• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dom Nikë Ukgjini: Fjala përshëndetëse, me rastin e vendosjes së bustit të Mons. Zef Oroshit

December 14, 2021 by s p

Lezhë me 13 dhjetor 2021

Pjesëmarrës dhe miq të nderuar, të nderuar autoritete kishtare, vendore e shtetërore dhe ju dashamires të jetës kulturore të Kombit tonë. Sot në 109 vjetorin e lindjes, së Mons. Zef Oroshit, si do të ishte ndryshe, veçse një gëzim për të gjithë, kur pas 32 viteve të kalimit të tij në Amshim në qytetin e New Yorkut, nëpërmjet bustit në bronx, përjetësohet në atdheun e tij të dashur, pikërisht në qytetin e Besëlidhjes në Lezhë, kleriku, intelektuali e atdhetari, Mons. Dr. Zef Oroshi. Nuk është lehtë sot të flitet para kësaj përkujtimoreje, kur kemi parasysh jetën dhe veprën e tij që e kaloi përplot trazira shpirtërorë e fizike. Jeta e mundimshme e tij si dhe shumë klerikëve katolike, kishte filluar që nga koha e kthimit të tij si meshtar i ri nga Roma, në vitin 1940, për në Shqipëri, me pas arratisja e detyrueshme në vitin 1952, për në Jugosllavi, për shkak se mortja e zezë e kishte kapluar gjithë Shqipërinë e në veçanti me persekutimet e klerit katolik në mënyrë të pa mëshirëshme. Gjatë qëndrimit në mes refugjatëve në Itali, nga viti 1954-1960, edhe pse tani e kishte lirinë fizike, brengosjen e mbante në zëmër për Shqipërinë e robëruar nga bolshevizmi komunist. Po kështu shqetësimet dhe dhimbja shpirtërore e përcollën jetën e tij edhe gjatë veprimtarisë në mes emigrantëve shqiptare në Amerikë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, për t’i mbajtur shqiptarët të bashkuar dhe të mbrojtur nga asimilimi, Oroshi, do zhvillonte aktivite të shumta, fetare, kulturore e atdhetare, në Kishë dhe në tribuna të ndryshme kudoqë shqiptarët bashkoheshin. Edhe pse qe i vëzhguar nga sigurimi i shtetit ateist shqiptar, ai kundër sistemit komunist fliste shpesh me mikun e tij Fan Nolin, dhe shkruante kudo në shtypin e diasporës shqiptare në SHBA dhe Europë.Forca, madhështia dhe serioziteti i fjalës së tij, dituria e gjerë dhe e thellë, bënte që ai të gëzonte gjithnjë respektin dhe admirimin e thellë nga të gjithë shqiptaret, pa dallim besimi e ndarje politike.Një ditë pas vdekjes, më 16 mars, 1989, gazeta “The New York Times” botoi një shkrim për vdekjen e këtij meshtari shqiptar, duke vënë në dukje veprimtarinë e tij fetare dhe kombëtare.Së fundi, Agjencia telegrafike shqiptare, më rastin e vdekjes se tij, ndër të tjera do shprehej me 17 mars 1989: “Mons. Zef Oroshi ishte veprimtar i shquar i çështjes fetare dhe kulturore në komunitetin shqiptar në Amerike”. Ne sot një gjë duhet ta kuptojmë se heronjtë e martirët, nuk kanë nevojë për ne, por ne kemi nevojë për të qenë të frymëzuar nga jeta e vepra e tyre. Për këtë vepër, duhet falënderuar, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, dashamirësi e thekshëm i kulturës, z. Pjerin Ndreu, për dhënien e lejes së ndërtimit; prefektin fjalëmirë, Gjokë Jaku; pronarin e Restorantit Milenium, vullnetmirin, Martin Lleshi; biografin e Oroshit, atdhetarin, Tomë Mirjaj nga NewYorku; skulptorin e bustit Sadik Spahia, dhe ata që e mundësuan gjithë këtë vepër: Dy djemtë e vëllezërve të Mons. Oroshit: Gjon e Nikollë Prendi me djemtë e nipat të tyre. Ta gëzojmë këtë vepër më vlera kombëtare.Dom Nikë Ukgjini

Filed Under: ESSE

Elmi Berisha: Kishës Katolike rrallë do i vijnë klerikë kaq të lartë si Mons. Zef Oroshi

December 14, 2021 by s p

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të të gjithë vatranëve dhe Shqiptaro-Amerikanëve ju dërgoj përgëzimet më të veçanta në këtë ditë të shënuar të përjetësimit në shtatore të Vatranit, Atdhetarit dhe Klerikut të shquar Mons. Zef Oroshi. Jeta dhe vepra e këtij patrioti të flaktë, rrugëtimi i tij, misioni dhe simbolika që na paraqet sot ky njeri i madh, janë një frymëzim i lartë patriotik sesi sakrifikohet dhe duhet Atdheu dhe i madhi Zot në ditë të vështira. Kishës Katolike rrallë do i vijnë klerikë kaq të lartë si Mons. Oroshi. Ai ishte antikomunist, prift frymëzues, teolog biblist, intelektual e atdhetar i shquar, njeri me zemër të madhe, meshtar i përkushtuar, patriot që punoi e jetoi për Kombin e Zotin tërë jetën e tij të Shenjtë. Veprimtaria fetare, klerikale, dhe atdhetare në New York janë shembuj frymëzimi e angazhimi në shërbim të njerëzve, Zotit dhe luftës së pa shembullt ndaj së keqes. Lavdi jetës, veprës, përkushtimit dhe nderimit të Mons. Zef Oroshit.

Me respekt dhe vlerësim

Kryetari i Vatrës,

Elmi Berisha

Filed Under: Featured

Peticion i komunitetit çam në SHBA drejtuar Presidentit Harry Truman

December 14, 2021 by s p

Dr. Hasan Bello

Komuniteti çam në SHBA ka qenë një nga komunitetet më të organizuar. Ai i ka fillesat që në fund të shek.XIX dhe fillim të shek.XX-të kur për shkaqe politike dhe ekonomike, popullsia e kësaj krahine të Shqipërisë e gjendur nën presionin grek do të detyrohet të emigroi në vende të ndryshme të botës. Dokumenti i mëposhtëm është marë nga arkivat amerikane. Ai mban datën 26 qershor 1945 dhe i drejtohet Presidentit të SHBA-ve Harry Truman. Në këtë peticion komuniteti çam i SHBA-ve shkruan për persekucionin e kësaj popullsie nga viti 1913 deri në 1940 dhe për kontributin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore përkrah aleatëve anglo-amerikanë, kundër nazi-fashizmit. Ky komunitet kërkon nga Presidenti i SHBA-ve organizimin e një plebishiti nën kujdesin e aleatëve për të vendosur nëse kjo krahinë duhej t`i bashkohej trungut amë Shqipërisë apo Greqisë. Kjo e fundit, në këtë periudhë, duke shfrytëzuar rrethat e kohës dhe pretekstin se çamët kishin bashkëpunuar me gjermanët po i jepte “dorë e fundit” spastrimit etnik, që kishte dekada që kishte nisur. ***“Çamëria me një popullsi prej 80.000 banorë, të gjithë shqiptarë nga raca, gjuha dhe ndjenjat, iu dha Greqisë në vitin 1913. Gjatë viteve 1913 deri më 1940, popullsia e tërë provincës u persekutua dhe u përndoq pa asnjë proces legal, ku u dhunuan të gjitha të drejtat e njeriut nga qeveria greke. Në luftën e sotme, burrat dhe gratë e Çamërisë morën armët kundër fuqive të Boshtit, duke luftuar në anën e aleatëve. Për këtë arsye, ata u persekutuan dhe u vranë në shtëpitë e tyre. Shtëpitë e tyre u shkatërruan nga italianët, gjermanët dhe grekët. Për këtë arsye, ne qytetarët amerikanë nga provinca e Çamërisë ju drejtohemi ju të ngrini zërin tuaj, të ndalni abuzimet e mëtejshme dhe të lejoni mbajtjen e një plebishiti nën mbikqyrjen e aleatëve, nëse kjo pjesë do të jetë me anën e Greqisë apo të Shqipërisë.”

Filed Under: Analiza

“Barakat përballë”

December 14, 2021 by s p

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Pas 44 vitesh publikon për herë të parë koleksionin me skica, portrete dhe pejsazhe, të realizuar gjatë viteve të internimit, ’77-’90.Instituti i Studimit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) ka organizuar, ditën e premten, në galerinë “Zenit”, ekspozitën e “Barakat përballë” të piktorit, shkrimtarit e muzikantit Lekë Tasi. Janë punë që publikohen për herë të parë, pas 44 vjetësh nga realizmi i tyre gjatë periudhës së internimit në vitet 1977-1990. Ky koleksion i zotit Lek Tasi, me skica, portrete, pejzazhe mund të konsiderohet si ditari vizual i 15 viteve të tij të internimit në fshatin Grabjan të Lushnjes, vite të cilat, ai i përshkruan me mjeshtëri në librin e tij “Grabjani rrëzë kodrave”. Kjo seri punimesh është realizuar në kushte të pazakonta gjatë mbrëmjeve në barakë në kampin e internimit, pas ditëve të stërmundimshme të punës dhe presionit të vazhdueshëm psikologjik dhe izolimit ekstrem, me qëllimin e vetëm, për të dëshmuar një histori padrejtësie, një nga të shumtat e asaj epoke, dhe përmes saj për t’i dhënë ndoshta një kuptim vetë ekzistencës së tij në rrethana kaq absurde.Autori shprehet: “…Kur e gjeta veten të internuar në Tetor të 75-ës, i detyruar të bëj ciklin mes shatës e lopatës dhe dyqanit e pyllit për ushqim dhe dru zjarri, më mbetej vetëm mbrëmja për të bërë diçka për veten. Televizioni dhe leximi nuk mjaftonin. Sado i lodhur,duhet të zgjidhja mes bllokut e lapsit para meje dhe dritave të ekranit që më joshnin anash. E ndjeja detyrë ndaj vetes, të zgjidhja bllokun para meje!Lekë Tasi u lind me 1929 në Athinë (Greqi). Gjatë periudhës 1941 – 1945, kreu gjimnazin në Tiranë dhe mori mësime në pikturë dhe vizatim nga Nexhmedin Zajmi dhe Abdurrahim Buza. Në vitet 1939 – 1943, ai studioi violinçel nën drejtimin e pedagogut Ealter Caletti, dhe më pas me Ymer Skenderin, në Liceun Artistik në vitet 1949-1952. Punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operas, ku u pushua për motive politike në vitin 1967. I ati, Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet ’20, si Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës, pas Revolucionit të Qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi. Xhaxhai, Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e Luftes, vdiq në burgjet e diktaturës komuniste. Si pasojë, Leka u pushua nga puna, u dërgua me punë të detyruar, dhe në vitin 1975 deri në vitin 1990, u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjës. Jetën e kësaj periudhe, Leka e ka rrëfyer në librin autobiografik “Grabjani rrëzë kodrave”, të botuar fillimisht në vitin 2009 dhe të ribotuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në vitin 2018, libër që u shpall edhe ‘Fitues i Panarit të Librit ‘Tirana 2019’. Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ai ka ditur të përfitojë nga mjeshtërit e mëdhenj, duke u praktikuar në heshtje dhe duke e trajtuar pikturën si një bashkëshoqëruese dhe formë të ekzistencës së tij. Pas internimit, me kthimin e tij në Tiranë në vitin 1990, ai i rikthehet me përkushtim pikturës dhe ekspozimit gjërësisht të veprave të tij.

Filed Under: Editorial

SHTËPIA E TË VERBËRVE

December 14, 2021 by s p


Tregim

Sami Milloshi

Është një shtëpi atje tek ajo kodra me ullishte që ka dy të verbër. Dua ta tregoj atë histori, por sa herë bëj ta shkruaj ,fillon të bjerë shi litar. Dhe shiu ma zhgërryen dorëshkrimin. Më futet në mish dhe më duket se do të më hajë të gjallë edhe mua. Më kap tmerri sikur edhe unë do të verbohem. I zoti i shtëpisë i kishte sytë pishë.Por ia morën sytë . Nuk u mor vesh kurrë kush qe ai që ia mori. Po sigurisht ishte dikush që ndoshta rron diku. Unë nuk isha aty ta shihja se si. Unë vetëm e pashë vonë ,fare vonë ,se si dy sy të mëdhenj burri u shndërruan në dy zgafella gri ku nuk shihej asnjë gjurmë jete. Por jeta vazhdonte. Zonja e tij e merrte burrin për krahu dhe e nxirrte tek kafja. I rregullonte karriken të ulej. I bënte për të ngrënë . I lante teshat e trupit dhe e shetiste mbasditeve ndanë ullinjve që t’i çmpiheshin këmbët… Zonja nuk di të ankohet. Zonja bën tre punë : punën për bukën në tryezë, rritjen e djalit dhe kujdesin për burrin e verbër . Kurrkush nuk ia degjoi një ankim. Kurrkush,as muret e shtëpisë… Pastaj ndodhi që u verbua edhe djali. Ky ia nxorri sytë vetes. Se ashtu e detyroi sëmundja. Ndoshta edhe verbimi i babait, a ndoshta të dyja bashkë … Zonjës iu bënë katër sy të verbër në shtëpi.Dy të burrit dhe dy të djalit. Por, zonja nuk u ankua përsëri .I mori dy të verbërit për krahu dhe i çoi te kafja. U rregulloi karriket të uleshin.Dhe përsëri e përsëri u gatoi për të ngrënë , i lau dhe u ndërroi teshat. Dhe me të dy për krahu i nxorri në shetitje të çmpinin këmbët në rrugën e ullinjve… Kur kalon zonja me dy të verbërit në krah, rrugës së ullinjve i bie një pah i fuqishëm drite , a thua se vetë Dielli është ulur këmbëkryq. Njerëzit kthejnë kokën në shenjë nderimi. Askush nuk e thotë një gjysmë fjalë . Por, duket që ndalin çapin të shohin atë grua… Nuk më le shiu ta çoj gjer në fund këtë histori .Sa herë nis ta shkruaj shiu ma zhgërryen dorëshkrimin .Më vjen një mjegull para syve, që ,larg qoftë o Zot,më bëhet sikur edhe mua do të ma marrë shikimin. Po pastaj , pastaj,kush do të dëshmojë për shtëpinë e të verbërve?!

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2685
  • 2686
  • 2687
  • 2688
  • 2689
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT