• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jo ç’do e keqe vjen për të keq

October 14, 2021 by s p

Dr. Zekri Palushi*, (ish-antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,

dhe Këshilltar i Kryeministrit, Aleksander Meksi).

Australi  13 Tetor 2021

*Ky shkrim është një qëndrim personal i autorit dhe nuk përfaqëson qendrimin dhe opinionin zyrtar të Federatës Vatra dhe linjën editoriale të gazetës Dielli

Siq po del qartë, -nga bisedat e hapura, -tregimet spontane, dhe tepër t’sinqerta, të zotit Berisha,  -në ‘Foltoret’ e tij me popullin,- shofim se, i vetmi “korrupsion” që lidhet direct me Berishen, -qënkan  qëndrimet e tij patriotike, -të mbajtura ndër vite, -në lidhje me-Pamvarsinë, Mrojtjen territorial të Trojeve dhe Kombit Shqipetar, etj. etj.

Është fatkeqësi e madhe me ditë se si,- të Majtit Shqipëtar, -për përmbushjen e interesave të tyre, -kanë bashkpunuar, dhe bashkpunojnë, edhe me vetë dreqin.

Ata kan bashkpunuar me Jugosllavët, me Rusët, me Kinezët, me Mafien Italo-Zvicerrjane,….., -gjithmonë, –kundra interesave kombëtare. 

Pasojë e të Majtve, është edhe fakti që PD-ja, -ka 8 vjet qe qeveriset me metodat komuniste, të Lulzim Bashës, -një Stalin i vogel, pa mustaqe. Viktima tij e fundit, (siq po ndigjojme nga mediat Shqiptare), -ështe shkarkimi i deputetit Flamur Noka, -nga posti i nënkryetarit te Komisionit të Sigurisë. 

Fatkeqësisht, -t’kqiat e PD-së, -nuk përfundojnë vetëm me Lulzim Bashën, -ato kan hedhë rrënjë edhe në ndryshimet totalitarjane, që ai ka arritur ti implementojë në të gjitha strukturat e ksaj partie, -si dhe, ndryshimet, që ai ka bërë, duke zevendësuar demokratet original, me ato hibrid.

Në këtë kontekst,- zgjodha titullin,- “Jo çdo e keqe vjen për të keq”, –sepse, megjithse jetoj large Shqipërise, -me mendje e zemër, jam gjithmonë atje, -dhe sigurisht, duke pas qenë, një nga nismëtarët e PD, -themelues dhe kryetar  Deges se PD, për rrethin e Pukes, dhe ish- anëtar i Keshillit Kombetar të PDSHs, -kamë ndjekur me një vemendje, dhe ankth t’veçantë,-si ecurinë e PD, ashtu dhe t’procesve demokratike, -me dramatikën e tyre, që arriti piken kulminante,- në vitin 1997. Unë vetë, -(paksa i zhgenjyer nga infiltrimet e at’herëshme komuniste,) -jam larguar nga Shqipëria në Prill të vitit 1995, -pra, nuk i kam perjetue ngjarjet e 97s, -por i kam ndjekur me një vemendje e trishtim të plotë. 

Shumëkush, -dhe kryesisht atyre që ju intereson më shumë, -mundohen ta lidhin këtë ngjarje katastrofike, me “Skemat Piramidale,” – por unë, si një i jashtëm, (outsider), që jetoj për më shumë se 25 vjet në perendim, -kam parë, dhe shof shpesh skema të tilla,- ata ndodhin në çdo vend të botës, -organizimi i tyre, nga njerëz immoral, bëhet për qëllime përfitimi, nëpërmjet mashtrimit, -por jo për rrexime qeverishë. Në këtë rast, -ju tashmë, të gjithë mund ta merrni me mend se kush ishin organizuesit e këtyre skemave, kush fshihej prapa tyre, ç’far qellimesh kishin, dhe kush përfitoj nga këto skema.

Me këtë, dua të them se, viti i Zi 1997, -nëtë vërtetë ishte viti i një Luft të Ndyrë Civile, -organizimi i së cilës kishte filluar me një durim, e mjeshtri t’veçantë, që në vitin 1992. Qe një bashkpunimi kompleks, i forcave të errta komunisto-socialiste, -t’udhëhequra nga ish-sigurimi i shtetit, dhe bandat gangstere të drogës, (që, në një formë apo tjetër, ekzistojnë edhe sot-e-ksaj dite). Pra, ishte një  rrevolucion i tipit bolsheviko-mafjoz, -me të cilin, të interesuarit provokuan  një lufte civile, vëlla-vrarëse, -qëllimi kryesore i së cilës ishte: ndërprerja, apo ndalimi i hovit të PD, -rreformave të sajë, dhe zhvillimit, -që nën drejtimin e Sali Berishës, kishin fillue të hynin në fazën e KONSOLIDIMIT të plotë. Kjo, -së bashku me personalitetin karizmatik, pjekurinë politike – n’rritje, ndershmërinë, patriotizmin, -si dhe vlerat morale të Sali Berishës, -kishin filluar ti shqetojnë, -si komunisto-socialistet Shqiptar, -ashtu dhe Mafien e drogës Shqiptare, Ballkanike, e atë Europiane.

Pra, – siq shifet, procesi “gjygjësor” i vrasjes politike të Sali Berishës, -ka filluar që në vitin 1991, -me një pikë kulminante, vitin 1997, -dhe së fundi, -siq tashmë e dimë të gjithë, -me ndihmën e “Departamentit” Blinken-Soros, -ai u “ekzekutua” politikisht me 19 Maj 2021. Kësaj rradhe, qëllimi i këtij ekzekutimi,  ishte: hapja e plotë e rrugës, për Edi Ramën, -që t’përmbush misjonet e ngarkuara anti-kombtare, të tipit mafioz, -pa asnjë opozitë.

E solla n’kujtime vitin e Zi 1997, -për dy arsyje:

-E para, për t’ba një paralelizim me gjendjen e tanishme,- ku dryshimi është tepër i vogel. Në këtë rast, -organizuesit e ktij skenari, përdorën një strategji më të avancuar, – “me një gurë vrasim dy zogj”. -Pra, jo vetëm Sali Berishën, por edhe PD-në, në tërsin e sajë.  

Sigurisht, që  këtë ndëshkim tejet immoral, -dhe tepër të rrezikshëm për popullin dhe kombin tonë , -ju a bëri mjaft të lehtë, -prania e socialistit Lulzim Basha, -në krye të PDSH-së, – i cili, pa-tjetër, duhet t’i jetë mirënjohës, dhe shumë borxhli, George Soros-it, -për shkollimin e tijë, dhe të bashkshortes. -Fakti që, -në atë kohë, kur ne të tjerët, ishim në rrezik prej bandave komuniste, -Lulzim Basha, (s’bashku me të dashurën e tij të at’hereshme/gruan e tij të sotme), -ëndrronin dhe studjonin në Hollandë, -(pa asnë involvement në proceset demokratike), -flet shumë, dhe “justifikon” më së miri dis-lojalitetin e tijë, ndaj PDSH-së, dhe shpirtit demokratik Shqiptar. 

“Admiruese,” -është edhe sjellja e tijë, tepër dhelprake, -në krijimin e përshtypjes, se ai gëzonte mbështetjen absolute të Sali Berishes.

-E dyta, -(dhe më e rëndësishmja), –kush mendonte se pas ngjarjeve të 97s, – PD-ja do të ri-ngjallej përsëri? -As kush, -por ja që -ishte po Sali Berisha, -vlerësues dhe rrespektues i traditës, arsyes dhe lirise, -që me një përkushtim të jash-zakonshem, mençuri, trimeri, e vullnet të çeliktë, -jo vetem që e ri-ndërtoj PD, dhe e bëri atë të suksesëshme, -duke e sjellë atë, -edhe njëherë në pushtet. 

Kjo, së bashku me premtimin e tijë, për të marrë edhe njëherë përsipër drejtimin e PDSH-së, me moton: Më të bashkuar, Më të forte, Më të hapur,  -si dhe pritjet madheshtore, -që demokratet shqiptarë, dhe mbar populli po i bëjnë, – (t’njësojta me ato të viteve 91-92), duhet të bëjnë krenar,- e t’mbushin plot shpresë, -t’gjith popullin Shqiptar. 

Kjo na bën të besojmë në mrekullira, -e po kshtu, të kujtojmë një shprehje të urtë që thotë:

“Kto njerëz që provuan t’ju varrosin ju, -se dinin se ju ishit një farë”,- (“Those people who tried to bury you, didn’t know you were a seed”).

Debatet të tilla, të lira, -(jane esenciale për vazhdimsinë e ktyre bisedave të hapura, dhe “pa doreza”, -që Berisha, -jo pa qëllim, i quan thjeshtë, -“Foltore,”-ku njerëzit dukshëm, me pjesmarrjen e tyre të shumtë, -e tepër aktive, -diskutojnë dhe kritikojnë pa-frike), -tregojnë se populli, paska qenë i etur, dhe në pritje të këtjë eventi “Foltoresh”, -në të cilat, -më duhet ta përsëris edhe një herë, –KULMOHET premtimi i shumë-pritur, i Berishes, -për t’ju kthye edhe një herë Drejtimit të PDSH-së, -një lajm i shkelqyer për të gjith ata që besojnë në vlerat njerzore, patriotizemin, lirinë, demokracinë dhe mbi të gjitha, -në SOVRANITETIN individual e kombëtar. 

Një lajm, -po aq i rëndësishëm dhe shpresë-dhënës, -, jo vetëm për Shqiptarët, por për të gjithë boten, -është edhe deklarimi, -(pothujse në të njejtën kohë), – i ish-presidentit Amerikan, – Donald Trump, -për të kandiduar edhe një herë, -në zgjedhjet e ardhëshme,- për president.

Kto dy personalitete, ndajnë shume gjëra t’përbashkta n’mes njëri-tjetrit, -mbi të gjitha, -ata janë konservativ, që rrespektojnë vlerat njerëzore dhe familjare, -vlerësojnë patriotizmin, sovranitetin dhe prosperitetin e vendeve, dhe popujve të tyre,  -virtute këto,- aspak t’pëlqyeshme, dhe tepër urryese,- për Internacionalen e Majtë, -që sot udhëheqet nga Elita e miljarderve, me n’krye Partinë Demokratike Amerikane, – e cila, në  interes të agjendës  së ksaj Elite, -për krijimin e Nje Qeverie Totalitariane Bottrore, -vrau politikisht, -si presidentin e sajë, -Donald Trup, -me 75 milion votues Amerikan, -dhe Sali Berishen, -me t’gjith Shqiptat e ndershëm,- që aspirojnë për nje Komb të bashkuar, -të lirë, e sovran.

 Me besim të plote, në Sali Berishen, dhe me shpresë se tashmë ai, –ka nxjerrë mësime, nga pësimet e shpeshta, -në të kaluarën, -jo vetëm që nuk do të përsërisë gabimet e tijë, t’më-parshme, -por s’do të lëjë as PD-në, që t’gabojë, apo të bjerë në duar të “demokratve” të majtë, -(që rrinë në përgjim si hienat, për një oportunitet tjetër), -i bëj thirrje popullit Shqiptar, -në Shqipëri, Trojet Shqiptare, e në Diasporë -qe për të mirën e tyre, t’familjeve të tyre, të popullit dhe kombit Shqiptar, -ti bashkohen aktivisht Foltoreve të Udheheqsit Historik të PDSH-së, -zotit Sali Berisha, -për të arritur, mjë-herë-e-përgjithmonë, në një sukses të plotë -në favor të Identitetit Kombëtar Shqiptar.

Dr. Zekri Palushi, (ish-antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,

dhe Këshilltar i Kryeministrit, -Aleksander Meksi).

Australi  13 Tetor 2021

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Zekri Palushi

NJË MBRËMJE ME VISAR ZHITIN NË QENDRËN “ONUFRI” NË TIRANË

October 14, 2021 by s p

MAL BERISHA

Para pak ditësh pata nderin dhe kënaqësinë të merrja pjesë në promovimin e librit më të rrallë që ndonjëherë kam patur në dorë. Ai titullohet:DORËSHKRIMET E FSHEHTA TË BURGUTShkruar nga shkrimtari ynë shumë i njohur VISAR ZHITI dhe botuar me cilësi të lartë nga Shtëpia Botuese ONUFRI. Në faqen e parë të librit, poshtë emrit të autorit dhe titullit, shkruhet: Poezi – Botim Anastatik.

Ky përcaktim i llojit të këtij botimi më shtyu të kërkoj nëpër fjalorë për të kuptuar se çfarë ishte ky lloj botimi. Sado që e kisha hasur edhe në botime të tjera si ato të Fishtës, të françeskanëve si dhe të veprave të tjera të mëparshme m’u desh të studioja kuptimin e kësaj fjale, dhe pse ishte vënë në faqen e parë të këtij libri. Në Fjalorin e Oxfordit gjeta se fjala ‘Anastatic’ vjen nga greqishtja e lashtë që do të thotë “Ringjallje”. Ndërsa në gjuhën e shkrimeve ajo ka kuptimin e metodës së riprodhimit, të rikthimit në vlerën e vet të një materieli të shkruar në letër ose siç quhet përsëri me një term të huaj “Papirografia”. Pra kjo ka të bëjë me procesin e riprodhimit grafik, i cili fillimisht është quajtur “Shtypje Anastatike”.

Zbatimi i kësaj metode daton që në vitin 1841 dhe është vënë në jetë nga pronarët e revistës ATHENAEUM në Angli. Në fillim ajo u shtyp vetëm në 4 kopje, por më pas mori përhapje shumë të gjërë për të ardhur deri tek printerat dhe fotokopjuesit e sotëm modernë, natyrisht shkallë – shkallë sipas zhvillimit të teknologjive, të secilës etapë. Në fakt brendia e librit të radhës së Visarit e justifikon plotësisht këtë emërtim duke patur një të veçantë të madhe: Ndërsa shkrimet që duhen riprodhuar me metoda të tilla, që nga litografia e deri tek dixhitalizimi, kërkojnë t’u heqin shenjat e mbetur në letër gjatë përdorimit të tyre me dorë, ose agjentëve të tjerë, si rënia e bojës, zvargia për shkak të vjetërsisë, etj, poezive të Visarit është dashur t’i hiqen shenjat e shputës së këmbës së vetë autorit. Pra ajo që sjell Visar Zhiti në këtë libër është diçka tepër e rrallë, e veçantë dhe gati e pa-besueshme, për lexuesin.

Poezi me shenja këmbësh në to!? Librin e ka përgatitur një poet dhe studiues shumë i ri, Andreas Dushi, i cili i quan poezitë e Visarit: POEZI MARTIRE. Për këtë ai ka bashkëpunuar me Enxhi Hudhrin e Shtëpisë Botuese ONUFRI.Çfarë e bën këtë libër të veçantë?1.- Poezitë janë shkruar të gjitha ndërkohë që autori ishte në burg me akuzën se shkruante poezi. Siç e thotë ai, me një dozë humori dhe ironie: “Meqë kisha rënë në burg për poezi, thashë me vete, pse të mos shkruaj edhe aty poezi!? Më keq se aq a kishte ku të shkonte?2.- Poezitë janë “trafikuar”, pra janë nxjerë nga burgu në mënyrë shumë klandestine duke ua dhënë vizitorëve që t’i merrnin dhe ti ruanin, edhe pse kjo përbënte rrezik shumë të madh edhe për atë vetë edhe të afërmit që i merrnin me vete;3.- Nga qelia deri tek marrësi i poezive ato janë “trafikuar të shtrira në TABANIN E KËPUCËVE. Duke qenë se mbaheshin për një farë kohe nën shputën e këmbëve, ato rrudheshin, zbuteshin nga djersa, prandaj merrnin format e shënjave të këmbës së Visarit.

Ato gjënden thuajse në çdo letër të riprodhuar në libër;4.- Libri nuk është shtypur në kompjutër por me vetë letrat origjinale të vëna në libër siç kanë qenë në faqet e 11 fletoreve të nxjerra jashtë burgut, pra me ANASTATIKË Në prezantimin që djaloshi i talentuar Andreas Dushi i bëri poezive, ai iu dha pjesmarrësve një ide të qartë se çfarë përmbante libri dhe pse ishte përdorur metoda anastatike. Kjo metodë në fakt në këtë libër shkakton një përzierje të ndjenjave estetike, të kënaqësisë që të jep letërsia aq e bukur që shkruan Visari me dhimbjen dhe tmerrin që mbartin ato duke pasë me vete shenjat e këmbëvë të autorit. Prandaj dëgjuesi në sallë dhe më vonë lexuesi i librit kalon në një proces reflektimi të mundimshëm sa estetik aq edhe të dhimbshëm, pasi e “vendos veten në këpucët e autorit” kur sheh se në çdo faqe ato poezi janë “shkelur” prej vetë atij.

I pyetur nëse kishte frikë nga poezitë e tij në burg dhe aq më tepër nga trafikimi klandestin i tyre, duke rrezikuar edhe për vete e sidomos për njerëzit e tij, nënën, motrën dhe të tjerë që i merrnin dhe duhej t’i ruanin, Visari u përgjigj: “Natyrisht që kishte frikë, por kishte edhe guximin për ta mposhtur atë.”Në atë çast mu kujtuan fjalët e udhëheqëses birmaneze Aung San Suu Kyi, e cila ka vuajtur dhe ende vuan në burgjet e diktaturës së vendit të vet kur thotë:“I vetmi burg është frika dhe e vetmja liri e vërtetë është çlirimi nga frika”. Visari, në systemin komunist ishte “më i lirë” në burg sesa jashtë dhe “më i burgosur” jashtë sesa brenda burgut.Rregjime diktatoriale, raciste, komuniste, fashiste, bota ka njohur shumë dhe ende njeh. Por në një mënyrë ose në një tjetër, pas rënies së diktaturave, njerëz të tillë janë rehabilituar. Mandela për shembull u bë president. Arbnori ynë u bë Kryetar Parlamenti. Në Kosovë, rrugët janë mbushur me emrat e martirëve të cilët u sakrifikuan në kohën e komunizmit, qofshin si të burgosur të ndërgjegjes apo të çështjes kombëtare. Ata janë përjetësuar, edhe për së gjalli. Edhe Visari, i cili tërë jetën kishte luftuat për lirinë, e gjeti veten një ditë të lirë, pastaj deputet, pastaj edhe ministër, edhe diplomat!Por a do vijë dita që ai dhe njerëz si ai të përjetësohen në emra rrugësh apo objektesh të artit, në muzeume apo vend-takime, për kontributin e tyre të dhënë në kushtet e reperesionit të egër diktatorial?

Sa për veprën e tyre të jashtëzakonëshme aq edhe për guximin që kanë treguar?Unë them se po. E drejta vonon por nuk harron!Falemnderit Visar që na bën trima dhe krenar!Libri ka qindra poezi por unë po veçoj atë me titull:LIRIAE di, vlejnë Dielli, Ujrat, tokat shtëpitë Pemët, qielli, pyjetPo s’me gëzojnë sa ti.Pra them se ti je Dielli, Ujrat, toka, shtëpitë, Shirat, Edhe frymëzuesja ime je ti,Fytyrë e njeriut.Është nder dhe krenari të jesh mik me Visar Zhitin dhe Eda Agaj – Zhiti Eda Agaj ZhitiAndreas DushiEnxhi HudhriShtëpia Botuese Onufri.

107Dalip Greca, Laura Rexha and 105 others7 comments1 shareLikeCommentShare

Filed Under: Politike Tagged With: Mal Berisha, Visar Zhiti

POETJA LULJETA LLESHANAKU TAKIM NË VATËR MË 26 TETOR

October 14, 2021 by s p

DIELLI

Ditën e Martë më datë 26 Tetor 2021 në orën 6 pm Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në Selinë Qendrore në adresën: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458 Bronx-New York, organizon një takim bashkëbisedues me mysafiren nga Shqipëria, poeten Luljeta Lleshanaku, e cila këtë herë vjen si përfaqësuese e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, ku edhe punon prej vitesh si drejtuese e departamentit të  studimeve. Qëllimi i këtij takimi është që e ftuara të ndajë me vatranët dhe diasporën shqiptare në New York e më gjërë informacionin mbi punën e bërë nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, për transparencën e të shkuarës komuniste, por duke u ndalur konkretisht në rolin e pazëvendësueshëm dhe nevojën imediate të dëshmive të të mbijetuarve nga kampet dhe burgjet në diktaturë, një pjesë e madhe e të cilëve ndodhen në diasporë. Poetja Luljeta Lleshanaku do të ndajë eksperiencën e saj dhe do të referojë për të pranishmit fakte interesante dhe rëndësinë specifike në temën “Roli i dëshmisë, për zbardhjen e krimeve të komunizmit”. Përveç Vatranëve ftohet i gjithë komuniteti shqiptar në New York e më gjerë që ti bashkohet këtij takimi të veçantë në një kauzë po kaq të rëndësishme siç është zbradhja e krimeve të komunizmit në Shqipëri.

Filed Under: Featured

PAJTUESI PASHKO TOMA POPAJ, PËRKUJTIM NË 2 VJETORIN E NDARJES NGA JETA

October 14, 2021 by s p

Sokol Paja

Malësia e gjithë veriu i Shqipërisë përkujton sot me nderim dhe respekt një ndër malësorët më të nderuar dhe të spikatur, pajtuesin e gjaqeve patriotin e madh Pashko Toma Popaj në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta. Pas shëmbjes së komunizmit, pajtuesit e gjaqeve dhe ngatërresva të trashëguara nga e kaluara ishin njerëzit më me ndikim në jetën shoqërore në Malësi dhe më gjërë. Pashko Toma së bashku me ekipin e tij të pajtimit të gjaqeve e ngatërresave, udhëheqësit fetarë të zonave përkatëse kanë luajtur një ndikim të jashtëzakonshëm në unitetin shoqëror, paqen, zhvillimin dhe izolimin deri në zhdukje të çdo fenomeni negative me sfond përplasjet mes fiseve apo njerëzve në Malësi të Madhe, Kosovë, Malësia përtej kufirit, Dukagjinit, Mirditës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Krujës etj. Këta misionarë ishin të dërguarit e Zotit për të sjellë paqe në çdo trevë ku kishte vëllavrasje, ngatërresë apo përplasje mes fiseve apo individëve të ndryshëm. Këta misionarë kanë pajtuar me qindra familje duke shijuar lirinë e munguar familje që padrejtësisht privoheshin nga liria si pasojë e përplajse apo fatkeqësive prej të tretëve. Pashko Toma Popaj ia kushtoi 28 vite të jetës së tij në shërbim të pajtimit të gjaqeve e ngatërresave jo vetëm në Malësi por në krejt veriun e Shqipërisë e deri në Kosovë. Pashko Toma është nderuar nga Instucioni i Presidentit të Republikës e deri në autoritett vendore në Malësi. Ai ishte një shqiptar i madh që e donte shumë kombin dhe shqiptarët e tij. Në të gjallë të tij dhe sot, Pashko Toma kujtohet me nderimin më të lartë dhe respektin më të veçantë për misionin e tij, rolin si pajtues dhe mbi të gjitha përkushtimin që të mos derdhej asnjë pikë gjak dhe çdo i pafajshëm të gëzonte lirinë, jetën, paqen dhe të ardhmen. Vepra dhe shembulli i tij do të kujtohen ndër breza.  

Filed Under: Histori Tagged With: Pashko Toma Popaj

Koha që Shqipëria ta kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut

October 14, 2021 by s p

Nga Akri Çipa

Takimi i radhës i Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit që ende nuk janë pjesë e unionit ishte gati i papërfillshëm për zgjerimin, çështjen më nevralgjike për rajonin. Ndërkohë që në Brdo të Sllovenisë u rikonfirmua mbështetja për rimëkëmbjen ekonomike dhe për paketën afatmesme të investimeve nga BE, integrimi evropian i vendeve të Ballkanit mbeti një thëngjill që nuk duhej prekur.

Përpara këtij fakti, kryeministri Rama mbajti një fjalim me doza të theksuara pesimizmi, duke nënvijëzuar dhe një qëndrim kritik, gati qesëndisës, për vendimin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama përfshihet në konfliktin bilateral ndërmjet këtyre dy vendeve. Më herët ai ka kritikuar në korrik Sofjen zyrtare nga Athina, si dhe në fillim të shtatorit teksa merrte pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Përdorimi i vetos ose presionit të vetos së një vendi anëtar kundrejt një vendi aspirant për t’u bërë pjesë e BE-së është padyshim një veprim tejet i dëmshëm për procesin e integrimit. Ngritja e çështjeve bilaterale në nivel evropian është parimisht e gabuar, krijon skepticizëm për procesin e integrimit, sikurse dhe vë në dyshim vetë besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, nuk është detyrë e Tiranës zyrtare të trajtojë si kazuse çështjet ende të pazgjidhura ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në radhë të parë, sepse Shqipëria nuk ka arsye të shpenzojë kredite diplomatike dhe t’i cenojë marrëdhëniet me Bullgarinë për hir të Maqedonisë së Veriut. Parlamenti shqiptar njohu pa bëzajtur prezencën e “minoritetit bullgar” në vend, pas presionit të Sofjes. Nëse ligjvënësit tanë nuk patën guxim t’i thoshin jo Sofjes atëherë, kur bëhej fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë për interesat e vendit tonë, nuk ka asnjë sens kundërvënia e tanishme për hir të problematikave që Sofja ka me Shkupin.

Përtej kësaj, binjakëzimi i Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është një anormalitet që nuk ka më asnjë sens. Kjo për vetë faktin se rrugëtimi i tyre përgjatë negociatave mund të jetë plotësisht i ndryshëm. Ajo do të varet nga kapacitetet e ndryshme negociuese të të dy vendeve dhe të aftësisë për të vazhduar me reformat e dakordësuara me BE-në. Kjo do të thotë se në parim një ndarje ndërmjet tyre është e natyrshme, për të mos thënë e pashmangshme, në hallkat vijuese të procesit.

Le të vijmë te thelbi i shqetësimit se pse Shqipëria nuk po ngre si kërkesë zyrtare ndarjen e saj nga Shkupi në rrugëtimin evropian. Kjo do t’i hapte rrugë konfirmimit të kornizës negociuese që është përgatitur dhe propozuar nga Komisioni Evropian, si dhe mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me vendet e BE-së.

Vendimi për ta ritheksuar vazhdimësinë e këtij binjakëzimi, sikurse bëri kryeministri Rama në qershor të këtij viti gjatë vizitës së tij në Sofje, bie ndesh me interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë. Mbi të gjitha nëse është realisht e vërtetë se, sikurse pranohet zyrtarisht, e vetmja pengesë për çeljen e negociatave të Shqipërisë mbetet vetoja bullgare ndaj fqinjit tonë.

Përpara këtij fakti, kryeministri Rama dhe Qeveria e Shqipërisë duhet të kenë guximin ta propozojnë zyrtarisht ndarjen. Pas të gjithave, kjo nuk do të ishte hera e parë që hidhet në tryezë ky propozim, duke qenë se pak muaj më parë ishte vetë komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olivér Várhelyi, që e hodhi dhe e mbështeste si ide.

Marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut nuk janë argument kundër këtij propozimi. Me këtë kërkesë Shqipëria nuk do t’i cenonte aspak marrëdhëniet me vendin fqinj, për vetë faktin se bëhet fjalë për një pengesë që tejkalon kapacitetin e Shqipërisë.

Padyshim që një përpjekje e tillë e Shqipërisë për të ngritur idenë e ndarjes me Maqedoninë e Veriut do të haste në kundërshtime. Në fakt, shumë vendimmarrës dhe komentues janë shprehur në parim kundër edhe gjatë muajve të fundit. Gjithsesi kredibiliteti i tyre është i ulët, për vetë faktin se këta janë po ata të cilët në vitin 2019 ishin të gatshëm të pranonin ndarjen e Shkupit nga Tirana, kur kjo e fundit u bllokua nga Franca dhe disa vende të tjera anëtare.

Nëse Shqipëria do të kishte sukses në bindjen e shteteve anëtare për ta ndarë atë nga Shkupi dhe në nisjen e negociatave, kjo do të mbetej për t’u parë. Megjithatë, në rastin më të mirë, do t’ia dilte të bënte një hap më përpara në procesin tashmë të tejzgjatur të integrimit. Në rastin më të keq, do të tregonte që vetoja reale nuk është në Sofje. Edhe në këtë rast, e vërteta do të ishte çliruese.

Publikuar fillimisht në sbunker.

Filed Under: Opinion Tagged With: Akri Cipa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2795
  • 2796
  • 2797
  • 2798
  • 2799
  • …
  • 2932
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT