• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit

June 27, 2022 by s p

Estela Ruka bashkon mjekësinë dhe artin në një qenie unike, hap në shtator ekspozitën me piktura abstrakte, në Nju Jork 

Intervistoi: Eneida Jaçaj Lamçe

Shqipëria vuan plagën e madhe të emigracionit në kushte masive, që nga periudha më e hershme e tranzicionit. Ajka e Shqipërisë ka derdhur “trurin” e saj nëpër botë, për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të begatë. Atje ku shkel këmba e çdo shqiptari, lë gjurmë dhe përshtypje pozitive për ne të gjithë si komunitet, por duke e vendosur kombin në altarin e nderit dhe dijes. Emigrantët shqiptarë nëpër botë, por me shpirt dhe zemër te rrënjët e origjinës, kanë arritur të gjejnë veten duke shënuar suksese të njëpasnjëshme në karrierat e tyre respektive. 

Shumë artistë shqiptarë, nëpër botë, kanë lëvruar artin e tyre të bukur, duke depërtuar në ndjeshmërinë e shpirtit të publikut dhe duke dhuruar emocione dhe gëzim të papërshkrueshëm. Arti është ushqimi i shpirtit, i cili ka fuqinë magnetike për të na çuar peshë dhe për të na dërguar të jetojmë një botë krejt tjetër optimiste, me ngjyra, me pozitivitet dhe energji. Arti ka fuqinë të shpërthejë ato skuta të fshehura të mendjes, që kanë aftësi të çlirojnë atë energjinë e cila të shtyn të bësh gjëra të bukura, që nuk i kishe menduar më parë. Arti është hyjnor, profan, i cili e vendos trurin në një lëndinë me gjelbërim, ndërsa drita e udhëheq drejt së panjohurës, ashtu siç shpirti e dashuron qenien dhe universin; është frymë, jetë, dashuri, ngjyra, emocion! Atë e praktikojnë njerëz guximtarë, që arrijnë të shkojnë përtej imagjinatës të së përditshmes, duke jetuar pafundësinë e së bukurës. Qëllimi i artit është të pastrojë pluhurin e jetës së përditshme nga shpirtrat tanë, thotë Pablo Picasso. Por, çfarë e bën bashkë artin me mjekësinë? 

Estela Ruka, me profesion mjeke stomatologe, ka emigruar për më shumë se tre vite në Nju Jork, në kryeqendrën e botës, dhe si shumë shqiptarë e ka gjetur shumë shpejt veten. Vajza nga qyteti i njëmijë e një dritareve, ka arritur që në profesionin e saj si mjeke, të cilin e ushtron edhe në SHBA, t’i bashkojë qenies së saj edhe artin pamor të pikturës. Pasi e ka ushtruar hobin e saj në kohë të lirë, Estela ka vendosur të grumbullojë punimet e saj dhe të hapë një ekspozitë në muajin shtator, në Nju Jork. Stili i saj është abstraksioni, pasi ajo i jep mundësi lexuesit të shkojë përtej mendimit dhe imagjinatës, duke i lënë hapësirë të kuptojë pikturën sipas dëshirës së shpirtit. Ajo thotë se piktura i jep qetësi, shkarkon stresin dhe e ndihmon ta shikojë jetën veç me ngjyra. Në një bashkëbisedim, Estela rrëfen emigrimin drejt SHBA-ve, profesionin si mjeke dhe hobin e saj, pikturën. I urojmë suksese dhe frymëzim për më shumë punime të bukra për syrin e shpirtit.

-Përshëndetje Estela! Emigrimi është një plagë e madhe për Shqipërinë, pasi në çdo vend të botës do të takosh shqiptarë që flasin shqipen e bukur, të cilët kanë ndërtuar folenë e tyre të dytë, me shumë mundim dhe sakrificë. Me dhimbje duhet ta pranojmë se ajka e Shqipërisë janë larguar për arsye që dihen tashmë, ndërkohë që me intelektin e tyre mund të rindërtonin atdheun, duke hedhur çdo ditë një gur themeli. Çfarë ju bëri të largoheni nga Shqipëria, dhe si keni arritur të gjeni veten e të integroheni në një shtet të ri, me një kulturë ndryshe?

Përshëndetje, e dashur Eneida! Një pyetje të tillë ka mundësi t’i përgjigjem gjatë e gjerë, pasi tē gjithëve besoj se na dhemb emigrimi, por po i bie më shkurt dhe po ju them se, kurrë s’e kam dashur emigrimin, kurrë s’kam dashur të largohem nga vendi im i bukur, me gjithë problematikat që ka. Kur të tjerët largoheshin nga Shqipëria, unë fillova studimet e larta në Mjekësi, në vitin 1992, Dega Stomatologji. Me këmbënguljen e madhe që të bëhesha dikush profesionalisht dhe t’i shërbeja vetes e familjes, por, sigurisht, dhe vendit tim më mirë. Unë kam vetëm 3 vite e gjysëm që kam emigruar në SHBA; kjo u mundësua nga bashkimi familjar me prindërit, të cilët janë qytetarë amerikanë. Meqë m’u dha kjo mundësi, vendosa të vij për të shkolluar vajzën në të Mesmen, ndërsa në të Lartën këtë vit. Nuk mendova shumë për veten, megjithëse, sapo erdha, gjeta punë në një klinikë dentare.

-Ju jeni me profesion mjeke-stomatologe, të cilin e ushtroni tashmë edhe në Nju Jork, në shtetin ku jetoni. Sa e vështirë ka qenë për ju të përshtasni profesionin tuaj, me kushtet e reja, në një vend të ri, me kulturë dhe gjuhë tjetër?

Profesionalisht, dua të theksoj se mjekët shqiptarë janë tepër të përgatitur, pasi në Shqipëri edhe sot klinikat dentare punojnë me teknologjinë e fundit, ndërsa në USA jo të gjitha klinikat janë të pajisura me teknologjinë bashkëkohore. Për mua nuk ka qenë e vështirë ta gjeja veten në profesionin tim, sa për gjuhën dua të theksoj se gjyshi im ka shkruar një fjalor Anglisht – Shqip, të cilin e botuam në demokraci dhe u shkruajt në kushte buru të Burrelit. Njerëzit e kulturuar dhe intelektualët shqiptarë, e kanë mësuar dhe ushtruar anglishten, (si dhe gjuhë të tjera) shumë e shumë vite më parë, do të thosha. Lulëzimi i gjuhëve në Shqipëri ka qenë shumë më parë, se në kohën e Zogut. Si rrjedhojë, anglishtja, për mua ka qenë detyrë shtëpie që nga prindërit e mi. Kultura e popujve me pak fare ndryshim është pothuajse e njëjtë, sigurisht ndryshojnë traditat, dhe, për mua, më të bukurat janë ato shqiptare.

-Estela, unë doja të ndalesha te pasioni juaj për pikturën. Cila është ajo pikë konverguese, që ka bërë bashkë në një qënie të vetme, mjekësinë dhe artin, te ju? Si e keni zbuluar pasionin për pikturën, dhe sa e rëndësishme është për ju, lëvrimi i fushës së artit?

Arti, te unë, pothuajse ka lindur bashkë me mua, jam marrë me aktivitete artistike që në moshën 7 vjeçare, ku më pas spikata si soliste vallesh, prezantuese e këngëtare në Ansamblin “Mirëdita”. Për mua, arti është jetë ku gjej të bukurën! Mësimet e para në pikturë i kam marrë që në shtëpinë e pionierëve; gjithmonë kam dashur ta ushtroj, por impenjimet e ndryshme e të shumëllojshme nuk më jepnin kohën e duhur. Me ardhjen në USA, ndryshoi një pjesë e madhe e rutinës sime, në pasditet e mia mendova të ushtroj pikturën si diçka e parealizuar brenda meje. Fillova të pikturoj, sidomos në kohën e covid-it, ishte jo vetëm një punë e bukur, por dhe një terapi e shëndetit mendor për të kaluar stresin që përjetonim. Unë e zhvillova pikturën, duke pare video në Pinterest për teknikat, dhe zgjodha teknikën time atë, që më pëlqente më shumë. 

-Në cilin zhanër artistik do ta klasifikonit stilin tuaj të të pikturuarit?

Zhanri im është abstraksioni, që do të thotë të tejkalosh mendimin që jep në pikturë, për të lënë shikuesin të mendojë dhe gjejë, sipas mënyrës së tij, kuptimin e pikturës. Nënvizoj këtu se nuk më pëlqejnë punët abstrakte, që shfaqin vetëm ngjyra pa kuptim, si te disa piktorë që shohim rëndom. Çdo pikturë absrakte duhet të ketë mendimin brenda, që mund të zhvillohet në artin pamor. Abstraksioni për mua është më i bukuri. Në lidhje me Stomatologjinë, piktura ndihmon shumë, sepse dentistja në vetvete është shkencë plus art. Nëse do zgjedhim dhe krahasojmë ngjyrën e bardhë, për të përshtatur ngjyrën e çdo pacienti. Dentisti duhet të ketë idenë e ngjyrave, të bardhë me pigment gri , të bardhë në blu, të bardhë në të verdhë, në kafe, etj. 

-Cili është piktori juaj i preferuar, që ju frymëzon?

Ka shumë piktorë që mua më frymëzojnë, që nga ata klasikët e deri te miqtë e mi piktorë. Por mua më frymëzojnë ngjyrat dhe gjetja e tyre, përshtatja me njëra-tjetrën, e cila është gjysma e punës në pikturë. Unë kam zgjedhur të jem vetvetja në pikturë, duke qenë shumë optimiste si natyrë luaj me ngjyrat në atë mënyrë që t’ju përcjell optimizëm shikuesit, dhe pse gjendja e një pikture mund të jetë melankolike, dua të shihet në aspektin pozitiv.

-Piktura përcjell gjendjen emocionale apo dëshirën për ta parë veten dhe botën me sytë e shpirtit. Cila do të ishte tabloja e jetës suaj?

Tabloja e jetës sime në pikturë është optimizmi i përcjellë midis ngjyrave, gjetja e të bukurës midis njëmijë halleve që mund të sjellë jeta, dhe ideja për të ecur përpara për të mos u dorëzuar në asnjë moment të vështirë të jetës. Të bukurën duhet ta shohësh që në momentin kur lind dielli, e të jesh falenderus për çdo ditë që Zoti të mbush me frymë. Te një lule e çelur, te gjethet e vjeshtës, edhe te dëbora që zbardh në kohën e vet. Unë shpesh shkruaj dhe poezi për të gjetur veten në fushën e artit. Kam botuar dhe një libër me poezi, të cilin e kam titulluar “ Poezi në Laminor”. Pra, nota në të bukura.

-Ju, në muajin shtator do të hapni ekspozitën tuaj në Nju Jork. Është e parë ekspozitë për ju, që do të hapet në kryeqytetin e botës. Çfarë do të thotë për ju, realizimi i këtij projekti?

Duke qenë se në këto 3 vite punimet e mia janë bërë shumë dhe janë pëlqyer edhe nga miqtë e mi, shikues apo profesionistë, me të cilet konsultohem herë pas here, mendova të hap një ekspozitë në Nyack, salla m’u dha në muajin shtator (shpresoj që deri atëherë, mos të ketë ndryshime), sigurisht duke menduar situatat në të cilat akoma ndodhemi të covid-it. Sigurisht që është e para ekspozitë, por me këtë, dua t’ju them se nuk ka rëndësi se sa vjeç je, unë sapo kam mbushur 57 vjeç, rëndësi ka që të kesh projekte dhe dëshira e ëndrra në vetvete dhe një ditë t’i bësh realitet.

-Si e shihni veten në të ardhmen, në kuadër të pikturës?

Piktura është një nga zhanret e artit që unë pëlqej shumë. Besoj se lidhja ime me pikturën do jetë e gjatë , derisa duart të më punojnë. Gjej veten bukur në të, dhe ju fal gëzim dhe kënaqësi edhe të tjerëve .

-Estela, të uroj suksese në ekspozitën tuaj. Do të dëshiroja të ndanit një mesazh të shkurtër për 

lexuesit, në formë këshille zemre.

Ju faleminderit për intervistën! Dua t’i them lexuesit, se populli shqiptar është një nga popujt me gjuhën dhe kulturën më të lashtë të botës, se kultura jonë është e larmishme, se dëshira për të ecur në jetë nuk duhet të shterojë, pavarësisht moshës, se ta shohësh jetën me optimizëm është në favorin tënd dhe të shoqërisë. Çdokush duhet të gjejë veten në bukurinë e gjërave të vogla për të kuptuar se ku do të shkojë me realizimet e mëdha. Mos u dorëzoni kurrë!

Filed Under: Kulture

Po Dibres, Jo “SKAVICES”!

June 27, 2022 by s p

Autor: Shemsi Prençi

A person standing in front of a lake surrounded by trees

Description automatically generated with medium confidence

Të nderuar miq,

O Sot o Kurrë, duhet të ngrihemi të bashkuar, për ta mbrojtur Dibren nga qëllimet ogurzeza të qeveritarëve të korruptur.

Dibra sot ka nevojë për të gjithë, ka nevojë për ata që nuk u larguan kurrë ngaDibra, ka nevojë për të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë larguar e banojnë gjithkund në Shqipëri e nëpër botë.

Dibren dhe Dibranët fatkeqësiaht e kanë braktisur politikanët, deputetët dhe ish deputetët, pasi asnjëri prej tyre majtas e djathtas ende nuk kanë reaguar për HC “SKAVICA”.

Një gjë të tillë, nuk e bëjnë sepse nuk duan të prishen me shefat e partive, të cilët sapo vijnë në pushtet dalldisen pas korruosionit dhe nuk pyesin për Dibrën.

Shumë të dashur dibranë,

Hidrocentrali ” SKAVICA”, nuk shkatërron vetëm Dibrën.

Për shkak të detyrave që kam kryer në plot 32 vite do të mundohem të arsyetoj disa nga faktet për të cilat HC “Skavica”, nuk duhet ndërtuar dhe Dibra duhet mbrojtur.

Para se të mundohem të sjell argumenta, sinqerishtë dua të ju kerkoj ndjesë specialistave të fushave të ndryshme dhe mirëpres vëretje dhe korigjime prej tyre.

Së pari:

HC “Skavica”, nëse realizohet shuan një pjesë të mirë të Dibres dhe historinë e lavdishme të Dibrës dhe Dibranëve që luftuan në shekuj për lirinë e kësaj treve të lakmuar nga turqit e serbët.

Së dyti:

Argumentet e qeverisë se ndertimi i HC “Skavica” mënjanon ose parandalin permbytjet në zonën e nen Shkodrës, është i genjeshter, pasi liqenet e HEC-ve në kaskaden e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 dhe për një periudhë 4-5 ditë pa nderprerje, tejmbushen nga lumenjt Drini i Bardhë, Valbona, lumi i Nikaj Merurit, lumi i Shales, si dhe shumë lumenj e perrenj të territoreve Tropojë, Has, Pukë e Shkoder, duke detyruar autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkoje nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekond e duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës.

Po kështu në permbytjen e NënShkodres ndikojnë dhe tejmbushja e liqenit Shkoder nga lumi Moraça që mbledh ujrat e 3/4 të teritorit të Malit të Zi dhe derdhet në pjesen veriore të liqenit të Shkodres e po kështu dhe ujrat e lumit Kir që derdhet në pjesen fundore të lumit Drini para se të bashkohet me lumin Buna.

Pra kështu baseni i ujrave Drini e Buna është padyshim baseni më i madh në Ballkan e më gjërë.

Ekspertë evropian e botërorë kanë ofruar për qeverinë Shqiptare të tjera variante më ekonomike dhe më të sigurta për parandalimin e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës duke e ndarë rrjedhjen e Drinit në dy degëzime në zonën e Vaut të Dejes drejtë detit Adriatik ashtu si edhe ka qenë para mbi 100 vite.

Së treti:

Ndertimi i  HC “SKAVICA”, përbën rrezik sepse ndertohet në terrene shkëmbore jo shumë të qendrueshme duke marrë parasyshë se niveli i digës së parashikuar në kuoten 443 m garanton një kapacitet ujëmbledhes nga 2.6 deri në 3.2 miliard m3 ujë, çka mbetet një rrezik permanent në periudhen e amortizimit dhe degradimit vit pas viti, ashtu si dhe ka ndodhur në shumë vende të Evropes dhe botës duke shkaktuar katastrofa me qindra mijëra jetë njerzore( Ju kujtoj rastin e vitit 2016 në Bosnje Hercegovinë).

Kjo do të ishte shumë e rrezikshme jo vetem për Dibren por më së shumti do ishte një “vdekje” mbi krye, për popullin e qytetit të Kuksi dhe fahatrave përreth, si dhe për popullin e Prizërenit dhe Zhurit..!

Prandaj dhe në të ardhmen mendoj se duhet sensibilizuar edhe kjo pjesë e popullsisë për tu bashkuar në reagimin kundër HC ” SKAVICA”.

Së katerti:

Ndërtimi i HC ” SKAVICA ” dhe liqeni ujëmbledhës me një kapacitet nga 2.6 deri 3.2 miliard m3 ujë shtrihet në një zonë me ndjeshmeri të lartë sizmike që shtrihet mbi nënpllaken Prizren-Kukes-Diber Librazhd-Korçë, ku mund t’u sjellim në vëmendje termetin e vitit 1967 dhe 2009 dhe në kushtet e mbingarkesës me miliarda m3 ujë pasojat do të ishin katastrofike për Kukësin dhe Prizrenin.

Së pesti:

Forma më efikase për të kundershtuar ndertimin e Hidrocentralit Skavica , do të ishte bashkimi Dibra, Dibra e Madhe, Kukësi dhe Prizreni për protesta të fuqishme por dhe mbledhja e mbi 50.000 firmave dhe kundërshtimi në Gjykatën Kushtetuese si e vetmja rrugë juridike dhe kushtetuese.

Së gjashti:

Mendoj se duhen ngritur struktura dhe organizma juridike dhe popullore për reagim paralel edhe në pikpamje ligjore edhe me protesta të fuqishme.

Ky proces i reagimit popullor kërkon bashkim dhe jo përjashtim e përplasje në rrjetet sociale për interesa personale, si edhe kemi lexuar për fatin e keq.

Unë jam gati të jap gjithçka për mbrojtjen e trojeve dhe varreve të të parëve tanë, por në mënyrë të veçantë për të mbrojtur Dibren dhe varret e atyre që mbrojten me gjak Dibren në luftrat shekullore kunder Turqve e Serbëve.

Bashkohu dhe ti!

Bashkohu ti dibran kudo që je!

Bashkohuni dhe Ju Kuksianët e historisë së lavdishme të popullit Shqiptar e që vuani grabitjet e pronave nga ndërtimi i HC Fierzë e ku dhe pas 60 vitesh ende nuk keni marrë kompesimet e pronave nga qeveritë mashtruese, por dergjeni prapa zyrave të burokracisë shtetërore.

Bashkohuni dhe Ju Shqiptarë të trojeve të Prizrenit dhe Zhurit, që të mos e keni “vdekjen” mbi kokë neser.

Bashkimi zhbën çdo vendim të qeverive korruptive dhe zbraps çdo okupator e grabites pronash.

Po Dibrës, po Kukësit, po Prizreni dhe JO ” SKAVICA”.

Filed Under: Analiza

Si i grabiste regjimi komunist emigrantët

June 27, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello

Emigrantet dhe diaspora shqiptare ka luajtur nje rol te rendesishem per krijimin e shtetit shqiptar.

Reminatancat edhe sot perbejne nje “transfuzion” te pazevendesueshem per ekonomine e brishte shqiptare. Por regjimi komunist mbante nje qendrim shfrytezues ndaj tyre. Kjo vihej re:

1) ne kursin teper te ulet me te cilin shkembehej valuta qe hynte nga jasht;

2) ne tatimin e ish-tregtareve, pronareve, personave te arratisur dhe familjeve te tyre qe kishin te ardhura nga jasht ne valute.

Ne vijim te kesaj politike, me 20 qershor 1967 u miratua Dekreti nr.4278, i cili kufizonte kembimin e valutes per shtetasit shqiptare. Keshtu, pervec kursit teper te ulet te imponuar nga shteti komunist, qytetaret shqiptare qe kishin te ardhura nga jasht, nuk mund te terhiqnin nga banka me shume se 1000 lek ne muaj. Kjo shkaktoi uljen e reminitancave. Keshtu, ndersa ne vitin 1965 emigrantet etj., kishin derguar 2.540.000 dollare, ne vitin 1966 kjo shifer ishte rritur ne 2.714.000 dollare; ndersa ne vitin 1967 pas miratimit te dekretit reminitancat ishin ulur ne 2.220.000 dollare dhe ne vitin 1968 ne 2.056.000 dollare.

Pervec kesaj, te gjith personat qe kishin te ardhura nga jasht, me origjine te ndryshme, krahas grabitjes per shkak te kursit te ulet, ishin te skeduar dhe objekt i Sigurimit te Shtetit.

Filed Under: Analiza

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë

June 27, 2022 by s p

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë në Kosovë, Ambasadoren, znj. Heleni Vakali, me të cilën biseduan për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Latifi e ka informuar ambasadoren greke për aktivitetet në procesin e transformimit të shëndetësisë kosovare, sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia Kosovare dhe mundësitë ku mund të bashkëpunohet me Greqinë në shëndetësi.

Në kuadër të fillimit të një bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, pritet që Ministri Latifi dhe homologu i tij nga ministria respektive e Greqisë të kenë një takim së shpejti.

Filed Under: Analiza

“Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”

June 27, 2022 by s p

Msc. Albert HABAZAJ

Përgjegjës  i Bibliotekës Universitare “Nermin Vlora Falaschi”, Vlorë

Monografia “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor” e autorit Famir Toçi është fryt i  një pune të gjatë dhe pasionante në terren, të shtrirë në kohë dhe në hapësirë atje ku ka pasur dhe ka ngulime arbëreshe nga “Gjaku i shprishur” i Motit të Madh nëpër qytete apo katunde të gadishullit Apenin. Parë nga pasuria dhe besueshmëria e aparatit bibliografik, kjo monografi është një vepër e nivelit akademik edhe në rrafshin krahasimtar, punimi më i dashur dhe më i plotë i deritanishëm për arbëreshët e Italisë, realizuar nga një njohës gati shterues i botës kulturore dhe historike të tyre, siç është Fatmir Toçi.

Në këtë dialog me librin, sa të lartë, aq të dobishëm, kuptoj privilegjin dhe ndjej përgjegjësinë e ekonomisë së fjalës së zgjedhur në këtë mjedis bukurisht të fisnikëruar nga shkencëtarë, profesorë të albanologjisë, historianë të njohur, intelektualë, pedagogë dhe studentë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, njerëz të letrave, miq të librit dhe dashamirës të tij.

Falënderoj për mundësinë e këtij diskutimi të shkurtër Rektorin e Universitetit prof.dr. Roland Zisi, ndër studiuesit më të shquar të letërsisë shqipe, si zonjën Irena Toçi, që si ai kalliri i pjekur i grurit, ka sfiduar me punë që të jetë presidente e  Botimeve Toena…

Kujtoj vitet ’90 të shekullit të kaluar, më saktë 29 majin 1993, kur unë, nga vërshimet botuese të kohës, përzgjodha dhe bleva librin “Fjalor Italisht – Shqip, Shqip – Italisht = Dizinario italiano – albanese, albanese – italiano” me 20.000 fjalë të autorit Fatmir Toçi, me redaktorë Shpëtim Çuçka dhe Ramazan Hysa, me 350 faqe, që edhe sot ekësaj dite e përdor kur kam nevojë si libër doracak. Sepse m’u desh, vetëm pak muaj më vonë, bleva libërthin “Foljet e gjuhës italiane : 638 folje të rregullta, të parregullta, jovetore e mungesore të zgjedhura pa shkurtime” po të autorit Toçi, me redaktorët e nderuar Çuçka dhe Hysa, me 136 faqe. Ky tekst ende, sot e kësaj dite përdoret si literaturë plotësuese edhe nga studentët tanë të Italishtes.

Fatmir Toçi është intelektual dhe veprimtar i shquar shoqëror, ndihmëtar i spikatur i  kulturës së shkruar shqipe, njeri i njohur i botës së librit dhe botimit të tij, autor tekstesh enciklopedikë dhe historiko – kulturorë, si dhe botues me vizion që ka njohje ndërkombëtare.

Monografia “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor” me 486 faqe e autorit Fatmir Toçi, që Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe Botimet Toena kanë mirësinë e organizimit të këtij përurimi të vlertë, është një libër i nivelit akademik me karakter informues, vështrim i duhur krahasimtar, që ka referenca të bollshme nga studiues të huaj dhe shqiptarë, me shënimet përkatëse në fund të faqeve, bibliografi, uebografi, indekse/ tregues i emrave të njerëzve dhe toponimesh/ tregues i emërvendeve, faksimile, skema, harta, tabela, foto, etj. Kjo monografi, parë në rrafshin e shkencës së Bibliotekomisë, klasifikohet në tekstet ndërdisiplinorë, ku gërshetohet harmonishëm fusha e kulturës, etnologjisë, etnografisë me zakonet, doket, traditat, mënyrën e jetesës, ritualet, ritet, folklorin, me mitologjinë dhe shkencën e historisë, shtrirë në kohë dhe hapësirë të përcaktuar që gjeografikisht rrok Shqipërinë dhe Italinë, qysh herët në kohën ilirike, por theksueshëm periudhën e shek. 13-15-të, ku në fokusin e autorit janë zhvendosjet masive të arbëreshëve të Italisë në tokën italiane pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, që shtrihet deri në ditët tona.

Në këtë kontekst, më vjen ndër mend një fjalë e urtë që përdoret në këto vise: “Më thuaj me kë rri, të të them cili je”. Në stafin realizues të këtij libri, shikojmë recensentë emrat e akademikëve Rexhep Qosja e Francesco Altimari, prof. dr. Matteo Mandala dhe prof. dr. Pëllumb Xhufi, redaktorë shkencorë Akademik Gjovalin Shkurtaj dhe prof.dr. Rami Memushaj. Komentet e tepërta janë të panevojshme.

Përveç dashurisë dhe pasionit që ka autori të ardhur edhe gjenetikisht, libri, përveç laboratorit të punës, përgatitjes, pëzgjedhjes, shfrytëzimit të literaturës së shumtë dhe po aq të verifikueshme e të besueshme shkencërisht, është ndërtuar sidomos si rezultat i vëzhgimeve të shumta në vijueshmëri kohore, vizitave dhe takimeve me banorë të thjeshtë arbëreshë jo vetëm në Palermo, Kozencë, L’Aquila, ku ka ngulime arbëreshe, të njohura apo kripto, me banorë të moshave të ndryshme, pleq, plaka, burra, gra, vajza e djem të besueshëm për kujtesën e tyre

Këto vizita kanë arritur në nivelin e ekspeditave kërkimore – shkencore vetiake dhe mund të themi se Toçi është misionar i miqësisë midis popujve edhe në këtë libër, sepse trajton përbashkimet dhe jo përveçimet etnokulturore, nuk u mëshon konfikteve, përplasjeve fillimtare apo dhe në vijim, sepse nëpërmjet këtij libri autori do të përçojë brezave edhe mesazhe humane.

Këtë libër mund ta shikojmë edhe si tufë me lule të bukura dhe të freskëta mirënjohje dhe falënderimi që, në emër të shqiptarëve, Toçi guxon, merr përgjegjësinë dhe me dinjitet e përgatit dhe dhuron nëpërmjet fjalëve të vërteta për popullin italian, mirëkuptimin dhe harmoninë që u shtresëzua midis ardhësve dhe vendasve, midis nesh dhe atyre nëpër shkulmet e furtunave të kohës dhe u arrit në këtë bashkëjetesë qytetare të paparagjykueshme sot e kësaj dite, as nga italianët, as nga shqiptarët e italianizuar, arbëreshët e Italisë, sepse përgjatë rrjedhave të shekujve janë ndërtuar ura të forta komunikimi dhe jo mure të errët izolimi. Ato ura komunikimi janë mirëmbajtur, sepse dy bashkësitë shkojnë si fqinjë dhe miq të mirë, marrin e japin nga kultura e njeri-tjetrit me identitetin përkatës, arbëreshët nuk ngacmohen, nuk shikohen si njerëz të dorës së dytë, por janë të integruar si të barbartë me vendasit italianë deri në nivelet më të larta të kulturës, shkëncës, ekonomisë, politikës etj. dhe ky fakt ne na bën të ndihemi të pashqetësuar kombëtarisht apo ekonomikisht me ikësit tanë biblikë drejt gadishullit Apenin. Në një vështrim të përgjithshëm, monografia trajton historinë migruese të arbëreshëve, vuajtjet dhe vështirësitë e tyre për t’u ambientuar në vendbanimin e ri, gjendjen e tyre politike, shoqërore, ekonomike e kulturore, që nga koha e migrimit e deri më sot. 

Në libër është trajtuar në mënyrë të përmbledhur prania e ngulimeve arbëreshe në 17 krahina të Italisë së sotme, nga 20 të tilla gjithsej, ilustruar me hartën përkatëse për secilën krahinë e provincë italiane, si dhe listimi i 534 vendbanimeve me gjurmë arbëreshe nga 50 të tilla që njihen zyrtarisht sot.

Nuk janë 50 vendbanime me gjurmë arbëreshe siç njihen zyrtarisht sot, por 534, tashmë të dëshmuara edhe me librin “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të Fatmir Toçit. Ky është vetëm njëri prej konstatimeve që nxjerr libri, i cili siç shkruan edhe në kopertinë, është “vështrim i shkurtër historiko-kulturor”.

Pra, Arbëreshët jetojnë në 20 krahina të Italisë, por thuajse të gjithë janë përpjekur të ruajnë identitetin e tyre. Flasim për arbëreshët, për sfidën e tyre drejt përshtatjes me atdheun e ri, pa harruar gjuhën, muzikën, vallet dhe shumëçka nga kultura e tyre. Historinë emigruese të arbëreshëve e sjell në një hartë ku nuk mungon ekonomia, kultura, historia dhe kontributi i tyre, Fatmir Toçi. 

Është e mbarënjohur  në Shqipëri, po ashtru është e vlerësuar letërsia arbëreshe para dhe pas periudhës së Rilindjes dhe po aq të dashur për ne shkrimtarët e shquar arbëreshë me shkëlqimin e Jeronim De Radës, nga drita ndërkombëtarisht e qartë, edhe sot e kësaj dite, ngrohemi edhe ne punëtorët e mirë të letrave, por Fatmir Toçi na i sjell si edhe një prurje me vlera të antropologjisë kulturore. Jam ndier mirë që autori ka trajtuar me korrektësi dhe qytetari lëvizjen e intelektualëve arbëreshë për pavarësisnë e Shqpërisë dhe rolin e arbëreshëve në historinë e re të Italisë. Siç shprehet autori, “Arbëreshët e Italisë kanë luajtuar një rol të rëndësishëm në mbështetjen e çështjes kombëtare shqiptare në tërësi dhe, në mënyrë të veçantë, për pavarësimin e Shqipërisë për ta shkëputur nga pushtimi otoman për gati katër shekuj e gjysmë”.

Jo thjesht si dije e regjistruar në përshkrimin bibliografik që bëjmë në sistemin ndërkombëtar të unifikuar të bibliotekave, por do të shprehesha se libri “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” do t’i bënte nder edhe bibliotekës shkencore “Nermin Vlora Falaschi” ta kishte në fondete  saj të hapura në funksion të studentëve, pedagogëve dhe studiuesve tanë.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2194
  • 2195
  • 2196
  • 2197
  • 2198
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT