• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Book Review | Mother Teresa

February 7, 2022 by s p

Subha Das Mallick

Mother Teresa: The Saint and Her Nation, authored by Gezim Alpion, is one more addition to a plethora of publications on Mother, three of which being by the same author. However, the uniqueness of this book is that, here the author posits Mother first as an Albanian and then as a missionary and traces the landmark decisions taken by her in her illustrious life, to her Albanian roots. For Indian readers and admirers of Mother, this is something new and puts the reverred Mother in a more humane frame. 

Gezim Alpione, a sociologist at the University of Birmingham, takes a dispassionate, academic, almost clinical approach to the story of the tormented teenager Gonxhe Agnes Bojaxhiu living in the city Skopje to her canonization as Saint Teresa of Calcutta.Alpione connects momentous events in world history to events in the lives of ordinary people. On the first page of the first chapter, the reader will find a para:

Of the estimated forty million casualties of the First World War, of which almost half were deaths, atleast two and a half million fatalities were recorded in the Balkans. These figures do not include the silent victims of ethnic cleansing policies pursued by several Balkan countries against some ethnic groups and nationalities from the start of the twentieth century. 

Why does this statistics find its place in a biography of Mother Teresa?  

Because Albanians were often at the receiving end of ethnic cleansing and the tiny country Albania at the receiving end of territorial ambitions of Serbia, Greece and Bulgaria. 

Why is the existential threat faced by the Albanian nation important in the narrative?

The first page of Chapter 7 provides an answer;

Mother Teresa’s parents hailed from Kosova. Both of them were born in the region. The origin of the nun’s grandparents is more complex. While the four of them were ethnic Albanians, there are reasons to believe that they originated at some point from Mirdita, a region in northern Albania.  

The book is as much about the troubled history of the Albanian nation as it is about this citizen of the nation who decided to turn her back to her motherland and move to an alien land to serve her Jesus. 

The book is divided into three parts. Part 1 deals with the Albanian history, Part 2 deals with Mother’s Albanian roots and Part 3 is about her life in India and rise to sainthood.

Mother Teresa was born on the eve of the Albanian independence from the Ottomans, which was proclaimed on the 28th of November, 1912. She was named Gonxhe. Later she was given the baptismal name Agnes. The author goes into a lengthy explanation on why naming their daughter Gonxhe was an act of defiance on the part of her parents and why Agnes was chosen as her baptismal name. He even quotes a letter written by a Parish priest in Skopje, where he addresses her as Gonxhe atleast four times. 

If anything, this is indicative of the depth of research undertaken by the author and the diverse records and documents he has delved into to thread thread the story of the saint and her nation. The author repeatedly refers to the phrase ‘dark night of the soul’ that he found in Mother’s private writings released released after the year 2000. This phrase is a euphemism for doubt in God’s existence. Alpione uses the term spiritual aridity to explain Mother’s state of mind. At one place he writes that in Mother’s heart there played a duality between unflinching love for Jesus and doubt about God. 

In 1922 Mother Teresa told her mother that she wanted to become a nun. She referred to this as a ‘first call’ from God. Alpione argues that this prescient moment should not be seen exclusively through a religious lens. He argues that behind the teenager’s decision lay the tragic, violent and untimely death of her father. She found in Jesus a Father who would never abandon her. Her decision to leave for India sprang from violence and discrimination she experienced in Skopje:

The ongoing discrimination and victimization of ethnic Albanians in Skopje by Yugoslav authorities during her first eighteen years, could not have escaped the attention of this sensitive young woman. Nor could she have failed to notice the ongoing persecution of Albanian Catholic priests that intensified in the late 1920s.  

For Gonxhe Agnes, going away was a must. Her very survival depended on breaking free. 

In India, discrimination did not leave her. She was discriminated against by the Irish Loreto nuns – as revealed in her private writings made public after 2000; she was not given teaching assignments in the prestigious Loreto schools or Loreto College. Instead, she was assigned to St. Mary’s School in one corner of the sprawling campus of Loreto Entally. In this school Indian nuns taught in Bengali. The students constituted grils from poor homes, many of them from the slums in the neighbourhood of Loreto Entally. 

Sister Teresa got her second calling in 1946, when she was 38 years old. This was a calling to start her own order of nuns, Missionaries of Charity. In the last chapter of the book ‘Skanderberg and Mother Teresa: Two Unlikely Albanian Heroes’, the author draws parallels between Mother and a fifteenth century Albanian military man. The chapter begins with a quote from Mother’s Nobel Peace Prize acceptance speech in 1979, where she said ‘by blood and origin I am all Albanian’. The author writes:

Before this moment she is not known to have mentioned in public that she was Albanian. She also never reiterated this aspect of her identity thereafter.

Having written this, the author foregrounds Mother’s Albanian roots, first by comparing her with the Albanian hero Skanderbeg and then by recounting Mother’s visit to Albania in 1989, when Albania was still under Communist regime and later her subsequent visits to her motherland. After the 1979 Nobel Prize, the Albanians started taking pride in Mother’s Albanian roots and started projecting her as a national hero, like Skanderberg. The author informs us that the Albanian Govt even wanted to bring Mother’s remains back to her motherland, but the Govt of India vehemently opposed. 

Mother’s missionary activities in India are not the subject of this book. But what the book offers is a detailed history of the Albanian nation – something that has fallen off the radar of world historians. Indian readers are barely aware of Mother’s Albanian roots because Mother never reminded us of her roots. But this book forcefully establishes Mother’s Albanian identity and persuades its readers to view Mother in a very different light. Gezim Alpion steers clear of journalistic sensationalization or hagiographic deification. His academic objectivity and arguments based on irrefutable evidence deserves applause and the book deserves a close reading and reading between the lines by Mother’s admirers and critics alike.

Filed Under: Reportazh

Ndarja e një Perandorie

February 7, 2022 by s p

Astrit Lulushi/


Perandoria Romake u nda në Perandori të Lindjes dhe Perëndimit pasi nuk kishte zgjidhje tjetër, megjithëse hendeku midis Perëndimit dhe Lindjes ishte i madh. Lavdia e Lindjes ishte në Athinë, Kostandinopojë, Rodos, edhe Egjipti kishte qytetet e veta madhështore si Aleksandria e Memfis. Perandoria Perëndimore nuk ishte aq e rëndësishme ekonomikisht apo edhe politikisht. Vetëm 30% e popullsisë së Perandorisë Romake jetonte në Perëndimin Latin, nga të cilat mbi gjysma jetonte vetëm në Itali. Galicia, Britania dhe Iberia gjatë kësaj epoke ishin vetëm rajone kufitare të papopulluara të cilat u nënshtruan me sukses nga Roma për shkak se ishin afër gjeografikisht. Galicia kishte vetëm 3 milionë njerëz. Roma ishte i vetmi qytet në Perëndim i krahasueshëm për nga madhësia dhe ndikimi me qytetet e mëdha të Lindjes. Përsa i përket Londrës dhe Parisit, ato mezi regjistroheshin si qyteza e lëre më qytete.Stabiliteti dhe ruajtja e Perandorisë Romake ishin kryesisht falë pasurisë së madhe të Lindjes, e cila ishte shtëpia e 70% të popullsisë së Perandorisë. Që nga lindja e Perandorisë Auguste në shekullin e parë deri në krizën e shekullit të 3-të, perëndimi i papopulluar dhe i privuar ekonomikisht u mbështet nga Lindja.Megjithatë, ky sistem u shemb në shekullin e 3-të me ngritjen e Perandorisë Persiane Sasanide. Ndryshe nga paraardhësit e tyre parthinë, sasanidët kishin një politikë të jashtme shumë më agresive kundër romakëve. Kjo ndezi konfliktin me Perandorinë Romake në përpjekje për të pushtuar Sirinë, Palestinën, Egjiptin dhe Anadollin dhe për të rivendosur Perandorinë e Persisë nën Akamenidët. Pas krizës 50-vjeçare të shekullit të 3-të (ku në një fazë Perandoria Romake u nda në 3 entitete të veçanta politike dhe pothuajse u shemb) romakët më në fund arritën të pranonin se thjesht nuk ishte e mundur që Lindja të përdorte pasurinë e saj njëkohësisht për vete dhe për të mbështetur Perëndimin.Si pasojë, në vitin 284, Perandori Diokleciani u përball me një vendim shumë të vështirë që do të vendoste jo vetëm të ardhmen e Evropës, por edhe të botës. A do të ruante ai unitetin e Perandorisë dhe në këtë proces të rrezikonte shpërbërjen e saj, siç pothuajse ndodhi në vitin 260? Apo do të zgjaste jetëgjatësinë e Perandorisë duke e ndarë dhe në këtë proces të hiqte përgjegjësinë ekonomike të Lindjes ndaj Perëndimit?Ndryshe nga paraardhësit e tij, Diokleciani zgjodhi opsionin numër 2 dhe u bë perandori i parë që zhvendosi kryeqytetin nga Roma në Antioki. Diokleciani prezantoi një sistem të bashkë-perandorëve që do ta bënte pararendës për ndarjen e Perandorisë. Ndarja u rafinua më vonë nga perandori Kostandin (i cili e zhvendosi kryeqytetin në Kostandinopojë) dhe u nda përfundimisht nga Perandori Teodosi në vitin 395. Zhvendosja e kryeqytetit në Kostandinopojë në brigjet e Bosforit siguroi që qyteti të mund të furnizohej nga deti në rast rrethimi, dhe ndërtimi i Mureve Teodosiane e bënte atë të padepërtueshëm ndaj çdo rrethimi. Kjo, së bashku me ndarjen e perandorisë zgjati jetën e Perandorisë Romake të Lindjes me mbi një mijë vjet. Muret rrethuese i dhanë çdo pushtuesi një zmbrapsje deri në 1453 dhe ndarja e Perandorisë Romake në Lindore dhe Perëndimore nuk mund të shmangej. Ndryshe nga ajo që adhuruesit e historisë romake pëlqejnë të imagjinojnë, thjesht Perandoria nuk ishte e mundur të shpëtohej në formën e saj të bashkuar. As perandorët e mëdhenj romakë si Augusti apo Trajani po të kishin qenë gjallë nuk do të kishin mundur ta shpëtonin.Lindja u shpëtua dhe Perëndimi u braktis vetëm për t’u copëtuar nga fiset gjermane në shekullin e 5-të. Megjithatë, nuk humbi gjithçka. Mbijetesa e Perandorisë Lindore për shekujt në vijim luajti rol të thellë në historinë evropiane nëpërmjet ngritjes së një krishterimi, duke parandaluar përhapjen e Islamit në Evropë, duke nisur nga kryqëzatat dhe qëndresa arbërore e Skenderbeut, që mbolli pa dashje farat për një ringjallje në Evropën Perëndimore në formën e Rilindjes Evropiane.

Filed Under: Fejton

BOTA  E  NDERON SHQIPNIA  E  DHUNON

February 7, 2022 by s p

images

VENDVORRIMI I SKENDERBEUT

Pergatiti Fritz RADOVANI:

Lexova një artikull per vendvorrimin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut të dhunuem dhe të kthyem në nevojtore, shkrue saktësisht si gjithmonë nga z. Frank Shkreli. E falnderoj fort per ruejtjen e sedres kombtare dhe pergjegjes meritueme që u ka ba xhullijve antishqiptarë dhe bijve antinjerzor anadollakë per këte dhunim që i kanë ba Vendvorrimit të Heroit tonë kombtar që, e nderon gjithë Bota e kulturueme. 

Shqiptarët e vertetë mbasardhës të Gjergj Kastriotit, nuk duhet të praojnë per asnjë arsye një veper të këtillë tue u nisë nga tre fakte: 1. Një veper  si kjo kunder Një Prijsi të Lavdishem dhe të Perjetshem si Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, që e nderon sot gjithë Bota e qytetnueme dhe e kulturueme, nuk duhet dhunue pa asnjë arsye! 

2. Vendvorrimi i Tij asht kenë Kishë Katolike Shqiptare. Një dhunim i këtillë asht ba edhe nga paraardhësit e xhelatve të sotem, trashigimtarë të ndytë e barbar të atyne të djeshemve, që dhunuene mbas vitit 1944 të gjitha Kishat Katolike Shqiptare, dhe po kështu si Vendvorrimin e Skenderbeut, në 1967 edhe Kishat Katolike Shqiptare të Shqipnisë Veriut, ku po e njajta veper e flliqun ngjau edhe me Kathedralen njëqind e sa vjeçare të Shkodres, Kishen Françeskane të Gjuhadolit, Kishen e Zojës tek Kalaja dhe Kishen ku u konorzue Gjergj Kastrioti në Vaun e Dejes. Sigurisht një veper po antinjerzore po persëritet nga trashigimtarët që nuk kanë asnjë pikë gjak Shqiptari. 

3. Në trupin e tyne prej gjarpni qarkullon vetem Urrejtja antishqiptare shekullore! 

Ata jetojnë vetem me tinzinë e pabesinë anadollake, tue mendue vetem si e si me atë urrejtje që kanë, me krye akte vllavrasjesh dhe plaçkitje pronash të kujtdo që nuk i sherben qellimit tyne antishqiptar e antinjerzor. Sot ata bisha kanë qellim kryesor që të shpronsojnë Shqiptarët dhe ti bajnë me ikë edhe naten nga Shqipnia. Bisha nuk ka as Shpirt, as Atdhe e as Gjak Shqiptari: Ai vetem asht vrastar i ushqyem me urrejtje! 

Qellimi final i tyne asht sundimi i hekurt me tiparet ma kriminale komuniste, ashtusi i paraardhësit të tyne që e ka njoftë gjithë Bota si terrorist vrastar e kriminel barbar. 

Shqipnia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut perditë po shkon drejtë shperbamjes! 

Nanë Tereza e pau kjartë gjendjen tonë në vitin 1997, kur tha në aeroportin e Rinasit: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!” E, mallkimi vazhdon perderisa Ai Popull, po vazhdon me u qeverisë sot nga shkatrrimtarët e “Rilindjes komuniste”, sistemi ma vrastar e antinjerzor që njeh Historia e Popullit Shqiptar të Gjergj Kastriotit, Nanë Terezes dhe Martirve të diktaturës gjysëshekullore komuniste.  

Melbourne, 7 Fruer 2022.                 

Filed Under: Kronike

SPORT DHE IDEOLOGJI, KËSHTU KINA DO TË “PËRDORË OLIMPIADËN DIMËRORE

February 7, 2022 by s p

Nga FEDERICO RAMPINI

Në pragun e Olimpiadës së saj dimërore, Pekini e paraqet vehten si qëndër e një gjithësie alternative. Është një botë e përmbysur kundrejt paraqitjeve perëndimore, duke filluar  nga sporti. Skandali i sulmit seksual tenistes Peng Shuai – që pati një shikueshmëri tepër të shkurtër në social mediat kineze – është fshirë nga një tjetër heroinë kombëtare, skiatorja e re Eileen Gu. Hijeshia e historisë së saj është kjo: Gu, tetëmbëdhjetë vjeçare, ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe në malet mbi liqenin Tahoe (Kaliforni-Nevada) ka filluar kariera e saj e shkëlqyer në specialitetin e trampolinës akrobatike ose freestyle. Por së fundi ka zgjedhur të garojë për kombin e nënës së saj, që është kineze. “Atdhetarizmi i saj Han” i mbush me krenari bashkatdhetarët. Aq më tëpër se si e re amerikane Gu është rrjeshtuar me dogmat e “politically correct” të brezit të saj. Ka marrë qëndrim në dobi të lëvizjes kundër-raciste Black Lives Matter dhe ka bashkëndarë teorinë, simbas së cilës, aziatikët-amerikanë janë edhe ata viktima të urrejtjes kundrejt të huajve e të dallimeve. E vërteta është krejt e kundërt: pikërisht në Kaliforni pakica aziatike që shkëlqen në të gjithë nivelet shkollore dhe është e mbi-përfaqësuar në elitat akademike ose profesionale, lufton kundër “kuotave etnike” që do të duhej të favorizonin të Zinjtë. Nuk ka rëndësi: Gu ka thënë gjërat e drejta për t’i pëlqyer Xi-së. Nëse do t’arrijë të fitojë ndonjë medalie do të ketë shumë kuptime. Është simboli i një diaspore kineze që ndjen t’i përkasë mbifuqisë në ngjitje.

Në ballin gjeopolitik, Vladimir Putini do të jetë në Pekin për të nderuar Xi-në. Kjo do të thotë se udhëheqësi rus pothuajse me siguri do të respektojë armëpushimin olimpik, duke u tërhequr nga lëvizjet ushtarake në Ukrainë. Nëse Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund të fitojnë kohë, kjo i kushtohet kalendarit kinez. Edhe kjo paraqitet si shenjë simbolike se qëndra e botës po zhvendoset. Rusia nuk qe aq e kujdesëshme në 2008, kur “ndoti” hapjen e Olimpiadës verore të Pekinit, me luftën në Gjeorgji. Kur të jetë mbyllur armëpushimi olimpik, Putini din se ka një strehë përballë sanksioneve të mundëshme perëndimore. Kina dhe Rusia po ndërtojnë një sistem financiar alternativ kundrejt atij që ka si strumullar dollarin. Përdorimi i renminbisë kineze vazhdon të shtohet në shkëmbimet tregëtare me të gjithë bashkëpuntorët e Republikës popullore. Të tjerë Vënde, nga Irani tek Venezuela, kanë treguar se mund të zbusin goditjen e sansioneve perëndimore duke u zhvendosur drejt botës së re që ka qëndrën e saj në Pekin.

Xi ka përfituar nga pragu i Lojrave për të zhvilluar një bisedë ideologjike të një profili të lartë. Ka pohuar se demokracia e vërtetë është e tij dhe jo e jona. Ka sajuar një shprehje për të përshkruar sistemin e tij politik: “Demokracia e proçesit të tërësisë integrale”. Thotë se Republika popullore ka një demokraci me pjesëmarrje të gjërë, ndërsa Perëndimi është ngulitur tek rrethi zgjedhor a thua se vlen vetëm ai. Xi ve përballë dy botët mbi bazën e “rendimentit”, të rezultatit: për të është e dukëshme që Kina qeveriset shumë më mirë, me pasoja spikatëse mbi mirëqënien e popullsisë, ndërsa Amerika dhe Evropa janë të mbërthyera në një rënie kaotike. Tani kërkon të na marrë edhe flamurin e fundit, termën “demokraci”. Nuk ka gjasë të shohë t’i prishen Lojrat nga fushatat mbi të drejtat njerëzore. Ndonjë Ojq perëndimore ngulmon të tërheqë vëmëndjen mbi dhunimet e pësuara nga pakicat në Hsiniang (uigurët myslimanë) ose në Tibet, apo nga shkatërrimi i Shtetit të së drejtës në Hong Kong. Janë zëra në shkretëtirë, asnjëri nga sponsorizuesit amerikanë nuk ka tërhequr markën e tij nga këto Lojra.

Beteja për të “asgjësuar Kovidin” fsheh vështirësi reale për Xi-në, duke filluar nga efekti i pakët i vaksinave të prodhuara në Kinë, nga prapambetja e sistemit shëndetësor që nuk i lënë shumë alternativa Vëndit: çdo vatër infeksioni, sado e vogël përballohet me shtrëngesa të tmerrshme. Për të dytin vit rradhazi të mërguarit e brëndshëm nuk mund të bashkohen me familiarët për festën e Vitit të ri hënor. Këta kontrolle të skajëshme në fuqi prej dy vitesh sjellin një efekt anësor: regjimi përdor apet shëndetësore për të përsosur kontrollin dixhital mbi popullsinë e kështu ai mendon të “asgjësojë kundërshtinë”.

Është gjithmonë i rrezikëshëm mirëbesimi në fasadat e jashtëme të regjimeve autoritare. Çensura dhe propaganda kineze kanë arritur një efektshmëri teknologjike të shquar dhe pengesat në punën e shtypit ndërkombëtar pakësojnë shumë daljen e lajmeve të këqia. Problemet e ekonomisë kineze janë të rëndësishme: nuk arrin të shpëtojë nga vartësia e tregjeve të huaja, konsumi i brëndshëm vuan nga Kovidi, sektori i ndërtimeve zhytet nën një mal borxhesh. Fakti që Gjermania po rrëshqet drejt një rënieje ekonomike, pjesërisht i detyrohet dobësisë së tregut kinez. Por gjatë Lojrave tregimi zotërues do të bëjë të harrohen këto hije.

“Corriere della Sera”, 31 janar 2022   Përktheu Eugjen Merlika    

Filed Under: Analiza

111-vjetori i lindjes – Presidenti Reagan, ose ëndrra amerikane e jetësuar

February 7, 2022 by s p

Nga Halil RAMA

Në përzgjedhjen e këtij libri për përkthim, Dr. Arian Starova, President i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, duket se është frymëzuar fort nga mesazhet që ai përcjell. Kjo për faktin se, nga përpjekjet për të mos lejuar ndikimin komunist edhe në qytetin e mirënjohur të filmit, në Hollywood, në qytetin e tij të artit, deri në shembjen e sistemit komunist në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjerë satelite përreth tij në fundin e viteve 1980 e fillimin e viteve 1990 dhe ende sot, Presidenti Reagan u shndërrua në njeriun-simbol të nevojës ndërkombëtare të luftës kundër “perandorisë të së keqes” siç e quante ai sistemin politik komunist. Rrugëtimi i jetës së Reagan-it i pasqyruar me mjeshtëri të veçantë nga autorja e librit, Peggy Noonan, përbën njëheresh edhe një kujtesë-thirrje kundër regjimeve autoritarë të ditëve të sotme dhe politikave të tyre luftënxitëse

Njëzet vjet më parë (në shkurt të vitit 2001), një sondazh i opinionit publik i kryer nga CNN, USA Today dhe Gallup i pyeste amerikanët për emrin e njeriut të cilin ata e mendonin si presidentin më të madh të ShBA-së dhe në krye të tij u rendit Ronald Reagan-i me 18 përqind. (Më pas, vinte Xhon F.Kenedi me 16 përqind dhe pas tij Abraham Linkoln me 14 përqind). 

Katërmbëdhjet vjet pas atij sondazhi (2015, profili i Ronald Reagan-it vjen i plotë në shqip nëpërmjet monografisë së Peggy Noonan, të përkthyer nga Dr. Arian Starova, ish Ministër i Jashtëm i Qeverinë së Pajtimit Kombëtar të vitit 1997. 

Siç shprehet vetë Z. Starova, nxitja për këtë përkthim ka qenë vetëm rrugëtimi krejt  i veçantë i jetës së Ronald Reagan-it, ku vështirësitë, mungesat dhe sukseset kanë qenë ndërthurur më shumë se sa ato të çdo presidenti tjetër të 100 viteve të kaluara. Presidenti Reagan lindi në 6 shkurt të vitit 1911, në Ilinois, në një qytet të quajtur Tampiko, në një shtëpi me qira me një dhomë që ndodhej mbi ndërtesën e një banke.

Qoftë dhe vetëm nga kapitulli i dytë i librit “Të gjithë presidentët kanë prejardhjen e tyre,” s’është e vështirë të kuptojmë se “Regan është i papërsëritshëm, në kuptimin se familja e tij nuk kishte asnjë përkatësi shoqërore të caktuar ose arritje, nuk kishte as prejardhje prej fisnikërisë vendore ose shtresës së mesme, nuk kishte asnjë profesion të trashëguar të tillë si infermier ose doktor dhe nuk kishte asnjë pronë, asnjë fermë, ose dyqan të vogël”. 

Nga ky libër i promovuar bujshëm në Tiranë, marrim mesazhin se Reagan-i ishte dhe mbeti një politikan romantik i magjepsur nga lëvizja e historisë, nga besimi i thellë te Zoti dhe nga rëndësia e të qenit të njeriut gjithnjë i drejtë dhe i ndershëm, nga ideja se është diçka e mirë që të bëhesh pjesë e një gjëje të madhe që bëhet për mirë. Ai i shfaqi këto cilësi gjatë gjithë kohë së tij si drejtues, nga Sindikata e artistëve të Hollivudit deri te Presidenca e tij.

Mesazhi tjetër i qartë që përcillet nga ky libër është ai i dashurisë së pamatë të ish guvernatorit të Kalifornisë dhe presidentit të 40-të të SHBA-së për Zotin, Amerikën dhe vlerat morale të njeriut. “Ai e donte Amerikën, jo vetëm sepse ai ishte mësuar për këtë nga familja e tij dhe nga kultura e asaj kohe për ta dashur Amerikën, jo vetëm sepse besonte tërësisht në vërtetësinë mahnitëse dhe vlerën e pohimeve të etërve të saj themelues. Ishte edhe fakti konkret dhe vetjak se ai e donte Amerikën meqënëse liria që ajo ofronte (kushdo mund të hapte një radiostacion, edhe ndonjë mjek me ide të çmendura) i jepte atij mundësinë (kushdo mund të fliste në radio, edhe një dikush që nuk dinte asgjë) jo vetëm për të hyrë në moshën e rritur mbi një themel të mirë por edhe për të shpëtuar familjen e tij gjatë Krizës së Madhe. 

Ai ishte provë e gjallë e ëndrrës amerikane. Ai nuk mendonte se ajo ishte një ëndërr e përsosur, nuk mendonte se çdo njeri kishte marrë një përfitim të barabartë, sepse ai mendonte se jeta ishte e vështirë dhe fati plot me padrejtësi. Megjithatë, ai mendonte se, ndërsa sistemet njerëzore përparojnë, ai i Amerikës ishte i mrekullueshëm dhe i përshtatshëm për një premtim të arritshëm”.

Gjithsesi, rëndësia e këtij libri mbi Presidentin Reagan mund të lidhet me faktin se para lexuesit shqiptar vjen trashëgimia politike, letrare e artistike e Ronald Reagan-it, e cila vazhdon të jetë e fuqishme, veçanërisht për republikanët, që shqyrtojnë mundësinë e kandidimit dhe të fitores në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023.

Ata që kanë qenë të pranishëm në ditën e vrenjtur kur ai u betua si guvernator i Kalifornisë betohen se ndërkohë që ai po bënte betimin, dielli doli pak prej reve dhe ndriçoi mbi të. Edhe ata që kanë qenë atje në ditën me re kur ai po përurohej si president në vitin 1980, thonë se dielli doli prej reve ndërkohë që ai vuri dorën për të bërë betimin … Kjo nuk duket si e vërtetë, por e tillë është.

REAGAN ISHTE EDHE NJË SHKRIMTAR I MIRË 

Për lexuesin është interesant kapitulli i tretë “Ylli i kinemasë”, nga ku del qartë se si Regani kënaqej me aktrimin, dashuronte pikturën dhe praktikisht donte të bëhej aktor, një yll kinemaje, por e kishte të vështirë të shprehte këtë gjë. Ai arriti që ta shndërrojë talentin e tij për të shkruar në talent për komunikim. Reagan-i e ktheu artin e tij në shërbim të ideve te të cilat ai besonte. Proza e tij nuk përmban kurrë zhvillime të papritura, nuk bën ndalime të paparashikuara, nuk befason. Ajo ka butësinë e një rrjedhe të thjeshtë. 

Duke u përpjekur të japë të plotë arsenalin krijues të ish – presidentit Reagan, autorja e librit, Peggy Noonan, evidenton vlerat e tij si prozator i talentuar. Sipas saj, ajo çka shquhet në tregimet e Ronald Reagan është rrjedhshmëria shumë e madhe. Ai ka një fjalor të gjerë … , korigjon rrallë ato çka duket se janë kopje të para. Si adoloshent dhe i ri 20-vjeçar, ai shkroi për burrat në frontin e luftës. Reagan-i shkruante ndonjëherë edhe për teatrin, për shfaqjet vendore të teatrit dhe për futbollin amerikan. Megjithatë në shkrimet e tij gjeje kurdoherë njerëz shumë të zemëruar që kthehen prej luftës në shtëpi, të rënë shpirtërisht, të hidhëruar prej asaj çka kishin parë. Heronjtë e tij të rinj janë të mavijosur, të rënduar nga kujtimet e llogoreve.

Reagan-i shkruante ku të mundej, në tryezën e tij të punë në shtëpi s, në zyrë, ndonjëherë në avion, kur shkonte nga një fjalim në tjetrin gjatë viteve ndërmjet fundit të mandatit të tij si guvernator dhe fillimit të presidencës. Ai nuk u sundua kurrë nga shkrimet e tij, merrte përsipër të përkufizonte lirinë, të përcaktonte synimet e etërve themelues, të përforconte kuptimin e pjesës përkatëse të Kushtetutës.

Ai ishte një shkrimtar i mirë, dhe karrierën e tij politike e kishte bërë në të vërtetë duke u mbështetur te fjalimet që kishte shkruar dhe rishkruar vetë – mbi skeda, të cilave, siç dihet mirë, ai ua ndryshonte vendin që t’i mbante gjërat të freskëta.

Regan-i ishte shumë ambicioz, por ai nuk i ndante gjithnjë me njerëzit ambiciet e tij të veçanta. Kudo që ai shkonte, prej shkolle në kolegj dhe në radio ai ia arrinte që të konkurronte, të fitonte dhe të ngrijhej gjithnjë më lart.

VEPRIMTARINË E REAGAN-it, E SUNDOI PËRBALLJA ME SFIDAT

Nuk ishin vetëm ekzistenca e komunizmit dhe synimi keqdashës i komunistëve ato çka e shtynë Reagan-in të pranonte të jandidonte për president, por edhe fakti se komunistët po luftonin për të marrë nën kontroll Hollivudin, qytetin e tij të profesionit, prodhuesin e madh të historive që shpjegojnë Amerikën e Amerikanëve …. Duke rrezikuar emrin dhe jetën e tij në periudhën e një kohe të errët dhe të ngarkuar të historisë së Hollivudit dhe të amerikanëve, ai u shndrrua në njeriun e ndershmërisë heroike që nuk e lejoi komunizmin të pushtonte Hollivudin.

Autorja Noonan shkruan: “Reagan-i filloi si “i pari” dhe përfundoi si “i fundit”. Ai ishte i pari guvernatori i Kalifornisë, i pari aktor, i pari i divorcuar, i pari konservator modern me ide serioze për tu bërë president … Por dhe “i fundit” prej më të mëdhenjve, i fundit që e ka pasur praninë e tij më të madhe, si atë të një anijeje … Ai udhëhoqi në një mënyrë të tillë që pjesa më e madhe e njerëzve të zakonshëm dhe e të mëdhenjve të Amerikës – heronjtë e përpjekjeve të palodhura të “fluturimeve luftarake” – e besuan instinktivisht sepse ata e dinin se ai do të përpiqej të bënte atë që ishte e drejtë …”

Mendimi filozofik dhe jeta e tij ishte mbizotëruar nga sfida e bashkuar me përpjekje të cilat shpërbleheshin: “Kërko diçka dhe do të të jepet. Kërko dhe do të gjesh”. Ai kishte kërkuar dhe pyetur, kishte punuar fort, kishte ëndërruar gjëra të mëdha dhe përfundonte duke bërë punën që dashuronte, e cila i jepte pasuri, kënaqësi dhe respekt.

Nëse i referohemi jetës dhe veprës së tij, nga ky libër del qartë se Ronald Reagan-i nuk krijoi asnjëherë mendim të mirë për pesimistët dhe për humbjet që ata dukej sikur i kërkonin vetë. Përkundrazi, ai inkurajoi dhe mbështeti “ata që luftojnë për liri dhe kundër komunizmit kudo që ata të jenë”, siç bëri me fjalimin që mbajti në 8 qershor të vitit 1982, në Parlamentin e Britanisë. Po ashtu, siç është shprehur Natan Sharanski, hapi më i rëndësishëm në Luftën e Ftohtë dhe shkatërrimi i perandosisë sovjetike kanë qenë fjalët dhe veprimet e Reganit në fillim të detyrës si president.

Do të mbeten përherë profetike dhe si thirrje për shndërrim fjalët e Reganit drejtuar Presidentit Gorbaçov: “Rrëzojeni këtë mur Zoti President” duke pasur parasysh murin simbolik ndarës të Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore. Pas atyre fjalëve filloi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik komunist”.

VLERAT QË SOLLI REAGANI NË SJELLJEN E AMERIKËS NË BOTË

Ajo çka e formoi Reagan-in ishte diçka më shumë se sa të qenit spiker në radio, diçka më shumë se sa të qënët aktor, diçka më shumë se sa të arriturit e suksesit.

Të gjitha këto janë thënë nga personalitete të politikës amerikane edhe ditën e përurimit të Aeroplanmbajtëses RONALD REAGAN, CVN 76, në 3 marsin e vitit 2001.

Admirali Vern Klark është shprehur se Shtetet e Bashkuara kanë emërtuar një numër aeroplanmbajtësesh me emrat e ish presidentëve – Xhorxh Uashington, Abraham Lincoln, Tedor Rusvlet, Harri S.Truman, Duajt Ajzenauer, Xhon F.Kenedi. Por sipas tij, emri i Ronald Reaganit nënkupton lirinë. Klark ka thënë se ashtu siç ndodhi me emrin e tij, ashtu do të ndodhë dhe me këtë anije … Ndërsa Senatori Xhon Verner i Virxhinias e ka quajtur anijen “një ishull të demokracisë që lundron nëpër dete”.

Ish presidenti Bush, krenar që ndodhej i pranishëm në pagëzimin e anijes më të re të forcave detare më të mëdha të botës ka shprehur bindjen se “Anija Reagan do të lundrojë gjigande dhe e fortë, ashtu si burri që ne kemi njohur … Ne jetojmë në një botë, e cila në aq shumë mënyra është formësuar nga vullneti dhe zemra e tij. “Ajo çka ne deshëm, ajo për çka ne luftuam, ishte një komb më i fortë në një botë më paqësore …Vlerat që solli Ronald Reagan-i në sjelljen e Amerikës në botë nuk do të ndryshojnë …”. 

Si president, Ronald Reagani besonte në mënyrë të padyshimtë se tirania është e përkohëshme dhe se shpresa e lirisë është e përgjithshme dhe e përhershme, se kombi amerikan ka mirësi të papërsëritshme dhe duhet të mbetet në mënyrë të papërsëritshme i fortë, se Zoti mban anën e drejtësisë, sepse të gjitha të drejtat tona janë dhurata të vetë Atij. Disa arritje zbehen me kalimin e kohës. Arritjet e Ronald Reagan-it zmadhohen bashkë me kalimin e kohës.

Kur Reagan u zgjodh president në vitin 1980, konservatorët iu referuan kësaj fitoreje si “Revolucioni Reagan”, që nënkuptonte një qeveri më të vogël, ulje taksash dhe rikthimi i krenarisë së Amerikës në botë.

Kur u largua nga detyra në janar të vitit 1989, Presidenti Reagan e përmendi këtë në fjalimin e lamtumirës, që mbajti nga zyra ovale. “Fitorja ime u quajt ‘Revolucioni Reagan’, dhe unë e pranoj këtë. Por për mua ka qënë gjithnjë si një zbulim i madh, një rizbulim i vlerave dhe llogjikës sonë”.

Por nuk janë vetëm republikanët që duan të përmendin emrin e presidentit të 40-të amerikan. Presidenti Obama i referohet herë-herë Ronald Reagan-it dhe trashëgimisë së tij, madje bëri këto komente gjatë fushatës së vitit 2008: “Unë mendoj se Ronald Reagani ndryshoi trajektoren e Amerikës në një formë që nuk e bënë as Richard Niksoni dhe as Bill Clintoni. Ai inkurajoi atë që njerëzit ndjenin dhe që kërkonin: qartësi dhe optimizëm”.

Ronald Reagan-i është popullor jo vetëm për konservatorët, por për shumë amerikanë të të gjitha bindjeve politike.

Shumë prej mbështetësve të tij të paepur thonë se ai do të mbahet mënd më shumë për ringjalljen e frymës kombëtare dhe të optimizmit, në një kohë të vështirë për ekonominë, ndërsa amerikanët vinin në pikpyetje vendin e tyre në botë. Pikërisht këtu konsiston edhe rëndësia e këtij libri të autores Peggy Noonan, e cila ka qenë ndihmëse e posaçme e Presidentit Ronald Reagan, prej vitit 1984 deri në vitin 1986. 

Ky libër i shqipëruar nga Dr. Arian Starova, botim i “Tirana Times” na jep thuajse një profil të plotë të Presidentit Regan, i cili mbetet një ikonë për shumë republikanë në arenën kombëtare, përfshirë edhe ata që mund të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2416
  • 2417
  • 2418
  • 2419
  • 2420
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT