Autor: Shemsi Prençi
Të nderuar miq,
O Sot o Kurrë, duhet të ngrihemi të bashkuar, për ta mbrojtur Dibren nga qëllimet ogurzeza të qeveritarëve të korruptur.
Dibra sot ka nevojë për të gjithë, ka nevojë për ata që nuk u larguan kurrë ngaDibra, ka nevojë për të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë larguar e banojnë gjithkund në Shqipëri e nëpër botë.
Dibren dhe Dibranët fatkeqësiaht e kanë braktisur politikanët, deputetët dhe ish deputetët, pasi asnjëri prej tyre majtas e djathtas ende nuk kanë reaguar për HC “SKAVICA”.
Një gjë të tillë, nuk e bëjnë sepse nuk duan të prishen me shefat e partive, të cilët sapo vijnë në pushtet dalldisen pas korruosionit dhe nuk pyesin për Dibrën.
Shumë të dashur dibranë,
Hidrocentrali ” SKAVICA”, nuk shkatërron vetëm Dibrën.
Për shkak të detyrave që kam kryer në plot 32 vite do të mundohem të arsyetoj disa nga faktet për të cilat HC “Skavica”, nuk duhet ndërtuar dhe Dibra duhet mbrojtur.
Para se të mundohem të sjell argumenta, sinqerishtë dua të ju kerkoj ndjesë specialistave të fushave të ndryshme dhe mirëpres vëretje dhe korigjime prej tyre.
Së pari:
HC “Skavica”, nëse realizohet shuan një pjesë të mirë të Dibres dhe historinë e lavdishme të Dibrës dhe Dibranëve që luftuan në shekuj për lirinë e kësaj treve të lakmuar nga turqit e serbët.
Së dyti:
Argumentet e qeverisë se ndertimi i HC “Skavica” mënjanon ose parandalin permbytjet në zonën e nen Shkodrës, është i genjeshter, pasi liqenet e HEC-ve në kaskaden e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 dhe për një periudhë 4-5 ditë pa nderprerje, tejmbushen nga lumenjt Drini i Bardhë, Valbona, lumi i Nikaj Merurit, lumi i Shales, si dhe shumë lumenj e perrenj të territoreve Tropojë, Has, Pukë e Shkoder, duke detyruar autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkoje nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekond e duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës.
Po kështu në permbytjen e NënShkodres ndikojnë dhe tejmbushja e liqenit Shkoder nga lumi Moraça që mbledh ujrat e 3/4 të teritorit të Malit të Zi dhe derdhet në pjesen veriore të liqenit të Shkodres e po kështu dhe ujrat e lumit Kir që derdhet në pjesen fundore të lumit Drini para se të bashkohet me lumin Buna.
Pra kështu baseni i ujrave Drini e Buna është padyshim baseni më i madh në Ballkan e më gjërë.
Ekspertë evropian e botërorë kanë ofruar për qeverinë Shqiptare të tjera variante më ekonomike dhe më të sigurta për parandalimin e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës duke e ndarë rrjedhjen e Drinit në dy degëzime në zonën e Vaut të Dejes drejtë detit Adriatik ashtu si edhe ka qenë para mbi 100 vite.
Së treti:
Ndertimi i HC “SKAVICA”, përbën rrezik sepse ndertohet në terrene shkëmbore jo shumë të qendrueshme duke marrë parasyshë se niveli i digës së parashikuar në kuoten 443 m garanton një kapacitet ujëmbledhes nga 2.6 deri në 3.2 miliard m3 ujë, çka mbetet një rrezik permanent në periudhen e amortizimit dhe degradimit vit pas viti, ashtu si dhe ka ndodhur në shumë vende të Evropes dhe botës duke shkaktuar katastrofa me qindra mijëra jetë njerzore( Ju kujtoj rastin e vitit 2016 në Bosnje Hercegovinë).
Kjo do të ishte shumë e rrezikshme jo vetem për Dibren por më së shumti do ishte një “vdekje” mbi krye, për popullin e qytetit të Kuksi dhe fahatrave përreth, si dhe për popullin e Prizërenit dhe Zhurit..!
Prandaj dhe në të ardhmen mendoj se duhet sensibilizuar edhe kjo pjesë e popullsisë për tu bashkuar në reagimin kundër HC ” SKAVICA”.
Së katerti:
Ndërtimi i HC ” SKAVICA ” dhe liqeni ujëmbledhës me një kapacitet nga 2.6 deri 3.2 miliard m3 ujë shtrihet në një zonë me ndjeshmeri të lartë sizmike që shtrihet mbi nënpllaken Prizren-Kukes-Diber Librazhd-Korçë, ku mund t’u sjellim në vëmendje termetin e vitit 1967 dhe 2009 dhe në kushtet e mbingarkesës me miliarda m3 ujë pasojat do të ishin katastrofike për Kukësin dhe Prizrenin.
Së pesti:
Forma më efikase për të kundershtuar ndertimin e Hidrocentralit Skavica , do të ishte bashkimi Dibra, Dibra e Madhe, Kukësi dhe Prizreni për protesta të fuqishme por dhe mbledhja e mbi 50.000 firmave dhe kundërshtimi në Gjykatën Kushtetuese si e vetmja rrugë juridike dhe kushtetuese.
Së gjashti:
Mendoj se duhen ngritur struktura dhe organizma juridike dhe popullore për reagim paralel edhe në pikpamje ligjore edhe me protesta të fuqishme.
Ky proces i reagimit popullor kërkon bashkim dhe jo përjashtim e përplasje në rrjetet sociale për interesa personale, si edhe kemi lexuar për fatin e keq.
Unë jam gati të jap gjithçka për mbrojtjen e trojeve dhe varreve të të parëve tanë, por në mënyrë të veçantë për të mbrojtur Dibren dhe varret e atyre që mbrojten me gjak Dibren në luftrat shekullore kunder Turqve e Serbëve.
Bashkohu dhe ti!
Bashkohu ti dibran kudo që je!
Bashkohuni dhe Ju Kuksianët e historisë së lavdishme të popullit Shqiptar e që vuani grabitjet e pronave nga ndërtimi i HC Fierzë e ku dhe pas 60 vitesh ende nuk keni marrë kompesimet e pronave nga qeveritë mashtruese, por dergjeni prapa zyrave të burokracisë shtetërore.
Bashkohuni dhe Ju Shqiptarë të trojeve të Prizrenit dhe Zhurit, që të mos e keni “vdekjen” mbi kokë neser.
Bashkimi zhbën çdo vendim të qeverive korruptive dhe zbraps çdo okupator e grabites pronash.
Po Dibrës, po Kukësit, po Prizreni dhe JO ” SKAVICA”.