• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Folklori, pasuri që duhet mbajtur gjallë

May 23, 2022 by s p

Nga Rita Kalaj Shkurtaj/

Nisma “Rron tradita në Malësi të Madhe” i bashkoi sërish bijtë dhe bijat e kësaj ane. Koncerti “Folklori, pasuri që duhet mbajtur gjallë” dhe panairi “Art dhe Zej” për të parën herë veshën Koplikun me petkun e traditës. Pas disa javë përgatitjesh, provash, diskutimesh e mbi të gjitha emocionesh që injektojnë shpirti i garës, nën moton “Rron tradita në Malësi të Madhe” u finalizua projekti “Folklori, pasuri që duhet mbajtur gjallë”, i ideuar nga Klubi Letrar i Gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik dhe i realizuar me një përkushtim tëpër të veçantë nga mësuesja udhëheqëse e këtij klubi znj. Merita Curri. Me iniciativën e këtij klubi u bë e mundur që sheshi i qytetit të Koplikut si kurrë më parë të shpaloste bindshëm për publikun kostumografi, traditë, folklor, kulturë e mbi të gjitha rijetësim të trashëgimisë kulturore ndër breza. Përkushtimi i tyre bëri të mundur mbarvajtjen e kësaj veprimtarie si dhe nxiti frymën e bashkëpunimit me Zyren Arsimore Malësi e Madhe dhe kordinimin me projektin gjithëpërfshirës të panairit “ART” dhe “ZEJE” të ndërmarrë me shkollat dhe gjimnazet e qarkut të Malësisë së Madhe. Falë këtij “Klubi”, veçanërisht mësuese Meritës u bë e mundur të ishin të pranishëm edhe mjaft këngëtarë e rapsodë si Jonuz Delaj e Pretash Nilaj, të cilët përformuan për gjeneratat e reja pjesë nga repertori i tyre i pasur folklorik, të shoqëruar edhe me tingujt e lahutës, instrumentit të identitetit tonë me gen malsor. Të dy këto veprimtari të sinkronizuara me njëra-tjetren sollën në ato pak orë shumë çka nga vlerat më të larta të trashëgimisë kulturore të Malësisisë së Madhe, ku veç publikut të gjërë morën pjesë edhe mjaft autoritete dhe drejtues institucionesh vendore, si dhe përfaqësues nga mediat lokale e kombëtare, të cilat i dhanë vëmëndjen e merituar kësaj ngjarje. Ajo që vlen të theksohet si mjaft e arrirë ishte materiali skenik, hartimi i të cilit ishte ilustruar me shprehi e magji fjalësh nga mësuese Merita Curri, e të interpretuara me mjaft profesionalizëm nga prezantuesi i mirënjohur nga Shkreli, Silvestër Durgaj dhe dy shoqërueset e tij, nxënëset Rigersa Hasmujaj dhe Ankita Delaj, të cilët me dhuntinë e zërit brilant dhe paraqitjen skenike, zgjuan emocione tepër të veçanta në zemrat e të pranishmëve. Një koncert i vërtetë i realizuar me nuancat e një festivali folklorik ku dominuan veshjet e krahinës ÇAKÇIR e XHUBLETA, në të cilin, secila nga shkollat pati mundësi të performonte një material skenik folklorik, që nga kënga majë krahu e deri tek instrumentalet, ku spikati djali 10 vjeçarë nga Thethi, Emanuel Suka, i cili interpretoi mjaft bukur me lahutën e tij për të pranishmit. Këngë, valle, elegji, ninulla, vaje, legjenda e log mejdani u pa të interpretohej nga nxënësit e Malësisë, çka bëri të frymonin edhe njëherë plot gjallnim rrënjët dhe degët e Malësisë për identitet. Në këtë koncert spikatën Gjimnazi i Koplikut me këngën e besës, elegjinë për rapsodët dhe dueli me shpata. Gjmnazi i Bajzës me legjendën e Shpellës së Frashnit. Shkolla e Gruemirës me legjenden e “Gruas s’mirë”, por nuk mbetën pas as shkollat e Hotit, Pjetroshanit, Tamarës etj, me paraqitjen e tyre dinjitoze. I gërshetuar edhe me projektin arsimor “Art” dhe “Zeje” një nismë e ndërmarrë nga Drejtoria Rajonale Arsimore e Veriut me qëndër në Lezhë dhe e shtrirë si një thirrje gjithëpërfshirëse në të gjithë juridiksionin e saj, bëri që të angazhohej edhe Zyra Arsimore Malësi e Madhe, e cila pati efekt mjaft frytdhënës në angazhimin e mësuesve dhe nxënësve të shkollave të Malësisë, të cilët në shenjë solidariteti për fëmijët e Ukrainës sollën për panairin e hapur produkte nga më të ndryshmet, të punuara me art e dashuri, që nga ushqimet me gatime tradicionale e deri tek punimet e zejtarisë, si një nga degët më të vjetra të ekonomisë në Malësi të Madhe. Punime druri, guri, metali, pëlhure, qëndistarie, lëkure etj, me qëllim shitjen dhe mbledhjen e fondeve të luftës në ndihmë të fëmijëve të Ukrainës. Ky panair i realizuar me kushte optimale u mundësua nga kujdesi i veçantë i përgjegjësit të monitorimit të kurrikulës pranë Zyrës Arsimore z. Ëngjëll Kalaj, i cili në këtë aktivitet kishte edhe rolin e kordinatorit mes këtij institucioni dhe shkollave, çka mundësoi edhe promovimin e këtyre produkteve në mënyrën më të mirë të mundshme me kushte bashkkohore. Falë këtyre organizatorëve gati modest, por pasionant për punën, si kurrë më parë Koplikun e pamë të pushtuar nga ngjyrat dhe veshjet tradicionale, të zbukuruar dhe shtruar me prodhimtari artizanale dhe të tejmbushur me malësorë të gëzuar që shijonin me ëndje gjithçka ofrohej në atë shesh të transformuar nga Rilindja Urbane, e cili mori formën e sofrës bujare që priti e pëcolli bijt e saj, me bukë e me zemër të bardhë.Në këtë aktivitet nuk mund të mungonte prezenca dhe bashkëpunimi me Shoqatën Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” e cila mundësoi një pjesë të madhe të fondit të veshjeve origjinale të Malësisë së Madhe, për të cilën si gjithmonë nuk munguan as falenderimet. Me urimet dhe gëzimin e mbarvajtjes së kësaj veprimtarie, organizatorët vullnetmirë mësuese Merita Curri dhe kordinatori Ëngjëll Kalaj, u kujdesen edhe për sistemimin e bazës materiale çka la të kuptohej se qytetaria dhe përgjegjsia është etikë dhe jo thjeshtë një detyrë. Populli thotë: “Kush punon mirë ka shumë për t’u mburrur” ndaj edhe puna e tyre foli me zë të lartë për këta njerëz modest e të pa lodhur.

Filed Under: Kulture Tagged With: RITA KALAJ SHKURTAJ

Sali Berisha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike

May 23, 2022 by s p

22 maj, 2022 – Ilirian Agolli – ZERI I AMERIKES

Në Shqipëri, mbështetësit e Grupit të Rithemelimit zgjodhën sot Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike.

Komisioni i zgjedhjeve bëri të ditur se zoti Berisha u zgjodh kryetar me 40 mijë e 820 vota, ose 93.45 për qind të votave.

Konkurrenti tjetër, Ibsen Elezi, mori 2 mijë e 532 vota ose 5.8 për qind e votave, ndërsa gjithsej në votime morën pjesë 43 mijë e 680 anëtarë të Partisë Demokratike.

Zoti Berisha e quajti rizgjedhjen dhe procesin si “mrekullia e vërtetë shqiptare në shekullin 21”. Në një fjalë të shkurtër pas publikimit të rezultateve zgjedhore, ai tha se “misioni është që të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meritoi pushtetin” dhe se “duhej bërë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet në këtë vend”.

Partia Demokratike dhe grupi i saj parlamentar janë ndarë në pro dhe kundër zotit Berisha, nga koha kur ai, dhe familja e tij, u shpallën nga Departamenti amerikan i Shtetit si persona të papërshtatshëm për të vizituar SHBA-të, për shkak të korrupsionit madhor dhe cënimit të demokracisë.

Zoti Berisha nisi atëherë një tur nëpër Shqipëri për të sqaruar qëndrimet e tij, të quajtur “Foltorja”, dhe brenda pak muajsh rimori kreun e Partisë Demokratike, së bashku me Grupin e Rithemelimit. Ish kryetari Lulzim Basha, që e përjashtoi atë nga partia, tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Përfaqësues të lartë të diplomacisë amerikane, që kanë vizituar Shqipërinë, janë shprehur se nuk do të kenë kontakte me zotin Berisha, as me Partinë Demokratike, nëse ai kthehet në krye të saj.

Një pjesë tjetër opozitare po përfaqësohet nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili po takohet rregullisht me diplomatët amerikanë dhe po negocion me socialistët e shumicës për presidentin e ri.

Të dyja palët nuk e njohin njëra tjetrën dhe një proces gjyqësor po vazhdon në Apel për të marrë përfaqësimin e Partisë Demokratike.

Nesër parlamenti zhvillon një raund të dytë për zgjedhjen e presidentit, i cili pritet të dështojë për mungesë kandidaturash.

Socialistët po bisedojnë me përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe janë shprehur se nuk do ta negociojnë zgjedhjen e presidentit të ri me persona të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara.

Filed Under: Analiza

Pritje spektakolare për Kryeministrin Albin Kurti në Vatër

May 21, 2022 by s p

Sokol Paja/

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i rezervoi një pritje spektakolare Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti. Përfaqësuesit më në zë e dinjitozë të komunitetit shqiptar në New York e shtetet përreth, vatranë, veprimtarë, media e të ftuar zhvilluan një takim mbresëlënës me Kryeministër Kurtin i cili u shpreh i mahnitur nga pritja madhështore në Vatër. Nën prezantimin e Dr. Pashko Camaj, kryetari i Vatrës Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes theksoi dhe shpalosi rolin e Vatrës në histori dhe proceset ku Vatra ka pasur një ndihmesë përcaktuese në formimin, ruajtjen dhe forcimin e themeleve të shtetit shqiptar. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shoqërohej në Vatër nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, Ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli, Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Luan Dalipi, Konsulli i Kosovës në New York Lulzim Krasniqi dhe ekipi i diplomatëve e stafit mbështetës. Në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Vatër, Kryeministri Albin Kurti ndër të tjera tha: ” Këtu është shtëpia ku u vu harta e rrugës që hapi rilindasi i madh, më i riu prej tyre Noli bashkë me Faik Konicën i ndihmuar nga patriot bashkë me të gjitha organizatat e shqiptarëve që veprojnë këtu. Tani e 110 vjet, Vatra juaj, Vatra jonë, e paraprirë nga Dielli e Kombi i dhanë shqiptarëve këtu e veçanërisht në trevat e tyre, vrullin dhe organizimin për liri deri në pavarësi. E njëjta, si rrallë ndonjë organizim tjetër, jehon ende nga arritjet madhështore që janë mbrritur nga ky organizim. Këtë e kemi edhe 113 vjetorin e Diellit, gazetës tonë më të parë, si në ditar e kemi të shkruar të gjithë historinë politike të para pavarësisë së 12_tës, organizimin deri tek arka e shtetit të ri. Veçanërisht në 10 deri 15 vitet e para të krijimit të shtetit shqiptarë, Vatra e shpëtoi, e ndërtoi dhe anëtarësoi shtetin e ri të kërcënuar ngado, mes kombeve si të barabarta, dhe ja siguroi mbështetjen më të lartë ndonjëherë deri në atë kohë, për të drejtën për vetëvendosje të kombit shqiptar. Vatra është në themel të deklarates monumentale të presidentit amerikan Woodrow Wilson, e miqësoi përjetësisht Shqiptarinë e Amerikën dhe e vendosi në nivelin më të lartë cilësinë e kësaj marrëdhënie falë dijes, patriotizmit ekselent, ndershmërisë dhe këmbënguljes së pathyeshme përballë drejtuesve politik e përfaqësueve diplomatikë. Sot Republika e Pavarur e Kosovës e ka pak a shumë moshën e Shqipërisë së asaj kohe. Në arkivin tuaj të vyer dallohet më së miri se çka do të thotë organizimi i këtij lloji dhe ndihma rrëzëllonjëse për ta forcuar Shqiperinë ndërkombtarisht. Sot në këtë vit jubilar të 110 vjetorit të Vatrës, kushdo prej nesh, kudo që ndodhet, ja uron ditën e themelimit dhe jetë të gjatë sa të jetë kombi, për hir të historisë, për hir të nëvojave të mëdha për organizim dhe bashkërendim, për hir të shqiptarëve dhe veçanërisht për hir të Kosovës aktualisht. Natyrshëm jo vetëm unë por kushdo që e njeh veprimtarinë, shpreson dhe beson në forcën, aftësinë e bujarinë tuaj vatranë të nderuar” tha ndër të tjera Kryeministri Kurti. Nën kujdesin e posaçëm të Kryetarit Elmi Berisha, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 110 vjetorit të krijimit të saj nderoi me Mirënjohje Kryeministrin Albin Kurti me motivacion: “Për përfaqësimin dinjitoz shtetëror e kombëtar, për punën e shkëlqyer, kontributin e reformat e thella në shtetin e Kosovës, në ndërtimin e një imazhi të bukur e të fortë, forcimin e jetës pluraliste e Institucionale, Sigurisë Kombëtare dhe Promovimin e Integrimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”. Kryeministri Kurti zhvilloi një bashkëbisedim intensiv dhe shumë interaktiv me komunitetin ku u vu theksi te zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, zbatimi i ligjit dhe forcimi i miqësisë me Amerikën. Vatra i shpreh mirënjohjen e veçantë Kryeministrit Kurti për respektin e treguar dhe seriozitetin e një vizite ndër më të suksesshmet në dekadën e fundit në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, elmi bersha, Sokol Paja, Vatra

ALBANOLOGU KROAT MILAN VON SUFFLAY SIPAS DOKUMENTEVE MË TË REJA NGA ARKIVI SHTETËROR HISTORIK I DUBROVNIKUT

May 21, 2022 by s p

Dokument me të dhëna të sakta për dokumentet që ka përshkruar Sufflay (1)
Faksimile nga dokumenti origjinal për punën 23 ditore të dr. Milan von Sufflay-t, në Dubrovnik (1)
Fragment nga procesverbali mbi regjistrimin e “Dosjes” Sufflay (1)
Raport pune me të dhëna personale dhe përgatitjen e tij profesionale (1)

Informacione të reja për ditët e fundit të jetës së Milan Suffay-t dhe njëkohësisht saktësohen hamensesimet dhe thashethemet për vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” për të cilën edhe sot e kësaj dite studiues, albanolog e historian që nuk janë kompenten dhe fare serioz, pohojnë se ishte gati për botim, që në fakt, kjo gjë nuk është e vërtetë. – Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, duke marrë numrin minimal të faqeve që ka një vëllim 462 dhe numrin e vëllimeve të studiuar 79 sosh, atëherë del se Sufflay ka studiuar 36.498 faqe dorëshkrimesh origjinale gjatë qëndrimit në Dubrovnik.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies – Budapest/

Albanologu dhe medievisti kroat Milan Sufflay kërkime dhe hulumtime shkencore për mesjetën shqiptare në arkiva dhe biblioteka korate e europiane kishte bërë mjaft pak, po në anën tjetër boton vepra kapitale me lëndë burimologjike arkivore të panjohur fare deri atëherë ose e njohur fare pak. Një gjë e tillë është e kuptueshme për dy arsye: a) kishte bashkëpunëtor studiuesit e njohur ndërkombëtar Konstantin Jireçek dhe Ludevit Tallocin të cilët i vunë në dispozicion gjithë punën e tyre kërkimore shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme evropiane e kroate, dhe i mundësuan kontakte dhe njohje të reja me personalitete të njohura të kohës, të cilët me porosi dhe për llogari të Suffaly-t bënë përshkrimin e dokumenteve  dhe b) shteti i shqiptar i asaj kohe e mbështeti financiarisht duke i mundësuar mbledhjen e burimeve, nxjerrjen e tyre, përshkrimin dhe në disa raste edhe blerjen e tyre.

Kërkimet dhe hulumtimet e para sistematike arkivore Sufflay i bën me rastin e sistematizimit, mbledhjes dhe përshkrimit të dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus,” (Diplomatičkom zborniku Kraljevine Hrvatske, Dalmacije i Slavonije 1101-1399) të T. Smiçiklasit. Njëherësh këtu lindën edhe kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe fare të pa hulumtuar që i takonte Shqipërisë.

Rasti i dytë i kërkimeve shkencore në qytetet e bregdetit dalmatinas, jashtëzakonisht të pasura me burime dhe dokumente për mesjetën shqiptare, Sufflay e bën në vitin 1931. Ky rast, për fat të mirë tonin është i dokumentuar dhe hedh dritë për ditët e fundit të jetës së Milan Suffay-t dhe njëkohësisht saktëson hamendjen për vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” për të cilën edhe sot e kësaj dite studiues, albanolog e historian pohojnë se ishte gati për botim, që në fakt, kjo gjë nuk është e vërtetë. Kjo më së miri dëshmohet nga puna që Sufflay bërë në fillim të vitit 1931 me rastin e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut, nga ku po botojmë kësaj radhe një pjesë të dokumenteve që disponojmë dhe që kanë të bëjnë me pohimet tona.

Çfarë përmban “dosja” Sufflay nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut?

Është praktikë e zakonshme që në arkivat me emër dhe traditë të gjatë, të mbahet “dosje” e veçantë për studiuesin që bën kërkime në arkiv. Një gjë të tillë e ka praktikuar prej vitesh edhe Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut, që për fat të mirë tonin, ka mbajtur një dosje shumë të detajuar për punën e albanologut dhe medievistit kroat me origjinë gjermane /jo hebreje siq poheojnë disa “studiues e biograf” të tij/ Milan von Sufflay.

Dosja është e ruajtur në tërësi dhe në të gjenden dokumente që nga kërkesa e Sufflay-t për të filluar kërkimet me 9 janar të vitit 1931 deri te largimi i tij nga Dubrovniku dhe përfundimi i kërkimeve shkencore më 11 shkurt 1931, shënimet e sakta të fondeve, vëllimeve dhe dokumenteve të shfrytëzuar, të dhëna për përshkrimin e dokumenteve si nga vetë Sufflay ashtu edhe nga scribes-it (përshkruesit), orarin e saktë të punës në arkiv, përkatësisht kohën e fillimit dhe mbarimit të punës kërkimore dhe bilancin javor të punës kërkimore etj, etj.

Nga shfletimi i kujdesshëm i “dosjes” Sufflay, vërehet se ai për herë të parë punon në këtë arkiv, sepse po të kishte punuar më parë, “dosja” do ishte vazhdim i asaj të mëparshmes.

Në fillim është kërkesa që mban datën 9 janar 1931 (shih faksimilen që botojmë dhe përkthimin në gjuhën shqipe) ku Sufflay shprehimisht pohon “se dëshiron të punojë në Arkivin tuaj” pra në Dubronvik dhe atë “për një kohë të gjatë” ku saktëson qëllimin e studimit që për ne ka shumë rëndësi “të studioj aktet (dokumentet m.a.) që kanë të bëjnë me shekullin e XV dhe atë me historinë e Shqipërisë” për të vazhduar pastaj me pjesën më një pohim shumë domethënës se “e gjithë puna kërkimore ka për t’u botuar në vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis Illustrantia”. Pra, Milan von Sufflay, po punonte përkatësisht bënte kërkime shkencore, mblidhte lëndën arkivore dokumentare për përgatitjen e vëllimit të tretë të “Acta Albniae…” e cila ende nuk ishte përgatitur, por ishte në fazën përgatitore. Natyrisht se të gjitha pohimet e deritanishme se vëllimin e tretë të “Acta Albaniae” që ishte i gatshëm për botim e kanë rrëmbyer polica ose ai është zhdukur pa gjurmë etj, bien në ujë dhe nuk qëndrojnë.

Ky dokument përfundimisht saktëson edhe pohimin tonë, kur ne gjetëm në AQSH në Tiranë, një pjesë të “Regestit Sufflay” ku ai kishte shënuar dokumentet që mendonte të botonte në vëllimin e tretë, por që mungonin të dhënat për Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut.

Dokumentet nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut saktësojnë kohën e qëndrimit të Sufflay-t në Shqipëri dhe itinerarin e udhëtimit

            Sipas dokumenteve nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut Milan von Sufflay kishte udhëtuar për Shqipëri me datën 10 janar pasdreke. Atje kishte qëndruar deri më 19 janar të vitit 1931. Pra kishte qëndruar gjithsej 9 ditë. Deri me tani, është shkruar e pohuar në mënyrë të gabuar se Sufflay ka qëndruar në Shqipëri nga 5 deri në 7 ditë.

            Më 20 janar, pra të nesërmen e kthimit nga Shqipëria, Sufflay paraqitet në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut për të vazhduar punën kërkimore-shkencore. Kërkimet dhe hulumtimet e tija i vazhdon sipas planit të paraqitur më parë në drejtori të Arkivit dhe kërkesës me shkrim. Punon intensivisht gjatë tërë orarit të mundshëm ditor si duke studiuar dokumente ashtu edhe duke përshkruar një pjesë të tyre. Për punën e tij, fondet dhe vëllimet e konsultuara të shikohen dokumentet që po botojmë kësaj radhe si faksimile, ku shihet me saktësi çfarë ka studiuar, kur dhe për sa kohë. Si kuriozitet duhet thënë se asnjëri nga vëllimet të cilat Milan von Sufflay i ka konsultuar-studiuar gjatë qëndrimit të tij në Dubrovnik në janar dhe shkurt të vitit 1931, nuk ka më pak se 231 fletë, përkatësisht 462 faqe. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, duke marrë numrin minimal të faqeve që ka një vëllim 462 dhe numrin e vëllimeve të studiuar 79 sosh, atëherë del se Sufflay ka studiuar 36.498 faqe dorëshkrimesh origjinale, përkatësisht nga 1587 faqe në ditë, numër jashtëzakonisht i lartë ky për t’u përballuar.

Çfarë sasie dokumentesh përshkroi Sufflay në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut për 19 ditë të qëndrimit atje?

Dr. Sufflay në vend, pra në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut ka përshkruar dokumente fillimisht vetëm një ditë dhe atë 9 janari 1931, para se të udhëtonte për Shqipëri dhe ka vazhduar pasiqë kthehet nga Shqipëria me 20 janar të vitti 1931 në mënyrë të pandërprerë deri më 11 shkurt 1931. Sufflay ka punuar vetë personalisht me dokumente nga njëmbëdhjetë vëllime, përkatësisht 48 dokumente ose 179 faqe për periudhën kohore 1407-1419 (shih faksimilen e dokumentit nr. 4, ndërsa pjesën tjetër e kanë përshkruar kopjuesit (scribes) të cilët ishin paguar nga ana e dr. Sufflay-t për këtë punë dhe atë pesëdhjetë e tetë vëllime, përkatësisht 329 dokumente ose 1.194 faqe. Përshkrimet që kishte bërë vetë Sufflay me rastin e largimit i merr me vete, ndërsa përshkrimet e dokumenteve nga ana e scribes-ve edhe sot e kësaj dite ruhen në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut. Ne i kemi konsultuar në vend dokumentet e përshkruara nga scribes duke i krahasuar me origjinalet dhe janë pa gabime fare. Siç vërehet, Sufflay vetë dhe me scribes kishin përshkruar dokumente nga gjashtëdhjetë e nëntë vëllime /69/, dhe atë 377 dokumente ose 1.373 faqe.

Të gjitha dokumentet e përshkruara kanë të bëjnë me mesjetën shqiptare, përkatësisht janë vazhdimësi logjike dhe profesionale e dy vëllimeve të botuara në vitin 1913 dhe 1918 nga vetë Sufflay.

Cili ishte itinerari i kthimit të Sufflay-t nga Shqipëria

            Me rastin e botimit të një pjesë të letërkëmbimit të dr. Milan von Sufflay, ne kemi shkruar se Sufflay u kthye menjëherë nga Shqipëria në Zagreb! Kemi pohuar kështu duke u mbështetur në literaturën e botuar dhe dokumentet që ne njihnim deri në atë kohë. Ky pohim, tani na rezulton të jetë i gabuar.

            Siç shikuam edhe më lartë, Sufflay me t’u kthyer nga Shqipëria, vazhdon edhe për 23 ditë qëndrimin e tij në Dubrovnik, i vendosur në Hotel dela Villa [Shih faksimilen e dokumentit nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut që po botojmë]. Nga Arkiva e Dubrovnikut Sufflay largohet me 11 shkurt të vitit 1931. Pra, 4 ditë të tjera ai ka bërë kërkime shkencore në Arkivin e Jezuitëve në Dubrovnik dhe në Bibliotekën “Male Braće” (Françeskane, urdhërit minorit) po në Dubrovnik. Për fat, në të dy institutcionet na janë ruajtur shënimet e sakta për burimet, dorëshkrrimet dhe literatrurën tjetër që ka shfryrëzuar Sufflay atje. E gjithë puna hulumtuese në këto dy institucione kishte të bënte po më vëllimin e tretë të “Acta Albaniae.”

            Është e vërtet se Sufflay largohet nga Dubrovniku, por nuk kthehet në Zagreb menjëherë. Ai, për 2 ditë qëndron në Zarë duke vazhduar edhe atje kërkimet shkencore në  Arkivi Shtetëror Historik të Zarës.  Nga Zara për në Zagreb largohet mëngjesin e 17 shkurtit. Sikur në Dubrovnik, edhe në Zarë janë ruajtur dokumentet të cilat tregojnë për kërkimet e tija shkencore, të cilat ishin vijim i disa qëndrimeve të mëhershme të Sufflay-t në këtë arkiv në fund të shekullit XIX dhe fillim shekullin e XX, kur ai po bënte kërkime shkencore dhe mblidhte dokumente për “Codex Diplomaticus,” (Diplomatičkom zborniku Kraljevine Hrvatske, Dalmacije i Slavonije 1101-1399) të T. Smiçiklasit.

            Përfundimisht Sufflay kthehet në Zagreb me datë 17 shkurt pasdreke vonë, ku me 18 shkurt në darkë goditet për vdekje nga agjentët e policisë sekrete jugosllave para shkallës së tij në Dalmatinska 6 dhe një ditë më vonë, më 19 shkurt ai vdes në spitalin Rebro të Zagrebit, ku varroset në varresat e Mirogojt.

PËRKTHIMI I DOKUMENTEVE ORIGJINALE NGA KROATISHTJA NË SHQIP

Prof. Šufflay, nr. 1; 22/31

Drejtorisë së Arkivit të Shtetit në Dubrovnik

I nënshkruari lajmërohet se dëshiron të punojë në Arkivin tuaj shumë të nderuar për një kohë të gjatë dhe të studioj aktet (dokumentet m.a.) që kanë të bëjnë me shekullin e XV dhe atë me historinë e Shqipërisë.

            E gjithë puna kërkimore ka për t’u botuar në vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis Illustrantia”.

Në Dubrovnik më 9 janar 1931

Dr. Milan Sufflay

Profesor universitar në pension

D.[osja] a.[arkivore] nr. 22/31

Pranuar më 9 janar 1931

Lejoj [mundësohet m.a.]

Zotëri Petroviq, duhet të hap ditarin e punës

Dubrovnik 9 janar 1931

_________. 1931. I vrarë në Zagreb. Nuk vlen më!

31 dhjetor 1931. E regjistruar në D.[osjen] a.[arkivore] nr. 746/31

Firma e drejtorit

[Branimir Truhelka, m.a.]

/Dr. Branimir Truhelka, drejtor shumëvjeçar në Arkivi Shtetëror Historik të Dubrovnikut, ishte i biri i albanologut tjetër të njohur dr. Qiro Truhelkës, i cili pos që botoi “Arnautske Priće” – (Tregime shqiptare, m.a.), la edhe shumë dorëshkrime të pabotuara të cilat janë mjaft me interes për albanologjinë sepse si lëndë burimore janë mbledhur në teren, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë që nga viti 1890 e në vijim. Edhe vetë Branimir Truhelka është marrë me studime të mesjetës shqiptare, përkatësisht ka botuar lëndë arkivore nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut. Gjatë gjithë kohës ai e ndihmon Sufflay-n duke i mundësuar të konsultoj disa herë më shumë vëllime me dokumente gjatë ditës se sa është e lejuar dhe duke i siguruar scribes profesional me çmim të arsyeshëm/.

*****

Arkiva Shtetërore në Dubrovnik

Nr. 22/31

Raport (shiqim, m.a.) pune

Zotëri: Dr. Milan Sufflay

Përgatitja profesionale: Profesor Universiteti në pension [jashtë shërbimit, m.a.]

Adresa në Dubrovnik: Hotel della Villa

Adresa e përhershme: Zagreb

Nënshtetësia: Jugoslav

E hapur: 9 janar 1931

E mbyllur: 11 shkurt 1931

*****

I.

9 janar 1931: nga ora 10.45 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Lib. Reformationum nr. 33

                        Div. Cancellarie nr. 37

                        Lett. e Comm. di Levante nr. 4

10 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Lib. Reformationum nr. 33

                        Div. Cancell. nr. 37

                        Lett. e Comm. di Levante nr. 4

Në javën e dytë të janarit ka punuar gjithsej gjashtë orë e pesëmbëdhjetë minuta duke lexuar [studiuar, m.a.]:        a) Lib. Reformationum nr. 33

b) Div. Cancellarie nr. 37

                                                c) Lett. e Comm. di Levante nr. 4

II.

20 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Lettere e Commissioni di Levante nr. 5 e nr. 7

21 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Lett. e Comm. di Levante nr. 7

                        Lib. Reform. nr. 34

22 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Lib. Reform. nr. 34

                        Div. Cancell. nr. 37

                        Cons. Rogat. nr. 1

                        Cons. Minus. nr. 1

Lett. e Comm. di Levante nr. 6 e 16

23 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Div. Cancell. nr. 38 e 40

                        Testam. Not. nr. 9, 10 e 11

Lett. e Comm. di Levante nr. 32

24 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12

                        Cons. Rogat. nr. 2

                        Cons. Minus. nr. 2

Div. Cancell. nr. 41

24 janar 1931: nga ora 8 e 45 minuta deri në orën 12

                        Cons. Maius. nr. 2 e 3

                        Cons. Minus. nr. 3 e 4

                        Cons. Rogat. nr. 3 e 4

Në javën e tretë të janarit ka punuar gjithsej njëzet e gjashtë orë e pesëmbëdhjetë minuta duke lexuar [studiuar, m.a.]:

  1. Lettere e Commissioni di Lev. nr. 5, 6, 7, 16, 32
  2. Lib. Reform. nr. 34
  3. Div. Cancell. nr. 38, 39, 40 e 41
  4. Cons. Rogat. nr. 1, 2, 3
  5. Cons. Minus nr. 1, 2, 3
  6. Cons. Maius nr. 1, 2
  7. Testam. Not. nr. 9, 10 e 11.

III.

26 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Lett. e Comm. di Lev. nr. 8, 9 e 10

                        Cons. Maius nr. 4

28 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Lett. e Comm. di Lev. nr. 8, 9, 10 e 11

                        Cons. Maius nr. 4

28 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Cons. Rogatorum nr. 4, 5 e 6

30 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Cons. Maius nr. 5, 6 e 7

                        Cons. Minus nr. 6, 7 e 8

                        Cons. Rogat. 7 e 8

31 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 13 e tridhjet minuta dhe nga ora 16 deri 18

                        Lett. di Levante nr. 12

Nga 26 deri më 31 janar ka punuar gjithsej njëzet e katër orë e tridhjetë minuta duke lexuar [studiuar, m.a.]:         a) Cons. Maius nr. 4, 5, 6 e 7

                                                b) Cons. Minus nr. 6, 7 e 8

c) Cons. Rogat. 4, 5, 6, 7 e 8

d) Lett. e Comm. di Levante nr. 8, 9, 10, 11 e 12

Gjatë tërë janarit të vitit 1931 ka punuar gjithsej pesëdhjet e shtatë orë duke lexuar [studiuar, m.a.]:           a) Lib. Reformationum nr. 33, 34

                                    b) Diversa Canc. 37, 38, 39, 40 e 41

                                    c) Lett. e Comm. di Levante nr. 4-12 dhe 16, 32

                                    d) Cons. Rogatorum 1-8

                                    e) Cons. Maius nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 e 7

                                    f) Cons. Minus nr. 1, 2, 3, 6, 7 e 8

                                    g) Testam. Not. 9, 10 e 11

IV.

1 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12

                        Cons. Minus nr. 10, 11 e 12

                        Cons Rogat. nr. 10 e 11

2 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Cons, Rogat. nr. 12

                        Div. Canc. nr. 42, 45 e 46

                        Lettere di Levante nr. 13, 14 e 15

4 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Diversa Cancell. nr. 47, 48, 50, 51, 59           

5 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Div. Canc. nr. 49, 52 e 53

                        Lamenta di foris nr. 5, 7, 10, 16, 18, 21

6 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18

                        Lib. Maleficiis nr. 8 (1437-38)

                        Testamenta Not. 12, 13 e 14

7 shkurt 1931:  nga ora 9 deri në orën 13 e tridhjetë minuta

                        Diversa Notariae nr. 13, 14, 21 e 22

Në javën e parë të shkurtit ka punuar gjithsej njëzetë e shtatë orë e tridhjetë minuta duke lexuar [studiuar, m.a.]:    a) Cons. Minus nr. 10, 11 e 12

                                                c) Diversa Cancell. nr. 42, 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52,                                                       53 e 59

                                                f) Lib. de Maleficiis nr. 8 (1437-38)

                                                g) Testamenta Notariae nr. 12, 13 e 14

                                                d) Lett. e Comm. di Levante nr. 13, 14 e 15

                                                h) Diversa Notariae nr. 13, 14, 21, 22.

                                                e) Lamente de foris nr. 5, 7, 10, 16, 18, 21

                                                b) Cons. Rogat. nr. 9, 10, 11 e 12

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

UKRAINA 2022 : Fushë  beteje në  mes dy qytetnimesh : Demokraci liberale Europiane versus  Autokraci tradicionale Ruse

May 21, 2022 by s p

Sami Repishti, PhD/

(“Politika ruse ashtë e pandryshueshme: metodat, taktikat, manovrimet; mund të ndryshojnë, por Poli I Veriut i politikes ruse – me sundue botën- ashtë nji yll që nuk ndryshon. Ka vetëm nji mënyrë me trajtue nji shtet të fuqishëm si Rusia, dhe kjo mënyrë ashtë ballafaqimi pa frikë”.( Karl Marx. Korrespondent në London i gazetës së vjetër The New York Daily Tribune, 10 Maj 1872, f. 43}

    “… Ka shenja se Kremlini po përgatitet për nji betejë të gjatë, të cilen (Rusia) e shikon si nji “luftë me Perëndimin”. (Në nji koment në vitin 2018, në të cilin Z. Putin bante shaka se do të shkaktonte nji katastrofë bërthamore globale deklaroi se “….ç’farë kuptimi do të kishte nji botë pa Rusinë?” (sic!) Marrë nga Financial Times.( Panorama 26 Prill 2022)

Ridgefield, Ct.- Me 24 Shkurt 2022, Forcat e Armatosuna të Federatës Ruse sulmuen ushtarakisht Republiken e Ukrainës! Paqa në Europë u thye! “Çdo gjë ka ndryshuar në Europë, në rajonin euro-atlantik. Ky eshtë thjesht momenti I duhur kur mund të bisedojmë haptazi! (Analena Boerbok, MPJ e Gjermanisë)

     Me paramendim dhe pa deklarim zyrtar lufte, pa nji marrëveshje të maparëshme Presidenti rus Vladimir Putin theu paqen e vazhdueshme të shteteve të Europës që mbretnoi mbi atë kontinent që nga data 9 maj 1945, e njohun si Dita e Europës (Europe Day). Rusia filloi kështu nji konflikt me nji sulm banditesk ushtarak kundër nji shteti të lirë, të pavarun e demokratik vetëm për ambicie zgjanimi territorial, në shkelje të paturpëshme të të gjitha dispozitave të së drejts nderkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë. Rusia e quejti “nji operacion special ushtarak”(sic!)

     Falë heroizmit spartan të treguem nga populli ukrainas, lufta e pabarabartë në mes dy shteteve vazhdon edhe sot me humbje të mëdha të popullsisë dhe të vlerave materiale për shtetin viktimë-Ukrainën. Akti agresiv shkaktoi reagimin e menjiherëshëm të NATO-s organizatës difensive të Åtlantikut të Veriut. Nën udhëheqjen amerikane Europa siguroi mjete dhe materiale të konsiderueshme në paisjen e Ukrainës, nji provë solidariteti e pa shembull në historinë moderne të kontinentit. Lufta në Ukrainë mori randësinë e luftës per shpëtimin e demokracisë!

    Pse Ukrainën? Anna Reid, autore, në mes tjerave, edhe të “Historia e Ukrainës”pershkruen Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “si nji kalorës që lufton historinë”(FA May/June 2022). Me 21 shkurt 2022 Putin mbajti nji fjalim me egërsi dhe përsërti të gjitha “krimet” që Perëndimi kishte ba kundër Rusisë. “Ukraina, tha Putin, nuk ashtë thjesht nji fqinj për ne. Ukraina ashtë pjesë e pandryshueshme e historisë sonë, kulturës dhe spiritualitetit tonë. Kufinjtë e Ukrainës nuk kanë kuptim tjetër veçse me përcaktue ish administratën e së kaluemes si krahinë e Bashkimit Sovietik, e krijueme krejtësisht nga Rusia”.

    Në korrik 2021, Kremlini botoi nji esej prej 7.000 fjalësh nen drejtimin e V.Putin, me titull: “Mbi unitettin historik të Rusisë dhe Ukrainës” ku tregohej nji histori e njI fati të përbashkët. Ndamja në mes të Rusisë dhe Ukrainës ashtë prodhim i veprimeve të Fuqive Perëndimore.” Ai shkruente:”…ndryshimi me forcë i identitetit ashtë i njejtë … me përdorimin e armëve atomike të shkatërrimit masiv kundër nesh”. “Nesh” për V. Putin don të thotë “Ukrainës”…pjesë e Rusisë, me që ukrainasit nuk ekzistojnë….”(sic!)

     Për ma tepër, Ukraina portretizohet si ”shtet I falimentuem”. Në nji intervistë me strategun putinist Vladislav Surkov, ai foli edhe ma hapët: “Metoda e vetme me provue historinë e Ukrainës si frytëdhanëse ashtë marrëdhanja vëllaznore e detyrueme me dhunë” (coercive fraternal relations). Sot, e gjithë bota e qytetnueme ashtë dëshmitare për kuptimin e nji shprehje të këtill. “V.Putin perdorë forcen dhe censuren totalitare në nji përpjekje të pa kuptim me afrue realitetin me mitologjinë ruse”. (f.55)

   Ukraina e konceptueme si “njI vend i mundun nga gjeografia politike “ u desht të kalonte nga stina e urisë staliniane në grushtin e shtypjes hitleriane: miljona ukrainas vdiqën nga uria e imponueme nga Stalini (1927-29) dhe në luftën kundër Hitlerit (1941-43).

    Nji trajtim i këtill i Ukrainës nuk e pengoi V.Putinin që me 25 shkurt 2022 të bajë thirrje ushtrisë ukrainase me përmbysë qeverinë e “drogistëve” dhe të “neo-nazistëve të “qeverisë në Kiev”. Rezutatet e politikës putiniste përfunduen në bashkimin e popullit të Ukrainës në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor të qytetarëve. Sentimenti I pavarësisë u ba universal mbas agresionit rus të 24 shkurtit 2022 në nji luftë për ekzistencë që nuk duket se do të përfundojë shpejt, fatkeqsisht!. Historia e Ukrainës jep sot nji mësim që nuk harrohet për Presidentin Putin!  

     Lufta ka marrë tashti karakterin e nji ballafaqimi në mes dy rregjimeve kundërshtarë: demokracinë liberale perëndimore nga njena anë, dhe autokracinë agresive të Rusisë nga ana tjetër. Ka mundësi që nji rreshtim i këtill të jetë edhe ballafaqimi i fundit me nji shtet totalitar si Rusia sot, thyemja ose tranformimi i Rusisë në nji shtet demokratik dhe plotësimi i ndertimit të nji Europe të plotë, të lirë, demokratike dhe paqësore. Ashtu si me shpërbamjen e ish-Bashkimit Sovietik, 1989,  u ba i mundshëm kalimi i nji periudhe të caktueme të historisë së mbasluftës, dhe për shumë vrojtues edhe fundi i historisë si e tillë, pikën e fundit të evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe fitoren e universalizmit, formës së rregjimit përfundimtar: demokraci liberale, perëndimore, paqësore e sundim i ilgjit.

      Në nji analizë mjeshtrore të situatës, korrespondenti I The New York Times në Paris, Roger Cohen, me daten 8 Maj 2022  shkruen në mes tjerash mbi dallimin në mes të vlerave të heroizmit patriotik ukrainas versus dekadencës morale të nji Rusie autokratike që ashtë konteksti i mendimit të Z. Putin. Çdo gja ashtë e zezë në portretizimin e Perëndimit, në fantazinë e tij, që Perëndimoret kanë organizue nji rregjim “nazist” ne Kiev (sic!). Fantazi e smurë dhe e rrezikëshme!

    Nderkaq  Presidenti I Francës.Emanuel Macron udhëton për Berlin me festue 75 vjetorin e 9 Majit si dita e Europës (Europe Day) dhe mbron idenë se Bashkimi Europian ashtë diçka ma shumë se “ekonomia” dhe  se Europa ashtë e prirun me u transformue në nji sistem federal, ma e fortë, nji fuqi botënore e 27 shteteve me nji popullsi prej afer 450 miljonë qytetarësh të lirë, e në kundërshtim me nji shoqëni të militarizueme; me u transformue në nji shoqëni shtetesh që celebrojnë fitoren e cila  nuk lejon nji diktator me sundue me ligjë të urdhnueme nga ai vetë. Në Rusi, sot mbahet ceremonia e Luftës së Madhe Patriotike me theks në forcën ushtarake, në Europë theksohet imperativi kategorik për paqen, sepse “rreziku i nji konflagracioni ekziston”: Grozny, Aleppo, Mariupol janë këtu me dëshmue. 

    Në Europë përbuzet filozofia staliniane që predikon “forcen ushtarake si mjet efektiv me ndryshue gjeopolitiken e botës reale” nji pohim tronditës. “Për komunitetin edhe vdekja ashtë e bukur” thotë nji proverb rus, por për individin e lirë europian vdekja ashtë asgjasimi i pareparueshëm i jetës.  Nuk ka gja ma të shtrenjtë se nji jetë njerëzore e lirë dhe me dinjitet!

     Haptazi, koncepti rus për Europen ashtë nji lexim i gabueshëm I fakteve, arsyetimit dhe zotimeve të marruna për integrim, dhe jo vetëm ndjekja  e prosperitetit ekonomik që sherben për sigurimin e paqës. Në librat sovietike të historisë ruse për shkollat e mesme kam lexue këte percaktim:”Roma dhe Bizanti janë  shue; Moska ashtë Roma e tretë, dhe nuk do të ketë kurrë nji Romë të katërt”. Ky ashtë vrapimi mbas “lavdisë” që siguron ‘perandoria’ pa llogaritë marrëzinë e aktit dhe çmimin që kerkon….! Reichu i tretë nazist ashtë mësimi ma i mirë!

      9 Mars 1950! pioneri Robert Schuman, MPJ të Francës deklaroi formimin e paktit “charbon-acier” me qellim që të bahen të pamunduna konfliktet franko-gjermane dhe të eliminohet rreziku i vetëvrasjeve të përsëritëshme të dy vendeve. Berthama e Bashkimit Europian u hodh në tokën e plleshme por të gjakosun të popullsisë europiane. Nderkaq, në Moskë theksohej: “Populii i jonë (rus) ka qenë i vetmuem, i vetmuem në kohë të vështira, heroik në rrugën e sakrificës për  fitore! “(Putin) Elozhe për ‘luftën’. 

     Nji pohim pa asnji bazë! “Mbrenda mendjes së Z.Putin ashtë shumë  përbuzëse ideja se ‘shkembimet tregëtare’ sjellin paqen në mes shteteve”, nji ide frymëzuese  për 450 miljonë europianë me nji ekonomi prej 17+ triljonë dollarësh. Përgjigja e Rusisë  ka qenë zgjanimi  territorial me  forcë, e veçanërisht krijimi I nji “cordon sanitaire” deri në vitin 1989, nji andërr qe Z. Putin ndjek  edhe sot me konfliktin në Ukrainë. ”Në mendjen e tij Rusia ashtë sot Imperatoria e Romës Antike! Ish kancelarja gjermane, Zonja Angela Merkel dha këte përcaktim: “KM Putin nuk  kupton kontekstin nderkombëtar”. 

     Që nga dita e parë, sulmi kundër Ukrainës nuk ishte  luftë kundër Ukrainës por kundër Shteteve te Bashkueme dhe Bashkimit Europian, fajtorë për zhdukjen e Bashkimit Sovietik, 1989, (Romës putiniste) të njohun edhe si “burgu i popujve”, që Z. Putin e përcaktoi si “….tragjedia ma e madhe gjeopolitike e shekullit 20”. Në fjalimin e sulmit kunder Ukrainës, ai deklaroi: ”E gjithë e ashtuquejtuna ‘klika perendimore’ ashtë e formueme nga SHBA me mentalitetin e saj të nji “perandorie të gënjeshtrës”. Ashtë po ky V.Putin që me 25 shtator 2001 gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Presidenti rus iu drejtue edhe Parlamentit Gjerman, në pershkrimin e gazetës The New York Times ”….tue folë me gjuhën që ai e quejti të Goethes, Schiller dhe Kant, ai deklaroi: ’Rusia ashtë nji vend europian miqsor. Paqa e qendrueshme në kontinent ashtë qellimi kryesor për kombin tonë….vlerat demokratike dhe liritë ( janë)… çelsi i synimeve të politikës s mbrendshme ruse”.

     Anëtarët e Bundestagut gjerman e duertrokitën me ovacion këte frymë pajtimore që mungoi në raportet në mes Lindjes dhe Perëndimit për dekada me rradhë…..! Ukraina në 2022 zbuloi Putinin e vertetë!  

     Në nderkohë, lufta në Ukrainë ka bashkue të gjithë Europën në nji mision të shenjtë: me refuzue luftën, dhe me shpëtue lirinë dhe demokracinë e 450 miljonë qytetarëve të lirë. Kjo spjegon përkrahjen e shumë shteteve jo-europiane, me përjashtim të shteteve ekonomikisht të varuna nga Rusia ose Kina. Kjo spjegon përse shtetet pranë Rusisë kerkojnë anëtarësimin në NATO si i vetmi shans me u mbrojtë nga invazioni i Z.Putin.  

    Ide të reja diskutohen për avancimin e Bashkimit Europian pertej marrëdhanjeve tregëtare. Udhëheqsi italian Mario Draghi ka lëshue thirrjen për nji “federatë pragmatike”, nji ide që ka lidhje me ate të Shteteve të Bashkueme të Europës. Z. Draghi spjegon: 

   “ Duhet të tejkalojmë parimin e unanimitetit që përfundon në logjiken e votave kundërshtare, dhe ecën drejt vendimeve të marruna nga shumica e kualifikueme”, tue iu referue procedurës që do të mundësonte aprovimin në raste kur kalohet shkalla e përkrahjes…. Me mbrojtë Ukrainën don të thotë me mbrojtë vehten tonë, me ofrue sensin e sigurisë dhe demokracisë që kemi ndertue së bashku për 70 vjet.” 

   Sot, me debatet e pafund duket sikur Bashkimi Europian ka hye në nji fazë transformative. Politikologu frannçez Dominique Moisiu, tue folë për 9 Majin tha:”Çka ashtë ma reale? Forca sovjetike dhe Mariupoli i shkatërruem, apo jeta normale europiane ne Strasbourg? Na duhet të luftojmë me vendosmëni kundër tij (Putin) të ndertojmë ate (BE) sikur e ardhmja e jonë të ishte ne rrezik. Na nuk mund të ndertojmë Europën si fuqi botënore pa Amerikën, sepse humbasim gjysmën e Europës. Bashkimi i Botës së Perëndimit ashtë çelsi i bashkimit të Europës”. Kjo do të ishte edhe fitorja e demokracisë liberale perëndimore e andrrueme nga miljonët sot të vdekun ose ende  teë gjallë, në botën tonë plot rreziqe….!

***** 

     Europa e Bashkueme ashtë fati i bardhë i  të ardhmes sonë! 

    Aty ashtë vendi i Shqipërisë dhe Kosovës. Aty ashtë ndertesa e mbrojtjes dhe shpëtimit tonë në rast te nji rreziku nuklear rus që nuk përjashtohet. (Ne vitin 1962, me krizën kubane, dy objektiva në Shqipëri për armët nukleare kanë qenë “blloku I udhëheqësve”, Tiranë,  dhe Pashalimani i Vlorës,  simbas autorit amerikan Michael Dobbs.)  

    Manifestimet popullore te mbajtuna në Tiranë me 8 Prill 2022 në mbështetje të Ukrainës, viktimë e agresionit brutal dhe të paramenduem rus, janë inkurajuese.(Per shqiptarët, Ukraina sot kujton 7 prillin 1939 të agresionit fashist).  Roli i Shqipërisë në  OKB si I pari shtet që bashkohet me Amerikën në paraqitjen e Rezolutes për denimin e aktit agresiv rus kundër Ukrainës na nderon. Fjalimet substanciale dhe elegante të Ambasadorit Ferit Hoxha na nderojnë gjithashtu. Kosova, megjithëse nji shtet jo i njohun universallsht grumbullon ndihma për popullsinë ukrainase. Fisnikëri kosovare! KM A.Kurti theksonte:”Me qeverisjen tonë po dëshmojmë se për Kosovën, Bashkimi Europian fillon në shtëpi duke jetësuar ndryshimet të cilat transformojnë vendin tonë dhe përshpejtojnë anëtarsimin në Bashkimin Europian”. Qendrim atdhetar korrekt, dhe formulë monumentale!      

     Nji frymë pozitive vjen edhe nga Kosova.  Veton Surroi, studjues dhe njohës i mirë  i Kosovës, shkruente se “…përfshirja (ne BE) i mundëson rajonit të Ballkanit Perëndimor njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe katër të NATO-s ma shpejt, si dhe frenohet përdorimi i kësaj dileme nga Rusia në rajon, dhe do t’I jepte fund idesë së shteteve të papërfunduara”. Edhe takimi i KM të Kosoves Z.Albin Kurti me ambasadorin amerikan d’Escobar (Illyria 8.IV.2022) dhe trajtimi i temës së rrezikut e nxitjes së konflikteve në Ballkan ashtë në këte hulli diplomatike.   

     Ashtë inkurajues qendrimi i personaliteteve që kanë kuptue  randësinë e bots europiane për ne. Ish ambasadori Bashkim Zeneli shkruente: “ Stalini jo vetëm që rivendosi me më egërsi diktaturën në vend, por edhe shpalosi me fanatizëm ambicien dhe projektet ekspansioniste, për të imponuar rregjimin komunist në shumë zona të Europës dhe Botës….Pavarësisht demagogjisë së madhe për bashkepunim dhe mirëkuptim me Perëndimin, që në ditët e para në Kremlin, Z. Putin shpalosi qellimet e tia për krijimin e Rusisë së madhe…”(Panorama 10.V.2022)

   Ish ministri i PJSH, Ditmir Bushati, thurte elozhe për Europën.”…Fillimi i ndryshimeve politike (lëvizja historike e studentëve universitarë,SR))  “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nuk ishte zgjedhje e ndonjë kompanie  reklamuese por shprehja e aspiratës së gjeneratave të tëra për t’u  kthyer politikisht aty ku kemi berë pjesë me kohë shpirtënisht…. Europa simbolizon lirinë dhe barazinë, respektin për të drejtat e njeriut, solidaritetin, sundimin e ligjit…” janë thirrje për rikthim në gjiun e Europës. (Panorama 10.V.’22) Këto thirrje janë përsëritë për dekada me rradhë nga shumica e heshtun shqiptare, veçanerisht nga klasa politike  e persekutueme,  si mjet çlirimi nga persekutimi 45 vjeçar komunist……

     Åshte e çuditëshme situata në Shqipëri ku “Europe Day” në vend që të festohet bashkarisht dhe me solemnitetin që meriton, mbetet në harresë. Ashtë nji fakt historik që Shqipëria ka marrë pjesë me shumë sakrifica njerëzore dhe materiale në luftën kundër nazi-fashizmit për pesë vjet me rradhë. Ata që luftuen nuk kanë qenë të nji ngjyre të caktueme. Mijëra shqiptarë pa parti, dhe pa ideologji kanë dhanë jetën e tyne në përleshje me okupatorin. Për fat të keq. ky qendrim heroik dhe i pastër u keqkuptue, u keqinterpretue dhe u coptue nga diktatura e kuqe staliniste që zuri për gryke vendin tonë. Ish ambasadori B. Zeneli shkruen:” Me shpërberjen e Bashkimit Sovietik (1989) njerëzimi arriti jo vetëm….kalimin e nji periudhe të caktuar të historisë së mbasluftës, por edhe fundin e historisë si e tillë, përkatësisht pikën e fundit të evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe universalizimin e demkoracisë liberale perëndimore, si formë përfundimtare të qeverisjes njerëzore….” 

    Edhe mbas ramjes së turpëshme të komunizmit në Ish Bashkimin Sovietik dhe satelitët e tij, tue perfshi edhe Shqipërinë, nji ngjarje e këtill me përpjestime epike ku shqiptarët muarën pjesë me guxim e dinjitet kaloi pa u vue re nga zyrtarët e vendit. Nji mungesë e madhe që duhet  reparue. Ka ardhë koha me ndermarrë aksionin e kohezionit politik shqiptar me pikënisje “Europe Day” dhe me pikësynim bashkimin tonë me botën europiane. Kjo shpresë më mban akoma të gjallë! 

    Këte inisiativë mund të marrin individë ose grupe që pranojnë se Europa ashtë shtëpia e jonë dhe që Europa përmban idealet e së ardhmes sonë!  Nji mentalitet i ri që kerkon punë të përbashkët, kerkon krijimin e nji atmosfere të “besimit ndaj njeni tjetrit”nga kampet kundërshtare, diçka jo natyrale, shkruejshin dy personalitete politike amerikane.  Por këtu kemi të bajmë me nji përpjekje me fitue besimin e të gjithë shqiptarëve, dhe nuk na lejohet me u terheqë në skutat e ndame ideologjike. E gjithë kjo varet në se kerkojmë rrugëdalje të  reja politike tue perfshi sidomos “të papritunen” ose elementin ish kundërshtar…!

    Sot jetojmë këto ditë të veshtira të vendit tonë, kryesisht për mungesë orientimi politik gjithëshqiptar, dhe përqendrimi në “parti” dhe “Individe napoleonike” dhe jo në kauzën e përbashkët kombëtare: zhvillimin e vendit nanë. Rezultati i nji zhvillimi të këtill ashtë që sot kemi nji Shqipëri me dy parti politike të organizueme me mbrojtë nji program partiak dhe me peshë në elektorat, dy parti që refuzojnë me ndihmue njena tjetrën në zgjidhjen e problemeve shqiptare, dhe që paevitueshmënisht kanë sjellë shtetin e shoqëninë shqiptare në nji vend që nuk qeveriset ashtu si e meriton: me sundimin e ligjit dhe interesin kombëtar mbi ate partiak dhe vetiak. “Sot, shkruente pak kohë ma parë ish ambasadori Agim Nesho, kemi dy forca të ndryshme: ajo e elitës politike-pozitë,opozitë, dhe ajo e popullit të lodhun nga politika e ditës”. 

      Celebrimi i “ Europe Day” dhe frymës që ai na sjellë do të ishte pikënisja ma e fortë që mund të gjindet për forcimin e bashkësisë sonë kombëtare dhe mirëkuptimin në mes nesh. Nji akt i këtill do të modifikonte qendrimet fraksioniste të këtyne viteve dhe interpretimin ma të plotë të konceptit të demokracisë liberale perëndimore, ku kundërshtari nuk ashtë “armik” por nji vëlla e nji motër shqiptare që mendon ndryshe, dhe “armiku” nuk asht shqiptar, ndoshta nji “i huej, koleg i mundëshëm” në të ardhmen. Parulla “kush nuk ashtë me ne ashtë kunder nesh” ashtë thellësisht e gabueme dhe e damshme për unitetin tonë kombëtar, dhe duhet  refuzue me përbuzëje.

     Kjo, ashtë  andrra e ime sot; dhe, testamenti i im!

  • Ish I burgosun politik ne Shqipëri (1946-56) dhe  Jugosllavi (1959-60)

 Jeton në SHBA si pedagog në pension. 

===================================================================

Filed Under: Politike Tagged With: Sami repishti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2252
  • 2253
  • 2254
  • 2255
  • 2256
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT