• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZOTËRIMI (ANAGRAFIK) NË KUTITË E VOTIMIT

December 19, 2021 by s p

Nga FEDERICO FUBINI – “Corriere della Sera”, 10 nëndor 2021   Përktheu: Eugjen Merlika

Për vizitën në Itali, në 2019, një nga të fundmet e tij jashtë Shtetit, Xi Jinping ka udhëtuar me krevatin e tij vetiak pas. Udhëheqësi kinez e ka bërë të ngarkohet në aeroplanin e Shtetit në Pekin dhe ka urdhëruar që të vendosej në selinë e tij romane. Nuk ka përcaktim më të mirë për një autokrat: një që vjen vërdallë nëpër botë me shtratin e tij. Mirë, por çfarë përcakton demokracitë? Cila është veçoria e përbashkët e dhjetra Vëndeve që dje Shtëpia e Bardhë ka mbledhur (në mënyrë virtuale) për të parin “Summit for Democracy”? Është e vërtetë se jo të gjithë të ftuarit e djeshëm kanë besueshmëri të paqortueshme.

Në listë shfaqen regjime autoritare si Serbia, Pakistani, Malajzia apo Angola dhe sisteme që jetojnë një shmangie të demokracisë liberale si Polonia, Hindia, Brazili apo Tunizia. Por nëse ka një vështrim që bashkon demokracitë më të vërteta , ato me pikëzimin më të lartë në shkallëzimin e think tank Freedom House, ka të bëjë me moshën mesatare të popullsive. Kombet më të lira janë edhe ata më të moshuarit e Tokës (me pëjashtim të të vegjëlve e të rinjve Kosta Rika dhe Uruguai). Është e mundëshme të jetë kështu, edhe sepse demokracia ndihmon një mirëqënie në të cilën pritmëria e jetës rritet dhe planifikimi familiar është më i kollajshëm. Por ka një pasojë të papritur sepse më të moshuarit tashmë zotërojnë në kutitë e votimit.

Në Gjermani, në vitin 1987, një e katërta e zgjedhësve ishin më pak se 30 vjeç dhe një e katërta tjetër më shumë se 60. Në votimet e fundit ndërkaq, të parët ishin ulur në 14 % dhe të dytët ishin rritur në 38 %. Në Itali  të dhënat janë të njëjta dhe në të dy Vëndet më shumë se gjysma e votuesve i kalon të pesëdhjetat. Në t’ardhmen kjo prirje nuk mund veçse të shpejtohet: të moshuarit do të stërfitojnë në votimet me urtësinë e tyre, por edhe me kundërshtinë e tyre më të madhe kundrejt së resë e vështrimeve të kohëve të gjata. Ja një temë për t’u rrahur në “Summit for Democracy”. Si të përballohet? Qeveria e re gjermane don të ulë moshën e votës në 16 vjet. Jo të gjithë do të jenë në një mëndje, por së paku Berlini e ka shtruar problemin. Të gjithëve.

“Corriere della Sera”, 10 nëndor 2021   Përktheu: Eugjen Merlika  

Filed Under: Rajon

Koncert tradicional i festave të fundvitit nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit

December 19, 2021 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Shenjtorët e Gjuhes Shqipe

Sa e dua dhjetorin e festave,

Kur ajri mbushet me zëra shqip,

Ne skenë dëgjoj simfoninë e bilbilave,

Dhe fëshfërimën e Flamurit që përndrit.

Bota e fëmijëve është magjepsëse, sepse ata japin vetëm mirësi dhe pastërti kristalore si ujërat e pastra të maleve tona. Ata ndezin zemrat e shqiptarëve me palët e flamurit kuqezi që valëviten në hapësirat e Qendrës “Illyria” si dhe në mjedise të ndryshme në shkollat ​​publike amerikane në Nju Jork. Shkolla shqipe “Alba Life” dha të shtunën koncertin e madh tradicional të fundvitit në zemrën e shqiptarëve të Nju Jorkut në Qendrën “Illyria” dhuruar për Diasporën nga Z. Mark Gjonaj, Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut.

Që në hyrje të Amfiteatrit ndihmuan në pritje të njerëzve dhe të organizimit dy koordinatorët e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx si Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj dhe Dr.Manjola Duli.

Amfiteatri u skuq nga kostumet dhe flamujt si dhe u ndriçua nga veshjet kombëtare të studentëve. Në amfiteatër ishte një Shqipëri e vërtetë, një Shqipëri etnike e të gjitha trojeve, kishte Marigot që qëndisnin flamujt, Is Boletini nga Mitrovica,aty ishte një dishepull i Ismail Qemal Vlorës, Mark Gjonaj dhe studentët që e rrethuan me aq dashuri. Ia njohin mirë zemrën z.Gjonaj, e kanë ndjerë nga afër mbështetjen e tij. Dhe kur fëmijët ju duan, ata nuk do ta harrojnë kurrë atë që u keni dhënë. Mark Gjonaj erdhi me Mr.Grinch i cili është një personazh imagjinar i krijuar nga Dr. Seuss. Ai njihet më së miri si personazhi kryesor i librit për fëmijë në vitin 1957 dhe shpërndau dhurata jo vetëm për fëmijët, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit. Z. Gjonaj i uroi nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që të mos rrinë kurrë pa mësuar Gjuhën Shqipe, gjuhën amtare, por të ulen dhe ta mësojnë mirë.

Juve ju është krijuar një mundësi e madhe e jashtëzakonshme, ndaj vlerësojeni për të mësuar mirë historinë e Kombit tone tha z.Gjonaj. 

Z. Qemal Zylo themelues dhe drejtor i TV dhe Shkolles Shqipe “Alba Life” e vlerësoi me çmimin e lartë me motivacionin:

“Çmim për arritje të jashtëzakonshme, për kontributin e tij të shquar në çështjen kombëtare si dhe për misionin e tij si një mbështetës i madh i madh i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit që vepron në të gjitha lagjet e Nju Jorkut. Ju jeni një shembull për t’u ndjekur në të ardhmen dhe për t’u vlerësuar nga të gjithë ne që patëm fatin t’ju shikonim dhe dëgjonim.

Ju keni sjellë ndryshimin”!

Koncerti u mbajt për herë të parë në Amfiteatrin e Qendrës “Illyria”, megjithëse patëm nderin të parët të praktikonim mësimin e gjuhës shqipe në këtë qendër të madhe kulturore dhe të shfaqnim një program artistik në përurimin e saj.

Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit me një përvojë 14-vjeçare e nisi me shumë sukses vitin e ri akademik 2021-2022. Ne kemi mësim kudo në Nju Jork, megjithëse vazhdojmë të jemi në kushte pandemie.  

Shkolla Shqipe Alba Life na mbledh në folenë e saj si dhe për të qenë bashkë me përkushtim të plotë në këtë mision kombëtar.

Shkolla shqipe “Alba Life” që funksionon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut u ka ofruar nxënësve mjedise shumë të përshtatshme si dhe një mësimdhënie me metodat më moderne të kohës.

Të gjithë mësuesit ndihmojnë në përshtatje me format pedagogjike, psikologjike dhe intelektuale, sipas moshës dhe niveleve të tyre gjuhësore. 

Nxënësit janë thuajse shenjtorë të Gjuhës Shqipe, e mbrojnë duke mësuar dhe jo duke u asimiluar.

Programi

Mësues dhe nxënës kishin përgatitur një program artistik për festat e fundvitit të cilët interpretuan në mënyrë madhështore në skenë.

Mësuesja Entela Muda dhe nxënësi brilant Arelt Xhaferri e moderuan koncertin artistik me dinjitet, profesionalizëm dhe plot kulturë. Ata ishin moderatorët e këtij programi kaq të pasur, plot histori dhe art brenda tij.

Koncerti u hap me këngët: “Ty Flamur të duam shumë” si dhe me Himnin e Shkollës Shqipe “Alba Life” Gjuha Shqipe-Gjuha jonë!

Të pranishmit ndoqën një “Slide Show” për punën e Shkollave Shqipe “Alba Life” në Nju Jork dhe Online.

Studentët në Staten Island u përgatitën nën kujdesin e mësueseve Elona Alikaj, Anxhela Alushaj dhe Ariana Topallaj. Ata debutuan si: “Erdhi Babagjyshi i Vitit te Ri”

dhe “Kuq e Zi”.   

Në Brooklyn u përgatitën nga mësueset Adelina Lacaj dhe Gela Bulku të cilët sollën histori të ndryshme nga Viti i Ri dhe intepretuan këngë për festat. 

Në Queens u drejtuan në skenë nga mësuesja Enriketa Beluli të cilët ishin përgatitur nën kujdesin e mësuese Ariana Civilit dhe Eriola Shehaj.  Debutuan disa talente në violinë, piano dhe këngë si Morina, Delia dhe Salihu.

Në Bronx u përgatitën nga mësueset Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Krasnisqi Veselaj, Majlinda Tafaj dhe Jetona Reka. Në këtë shkollë u dramatizuan në skenë pjesë nga “Legjenda e Rozafës”, si dhe nga filmi “Nëntori i dytë”. Nxënësi Jozef Juncaj këndoi plot pathos: 

“Jam Ilira Jam Teuta”.

Kërcimet si “Vallja eTropojes” etj e bënë koncertin edhe më të hareshëm.

Vlen të falenderohen asistentet si Adelina Halimi Shahu, Davida Hasanaj etj.

Në këtë festë madhështore nderoi z.David Tubiolo Ligjvënës në Westchester County dhe një mik i madh i shqiptarëve. Ishte krenari ta kishim mes nesh.

Z. Qemal Zylo në emër të Bordit i ndau çmimin e mirënjohjes me motivacionin:

Çmim per arritje te jashtëzakonshme ne Amerike, një mbështetës i madh i komunitetit shqiptar si dhe i Shkollës Shqipe “Alba”, Nju Jork.

Çmimi u dorëzua nga studentja ekselente Saranda Halsted nga Long Island.

  Në këtë koncert ishin dhe filizat e Shkollës Shqipe “Alba Life” me mësuese Sonilda Koci. Ata ishin të vecantë pasi zhvillojnë mësime në Online dhe janë nga shtete të ndryshme në Amerikë.

Shkolla shqipe “Alba Life” e ka sfiduar me kohë pandeminë.

Në këtë koncert nderuan dhe debutuan mjeshtërisht artistë të njohur si Lindita Mezini Lole, me këngët: “Valsi i Lumturisë” dhe Kënga Arbëreshe”Marcelo”. Valbona Peraj interpretoi: “Më prit të vij”, Sopranoja Anila Hoxha Gjermeni e cila jeton dhe punon në Itali përshëndeti me këngën: “Malli matanë detit”, Dionis Delia interpretoi; “Më sillni pak Shqipëri”.

Koncerti ishte një festival i vërtetë realizuar me plot profesionalizëm, art nga të gjitha shkollat Shqipe “Alba Life” në New York.

Në fund sipas traditës z.Qemal Zylo ndau dhurata modeste në shenjë mirënjohje për të gjithë mësuesit, koordinatorët dhe anëtarët e stafit të TV “Alba Life”.

Pas kurorëzimit me sukses të koncertit tradicional me mësuesit dhe stafin e Shkollës Shqipe “Alba Life” darkuam dhe vallëzuam në restorantin “Ciao Joe Albanese” në Eastchester.

Koncerti u filmua nga Bujar Sadikaj, Valon Gërbeshi, Elton Xhaferri të cilët janë anëtarë të stafit të TV “Alba Life” me themelues dhe producent z.Qemal Zylo.

19 dhjetor, 2021

Qendra “Illyria” Bronx, NY

Filed Under: Komunitet

Shkolla Shqipe në Zvicër hap pikën shkollore të radhës, në Jonschwill të kantonit të St. Gallen-it dhe Weinfelden

December 19, 2021 by s p

Dr. Vaxhid Sejdiu – koordinator – “Shkolla shqipe” – Zvicër 

E vërtetë që jetojmë larg atdheut por ruajtjen e gjuhës amtare e kemi obligim moral dhe kombëtar. Prandaj në përpjekjet e vazhdueshme së bashku me Ambasadën e R. së Shqipërisë, në Bernë të Zvicrës, Shkolla shqipe në Zvicër ka arritur gjatë këtij viti të hap dhjetëra e dhjetëra pika shkollore ku fëmijët shqiptarë kanë filluar të mësojnë gjuhën e nënës. 

Nxënësit  e shkollës shqipe në Jonschwil të Kantonit të St. Gallen-it së bashku me mësuesen e tyre Nedreta Ademi

Gjatë 2-3 javëve të fundit, edhe pse në kushte pandemie, në bashkëpunim me prindërit arritëm të hapim dyert e shkollës shqipe për fëmijët shqiptarë në këtë komunë. Një kontribut të çmueshëm ka dhënë veprimtari Basri Zeneli, i cili njihet në këto anë për aktivitetin e  tij kombëtar. Edhe në javët në vazhdim do të vazhdohet me informimin  e prindërve shqiptarë të këtij rajoni për arsye se rregullat e pandemisë kanë penguar në organizimin e mbledhjeve prindërore apo takimeve me karakter informativ. 

Nxënës të shkollës shqipe në Jonschwill, iu bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që edhe ata t`i vijojnë mësimet në gjuhën shqipe

Mësimi në këtë pikë shkollore zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:15 – 15:00 në shkollën “Primarschule Schwarzenbach”, adresa Schulstrasse 14, në  Jonschwil të Kantonit të St. Gallen-it. Për të gjithë të interesuarit është dhënë edhe orari i shkollës shqipe, me qëllim që prindërit, fëmijët e tyre t`i orientojnë për të ndjekur mësimet në gjuhën amtare. 

Hapet pika shkollore e radhës, në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t 

Të mërkurën e kaluar listës së shkollave shqipe në Zvicër iu bashkëngjit edhe pika shkollore në Weinfelden të Kantonit të Thuragu-t. Ishte një punë e përbashkët me LAPSH-in e Kantonit të Thurgau-t, konkretisht të veprimtarëve Nexhat Hysenit dhe Vaxhid Sejdiut, me qëllim për të shtuar numrin e nxënësve dhe shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë.

.

Nxënësit  e shkollës shqipe në Wenfelden të Kantonit të Thurgaut së bashku me mësuesen e tyre Anila Borova

Çdo pikë shkollore ka rëndësinë e vet. Në këtë përpjekje, që të jemi sa më afër mërgimtarëve shqiptarë, me qëllim që fëmijët e tyre të kenë mundësinë, të vijojnë mësimet në gjuhën amtare u hap edhe pika shkollore e radhës në Weinfelden të Kantonit të Thurgaut. Edhe kjo ishte një përpjekje që së bashku me prindërit e kësaj komune dhe  veprimtarët Nexhat Hysenin dhe Vaxhid Sejdiun, të hapet shkollën e radhës. Vlen të përmendet se edhe Drejtoria e Shkollës zvicerane është shumë e interesuar që të zhvillohen mësimet e gjuhëve të para në këtë komunë. Duke pretenduar se njohja  e gjuhës amtare ndihmon edhe përvetësimin sa më të mirë të gjuhës së vendit. 

Një buzëqeshje e veçantë. Orë e gjuhës shqipe. Nxënës të shkollës shqipe në Weinfelden

Edhe pse në kohë pandemie disa prej nxënësve për hir të rregullave të pandemisë nuk arritën të jenë pjesë e orëve të para të mësimit të gjuhës shqipe, por priten t`i bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre në javët në vijim. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:15 – 15:00 në shkollën Martin Hafter”, në Giessenweg 10 në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t. Për të gjithë të interesuarit është dhënë edhe orari i shkollës shqipe, ,me qëllim që fëmijët e tyre t`i orientojnë për të ndjekur mësimet në gjuhën e nënës. 

Filed Under: Komunitet

Logjika e Gjenocidit dhe Urbicidit

December 19, 2021 by s p

Skënder MULLIQI


Shumica e viktimave të gjenocidit në Kosovë, kanë qenë mëshkujt të pa armatosur, të lidhur dhe të vrarë.Logjika e gjenocidit ka qenë vrasja masovike e burrave, grave dhe fëmijëve, duke i kombinuar faqet e zeza serbe më dhunime mbi gratë dhe vajzat shqiptare në istikamet e tyre të fëlliqura. Pastaj shkatërrimi i pronave dhe zhdukja e kulturës dhe artit, vrasja e njerëzve eliatar , dhe si qëllim përfundimtar ka qenë zhdukja e shqiptarëve si entitet. Gjenocidi u shkaktua duke i zbatuar platformat dhe elaboratet serbe më të ndyta histiorike kunder shqiptarëve. -Logjika e Urbicidit: Urbicidi është shprehje që është krijuar në shekullin e kaluar, e që nënkupton aktivitetin, që ka për pasojë zhdukjën e qyteteve, duke pa mundësuar jetesën e qytetarëve të atyshem.Bëhët fjëlë për një neologjizem që rrjedhë nga fjala latine – urbis-qytet, dhe cedere –shkatëro dhe vrajë.Në kuptimin e ngushtë të fjalës është aktivitet në kuptimin e ”zhdukjës’ të ndonjë qyteti, përmës rrënimit dhe ndërrimit drastic të strukturës demografike, deri të kuptimi më i gjërë të spastrimit etnik. I shkrova këto radhë lexues të ndëruar për të bërë të ditur më afër kuptimin e fjalës URBICID, të cilën serboqetikët e zbatuan në praktikë më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugollavisë. Shëmbuj të urbicidit kemi pasur më së shumti në Bosnje dhe në Kosovë. Urbicidi është primitivizem serb , të cilët kurrë nuk u liruan. Serbët gjithmonë tentuan të zhdukin traditat tona historike e kulturore, falsifikuan historinë dhe tentuan të zhdukin edhe identitetin tonë kombëtarë, por që nuk e arritën kurrë. Serbia dhe regjimet e saja kurrë nuk u liruan nga frustrimet dhe budallakinat gjoja mbi të drejtën e tyre historike në Kosovë. Ata deri më sot nuk i takuan botës të civilizuar, duke i edukuar çdo gjeneratë të tyre për së mbrapshit! Shëmbulli tipik i urbicidit ndër të tjara në Kosovë, është edhe instalimi i Kishës Ortodokse Serbe në hapësirat e Univerizitetit të Prishtinës, jo për të predikuar fenë, por për shkatërruar hapësiren univerzitare, dhe për të torturuar dhe dhunuar trurin e studentëve dhe të qytetarëve. Ajo duhet të defunksionalizohet apo të rrënohet, së bie ndesh më të gjitha normat ligjore dhe qdo rregullativë tjetër relevante për objektet e kultit në Kosovë. Kur bëjmë fjalë për këtë objekt insitucionet tona shtetërore ishte dashur të marrin masa që ajo mos të funksionalizohet, së edhe kështu si germadhë e kriminelit të luftës, Millosheviq në qënder të qytetet është tepër irrituese.

Filed Under: Analiza

L’ÉCONOMISTE FRANÇAIS (1917) / ITALIA SHPALL PAVARËSINË E SHQIPËRISË NË GJIROKASTËR

December 19, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Dhjetor 2021


“L’Économiste français” ka botuar, të shtunën e 9 qershorit 1917, në faqen n°16, një shkrim në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë në Gjirokastër nga qeveria italiane, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Romë, 6 qershor. — Qeveria italiane sapo ka shpallur pavarësinë e Shqipërisë me aktin e mëposhtëm të datës 3 qershor në Gjirokastër :
“Të gjithë popullatës shqiptare.
Sot 3 qershor 1917, në përvjetorin e lumtur të lirive statutore italiane, ne, lejtënant-gjeneral Giacinto Ferrero, komandant i organit të pushtimit (sundimit) italian në Shqipëri, me urdhër të qeverisë së mbretit Viktor Emanuel II shpallim solemnisht unitetin dhe pavarësinë e gjithë Shqipërisë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë.Me këtë akt, ju, shqiptarët, do të keni institucione, milici, gjykata dhe shkolla të lira të drejtuara nga qytetarët shqiptarë. Ju do të jeni në gjendje të administroni pronat tuaja dhe produktin e punës suaj, për përfitimin tuaj dhe për mirëqenien gjithnjë e më të madhe të vendit tuaj.Shqiptarë, kudo që jeni, ose tashmë të lirë në trojet tuaja, ose të arratisur në botë, ose ende të nënshtruar ndaj sundimit të huaj plot premtime, por në të vërtetë të dhunshëm dhe grabitës, ju që, nga një racë shumë e lashtë dhe fisnike, keni kujtime dhe traditat shekullore qe ju lidhin me qyteterimin romak e venecian, ju qe njihni bashkësinë e interesave italo-shqiptare mbi detin që njëkohësisht na ndan dhe bashkon, bashkohuni të gjithë, ju njerëz të vullnetit të mirë që keni besim në fatet e atdheut tuaj të dashur. Vraponi të gjithë nën hijen e flamurit italian dhe atij shqiptar, të betoheni për besim të përjetshëm në atë që sapo është shpallur sot në emër të qeverisë italiane për Shqipërinë e pavarur me miqësinë dhe nën mbrojtjen e Italisë.”

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2501
  • 2502
  • 2503
  • 2504
  • 2505
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT