• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sekretari Blinken i shkruan Kurtit: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë i kanë rrënjët në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane e të pavarur

January 14, 2022 by s p

Prishtinë, 13 Janar 2022- Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,z. Antony J.Blinken.


Sekretari Blinken ka thënë se marrëdhënia ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur. Duke i strehuar me zemërgjerësi afganët që janë në pritje të rivendosjes, Kosova po tregon lidership në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët mund të mbështeten, ka shkruar z. Blinken. Ngjashëm, ka thënë ai, vendosja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e SHBA-së në Kuvajt, vë në pah kapacitetin në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.
“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar në letër Sekretari Blinken.
Lidhur me raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Sekretari Blinken ka thënë se natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mbetet një pengesë e madhe ndaj anëtarësimit dhe integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, i cili është një qëllim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar z. Blinken.
Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, Sekretari Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara, shpresojnë në lidershipin tuaj personal për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të vendit tuaj, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar.“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar z. Blinken.
Mbështetja e vendimeve gjyqësore, në veçanti vendimeve që ndërlidhen me të drejtat e minoriteteve, do të kishte efekt të ngjashëm pozitiv dhe është në harmoni me prioritetet e qeverisë tuaj për fuqizimin e sundimit të ligjit, ka shtuar ai.
“Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosoëvës, Albin Kurti, Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony S. Blinken.

Filed Under: Analiza

“SHËNIME” NGA KUVENDI 319 VJEÇAR I DHEUT TË ARBËRIT (1703-14-15 JANAR-2022)

January 14, 2022 by s p

“Populli em u ba rob, se nuk pat dijen”-(Papa Klementi XI)

Nga NDUE  BACAJ 

Kisha në Mërqi-Lezhë, ku u zhvillua kuvendi i Arbënit…

HYRJE 

Kishin kaluar 224 vite kur diellin e qiellit të Arbërisë “Skenderbegejane”e kishin mbuluar retë e zeza aziatiko- turko-osmane.  Po kaq vite në këto troje mbizoteronte erresira . Rrezet e diellit ishin zevendesuar perdhunisht me ato të gjysemhënes të zbehtë, ndërsa mbi tokën arbënore shprazeshin pa pushim gjamë, vetimë , rrebeshe  e stuhi të shoqëruara me acare të pafundme, që shqiptarëve po u “asfiksonin” jo vetem trupin, por edhe shpirtin… Shqiptarët në pergjisthsi e ata të Gegnisë në veçanti nuk ishin nënshtruar asnjëherë , por kishin luftuar me heroizëm të pashoq, ndonse prej më shumë se dy shekujsh u mungonte shpata toksore e hyjnore-Iliro-Arbenore, Gjergj Kastrioti Skenderbeu , “Mesia” që shpëtoi besimin e qytetrimin kristian edhe në Europen e shekullit XV… Në këtë Europë që tashma  qendronte e strukur me zemer në dorë , e me sytë nga qielli… Në këto kushte “vetmie” mjaft nga shqiptaret  kishin ndryshuar besimin, shumë kishin bashkepunuar me pushtuesin, por nuk mungonin edhe ata që kishin  qëndruar besnik të besimit Kristian-katolik, që në keto vite identifikohej me atë shqiptarë… Gjatë këtyre shekujve pushtuesi turko-otoman perveç kërbaçit (dhunës) edhe kulaçit (joshjes me pasuri dhe ofiqe zyrtare), kishte arritur që në themelet e shoqërisë solide të ketyre trojeve (familjes dhe mënyres së jetesës) të fuste dinakerisht “helmin” e veseve, dhe menyren më të keqe të jetesës , që do të gerryenin nga brenda  jetën e virtyteshme të shqiptarëve… Tashma grigja kristiane e Arberisë, por njekohesisht edhe “fara” Europerendimore e saj , gjindej në zgrip të mbijetesës. Në keto kushte kishte lindur nevoja e një kuvendi historik ,vendimet e të cilit per  t’i venë në jetë në trojet arbënore kishin nevojen e  njohjes dhe perkrkrahjes  ndërkombëtare e veçanarisht të Selisë së Shenjte.. Kleri më i lartë shqiptare prej kohesh e kishte njoftuar Selinë e Shenjte për gjendjen e grigjes katolike shqiptare me anën e relacioneve, letrave e dokumenteve të ndryshme, si dhe  i kishin kerkuar Selisë së Shenjte ndihmë per  mbjatjen e një kuvendi historik… 

PËRGATITJET DHE NJOFTIMI PËR KUVENDIN E DHEUT TË ARBËNIT.  

Vetë  Krijuesi kishte bërë emër që në krye të Selisë Shenjte në vitin 1700 të vinte Papa Klementi i XI , prej mishi e gjaku Arbënor , familja e të cilet nga fundi i shekullit XV, ishte detyruar të largohej në drejtim të  trojeve italiane, per ti shpëtuar pikrisht mizorisë turko-osmane.. Ky Papë shqiptar ishte natyrisht mjaft i interesuar për rilindjen politike të atdheut tij të lashtë. Prandaj, tre vjet pas zgjidhjes së tij papë urdhëroi mbajtjen e një kuvendi historik…1. Për të realizuar kuvendin historik me emrin domethënës “Kuvendi i Dheut të Arbënit” u ngarkua  figura e ndritur pastoriale e grigjes katolike shqiptare e më gjerë , Arqipeshkevi i Tivarit e Diokles , (1701-1712)  At Vinçenc Zmajeviku , (i lindur në Perast të Kotorrit me 1670 ,dikur trevë etnike Ilire ). At Vinçenci mbasi mori bekimin  nga  kreu i Selisë së Shenjte filloi vizitat baritore për të njohur  gjendjën e besimtarëve , famullive , kishave dhe shkollave pranë tyre… Kontaktet e Zmajevikut me shqiptaret “katolik” kishin qënë të përhershme e të aferta edhe më përpara , por tani ato thellohen më teper. Me daten 2 dhjetor At  Vinçenc Zmajeviku  (me miratimin e Papës ) lëshon leterqarkoren, me të cilen njofton të gjithë klerikët shqiptar  për mbajtjen e kuvendit  të dheut të Arbënit në katundin Merqi të Lezhes me datat 14 dhe 15 janar të vitit 1703.. Në ketë  kuvend  ftoheshin drejtuesit kishtar shqiptar si ; kryepeshkopët e Durresit e Shkupit , peshkopët e Shkodrës , Lezhës, Pultit , Sapës , 45 krerë e fumultarë dhe 200 besimtarë të shquar të Arbënisë e tjerë..  At Zmajeviku  në letrën që u dergon Kryeipeshkvijve , Ipeshkvijve dhe mbarë meshtarisë të Arbënisë , por edhe Serbisë… ndër të tjera u shkruante :

”…. Gati është duke mbaruar muaji i tretë ,që unë duke e bartur barren e rendë, që më vuri në qafë Shenjti At Pape , pa pushuar jam  duke kaluar qytetet, katundet, lagjet  e gjithë  mbarë kopshtin (bashtinen) e Tenzon. Duke kqyrur vreshtin e Tenzon… Oh  ç’mjerim pashë .. E pashë këtë vreshtë të prishur, të shkaterruar, të lënë si një gjë e mbetur shkretë , mbuluar prej ferrmacash , prej ferrash , prej rrozgash , e pashë  në vend që të qesin rrush duke qitur larushk. Ketë vreshtë  e shkeli   me ndihmen e njerzëve të keqij, ai armiku i moçëm i Tenzon (turku..N.B.)…. i cili nuk pushon prej zemëes  së keqe për të prishur farën e mirë që është mbjellë në  kopshtin e Tenzon…Ndër gjithë këto ngaterrime e peshtjellime  çka do të bëjmë o vëllezër ?   A do të shkojmë motin duke qarë  hallin e zi  , apo do të mundohemi ta sjellim mbarë vreshtin e Tenzon ?. Mos qoftë thënë, që puntoret e ketij vreshti të rrinë me duar kryq  në brez ; por zelli që do të kenë për të madhin Zot , ti pushtojë zemrat e tyre për tju perveshur punës . Të hyjmë pra ta punojmë vreshtin, që e kemi para syvet, të hyjmë ta dlirim prej ferrave , e ferrat ti këpusim në rrenjë  që të mos dalin perseri… Ju pra o vëllezerit e mi,  kryeipeshkvij , jeni thirrë prej meje , e ju ipeshkvij që jeni nën mua , dhe meshtarë  të tjerë , të paret e kishave , duke ju urdheruar po ju bejë të ditur  që të vini e të mblidhemi në Kuvend të Arbënisë që në dashtë Zoti ynë , do ta bejmë të dielen e dytë mbas ujit të bekuar, në Kishë të Shenjtit Shën Gjon Pagzuesi  në katund të Merqisë, në Dioqezë të Lezhes….. Vincenc Zmajeviku…Shkruar në të dhjeten ditë të dhjetorit 1702”.2.  At Vincenc Zmajeviku njofton edhe Papa Klementin e XI , për permbushjen  e urdherit të tij me perkushtim të thellë në viziten apostolike , ku  me ketë rast ndër të tjera i shkruan : “…Ti më urdherove, o Shenjti At Pape , ti vizitoj e ti vë re , si vizitor apostolik kishat e Arbënisë, dheut tim. Unë  iu permbajta urdherit , iu solla dheut rreth e rreth e gjithë mbarë e kërkova , dhe pashë  nevojat e Arbënisë. Pashë vuajtje shumë. Qytetin , që më parë ishte i pari i të gjitha vilajeteve (Shkodren N.B.),  venë në haraç , Zojen e njerëzve me futë në krye , kalanë e trimave të rrënuar , murin dhe meterizin e forcës sonë të çartur e prishur ; pashë të pafetë hyrë në vende të shuguruara, kishat përlyer , lteret ndyrë sa mezi pashë një vend ku mund të mblidhej populli në tubim. Pashë pleq duke vuajtur , meshtarë- sherbetoret e Zotit duke qarë e duke lotuar , barinjët e travajuar , dhëntë  shperndarë e tretur  nëpër pyll ; pashë  murtajen që mbyste njerzë e bënte kerdi të madhe  nëpër të gjitha vendet. Këto vuajtje i pashë  dhe gjimova. Zemra e bashkuar me mjerimet e popullit tim donte të ndahej përgjysëm , kur i shihja bijët  e mi në rrezik të bjerrin fenë… Nën hijen tende , o Shenjti Atë Papë , dheu i Arbënisë po gazmohet …që tash sa mot ka ndejtur i harruar , varfëruar  e  mbuluar prej mjegulle , por  nën një Pape shqiptarë  po del në dritë , e mezi pret të fitojë namin e lumninë së moçme…”. 3. 

DISA NGA TË ZEZAT QË KISHIN PREKUR OBJEKTET E KULLTIT DHE MËNYREN E JETESËS NDË SHQIPTARËT KATOLIK. 

Shqiptarët (katolik) të shquar ndër mote për pastertinë e figurës morale , dhe për shenjtënin e familjes e kunorës  ishte mbytur në mëkate e vese  të shemtuara, por i gjithë ky mjerim nuk kishte ardhur  vetëm per faje të  “grigjes” , por edhe  per fajin e disa “barinjëve” shpirtërore (prifterinjeve) të cilet me veprimet apo mos veprimet e tyre e kishin lënë grigjën në meshirë të udhes plotë mjegull të perzier me tymin  helmues që perhapte pushtuesi turko-osman. Disa nga mëkatet më “kryesore”që behen të ditur në matrialet shkresore të Kuvendit të Arbënit ishin : Marrja për grua e kunatës (motër e gruas , apo nusja e vëllait), grabitja e vajzave e grave të huaja , kurveria edhe brenda farefisit , fejesa e femijeve që në djep , si dhe blerja e vajzave me para për djem.. poligamia (martesa me më shumë se një grua), më të cilat kisha nuk duhej tu bekonte kunoren… Vlenë të cilësohet se deri në shekullin e XVII në Shqiperi ishte (bërë) zakon të vinin kunorë pasi gruaja të lindë djal , zakon që u hoq me 1703 nga koncili kishtar i Shqiperisë…4. Raste të  tilla kishte jo pak ,madje kishte edhe prifterinjë që ishin martitirizuar  kur kishin kerkuar të ndalonin poligamin. Një ngjarje e tillë tragjike kishte ndodhur edhe në Malesi të Madhe në shekullin XVII , e pikrisht  me daten 14 dhjetor  1644, kur dy Etër misionarë Franceskan ; Paolo nga  Mantova dhe  Salvadore nga Offida (italian) , kishin refuzuar të flinin pranë një familje të njohur në Kelmend, pasi kryefamiljari mbante një grua me kunor dhe një pa kunor. Kelmendasi që  kerkonte të strehohen  dy meshtaret në shtepin e tij  e ndau gruan pa kunorë , por gjinia e gruas së ndarë  (nga kastrati) më vonë u zuni prit  dhe i vrau dy misionaret..5. Gjithashtu ishte venë re edhe mungesa e  regjistrave të  kishes, ku priftërinjët nuk regjistronin  të dhënat jetësore-fetare  për çdo familje e famulltar të famullisë tyre…6. Mjerisht konstatohet se mjaftë priftërinjë ishin edhe të pa kompletuar me  arsimimin perkatës , ku kjo padije i kishte çuar deri aty sa kishte priftërinjë që shkruanin edhe hajmalia , dhe në letrat trekëndëshe  të cilave shkruanin thënie biblike ose lutje..7. Shpesh  për pa-aftesi , por edhe kryeneçsi të priftërinjëve shumë katolik kishin lënë fenë e Krishtit dhe ishin bërë muhamedan. Një rast i till “interesant”  tregohet per zonen e Anes  Malit , ku një prift ditën e Pashkëve donte të mbante meshën  në orën e zakonshme të ditës ,por besimtarët nuk kishin arritur të vinin të gjithë , ndaj i ishin lutur priftit  të priste edhe pak , por ai me kokëfortësinë e tij  nuk ju a vuni veshin dhe i kërcënoi se do ti shkishëronte nëse këmbëngulin të vonojnë meshën. Në ketë moment banorët e  Anës së Malit  të verbuar nga zemrimi dhe nga një krenari e rreme të drejtuar nga i pari i tyre, me flamur të shpalosur  moren rrugën për te Pashai në Shkodër,dhe atje  u shpallën të gjithë musliman..8. Por me e keqja kishte ndodhur kur prifti i Jubicës Dom Nikë Leka (në vitin 1674)  kishte braktisur  besimin Kristian dhe ishte bërë  musliman , dhe turqit në formë përshëndetje  u thonin besimtarëve katolik , behuni edhe ju turq (musliman..) si  prifti juaj..9. Ndërsa në një relacion (të At Zmajevikut) i cilësuar edhe në dokumentet e Kuvendit të Arbënit, që  tregonte për gjendjen e popullsisë së Shkodrës e Malësisë ndër të tjera gjejmë të shkruar :” Vërejmë me të madh hillërim të zemrës sonë si shqiptarë dhe si meshtarë, që ia duam të mirën këtij dheut tonë , që gati të gjithë turqit , (kështu i quanin edhe të krishteret që ishin konvertuar në fenë Islame ,N.B.), që sot kanë zënë vend në Shkodrën tonë , kanë dalë  prej malësorve të krishterë , të cilët sidomos në kohë e Mahmud Pashës , që kanë mbetur në Mal të Zi  , në kohën e Ibrahim Pashës e të Mahmut Pashës , shumë herë për asnjë send  , po prej kryeneçësisë  e ndërronin fenë e bëheshin turq. Turqit e Podgoricës , të Pejës , të Gucisë , të Gjakovës gati të gjithë janë bijtë e malësorve të krishterë , që kanë dalë  ose prej Hotit , ose prej Grudet , ose prej Kelmendit , ose prej Pultit e sidomos prej Alsiçjet….10. Në këto kohë  bënte kërdinë edhe SKIZMA (ortodoksia) ,e cila duke mashtruar me kristianizmin e “përbashkët”  kishte arritur ti shkëpuste grigjës katolike  jo pak shqiptarë katolik , por  edhe i kishte shpallur luftë besimit katolik (që njesohej me kombësin shqiptare)… Në keto kushte të vështira  shpesh perftërinjtë  detyroheshin të strehoheshin edhe nëpër shpella  ,siç mund te shënohet rasti i priftit të Grudes At Bartolomeut..11. Në këto kohë, “fara” katolike e shqiptarisë gjindej në zgrip të mbijetesës, edhe nën peshen e taksave dhe mohimit të të drejtave më elementare të këtij komuniteti , pasi identifikohej me  pengesën kryesore për krijimin e një “ishulli” turko-aziatik në Europë. 

KUVENDI I DHEUT TË  ARBËNIT…

Kuvendi i Dheut të Arbënit siç ishte njoftuar u zhvillua në ditët e caktuara të 14 – 15 janarit 1703 në katundin Merqi të Lezhës dhe u hap me fjalen brilante të At Vinçenc Zmajevikut , ku një pjesë fare të vogel të kesaj fjale po e citoj : “…Fortuna e stuhia e detit, krisma e furia e ferrit  janë perpjekur bashkë per  t’i   perpirë kishat tona , aq sa edhe njerzit e mirë duket se mashtrohen. Shumë janë ndarë prej fesë , mashtruar e tradhtuar prej thenieve  të shtrëmbërta të njrëzve ; të rrahur shumë prej tallazeve të tillë…druajnë se mbyten dhe dalin feje. Gjithë duke parë veten në rrezik të birrën , duke qarë e duke dënesur  shtrijnë duart prej nesh  e kerkojnë ndihmen tonë. Ata që hiqen  rrëshan per të vdekur , t’i nxjerrim ,e ata që nisen të mbyten , pa pushim  tu shpetojmë barken (Kishen e Shqiperisë) të rrahur prej tallazeve, duke përtritur e duke  e goditur , ta sjellim mbarë e ta vëmë në vend të shendoshë, që tallazet të mos kenë  më çka ti bajnë…”.12. Gjatë dy diteve të kuvendit folen shumë nga pjesmarresit e kuvendit. Me  fjalët e tyre  ata treguan gjendjen e mjerueshme  në të cilen gjindej  kisha katolike  dhe famulltarët e saj. Në kuvend u miratuan shumë dekrete , dhe u vendosën apo më sakt u rivendosen mjaft rregulla të detyrueshme per t’u zbatuar nga ipeshkvijtë , meshtarët dhe famulltarët. Ato janë të shumta të shkruara e ndara në kapituj , ku bie në sy detyrimi i zbatimit të shtatë sakramentve të vendosura prej Jezu Krishtit  si ; Pagezimi, Krezmimi, Kungimi (Eukaristia) , Rrëfimi o Pendesa, Vojimi i Shenjtë , urdhëri i priftënisë dhe kunora  (e bekuar) e martesës..Gjithashtu u vendosen  rregulla të forta për të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhenimet e Tenzon, deri në shkishërimin e tyre. Rregulla të forta u vendosen edhe per priftërinjët që i neglizhojnë detyrimet kishtare , ku perveç zhvillimit të meshëve dhe zbatimit të  sakramenteve , ata duhet  të mbajnë  regjistrat e sakta të famullive të tyre , ku të shënohej data , dita e viti i çdo martese , çdo lindje , çdo vdekje , çdo pagezimi , çdo krezmimi , të shoqeruara keëo me gjeneralitet që kerkoheshin  me emrat e famulltareve , të prindërve (babë , nënë), të kumarve , nunëve , dëshmitarëve e hollesira të tjera të nevojshme.. Vlenë të theksohet se gjithçka  shkruhej e shenohej në regjistra e dokumente të tjera kishtare duhej të shkruhej në gjuhen  shqipe… Me këtë rast kuvendi konfirmon edhe mirmbajtjen e mjaft shkollave që ishin ngritur pranë Kishave , kryesisht në zonat malore, ku mësohej edhe shqipja e “kohes”, së bashku me dashurinë për fenë e të parëve , atdheun , doket e zakonet me në krye besën ,bujarinë , trimerinë , urtinë dhe  bashkejetesën… 

DEKRETET E KUVENDIT:

Per të gjitha çfar u folë e vendos në Kuvendin e  Dheut  të Arbënit , u miratuan dekretet perkatëse , të cilat duhej të zbatoheshin nga meshtarët  e famulltarët , si dhe hierarkia e lartë e kishes katolike në Arbëni. Për të mos “merzitur” lexuesit mendova që dekretet t’i  rendisë  vetëm me titujt  e tyre , si vijon:

“-Përmbi  besimin e fesë , 

-Përmbi atë që e bënë fenë e Krishtit , 

-Përmbi ata të krishterë , të cilet ndonse kanë mohuar fenë në faqe të dheut mbahen turq dhe tinzisht mbahet të krishter , 

-Për çka do të ndahen të krishterët prej të pafeve , 

-Përmbi detyren që kanë meshtarët per  t’i  mësuar të krishterët në punë të fesë , -Përmbi detyren që kanë meshtarët të predikojnë Ungjillin , 

-Përmbi të mbajturit e festave , 

-Përmbi agjërimet  e urdhëruara e permbi detyrat që kanë të krishterët per t’i mbajtur ,

-Përmbi agjërimet e Kreshmeve  perpara Pashkëve , 

-Përmbi be të rrejshme ose të shtrembër , 

-Përmbi sakramentet ,

-Përmbi Pagëzimin ,

 -Përmbi Krezmimin , 

-Përmbi  pendesën ose të rrëfyerit ,

-Përmbi eukaristinë  ose kungimin , 

-Përmbi vojimin e shenjtë , 

-Përmbi sakramenin e urdhërit të priftërisë , 

-Përmbi sakramentin e martesës , 

-Përmbi zakone  të mbrapshta  të martesave  të pakunorë , që janë per t’u hequr e për t’u ndaluar ,

-Përmbi ipeshkvijtë , 

-Përmbi borxhin që kanë ipeshkvijtë të dalin e ti vizitojnë kishat e dioqezat , 

-Përmbi mënyren që ipeshkvijtë do të zbatojnë duke i treguar Kuvendit të Propogandës punët e dioqezit të vet , 

-Përmbi kufijët e dioqezave të Zadrimës , të Lezhës  e të Albanit që sot janë nën kryeipeshkvinë e Durrsit , 

-Përmbi kufijtë e dioqezës Pultit , 

-Përmbi dheun e Postribës , 

-Përmbi shtepitë e konaqet e të krishterëve , që prej  një dioqezi shkojnë në dioqezin tjeter , 

-Përmbi kishat që do të mbahen me nderë e me devotshmeri , 

-Përmbi lterët  që kanë mbetur pambuluar , 

-Përmbi meshët që meshtari  ia thotë popullit në famullinë e vet , 

-Përmbi rrobat e shuguruara ,

-Përmbi vorret  dhe vendet ku vorrosen të krishterët , 

-Permbi priftërinjët që kanë famulli , 

-Përmbi fitime të priftërinjve , që ketyre u dalin prej gjërave të kishës , dhe përmbi detyrimet që duhet të kryejnë mirë e si duhet , 

-Përmbi shkollarët e Kuvendit Shenjtë të Propogandës (De Alumnis) , 

-Përmbi fretrit misionarë , 

-Përmbi shkollën e Kurbinit e të Lezhës , 

-Si do t’i bëhët mbrapa  nevojave që ka dheu ynë…”.13. 

PERFUNDIMI I KUVENDIT…! 

Në fund të Kuvendit të Dheut të Arbënit , protagonistët e tij paraqesin “perfundimin” me “fjalët” të cilat po i citoj: “Të gjitha ato punë  që e kemi bërë , per arësye të detyres sonë e të kohëve të veshtira me sa ligje e dekrete , po i vëmë në gjyq të shenjtit Atë  Papë të Romës , që është vikari i Krishtit në tokë , që është urdhëruesi i parë i të gjitha kishave , krijuesi e gjyqtari i pagabueshëm i të gjitha sendeve që i perkasin fesë e virtyteve ; e këtij për shenjë të ndergjegjës sonë , po i bienë me pervuajtëri të madhe në të dy gjunjtë , ne që jemi mbledhur me udhë (të drejtë) në këtë kuvend , ashtu me pervuajtni po ia paraqesim këto vendime Kishës së Shenjte të Romës , që është nëna dhe mjeshtra e të gjitha kishave , kështu edhe kardinalëve të kuvendit  të shenjtë të propogandës ; këto punët tona  t’i  shikojnë ,  t’i  gjykojnë e  t’i  pastrojnë  dhe  t’i  forcojnë për nderë të Zotit  të pushtetshëm  dhe për të mirën dhe per të rriturit e fesë katolike: 

-Unë Vinçenc Zmajeviku , kryeipeshkëv i Tivarit , i pari i Serbisë , vizitori  apostolik i Shqiperisë, kështu urdhëruam e po vëmë dorën (nënshkrimin) këtu në fund. 

-Unë , Pjetër  Zumi , kryeipeshkëv i Durrsit , pajtohem e po vë doren në fund. 

-Unë , Pjetër Karaxhiqi , kryeipshkëv i Shkupit (emruar) , pajtohem e po vë dorën time  në fund. 

-Unë , Gjergji , ipeshkëv i Zadrimës , pajtohem e po vë doren  time në fund. 

-Unë , Nikollë Vlladanji , ipeshkëv i Lezhës , pajtohem e po vë doren time në fund. 

-Unë , Nue  Babi , ipeshkëv i Shkodrës (emruar), pajtohem e po vë doren time në fund. 

-Unë , Marin Gjini , ipeshkëv i Pultit (zgjedhur) , pajtohem dhe po vë doren time në fund. 

-Unë , frat  Exhidio , prefeti apostolik  i Misioneve të Arbënisë , pajtohem prej anës sime e prej anës  së misionarëve. 

-Unë , frat  Frano  Maria a Lycio , prefet apostolik i Misioneve të Maqedonisë  , pajtohem prej anës sime e të misionarëve. 

-Unë , frat Mertini a Gionima , i pari i trojeve të fretnëve  , pajtohem prej anës sime e të fretërve , që shkruhen de Observantia.

Frat Raimond  Gallani Scrivani .14.

Vlenë të cilësohet se si fjala e hapjes së Zmajevikut, po ashtu edhe vendimet e marra në Kuvend u hartuan në gjuhën shqipe. Procesverbalet e takimit, të cilat kanë rëndësi historike , gjuhësore dhe klerikale u dërguan në Romë për t’u parë nga Papa, dhe me ndihmen e Françesko Maria Da Leçes u botuan në shqip dhe latinisht nga propaganda Fide më 1706. 15. Nga botimi i parë dhe botime të tjera “bie në sy”  botimi special i vitit 2003 (me rastin e 300 vjetorit..). Kuvendi i dheut të Arbënit, është vepër e pavdekshme fetare e atdhetare e korifejëve  të  binomit FE dhe ATDHE… Kjo vepër me permasa toksore e hyjnore ka në “qiellin”e tij, yllin “polarë” Papa Klementin e XI dhe pas tij, të perndriturin At Vinçenc Zmajeviku , të rrethuar me yjet  e ndritëshme ,  pjesmarresit në këtë Kuvend, (si ata  që iu cilësuam emrat , dhe të tjeret , që nuk pata mundësi t’ua cilësoj emrat)… Vlen të theksohet se nga dhjetë nënshkruesit e vendimeve të kuvendit të Arberit , shtatë janë qartësisht shqiptarë , dhe vetem tre emra “tingellojnë” si emra misionaresh “italian”.. Vendimet e Kuvendit të Arberit pasi u miratuan nga  Selia e Shenjte  me në krye Papa Klementin e XI  u bënë të detyrueshme per tu zbatuar në Dheun e Arbënit e më gjerë… Kleri i lartë katolik për venien në jetë të vendimeve të Kuvendit zhvilloi disa sinode të shenjta në Shkodër,  Kasena , Obot , e veçanarisht  dallohet sinodi i shenjte i Beltojës i zhvilluar në vitin 1704…16. Kuvendi i Arbënit në pamje të parë dukej se kishte rendesi të madhe vetëm per komunitetin Katolik të Arbënisë (Shqiperisë të asaj kohe), por koha tregoi se ky kuvend dhe vendimet e tij kishin vlera e rëndësi për të gjithë ata që e quanin vehtem me zemer e shpirtë shqiptarë të vertet  me orientim nga Perendimi.. Kuvendi i Arberit ishte  “balsami” hyjnore që ruajti të pa sterilizuar “FAREN” e shqiptarisë , që është e njejtë me atë Europerendimore , mbi themelet e të cilës është ndërtuar Europa e Bashkuar (BE-ja), që dje e kishim ënderr, ndersa sot shpresojmë…realitet…

REFERENCAT:

1.Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, fq.275, Tiranë 1995.

2.Kuvendi i Arbënit 1703 , botues Kryeipeshkvija e Tivarit , Kuvendi Salezian –Prishtinë 2003 , fq.30-33. 

3.Franc Nopça , Fiset e Malësisë së Shqiperisë Veriore dhe e drejta zakonore e tyre , fq.386 , Tiranë 2013.

4.Kuvendi i Arbënit , po aty ..fq.12-14.

5.Fulvio Kordinjano ,Shqiperia  permes vepres dhe shkrimeve  të misionarit të madh italian At Domeniko Pazzi 1847-1914, vll.2. fq.91.Botime “Almeria” 2008.

6.Kuvendi i Arbënit …fq.69.

7.Fulvio Kordinjano ,Shqiperia….vll.I. fq.278. 

8.Hyacinthe Hecquard , Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Epërme ,ose i Gegenisë, fq.47. 

9.Odette Marquet, Pjeter Bogdani, letra dhe dokumente, fq.142-143. 

10.Kuvendi i Arbënit , po aty , fq46.

11.Fulvio Kardinjano..po aty ,vll.I. fq.102. 

12.Kuvendi i Arbënit 1703,  fq.35 , botim i Shpresa Prishtine 2003 . 

13.Nëpër fletët  e librit Kuvendi të Arbënit 1703..).

14.Kuvendi i Arbënit , po aty , fq.150-151.

15.Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, fq.355, sh.b.Uegen, Tiranë 2011.

16.Nevila Nika ,Dioqeza e Shkodres gjatë shek.XIII ,sipas doreshkrimeve  Arkivore, fq.33-34).  

-N.B.-

Shqipëri, me 14 janar 2022. 

Filed Under: Histori

DY SHPÊLLA TË THÊLLA…

January 14, 2022 by s p

Pergatiti: Fritz RADOVANI:

https://shqiptarja.com/foto/288804.jpg

AT SHTJEFEN GJEÇOVI O.F.M.

(1874 – 1929)

Ndër dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri të dhunuem për shekuj me rradhë, pikërisht aty, në ato dy vatra shkëndijash me të cilat nuk mujtën me u hangër as sytë e Shqipës, nën cohën e ashpër e të murrme të zhgunit të Shën Françeskut, pushoi së rrahuni Zemra e Madhe e Fratit të Kosovës, mu në Zym të Hasit të Thatë, me 13 Tetor 1929…kur serbët menduen me e lanë të përjetshëm Emnin e fratit tue pagëzue me gjakun e Tij të Shenjtë brigjet, cungat e stomijet e njomuna për sa shekuj nga vllaznit e Tij, dhe tue i diftue botës mbarë se këtu njenit prej bijëve të Ilirëve sot hasmi tradhëtisht i ngriti një monument ma të fortë se bronxit, Monumentin e At Shtjefën Gjeçovit OFM, i cili ndër shekuj nuk do të kenë kurrma mort! 

E ç’prej asaj dite të zezë duert e Shugurueme të Tij nuk do të daltojnë kurrma ndër zemrat e njoma shkrojlat e At Gjergjit!…E, nuk do të shkojnë gjatë kur camerdhokëve të vegjël nuk do t’u mësojë ma kush me shkrue emnin “Gjergj Kastrioti”…

Qysh se fillova me marrë mend e kuptova fjalën “vrasë” tue pa me sy gjakun e derdhun lamë në 13 Tetorin e vitit 1943 në Tiranë, kjo datë më kujtonte shprazje armësh e bombësh mbi njerzit e pambrojtun e të pafajshëm.., por kjo nuk ishte data e parë e atij tmeri që përjetova si fëmijë kur ishe vetëm 3 vjeç, mbasi për të gjithë Shqiptarët një 13 Tetor tjetër të përgjakun kishin përjetue 14 vjetë para meje nxanësit e Zymit të Hasit në Kosovë, kur dora e pabesë e shovenistëve serb në vitin 1929, plandosi përdhé Mesuesin e tyne të Gjuhës Shqipe, fratin e përvujtë, At Shtjefën Gjeçovi, pra plot 83 vjet ma parë. 

Ishte pikërisht ajo vjeshtë e zymtë kur flladi i freskët frynte mbi gjethet e zverdhuna të lisit, me të cilët Përenditë Pellazge thurën kunorën e martirizimit por edhe të lavdisë së përjetëshme që me duert e Tyne Ata i vunë mbi ballin e Heroit të Popullit Shqiptar! 

Ishte ai dru i gdhenun që i kishte lëshue ata gjeth për shtroje për daltuesin e vet, kur në dorën e Tij iu gjet si shkop për mburojë bash atëherë kur zagart e mbarë Ballkanit lehnin për “barbarët e egjër”, mbasardhësit e Lekës dhe të Gjergjit të Madh. 

Ai nuk eci kurrë mbi shilte e cerga…Ai eci i zbathun me sandalet e Tija mbi gur e shkrepa, mbi ferra e zallishta, ndër fusha, shpella e male, vetëm mbas Kryqit, me Ungjill në dorë. Ungjill e Kanu ishin mburoja e Tij; Paqë e Drejtësi ishin parzmorja e Meshtarit tonë…

Ai ishte djalë i Janjevës së Kosovës, i lemë me 12 Korrik 1874, nga një familje e thjeshtë me origjinë nga Kryeziu i Pukës, me tradita të theksueme Shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku famullitari i atij vendi, tue vrejtë cilësi të një squtësie të rrallë e mbi të gjitha një natyrë të prirun për kah Feja e ditunia, me leje të prindëve të Tij dhe të Argjipeshkvit të Shkupit, e merr Hilën e vogël (emni i parë i Pagëzimit ishte Mëhill ose Hilë), dhe e sjell në Kolegjin e Françeskanëve të Troshanit. Aty vazhdoi mësimet e mesme dhe u pergatitë që në moshen 10 vjeçare shpirtnisht për udhën e vështirë në të cilën mendonte me vazhdue, tue ju kushtue Urdhnit të Fretenëve të Vogjel (OFM) të Shën Françeskut të Asizit, që kanë zanë vend në Shqipni që në Shek. XIII mbas Krishtit. Zakonisht aso kohe studentët shqiptarë mbas këtyne viteve shkollore  dergoheshin në Bosnje, ku banin një plotësim mësimesh liceale me profesorë të njohun dhe njëkohësisht edhe parapergatiteshin për studimet e nalta teologjike, të cilat pjesa ma e madhe i kanë krye në Austri dhe Itali. Gjeçovi studimet e nalta të filozofisë i bani në Banjaluke, ndërsa ata të teologjisë i ka përfundue në Kreshevë, ku u njoht me letrarin e madh epik Gegë Martiq. Si duket edhe Gjeçovi, ashtu si At Gjergj Fishta, nga ajo shkollë e Bosnjes marrin edhe nektarin e njohun të asaj letersie e cila ma vonë ndikoi direkt në krijimtarinë e tyne letrare, por duhet theksue të një niveli artistik shumë të naltë e që mbetë edhe i papërsëritshëm mbas këtyne kolosëve, që kanë lanë vepra me vlerë të madhe në fondin e kulturës sonë Atdhetare Shqiptare.

Në vitin 1896, porsa kishte krye studimet, vjen në Shqipni dhe fillon veprimin fetar e atdhetar në Pejë, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, pikërisht ndër ato zona shumë të vorfna, por që la mbresa të përjetëshme me mësimet e Tija të Atdhedashunisë, një vepër e vazhdueshme e Urdhnit Françeskan në të gjitha Trojet Shqiptare ku kanë shkelë ata. Folklori, doket e zakonet dhe “ligjët e pashkrueme” të atyne viseve bahën shujta shpirtnore e Tij, me të cilat menjëherë filloi me mbrujtë landën edukuese të “Kanunit të Maleve” të Kombit Shqiptar. Reformat e Xhonturqëve e zanë në Gomsiqe dhe asht ndër të parët që i zbulon pa pikë frike karakterin shtypës të tyne ndaj vendit tonë. Në Durrës ka një korespondencë të dendun me shumë shqiptarë të Shqipnisë së Mesme që punojnë për të njajtin qellim si Ky. Ndër të gjitha vendet ku shkon ishte lashtësia e tyne ajo që shumë ma shpejtë se mund të mendohej e ban me vue gurt e thëmelit të shkencës së arkeologjisë Shqiptare, Baba i së cilës asht At Shtjefën Gjeçovi. 

Mbas vitit 1912, kur At Gjeçovi arriti me pa frutin e përpjekjeve të veta për Liri dhe Pavarësi me ngritjen e Flamurit në Deçiq në 1911, dhe me 28 Nandor 1912 në Vlonë, Ai nuk u pajtue si të gjithë shokët me okupacionet e hueja, kjofshin ata edhe të pjesëshme ose edhe të përkohëshme, kështu pra, as italianët, austriakët apo serbët nuk e donin praninë e Tij. Madje në vitin 1920 kur asht në Vlonë bashkë me priftin Atdhetar Don Mark Vasa, janë në krahun e vendosun të luftarëve Atdhetarë të Lirisë, kundër zaptuesëve italianë. Mospajtimi i Tyne me të tilla vepra të fqinjëve ka ba atë Histori të Lavdishme të Tyne që përjetësisht ka mbetë Heroike. 

Në fushën e letërsisë krijimtaria e Tij asht mjaft e gjanë por e panjohun pothuej fare nga Shqiptarët mbas vitit 1944 për ato arësye që dihën kryesisht të përfshimë në Gjenocidin komunist kundër Klerit Katolik Shqiptar dhe veprimtarisë Atdhetare të Veriut. Asht logjike që veprimtaria e Tij e shkrueme në Gegënisht nuk mund të zente vend në letërsinë antiatdhetare të  realizmit socialist. Mjaft dorëshkrime të Tij u plaçkitën nga komunistët kur ata bastisën Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder në vitin 1946 dhe shumë nga këto vepra të ruejtuna si dorëshkrime me vlerë, përfunduene pjesërisht në Jugosllavi, ndersa një pjesë tjetër janë endè sot jashta “perdorimi” per disa.., në podrumet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. 

At Gjeçovi në fushen letrare asht vlersue edhe nga dijetarët e mëdhaj të kësaj fushe si Prof. Karl Gurakuqi, i cili shkruen: “Gjeçovi botoi në Shkoder në vjetin 1910 vëllimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtue At Fishtës, ndër fletët e të cilit frynë gjithkund nji erë e pastër ndiesishë të flakta atdhetare. Asht për tu shenuem në këte vepër nji studim i hollë mbi fjalorin e gjuhës shqipe, ku rrihet çashtja e pastrimit të fjalëve të hueja, të kujdesit në të folun pa gabime dhe të mënyrës së mbledhjes së fjalvet nga goja e popullit. Përveç këtij libri, kemi nga penda e tij edhe përkthimin e dramit tri pamjesh të Pjetër Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.” 

Ja, dhe një fragment i poezisë “E drejta!”:

“M’ kam, se Atdheu don që t’ vllaznohi
E njihni n’ t’ bame t’ keni e n’ fjal
M’ kam, se Atdheu don që t’ bashkohi
Hovin hujliut, vllaznisht me j’ a ndal
…M’ kam, shqyptart, m’ kam, e n’ zemrat trimnohi!
M’ kam, flamurin e Shqypnis qit – e ndrit
Emnin tand, pa frig e marre rrfeje
Gjuh’ n tande, n’ t’ cilën Mama t’ ka rrit
N’ drit me qitun, prej Zotit ke leje
…Ngrehu prej gjumit, se mjeft t’ ka topit!”

Si thëmelues i arkeologjisë sonë kombëtare asht vlerësue dhe njohë edhe nga dijetarë të huej të kësaj fushe si: Dr. Ugolini, drejtor i misionit arkeologjik italian që erdhi edhe në Shqipni, nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, nga Prof. Nopçe etj. Ai ishte me të vertetë një shkencëtar i mirfilltë në këte fushë ku la thesare me vlera të mëdha kombëtare të zbulueme prej Tij, të cilat ruheshin deri në 1946 në Muzeun e Kuvendit të Gjuhadolit, si Unaza e njohtun e Gjeçovit, armët Ilire, Zoja e Zezë e daltueme në dru, enë të vjetra prej balte etj. 

Ka botue mjaft artikuj në shumë revista e fletore të kohës mbrenda e jashta vendit me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Shkopi i Tij i daltuem në dru asht një vepër arti në vete. Asht ruejtë deri vonë në Muzeun e qytetit të Shkodres. 

Madhështia e At Gjeçovit ka mbetë në fletët e prarueme të vepres së çmueshme dhe të pavdekshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, me të cilën Autori arrijti me gjujzue shpifsit dhe mashtruesit e vazhdueshëm armiqë të Popullit Shqiptar, tue i tregue me fakte se, kush jemi dhe nga erdhëm për qellimin e madh të ruejtjes së identitetit tonë kombëtar. 

Të gjitha mendimet dhe vlerësimet e At Fishtës, Don Lazër Shantojës, Prof. Karl Gurakuqit, Prof Ndoc Kamsit, etj., për këte Kanu do të përmblidhën mbrenda parathanjes së kësaj vepre prej të Madhit Faik Konica,  i cili ka arrijtë me penden e Tij të artë me daltue në shkambijtë shqiptar këto fjalë:

“At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m’u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë – si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane – At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t’a dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish “famullitar”, domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb’udhë nga Shkodra n’ Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat’ a tet’ orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s’pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, – se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj’ a dy mile më tej, as që dukej. Famullia – një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm’ e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë – qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t’afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t’ Assisit, në pastërí e në vobëksí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j’ a kushtonte studimit. 

Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t’ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t’i afrohej At Gjeçovit në diturín’ e këtíj Kanuni. Na tregói një dorëshkrìm nj’a dy-mij faqesh, studim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t’i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme. Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur “lacrumatorium” lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t’i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t’ona për At Gjeçovin… 

Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuar janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.

Po, At Gjeçovi, është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur – dhe njëditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shënjtëruar të Shqipëtarësisë.” 

***

Aty rreth vitit 1954, 55…

I pari njeri që më foli për At Shtjefën Gjeçovin asht kenë piktori Prof. Simon Rrota, mësuesi i em i vizatimit.., kishim përpara një portret të Tij… Aq më bani përshtypje fjala e Mësuesit tem që po më shpjegonte vrasjen mizore të Tij, sa gati pavetëdije i thashë: “Profesor, po edhe këta dy sy Shqiponjet armët serbe i këthyen në dy shpella..?”

Shenim F.R.: Botohet me serinë e “Zamakut të Flamurit Kastriotit” 

Melbourne, 14 Janar 2022.

Filed Under: Kulture

CAVALIER PËR MERITA KULTURORE PËR DR. LUAN TOPÇIUN

January 14, 2022 by s p

Visar Zhiti


Albanalogu, studiuesi i njohur, kritiku i artit, përkthyesi – me çmime kombëtare dhe botuesi Dr. Luan Topçiu sot është dekoruar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Werner Iohannis, me Urdhêrin “Kavalier për Merita Kulturore”. Lajmi është dhënë nga të gjitha kanalet televizive rumune dhe shtypi vendas. Është ngjarje, do të thoshim, është i pari shqiptar, besoj, që dekorohet në Rumani, vend i Bashkimit Europian, për arritjet kulturore, aq të mëdha dhe të shkëlqyera, me motiviacionin: “Në shenjë vlerësimi për talentin letrar dhe kontributet e rëndësishme në promovimin e kulturës dhe qytetërimit rumun”.Puna shumëplanëshe e Dr. Luan Topçiut tashmë është bërë një urë moderne e Kulturës që bashkon dy vendet tona, Shqipëri e Rumani, nderkohe dhe një majë e ndritur e arritjeve shekullore të diasporës shqiptare në Rumani. Presidenti rumun dekoroi dhe disa personalitete të tjera të nivelit europiano-botëror si akademikun Mircea Dimitrescu dhe kompozitorin, interpretuesin dhe dirigjentin Gheorghe Zamfir. Luanit tonë ne ia njohim Veprën dhe virtytet, Morfologjinë e Shpirtit, Historinë e madhe të letrave shqipe apo “Albanica”-n, etj, etj, por desha të shtoj se kemi patur fatin të shohim në një koncert në Romë dhe maestron Zamfir, luante me flautin e tij pan, mahnitës, një histori natyre me muzikë, dramë zêrash kumbues, etj, etj, dhe në fund të koncertit, mes duartrokitjeve të stuhishme, ambasadori i Rumanisë në Itali, pasi i dha artistit një kurorë lulesh, i ra në gjunjë…Artit të madh i bihet më gjunjë. Kjo është kultura. Sot vepra e Luan Topçiut u dekorua bashkë me atë…Besoj që dhe në vendin tonë do të dinë të përulen para atyre që bëjnë art, që shpalosin vlera, identitet, që e bëjnë Atdheun pjesë të bukur të kulturës botërore.

Filed Under: Opinion

RECKLESS DJOKOVIC

January 14, 2022 by s p

By David L. Phillips
Thursday, January 13, 2022/


“Rules are rules”, said Australia’s Prime Minister Scott Morrison about the so-called Djokovic affair. Whatever you think of Mr. Morrison and his draconian immigration policies, Novak Djokovic should be deported from Australia for violating the law. He deserves scorn for knowingly exposing youth to the COVID-19 virus. Djokovic showed he is a Serbian nationalist by turning his immigration status into a political spectacle.
Novak Djokovic knew he was skirting the rules when he boarded a flight from Dubai to Melbourne on January 7. He lied on his immigration form, claiming he had not traveled internationally in 14 days. He knew his exemption from Tennis Australia had no legal weight with Australia’s government, yet he thought himself to be above the rules. Djokovic was found to have the virus on December 16. A renowned virus and vaccine skeptic, Djokovic ignored COVID-19 protocols and risked the health of others by attending a panel discussion in Belgrade on the 16th, during which a postal stamp was unveiled in his honor. Djokovic declared, [“It’s] an honor to receive my very own Serbian stamp. Thank you to my generous country for this rare gift!” He attended an event at the Novak Tennis Center in Belgrade the next day where he presented trophies to young Serbian tennis players. He did not wear a mask and was photographed hugging Serbian youth in violation of social distancing protocols.He also attended a photo shoot with the French newspaper, L’Equipe, in Belgrade on December 18, posing with the Champion of Champions trophy, which recognizes the outstanding sportsperson of the year.
In addition, Djokovic was filmed playing street tennis in Belgrade over the Christmas period. He subsequently visited a tennis academy in Spain and was photographed meeting fans. Serbian COVID-19 regulations require a 14-day self-isolation period after testing positive.Djokovic’s Australian travel entry form included a false declaration, stating that he had not traveled anywhere internationally during the 14 days before his arrival. He was apprehended at the border.Djokovic appealed the decision, which was his right. He could have quietly let his appeal proceed. However, he turned the issue into a nationalist spectacle. Serbia’s president Aleksandar Vucic said Australia’s treatment of Djokovic was “harassment.” Djokovic’s father, Srdjan, told a Serbian radio station his son was being held captive” by Australian officials. He alleged that his son was the victim of “a political agenda” aimed at “stomping on Serbia.” Djokovic’s mother, Dijana, said he was being scapegoated: “Our Novak, our pride. Novak is Serbia, and Serbia is Novak.”The Djokovic affair reveals the ugly face of Serbian nationalism. Politicizing his trip was totally unnecessary. Nationalism has no place when dealing with a global pandemic that knows no borders. COVID-19 is an indiscriminate killer.Serbia and the Djokovic family are in denial about COVID-19, as well as Serbia’s crimes against humanity. Serbia refuses to accept responsibility for the mass murder of Muslims in Bosnia, Catholics in Croatia, and ethnic Albanians in Kosovo. The Djokovic family originally comes from Kosovo, yet no family member has ever uttered a word of regret about the murder of 10,000 Kosovo Albanians. Serbian identity is defined by victimization, which justifies the sense of entitlement of many Serbs. As a great tennis player, Djokovic is a role model. Yet, Djokovic perpetuates ignorance about Serbia’s war crimes through his silence. His recent actions show contempt for the international rules-based system. He thinks himself above the law. So did Serbian paramilitaries who murdered, raped and pillaged neighbors in the former Yugoslavia.Djokovic should be deported from Australia. Other countries hosting tennis tournaments should also enforce their immigration laws and, as necessary, ban Djokovic’s participation. The Djokovic affair exposes the tennis star’s sense of impunity and disdain for rules. His behavior is contemptible and deserves to be disciplined.
This article was originally published on the Institute for the Study of Human Rights on January 13, 2022
Mr. Phillips is Director of the Program on Peacebuilding and Human Rights at Columbia University. He served as a Senior Adviser and Foreign Affairs Expert at the US State Department during the Clinton, Bush and Obama administrations.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2462
  • 2463
  • 2464
  • 2465
  • 2466
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT