• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BUJAR QAMILI PRITET SI AMBASADOR I KËNGËS SHKODRANE NË KOSOVË

January 12, 2022 by s p

Nga Ramazan Çeka

Qejfe, qejfe kjo dynja, qejf ma t’madh kaherë s’kam ba.

   Ky titull kaq i gjetur, kaq gazmor e intrigues ishte edhe lajtmotivi i kësaj mbrëmjeje koncertale që Televizioni prestigjioz “TV 21” në Prishtinë do të sillte para publikut të madh në ekranin e vogël, me rastin e festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2022. 

   Në formatin e titulluar “Qejfe, qejfe kjo dynja”, që për nga organizimi ngjason shumë me një odë të gëzuar shqiptare, ku janë ulur miq të nderuar, ishte i ftuar këngëtari shkodran Bujar Qamili “Mjeshtër i Madh”, së bashku me këngëtarët; Mukades Çanga “Mjeshtre e Madhe”, Gëzim Salaj, Egzona Salaj, Edi Ermeni dhe Klinsman Llazani, duke plotësuar kështu në një farë mënyre formatin e një festivali, që do të pasqyronte muzikën popullore qytetare jo vetëm shkodrane, por mbarë kombëtare, pasi zërat e mrekullueshëm që do të performonin do të sillnin edhe këngë nga të gjitha trevat shqiptare.

   Në sofrat shqiptare kënga, humori, gjallëria nuk mungojnë kurrë, pasi ato janë karakteristika vitale të shqiptarit, por si i thonë fjalës “qejfi bahet me shkodranë” dhe me të vërtetë gjallërinë e gazmendin kësaj nate shkodrane ia dha Bujari me zërin e tij të mrekullueshëm, duke performuar mes shumë duartrokitjesh disa këngë nga repertori më i bukur shkodran, i shoqëruar nga kolegët e tij këngëtarë, si dhe nga grupi orkestral mikpritës, i përbërë nga Artan Rexhepi në sint, Sead Muqa në klarinet, si dhe Filonid Nille Gjikolli tupana, i drejtuar nga maestro Gazmend Kraja, ku binte në sy dashamirësia e kolegëve të tij që ishin edhe spektatorët e vlerësuesit e kësaj nate.

   Ky koncert me aromë shkodre, me përmasat e një spektakli të realizuar në perfeksion, organizuar me profesionalizëm nga moderatori dhe këngëtari i mirënjohur Visar Peja, plotësoi kështu më së miri repertorin mbarë kombëtar të këtij aktiviteti. Bujar Qamili ndër të tjera zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore për këngën shkodrane, për këngën popullore shqiptare, për traditrën e saj dhe për trashëgiminë tek brezat e ri.

   U interesova për domethënien e emërtimit të “TV 21” dhe jo vetëm u befasova, por edhe u ndjeva shumë i kënaqur kur më shpjeguan se nr.21 përfaqësonte shekullin e ri. Në shekullin e ri ka hyrë gjithë njerëzimi, por për popullin e Kosovës ai është shekulli i Rilindjes, pasi deri në fund të vitit 1999 ata ishin të shtypur e gjakosur nga pushteti ushtarak nacionalist serb. Prandaj kjo Rilindje që filloi në vitin 2000, pra në shekullin e ri solli në jetë atë që vetë kosovarët e quajtën “NEWBORN” dhe që e përjetësuan në një monument memorial unikal në të gjithë botën.

   Për herë të parë, përmes ekranit të këtij televizioni shpërtheu fjala e lirë dhe në panelet e tij u ngjit mendimi, muzika, opinioni dhe debati i pacensuruar shqiptar duke i treguar botës se Kosova rilindi në duart e Nënës Liri…

   E kush më mirë se kënga shkodrane do t’i jepte jetë spektaklit “Qejfe, qejfe kjo dynja” duke e kthyer atë në një mbrëmje shkodrane me këngën e saj të bukur, e cila që nga lindja e saj ka qenë dhe është një ushqim shpirtëror, një frymëzim në jetën e përditshme, një krenari qytetare e pse jo një institucion artistik e kulturor i përbërë nga poetë, kompozitorë, instrumentistë e këngëtarë, të cilët jo vetëm arrijnë të ruajnë vlerat e kësaj pasurie që nga krijimi, por edhe t’i kultivojnë e trashëgojnë në breza. 

   Prandaj kënga popullore qytetare shkodrane është gjithmonë vitale dhe e kristaltë si një burim me ujë bjeshke që nuk shterron kurrë. Muzikantët dhe këngëtarët i ruajnë dhe interpretojnë motivet e vjetra të këngëve qytetare shkodrane, por njëkohësisht krijojnë edhe këngë të reja, brez pas brezi gjithnjë duke ruajtur karakteristikat që lejon ky institucion.

   Programi më i ndjekur televiziv në TV-21 “Qejfe, qejfe kjo dynja” i qytetit të Prishtinës me stafin e tij organizatorët: Ideatore Xheraldina Vula, Producent Artistik Ben Apolloni, Producentë muzikorë Edona Gjonbalaj dhe Edita Rama, Peod Organizativ Milot Nuraj, Regjia Agron Vula dhe Astrit Idrizi, gjithnjë e më shumë po arrin të marrë vëmëndje dhe audiencë. 

   Atmosfera dhe panorama vizuale festive e skenike, natyrshëm po kthehet në një superspektakël televiziv, jo vetëm për teleshikuesit e Kosovës, por për të gjithë teleshikuesit shqiptarë anë e mbanë botës, në Shqipëri e më gjërë, pasi ky televizion zë vënd tek Mediat Kombëtare të Kosovës.

   E gjithë merita e kësaj vëmëndje i atribuohet këngtarit të mirënjohur Visar Peja, moderator dhe menaxher i këtij programi, i cili me shumë kujdes dhe përkushtim ka mundur të kapë majat e pritshmërive për të plotësuar kërkesat e teleshikuesve, pavarsisht kostos apo rivalitetit që egziston me këtë gamë kanalesh televizive shqipfolëse.

   Dhjetor 2021

Filed Under: Fejton

Qeveria e Kosovës, shumë përkushtim modernizimit të Ushtrisë

January 12, 2022 by s p


-Kryeministri Kurti dhe ministri Mehaj vizituan Regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së në Kazermën “NewBorn”/


PRISHTINË, 11 Janar 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministri Shemsi Syla dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, në përvjetorin e 38-të të rënies së heronjve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, vizituan sot Regjimentin e parë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën “NewBorn”, në Gjilan.
Në fjalimin para pjesëtarëve të Regjimentit, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar dhe krenar për vizitën dhe shtoi se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri.
Kryeministri Kurti theksoi se ngritja e ushtrisë është detyrë e përbashkët dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si me pajisje dhe me armatim, ashtu edhe kushtet e shërbimit, si dhe me ofrimin e mundësive ku ushtarët mund t’i tregojnë shkathtësitë e tyre.
Më tej, ai tha se këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.
“Në vitin që lamë pas, FSK-ja tregoi profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë”, tha kryeministri Kurti.
Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi si një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, pjesëmarrjen në “Defender Europe ‘21”, ku u tregua gatishmëria, profesionalizmi dhe ndërveprimi me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve”, tha kryeministri Kurti. Ai shprehu bindjen se sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’i gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur.
Në të njëjtën ditë, me rastin e 38 vjetorit të rënies së dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ministri Mehaj, në shoqërim të zëvendësministrit Syla dhe stafit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, vizituan familjet e tyre në Gjilan.
Ata gjithashtu bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të komunës së Gjilanit.
FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI:
I nderuar ministër i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj, I nderuar zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Major, Enver Cikaqi, I nderuar Komandant i Regjimentit të Parë të Komandës së Forcave Tokësore, Nënkolonel Albert Kuçi,
Është kënaqësi të jem këtu në kazermën tuaj, në mesin e juve ushtarakëve të përkushtuar për t’ju takuar dhe për të parë për së afërmi punën tuaj,
Ju, Ushtria e Kosovës jeni edhe ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite, që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë.
Ju, me shërbimin tuaj fisnik, përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun. S’kam sesi mos të ndihem i nderuar dhe krenar dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri. Këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot. Kjo e shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve, që me moral të lartë dhe me përkushtim intensiv, si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt, të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë, sa që sikur një. Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saj, duke dëshmuar, që është gati për përgjegjësitë e reja dhe për detyra edhe më të mëdha. Në vitin që lamë pas, FSK-ja sërish ka treguar profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë. Një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, është pjesëmarrja në “Defender Europe ‘21”, ku ju treguat gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve.
Sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’ju gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur.
Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni që Ushtria e Kosovës, është ushtria e disiplinuar, e trajnuar mirë dhe ushtri e sukseseve.
Këtë do ta arrini me punë të përbashkët ekipore, duke mësuar nga njëri-tjetri dhe nga udhëheqësit tuaj ushtarakë.
Mbi të gjitha, këtë do ta arrini me zell dhe me motiv, për ta lartësuar vendin, shtetin dhe popullin tonë.
Ngritja e Ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Republikës së Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e Ushtrisë, si në pajisje dhe armatim, ashtu dhe kushtet e shërbimit, si dhe në ofrimin e mundësive, ku ju mund të tregoni shkathtësitë e juaja ushtarake.
Arritja e qëllimeve tona shtetërore dhe kombëtare, kërkon shumë punë, disiplinë dhe bashkëveprim. Ushtria këtë e kultivon më së shumti. Ju këtë e tregoni më së miri.
Ju faleminderit dhe urime e gëzuar viti 2022!

Filed Under: Politike

Skuadra angleze kërkon sulmuesin e Kosovës, Muriqi në top listën e Leeds

January 12, 2022 by s p

Përgatiti Albano Kolonjari/


Kur kanë mbetur vetëm më pak se tre javë deri në fund të afatit përfundimtar të merkatos së janarit tek Leeds United po punohet fort, pasi ata kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre. Skuadra e Marcelo Bielsa aktualisht ndodhet në vendin e 16-të në Premier League, skuadra u eleminua nga FA Cup me një humbje 2-0 në West Ham United në fundjavë – kjo ishte humbja e pestë radhazi për Leeds duke përfshirë edhe raundin e tretë të kompeticionit FA Cup.
Një sulmues i fuqishëm në radar.
Muriqi bëri deputimin e tij në radhët e skuadrës kosovare Liria e Prizrenit me ekipin e parë në moshën 16-vjeçare në vitin 2010. Pasi bëri përshtypje te Liria, ai kaloi në Superligën Shqiptare dhe nënshkroi një kontratë një vit e gjysmë me Teutën e Durrësit, ku pati vështirësi për të treguar vlerat e tij. Muriqi do të luante në nivelin e dytë të futbollit turk dhe u bashkua me Giresunspor në një përpjekje për ta rikthyer karrierën e tij në rrugën e duhur. Gjatë sezonit 2015/16, sulmuesi shtatlarte shënoi 17 gola në 33 paraqitje në ligë, gjë që i dha atij një transferim te skuadra e Süper Lig Gençlerbirliği dhe ai do ta çimentonte veten si shtyllë në skuadër. Pas periudhave të suksesshme te Çaykur Rizespor dhe Fenerbahçe, Muriqi nënshkroi për Lazion në një marrëveshje prej 14.5 milion £ në një kontratë pesëvjeçare në shtator 2020 dhe u bë lojtari i parë nga Kosova që paraqitet në Ligën e Kampionëve pas ndeshjes kundër Borrusia Dortmund.Megjithatë, Muriqi ka pasur një paraqitje zhgënjyese në Itali dhe ka shënuar vetëm dy gola në 32 paraqitje sezonin e kaluar, duke bërë që të flitet për një rikthim të mundshëm në Turqi gjatë verës. Ai vendosi të qëndrojë te Lazio, por ka vazhduar të luftojë për formën, duke dështuar të gjejë rrjetën në 14 ndeshje dhe duket qene tashme jashtë planeve të Maurizio Sarri për në gjysmën e dytë të sezonit.Pse do ta dëshironte Leeds atë?Është e sigurt të thuhet se Leeds ka pasur problemet e tyre ma fazen sulmuese këtë sezon – duke shënuar vetëm 21 herë në 19 ndeshje dhe bardhezinjtë aktualisht po kalojnë një krizë lëndimesh me çdo sulmues jashtë për momentin.Muriqi cilësohet si një futbollist ideal, me forcë të madhe natyrore, por edhe në gjendje t’i përdorë këmbët mirë në hapësira të mbyllura. Okan Buruk, një gjysmëfinalist i Kupës së Botës me Turqinë në vitin 2002 dhe ish-menaxheri i Muriqit në Caykur Rizespor, e quajti atë ‘sulmuesin më të mirë në vend’ në vitin 2019.Edhe pse stili i tij i lojës nuk i përshtatet saktësisht qasjes së presionit të lartë të Bielsa-s, Muriqi do t’i jepte Leeds një kërcënim shtesë brenda zonës dhe një opsion tjetër përpara. Aftësia e tij ajrore mund të përfitojë Jack Harrison dhe Raphinha, të cilët mund të japin një kros të përsosur inç dhe nuk ka dyshim se ai posedon shumë cilësi që mund t’i përshtatet futbollit anglez. Muriqi dëshmoi në top-luftën turke se ai e di se ku është rrjeta dhe Leeds do të shpresonte që ai të mund të përsëriste të njëjtin nivel përfundimi nëse ai kalon në Elland Road.Çfarë është thënë për të ardhmen e tij?Në tetor, trajneri i Lazios, Sarri foli për të ardhmen e Muriqit pas thashethemeve për një rikthim të mundshëm te Fenerbache, por ai këmbënguli se ai do të qëndrojë profesionist pavarësisht se është i lidhur me një largim. Sipas Daily News, ai tha: “Nuk di çfarë të them për Fenerbahçen, ai po stërvitet mirë, doli i zhgënjyer nga fusha në ndeshjen me Bolonjan, si dhe të gjithë për shkak të paraqitjes individuale dhe ekipit.

Filed Under: Sport

Në Angli shënon Broja, në Itali Lazio hap “portën” për Bajramin

January 12, 2022 by s p

EMPOLI, ITALY – FEBRUARY 16: Nedim Bajrami of Empoli FC in action during the Serie B match between Empoli FC and Pisa at Stadio Carlo Castellani on February 16, 2020 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
Southampton’s Armando Broja celebrates scoring their side’s second goal of the game during the Premier League match at St. Mary’s, Southampton. Picture date: Saturday October 23, 2021. PA Photo. See PA story SOCCER Southampton. Photo credit should read: Adam Davy/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or “live” services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.

Përgatiti: Albano Kolonjari/


Ralph Hasenhuttl thotë se do t’u kërkojë pronarëve të Southampton të nënshkruajnë me Armando Broja.Armando Broja shënon dhe zgjidhet “Player of the match”.”Kjo nuk është një surprizë, ai është i shpejtë dhe ka një përfundim fantastik të aksioneve. Ai ka disa armë që sigurisht po na ndihmojnë. Lojtarët e rinj mund të marrin pak kohë për t’u përshtatur në Premier League dhe ne e dinim se do të ishte një fillim i vështirë, por nuk po përkeqësohemi, ne po përmirësohemi çdo ditë.” u shpreh Ralph Hasenhuttl, për formën e mirë të Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e tretë të takimit Southampton 4-1 Brentford. Pronari i ri i Saints serbi Dragan Solak ishte i paranishëm në ndeshjen e tij të parë si Presisent i Southampton dhe duartokiti të gjithë golat, duke përfshirë edhe atë të Brojës që festoi si gjithmonë duke bërë shqiponjën. Ralph Hasenhuttl thotë se do t’u kërkojë pronarëve të Southampton të nënshkruajnë me sulmuesin Armando Broja. “Për golin ka një meritë të jashtëzakonshme Romeu, që dha një asis prefekt dhe e falenderoj atë. Jam i ri dhe po përpiqem të bëj më të mirën duke qëndruar me këmbë në tokë”, u shpreh vetë Broja. Ky ishte goli i pestë për Brojën në 16-të ndeshje me bluzën e Southampton, ndërsa kartonin e tij e zotëron Chelsea.

Lazio dhe Sassuolo i kanë vënë syrin mesfushorit të Empolit, Nedim Bajrami, i cili ka qenë një nga yjet e deritanishëm të sezonit toskan.Mesfushori sulmues 22-vjeçar shqiptar Nedim Bajrami ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë golat kundër Milanit para Krishtlindjeve dhe Lazios para një jave. Siç raportohet nga Calciomercato.com, Biancocelesti dhe Sassuolo janë të interesuar për të blerë 22-vjeçarin Bajrami në merkaton e ardhshme të verës. Trajneri i Neroverdit, Alessio Dionisi e kujton mirë trequartistin shqiptar nga koha e tyre së bashkunimit sezonin e kaluar, ndërsa Lazio ka hapur bisedimet me klubin toskan pasi ata besojnë se ai do të ishte i përshtatshëm për sistemin 4-3-3 të trajnerit Maurizio Sarri. Bajrami është një mesfushor sulmues i shpejtë dhe kreativ, i rëndësishëm në lojën sulmuese të Empolit. Këtë sezon ai ka mesatarisht 4.99 veprime gjuajtëse për 90 minuta, dhe eshte i shtati më i mirë në Seria A duke lene përpara Lorenzo Insigne, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa.

Filed Under: Sport

RAPORTI MBI VEPRIMTARINË 2 VJEÇARE: DEGA E VATRES NEW JERSEY

January 12, 2022 by s p

Kryetari z. Adem Malellari/

Ne 12 Janar 2020 formohet dega e Vatres New Jersey, jam i nderuar ne zgjedhjen time Kryetar i Vatres New Jersey. Dega Vatra perbehet nga 22 antare, listen me emer dhe kryesine po e paraqes me poshte. Veprimtaria jone si dege Vatre do jete te ecim ne rrugen e Nolit e te Konices si dhe Vatraneve te vjeter qe kane bere emer me perfaqesimin e tyre. Ne 16 Janar 2020 mora pjese i ftuar nga kryetar i shoqates Skenderbej, z. Bujar Hasani, ne simpozjumin shkencor me rastin e 100 vjetorit te Kongresit te Lushnjes. Ne 25 Janar 2020 une kryetar i Vatres dhe z. Stafan Isallari financieri i Vatres patem nderin te prezantohemi me z. Elmi Berisha, president i Pan Albanian Federation of America Vatra. Me 16 Shkurt 2020 marr pjese ne mbledhjen e keshillit kombetar dhe diskutoj per nje angazhim ne forcimin dhe bashkpunimin ndermjet strukturave te Vatres. 

Ne daten 7 Mars 2020 marr pjese ne seline e Vatres ne takimin me knogresmenin z. Eliot Engel, kryetar i komisionit te politikes se jashtme ne kongresin Amerikan i cili uroj z. Elmi Berisha per zgjedhjen e tij ne krye te Vatres, githashtu uroi edhe strukturat e reja te Vatres.  

Ne daten 15 Prill 2020 une si kryetar i deges Vatra New Jersey morra kontakt mbi te dhenat sa te infektuar dhe jete te humbura ka prej komunitetit Shqiptar dhe te tjere ne New Jersey. Gjate kohes te pandemise jam interesuar dhe kam mbajtur kontaktet me antaret e Vatres NJ si dhe me shume Shqiptare te tjere. Gjithashtu kam mbajtur kontakte me z. Elmi Berisha dhe disa antare te bordit drejtues, kontakt kam mbajtur dhe me z. Dalip Greca, editorin e gazetes Dielli te cilin e kam informuar mbi shendetin e antareve te vatres dhe te gjith komunitetit Shqiptar te New Jersey. 

Ne daten 17 Janar 2021 Dega e Vatres New Jersey organizon nje takim me antaret e Vatres ne perkujtim te nje vjetorit te saj te pare, ne funt shtruam nje party. Ne kete takim kishim te ftuar z. Eduard Aranitasi, antar i bordit drejtues te keshillit kombetar Vatra dhe z. Bujar Hasani, Kryetar i shoqates Skenderbej. Ne daten 16 Maj 2021 marr pjese ne promovimin e librit studimor te “The Old Bridge”, Ura e Vjeter e studiuses doctorate Arjeta Ferlushkaj, ne seline e Pan Albanian Fedreation of Amerika Vatra. Ne daten 18 Korrik 2021 marr pjese si i ftuar ne krijimin e Deges Vatra ne Ridge Wood NY. Ne daten 16 Shtator 2021 xhvillova takim me kryetarin e bashkis Pogrades me z. Ilir Xhakolli te cilit i shpreha falenderim per pritjen dhe mbeshtetjen qe me ofroi mbi propozimet qe i parashtrova, gjithashtu e falenderoj per dhuraten simbolike qe me ofroi per Vatren. Gjate bisedes me z. Ilir Xhakolli folem per mundesine bashkpunimi per marrdhenie kulturore Arsimore Sportive ne te ardhmen. Ne daten 20 Shtator 2021 xhvillova takim me kryetarin e Keshillit te bashkis Pogradec i cili eshte dhe drejtori i drejtorise Arsimore Pogradec z. Sotiraq Mangeri te cilit i parashtrova kerkesen per te me ndihmuar me disa libra shqip te cilat ti perdor per te mesuar femijet Shqiptare ne Amerike. Gjate ndodhjes ne Pogradec pata takime te shumta me intelektuale, shkrimtare, poete akademike. Nder takimet me ta vecoj takimin me shkrimtarin z. Istref Haxhillari, professor akademik z. Kopi Kycyku te cilet i informova mbi veprimtarine qe organizon Vatra ne New Jersey dhe qendra ne New York. Ne daten 14 Nentor 2021 patem takim midis kryetareve te Vatres ne te cilin merrnin pjese shkrimtare, poete dhe gazetare. Ne kete takim nenshkruam marrveshje bashkpunimi midis Pan Albanian Federation of America Vatra dhe Deges Vatra New Jersey. Ne daten 8 Janar 2022 zhvilluam zgjedhje simbas kanunores te Vatres, ne cdo 2 vjet organizohen zgjedhje per kryetarin dhe kryesine. Zgjedhjet u organizuan ne fryme paqesore dhe ne fund u morr vendimi nepermjet votimit qe kryetari aktual z. Adem Malellari te jete perseri kryetari i vatres se NJ, si dhe keshillin drejtues. Keshilli drejtues votoi z. Adem Malellari te jete i deliguar ne mbledhjen e keshillit kombetar qe do te zhvillohet ne 26 Shkurt 2022. Gjate zhvillimit te mbledhjes keshilli drejtues se bashku me kryetarin z. Adem Malellari moren angazhim zgjerimin e antaresise ne vater me antare te rinj, duke ju afruar ndihmese ne problemet e tyre si dhe duke ju shpjeguar qellimin e Vatres, mbajten gjalle te ceshtjes kombetare, mundesine e mesimit te gjuhes Shqipe femijeve, organizimin e festave kombetare. Une kryetar i Vatres kam krijuar mundesine ne shtepine time krojimin e nje bar kafe Vatra, loje bilardo dhe ping-pongu. Kete mundesi ja u kam ofruar free ne menyre per te afruar sa me shume te rinj ne Vater. 

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2465
  • 2466
  • 2467
  • 2468
  • 2469
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT