituesit më të pështirë të regjimit stalinist të Enver Hoxhës.
Ne respektojmë reformën në drejtsi dhe Sh.B.A. se shteti amerikan e nderon dhe respekton sakrificën e qytetarve që luftojnë për liri, siç na deklaroi Ambasadorja Yri Kim në takimin e 30 qershorit që pati me ne përfaqësuesit e të Përndjekurve politikë ku deklaroi; Të përndjekurit politikë shqiptarë kërkojnë drejtsi dhe jo hakmarrje, integrim dhe destigmatizim të vertetë, njohjen e vuajtjeve, një ditë përkujtimore, një parcelë kombëtare e kujtesës të mbi 6000 personave të cilën i vranë komunistat, trupat e të cilëve kurrë nuk u gjetën për të ju kthyer familjeve të tyre. Është e lehtë të kuptojsh dhimbjen dhe kërkesat e tyre. Ne shpresojmë që autoritetet do ti përmbushin me shpejtësi dhe ndershmëri angazhimet e tyre, përfshirë përfundimin e detyrës për hapjen e dosjeve të Sigurimit. Nuk mund të ketë asnjë shfajësim apo justifikim për mizorinë e regjimit komunist dhe drejtuesve të tije, apo “nostalgjinë” e pa vend për ditët e komunizmit. Nuk mund të ketë paqe pa të vertetën pa pajtimin. Zoti i bekoftë dhe i shëroftë ata që kan vuajtur.
Shqipëria nuk i bashkohet Europës, por kremton ditën që u vendos regjimi gjakatar i diktatorit Enver Hoxhës 29 nëndorin. Me leju kriminelët komunistë të jetojnë pa dhane llogari të krimeve monsturoze që kan kryer mbi popullin shqiptar don të thotë me mohu ekzistencën e këtyre krimeve, don të thotë se nuk ka pasur rezistencë antikomuniste, nuk ka pasë të arrestuar të torturuar, Nga nr i popullsisë jemi vendi i parë në europë për bilance krimesh çnjerzore. Kjo do të thotë me mohuar vuajtjet e familjeve tona që u shtypën pa mëshirë. Kjo do të thotë me mohuar sakrificat e nanave, motrave , bijave , bashkshorteve tona, të femnës shqiptare që i dha dimensionin ma fisnik rezistencës sonë antikomuniste. – don të thotë të zhytesh në botën e krimit , ku gjithçka lejohet dhe askush nuk përgjigjet. Eshte vonë ti hetojmë e gjykojmë kriminelët komuniste thonë politikanët shqiptar, ju sjellim në vëmendje se jo më larg se me 2 gusht 2022 prokuroria gjermane konfirmoi se do të nis proçesin gjygjësor ndaj një roje të një kampi përqëndrimi nazistë. Roje i thjesht jo komandant, sepse komandanteve u a ka dhënë faturën me kohë. Roja është 100 vjeç. Për gjermanët dhe europianët nuk është vonë, dhe krimineli që kreu krime kundra njerzimit nuk është kurrë plak. Është kriminel dhe duhet denuar. Nuk e bëjnë për hakmarrje, as denazifikim, por për drejtsi.
Krimet kan autoret e vrasjeve nga njeriu para se ti denoi Zoti. Drejtsia do ta ndajë ndërgjegjen e shoqërisë nga e keqja e komunizmit që ngadalë po rimerr qytetarinë diku me emër rruge, diku me foto diktatori diku me përkujtime provokuese e aq më keq me emrime në majat e pushtetit. Sot kjo ditë kujtese europiane, na obligon se duhet një strukture e re e posaçme si ajo në Gjermani në vitin 1958 dhe e ka fuksionale dhe sot, për të hetuar e ndjekur penalisht si kriminelët naziste dhe komuniste. Jo me Spaka e struktura drejtsie që marrin urdhëra politike. Duhet futur thellë bisturia e drejtsisë në ndërgjegje. Sot kjo dite detyron që të gjinden eshtrat e të zhdukurve, dhe jo institucjone shtetrore formale marrin qindra mijra euro dhe mjaftohen me një seminar, sikur po kërkojne eshtrat. Duhet orgjensisht të caktohet dita e kujtesës së shqiptarve siç ban Europa. Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë parcela e kujtesës të zhdukurve të komunizmit, Detyra e shtetit shqiptar, është ti tregoi të vërtetën e krimit komunist brezave që nuk e dine, Drejtsia shqiptare të penalizoi ligjërisht autoret e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirve dhe të zhdukurve. Kujtesa ndaj kombit! Kush punon me heshtje për zhdukjen e kujtesës së kombit, ai ban tradhëtinë ma të lartë ndaj kombit. Nuk mund të ekzistoi kombet pa kujtesë se asimilohen. Dhembja do të jetë më e forte se konvulsioni periodik në ditën e përkujtimit të martirve por do të jetë një dhembje që na ndan forte. Shqiptarët që besuan tek vlerat e lirisë, jemi ne. Ata që kan paturpësinë të mbrojnë kriminelët dhe krimet e komunizmit, duke i glorifikuar apo përdorur me metoda moderne duke i relativizuar Janë ata që kan 31 vite që marrin pushtet dhe sundojnë si stalinistë. Harresa rivret çdo ditë martirët. Të mbrojmë kujtesë e kombit përball politikës antishqiptare 31 vjeçare.. Ashtë me këtë frymë mora inisiativën me ju drejtue sot të gjith familjeve shqiptare të përndjekura politike nga regjimi stalinist i diktatorit Enver Hoxha me çfaq shqetësimin tim të pakufishëm për të mbrojtur kujtesën përball një politike antishqiptare që duan ta zhdukin kujtesën dhe të mos e dënojnë krimin komunistë. Ky është ndërgjegjësimi, hapi i parë i zgjidhjes. Njeriu duhet të jetë koshient dhe i bindun për drejtsinë e kauzës që mbron para se të aktivizohet.. që është hapi i dytë. Nqs ne do ti bashkohemi heshtjes së politikës ndaj kujtesës, do të përbante nji nga turpet ma të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte nji njollë e pashlyeshme për të gjithë neve të rezistencës anti-komuniste. Edhe të vdekurit nga varri do të protestojshin këtë padrejtsi monumentale. Jetojmë në botën absurdit? Me të vertetë jemi jashtë aftësisë sonë me perceptuar një monstruozite të këtill. Është misioni i ynë: Të tregojmë të vertetën. Të kërkojmë drejtsi për krimin, Të ruajm Kujtesën. Atë ditë që martirët do të fitojn drejtsinë , Shqipëria ka fituar lirine dhe paqen!