• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARË, SHQIPNIA ASHT E JUEJA,NUK ASHT PRON’E ASKUJT

August 3, 2021 by s p

Photo by: skopjediem.com

Nga Fritz RADOVANI

Melbourne, 3 Gusht 2021.

Ne ishim dikur Europë Juglindore… Ashtu na njifte gjithë Bota e qytetnueme… Prej Atij Gjergjit të Madh të Kastriotve dhe Nanës Tereze emni Shqipni nderohej edhe nga armiqtë! Pikrisht tashti kur Shqiptarët pritshin hapjen e dyerve t’ Asaj Europe që i perket, kryeministri Rama si gjithnjë rifillon ashtu si ka “rilindë” edhe PPSh, me sigurimin famkeq kriminal, disa marrveshje po i themi me sllav, turq, grek e as dreqi nuk di me e marrë vesht se ku donë me dalë perveç tradhëtisë s’ Atdheut. Po, kanë harrue “disa” se “Shqiptari jep jeten para Atdheut!” Kryeministri Rama në fjalimin e tij tha se, “kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, për të rikompozuar Jugosllavinë dhe …” Vazhdoi… “Ne jemi këtu për të ardhmen…” Me siguri! Me të lanë kush aty, jam i sigurt se sot 30 vjet apo 50, ti nuk lot vendit! Po, mos harro se nuk dij sa pranojnë turqit e sllavët me vazhdue me i mbushë portofolat tuej me pare e bar të kulloses s’ ate! Mos harroni se rruga e tradhëtisë s’ uej nuk asht e pashkelun nga shumë prej paraardhësve tuej, po gjithmonë hesapet kur janë ba pa hanxhiun “Popull”, edhe atyne i kanë deshtue. Shqiptari të duron deri një ditë… E, mandej, i gjenë dy rreshta me i lexue sa mos me tretë rrugen…At Gjergj Fishta ka pyet 100 vjet para “Gomarin e Babatasit”:  

“Pasaportat kush ua pau,

Për me thânë se kta s’janë Slav.

Nuk janë Slav, Turq, as Bulgarë,

Por janë fjesht burra shqiptarë?…

Shka punuen kta për Atdhé?…

Librat shqip qi kanë botue?…

Edhe ndihmët qi kanë kushtue

Për triumf të liris s’onë?

Për posë emnit se si u thonë,

Kurrkush gjâ nuk di, për tà:…”

“Komunizmi i juej në Shekullin XXI asht një burim tmerresh: Dhune, terrori, vllavrasjesh e vujtje per Atdhetarë Shqiptarë! Thesari i juej janë vetem spijunët e sigurimit të shtetit!” Nuk besoj se Shqiptarët.., i ka xanë narkoza!!

             

Filed Under: Komente Tagged With: Ballkani Perendimor, Fritz Radovanai, shqiperia

SHUHET LILI MADHI, NDER PIONIERET E VALLËZIMIT POPULLOR

August 3, 2021 by s p

Nga Skifter Këlliçi

Lili Madhi (Kelliçi)  është nga pionieret e historisë së vallëzimit popullor shqiptar. Në vitin 1945, në moshën 13 vjeçare Lili, zgjidhet nga  koreografi  njohur Panajot Kanaçi, (që atëherë i dhënë pas artit koregrafik), në grupin e kërcimtarëve, ku bënin pjesë edhe djem dhe vajza të tjera. Më 1950 është pjesëtare e grupit të valleve të  Filarmonisë  Shqiptare të sapokrijuar. Dhuntitë  akrobatike, të gërshetuara edhe me dhunti të kërcimit ritmik, i dhanë  mundësi Lilit të bëhej valltare  e njohur, krahas valltareve  të tjera veterane,  Kallajxhi, Radovcika, Terca, Sharofi, dhe më pas  Cingu,  Zekthi,  Çeliku,  Lubonja etj. Ajo u shqua edhe në interpretimin  e valleve  të tjera popullore shqiptare si dhe klasike, nga  operat e njohura të  kompozitorëve Glinka,  Dragomirski, List,  Haçaturian etj. Lili Madhi u shqua veçanërisht në interpretimin si  kërcimtare  soliste  të  “Valles së Tropojës”, ku  shpalosi para shikuesve forcën, bukurinë dhe magjinë e kërcimit tropjan, si dhe në “Vallzimin e shqipeve”, me partner valltarin e shquar Besim Zekthi, ku të dy së bashku,  nëpërmjet shëmbëlltyrës së shqiponjës, sollën në skenë shpirtin dhe krenarinë e trimit dhe trimreshës shqiptare në shekuj. Duke qenë që në krijimin e tij më 1957, valltare  e  Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore,  Lili Madhi (Këlliçi), ka marrë pjesë në shumë nga turnetë artistike që ky ansambël ka bërë në Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera të ish-Kampit Socialist, pastaj në Kinë, Mongoli, Vietnam, Korenë e  Veriut,  Egjipt, duke mbetur edhe sot në historinë e këtij ansambli si valltare shumë e talentuar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ansambli i Kengeve dhe valleve, Lili Madhi, Skifter Kellici

KOSOVA NË FESTË PRET VAJZAT E ARTA OLIMPIKE

August 3, 2021 by s p

-Kosova është e artë, tha Kryeministri Albin Kurti në festën e pritjes së medalisteve të arta olimpike/

-Tre vajzat e arta të Kosovës kampione olimpike: E para Majlinda Kelmendi në Rio 2016, e dyta Distria Krasniqi dhe e  treta Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë/

-Në Lojërat Olimpike në Tokio, në  ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 2 Gusht 2021/ Kosova e artë e tre vajzave kampione olimpike, e të parës Majlinda Kelmendi në Rio 2016, të dytës Distria Krasniqi e të tretës Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë, ka festë të madhe në pritjen e ekipit të xhudos që u kthye në Prishtinë në mbrëmjen e 2 Gushtit 2021. Ekipi olimpik i xhudos që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kampionet e reja olimpike të xhudos, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, u pritën në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Kemi shkuar për një medalje, por u kthyem me dy dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha trajneri i ekipit olimpik të Kosovës, Driton Kuka në konferencën për media, pas aterimit. Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë në Tokio dhe fitoi dy të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, dhe një vend të shtatë, Akil Gjakova. Dy medalistet e arta, falënderuan popullin e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme e të cilit thanë se ia dedikojnë medaljet.​ “Shumë shtete, kanë shprehur interesim për bashkëpunim në sportin e xhudos pas suksesit që e patëm dhe kjo është një krenari e madhe. Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare, por edhe do të rrisin investimet në sportin e Kosovës”, tha Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Më pas, ekipi olimpik u nis për në ceremoninë e pritjes të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të mbushur plot njerëz në festën e madhe. Në shesh, kryeministri Kurti në fjalën e tij vlerësoi angazhimin e tri kampioneve dhe trajnerit Kuka, falë punës dhe përkushtimit të të cilëve, xhudo është bërë sinonim i fitoreve. “Në Rio ishte hera e parë, morëm një medalje, në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje, dhe tani le të fillojnë përgatitjet për Paris 2024 për tri e më shumë medalje”, tha kryeministri i Kosovës. Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA ka raportuar këtë verë se, Kosova arriti sukses historik, të majave të sportit botëror, në Lojërat Olimpike në Tokio – në 26 Korrik 2021 me xhudisten Nora Gjakova fitoi medaljen e dytë të artë, pas të parës që në ditën e parë të garave në 24 Korrik 2021 me Distria Krasniqin. Në Lojërat Olimpike në Tokio, në  ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit të kampioneve olimpike që u shpallën zyrtarisht  Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Filed Under: Featured Tagged With: Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova

DEMIAN SMITH EMËROHET ZËVENDËS AMBASADORI AMERIKAN NË SHQIPËRI

August 2, 2021 by s p

Demian Smith do të jetë Zëvendës Ambasadori Amerikan në Shqipëri. Në njoftimin për publikun e shpërndarë nga Ambasada Amerikane thuhet: “Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri. Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”. Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri! Lexoni biografinë e tij të plotë duke klikuar këtu 👉 https://bit.ly/37tJIZD” thuhet në njoftimin për median dhe publikun.

Filed Under: Featured Tagged With: ambasada amerikane Tirane, DEMIAN SMITH

Presidenti Meta priti Ambasadorin Richard Grenell

August 2, 2021 by s p

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta ka zhvilluar në Presidencë një takim me ish-të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Kreu i shtetit shqiptar në mesazhin e shpërndarë për publikun me rastin e këtij takimi është shprehur se Ambasador Grenell ka promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon. “Albania from the Air” ishte libri panoramik që Presidenti Ilir Meta i dhuroi Ambasadorit Richard Grenell me qëllim që ky i fundit të njohë  bukuritë dhe magjinë e turizmit shqiptar.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.
Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur. (DIELLI)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Granell, Ilir Meta, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2802
  • 2803
  • 2804
  • 2805
  • 2806
  • …
  • 2822
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT