• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ

May 19, 2022 by s p

Dr. HILMIJE MARA KOSOVRASTI/

Shume i nderuar dhe i respektuar Doktor Gjoni,     
Neser do te takohemi per here te fundit? Jo, nuk eshte e vertete. Nuk ndahemi. Ti ishe nje vella, nje shok, nje mik i rralle. Per Nikoleten nje burre shembullor, per femijet nje baba i perkushtuar, per Vatren nje KRYETAR  I RRALLE, dhe në memorjen e kombit shqiptar do jesh kurdoherë nje drejtues shembullor. Ti e ndoqe me fanatizem udhen e Fan Nolit, Konices, dhe rrugen e inxhinier Agim Karagjozit [I pazevendesueshem].  Do te mbahesh mend si nje drejtues i Vatres-  i drejte, korrekt, antikomunist, i suksesshem, nje patriot i rrallle.

Nuk mund ta pranoj qe nuk do te flasim me…..jo, jo ti jeton mes nesh ashtu i vertete. Ishin vitet e fillimit te demokracise ne Shqiperi, kur bashke me Agim Karagjozin erdhet ne Tirane, asistuat ne tubimin madheshtor ne sheshin Gjergj Kastrioti Skenderbeu .Nga tribuna përpara Operes prezenca juaj, fjala juaj, elektrizoj gjithe popullin e Tiranes. Kish ardhe VATRA, kishin ardhe dy perfaqesues te saj, dy patriotë te drejtesise boterore, kishte ardhe Amerika. Buciste gjithe sheshi “E duam Shqiperine si gjithe Europa”, Rrofte Amerika, Rrofte kombi shqiptar. U ulet kembe kryq ne shesh me popullin, ngjallet shpresat per liri, demokraci, ngritët  peshe rinine vajza, djem, gra bura. Vatra na mblodhi ne strehen e saj, ‘NJE KOMB  NJE QELLIM’.

Ështe e dhimbshme vella Gjoni me te thane Lamtumire, por ESHTE KAUZA jote e Agim Karagjozit, e Zef Bales,e Dalip Greces, qe jeton ne zemrat e vatraneve. Ti punove pa u lodhur per VATREN, dhe sot vatranet te percjellin ne token amë, SHPIRTI YT QOFTE I PARAJSES…..Na ke lene mesazhin e mrekullueshem ne zemrat shqiptareve kudo qofshin, ’Te jemi te bashkuar, te respektojme njeri tjetrin, te pranojme mendimin ndryshe, te kemi diversitet mendimesh, te jemi me njeri tjetrin vellezer dhe motra, per te rinjte t’i mbajme afer, te mos veprojme si ne komunizem me metoda perjashtuese. Ashtu si prindi qe femijen nuk e hedh por e drejton, ashtu edhe Vatra  e mbledh kombin e vet rreth ngrohtesise se Vatres. ‘FEJA E SHQIPTARIT eshte shqiptarija, pa dallim feje,krahine dhe ideje’ thoshte Vaso Pashe Shkodrani. Do te na mungosh i dashur doktor Gjoni por Amerika ka ne gjirin e saj VATREN SHQIPTARE, qe drejton, bashkon, rrezaton prosperitet te gjithe kombasit shqiptar te kudondodhur me ligjet me te perparuara ne bote. I jemi shume mirenjohes Amerikes.                        
Si vatrane prej 30 VJETESH ju bej thirrje; Mbroni Vatren, shtoni rradhet e saj me te rinj, ngrini vlerat e femres shqiptare, mos u pajtoni me komunizmin famekeq, ndiqni shembullin e NOLIT, KONICES, KARAGJOZIT, DOKTOR GJON BUCAJT, ZEF PERNOKES, ZEF BALES, DALIP GRECES, etj etj. I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ.

Me kosiderate, 
Dr. HILMIJE MARA KOSOVRASTI

NY 05/19/2022           

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon Bucaj, ilmije mara

DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR

May 18, 2022 by s p

Ing. Viktor M Daragjati/

Gjon Lekë Buçaj erdhi në Romë në vitin 1965. Ai ishte student i mjekësisë në Prishtinë, afër provimeve përfundimtare, kur Jugosllavia vendosi t’u jepte viza daljeje refugjatëve shqiptarë në Kosovë. Vizat kërkonin largimin e menjëhershëm të të gjithë familjes. Gjoni ishte qenë i arrestuar për shprehjen e ndjenjave antikomuniste, ndonëse në formën poetikr. Nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej.

Duke qenë nga Puka, me lidhje me rezistencën antikomuniste, Kol Bib Mirakaj doli për të ndihmuar familjen Buçaj. Ai udhëtoi nga Roma në Trieste për të ndërmjetësuar për ta tek autoritetet italiane. Me përjashtim të Gjonit,

 familja u vendos në një kamp refugjatësh në Kapua, jo shumë larg Romës, në pritje të vizës së emigrimit për në SHBA. Gjoni qëndroi në Romë.

Kol Biba e prezantoi me profesor Ernest Koliqin, profesor në detyrë në Universitetin e Romës dhe Drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare. Prof. Koliqi sponsorizoi pranimin e Gjon Lekës në Fakultetin e Mjekësisë.

 Koliqi ndihmoi në akreditimin e studimeve së Gjon Lekës. Sidoqoftë, kërkesa e Universitetit të Romës përfshinte një vit shtesë studimesh. Gjoni duhej edhe të mësonte Italishtia.

Në këtë kohë Zef Balajn, kushëri i Gjonit dhe gjithashtu një kushëri më i largët i im, erdhi të takonte Gjonin në Romë. Në vitet në vijim Zef Balaj e ndihmoi Gjonin si vëllai i tij. E takova Zef Balajn për herë të pare në një fshat të vogël malor të quajtur San Biagio Saracinesco, 100 kilometra larg Romës, ku unë dhe gjyshi kaluam pjesën më të nxehtë të verës. Entuziazmi ishte i madh në atë kohë. Një sërë Shqiptarësh të rinj dhe të arsimuar më në fund po i bashkoheshin diasporës antikomuniste. Mes tyre ishin Zef Bib Perndocaj, Ali Cëla, Halit Nezaj, Nik Kalaj, Kol Hila, i vëllai i Gjonit, Gjin e të tjerë. John kishte një shoqëri të madhe dhe selektive. Më vonë Bib Perndocaj e mbështeti Gjonin në Vater.

Gjatë qëndrimit në Romë, Gjoni mësoi për vdekjen e vëllait të tij Gjonit, i talentuar në poezi dhe me një sjellje njerëzore të mahnitshme. Ishte një humbje e trishtueshme për ne. Gjoni u martua me gruan e tij Nikoletën, nga Kosova, në Romë në vitin 1970 para se të emigronte në Amerikë. Martesa zgjati afer 50 vite.

Kur Dr. Gjon Leka mbërriti në SHBA, i duhej edhe një herë akreditimi. Ai duhej të mësonte anglisht dhe të kalonte provimet e shumëfishta të ekuivalencës 8 orëshe dhe provimet e Bordit përpara se të licencohej në mjekësi. Ai kishte një kohë sfiduese përpara, por Gjoni ishte shumë këmbëngulës.

Gjon Leka kishte ushqyer gjithmonë ndjenja patriotike dhe ishte i etur për të kontribuar në komunitetin shqiotar. Ai e admironte Ndoc Mirakajn, djalin e Kol Bib Mirakajt, të cilin familja e tij e kishte mbështetur fshehurazi gjatë luftës së rezistencës antikomuniste në malet e Shkodrës. Gjon u bashkua me Blokun Kombtar Indipendent (BKI) që mbeshtet lirinë, demokracinë dhe unitetin etnik për Shqipërinë, pa propozuar një formë të caktuar qeverisjeje. BKI besonte se duhej të ishte në duart e shqiptarëve të liruar të vendosnin formën e qeverisjes që ata preferojshin.

Së bashku me Gjon Buçaj, unë dhe Gjon Pjeter Kadeli, në shkurt 1992, si përfaqësues i BKI-së, shkuam në Shqipëri. Para se të mbërrinim në Shqipëri nuk ishim të sigurt se çfarë do të gjenim atje. Ne u konsultuam me Ambasadën Amerikane në Tiranë përpara se t’i bashkoheshim fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Na caktuan më Nenkryetarin Arben Imami që mbulonte zonat e kontestuara të Shkodrës, Pukës dhe Mirditës, ku PD kishte humbur një vit më parë. Ishte një kohë emocionuese, të cilën e prisnim për 4 dekada. Berisha premtoi demokraci. Ne u larguam nga Shqipëria të rraskapitur, por mirënjohës për respektin dhe miqësinë që kishim gjetur dhe mirënjohës që vendi kishte rifituar lirinë e tij politike.

Me përfundimin me sukses të zgjedhjeve të vitit 1992, misioni i BKI-së përfundoi. I takonte popullit shqiptar të formësonte fatin e tij. Megjithatë, Dr. Gjon Leka Buçaj nuk u krye. Ai ia kushtoi energjitë e tij Federatës

 Pan Shqiptare Vatra. Organizata historike e themeluar nga Noli dhe Konica në Boston kishte parë ditë më të mira. Kur Inxh. Agim Karagjozi u bë drejtues i saj, Vatra ishte e paaftë. Vatra u shpërngul në Nju Jork ku kishte një komunitet më të madh, gati për ta mbështetur atë si një shoqatë social-kulturore me një reputacion të respektuar në Amerikë. Vatra, nën drejtimin Karagjozi-Buçaj vazhdoi të ishte një institucion patriotik që ndihmoi në integrimin e emigrantëve shqiptarë në strukturën socio-ekonomike të Amerikës. Vatra ishte fytyra e Shqipërisë në Amerikë. Dr, Buçaj ishte për vite me radhë krahu i djathtë i Agim Karagjozit, të cilin përfundimisht e zavendësoi si kryetar të Vatres. Dr, Bucaj  ruajti vazhdimësinë e qëllimit themelir të Vatres pas njëqindvjetorit të saj, i cili u festua me një sukses historik. Dr. Buçaj ruajti identitetin e Vatrës si një organizatë mbarëshqiptare që mbështet çështjen shqiptare dhe atë kosovare në një kohë ndryshimesh dhe arritjesh të rëndësishme.

Dr. Buçaj Gjon krenar për kontributin e tij në Vatër. Më tha personalisht se gjithmonë mrekullohej sesi mund të bëhej kryetar i Vatrës një njeri nga një familje e thjeshtë, nga Arsti i Pukës. Epo, Gjoni dha energjinë, entuziazmin dhe vlerat patriotike dhe Vatra dha mendjen e hapur kulturore, besnike ndaj emrit të saj mbarëshqiptar. Ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Me respekt i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së Doktor Gjon Lek Buçajt dhe familjes më të gjerë të Vatrës. Të gjithë shqiptarët duhet të krenohen me shembullin e shkëlqyer që Dr. Gjon Buçaj u dha anëtarëve të Vatrës dhe mbarë botës shqiptare.

U prehtë në paqe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon Bucaj

Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!

May 18, 2022 by s p

Merita B. Mccormack/

Më 16 Maj 2022 , pasdite , Dalip Greca, shqiptaro-amerikani i dashur dhe i respektuar, babe, bir, gjysh e mik, gazetar e Vatran,  u nda nga kjo jetë dhe la pas të hidhëruar bashkëshorten e tij të dashur Xhemilen, femijet, familjarët, të afërmit dhe miqësinë e shoqërinë e tij. Në mes atyre që janë më së shumti të pikëlluar në komunitetin shqiptar në SHBA janë Vatranët që e njohën Dalipin nga afër dhe punuan me të për mëse një dekadë. Ikja e tij brenda disa ditësh nga momenti i mos ndjerjes mire fizikisht te premten ne darke me 13 maj e deri më momentin fatal te se henes qe porsa kaloi është e dhimbshme dhe shokuese. Por me shpresën në Zot për paqe e në botën e amëshuar , ne lutemi që shpirti i Dalipit të jetë me Zotin, në mbretërinë e tij, rrethuar nga engjëjt dhe nga ata që Zoti i ka marrë para nesh dhe ju ka dhuruar
paqe e mëshirën e tij hyjnore.


I dhëntë Zoti Xhemiles, Elisabetës, Almës, Dorjanit e familjeve të tyre  forcë e kurajo këto ditë e gjithmonë.

Do doja , si për nderim, të kujtoj disa momente që më kanë mbetur në kujtesë nga njohja dhe bashkëpunimi me Dalipin. Kur Gazeta Illyria kishte për Kryeredaktor  shkrimtarin dhe humoristin
 Pëllumb Kulla, per shkak të lidhjes së gjakut me te , merrja gazetën dhe e lexoja me kërshëri. Kur filloi Dalipi dhe Rubeni punën aty, gazeta mori një hov të madh dhe u shtuan materialet dhe  cilësia dhe një ditë i shkrova Dalipit, me ndrojtje dhe pa pritshmëri botimi, nëse mund të botonte një kronikë që e kisha shkruar vite më parë nga udhëtimi im për Krishtlindje në Afrikën e Jugut. Ishte vlerësimi dhe inkurajimi i tij që jo vetëm e mirëpriti kronikën por më nxiti të dërgoja shkrime të tjera. Unë u ndjeva e mirëpritur dhe plot dashuri e respekt njerëzor nga Dalipi. Ky bashkëpunim zgjati shumë vite tek Illyria dhe kur Dalipi mbajti kumtesën tek 100 vjetori i Diellit , në Qershor 2009, duke ditur sa e donte dhe e respektonte ai Diellin unë morra guximin ti them : “Dalip Dielli ka nevojë për ndihnon tënde, nëse ke mundësi ti bësh të dyja punët, tek Illyria dhe
Dielli “ Eja edhe tek Dielli” .

Kjo ishte një në një milion shans se Dalipi ishte mirë e bukur tek Illyria. Por si na dhimbsej ne Vatranlce mos botimi i përkohshëm I Diellit ashtu ju dhimbs dhe Dalipit . Kështu vendosëm që me kumtesat e asaj Konference për 100 Vjetorin e Diellit të botonim një bumër të Diellit e të dilte ku rë dilte! I mblidha të gjitha kumtesat në letër e ja dhashë kreeëve të Vatrës dhe Dalipit. Kjo në fakt shënoi  rimëkëmbjen e ribotimin e “Diellit”, numrin e pare të shekullit të dytë Diellor pra!

Jo më pak shumë se disa ditë , një mbrëmje vonë unë marr telefonatë nga  familja  Greca  ku mu komunikua që Dalipi është gati të angazhohet në Diell. Pa pritur shumë, i telefonova dhe ndoshta e zgjova të ndjerin Agim Karagjozin i cili u ngazëllye shumë dhe tha “Dalipi na ka ardhur si dhuratë nga qielli”. I ktheva telefonatën Dalipit, i komunikova mirëpritjen në Vatër  dhe
me keqardhje i tregova për rrogën  potenciale modeste që më tha Agimi dhe Dalipi me shumë devotshmëri e përkushtim pranoi e shërbeu për 12 + vite. Ishte një gëzim i madh për ne të gjithë dhe puna e Dalipit dha fryte të mëdha.

Përgjatë drejtimit të Diellit Dalipi nuk ishte thjesht kryeredaktor por edhe kontakti parësor më Vatër. Ai priti miq e regjistroi kronika të shpeshta me vizitorë të ndryshëm, pasuroi e regulloi bibliotekën, rriti lexueshmërinë e Diellit, i dha Vatrës zë e forcë, i shërbeu me ndershmëri e dinjitet, mbajti mbi supe barrë e përgjegjësi të mëdha dhe në momente kyçe ka mbrojtur gjithnjë interesin e Vatrës e të kombit . Shumë herë ka dalë në media shqipfolëse ku ka diskutuar çështje të rëndësishme dhe ka hedhur dritë mbi Vatrën dhe Diellin. Ka dokumentuar me orë të tëra aktivitete përmes kamerës dhe penës dhe ka qenë gjithnjë i dashur, i duruar dhe I superpërmbajtur. Ka qenë një njeri i rallë , një mentor profesional i saktë, një mik që shumëkush e ka quajtur vëlla. Dalipi simbolizon njeriun e papërtuar, emigrantin idealist që dha gjithçka kishte për kombin . Jam krenare që e njoha, punova me të dhe ndava me të të përbashktën
tonë Vatrën dhebshqiptatizmën. Pusho në paqe mik e vëlla!
Lamtumirë nga kjo botë Dalip!
Të mbajtë Zoti në pëllëmbë të dorës!
Lutu për ne mëkatarët e jetës mbi këtë tokë dhe na i bëj hallall
sikletet që të kemi krijuar.

Filed Under: Analiza

Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën

May 18, 2022 by s p

Ing. Viktor Mark Daragjati/


Vajtojmë humbjen e ish-redaktorit të Diellit Dalip Greca, i cili u nda nga jeta papritur. Nuk kam qenë shpesh pranë tij, por e kam respektuar pa masë dhe e kam lexuar me interesë. Unë i gjykoj njerëzit nga veprat dhe fjalët e tyre. Mjaftoi një shprehje e shkurtër e tij për të kuptuar dhe vlerësuar patriotizmin e tij, sinqeritetin dhe besnikërinë e tij. Me rastin e prezantimit të kujtimeve të Kol Bib Mirakajt, ai më tha: “Në familjen tonë askush nga ne nuk e përkrahte komunizmin”.Dalip Greca ishte aq modest sa ishte i aftë. Ai ishte një punëtor i palodhur. Ai e donte punën e tij në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan si redaktor i gazetës Dielli dhe si anëtar me ndikim i Vatrës. Ai ishte i respektuar nga diaspora e gjerë dhe në Shqipëri. Shkrimet e tij ishin të qarta, të rrjedhshme, asnjëherë përçarëse dhe megjithatë të drejtpërdrejta dhe të ndershme. Dalip Greca është shembull i gazetarisë së spikatur dhe objektive në një kohë kur servilizmi dhe partishmëria kanë kontaminuar një pjesë të madhe të shtypit shqiptar. Ndërsa të tjerët mund të meritojnë lëvdata për mbështetjen e organizatës Vatra në dekadat e fundit, si Agim Karagjozi dhe Gjon Leka, ishte kontributi i Dalip Grecës në Gazetën Dielli, gazetën më të vjetër shqiptare në botë, që i riktheu imazhin mbarëshqiptar Vatrës. përtej kufijve të Amerikës. Falenderojmë Dalip Grecën për angazhimin e tij altruist dhe të lavdërueshëm ndaj çështjes shqiptare. Ai na lë me një shembull të shkëlqyer të kontributit shoqërore, kulturore dhe politike që mund të arrijë gazetaria e ndershme. Puna e tij duhet të mblidhet në një libër për të shërbyer si një frymëzim i ndritshëm për të tjerët. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, komunitetit Vatra dhe gjithë bashkëqytetarëve shqiptarë që e respektuan vëllanë tonë Dalip Greca.

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, viktor mark darragjati

U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ

May 18, 2022 by s p

ASLLAN  BUSHATI/

Nëpërmjet njoftimit të familjes dhe VOA, mësuam se  më 15 maji 2022, u largu nga kjo jetë ish Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj. Ai lindi para 88 vitesh, në fshatin Arst të Pukës, në një familje me shumë tradita në mikpritje, bujari, pleqësi e burrëri, ku në krye të saj qëndronte i mirnjohuri i asaj krahine Mark Zogu. Gjoni pas kryerjes shkëlqyeshëm të shkollës bazë në fshat, me ndihmën e Ndoc Mirakës, u regjistru në shkollën unike  “Konvikti i Maleve” në Shkodër. Aty shkëlqeu në përparim në mësime, vecanërisht matematikë dhe histori. Në këtë periudhë një ndihmesë të madhe  i dha përsëri Familja Miraka e cila ishte bazike për ecurinë e tij.

Pas përfundimit të shkollës unike, u këthye në vendlindje i mbruajtur me ide atdhetare e antikomuniste. Por në këtë kohë rezistenca antikomuniste në veri, filloi të shuhej si nga mbeshtetja e pakët e perendimorëve dhe  minimi i jugosllavëve. Si për shumë të tjerë arratisja nga regjimi komunist u bë alternative e vetme edhe për Gjonin, të cilën e bëri realitet së bashku me familjen në vitin 1951. Në Jugosllavi pati trysninë e vazhdueshme të autoriteteve të atij vendi, vecanërisht të shërbimit sekret UDB. Megjithatë ai përfundoi gjimnazin në Prishtinë dhe u regjistru në Fakultetin e Mjeksisë në Shkup. Pa e përfunduar atë, u arratis për në Itali, ku kreu studimet e plota dhe u diplomu Doktor. Në Itali, me ndihmën e Kol Bibë Mirakës, u njoh me Ernest Koliqin, Familjen e Gjon Markagjonit e shumë shqiptarë të njohur. Në një mjedis burrash të mencur u armatos me më shumë dituri, për historinë, etninë dhe politikën. Kështu që në moshë të re u bë Nënkryetar i Blokut Kombëtar Indipendent (BIK), detyrë të cilën e mbajti deri në fillim të viteve 2000. Madje në zgjedhjet elektorale të vitit 1992 në Shqipëri (ku fitoi Partia Demokratike), mori pjesë në fushatë si i dërguar i BIK-së në përbërjë të të cilit ishin:  Gjon Bucaj Kryetar, Gjon Kadeli Nenkryetar dhe Viktor Daragjati anëtar, të cilët bënë thirrje që BIK të mbështestë PD-në.

Pas largimit nga Italia, u vendos në NY ku vazhdoi të punonte për BIK dhe Vatrën. Kur u themelu Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane  u bë edhe anëtar i saj, duke qenë i ingranuar në shërbim të ceshtjes Kombëtare në të tria organizatat njëherëshi. Në këtë periudhë, ai së bashku me familjarët e tij, doli  dhe foli në cdo demostratë (në NY e Uashington DC) duke mbështetur programet e Presidentit Rugova për clirimin e Kosovës.

Gjoni duke qenë  atdhetarë i spikatur, me punën e tij të virtytëshme, shpejt u bë shumë i mirnjohur në komunitetin shqiptaro amerikan sepse ai ishte i qetë, i matur e i urtë, fjalë pak e punë shumë për mërgatën shqiptare e për veprimtaritë në dobi të Kombit.

 Pas lënies së detyrës Kryetarit të Vatrës nga Zoti Agim Karagjozi, Dr. Gjoni (ish Nënkryetar) fillimisht u kooptu Kryetar i Vatrës dhe pastaj u rizgjodh  katër herë në këtë post deri në qershor 2017 ku u vetdorëheq. Në periudhën 2012- 2017 nën drejtimin e tij, Vatra u zgjeru me degë e antarësi të re, duke u bërë një zë më i fuqishën në SHBA dhe një forcë më gjeneruese e energjive kombëtare. U bënë aktivitete e veprimtari të spikatura si: akademi shkencore me rastin e 100 vjetorit të Vatrës, festimi i 100 vjetorit në NY, botime të rëndësishme, promovime librash e dokumentash të rëndësishme etj.

Me largimin nga kjo jetë të Dr.Gjon Bucaj, Vatra humbi ish drejtuesin e saj për shumë vite. Komunitetit shqiptaro amerikan humbi atdhetarin me karakter të fortë, burrin e urtë e të matur, intelektualin e sprovuar në luftën kundër komunizmit e shokun e mirë. Familja humbi njeriun më të dashur, i cili bëri cdo gjë që gjenerata pas tij  të jetojë mirë, të shkollohet e ti ketë dyert e jetës të hapura për veprimtari të dobishme në shërbim të vehtes e të Kombit.

U prehësh në paqe e përjetësi  Kryetari i Vatrës Dr, Gjon Bucaj (Nderi i Kombit). 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Gjon Bucaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2256
  • 2257
  • 2258
  • 2259
  • 2260
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT