• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRSA NË WASHINGTON KUJTOHEN MARTIRËT KOMUNIZMIT, POLITIKANI BRITANIK ANDREW ROSINDELL JEP MESAZHIN E TIJ NË “VENDIN E DËSHMISË DHE KUJTESËS” NË SHKODËR

February 5, 2025 by s p

Nga Frank Shkreli/

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Ishte vërtetë nder i madh për ne — thuhet në portalin e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington – që të presim këtu në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit në Washington,  Ipeshkvin Salvatore Cordileone, Ambasadorin Sam Brownback dhe Dr. Katrina Lantos Swift (e bija e ish-kongresmenit të ndjerë Tom Lantos i cili ka punuar aq shumë për Kosovë e për Shqipëri, sa ishte gjallë) – me qëllim për të zhvilluar një bisedë shumë të nevojshme për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithsi   www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 — Në një sallë të mbushur plot me pjesëmarrës në këtë bashkbisedim të rëndësishëm, bashk-organizuar para dy ditësh — në hapësirat e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit — nga Instituti Papa Benedikti i XVI dhe Organizata Ndërkombëtare e Lirisë së Fesë, morën pjesë edhe përfaqsues të Komunitetit Shqiptar të Arkdioqezës së Arlingtonit, jo larg Washingtonit.  Përfaqsuesit e komunitetit shqiptar në Virxhina kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit  edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirve shqiptarë të fesë nën komunizëm. Me një theks të veçant dhe me emocione u përmend rasti i Kardinalit shqiptar Ernest Troshani simbol i rezistencës kundër komunizmit– i cili mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Merita McCormack (Bajraktari) në një komunikim me mua e cilësoi takimin si “Një ngjarje me rëndësi dhe emocionues për komunitetin shqiptar në Washington me rrethina… E ndjejë veten të privilegjuar që takova folësit kryesorë të këtij takimi. Por edhe për mundësinë që m’u dha të ndajmë me të pranishmit historinë e martirëve të komunizmit në Shqipëri, ndërsa u shpërndamë pjesmarrësve karta lutjesh në anglisht për martirët e komunzmit shqiptar. Ishte për ne (komunitetin shqiptar në Virxhinia) një ndjenjë krenarie morale dhe mendore, veçanërisht, kur që në fillim të konferencës, Senatori Sam Brownback foli mbi përvojën dhe persekutimin e klerikut të përvuajtur, Kardinalit shqiptar Ernest Troshani nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ndërsa fjalimi u pasua nga pjesëmarrsit e interesuar me pyetje-përgjigje mbi viktimat fetare të komunizmit në Shqipëri”, tha përfaqsuesja e Komunitetit shqiptar në Arlington të Virxhianas, Merita Mc Cormack (Bajraktari) për takimin përkujtimor të viktimave të komunizmit në botë, përfshir viktimat e komunizmit shqiptar, që u mbajt këto ditë në Washington.

khttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=963798822509801&set=a.320535363502820&type=3 …

Është interesant se si klasa politike shqiptare e këtyre 35-viteve të kaluara nuk i shikon viktimat e komunizmit si të denja të kujtohen, ashtu që të mos harrohen, me qëllim që ato krime të mos përsëriten më. Shpesh herë në shkrimet e mia modeste kam venë në dijeni lexuesit shqiptarë për masat serioze që kanë marrë vendet perëndimore dhe ato ish-komuniste – ndryshe nga Shqipëria por edhe Kosova – për të kujtuar viktimat e komunizmit në vendet e tyre dhe në botë. Konferenca e ditëve të fundit në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, në kujtim të viktimave të komunizmit anë e mbanë botës ishte në vazhdën e lloj-lloj aktivitetesh që janë organizuar në nivele private dhe zyrtare  — por edhe në nivele shtetërore e federale — anë e mbanë Amerikës, përfshi edhe vendimet legjislative në kujtim të vikitmave të komunizmit anë e mbanë botës – me qëllim që brezat e ardhëshëm të mos harrojnë krimet e komunizmit jo vetëm të shekullit të kaluar por edhe sot, anë e mbanë botës.  Kujtimi i viktimave të komunizmit në botë, përfshir viktimat shqiptare të regjimit të Enver Hoxhës, kujtohen edhe në Amerikë, megjithse komunizmi si ideologji zuri rrenjë në këtë vend dhe nuk u vendos kurrë në Shtetet e Bashkuara si një regjim sundues. Ndërkohë që në Shqipëri dhe në Kosovë, mbretëron heshtja zyrtare ndaj krimeve të komunizmit — shqiptarët nuk duhet të heshtin por të kujtojnë dhe të dënojnë krimet e sllavo-komunizmit aziatik kundër shqiptarëve anë e mbanë trojeve dhe të distancohen, zyrtarisht, njëherë e mirë nga ajo periudhë e trashëgimie vëllavrasjeje shqiptare, ashtu siç ka bërë bota perëndimore. Frank Shkreli: Nuk mund të hesht për krimet e komunizmit! | Gazeta Telegraf

Ndërkohë që këto ditë në Washington u kujtuan viktimat e komunizmit në botë, përfshir viktimat e regjimit komunist të Shqipërisë, si pjesë e një vizite në Shqipëri dhe takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Dr Sali Berisha në Tiranë – ditët e fundit, një delegacion i konservatorëve britanikë vizitoi edhe Shkodrën.  Sipas lajmeve vendore nga qyteti verior i Shqipërisë, kryetari i delegacionit të konservatorëve britanikë, Andrew Rosindell shfrytëzoi rastin për të vizituar në Shkodër, “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, një prej burgjeve më famëkeqe të komunizmit në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë, për të mos thënë përfshir edhe Ballkanin e Evropën.  Gjatë vizitës së tij në Shkodër, parlamentari konservator britanik nuk la asnjë dyshim se cili është qëndrimi i tij mbi krimet e komunizmit në Shqipëri dhe thirrja e tij për të mos harruar atë histori të tmershme për shqiptarët. Ai citohet nga mediat vendore ta ketë arsyetuar vizitën e tij në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, në Shkodër me këto fjalë:

“Ndodhem këtu për të vizituar një muze që përfaqëson disa nga krimet më të tmerrshme që kam dëgjuar ndonjëherë gjatë kohës sime në politikë. Ky është një vend që dikur u përdor për tortura, vrasje dhe trajtim çnjerëzor ndaj atyre që thjesht dëshironin të ishin të lirë – që dëshironin të praktikonin fenë e tyre dhe të jetonin në një shoqëri të hapur, por u mohua kjo e drejtë. Të dëshmoj një vend ku janë kryer krime kaq mizore nën regjimin komunist ka qenë një përvojë tepër prekëse”, duke i bërë thirrje klasës politike shqiptare të këtyre 35-viteve të ashtuquajtur “post-komunizëm”, se përkujtimi i viktimave të komunizmit është me rëndësi, për Shqipërinë dhe për botën:

 “Është thelbësore që ta kuptojmë këtë histori, të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që dikush ta mohojë atë. E gjithë bota duhet ta dijë se në Shqipëri u kryen krime të tmerrshme gjatë sundimit komunist. Kjo është arsyeja pse ne, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në demokracitë e tjera anembanë botës, jemi të vendosur të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për të imponuar sundimin totalitar. Historia na tregon se ku çon ky sundim – në shtypje, tortura dhe vrasje brutale, siç kemi parë edhe në Shqipëri”, tha ai ndër të tjera, gjatë vizitës së tij në Shkodër.  

Ndërsa klasës politike shqitare të tre dekadava të kaluara, që sot e kësaj dite refuzon të distancohet dhe, zyrtarisht, të dënojë krimet e komunizmit enverist, politikani konservator britanik, Z. Andrew Rosindell, si kundërshtar i komunizmit që deklarohet, shprehu shqetsimet e tija se si dhe pse “socializmi vazhdon ende të mbizotërojë në Shqipëri”.

 “Së pari, dua të them qartë se e kundërshtoj komunizmin dhe nuk jam dakord me një qasje socialiste ndaj qeverisjes. Më duket shqetësuese që ndërsa shumica e vendeve e kanë lënë pas këtë ideologji, socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Besoj se kjo është e dëmshme për popullin shqiptar, i cili meriton një të ardhme më të lirë dhe më demokratike. Kur vizitova Shqipërinë 29 vjet më parë, mendova se vendi ishte në rrugën e duhur drejt një demokracie të plotë perëndimore. Fatkeqësisht, sot nuk më duket se ky tranzicion ka ndodhur dhe mendoj se është i nevojshëm një ndryshim politik për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen”, është shprehur politikani britanik nga Shkodra.

Është absolutisht e pakuptueshme dhe e papranueshme që jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë ende vazhdon të mbizotërojë ajo frymë skllavëruese sllavo komuniste që vrau e preu kundërshtarët e saj për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndërsa bota e qytetëruar kujton viktimat dhe dënon krimet e komunizmit në botë me qëllim që të mos përsëriten më – klasa politike shqiptare vazhdon të hesht. Me këtë heshtje zyrtare dhe me refuzimin e saj për t’u distancuar njëherë e mirë nga e kaluara komuniste dhe refuzimi për të dënuar krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e regjimit komunist, ashtu siç ndodh në Washington, Londër e vende të tjera, përfshir ato ish-komuniste të Evropës — politika zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë mbetet e lidhur dhe besnike e palëkundur e trashëgimisë së komunizmit sllavo-aziatik anë e mbanë trojeve shqiptare – një majtizëm fanatik politik, të cilit tanimë jo vetëm që i ka dalur boja si ide politike, por po e mbyt Kombin shqiptar!

Frank Shkreli

May be an image of 1 person and text that says 'Ernest Simoni was born in 1928 in Troshani in the Albanian Kingdom. On 24 December 1963, he was imprisoned by the Communist authorities after offering a Mass for the repose of assassinated President John Fitzgerald Kennedy. Ernest Simoni was tortured and even offered marriage to leave his faith.'

                                   Nga ekspozita në Washington 

May be an image of ‎6 people and ‎text that says '‎သ 나월 حبا лARHR 住我 我‎'‎‎

Filed Under: Opinion

A na duhet ideologjia kombëtare në shekullin XXI? 

February 5, 2025 by s p

Dr. Nelson R. Çabej/

20 shekuj ideologjish sunduese mbikombëtare/jokombëtare (ideologjite monoteiste fetare, duke  përfshirë ideologjitë komuniste dhe fashiste gjatë shekullit të fundit dhe atë globaliste të sotme),  jo vetëm që nuk e kanë dobësuar, por duket se e kanë mprehur ndjenjën kombëtare dhe të  identitetit etnik të shumë popujve në botës dhe të Evropës. 

Kombi dhe shteti kombëtar, qofte etnik ose civil, është e vetmja mënyrë e njohur e ekzistencës së  bashkësive kulturore njerëzore, që kanë të përbashkët gjuhën, zakonet, kulturën, dhe  funksionojnë si njësi të veçanta e të dallueshme kulturore. Identiteti kombëtar dhe miti kombëtar  përbëjnë forcën më të madhe shpirtwrore të bashkimit të njerëzve në kombe, si bashkësi që, edhe  pse je i lirë t’i quash të përfytyruara, janë reale dhe dinamike. Në botën e sotme, arti, letërsia,  muzika dhe mjetet e komunikimit në masë të çdo vëndi, marrin pjesë aktivisht në zhvillimin e  ideologjisë e mitit kombëtar. 

Përpjekjet e derisotme të motivuara politikisht për të gjetur një zëvëndësues të paradigmës  kombëtare në historishkruarje, në format e ndonjë historije, “histori klasash shoqërore”, “histori  krahasuese”, “histori mbikombëtare”etj., mund të thuhet pa frikë se kanë dështuar me gjithë  përpjekjet e disa autoriteteve të historiografisë në këto 2-3 dekadat e fundit.  Po të qe se në mediat shqiptare nuk do të ishin shprehur pikpamje që mohojnë nevojën e mitit  historik si bërthamë e ideologjisë sonë kombëtare, do të ishte absurde të pyetej: “Na duhet sot ne  shqiptarëve një ideologji kombëtare? ”  

Le ta lëmë mënjanë përvojën shekullore botërore dhe argumentet teorike që do t’i jipnin kësaj  pyetjeje një përgjigje të prerë “Po, na duhet! ”. Por, le të mendojmë për një moment, në një  mënyrë po aq absurde, se në gjysmën e dytë të shekullit XIX shqiptarët nuk do të kishin zhvilluar  një ideologji kombëtare. Nuk ka dyshim se në rrethana të tilla nuk do të kishim atë letërsi  kombëtare që kemi, as shkolla shqipe, as përpjekje për bashkimin e shqiptarëve në kuvëndet  mbarëkombëtare, as kryengritje të armatosura të shqiptarëve as përpjekje diplomatike të  shqiptarëve për pavarësinë e Shqipërisë. Me pak fjalë, nuk do të lindte as një “çështje shqiptare”  në diplomacinë e fuqive të mëdha të Europës. Në të atilla rrethana, do të ishte e pamundur që  Europa t’u ‘dhuronte’ shqiptarëve një shtet të tyre të pavarur.  

Ndryshe nga vënde si Franca, Spanja, Greqia, Turqia, etj., në të cilat ishte shteti që krijoi  kombësinë e përbashkët përkatësisht frënge, spanjolle, greke, turke, etj. nga kombe të veçanta,  Shqipëria është një komb etnik, ku kombi dhe vetëdija kombëtare e përbashkët ishin forca  vendimtare për formimin dhe përjetësimin e shtetit tonë kombëtar. Për një komb etnik ose komb  kulturor, të bazuar në gjuhën, prejardhjen dhe kulturën e përbashkët si Shqipëria, një histori  kombëtare dhe një ideologji kombëtare janë premisa jetësore të ekzistencës së tij. Dobësimi i  ideologjisë kombëtare mund të shpjerë në një krizë identitare të shqiptarëve, me pasoja të  rezikshme për qëndrueshmërinë e shtetit dhe të vetë kombit.  

Kritika e sotme ndaj ideologjisë kombëtare të shqiptarëve

Pas viteve 90-të ideologjia kombëtare e shqiptarëve, burimet dhe roli i saj në historinë e  Shqipërisë u bënë objekt i kritikës në disa vende të botës, kritikë që gjeti jehonë edhe në qarqe të  ngushta publicistësh shqiptarë. Preteksti për këtë sulm kundër ideologjisë kombëtare të  shqiptarëve u gjet në atë që konsiderohej mitizim i historiografisë shqiptare të periudhës së  komunizmit.  

Nuk është vështirë të gjesh mitizim në historiografinë shqiptare jo vetëm të periudhës së  totalitarizmit, por në tërë periudhat e saj, duke filluar me Barletin. Në të vërtëtë e vështirë është  të gjesh histori të pamitizuar në ndonjë vend të Evropës. E mitizuar është historiografia në çdo  vënd të botës që ka ose nuk ka historiografi zyrtare. Kjo provohet me shëmbuj më se të  mjaftueshëm nga historiografia botërore e tërë epokave, duke përfshirë kohën tonë. Për të mos  shkuar më larg, mjafton të shikosh sa të ndryshme e kontradiktore janë interpretimet e historisë  së Luftës së Dytë Botërore, të shkaqeve, zhvillimit dhe pasojave të saj nga autorë të ish-vendeve  aleate të kohës, për të kuptuar se politizimi dhe mitizimi i historishkruarjes është një virus  universal. Sepse në historishkruarje tablloja “reale” shtrëmbërohet gjatë kalimit nëpër spektrin  kulturor-botkuptimor të kohës, por edhe nën ndikimin e qëndrimit të pashmangshëm emocional  dhe prirjes ideologjike të historianit. Sepse, siç është thënë, historishkruarja bën pjesë ndër ato  sfera të dijes njerëzore ku e vërteta deformohet nga vlerat politike e morale dhe pozita shoqërore  e historianit. Në këtë kuptim sot fitet për mite historike jo vetëm kur vjen puna te glorifikimi i  figurës së Skënderbeut, por për shumë gjëra të tjera, që nga globalizmi, parimi i të drejtave të  njeriut, lufta për demokraci e deri te natyra e luftës dhe shkaqet e kolonializmit, etj. Në këtë  kuptim do të ishte e gabuar të mendohet sikur mitizimi është një çështje përjashtimore  historiografisë shqiptare.  

Dhe, mbi të gjitha, nuk duhet ngatëruar miti lirik, që mirret me prejardhjen dhe të ardhmen e  botës, me kuptimin e jetës e vdekjes, me mitin historik kombëtar. Ky i fundit, krijon lidhje të  forta emocionale midis individëve dhe forcon identitetin kombëtar të popullit; duke lidhur të  shkuarën e një populli me vizionin e tij për të ardhmen, duke dhënë energjinë e nevojshme për  

përparim/ndryshim shoqëror e kombëtar. Sot pranohet përgjithësisht se miti kombëtar është pjesë  e pandarë e historisë dhe – për shumë historianë – mjet i pazëvëndësueshëm i historishkruarjes.  Thellë në botën shpirtërore të një populli, rrënjët më të thella të mitit kombëtar pleksen me  rrënjët e kombit dhe të vetëdijes kombëtare, për të ushqyer njera-tjetrën, andaj miti kombëtar do  të ekzistojë sa kohë që të ketë komb dhe vetëdije kombëtare.  

Në rastin më të mirë kanë qënë mangësitë intelektuale ose të ekspertizës që i kanë shpurë autorët  e “demontimit” të historisë sonë kombëtare në ngatërrimin e problemeve të historiografisë  shqiptare, të historisë zyrtare të Shqipërisë, me ideologjinë kombëtare shqiptare dhe ideologët e  saj. Dhe nuk është për t’u çuditur që këto kritika kanë ardhur nga publicistë që nuk kanë thuajse  asnjë kontribut vetiak në historinë e Shqipërisë.  

Unë nuk di ndonjë prej atyre kritikuesve shqiptarë të ketë ndërmarrë ndonjë përpjekje në shtypin  shkencor shqiptar e aq më pak në atë të verifikuar (peer reviewed) të huaj për të rishikuar ose  hedhur poshtë teza të veçanta të historisë së popullit shqiptar ose të botimit standard Historia e  Popullit Shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndonëse, si për çdo vepër tjetër  historike, vërejtje dhe gabime faktuale dhe metodologjike unë jam i vetëdijshëm se ajo ka.  Dy boshtet madhore të ideologjisë kombëtare shqiptare, prejardhja ilire e shqiptarëve dhe lufta e  tyre kundër perandorisë osmane në shekullin XV, janë bërë edhe objektet kryesore të kërkesës së 

dalë nga jashtë e, me induksion, edhe nga brenda vëndit, për të ashtuquajturin “demontim” e  “çmitizim” të historisë së shqiptarëve. 

Kritikuesit gabojnë adresën, kur kritikojnë historishkruarjen shqiptare për hipotezwn e  prejardhjes pellazge të popullit tonë. Në të vërtetë ajo u zhvillua nga dijetari gjerman Johan  Georg von Hahn nga mesi i shekullit XIX, dhe për kohën ajo u shfrytëzua me zgjuarsi nga  rilindasit tanë për forcimin e vetëdijes historike kombëtare të shqiptarëve. është miti kombëtar  thelbësor për ideologjitë kombëtare të gjithë vëndeve dhe popujve të Europës e të botës. Teoria e  prejardhjes ilire, po ashtu, me gjithë kontributet thelbësore të shqiptarëve, nuk është meritë  vetëm e shkencës historike e gjuhësore shqiptare, sepse ajo nisi dy shekuj para se shqiptarët t’i  hynin vetë studimeve për prejardhjen e tyre. Fakti që ka pasur edhe gjuhëtarë të huaj, kryesisht  ballkanikë, që janë shprehur për prejardhjen trake të shqiptarëve (pa zënë në gojë teoritë mito fantastike për prejardhjen jashtëballkanike të tyre), është një dukuri krejt normale, jo vetëm për  çështje të historisë e shkencave shoqërore, por edhe për shkencat e natyrës (Einstein-i ishte  skeptik për pashkakësinë në mekanikën kuantike dhe disa biologë dyshojnë në vërtetësinë e  teorisë së evolucionit!). Dhe, veç kësaj, ata historianw dhe gjuhëtarë nuk kanë qenë njohës të  mirë të historisë se shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe janë marrë me to vetëm në mënyrë anësore  dhe nuk arritën ndonjëherë të ngrenë një teori shkencore për prejardhjen trake ose për çfarëdo  prejardhje të përfytyruar të shqiptarëve.  

Rëndom thuhet se miti i Skënderbeut u krijua gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por ky  pohim është sa s’bëhet larg së vërtetës. Si shumica e miteve, edhe ai, u krijua në një periudhë të  një stresi të jashtëzakonshëm kombëtar, në kohën e luftës së pashëmbëllt të shqiptarëve nën  udhëheqjen e Skënderbeut, në një moment kritik të luftës së tyre për mbijetesë etnike dhe liri.  Krijimi i atij miti kombëtar të Skënderbeut në shekullin XV Prania e këtij miti ndër shqiptarët, të  paktën që nga shekulli XVI, dokumentohet në historinë e Marin Barletit për Skënderbeun dhe  dëshmon ekzistencën në atë kohë të një vetëdijeje etnike «Ne» të arbërve si një komunitet  njerëzor i lidhur nga gjuha, historia dhe vlerat morale e kulturore të përbashkëta. Ajo që bënë  rilindasit, në të vërtetë, është se rigjallëruan atë mit historik shqiptar, e përhapën në masë dhe i  dhanë atij forcë më të madhë emocionale sidomos me poemën Istori e Skënderbeut të Naimit, që  ishte një vepër artistike dhe nuk nuk duhet ngatëruar me historishkruarjen shqiptare.  

Edhe pohimi se gjatë regjimit totalitar historia dhe miti për Skënderbeun u interpretua dhe u  përdor për qëllimet e sistemit është i vërtetë, por ky është vetëm një truizëm e tautologji, por jo  argument kundër ideologjisë sonë kombëtare, sepse historia dhe mitet e çdo populli, në të gjitha  vendet e në të gjitha kohët, janë shfrytëzuar për nevojat e politikës shtetërore. Vlera e mitit  kombëtar të shqiptarëve nuk ulet nga fakti që ai u shfrytëzua për qëllime politike të ndryshme në  periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë.  

Kritikuesit e ideologjisë sonë kombëtare dhe të mitit tonë kombëtar duhet të kuptojnë se sa kohë  që në botë do të ketë kombe dhe shtete kombëtare, jo vetëm në Shqipëri, por absolutisht në çdo  vënd të botës, do të ketë dhe mite kombëtare. Mitet kombëtare kanë qënë dhe mbeten mjeti më i  fuqishëm i farkëtimit të bashkimit kombwtar të çdo populli. Jo më kot, rusët krijuan mitin e një  

figure jo historike, por legjendare të Ivan Susaninit dhe francezët mitin e Zhan D’Arkës.  Kritikuesit e mitit tonw kombëtar nuk kanë dhënë ndonjë alternativë që do të zëvëndësonte rolin  e mitit kombëtar si bashkues i popullit dhe kjo do të thotë se ata mendojnë se kombi po vjen  duke u shuar ndaj edhe miti kombëtar si bërthamë e ideologjisë dhe vetëdijes kombëtare është i  panevojshëm. Por të besosh këtë do të thotë të mos kesh kuptuar mësimin më të madh që del jo 

vetëm nga historia mbi dyshekullore e kontinentit tonë, por edhe nga prirjet alarmuese  nacionaliste e fjetura dhe aktuale, që nga krijimi i 15 shteteve kombe, që dolën nga shpërbërja e  perandorisë ruse dhe sërbe (e ashtuquajtura Republike Federative e Jugosllavisë) deri te ndarja e  Sllovakisë nga Çekia dhe përpjekjet separatiste ose dhe për krijimin e shteteve kombëtare në  Skoci, Katalonjë, Flandër, Itali, etj., të cilat po trondisin Europën sot. Por është e pabesueshme  që të ketë shqiptar të mos e ketë nxënë këtë mësim kritik, pas përpjekjeve për pastrimin etnik dhe  djegien e 190 fshatrave të Shqipërisë së jugut në Luftën e Parë Botërore dhe pas pastrimit etnik  të Çamërisë dhe më së fundi në Kosovë që ishte pastrimi më të madh etnik në Europë, që nga  Lufta e Dytë Botërore, kur u përzunë afro një milion shqiptarëve nga vatrat e tyre shekullore. Miti historik i shqiptarëve dhe ato të gjithë popujve të tjerë janë shoqërisht dhe politikisht të  dobishme për shqiptarët dhe të paktën të padëmshme për fqinjët tanë. Por nuk mund të thuhet  kjo për mite të pastrimit etnik dhe të pushtimit të trojeve të huaja si mitet e “Naçertanije”-s,  “Megaliidhe”-së dhe “Vorio-Epir”–it. 

Në çdo vënd të botës, media, artet, letërsia, kinematografia sot, si dhe më parë, kanë funksionuar  për të ruajtur, zhvilluar dhe për t’ia përshtatur momentit mitet kombëtare. Mitet kombëtare janë  farkëtarë dhe pjesë e pandshme e identitetit,vetëdijes dhe ideologjisë kombëtare. Nuk mund të  ketë komb pa mit kombëtar. Lufta për “demontimin” e mitit kombëtar shqiptar është luftë për të  çbërë identitetin dhe vetëdijen kombëtare të shqiptarëve. 

Filed Under: Analiza

Vatra dhe Dielli ngushëllojnë kryetarin Dr.Elmi Berisha për humbjen e xhaxhait Rrustem Berisha

February 5, 2025 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli i shprehin ngushëllimet më të dhimbshme kryetarit Dr. Elmi Berisha, familjes, farefisit e miqve për ndarjen nga jeta në New York të familjarit të tyre, patriotit e aktivistit të çështjes kombëtare Rrustem Berisha.

Të gjithë vatranët, miqtë e Vatrës e të Diellit gjenden pranë familjes Berisha në këto momente zie, trishtimi dhe lamtumire.

Rrustem Berisha pushoftë në paqe e përjetësi.

I përjetshëm nderimi dhe kujtimi.

Me dhimbje e respekt

Vatra dhe Dielli

Filed Under: Kronike

Shuhet Baba Hekurani, Babai i Teqes së Alipostivanit

February 5, 2025 by s p

Adriatik Spahiu/

Bektashizmi, Shqipëria dhe komuniteti humbi një njeri të shenjtë, një model shërbëtori të Zotit, një model qytetarie, atdhedashurie, patriotizmi e mirësie. Një dhimbje dhe humbje e madhe sot për gjithë besimtarët Bektashianë. Zoti e desh dhe e mori me vete Baba Hekuranin e dashur e të shtrenjtë. Ai nga parajsa përsëri me fuqinë dhe shenjtërinë e tij, do të jetë gjithmonë një engjëll mbrojtës për të gjithë ne.

Mu dha mundësia të njihem me këtë njeri të veçantë për herë të parë kur u bë festa e Teqesë së Alipostivanit më 14 Maj 2004 ku isha i ftuar nderi nga Baba Hekurani. Dashuria, miqësia, mirësia, besimi, respekti, komunikimi edhe mësimet e tij për mua ishin tejet të çmuara edhe pse u largova në USA. Takimet, mendimet, uratat, bekimet e atij njeriu të shenjtë që bënte mrekullira ishin pjesë e punës dhe kontributit të tij për komunitetin bektashi. Një njeri shenjtor që rrallë herë vjen në historinë tonë si Bektashianë. Baba Hekurani më donte dhe më respektonte shumë jo vetem mua, jo vetëm familjen por dhe gjithë fisin tim dhe miqtë e shokët dhe dashamirësit e mi. E kemi filluar vizitën e parë në Senican atje ku ai ngriti Tyrben e parë, e veçantë dhe e paharruar do jetë dhe vizita e nenes time 82 vjeçare në Teqe pasi ajo e kish pas babain e saj Myhyp në Teqenë e Frashërit ku Daut Kucuku dhe stafi i tij ndodhen në arshivat e Teqesë te dhuruar nga familjarët e familjes. Mbresëlënëse dhe e paharruar do ngelet pjesëmarrja në festën e Tolarit që u organizua për herë të parë dhe vizita te familja e të afërmeve të Dervish Myrtos si dhe vizita te familja, shtëpia ku jemi lindur dhe jemi rritur dhe edukuar. Në Tolar i bëmë një pritje që do jetë e paharruar për mua dhe familjarët e mi. Sa herë shkonim nga Amerika në Shqipëri, vizita e parë do ishte te Teqja te Baba Hekurani.

Ishte jo vetem shenjtor, jo vetem patriot, jo vetem bamirës por dhe i dashuruar shumë dhe me Amerikën, për mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë dhe jep ne futjen e demokracisë në Shqipëri dhe ndihmën ndaj bashkombasve tanë. Ne kishin shumë aktivitete, takime, bashkëbisedime te përvitshme. Bashkë me Baba Hekuranin vizituam vendet ku ka punuar e ngritur vepra të përjetshme klerikale.

Vlerësimin më të madh Baba Hekurani ma bëri kur më propozoi për të veshur rrobën shenjtërimit si Myhyp i Teqesë së Alipostivanit, një nderim e vlerësim dhe titull që për mua do respektohet dhe do shërbejë gjithmonë për të çuar sa më lart veprën, amanetin dhe misionin e tij kombëtar, patriotik dhe fetar.

Viti që kaloi, ishin tre takimet e fundit që pata në Teqenë e Alipostivanit dhe festën në Teqenë e Frashërit ku u respektova duke fjetur një natë në Mejdan, ku ndjemë dashuri, miresë, vëllazërim si kurrë ndonjëherë, midis babait dhe motrave e vëllezërve Myhypë që shërbejnë në Teqe.

Bisedat me të ishin të përjavshme sepse interesimin i tij për doktoreshçn e ardheshme, vajzen time Matea, që e donte shumë, ishte i veçantë.

Biseda e fundit ishte para disa ditësh, na ftoi familjarisht për ditëlindjen e tij që do ta festonte në muajin Prill, në Malin e Tomorrit.

Mbrëmë morëm lajmin e zi, mora një dhimbje që s’di si do ta përballoj. Për veprat e mira të Baba Hekuranit duhen netë e ditë të tëra, do duhej një libër, për jetën dhe punët e mira që ai bëri si për vendet e shenjta që ringriti por dhe rrugën e shënjtë që ai bëri.

I përjetshëm nderimi dhe kujtimi i Baba Hekuranit! Do të na mungojë shumë.

Shprehim ngushëllimet dhe në emrin e Federatës Vatra dega Jacksonville e mbarë miqtë e Vatrës e Diellit.

Filed Under: Fejton

Pavarësia e Kosovës festohet në New York më 12 Shkurt 2025

February 5, 2025 by s p

Pavarësia e Kosovës festohet në New York më 12 Shkurt 2025.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 509
  • 510
  • 511
  • 512
  • 513
  • …
  • 2783
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT