• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ESTETIKA E SATIRIES FISHTIANE

September 27, 2021 by s p

Stefan Çapaliku /

    Ideja e vdekjes së artit, e artikuluar për herë të parë nga Hegel (1770-1831), është interpretuar dhe keqkuptuar në mënyra nga më të ndryshmet. Hegel, në realitet, nuk është shprehur kurrë për fundin e artit si të tillë, por për hyrjen e tij në një fazë të re të zhvillimit.

E gjitha kjo trondit në themel idenë tradicionale të bukurisë. Kategoria estetike e së bukurës me këtë rast vihet në dyshim, apo më së paku ndërlikohet dhe nis të tërhiqet mënjanë, duke mos iu imponuar më veprës së artit, si një kusht i domosdoshëm. 

Pra e thënë me pak fjalë, fundi i artit duhet të kuptohet vetëm si fundi i metodës së pasqyrimit artistik tradicional dhe si lindje e një “pasqyrimi të ri”, gjatë të cilit proces përparësinë e merr koncepti, mendimi dhe jo hedonistikja. 

Në këtë kontekst duhet parë edhe vepra satirike e Fishtës. Satira e Fishtes imiton, eksploron, analizon te keqen, apo po te perdorim termin aristotelian “te shemtuaren”, por ne te njejten kohe ajo ben te ndergjegjshem lexuesin per ekzistencen e nje gishti te gjate e te kontraktuar tregues qe drejtohet kah e keqja dhe e shemtuara, per ekzistencen e një “duhet” apo “s’duhet” kjo apo ajo gjë, ky apo ai njeri e mentalitet.  Satira e ndihmon ate, per te marre nje pozicion moral, per te shprehe hapur gjykime.

Fishta i realizon keto ne dy menyra kryesore, se pari me ane te një strukture te perpunuar e se dyti duke i dhene objekteve e subjekteve te marra ne shqyrtim estetik formen me te eger, me ekstravagande e ma qesharake, shkurt duke ndertuar nje estetike te groteskut.  

Shkruan Fishta ne epistolarin e tij: “Megjithë këto që të thashë nuk ia vlen te kerkosh te bukuren poetike ne punën time, sepse duhet para se gjithash me e marrë me mend sesa me e zbulue. Per mue mjafton qe puna ime te arrije fundin.” 

Satira e tij ka nje detyre te caktuar dhe e kryen, ne te asgje nuk behet pa qellim e natyrisht nga kjo nuk ka kohe per ngurrime, kapercime apo tolerime.  Ne kete menyre ai shfaqet si nje roje e vetshpallur i standarteve e idealeve, i te se vertetes, i moralit e po keshtu edhe i vlerave estetike. 

Thënia e Ian Jack se satira ka lindur si instikt i protestes dhe eshte protesta ajo qe ben ate art eshte mese e vertete ne rastin e Fishtes.

Fjala satirë për Fishten, ashtu si dhe per shume shkrimtare te tjere te medhenj boterore, është me shume referim i nje toni te pergjithshem që  shtrihet sa gjere gjate ne vepra sesa i nje forme te caktuar letrare qe ta meritoje kete term.  Ne kete sens eshte me me vend te themi se Fishta shkroi satirë sesa shkroi satira.  Dallimi eshte mjaft i dukshem, po te veme re shumellojshmerine e llojeve letrare ne te cilat gjendet e shtrire satira e Fishtes. 

Satira pra te Fishta nuk mund te qendroje ne vetvete si forme, si lloj, si zhaner apo si gjini, ajo gjithmone e merr hua planin.

Kjo s’ndodh vetem tek Fishta, qellimi i satires nuk eshte krijimi i dickaje te re, por denoncimi i se keqes ne ate qe ekziston dhe me mjetet qe ekzistojne, duke perfituar nga format e mirenjohura si liturgjia, himni etj.  Efekti eshte gati gjithmone surprise. Eshtë mbi te gjitha e vertete se satira e tij eshte pjeserisht e percaktuar nga perdorimi i saj, nga format qe merr, por megjithate nuk bie kurre ne nivelin e aparences apo te maskarades.  

     Satira e tij huazon forma episodike, dialogje e monologje, koleksionet e historive, anekdotave e shprehjeve idiomatike, letra zyrtaresh, pamflete nismetaresh etj.  Kur satira merr nje forme me pak te pershtatshme sic ndodh rendom ne vellimin “Anzat e Parnasit”, shfrytezon vetem ato ane qe i sherbejne qellimeve te saj.  Kësisoj ndodhin shpesh kalime nga poezia në prozë e anasjelltas.

Nga pikeveshtrimi formal satira e Fishtes kujdeset per ekspozicionin aq sa edhe per sulmin, aksionin dramatik te vepres.  Nese sulmi kontribuon per te mbajtur e pershkuar tonin satirik,ekspozicioni sugjeron tipet e formave te cilat i sherbejne.

Disa forma te marra nga komedia dhe oratoria perdoren vetem per vleren e tyre ekspozuese dhe jo si aluzion apo dicka tjeter.  Format e tjera jane parodizuar aty ketu permes nje aluzioni sic jane ato te komedise tek “Gomari i Babatasit” nderkohe qe strukturat e tyre jane te braktisura pothuajse krejtesisht.  Ne fund te fundit ne vepren satirike te Fishtes sundon forma epike. Keshtu ne veprat e tij evokohen forma te njohura e te medha epike per te sugjeruar idealin e nje te shkuare mbi te cilen Fishta gjykon te tashmen e tij.  Keshtu forma e nenkuptuar e ketyre satirave kufizohet duke kundervene dy portrete, ate te se keqes dhe ate te se mires dhe i projekton keto ne nje te vetme.  Kurre, ose te pakten shume radhe,nuk gjejme te satirat e Fishtes nje kundervenie formale keshtu te hapur midis se mires e se keqes.  E keqja shfaqet, deklarohet dhe tregohet snobe, e mira eshte e fshehur diku ne tekst, apo me sakte ne ndergjegjen e atij qe e lexon, ne modelet etike qe lexuesi i njeh mire. 

Struktura e satires eshte esencialisht nje sfond a kornize per te vene ne dukje dicka.  Ne pergjithesi format satirike te Fishtes perdorin cfaredolloj gjeje qe i sherben vetem e vetem per ta vene sa me ne qender objektin e denoncimit dhe per te ndertuar nje situate ne te cilen e keqja krijon iluzione se ne mos eshte fitimtare apo element zoterues, sidoqofte eshte argument.

    Ajo qe na mbetet nder mend gjithnje pas leximesh te satirave te Fishtes nuk eshte drama ne vetvete, por karakteret dhe nje sere imazhesh fantastike.  Ne qender te te gjitha satirave ndodhet nje nga keto te dyja ose te dyja se bashku, te cilat lexuesi nuk mund t’i harroje lehte.  Metamorfoza e nje njeriu ne gomar dhe anasjelltas te “Gomari i Babatasit”, varkat qe vijne nga bota e pertejme ne toke, te mbushura me mend njera e tjetra me shkarpa, tek “Nakdomincipedija”, bisedat qe behen nden hajat te Parriyit midis Shen Pjetrit, Skenderbeut e Djallit etj. ne nje kuptim perbejne nje strategji poetike te autorit. 

Korrupsioni i idealeve njerzore, pasojat, distanca mes autorit dhe rrefimtarit, karakteri korigjues si mbetje intuitive e vepres jane ne fund te fundit kater kolona ku mbeshtetet estetikisht satira e Fishtes.

1. Korrupsioni i idealeve njerezore: transmetohet permes nje imazhi statik, ne te cilen gjerat paraqiten te paradhena dhe te parathena. Keshtu ndodh tek “Nakdominicipedija” ku ideja per t’i fole ketij populli me libra e per ta lartesuar me histori te tijen, korruptohen me imazhin e mocem qe Zoti krijoi me psikologjine e ketij kombi, apo tek “Gomari i Babatasit” ku aspirohet per nje shtet “okcidental ” qe bie ndesh me nje realitet te paradhene e anadollak. Kjo kontradikte ngjan me ato te shfaqura qe ne satiren antike. Kujtoni ketu satiren e IV te Juvenalit ku gruaja do te behet gladiatore duke iu kundervene keshtu idealit femeror, apo Satiren e VII ku i shthururi matet me statujat e paraardhesve te tij heroike e te lashte.

2. Pasoja: nderkohe qe korrupsioni i ideve ne shumicen e rasteve eshte i dukshem dhe lehtesisht i marrur vesht, pasoja shfaqet vazhdimisht e nenkuptueshme e kjo ndodh kryesisht sepse vete satira e Fishtes gjykon me shume mbi bazen e shkaqeve e te motiveve sesa te pasojave.  E ne kete pike ai del nga rrjedha e pergjithshme e satires boterore qe i konsideron shkaqet e motivet kalimtare.  Fishta duke qene thellesisht konstruktiv me satirat e veta zgjedh estetikisht rrugen e venies ne pah te shkaqeve e jo fort te pasojave, te cilat ja le ne dore lexuesit te tij te zgjuar. Keshtu p.sh ideja e ndertimit te fasadave dhe ekspozitave per t’ia vene ne balle mjerimit monstruoz te kombit, eshte pare te Fishta si nje rrethane e trashegueshme qe to con ne pasoja tragjikomike.

3. Distanca: Nje faktor determinues ne efektin e simbolit satirik eshte largesia e vendosur mes lexuesit, autorit dhe trillimit satirik qe zhvillohet.  Nga njera ane ndodh nje prezantim ironik dhe indirekt ndaj te cilit lexuesi, si pjestar i nje “elite” te vetshpallur ndihet superior.  Nga ana tjeter lexuesi e ndjen veten besimshkeles, letargjik dhe imoral c’eshte me e keqja, perpara tendencave te egra te dhena nga autori Fishte.  Ironia e autorit,qe i shmanget personazhit fajtor me gjithefare mjetesh eshte e kuptuar nga lexuesi intiligjent dhe i vemenshem ndaj moralit.  Nje trajtim i tille satirik e ngacmon lexuesin me ndyresine dhe shemtimin dhe perpiqet ta beje te vetedijshem.  E shterngon permes nje kontakti intim te ndjenjave, te vuaje nje shtytje te tille qe ai te shohe nje te vertete deri atehere te pakuptuar, do te ndryshoje menyren e te vepruarit dhe te rrjeshtohet kunder se keqes ne fjalë.

4. Korrigjues: Sic tregon dhe vete origjina rituale, kompozimi satirik eshte nje levizje nga e shkuara, kah nisma, nje kthim atavik qe i zgjedh personazhet te tille, qe nuk mund te pranojne zgjidhje me qytetare te sjelljes se vet e te te tjerve.  Keshtu ndodh edhe tek Fishta.  Personazhe “barksandall” e “mendjefyell” gelojne ne gjithe satirat e tij.  Uria per fitim, te ngrenet si monster, deklarimet me veten e per veten, jane elemente qe i cjerrin masken me kollaj manjakeve dhe rryshfetexhinjeve, duke projektuar keshtu nje estetike te sarkazmes, groteskut e karikatures.  Ne te njejten kohe duke i ngjalle keshtu neveri te tilla lexuesit, sa qe korigjimi duket si zgjidhja me e shpejte e me e drejte.

Ne pikepamje estetike satira e Fishtes përbëhet nga sarkazma, grotesku, karikatura dhe ironia.

1. Sarkazma: Pashko Gjeci ne artikullin e tij “At Fishta poet satirik” shkruante:”…ne njeren ana cohet me furi sarkazmi kunder nje moralizimi pa nerva, emanacjon i nji borgjezie anemike po ne ane tjeter, me ken se edhe ai ka thithe ajrin helmues te qytetit, kenaqet tue ja ba karikaturen. Asht per tu bind sa te gjalle e elastike fillojne me u zhvillue figurat e borgjezvet koketula, qe nuk shohin pertej periferise se barkut te tyne.”

Kurse Arshi Pipa ne artikullin e tij “Fishta, njeriu e vepra” shkruan per kete problem: “Edhe satirika e Fishtes shtjellohet rreth te njejtit bosht t’atdhe-dashunise.  Toni i satirave te tija ashte thjesht shoqnuer-politik.  E ne ket rase ma teper se ironi ata jane sarkazma, qortimet e tija jane invektiva t’ashpra, te gerthituna te shumten me fjale vulgare por qe arrijne efektet e sterfuqishme”.

Ernest Koliqi ne artikullin “Fishta, interpret i shpirtit shqiptar” shprehet: “Tue fillue nga humorizmi i karikaturave sikurse ne pershkrimin e Knjaz Nikolles, te Sulltanit e te Carit deri ne sarkazmin plot hov idhnak qi perfundon n’invektiva, te disa polemikavet te tija, te gjitha shkallet e gjinite e shpotise shtjellohen ne te plote gjallni ne trajte frymezimi.”.

Sarkazma te Fishta paraqitet si nje menyre e daljes hapur ndaj objektit e subjektit te sulmuar dhe paraqitet estetikisht si forme dyshimi ndaj funksionit te ironise, groteskut a karikatures.  Ajo shpesh eshte e stimuluar nga dy faktore nga nje social e qe per mendimin tim vjen nga nje ndergjegjsim i Fishtes mbi nivelin kultural te publikut te vet, si dhe nga nje faktor tjeter individual e qe duhet te kete lidhje me nje ngarkese emocionale maksimale, qe per te shfryer nuk gjen nje tjeter pervecse atij ekstrem te sarkazmes.  E kjo vihet re kryesisht te “Gomari i Babatasit” e ne forme te plote:                                                                   

“Ju rrugaca e sallahana

Vagabonda shakllabana,

Rriqna t’ndyt,mikrobe te kqi,

Qi te mjeres moj Shqypni

Kthelle hi i keni ne mushkni,

Pa dhimbe gjakun tuj i a pi,

Po der kur, bre batakci?

Bre coftina, kalbe mbi dhe?-

Der kur ju, t’u talle nper ne,

Do t’na qelbni fis e atdhe?”

2. Grotesku: eshte mjaft i pranishem ne satiren e Fishtes dhe faktor i rendesishem formues.  Prishja e balancave dhe proporcioneve, denatyrimi dhe ekstravaganca jane mjete evidente te Fishtes ne procesin kreativ satirik.  Grotesku i Fishtes ndihmon ne pergjithesi per rritjen e ngarkeses emotive satirike te veprave.  Ai paraqitet ndoshta i pari autor shqiptar qe i hapi rrugen perdorimit me sukses te groteskut dhe ravijezoi nje estetike te tij duke mos e lene vetem nder zona periferike te komikes por shpesh duke e vene ne qender te saj!  Ne kete kuptim Fishta paraqitet kunder opinioneve qe e paraqisin groteskun si nonsens dhe nuk e kupton raportin e tij me te bukuren si dy koncepte qe e perjashtojne njeri-tjetrin.  E ne fund te fundit mendoj se prirja drejt groteskut ka qene e lidhur edhe me kushte konkrete kur u shkrua vepra me ekzistencen e nje censure “etike” shpesh te institucionalizuar e krijuar si rrjedhoje e nje mbrapambetje te thelle mendore e kulturore. Ja nje shfaqje tipike e groteskut tek “Metamorphosis”:

“T’a dije Shqypnija

Pra, e sheklli mbare

Se ma mbas sodit

Un s’jam Shqyptar,

Fis kam ma t’fortin

E vlla bujarin,

Per Atme barkun

Per erz kam arin.”

3. Karikatura: Tek Fishta karikatura megjithse gjendet e integruar nder kategori te tjera te satires e mbi te gjitha te grotesku, prape se prape ka nje jete te veten.  Ajo vazhdimisht eshte e lidhur me procedurat e vizatimeve te portreteve, te personazheve te vena ne tallje, duke ekzagjeruar ne sensin qesharak tiparet e karakteristikat e tyre.  Por gjithsesi, megjithe ngjashmerite qe shfaq me groteskun duhet pranuar se perben nje mjet jo aq te vrazhde sa ai.  Karikatura ka nje ton me miqesor se grotesku dhe nuk te con ne diskretitime totale.  Qe nje pjese e portretit te shqiptarit, me sakte e karikatures se tij te “Nakdominicipedija”:

“Paj Shqyptaret, si jem tue pa,

Sod me sod s’jane tue pase nga

Me u hutue me shkrime t’ona,

T’cillat s’pjellin napoljona,

As nuk bahen, besa, shkalle,

Per me u ngjite ku bahet palle:

Pune qi lypen sod nder ne,

Per me u rrekun per atdhe.”

4. Ironia: per Fishten ironia eshte nje menyre e te thenit te gjerave nden rregoze.  Ajo nuk perben nje figure retorike simbas konceptit antik e klasik te kesaj fjale, por nje metode per te kuptuar me mire absurditetin e gjerave qe e rrethojne.  Kete ai e realizon me se miri me anen e mbulimit te cdo aspekti te natyres se sendit a te fenomenit, me anen e kontradiktave midis fjaleve dhe kuptimit te tyre, midis aksioneve dhe rezultateve te tyre, midis aparences dhe realitetit duke u bere keshtu nje element i rendesishem midis absurdit dhe pardoksit. Dy llojet baze te ironise te Fishta jane ironia verbale dhe ironia  e situates. Te dyja keto lloje zene mjaft vend ne satiren e tij. Ajo verbale,e qe ka te bejne kryesisht me kontrapuntin qe krijon veshja fonetike e fjales me kuptimin e saj mbart ne vetvete shpesh edhe hiperbolen apo litoden.  Ironia e situates perdoret dendur kur Fishta veren sesi njerez te ndodhur nder rrethana krejt te pafavorshme tentojne t’i bejne ato edhe me te pafavorshme. 

Keto mendoj se jane tiparet kryesore estetiko-letrare te satires se Fishtes dhe qe na lejojne ne njefare menyre te shenojme dicka edhe ne lidhje me disa ceshtje kardinale te estetikes se tij.  Fishta nder satira te veta nuk vizaton kurre te bukuren reale.  Per Fishten e bukura eshte shprehesi.  Ta vizatosh bukur te shemtuaren, ja cdo te thote veper satirike per Fishten.  E ne kete aspekt ai paraqitet nje revolucionar i madh ne letersine e artin shqiptar.  Ai eshte nje antiromantik i shpallur ne kete rast, nje Balzak shqiptar, kirurg i mrekullueshem i shoqerise se atehershme dhe jo vetem te atehershme.  Vrulli idhnak ka bere te paraqese para publikut nje fytyre tjeter nga ajo qe estetikisht paraqet ne epike dhe lirike, duke u prezantuar keshtu nje shkrimtar realist.  Ai shfaqet jo vetem pionier i realizmit por edhe maja e tij.

BIBLIOGRAFI

Dodaj, P. At Gjergj Fishta ne korrespondence me nji sivlla te perzemert, në At Gjergj Fishta, Tirane l943, f. 80     

Raimondi, E. & Botonni, L. Teoria della Letteratura. Bologna                                  l975. f. 246.

Paulson, R. The fiction of Satire. Baltimore, John Hopkins university Press, 1967. f. 23

Worcester, D. The Art of Satire, Cambridge, Mass. l940, f.45

Gjeci, P. At Fishta,poet satirik, Gjergj Fishta, botuar nen kujdesin e revistes “Shkendija”. Tiranë 1941, f.56                       

Pipa, A. Fishta: njeriu e vepra,Po aty. f.134 

Koliqi, E. Fishta interpret i shpirtit shqiptar, Po aty. f.165

Filed Under: Politike Tagged With: Stefan Capaliku

Këndvështrimi i një idealisteje

September 27, 2021 by s p

Marjana Bulku

Mund të duket idealiste dëshira pêr të parë një Parti Demokratike të bashkuar, por është pikërisht kjo çka i duhet jo vetëm asaj por dhe Shqipërisë sot më shumë se kurrë edhe pse debati, ndasitë dhe përçarjet kanë marrë pêrmasa të hatashme, ndaj fuqia ime e vetme êshtë urimi që të mos dalin jasht kontrollit.

Mund të duket idealiste ëndrra ime për një PD me identitet, me të drejta, parime, vullnete pozitive dhe histori dinjiteti  pasi pikërisht kjo ishte ëndrra e shumëkujt që u afrua aty që në momentet e para të lindjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

Edhe pse gabimet në PD janë individuale e pasojat deri diku kolektive, pak kush e kuptoi se sa peshë ka individii në subjekte që lindën pikërisht si nëvojë lirie dhe të drejtash të munguara ndaj respektimi i mendimit të ndryshëm është alternativë më shumë dhe jo armiqësi.

Gjithmonë e kam vuajtur në heshtje indiferencën pushtetare kur individë të pashpresë por me sy nga shpresa për demokraci vetëdigjeshin, pasardhës të familjeve të vuajtura nga diktatura iknin e iknin nga atdheu me barra zhgënjimi mbi supe. Kam reaguar me vigjilencë kur trashëgimtarë vuajtjesh e persekutimi ndëshkoheshin me papunësi në ditët më të bukura të udhëheqjes së asaj që ne e quanim dhe donim një forcë të djathtë.

Dialogu i munguar në PD, jo pak herë na shndërroi në monologues që në pamundësi për t’u dëgjuar i flisnim vetes por si idealiste prap mendoj se koha e reflektimit ështē plurale dhe kurrë nuk ështē vonë pêr të thënë çka nuk u tha apo për të kërkuar ndjesë për gabime që tkurrën atë formacion lirie që lindi për ti dhënë frymë lirive të munguara.

Dhe si idealiste që jam, me liri kuptoj liritë që lindin të tjera liri e ku baza është Zoti dhe e drejta që nuk cënon askënd.

Është idealiste të besosh se askush nuk duhet përjashtuar në demokraci, askush nuk duhet lënë menjanë apo mohuar në forume të tilla ku individi ka vlerë po aq sa grupimi.

Mendoj se do të kishte qenë shumë e thjeshtë të kishim pasur një PD demokratike, mjafton të mos imitomim Partinë e Punës, dhunuesen 50 -vjeçare të lirive, të drejtave, pronës , historisë, ekonomisë, edukimit, njohjes së botës përreth dhe asaj tonës brenda nesh.

Mjafton ta donim e shfletonim historinë tonë , ti njihnim e nderonim njerëzit tanë të edukuar brenda dhe jashtë vendit, të donim njëri -tjetrin e të mos i shpallnim armiq ëndërrimtarët e lirisë dhe Kombit të përbashkuar, t’ju kërkonim ndjesë viktimave të diktaturës e ti kishim ata në muzetë e ndêrgjegjes dhe të historive tona.

Duket e pamundur edhe pse ishte e thjeshtë ti dëgjoje zërat që nuk flisnin dot , ata që viktima i bēri regjimi, mjerimi por edhe injorimi dhe indiferenca e autoriteteve.

Mjafton të ishim opozita e së keqes, e dhunës, vjedhjes, imoralitetit, shthurjes, dhe do ta kishim tejkaluar kështu sadopak të shkuarën tonë që na mban peng.

Mund të duket idealiste por nga politika mësova të mos urrej kurrë askënd për bindje të ndryshme politike nga unë. Dhe kêshtu shumë nga ata në mos do të mendonin si unë, do të më kuptonin dhe mirëkuptonin. Dhe kjo nuk është teori por realitet që unë e kam jetuar jo shumë vite më parë.

Askujt nuk mund ti imponohesh dot me forcën e pushtetit apo me presion, më keq akoma me shpifje e shantazh pasi koha provon se gjithçka ke aplikuar gjatë udhës do të rikthehet në po të njejtën mēnyryrë mbi ty. 

Mund të duket idealiste por në të gjitha statistikat, fjalëkëmbimet, korrespondencat të dhënat që unë ruaj ka një historizës të vogël çka më rrëfen se historia është ajo që mban gjallë subjektet dhe objektet tona dhe se ajo pa individët dhe rolin e tyre nuk frymon.

Në debatet brenda të tërêsi siç është rasti i fundit në PD nuk mund të ketë;  me mua apo me atë, përgjigja ime ndonëse idealiste do të ishte; me historinë, me atë që lindi rrugicave të qytetit studenti, u ngjiz nga pedagogët dhe intelektualet dhe u lind nga idealistët dhe dashnorët e lirisë. 

Po po është idealiste të pohosh se po ajo liri thërret prap; intelektualët dhe themeltarët, patriotët dhe mendimtarët per ti çelur udhën e arsyjes një politike të djathtë që ka rast të jetë e kundërta e të keqes që ka pllakosur vendin tonë, një shteg shprese se atij vendi nuk i mungojnë mendimtarët dhe patriotët që dijnë t’ia mbrojnë të tashmen në udhëkryq dhe të shkuarën që ende nuk është shkruar.

Filed Under: Opinion Tagged With: Marjana Bulku, Partia Demokratike

Midsommar – Festa tradicionale suedeze

September 27, 2021 by s p

Midsommar i Ingeborrarp 2005

Përgatiti: Gladiola Jorbus

Midsommar ose ‘’Mesi i verës’’ është një ndër festat më të vjetra dhe më të mirënjohura në Suedi. Kurora lulesh, vallëzime dhe një diell që nuk perëndon kurrë. Suedezët e jetojnë këtë ditë në harmoni të plotë me ritmet e natyrës. 

Në qendër të festimeve tradicionale qëndron një shtyllë e lartë ‘’Midsommarstången’’, me dy rrathë të mëdhenj në krye, në formë kryqi për të cilën shumë njerëz besojnë se përfaqëson simbolin e pjellorisë. Të tjerë mendojnë se forma e Midsommarstången-it e ka origjinën në mitologjinë skandinave dhe mishëron një aks që lidh nëntokën, tokën dhe qiejt. Ai ngrihet në një vend të hapur ku vijojnë pareshtur vallet tradicionale, për kënaqësinë e fëmijëve dhe të të rriturve.

Vigjilja e Midsommar-it zakonisht festohet në fshat. Rrugët e zhurmshme të qytetit, befas braktisen dhe radhët e makinave shihen në distanca të gjata. Mesi i verës është një rast i mirë gjithashtu për të takuar të afërmit dhe miqtë. Familje të tëra mblidhen për të festuar së bashku këtë pikë kulmore tradicionale të verës.

Gjatë epokës nordike të bronzit, adhurimi i diellit u praktikua gjatë në Suedi. Disa nga vallet dhe ritet që vazhdojnë deri në ditët tona besohet se i janë kushtuar festimit të diellit dhe ruhen në gdhendje shkëmbore. 

Dita e Verës është një festë popullore në Suedi, dhe përkujtohet një ditë të shtunë në harkun kohor midis 20 e 26 Qershorit.

Më parë, Midsommar-i festohej më 24 qershor, në ditën e Gjon Pagëzorit.  Njerëzit shpesh e nisin këtë ditë duke mbledhur lule dhe duke thurur kurora për t’i vendosur në shtyllën me origjinë antike, e cila është një ndër protagonistet e këtyre festimeve. 

Në Suedi dhe pjesët suedeze të Finlandës, njerëzit u gëzohen rikthimit të diellit dhe festojnë me gëzim ditët e gjata të verës dhe netët e saj të shkurtra, me muzikë e valle në natyrë, mundësisht buzë liqeneve, ku tingujt e muzikës jehojnë në anën tjetër të bregut.

Të gjithë vendosin kurora lulesh mbi flokë, pavarësisht nga mosha apo gjinia. 

Sipas traditës suedeze, nëse dikush përzgjedh shtatë lloje lulesh (në disa pjesë të Suedisë nëntë) dhe i vendos nën jastëk, në gjumë do të ëndërrojë burrin ose gruan e ardhshme. Legjenda thotë se nata para kësaj feste është një kohë magjike për dashurinë. 

Ky event i shkëlqyer është padiskutim në favor të dasmave dhe ceremonive të pagëzimit. Disa suedezë ende dëshirojnë të martohen në një kishë fshati, me një hyrje të harkuar me lule, me harqe dhe himne të bukura. 

Festimi i solsticit të verës është një praktikë shumë e lashtë, e cila daton para krishterimit. Ai konsiderohej një festival i fertilitetit, me shumë zakone dhe rituale që lidheshin me natyrën dhe shpresën për të korra të mbara në vjeshtën e ardhshme. Në shoqërinë pagane, nata e Midsommar-it përfytyrohej e mbushur me fuqi magjike dhe qenie të mbinatyrshme..

Përsa i përket ushqimit, harenga është pjesa qendrore e tryezës së Midsommar-it. Ajo serviret në të gjitha format e saj: turshi, e tymosur, e fermentuar, me qepë, por nuk mungojnë gjithashtu as salmoni, apo patatet e ziera me kopër të freskët.

 Gjithsesi në tryezat festive kryefjala është peshku. Dredhëzat janë gjithashtu një asortiment i rëndësishëm në menunë e Midsommar-it. Ato duhet të jenë ekskluzivisht suedeze dhe të shoqëruara me krem. Mund të themi se suedezët ndihen vërtet krenarë për varietetet vendase të dredhëzave. 

Në kohët pagane, festimet e Midsommar-it në Suedi u mbajtën për të mirëpritur verën dhe sezonin e pjellorisë. Në disa zona njerëzit maskoheshin si “burra të gjelbër” dhe visheshin me fier. Ndoshta që në vitet 1500, ata dekoronin me gjethe shtëpitë e veglat e fermës dhe ngrinin shtyllën e lartë simbolike përreth së cilës kërcenin. 

Fillimisht, Midsommar-i festohej kryesisht nga të rinjtë, por ishte popullor edhe në komunitetet industriale të Suedisë qendrore. Megjithatë, vetëm në vitet 1900, Midsommari (Dita e verës) u shndërrua në festën më autentike dhe tradicionale suedeze.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gladiola Jorbus, Midsommar

Rikthim i frikshëm i tankeve Ruse dhe i skenarëve destabilizues në rajon

September 27, 2021 by s p

Gjeneral* Piro Ahmetaj

Së pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, “kërcitjen e zinxirëve të tankeve dhe avionëve Ruse në kufijtë shtetërorë të Kosovës”, sjell qëllimisht në vëmendje «thirrjen ulëritëse» të gazetarit të mirënjohur Çek Julius Fucik: “NJËRËZ jini VIGJILENT”. Ky «mesazh-epitaf», mbetet kambanë aktuale për të zgjuar dhe mbrojtur popujt nga projeket vrastare, si fashizmi apo regjimet barbare të çdo forme tjetër. Profesionalisht, këtë zhvillim e gjej si «përgjigje të vonuar» për disa nga pikëpyetjet strategjike që u kam adresuar publikisht udhëheqesve të Beogradit dhe Rajonit në në 15 vitet e fundit, si p.sh sa bashkëngjitur: ttp://www.panorama.com.al/stop-projekteve-famekeqe-e-mendjeve-te-ndryshkura-gjeneral-piro-ahmetaj-pyetje-per-vucic-pse-po-armatoset-deri-ne-dhembe-serbia/. “Rikthimi te Armët”, sigurisht kënaq ektremistët, krimin e organizuar, oligarkët e pushtetit dhe gardëm e sekserëve të korruptuar por nuk u shërben aspak qytetarëve, as masave të mirëbesimit reciprok dhe as axhendës së integrimit Euroatlantik të vendeve të rajonit. Si e tillë, shërben vetëm si mekanizëm i axhendës së politikanëve zullumqarë, për të mbajtur me çdo mjet/çmim (edhe me gjak) pushtetin, për të vjedhur pasuritë publike si dhe për të vrarë shpresat e bashkëjetesës paqësore mes qytetarëve të ballkanit. Duke e parë kështu, rikthimi i frikshëm te: “tanket, avionët Mig-29, raketat dhe bashkë me to, endrrat Ruse, fryma e urrejtjes ndëretnike, rrënjët e destabilitetit si dhe te konfliktet e përgjakshme”, përçmon kujtimin për 300 mijë të vrarët si dhe vuajtjet dhe sakrificat e papërshkruara të qytetarëve të vendeve te Ballkanit nga makineria kriminale e Millosheviçit! Falni por mos harroni (forget but not forgive) mbetet edhe SOT si “mesazh-EPITAF” jo vetëm për Kosovën e martirizuar, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën, Kroacinē, Slloveninë dhe Shqipërinë që e paguan aq shtrenjtë marrëzinë e Millosheviçit por edhe për USA, NATO-n, BE, UN etj. që kontribuan  aq shumë për paqen e rajonit të mbërthyer nga urrejtja dhe luftrat e përgjakshme. Së dyti, ripërsëris edhe më qartë se përtej statuseve dhe protagonizmit populisto – nacinalist të udhëheqësve pa fuqi/këllqe në Fb: “Mbetet domosdoshmëri kritike dhe përgjegjësi e lartë shtetërore, përgatitja dhe jetësimi i njē Patforme Partneriteti Strategjik midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovēs”. Për më qartë, jetësimi i konceptit “Dy Shtete një Komb” dhe atij “mënçur” mbi sovranitetin, sigurinë dhe mbrojtjen mbarëKombëtare, si dhe zhvillimi i 12 projekteve të përbashkëta, do të duhet  të konfirmohet si përqasja afatmesme e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare“! Thënë këtë, duhet nënvizuar edhe më fortē se kjo “përqasje e vonuar” nuk përben asnjë “kërcënim ndaj Serbisë apo vendeve të tjera të rajonit”! Për më tepër, të gjitha vendet e rajonit, përfshi Serbinë mbeten shumë të mirëpritura të bëhen pjesë e projekteve mbi emergjencat civile (përfshi zjarret, përmbytjet, aksidentet industriale, ambjentaliste)  epidemitë shëndetsore, sigurinë kibernetike, reciprocitetin në dogana, etj ! Po ashtu, jam i bindur që kjo qasje e mënçur, do të inkurajohej dhe mbështetet nga  USA dhe NATO, pasi ka dekada që zbatohet me sukses mes vendeve Balltike (Lituani, Estoni, Letoni); vendeve Skandinave (Norvegji, Finland  Suedi), vendeve të ulëta (Belgjikë, Hollandë, Luxembourg), etj! Së fundmi, përtej heshtjes së gjatë dhe dështimit të frikshëm të politikanëve zullumqarë për rikthimin te forca e armëve, shpresoj qē fuqia e arsyes së mendjeve të hapura të zgjohet, Paqja dhe Integrimi Euroatlantik të triumfojnë si “opsion dhe axhenda të vetme” për rajonin e mbushur me histori dhe udhëheqës gjakatarë! Por, “Paqja, Stabiliteti dhe demokracia funksionale si USA dhe gjithë Europa, nuk janë dhurata të përjetshme” ! Në të kunďërt, ato mbeten kambana alarmi dhe mision i vetëm për të ndenjur “zgjuar”, punuar dhe luftuar fort kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore! Ndërsa në vend të mesazhit përmbullës, ritheksoj edhe mē fortë: “STOP rikthimit te tanket, avionët, raketat Ruse, skenarët e destabilitetit, mendjet e ndryshkura si dhe heshtjes së frikshme të politikanëve zullumqarë në Rajon”!

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Ekpert i Sigurisë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish: 

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh, 

Zëvendës ShShPFA,

Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.

Filed Under: Featured Tagged With: Piro Ahmetaj

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë

September 27, 2021 by s p

Nga Behlul Jashari

Prishtinë, 27 shtator 2021

Me nderime të larta shtetërore, në ceremoninë e organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ka pritur Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama.

Në vizitën e tij të parë në Kosovë, pas marrjes së mandatit të ri, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama është pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga ministrja e Ekonomisë, z. Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku.

Në takimin e përbashkët ndërmjet dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve, u theksua për mundësitë dhe potencialin për rritje të bashkëpunimit për më shumë drejtësi, barazi e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në të gjithë rajonin.

U bisedua për hapa konkret drejt avancimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët ndërmjet dy shteteve. Janë rreth 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, të nënshkruara nga viti 2014, në mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive. U dakorduan për themelimin e një sekretariati koordinues për marrëdhëniet bilaterale, të cilin do ta udhëheqë z.Gentian Sala.

U diskutuan hapa konkret për projekte të përbashkëta të cilat lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve, për lehtësira doganore dhe lehtësira në kalimin e pikave kufitare si dhe shfrytëzimit të objekteve të përbashkëta për konsullata e ambasada.

Po ashtu, u pajtuan që të fillohet me përgatitjet nga dy kabinetet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive që pritet të mbahet në fund të muajit nëntor.

Në takimin e përbashkët, për çështje konkrete në fushëveprimet e ministrive përkatëse diskutuan ministrat e Kabinetit Qeveritar të Republikës së Kosovës: z.Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, znj.Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, z.Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe znj.Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; me ministrat e Kabinetit Qeveritar të Republikës së Shqipërisë: z.Bledar Çuçi, ministër i Punëve të Brendshme. znj.Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, znj.Evis Kushi, ministre e Arsimit dhe Sportit, znj.Elva Margariti, ministre e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit, znj.Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Albin Kurti, kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2824
  • 2825
  • 2826
  • 2827
  • 2828
  • …
  • 2930
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT