Dr. Hasan Bello
Emigrantet dhe diaspora shqiptare ka luajtur nje rol te rendesishem per krijimin e shtetit shqiptar.
Reminatancat edhe sot perbejne nje “transfuzion” te pazevendesueshem per ekonomine e brishte shqiptare. Por regjimi komunist mbante nje qendrim shfrytezues ndaj tyre. Kjo vihej re:
1) ne kursin teper te ulet me te cilin shkembehej valuta qe hynte nga jasht;
2) ne tatimin e ish-tregtareve, pronareve, personave te arratisur dhe familjeve te tyre qe kishin te ardhura nga jasht ne valute.
Ne vijim te kesaj politike, me 20 qershor 1967 u miratua Dekreti nr.4278, i cili kufizonte kembimin e valutes per shtetasit shqiptare. Keshtu, pervec kursit teper te ulet te imponuar nga shteti komunist, qytetaret shqiptare qe kishin te ardhura nga jasht, nuk mund te terhiqnin nga banka me shume se 1000 lek ne muaj. Kjo shkaktoi uljen e reminitancave. Keshtu, ndersa ne vitin 1965 emigrantet etj., kishin derguar 2.540.000 dollare, ne vitin 1966 kjo shifer ishte rritur ne 2.714.000 dollare; ndersa ne vitin 1967 pas miratimit te dekretit reminitancat ishin ulur ne 2.220.000 dollare dhe ne vitin 1968 ne 2.056.000 dollare.
Pervec kesaj, te gjith personat qe kishin te ardhura nga jasht, me origjine te ndryshme, krahas grabitjes per shkak te kursit te ulet, ishin te skeduar dhe objekt i Sigurimit te Shtetit.