• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“5 pyetje Vučićit si dhe 5 mesazhe  ndaj Prishtinës dhe Tiranës zyrtare“

August 4, 2022 by s p

Gjeneral * Piro Ahmetaj

Duke marrë shkas nga riciklimi i pritshëm dhe frikshëm i masave destabilizuese në Veri të Kosovës, me statusin e një Expertit për çështjet e SK, Rajonit dhe NATO-s, në vijim po paraqes njē përmbledhje strategjike me: “5 pyetjet ende pa përgjigje nga Aleksandar Vučić si dhe 5 mesazhe ndaj faktorëve shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë”:

Mesazhi 1: pikësëpari e çmoj si momentin e duhur të rikujtojmë  5 pyetjet e adresuara përgjatë më shumë se 5 vitet e fundit, por kanë mbetur ende pa përgjigje nga Beogradi zyrtar: 

  1. Përse shpenzon Serbia më shumë se 1 miliard € në vit për armatosjen dhe programet e mbrojtjes, shifër kjo e barabartë me më shumë se 6 vjet RSh ose 10 vite së bashku Republika e Kosovës, ose 4 herë më shumë se të dy vendet e një kombi së bashku ? 
  2. Përse armatoset deri në dhëmbë Serbia, (kryesisht nga Rusia, por jo vetëm) me Tanke; me 18 Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, sisteme raketash Pantsir-S deri 14 Milion €  dhe raketa FK-3, etj ? 
  3. Përse 3/4 e strukturave, kapaciteteve, infrastrukturave dhe e fuqisë ushtarake ofensive (jo mbrojtëse ..) janë dislokuar në kufijt shtetërorë të Republikës së Kosovës ?
  4. Edhe më thjeshtë, nga kush vend apo Aleancë ushtarake rrezikohet teresia teritoriale e Serbisë (?) ndërsa asnjë nga vendet që ndajnë kufij shtetërore me Serbinē nuk ka pretendime teritoriale (border disputes) ndaj Serbisë ?! 
  5. Së fundmi, intrgritetin  e kujt vendi sovran kërcënon Serbia ?

Thënë këto, besoj edhe më fortë që 5 pyetjet, po ashtu edhe reciprokisht 5 përgjigjet e sipërpërmendura janë të thjeshta, pa nevoj fare për të ricikluar mllefosjen bollshevike të të gjithë pushtetshmëve të radhës si dhe as oratorinë  Euroatlantike të të gjithëditurve.

Mesazhi 2: Ndërtimi i Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM); Balancat e Fuqisë Ushtarake dhe Roli USA dhe NATO-s mbetet: “faktorë me peshë thelbësore për paqen, zhvillimin ekonomik, stabilitetin demokratik dhe axhendën e integrimit të  Rajonit në BE“! 

Mesazhi 3: Ky vlerësim dhe këto këshilla:  “nuk janë specifikisht vetëm për Ballkanin e Hapur por për Proçesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal, CEFTA ose/dhe me çdo emërtim tjetër”.

Mesazhi 4: e përsëris se bashkë me humbjen turpëruese të Luftës për pushtimin e Ukrainës, Rusia do të humb edhe peshën gjeopolitike në botë, në Ballkan, Mesdhe, etj. Për pasojë, do të diskretitohet edhe roli i Serbisë në Rajon, çka do të shërbejë si një një rrethanë e artë gjeopolitike për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia) për ta njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO por edhe si një këmbanë alarmi për të zhvilluar Masat e Mirëbesimit Reciprok mes vendeve te Rajonit në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqënien dhe besimin e qytetarëve në axhendën e integrimit në BE.

Mesazhi 5: për Autoritetet shtetërore dhe faktorët politik në Tiranë & Prishtinën zyrtare: “në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe interesave kombëtare për jetësimin e një plaftorme të përbashkët dyShtete Sovrane njëKomb i vetëm për çështjet e sovranitetit teritorial; të paqes,  stabilitetit në Rajon si dhe axhendën e integrimit Euroatlantik të 2 vendeve“! 

Në shtesë: “asnjë grosh nuk vlejnë as riciklimi i protagonizmit, as privatizimi politik i arritjeve dhe festave kombëtare; as triumfalizmi dhe propaganda bollshevike nga fuqia e të gjitha pushteteve” por veprat që flasin më fortë se miliona fjalë, vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia ndaj vendit, vizion afatgjatë dhe përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave mbarëKombëtare; “besimi dhe bekimi” ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj”.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

Filed Under: Analiza Tagged With: Piro Ahmetaj

Dom Ndoc Nikaj

August 4, 2022 by s p

(15.06.1864 – 16.01.1951)

Prof. Ardian Ndreca

Ky vit përkon me 130-vjetorin e krijimit në Shkrel të Malsís së Madhe të “Lidhjes së Mshehtë për Fé e Atdhé” të abat Preng Doçit dhe dom Ndoc Nikës që asokohe ishte famullitar i Shkrelit. Ajo lidhje ishte hapi i parë konkret që përgatiti valën kryengritëse të fillimeve të shekullit të ri, prandaj shpresojmë që ndokush të kujtohet!

Po këtë vit i takon me përkujtue edhe 120-vjetorin e marrjes nga ana e dom Ndoc Nikës të dekoratës dhe çmimit prej 1000 Fr. ar prej Komitetit të Parisit, që përbahej prej Faik Konicës, Aladro Kastriotit, Babatasit, Xhafer Vilës etj. Të hollat u shpenzuen me botue “Historinë e Shqypnís”, dekorata pale se ku ka përfundue!

***

Dom Ndoci kuptoi ma i pari se tashma ishte nevoja e nji tipografie në Shqipni e mbas shumë mundimesh, fill mbas shpalljes së Hyrjetit nxori lejen në Stamboll dhe ç’prej vitit 1910 nuk prani tue botue fletore (gazeta) e libra shqip.

Kur donte me dalë në Europë dom Ndoci shkonte përpara në Stamboll pse prej atje ishte e vështirë me u gjurmue prej anmiqve të çështjes kombtare se ku ishte drejtue e kë donte me takue. Edhe kur ktheu prej Parisit me dy flamuj sa nji çarçaf në vitin 1897 i ra nga Stambolla për me humbë gjurmët dhe flamujt i veshi nën petka mos me ia diktue dogana.

***

Libri i tij i parë asht “Vakinat e Kishës” (1888), mbas tij vjen romani ma i parë shqip “Marcia” (1889) e mandej edhe rreth 20 vepra tjera e nji duzinë me dorëshkrime.

Tregon ai vetë se dy ditë mbasi malazeztë vranë Çerçiz Topullin e Muço Qullin, (akti tejet i shëmtuem bani shumë përshtypje në Shkodër ku ishin strehue disa patriotë toskë), guvernatori Bozho Petroviq e arrestoi dhe dom Ndoci mendoi se mbas propagandës antimalazeze që kishte ba gjithë ato kohë tash po e priste plumbi.

Kur e sollën para dinjitarit pushtues u trimnue e mendoi, humbë se humbë, me iu drejtue i pari Petroviqit tue i thanë pak a shumë: s’e mohoj se jam atdhetar, e due lirinë e vendit tem dhe kam shkrue e veprue kundër jush, gjithçka asht faqe botës, faje tjera s’kam e këto i njehi për merita.

Bozhoja, i afërt i Krajlit, iu drejtue: i di të gjitha, ku me e marrë me i pasë un malazezt aq atdhetar siç je ti – dhe e la të lirë me shkue.

***

Dom Ndoci s’u përzie gjatë Luftës së Dytë botnore, edhe pse fillimi i saj e zuni 75-vjeçar. Mbasi kreu lufta regjimi i ri e shpërbleu veteranin e patriotizmës dhe kulturës shqiptare tue nxjerrë me ceremoni prej gropës së zezë të shtëpisë së tij nji pushkë turkut të ndryshkun e tue ia varë në krah e mandej e shetitën nëpër Shkodër gjoja për ta demaskue. Ishte plak 81 vjeçar. S’mjaftoi kjo por bani burg ku edhe vdiq.

Tue qenë se ishte romancieri i parë dhe emni i tij dilte kudo në 50 vjet aktivitet patriotik e letrar, nuk mundën me e shlye prej historisë së letërsisë, por kurrkush s’e pranoi asnjiherë se qe nji faj i madh me i ra kot në qafë nji personaliteti si ai.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ardian Ndreca

ORA E SHKRIMTARIT MUSTAFA GREBLLESHI…

August 4, 2022 by s p

– Nga Visar Zhiti –

… ka orë që janë ndryshe, përtej trishtimeve apo gëzimeve të ditës, që tregojnë një kohë të brendshme të njeriut, ato çaste që krijojnë të gjithmontën, virtytin dhe dashurinë…

Më kishin treguar se, pasi shkrimtari Mustafa Greblleshi kishte dalë nga burgu, punoi ca kohë si hamall dhe pastaj u bë bojaxhi, lyente muret nëpër Tiranë… dhe besoj se nuk kishte orë dore, se edhe puna ashtu ia donte, i pêrndjekur dhe me orë, kur ato ishin aq shumë të shtrenjta…

Ndërkaq, thuhej, se romani i tij i njohur, “Gremina e dashurisë”, botuar në vitet e luftës, në ‘43, por i harruar me qëllim nga socrealizmi, çuditërisht ribotohej herëpashere në Kosovë dhe adhurohej nga lexuesit. Mbase duhej ai sentimentalizëm, kur shumëçka bëhej më e pamëshirshme apo gjuha shqipe, ajo e folur, ku bashkoheshin begatshëm dy dialektet, vinte e ngrohtë dhe e sinqertë, etj, etj.

Ishte koha kur po lejoheshin të vinin nga Kosova për vizitë shkrimtarë apo të jepnin koncerte grupe muzikore, këngëtarë, valltarë, ata të teatrit dhe ndërsjelltas shkonin dhe nga Tirana për andej, matanë kufirit shtetëror, edhe profesorë për të dhënë leksione në Universitetin e Prishtinës, etj. Do të quheshin vitet e liberalizmit, që do të dënoheshin shumê shpejt dhe ato. Orët do të iknin prapë mbrapsht. Kërshëria gjithsesi do të ishte e madhe, vërtet si ishte jeta në Kosovë, ç’bënin vëllezërit tanë atje… po librat? Arrinte të futej ndonjë fshehurazi, por e kemi fjalën te orët. Te orët e fshehta. Dëgjonim atëhere, në bisedat zêulët, por në mirëbesim, se në Kosovë pyesnin shpesh për atë, Mustafa Greblleshin. Cilin? Autorin e romanit “Gremina e dashurisë”. Atij librit të verdhë, të ndaluar.? Po gjallë është ai, ç’bën? Bojaxhi… E në Kosovë duan ta ftojnë, të bëjnë orë letrare me të, po kush e lë?… po dëgjo tjetrën: qytetarë të panjohur atje, kur takojnë ndonjë nga të Tiranës, jo vetëm që duan të dinë për Mustafa Greblleshin, por ndodh që heqin nga dora orën e tyre a blenë një të re në shitoren më të afërt dhe luten njerëzisht, a mund t’ja jepni Mustafa Greblleshit, kur të ktheheni, dhuratë nga një lexues, s’ka rëndësi emri…

Po si mund të shmangej dhurata nga një shqiptar andej? Po se mos ishte provokim? Dhe porosia ishte e rreptë: kujdes, jeni të besuarit tanë!… Po se mos keqkuptoheshin, po a e dinin se ishte me rrezik, si mund t’ia jepnin Mustafa Greblleshit orën, po ku ta gjenin atë bojaxhi në Tiranë, ka qenë dhe në burg politik… po sikur ora të kishte nënkuptim tjetër, të ishte shenjë, do të vijë dhe ora jote. E kujt? Ta denonconin dhuratën?…

Sigurisht që Mustafa Greblleshi s’dinte gjë fare, vazhdonte të lyente apartamentet e Tiranës dhe pas pune shkruante ndodhitë e ditês, madje me aq humor si pa të keq, mbase botoheshin ndonjë ditë, edhe librat kanë orën e tyre dhe përkthente e përkthente tregime të Luigi Prandelo-s, drama të De Filipo-s apo përrallat “1001 netët”. Mbase do ketë natë të 1002-të, ditë të tjera…

Të ka kërkuar një artist nga Kosova pas shfaqjes. Mua? Pse? E kush më njeh mua tani?…

Po a arriti ndonjë nga orët në dorën e tij? Vërtet të ishin aq shumë sa thuhej? Po qoftë dhe vetëm një, do të mjaftonte sa për të gjitha.

…Nuk e di pse më duket sikur e shoh Mustafa Greblleshin në një ballkon, megjithëse nuk e kam parë kurrë e ai s’është më, po ashtu më tregonte Nëna ime, rrinte më të shoqen dhe pinin kafe në ballkon, çifti më i bukur në Berat, elegantë, europianë. Dhe kur dhe im atë doli gjallë nga burgu dhe torturat dhe endeshin pa një strehë, im atë s’ka patur kurrë një orë të veten, as nëna, Mustafa Greblleshi me të shoqen u afruan mbështetje, ejani tek ne, u thanë, po kështu dhe miku tjetër i vuajtjeve, poeti e përkthyesi Vexhi Buharaja. Ata do të burgoseshin së shpejti…

Po a erdhi ora e tyre? Shoh fotot, kërkoj, a ka orë në dorën e shkrimtarit?A ka mundur ndokush t’ia jepte? Nëse jo, kush e ka orën e Mustafa Greblleshit? Ai buzëqesh dëshpërueshëm në ballkonin e tij qiellor. Është ende në mes një gremine dashurie… dhe hëna ndrit si njē orë e varur.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Visar Zhiti

Strategjia Valide dhe Reliable e Kombit Shqiptar

August 3, 2022 by s p

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME, CEO/

Forumi i II gjithëkombëtar: “Strategjia Valide dhe Reliable e Kombit Shqiptar: Ku jemi dhe ku do vemi?”, i cili um bmajtë më 8.dhe 9.7.2022 në Academy of Leadership Sciences Switzerland i përfundoi punimet më sukses. Kombi Shqiptar aktualisht është duke u rrezikuar të përçahet dhe ta humbë pavarsinë e fituar me gjak, për shkak të mangësisë inovative-kognitive-strategjike-politike, për tu integruar në Bashkimin Evropian. Ky fakt i hidhur paraqet rrezik real, që të na përseritet historia dhe prap të futemi direkt apo indirekt nën thundrat e pushtuesve. Për të parandaluar një realitet të tillë, te hidhur intelektualët e pavaraur e kombit tone nuk guxojnë të heshtin. Ne, disa nga intelektualët Shqiptar, nga te gjitha trojet Shqiptare, shumica nga mërgata Shqiptare, që jetojmë në shtetet peeëndimore të Evropës dhe SHBA e ndjemë obligim njerzor, kombëtar, intelektual dhe profesional të tubohemi në Forumin e II gjithëkombëtar, i cili u organizua dhe u mbajtë në Academy of Leadership Sciences Switzerland (Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër), për të inicuar një strategji valide dhe reliable kombëtare e cila aktualisht vazhdonë ti mungonë kombit Shqiptar.

Objektivat e këtij foumi ishin:

-Reflektimi i gjendjes së Kombit Shqiptar sot dhe ku do vemi nesër.

-Inicimi i formulimit të një Strategjie gjithëkombëtare, valide dhe reliable, të qëndruesheme, që sjellë prosperitet për të gjithë Shqiptarët në tër botën.

-Kreativiteti inovativ-kognitiv-strategjik dhe pragmatik në integrimin e vendeve Amë në Bashkimin Evropian.

Në këtë forum patëm 31 folës kyç nga mërgata Shqiptare dhe trojet Amë, që përfaqësojnë fushat e shkencës, lidershipit, biznesit, sigurisë, shëndetësisë, politikës moderne përendimore, drejtësisë, artit, kulturës dhe sportit. Shumica e folsëve kyç të këtij forumi kanë lidhe profesinale me instancat e larta shtetërore të vendeve të ndryshme përndimore dhe kanë zgjuarsi inovative-kognitive-strategjike dhe pragmatike ta shpejtësojnë integrimin e trojeve Shqiptare në Bashkësinë Evropiane.

Të ftuar publikisht në këtë forum ishin edhe përfaqësuesit kyç politik të vendeve Amë si dhe Akademitë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, fatkeqësisht asnjë nga të sipërpërmedurit nuk participuan në këtë forum.

Në këtë forum mbajtën fjalime dhe diskutime konstruktive këta përsona: 

  1. Dr. c. Bletra Berisha, MBA, Ko-Moderatore
  2. Prof. Erta Receku,MSs., Ko-Moderatore
  3. Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, organizator dhe udhëheqës i Forumit 
  4. Prof. Bashkim Jashari, ekspert i artit të muzikës. Në emer të Familjes Legjendare Jashari nga Prekazi e bëri hapjen e këtij Forumi
  5. Komandant Shkupi (Ferid Berisha) luftëtar i UÇK
  6. Fitije Pciari, Afariste, nënkryetare e Forcës së Diasporës
  7. Prof. Rexhep Gashi, MSc., MBA, shkencëtar
  8. Prof. Dr. Gjyla Çeliku, Shkencëtare
  9. Ilir Seferi, MSc, Afraist, politikan në Gjermani, bashkëthemelues i Besa Foundation ne Bavari
  10. Prof. Dr. Nusret Pllana, shkencëtar, luftëtar i UÇK Autor, Producent Filmash dokumetar
  11. Oltiana Rama, MSc, Shekencëtare 
  12. Prof. Dr. Arbër Çeliku, shkencëtar
  13. Dr. Gazmend Berisha, PhD, shkencëtar, drejtor ekzektutiv i Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës
  14. Dr. Aurora Dollenberg, Mjeke themeluese dhe kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës
  15. Xhevdet Maula, Jursit, Avokat, Besa Foundation ne Bavari
  16. Vehbi Zeqiri, economist, ekspert i Lidershipit
  17. Halil Çitaku, ekonomist, Aktivist
  18. Samira Shabani, Bsc, MSc. c. Diplomaci
  19. Ing. Enver Halilaj; expert i trafikut hekurudhorë në Zvicër
  20. Avni Dervishi, MSc, Politikan në Suedi, Forca e Diasporës
  21. Prof. Erta Receku, MSc., fizkante
  22. Prof. Shefqet Balaj, Politikan në Austri, Afarist
  23. Naim Abazi, Afarist, Aktivist
  24. Pauzë 5’ Diskutim Plenar 15’
  25. Prof. Xhevat Murseli, Aktivist, Lobist
  26. Fatmir Osamani, arkitekt, bashkëthemelues Forca e Disapores, Lobist
  27. Lirim Gashi, Kryetar I Forcës së Diasporës për Kosovën
  28. Halit Nezaj (King Lita), gazetar i sportit, piktor
  29. Bahri Troja, MSc, politikan në Austri
  30. Drita Kolgjini, MSc., Politikane në Suedi
  31. Agim Aliçkaj, MSc., Lobist në SHBA

Të gjithë dhanë propozimet e tyre që të themelohet Këshilli i Intelektualëve Shqiptar për Strategji Kombëtare, i cili pëmbanë ekspertë në fushat e ndryshme, të cilët do përpilojnë startegjitë kombetare valide dhe reliable, me objektiva dhe masa të matshme në fushat e tyre përkatëse,  ato/ata janë specialist/e nëpër vednet e ndyshme të perëndimit dhe vendet Amë. 

Ky këshill ka nisur punën në grupe perofesionale menjëherë. Këshilli ka një qasje lidershipi modern, që stimulonë dhe praktikonë punën në ekipe dhe nuk do të ketë hieraki klasike. 

Ky këshill i përbër nga iltelektual modern, që kanë arritur majat e sukseseit në konkurencën e ashpër perëndimore është që nga tani në shërbim kosultativ më Vendet Amë, në të gjitha trojet Shqiptare por edhe më të gjitha vendet e botës ku jetojnë shqiptarët. Qëllimi kyç i Këshillit të Intelektualëve Shqiptar për Strategji Kombëtare është ta përpilojë Strategjinë Kombëtare Shqiptare aftëgjate, ku çdo individ Shqiptar në vendet Amë dhe tër botën të ka mundësi ta jetonë një jetë dinjitoze më prosperitet të plotë. Për këtë qëllim në startgji do futën të dhënat më bashkëkohore nga neuroshkenca dhe shkencat e tjera dhe përvojat praktike qe shkencëtarët dhe profesionistët e këtij këshilli i kanë zënë në vendet përnedimore ku punojnë dhe jedojnë me dekada të tëra. 

Këshilli do jetë i hapur për konsulta për qeveritë e vendeve Amë, por edhe për asociacione të tjera Shqipatre jashtë trojeve Shqiptare. 

Më poshtë i gjëni dy linke ku mund ti ndiqni punimet e forumit të II gjithëkombëtar.

Pjesa e parë: më 8.7.2022

Pjesa e dytë: më 9.7.2022

Më poshtë po ashtu i gjëni dy linke të punimit të Forumit të I gjithëkombëtar i cili u mbajt në vitin 2021, ku në mesin e folësve kyç ishte edhe Ambasadori William Walker.

Pjesa e parë: më 19.8.2021

Pjesa e dytë: më 20.8.2021

Në emer të grupit organizativ.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME, CEO

Academy of Leadership Sciences Switzerland

World Trade Center

Leutschenbachstrasse 95

CH-8050 Zürich

Switzerland

T. +41 (0)44 308 35 22

M. +41 (0)76 507 36 30

info@alss-edu.ch

www.alss-edu.ch

Filed Under: Sociale Tagged With: Fadil Citaku

Sigurimi

August 3, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

30 e ca vite pas rrënies së diktaturës, diskutohet ende çështja e “sigurimit”, kush me frikë, kush me mburrje. “Sigurimi” ekziston, në të zezë e të bardhë, dosjet prandaj mbahen; qeveria e pështirë, si miu i ngopur, është zhytur në ‘të; justifikimet e tyre të fshehjes janë tymnajë, të panevojshme; në krye nuk ka ish viktima, ish të burgosur, ish të internuar, të gjithë kanë ikur, arratisur a vdekur.

Pra, tranzicioni nuk ka filluar edhe pse pas 3 dekadash thuhet se ka përfunduar; Shqipëria sot është vazhdim i diktaturës në lulëzim, apo “socializmit me fytyrë njeriu”, sipas një parrulle të asaj kohe; valle me maska, vetëm ata që bëjnë sehir qeshin, të tjerët detyrohet të hedhin këmbët.

“Sigurimi i Shtetit”, hije që do të nxijë përgjithonë si çdo gjë që mban emër shteti i së keqes, për t’u kujtuar të tjerëve dhe të vetëve se aty është në formë a emër tjetër; sigurimi, si era që herë të shkund herë të vret edhe atëherë kur mendon se ke shpëtuar, si çdo gjë shteti. “Të rrosh a të mos rrosh” është për disa çështja e vonuar.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2135
  • 2136
  • 2137
  • 2138
  • 2139
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT