• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm

September 29, 2021 by s p

-Presidentja Osmani u takua me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve, Nicholas J. Giacobbe/

PRISHTINË, 28 Shtator 2021-Gazeta DIELLI/ 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, z. Nicholas J. Giacobbe, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.

Sipas Presidentes Osmani Serbia po tenton ta destabilizojë situatën, gjë që sipas saj është në vazhdën e përpjekjeve  ruso-serbe për zhbërjen e të arriturave të SHBA-ve, BE-së, dhe NATO-së në Kosovë dhe rajon.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa është i ligjshëm. Ajo vuri theksin te fakti se zbatimi i kësaj mase nga institucionet tona është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e dakorduar në Bruksel, por e cila nuk është zbatuar nga ana e Serbisë.

Presidentja Osmani e bëri të qartë po ashtu që Kosova në asnjë moment nuk ka qëllim të eskalojë situatën. Në veçanti, ajo potencoi se përkushtimi kryesor i institucioneve të vendit është mirëmbajtja e rendit dhe ligjit si dhe mbrojtja e secilit qytetarë në Republikën tonë. Duke folur për procesin e dialogut, Presidentja Omani konfirmoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e tij dhe ritheksoi rëndësinë e  trajtimit të barabartë të palëve të përfshira në të.

Ndërsa, z. Giacobbe potencoi se për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, duke shtuar se dialogu është mënyra e duhur për të vazhduar tutje.

Filed Under: Featured Tagged With: Nicholas J. Giacobbe, Vjosa Osmani

Vuçiqi të izolohet dhe të largohet nga pushteti në Serbi

September 29, 2021 by s p

Nga Skënder MULLIQI

Tanket serbe janë pozicionur në veri. Në Mal të Zi nga dita në ditë po ngritën tensionet politike më Serbinë, pas ngjarjeve më popa serb në Cetinje, dhe në Bosnje, thuhet së gjendja politike në përgjithësi nuk është e mirë. Edhe pse janë ngjarje të ndara, të përbashketën e tyre e kan së Serbia, është duke i kërcënuar më luftë. Pushteti shovinist i Beogradit po paraqiten si i pafajshem, ku gjoja serbët po mbrohen nga agresioni. Vuçiqi nuk po merrë obligime dhe as nuk po pranon së në Kosovë ka pasur gjenocid, nga forcat e Millosheviqit, e ku ky ishte shef i informacionit. Ai po rrenë kur po dëklaron së Kosova është fajtore për gjendjen e krijuar në veri, më masat e reciprocitetit për targa. Ky ultranacionalist i tërbuar, jo vëtem që po kërcënon më luftë, por edhe po dërgon ultimatume, tërthorazi duke kërcënuar edhe forcat paqëruejtëse të KFOR-it. Këto provokime kaq të rënda të Serbisë, nuk ishte dashur të lejohën të bëhën nga bashkësia ndërkombëtare, duke i larguar në mënyrë urgjente barrikadat dhe forcat serbe nga Jarinja dhe Bërnjaku. Neser zëvëndëskryeministri i Kosovës, në takim më palën serbe duhet ti bëjë të çartë Serbisë, së më një politikë të tillë luftënxitëse në veri, nuk mund të vazhdohen bisedimet. Duhet bërë të qartë regjimit shovinist të Beogradit, së absolutisht janë të pa pranueshme qëndrimet e tilla destruktive hegjemoniste. Manipulanitit Vuçiq duhet hequr dilemat së mund të fiton “Zajednicën” më kompetenca ekzekutive, kur e kemi Asociacionni e komunave shqiptare. Shihet së u bënë gabime të mëdha, duke filluar të Decentralizmi, Plani Gjashtë Pikësh i Ban Ki Munit, Fusnota famoze, e kështu më radhë deri të humbja e 8200 hektarëve toke më Mal të Zi, më nënshkrimin e marrveshjës për “Zajednicën”, e shumë marrveshje të tjera të cilat nuk i ka  implementuar pala serbe .Vuçiqi duke mos respektuar asgjë që ka lidhje më Kosovën, po iu kthehët rrënjëve të nacionalizmit serbomadh në Ballkan. Legjionët çetnike të Vuçiqit dhe të Sheshelit janë quar peshë, duke kërkuar taksiratin për popullin e vet. Janë duke luajtur më zjarrë në të cilën vetë do të digjën…! Nese dikur Serbia i ka zgjëruar territorët e veta në kurrizin e tokave shqiptare, kjo dëshirë e tyre tash do tju shkurtohët. Nuk do të marrin asnjë pëllembë nga tokat shqiptare, por janë të detyruar të na i kthejnë tokat e grabitura. Ky njëri primitiv që po kërkon kaos, vrasës i  shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve në Bosnjës, gjatë shpërbërjës së ish –Jugosllavisë, duhet më në fund ti tregohet vendi, nga faktori ndërkombëtar, duke e izoluar dhe larguar nga pushteti në Serbi. Ky kriminelë i kohës të Millosheviqit po kërkon destabilizim të rajonit dhe më gjerë. Përfundimisht, Evropa dhe Amerika duhet të mos i ndëgjojnë më rrenat e tij, së është për paqe dhe stabilitet, kur po vepron krejt ndryshe. Këtij maniaku politik duhet mëshuar nga të gjitha anët, deri sa të rrëzohet  për tokë, këtij pinjolli të Rusisë. Bisedimet më Vuçiqin zor që do të sjellin përparim dhe as stabilizim të marrdhënjëve të ndërsjella, dhe aq më pak integrime rajonale përmës idesë të plasuar të Open Ballkanit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Mulliqi

U MBAJT KONFERENCË PUNE E MËSUESVE SHQIPTARË NË SUEDI

September 29, 2021 by s p

Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi

Hazir MEHMETI, Malmö    

       Duke e kuptuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe nivelin aktual të komunikimit elektronik në shkolla, ngritja e nivelit analitik dhe gjykues rreth shkollës, u mbajt me sukses konferencë pune në Malmö. Konferenca u organizua nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në  Suedi dhe NBV. Projekti i konferencës ishte, “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi”. 

 Temat ishin gjithëpërfshirëse për gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve shkollore. Drejtues i realizimit të konferencës ishte Murat Koci, mësues i rrethuar nga aktivistë të njohur të shoqatave shqiptare. Ai në emër të organizatorit përshëndeti dhe mbajti fjalën e tij rreth rolit duke paraqitur gjithashtu synimin e konferencës dyditore. Programi u drejtua me përgjegjësi nga mësuesja Anila Velaj.  Ligjëratat ishin të larmishme dhe me vlera praktike dhe organizative. duke shtuar se sa është mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese në praktikën tonë, metodologjia e didaktike në rrethanat aktuale sociale e teknologjike. Në emër të Ministrisë së Arsimit të Kosovës përshëndeti Edona Maloku Berdyna, zëvendësministre. 

Konferenca nisi me   Sara Vettergren, kryetare e Entit Shkollor në Malmö me temën nga politikat arsimore në Komunën e Malmö-s, me theks gjuha amtare. Shpend Rukiqi, mësues e pedagog me temën: “ Kompetenca, kreativiteti dhe çasja racionale, çelës i suksesit në mësimdhënie”. Direkt në lidhje elektronike nga Shqipëria realizoi temën e saj Olimbi Velaj, “Udhëzime didaktike në mësimdhënie me grupet heterogjene”. 

Temë nga praktika mësimore sipas standardeve bashkohore në formën drejtpërdrejtë me nxënës, e mbajti Xhevat Isufi, mësues. Një praktikë e nevojshme për mësimin e gjuhës amtare përmes internetit në platformën e Modesmalalbanska në Komunen e Ängeholmit, ku kanë qasje nxënës e prindër.  Desara Beqari Gjonaj, mësuese nga Vjena, prezantoi tri librat e saja dhe koncepti didaktik në praktikën mësimore. Shyhrete Reqica, zyrtare në MASH, Kosovë, mbajti kumtesën e saj “Bashkëpunimi mes mësuesve në mërgatë dhe institucioneve arsimore në atdhe jetik për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare. Rexhep Jashari, profesor i letërsisë shqipe prezantoi librat e tij të rinj nga puna dhe veprimtaria e tij hulumtuese. Drita Kadriu, Universiteti i Gjakovës, drejtpërdrejtë paraqiti temën e saj “Të mësuarit përmes të të menduarit, shkruarit dhe lexuarit”. Drejtpërdrejtë nga Shkodra, mësuesja Elida Halilaj  paraqiti “Jeta dhe vepra e Ndre Mjedës”, e cila nuk u realizua e plotë nga shkaku i problemeve teknike. Dr. Nuhi Bajqinca, ligjërues në Shkollën e Lartë, Boräs, ligjëroi temën: “Afër 40% e fëmijëve shqiptarë nuk ndjekin mësimin e gjuhës amtare, pse? Çfarë duhet bërë që të rritet vijueshmëria e nxënësve që të rritet vijueshmëria”. Ishte kjo në temë konkrete dhe e përgatitur në baza shkencore e cila u vlerësua nga pjesëmarrësit.  Hazir Mehmeti, mësues nga Austria doli me temën nga praktika e tij mësimore: “Orë mësimore në klasat e përziera”.  Nga Greqia erdhën me temën e tyre mësueset Eva Paloka dhe Merita Ymeri me temën e tyre interesante mbi aktivitet arsimore e kulturore të organizuara me nxënësit e tyre. Nga Greqia ishte e pranishme edhe Jonida Koci Mema, mësuese me përvojë. Mësueset nga Greqia me emocione rrëfyen mbi vështirësitë e të qenit dhe jetuarit si fëmijë shqiptar në Greqi. Nacional shovinizmi grek me urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve është pjesë e theksuar e shoqërisë greke.  Isuf Bajraktari, mësues e krijues,  prezantoi krijimtarinë e tij letrare në dy veprat e tij të fundit. “Folklori ynë i pasur në funksion të mësimit të gjuhës amtare”, ishe tema e mësuesit Sinan Kastrati. Qerim Raqi, mësues, autor,  prezantoi librat e tij të rinj të përkthyer.     Konferenca u karakterizua me dialog të haptë njohës dhe kërkues në rrugëgjetjet e formave të reja në mësimdhënie dhe veprimtari në afirmimin e mësimit shqip në diasporë, me theks në Suedi. Veç ligjëruesve me praninë dhe  diskutimet e tyre ndihmuan edhe Dr. Muhamet Shatri, Nuhi Mazreku, Hazbi Lalinca, Zyrafete Losha, Shaban Gashi. Adem Qerimaj, Sanije Selmani, Mejreme Gubetini, Qefsere Tahiri, Dinore Loshi, Ismail Rugova, Mirela Bicaku etj. Aktivistë të zellshëm të rrethit shqiptar ndihmuan në mbarëvajtje të konferencës, mes tyre aktiv ishte Isuf Topilla etj. Stafi i Radio Dardanisë në Malmö, ofroi mundësi komunikimi me dëgjuesit nga mësues e aktivistë vendesh të ndryshme. 

Për Pjesëmarrësit në mbrëmje u organizua aktivitet kulturore me këngë e valle shqipe të kënduara nga këngëtarja Afërdita Xani dhe grupi muzikor. Ishte për të mos u harruar, një orë muzikore e cila dha shije në shuarjen e mallit mërgimtar. Nuk munguan as vallet të cilat nxorën energji kohe e malli në jetën gurbeçare me shpresën për progres në vendlindjen për ku gjithmonë jetojnë ëndrrat. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hazir Mehmeti, Mesuesit ne Suedi

Presidentja Osmani priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

September 29, 2021 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim me presidenten Von der Leyen, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e ka të qartë rrugën përpara dhe se e ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian. Në raport me procesin e integrimit, Presidentja Osmani ka theksuar se BE-ja duhet ta ketë një strategji të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova.

Vonesat në këtë proces, sipas Presidentes Osmani e zbehin kredibilitetin e BE-së.

Presidentja Osmani, në takim me presidenten e KE-së, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i mbajë premtimet ndaj Kosovës dhe që shtetet anëtare të BE-së ta respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian. Presidentja Osmani dhe Presidentja Von der Leyen diskutuan për mbështetjen që Republika e Kosovës do të marrë nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investues në kontekst të investimeve në arsim, zhvillim të qëndrueshëm, rritje ekonomike, si dhe fuqizimit të të rinjve e grave.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë në veriun e vendit ku prej disa ditësh ka nisur zbatimi i reciprocitetit me targa me Serbinë, si masë e barabartë e trajtimit të palëve.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatën e sigurisë. Përkundrazi, sipas Presidentes Osmani një tendencë e tillë, po shpërfaqet hapur nga pala serbe, e cila e ndikuar edhe nga qarqet ruse po përpiqet të shkaktojë destabilizim në gjithë rajonin e Ballkanit. Për këtë shkak, Presidentja Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim. Ndërkaq sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është palë konstruktive dhe se fundi i tij duhet të jetë me njohje të ndërsjellë, si e vetmja zgjidhje për paqe të qëndrueshme në rajon.

Filed Under: Featured Tagged With: Ursula von der Leyen, Vjosa Osmani

Kryeministri Kurti në konferencën me Presidenten e KE: Ne nuk kemi fat tjetër përveç Bashkimit Evropian

September 29, 2021 by s p

Prishtinë, 29 shtator 2021

“Ne nuk kemi fat tjetër përveç Bashkimit Evropian dhe nuk kemi kontinent tjetër përveç Evropës,” tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në konferencën për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në konferencën e organizuar pas vizitës së përbashkët në çerdhen “Cicërimat”, e cila është financuar nga Instrumenti për Paraanëtarësim i Bashkimit Evropian, kryeministri falënderoi BE-në, si një ndër donatorët më të mëdhenj në Kosovë.

Duke folur për takimin e sotëm, kryeministri bëri të ditur se kanë biseduar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ku siç dihet, Kosova është e fundit në rajon dhe faktin se duhet të përgatitemi për aplikim për anëtarësim, në mënyrë që të marrim edhe statusin e vendit kandidat. Po ashtu, edhe për vendimin e vonuar të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, aq më tepër, që në korrik të këtij viti janë mbushur tre vjet, prej se edhe vet Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, kryeministri vuri theksin te nevoja për bashkëpunim më të madh ekonomik në mes të vendeve të rajonit në kuadër të procesit të Berlinit dhe implementimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, pasi heqja e barrierave tregtare dhe sigurimi i lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, sjellë përfitime për të gjitha palat.

Ai shprehu gatishmërinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me ID karta, njohjen e diplomave, por edhe njohjen e përbashkët të profesioneve mbi bazën e trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Gjithashtu e njoftova Presidenten e Komisionit Evropian, edhe me gjendjen në pikat kufitare 1 dhe 31, në pikat kufitare, pra, Bërnjak dhe Jarinje. Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër. Fatkeqësisht Serbia reagoi me forcë, duke grumbulluar trupa te vija kufitare, duke përfshirë edhe tankset “T-72”, automjete të blinduara “Lazar 3” dhe automjete luftarake shumqëllimshme “BOV M16 MILOSH”, dhe përveç këtyre ka angazhuar edhe aeroplanë luftarak rus “MIG29” dhe helikopterë të prodhuar nga Rusia për fluturime gjatë kufirit,” tha kryeministri Kurti.

Ai kërkoi që të dënohen sulmet në Zubin Potok dhe Jarinje, pasi janë sulmuar institucionet e Kosovës dhe ky sulm erdhi pas deklaratave luftënxitëse e plot urrejtje të presidentit të Serbisë dhe pas demonstrimeve ushtarake me tanke, helikopterë e avionë MIG në kufi me Kosovën.

“Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë në të cilën në njërën anë merren ndihma e donacione nga Bashkimi Evropian, e në anën tjetër Serbia përkundër që i merr këto fonde pa zbatuar vlera, do të duhej që të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia dhe Kina,” tha kryeministri.

Në përmbyllje të konferencës, kryeministri Kurti theksoi se mirëpret intensifikimin e bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës në muajt e vitet në vijim.

Filed Under: Politike Tagged With: Albin Kurti, Ursula von der Leyen.

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2820
  • 2821
  • 2822
  • 2823
  • 2824
  • …
  • 2930
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT