• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

URIME 80 PRANVERA REXHEP RIFATI

May 28, 2022 by s p

Hazir MEHMETI, Vjenë       

Më 28 maj, një datë e mbarë që do shënohet gjeneratave bashkë me emrin e Rexhep Rifatit. Atë ditë në Komogllavën e vuajtjeve u dëgjua zëri i foshnjës i cili lumturoi prindërit për të nëntën herë në kullën shekullore. Sot mbushën 80 pranverat e tij me gjithë lulet e tyre dhe acarin e tyre.  

           Sot ai zë në ajrin e freskët të 28 majit, u rrit, u shtua fuqishëm në gjithë hapësirat ku frymojnë shqiptarët.  Ishte zëri i tij që nga pranvera e tij e parë, aspak e lehtë, por Rexha me zemrën e tij të madhe sfidoi pengesat, sfidoi kërcënimet dhe mori udhëtimin e tij në shërbim të njerëzores, në shërbim të kombit. 
          “Do ta pushkatojmë”,- thanë barbarët serb, kur falanga e tyre lexoi Rilindjen ku Rexha derdhi djersë e mund mbi gjysmë shekulli në shërbim të kombit.
            “Jo tha tjetri, ai qenka i çmendur, e shihini si qesh para pushkatimit,  do t’ia helmojmë gjashtë fëmijët e tij, ata na duhet t’i zhdukim, lëshojeni me dymbëdhjetë plagë për secilin nga dy, kurrë mos t’i harron”, -urdhëroi tjetri.  
          Rexha, ashtu i buzëqeshur e krenar, vazhdoi udhëtimin, me gjithë sfidat dhe rreziqet e tij duke na dhuruar të gjithëve shije nga pranverat e tij. Duke na dhuruar porosinë e cila jep energji edhe për nesër. Ai nuk gjen qetësi, shtrëngoi fortë kamerën e tij në kraharor, lapsin në xhep dhe mori udhën aty ku zemra pushon me gjithë artin shekullor: bukurive të trevave shqiptare. 
      “Mos pritni t’ju vijnë njerëzit e ngjarjet, por shkoni tek ata!”-  thënie nga përvoja jetësore e njeriut që jeton me shqetësimet e kombit, me kënaqësitë e tij. Ai jo rrallë shqetësohet, revoltohet me të metat e shoqërisë kur janë pengesë në udhëtimin e dëshiruar për të cilin Rexhep Rifati punoi tërë jetën e tij.   

        “Rexhep Rifati mund të quhet kujtesa ose enciklopedia e gjallë  (por tejet diskrete!) e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe rrethanave që lidhen me të”, e tha miku ynë i madh Basil Schader. Zvicra u pasurua me emrin qytetarin e saj nga Kosova martire ashtu sikurse “Shqiptarët në Zvicër në 1001 pamje”, dhe më shumë. 

     Pesëdhjetë vjet udhëtim tokave arbëreshe, a nuk është kjo një histori e llojit të vet!  Në udhëtimet e tij u pasuruan emra të rinj nga fusha e gjuhësisë, publicistikës dhe kulturës shqiptare nga Atdheu dhe mërgata.  Fati e deshi që të jem pjesë e tri udhëtimeve të fundit javore. Në qenien time ishte kjo hapje horizonti të ri në njohjen e një pjese të kombit, arbëreshët, për të cilët nuk dinim sa duhet.  Por mbi të gjitha mësova mbi përkushtimin e Rexhës ndaj arbëreshëve, dashurinë e tij vëllazërore e flakëruar në gjakun arbëror. Përkushtimin i tij e takuam gjithandej, kudo: në takime, muze, biblioteka, shkolla e institucione të shumta të cilat organizuan pritje vëllazërore për grupin tonë.  

         I mirënjohuri At Antonio Belushi e tha: “Ju i dashur vëlla Rexhep Rifati, jeni Apostull i Arbëreshëve me plotë kuptimin e fjalës.  Jeni pjesë e jona, e gjakut arbëresh” .  

      Udhëtimi ynë i fundit shënonte gjysmë shekulli të rrugëtimit të kamerës profesionale të Rexhep Rifatit dhe ishte simbolikë e veçantë, por  edhe obligim respekti ndaj një pune me vlera kombëtare.   Kudo që shkonim katundeve arbëreshe Rexhën e njihnin, edhe barinjtë e njihnin me të cilët ndalej të kuvendonte, të fotografonte peizazhe në fushat e gjëra arbëreshe.

      Por, Rexhep Rifati nuk ndalet deri në përfundimin e librit kushtuar arbëreshëve   me të cilët u mishërua në jetën tij gjysmë shekulli. Përmbylljen e projektit mbi arbëreshët, e arrin simbolikisht  për ditëlindjen e tij festive, sot kur doli ekzemplari i parë me titull ARBËRESHËT.  Kjo vepër e punuar me kujdes në foto e shkrim, në shqip e italisht, është thesar për arbëreshët, kombin dhe literaturën globale.
      Me fjalët dhe zemrat e shokëve nga ekipi YT:
      Urime Ditëlindja e 80-të!
      Urime ditëlindja e veprës suaj ARBËRESHËT!  

Filed Under: Reportazh Tagged With: Hazir Mehmeti, Rexhep Rifati

LULJETA LLESHANAKU EDHE ME NJË ÇMIM NDËRKOMBËTAR

May 28, 2022 by s p

Juria e Çmimit Letrar të Poetit Evropian të Lirisë në Gdańsk, Polonisë, për herë të parë në historinë e këtij çmimi jep dy çmime të para me vlerë të njëjtë për edicionin 2020-2022, që janë: Luljeta Lleshanaku (Shqipëri) dhe Marianna Kiyanovska (Ukrainë).Leshanaku thotë se i kishte humbur besimi, pasi në garën e ngushtë ishin dy shkrimtare ukrainase. Juria për librin “Ujë dhe karbon” të Luljeta Lleshanakut, përkthyer nga Dorota Horodyska, u shpreh: se është një kryevepër, e plotë dhe përfundimtare. Tema e poezive të Lleshanakut është një përshkrim emocionues i gjetjes së lirisë në botën e skllavërisë ku ajo lindi dhe u rrit thekson juria.Ky çmim ka si lajtmotiv trajtimin e temës së lirisë për vlerat artistike. Lira politike individuale dhe shoqërore është e ndjeshme në vargjet e Luljeta Lleshanakut, e cila përmes argumentit të diktaturës , sjell edhe reflektimin mbi lirinë individuale.Çmimet për Luljeta Lleshanakun janë një mundësi për të komunikuar në gjuhë të tjera. Dhënia e çmimit Nobel vitet e fundit për poetë, ka çuar në promovimin e kësaj gjinie e cila po reduktohet ndjeshëm thekson poetja.Ndërkohë që Luljeta Lleshanku është lansuar si një prej emrave që mund të përfaqësojë Shqipërinë në garën e çmimit Nobel. Poetja nuk është në dijeni dhe i duket i largët.Ceremonia e marrjes së çmimit Evropian të Lirisë mbahet me 10 qershor së bashku me marrjen e trofeut do të prezantohet edhe libri i poetes shqiptare në polonisht.Në të njëjtën kohë, poetja është një erudite që në veprën e saj ndërthur përvoja të ndryshme, jo vetëm të sajat, që do të thotë se poezia e saj mund të arrijë lexuesit gjithkund. Ajo tingëllon si një kristal i pastër dhe i pa të metë.”Çmimi Letrar Evropian i Poetit të Lirisë i qytetit të Gdańsk jepet çdo dy vjet. Qëllimi i tij është të promovojë fenomene poetike që trajtojnë një nga temat më të rëndësishme bashkëkohore, lirinë, dhe që tregojnë një vlerë të lartë artistike. Në çdo botim, çmimi i jepet poetit dhe përkthyesit.(Hejza).

Filed Under: LETERSI Tagged With: Luljeta Lleshanaku

IBRAHIM KOLARI DHUROI 500 USD PËR 110 VJETORIN E VATRËS, AGIM ALIÇKAJ 200 USD

May 28, 2022 by s p

Me rastin e 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, vatranët fisnikë po japin donacionet e tyre si garanci ekonomike dhe patriotike për një organizim model të kremtimi të Darkës solemne dhe Konferencës Shkencore Ndërkombëtare. Së fundmi Ibrahim Kolari dhuroi 500 usd për 110 vjetorin e Vatrës dhe Agim Aliçkaj 200 usd. Më herët kanë dhuruar Kryetari i Këshillit të Vatrës Kolec Ndoja dhuroi 2.200 dollarë, Kryetari i Vatrës Elmi Berisha dhuroi 1 mijë dollarë, Nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj dhuroi 1 mijë dollarë, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj dhuroi 1 mijë dollarë, Anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj dhuroi 1 mijë dollarë, Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu dhuroi 500 dollarë, Presidenti i Nderit të Vatrës Agim Rexhaj 500 usd.Vatra fton të gjithë bizneset shqiptare dhe patriotët shqiptarë që ti bashkohen festës së Vatrës jo vetëm me prezencën e tyre, por edhe me fisnikërinë e tyre të dëshmuar me anë të donacioneve me këtë rast.Konferenca Shkencore Nderkombetare organizohet ditën e Dielë, 12 Qershor 2022, Ora 1: 00 PM, Adresa: “Illyria Community and Wellness Center at Jacobi Hospital -1400 Pelham Parkway South, Rotunda (Next to Building 4), Bronx, NY 10461,” (Salla e Amfiteatrit). Darka solemne do të organizohet ditën e Dielë, 12 Qershor 2022, Ora 7: 00 PM, Adresa: Villa Barone Manor, 737 Throggs Neck Expy, Bronx, NY 10465.Hyja për publikun për të marrë pjesë si dëgjues në Konferencën Shkencore Nderkombetare është falas.Pjesëmarrja në Darkën Solemne kushton 150 usd për person, me të gjitha të përfshira. Një tavolinë ka në përbërje 10-12 persona.Për çdo informacion personat përgjegjës të kontaktit janë: Besim Malota cel: 917 418 3392 dhe Anton Raja cel: 646 594 4747.

Filed Under: Opinion

Ambasador Chritopher Hayland dhe Kryetari i Vatrës Elmi Berisha u pritën në takim nga Dr. Sali Berisha

May 28, 2022 by s p

Miku i madh i kombit shqiptar Ambasador Chritopher Hayland dhe Kryetari i Vatrës Elmi Berisha u pritën në takim të.përzëmërt në Tiranë nga nga Dr. Sali Berisha. Në profilin e tij në FB Dr.Berisha shkruan: “Takim me mikun e shquar te kombit shqiptar, ambasadorin Chritopher Hayland dhe Presidentin e Vatres Elmi Berisha. Te dashur miq, dje pata kenaqesine te pres ne takim ambasadorin Christopher Hyland, presidentin e Shoqates Atdhetare Shqiptaro-Amerikane Vatra te shoqeruar ne Naim Dedushi i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Bote, Hazis Vardari, President i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne France, Kujtim Berisha biznesmen ne Zvicer. Ne takim une shpreha mirenjohjen me te thelle timen dhe te PD, Abasadorit Hayland mik i çmuar i kombit shqiptar per kontributin e tij historik ne lirine e Kosoves si dhe mirnjohje e thelle Zotit Elmi Berisha per kontributin e madh te Vatres ne Çeshtjen Shqiptare e mbeshtetjen e demokracise ne Shqiperi Falenderova perzemersish zotrinjte Naim Dedushi, Z Vardari dhe Kujtim Berishen per kontributin e tyre te çmuar.Takimi ishte i hapur dhe me mirekuptim te plote per ceshtjet e diskutuara” thuhet në shënimin e Dr.Berishës në profilin e tij zyrtar në FB.

Filed Under: Politike Tagged With: Chritopher Hayland, Elmi Berisha, Sali berisha

SHOQATA KRAJA FTON PATRIOTËT SHQIPTARË NË PIKNIKUN VJETOR

May 28, 2022 by s p

Shoqata Atdhetare Kraja fton patriotët shqiptarë në Piknikun Vjetor të organizuar nga Shoqata Kraja në New York. Pikniku tashmë është një traditë e Krajanve, kur mblidhemi vit për vit për të festuar traditën, kulturën dhe për promovimin e sportit si mënyrë e shëndetshme e jetesës. Në këtë Piknik Tradicional do të ketë ushqime tradicionale, gara sportive si dhe muzikë argëtuese, thuhet në njoftimin dhe ftesën zyrtare të Shoqatës Atdhetare Kraja.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Shoqata Kraja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2243
  • 2244
  • 2245
  • 2246
  • 2247
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT