• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOLONJËN E BËJNË EMËRMADHE RILINDASIT E SAJ TË SHQUAR

December 26, 2025 by s p

Shpendi Topollaj/

Pasi kisha parë Albumin Fotografik të Dhimitër Vangjelit me pamje nga banorët e Kolonjës të rreth një shekulli më parë, veshur e ngjeshur me kostume moderne të shtrenjta, papionë e kapele republikë, njësoj si qytetarë të metropoleve evropiane, i dhashë të drejtë Fan Nolit të madh, kur thosh: “Do ministra kolonjarë / Se mbahen burra me mend / Duan kudo të jenë të parë / Në mexhlis e në Kuvend”. Por, kur miku im i dashur, doktor Taqo Gjergo më solli katalogun e Ekspozitës “Rilindasit Kolonjarë” e 26 korrikut të vitit 2025, u binda përfundimisht se ai nuk po bënte shaka me këtë përcaktim. Kolonja, vendi i luftëtarëve të shquar atdhetarë dhe treva nga kishin dalë burra e gra sypatrembura, në mbrojtjen dhe përhapjen e gjuhës së bukur shqipe, si domosdoshmëri e momenteve historike që po kalonte Shqipëria, me mençurinë, largpamësinë, kulturën dhe ndershmërinë e tyre, gjithmonë kanë dalë në vijën e parë të përpjekjeve të pareshtura si për liri e pavarësi, ashtu edhe për zhvillimin e arsimit nëpërmjet çeljes së shkollave për djemtë e vajzat kolonjare e më gjerë.

Prandaj, nuk është e rastit që shumë nga këto figura të shquara, kanë zënë vendin e merituar në panteonin e historisë tonë kombëtare, deri edhe në funksione të larta politike e shtetërore, dhe si të tillë jo vetëm që e kanë nderuar vendlindjen e tyre dhe i kanë bërë një shërbim të madh Atdheut, por edhe do të kujtohen me respekt të veçantë brez pas brezi. Pikërisht për këtë, duhen përgëzuar organizatorët e Ekspozitës me në krye zotin Erion Isai dhe ai që e përgatiti atë, i mirënjohur studiues dhe koleksionist Niko Kotherja. Në këtë ekspozitë, nuk janë thjeshtë emrat e Rilindasve apo fotot e tyre të kohës, si Jani Vreto, Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Abdyl Ypi, Shahin Kolonja, Sabri Qyteza, Gjerasim, Sevasti, Gjergj e Parashqevi Qiriazi apo Faik Konica, Theofan Stilian Noli, Mustafa Qulli (Muço), Kristo Luarasi, Pandeli Evangjeli, Papa Kristo Negovani, Spiro Ballkameni, Ilo Mitkë Qafzezi, Zalo Prodani, Qani Ypi, Gani Butka, Mehmet Konica, Abedin Shkëmbi, Fadil Leskoviku, baba Braho Qesaraka me shokë.

Autori është kujdesur të paraqesë artefakte të ndryshme, dorëshkrime origjinale, frontespice librash të autorëve të ndryshëm, facsimile gazetash dhe arrtikuj të shkruar nga patriotët kolonjarë, kopje dëftesash të vitit 1909, kartolina e letra të dërguara nga këta personazhe, pamje nga veprimtaria e shoqërisë “Vatra”, grupe luftëtarësh me armët në supe, botime jashtë vendit si në SHBA, Rumani, Bullgari etj. fletëvolante, negativë fotografik, foto familjare të personaliteteve, grupe nxënësish para shkollës, portrete bashkëshortesh të Rilindasve, si ajo e Nevrez Frashërit, vajza e Naimit dhe gruaja e Shahin Kolonjës, pamje nga lufta kundër andartëve grekë të vitit 1914, poezi kushtuar dëshmorëve, takime të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Parisi, ku dallojnë Pandeli Evangjeli dhe Mehmet Konica, e deri disqe me këngë kushtuar dëshmorit Gani Butka. Është kuptimplotë fakti që ky katalog nis me veprën Jani Vretos; “Mirëvetja”, “Radhuashkronjë” dhe “Numëratorja” të vitit 1886 dhe botimi i tij i “Erveheja” të Muhamet Çamit qysh në vitin 1888 që u përdorën si tekste të shkollave të para shqipe, ku Thanas Sina ishte mësues.

Dhe sa emocion ndien njeriu kur sheh të ulur mes nxënësve të Negovanit, mësuesin dëshmor, drejtor i shkollës së Parë shqipe në Korçë, Petro Ninin, qysh 115 vjet më parë, apo veprën e tij “Mallkim i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqipëtarit”. Dhe më tej, nuk ka sesi të mos ndihesh krenar me veprën e Papa Kristo Negovanit, lajmin e vrasjes të të cilit në moshën tridhjetë vjeçare nga andartët grekë, gazeta “Drita” e Sofjes e ka rrethuar me shirit të zi. Dhe bashkë me të u masakrua dhe i vëllai, Theodosi, veprimtari i shkollës shqipe. Ja dhe dy gratë fisnike, Sevasti dhe Parashqevi Qirjazi, respektivisht me librat e tyre “Gramatikë elementare” (1912), dhe “Abetare” (1915), për të mbërritur te teksti i parë i “Fizika” në shqip, përgatitur nga P. Qiriazi dhe përkthimi i tij për falëtoret shqipe. Pak më tej, dhe ironiku i mençur dhe plot kulturë, ai studenti i dikurshëm i Dizhonit dhe Harvardit, lëvruesi i gjuhës shqipe, filozofi, shkrimtari e diplomati, Faik Konica, kolonjari që krijoi shoqërinë “Përlindja e shqipëtarëve” në Bruksel qysh më 1898, ai që botoi në SHBA revistën “Albania” dhe gatetat “Flamuri” dhe “Trumbeta e Krujës”.

U anatemua ky mendimtar i madh nga diktatura komuniste dhe vetëm pas viteve nëntëdhjetë u rehabilitua dhe eshtrat ia varrosën në kryeqytet, pasi kushdo e dinte se ai ishte i përmasave të tilla, sa i përkishte të gjithë Shqipërisë. E shfleton këtë katalog dhe mrekullohesh kur para syve të vel portreti impozant i At Nolit, këtij burri që ja dinë përmendësh poezitë plot nerv atdhetar, i madh e i vogël, që nuk reshti së punuari atje në Amerikë, ku gjeti një mjedis mjaft miqësor, dhe që me përkthimet e kryeveprave të letërsisë botërore, mbeti një zë i veçantë te ne, duke na sjellë me një shqipe të kulluar Khajamin, Servantesin, Stendalin, Gëten, Llongfelloun e Ibsenin. Noli, ai që përfaqësoi Shqipërinë në Konferencë Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në 1912 dhe që nisi i pari revolucionin demokratik, duke qenë edhe kryeministër, ai që udhëhoqi Kishën Autoqefale dhe u mor edhe me muzikë. Pra, një figurë poliedrike që mbetet mburrja dhe etaloni i racës shqiptare.

Po në këtë linjë del mes luftëtarëve Themistokli Gërmenji, që ja kushtoi jetën përpjekjeve për liri e demokraci, që ishte Kryetar i Këshillit Administrativ të Republikës Autonome të Korçës dhe u pushkatua në Selanik. Para sysh të del libri i patriotit të madh dhe poetit Sali Butka me titullin “Ndjenja për Atdhe” dhe figura e djalit të tij dëshmor me pushkën në dorë. Natyrisht që kujdo i vjen ndër mend çeta e krijuar prej tij apo qënia si anëtar i Komitetit të Manastirit dhe pjesëmarrja në Kongresin e Lushnjes. Ilo Mitkë Qafzezi e gjente me vend botimin e librave me humor “Rrësku arbëror” (1910), “Historinë e Ali Pashë Tepelenës” dhe të tjerë me kuriozitete historike, si ai për Lekën e Madh apo si u zbulua Amerika, dhe Abedin Shkëmbi shkruan dramën historike “Komiteti shqiptar me qendër Selanik”. Është pastaj Muço Qulli ai që boton në Manastir gazetën “Drita” dhe Shkodër e Vlorë, gazetën “Populli”. Nuk duhet harruar se në këtë katalog, një vend të rëndësishëm zenë edhe klerikët e Kolonjës si Vasil Marko Borova, Naum Cere gjithashtu nga Borova etj. për të mbërritur te Shahin Kolonja, publicist, deputet i sanxhakut të Korçës, Kristo Luarasi e Kosta Jani themeluesit e shtypshkronjës “Mbrothësia” që dha një kontribut të djeshëm në përhapjen e kulturës ndër shqiptarët.

Fill pas tij, na vështron portreti i veprimtarit kombëtar Abdyl Ypi me shqipërimet e dramës “Besa” të Sami Frashërit dhe “Kongresa e Dibrës…”, ku ai u zgjodh kryetar në vitin 1909, pra, tre vjet para shpalljes së Pavarësisë. Po në këtë stendë njihesh me një luftëtar me pushkë e gjerdan ngjeshur, që është dëshmori Qani Ypi, të cilin e shoqëron poezia kushtuar atij, ku ndër të tjera thuhet: “Mos ki keq ore Qani / Ti u vrave për flamurë / Sot valon mi Shqipëri / Emri s`të harohet kurrë”. Shohim një kartvizitë të thjeshtë me kuptim të madh; At Vasil Marko Borova i shkruan Jasharit: “Ju urojmë Bajramin përgjithmonë Gëzuarë. 19.5.1928”. Të bën përshtypje Faik Konica me veshje kombëtare duke pritur në 7 mars 1914 pricin Vilhelm Vidi (Wilhelm Friedrich Heinrich), në Durrës apo Mehmet Konica me Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin në vitin 1913. Një fakt jo shumë i njohur: Parashqevi Qiriazi, ajo studentja e Universitetit të Stambollit të vitit 1904, paska qenë pjesëmarrëse e Konferencës së Paqes në Paris. Patrioti Zalo Prodani, trupmadh, shkoi për të luftuar në Pogradec, ku dhe u vra, bashkë me Ganiun, ndaj populli u ngriti këngën: “Ju luftuat me një mbret / Nëpër male, nëpër gurë, / Trupi Starovë ju mbet / Trim si ju më s`pillet kurrë”. U vranë në Starovë, ashtu sikurse Muço Çulli me gjirokastritin Çerçiz Topulli, atje në atë fushën e Shkodrës, apo Bajazit Rehova atje në fushën e Korçës, së bashku me dëshmorët e Orman Çiflikut. Veç duhet të ketë qenë e pafund dashuria e kolonjarëve që luftonin e vriteshin kudo e lypte nevoja e Atdheut. E kështu vijon ky katalog kushtuar Rilindasve kolonjarë, të cilët janë të shumtë dhe kanë shkruar faqe të tëra lavdie, të cilat i çuan më tej djemtë e vajzat kolonjare, me heroizmin që treguan gjatë Luftës Nacional – Çlirimtare dhe që veç të tjerave, dhe që i ka pasqyrur aq mirë gazeta prestigjoze “Kolonja”, e drejtuar me kompetencë nga zotërinjtë Kristaq Lako e tani nga Josif Risto. E vogël është Kolonja, por më thoni tani; a kemi të drejtë ne kolonjarët që të jemi krenarë për të shkuarën tonë? Dhe a ishte i saktë Noli i pavdekshëm, kur thosh se kolonjarët mbahen burra me mend dhe duan të jenë në çdo mexhlis të parë, deri edhe kryeministra?

Filed Under: Kulture

Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity

December 26, 2025 by s p

By Ramiz Tafilaj

Houston, Texas/

On the eve of the parliamentary elections, Kosovo is experiencing one of the harshest, noisiest, and most disheartening campaigns of the postwar period. Three days before the vote, political discourse has sunk into a vortex of verbal violence, slander, blackmail, and empty promises, pushing citizens ever further away from the belief that politics is a tool for improving their lives.

Instead of a competition of ideas, programs, and concrete visions for economic development, social justice, and state-building, political parties have plunged into a witch hunt, where accusations of “treason,” “collaboration with Serbia,” and “espionage” have become electoral currency. Serbia remains at the center of the campaign not as a state challenge requiring wise strategy and political unity, but as a weapon for mutual blackmail, in the hope that fear mobilizes more effectively than reason.

Amid this controlled noise, citizens forget—or are deliberately pushed to forget—the fact that these same parties left Kosovo without a functional government for nearly ten months. And the risk that this scenario will be repeated is real.

The problem lies not only with the parties, but also with the electoral system. Kosovo, as a single electoral district, deprives citizens of genuine representation. Candidates unknown to entire communities secure mandates in areas with which they have no social, cultural, or economic ties. Deputies who come from modest backgrounds display staggering wealth within a few months, without any convincing transparency.

There are deputies who, after the elections, no longer visit their hometowns, but live between Pristina and European capitals, giving the impression that they are disconnected from the reality of the citizens who voted for them. This is not representation—this is the appropriation of power.

Past governments, without exception, have had officials accused of corruption. Ironically, each of them declared a war on corruption, while in practice it only deepened. The great hope that the Vetëvendosje Movement would bring stability and radical change quickly faded. Instead of deep reform, polarization increased, hate speech intensified, and an exclusionary culture emerged that treated criticism as hostility.

The PDK and the LDK, each in their respective periods, did not show sufficient courage to genuinely break away from corruption and clientelism. AAK and NISMA, although with less weight, failed to offer a convincing systemic alternative.

Nevertheless, it is important to state clearly: no party is monolithic. Within each there are honest, professional, and dedicated individuals who would deserve the citizens’ vote.

The problem is that the current system makes it impossible to freely vote for a preferred individual beyond party boundaries.

Another illness of our political scene is the extreme personalization of power. Movements that function more as projects of a single leader than as democratic institutions endanger parliamentary democracy itself. In functional states, the leader has limited importance; decisions are made in parliament through debate, compromise, and a free vote.

When a party becomes synonymous with a single name, dissent is suppressed and criticism is excluded. This is not reform—it is regression.

And yet, despite the failures of political parties, Kosovo does not fail. The state will continue to exist, because for the first time it clearly finds itself in the same hemisphere of interests as its strategic allies, especially the United States of America.

This is a historic opportunity that should not be squandered by small, day-to-day politics.

Elections should not be a victory for one party, but a victory for the citizens. The next government, whoever it may be, must be equal toward all municipalities and citizens, without partisan distinctions.

In the end, the greatest responsibility rests with voters in Kosovo and in the diaspora: to vote with a clear mind, not with fear, not with hatred, but with the hope that their vote will not be stolen or misused.

Democracy is not perfect, but it is stronger when citizens do not give up.

May the elections of 28 December 2025 be a step toward a fairer, more representative, and more dignified Kosovo—a democratic and functional state.

Filed Under: Ekonomi

TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!

December 26, 2025 by s p

Besim Ndregjoni

 “AVOKATI I POPULLIT QË E KTHEJ PD NË VITIN 1994”

Fatëkeqsisht si shume herë të tjera në këtë vend të dashur por të çuditshëm fitoi imoraliteti i politikës , fitoi padrejtësia , fitoi pazari bisnes – politike , fitoi pabesia e komunistave të kthyer në antikomunista. Kurrë më shumë se kurrë këto ditë të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nuk më është kujtuar vepra e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë “Ra ky mort e u pamë!” Në vitin 1994 entusjazmi i antikomunistave shqiptar që kishin kaluar kalvarin dhe qëndresën ndaj partisë staliniste të Enver Hoxhës më shumë se çdo populli i europës, me një bilanc tragjik humbjesh njerzore, me mijëra familjarësh të humbur, me qindra vuatje kampesh çfarosëse, me të zhdukurish fëmijë, që nga kampi i tmerrshëm i Tepelenës, e deri në Këlmendin Preng Calit! Në mes të këtij entusjazmi politik shoqëror antikomunistët  ju drejtuam udhëheqjes së PD duke i dokumentuar krimin komunistë se të burgosurit politikë ishin trajtuar në kampin famëkeq të Spaçit, si skllevërit e mesjetës duke nxjerr tonelata miljona bakër e pirit nën kamxhikun e xhelatëve terroristë të Enver Hoxhës, dhe nuk ishin paguar nga ana financiare. Bazuar në konventat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut, kërkonim një ligj që njihej puna e papaguar! Por udhëheqja e PD jo që nuk e prit mire kërkesën tonë, por me mentalitet komunistë, përdori dhunë ndaj grevës së urisë të këtyre shqiponjave të lirisë! Një sinjal që kjo  forcë politike  skishte prirje antikomuniste dhe aspak konservatore. Ikona e antikomunizmit ,Prof. Sami Repishti do ta dënonte këtë veprim brutal të Partisë Demokratike që e kishin mbështetur antikomunistët, dhe e kishin sjell në pushtet si dallëndyshen e parë të lirisë. PD ishte e kënaqur që partia diktatoriale e Enver Hoxhës ndrroi emrin dhe nga Partia e Punës së Shqipërisë në Parti socialiste, ku loja luhej në pallatin e kongresit, me një dekor artistash që banin lojën kungulleshash , Dritëro Agolli bante thirrje të  ndrohemi në socialista dhe të shkëputemi nga enverizmi, në podjumin tjetër Kadri Roshi i kthente prapanicën Dritëroit, për këtë kërkesë dhe në llozhë diktatori Ramiz Alia duartrokiste këtë teatër kukllash. Nga arkivat e Unionit bashkëpuntorët e mi, më sollën në zyrë dokumentat pamjet e dhunës që ushtroi qeveria e asaj kohe ndaj grevës së urisë të burgosurve politikë  dhe dorëheqjen time si Shef Kabineti i Komitetit Kombëtar në mbrotje të grevës së urisë të viti 1994, se si ushtria me tanke shtypte grevën e të burgosurve politikë qeveria e  partisë  e demokratike , partia e parë opozitare. Ishte një turp, dhe një papërgjeshmëri e një force politike që e kishte shpallur vehten antikomuniste! Kjo ishte çarja e parë e PD me antikomunistat shqiptarë. A pati pasoja kjo ngjarje? Aq shumë sa u prishën ekuilibrat e shoqërisë dhe e çoi PD drejt humbjes pushtetit, sa solli vitin e zi 1997 kur bandat enveriste kapen armët kundra demokracisë me sebetin e firmave piramidale, dhe u kriju  një urretje ndaj veriut sa çdo natë Enverisat ne Vlorë brohorisnin me vargjet e Dritëro Agollit që ja kishte kushtuar Xan Caushit një rebeli vrasës  “ Robin Huti i Labërisë do të zhduki malokun e malsisë” dhe u zhvillua lufta e dytë civile e shekullit njëzet me objektiv të qarqeve antishqiptare të armiqësonin shqiptarët e jugut kundra veriut!

Udheheqësit e lartë të PS e kthyen Vlorën në një qendër kryengritje kundra Partisë Demokratike vetëm se ajo drejtohej nga një verior. U gabuan qarqet antishqiptare që vepronin dhe drejtonin PS këtë parti enveriste që ishte e gatshme të digjte Shqipërinë vetëm të merte pushtet. Po verioret dhe pse panë skena makabre në Vlorë duke thithur gjakun e punonjësve të shtetit,vetëm pse ishte verior,  nuk pranuan të vazhdonin luftën dhe urrejtjen ndaj vëllezërve të jugut! Dhe në mes të plumbave PS erdhi në pushtet, me mbrojte ideologjinë enveriste dhe shkatërroi sistem demokratik duke u  votuar në mes plumbave! Shteti ra, për pushtet të enveristave, dhe europa tallej me politikanët shqiptar që kërkuan mbrotje nga Europa që të vinin në pushte enveristat!

Antikomunistat shqiptarë me gjithë sjelljen e PD ndaj të drejtave dhe lirive të përndjekurve politikë, ata e mbrojtën  këtë forcë politike nga asimilimi dhanë dëshmorët e demokracisë në mbrotje të shtetit shqiptar dhe të pushtetit demokratik të drejtuar nga Dr. Berisha, Besnik Hidri, dhe Lek Çoku u vranë në Vlorë në mbrotje të shtetit shqiptar, Kujtim Frangu u vra në Lis të Matit në mbrotje të votave të PD nga xhelatët e PS, Ali Uka dhe Astrit Kalenja, u vranë në protestat e PD në mbrotje të lirisë në Tiranë. Sot kjo parti as nuk jua përmend emrin, as parardhsëve të tyre që janë mbi 6000 të zhdukur! PS në çdo dalje televizive përmend 4 të vrarët e 21 janarit, duke akuzuar PD! Po PD pse hesht per deshmoret e saj që i vrau PS, 1997-1998! PD i ka harruar dëshmorët antikomunistë që dhanë jetën për të mbrojte këtë forcë politike, i ka harruar krimet e komunizmit, që përballuan këta shqiptarë që përfaqësojnë 40% të popullit shqiptar, ajo kujton se ka krijuar një elektorat prej pushtetit që ka pasur, dhe i bashkohet heshtjes së komunistave të rilindjes që duan të fshijnë të kaluarën diktatoriale që kaluan të përndjekurit politikë dhe pronarët shqiptarë. Ku vete kjo parti që ka 35 vite që spërcakton itenditetitn e sajë politikë ideologjike! Viti 2025 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë sinjale të forta në dënimin e krimeve të komunizmit, Kongresi Amerikan futi me ligj në kurikulumet shkollore krimet e komunizmit. Me gjithë kërkesën tonë drejtuar paralamentit PD përfaqësuesja jonë ju bashku heshtjes së rilindjes komuniste. Me dt.2 nëndor 2025 doli Proklomata e Presidentit Donald Tramp që shpalli “Javën antikomuniste” PD heshti dhe nuk e përshëndeti këtë proklomatë botërore për dënimin e krimeve të komunizmit! Dhe në fund me 11 dhjetor 2025, PD ishte në provë që të merte për të përndjekurit politikë një institucjon kushtetues “Avokati i Popullit” dhe këtu bëri marrveshjen e fshehtë me PS dhe në atë institucjon dërgoi një soriste që drejtonte një forcë politike Marksiste-Leniniste, dhe e kaloi në heshtje kanditaturën përfaqësues i të përndjekurve politikë që kishte gjithë vitin që Dr. Berisha e paraqiste si kanditaturë të opozitës! 35 deputet të opozitës u diskridetuan para shqiptarve, ku në mes tyre ishin dhe deputet që vinin nga shtresa e të përndjekurve politikë, dhe këta deputet as nuk u skuqen as nuk u zverdhën por zgjodhën turpin para kombit si tradhëtar të kauzës së familjeve të tyre, thjesht për një rrogë të majme. PD ka 35 vite që nuk flet për krimet e komunizmit, që nuk thotë jam antikomuniste, por vazhdon populizmin e 90 një rrymë ideologjike e dështuar totalishtë, dhe në kundërshtim me politikën e SH.B.A. për luftë ndaj të së majtës ekstreme!

 Jam i ndërgjegjshëm se mazhoranca që me vrau e burgosi për 50 vite do ishte e detyruar të votonte po të bllokonte PD  parlamentin e të deklaronte botërisht se vetëm antikomunistat do ta drejtojnë “Avokatin e Popullit”, fatkeqësisht këtë nuk mund ta bënte PD se e kishte hëngër çorbën e marrveshjes. Harroj e shkreta forcë politike që  ne votojme nga 35 vite. Turp për këtë forcë politike që gjunjëzohet përballë partisë kriminale që ka zhduk 6000 shqiptare pa varre, që burgosi dhe shuajti 38.000 të burgosur politikë.

 E pa imagjinueshme.

Liria që flasim çdo dite u cenua , demokracia u venit , të persekutuarit u ridenuan, njeriu i ndershem nuk doli mbi uje në  këtë kenete të ndotur të politikës komuniste përfaqësuar nga dy parti që skan demokraci por kan një vizion Shqipëria të drejtohet nga xhelatët e komunizmit.

Por për misionin tim  jam  krenar që humba besimin e atyre që shiten e blihen që bëjne  pazare që nuk respektojne votuesit e tyre , të atyre që përkrahësit tyre  i  quajne armiq dhe si të tille  nuk duhet të  jenë  në istituticionet e larta shtetërore. 

Por kam  fituar respektin e mijra njerzve duke punuar për ta , i kam ndihmuar  sa kam  patur mundesi kam luftuar për të drejtat e lirite e tyre .

Kam fituar të drejten morale për me qëndru  i forte , i vetdijshem për misionin por edhe i ndërgjegjshëm se lufta për të drejtat e njeriut është e gjate me pengesa por është mision që nuk ka fund.

Pushkatimi politik që mu bë me 11 dhjetor, 2025 me motivon të mos  tërhiqem nga kauza e lirisë, ata që më  mbeshteten dhe më  ndihmuan i falënderoi, dhe ju betohem se do ta mbrojë lirine dhe demokracine nga pushtimi komunist i politikes shqiptare, të drejtuar nga dy parti komuniste që shiten si demokratike, por si mision, kanë ideologjia komuniste të drejtoi Shqipërinë tonë të dashur dhe të vrarë nga kjo ideologji prej 80 vitesh,  do të  mbaj  qëndrim burrëror ndaj atyre që shpresove por më zhgënjyen.

Sot jam me bashkevuajtsi e mi më shume se kurrë.

Filed Under: Interviste

PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE

December 24, 2025 by s p

Nikë Gashaj/

Në shkencën shqiptare dhe nga shumë autorë të huaj prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptarëve është e vërtetuar. Për shkak të hapësis së kufizuar, po fokusohe vetëm në disa hulumtues të njohur shkencor.

Filozofi i njohur Gotfrid Vilhelm Lajbnic (1646-1717) u muar me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar më 1897 në revistën rumune Albania, deklarohet se në bazë të studimeve të tij është bindur se ”shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë”.

Historiani suedez, Hans Erik Tunman(1746-1778), profesor universitetit në Gjermani, ishte një nga shkencatarët e parë, që u muar me studimin mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhësh të Teododhor Kavaljotit( greqisht, sllavisht e ship) të botuar më 1770. Në veprën e tij për historinë e popujve të Evropës Lindore (1774), arriti në konkludim se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire.

Johan Georg Fon Han(1811-1869), teoricieni austriak është marr me studimin e gjuhës shqipe së bashku me gjuhëtarin Konstadin Kristoforidhi. Më 1854 ai botoi veprën e tij, me tre vëllime, Studimet Shqiptare, mbi kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare. Ai ishte, ndoshta i pari që studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër. Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire. Në bazë të studimeve të tij, arrinti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e ilirishtes.

Gjuhëtari i njohur, Franc Bop (1791-1867), profesor në Universitetin e Belinit, botoi veprën e tij më 1854, duke vërtetuar përfundimisht se shqipja bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër në Evropë. Gustav Majer (1850-1900), profesor në Universitetin e Gracit dhe antar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, botoi studimin e tij Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropianen, më 1883. Ai njihet veçanarisht për hartimin e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, më 1891. Në sajë të studimeve të thella shkencore arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ilirishtja dhe përbënte një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.

Maksimilian Lamberc (1882-1963), pas vizitës që bëri në Shqipëri si emisar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe mitologjisë shqiptare. Pastaj, në Laipcig vazhdoi studimet në fushën e albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe në vitet 1954-59 hartoi dhe botoi Veprën mbi gjuhën shqipe, në tre vëllime. Në studimet e tij mbështeti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët dhe të gjuhës shqipe nga ilirishtja.

Shkencatari, Edwin Jacques, thekson: Nuk ka pikë dyshimi që shqiptarët e sotëm janë historikisht pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve.

Shkencatari, Serge Metais, shkruan: Sipas të gjithë treguesve – pikësëpari, për shkak të vetë gjeografisë – ilirët kanë qenë praardhësit e shqiptarëve. Në prag të pushtimit romak, ata zinin të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, nga Istra deri në Epir. Në brendësi të gadishullit, ata ishin vendosur, në veri, të paktën deri te rrjedha e lumit Sava dhe, në lindje, deri te Morava e Jugut dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Më tutje studiuesi Metais shton: Në shekullin II të erës sonë, ku ilirët ndodheshin nën zgjedhën romake, gjeografi Ptolemeu bënte fjalë për ekzistencën e një fisi të albanëve (Albanoi), kryeqyteti i të cilëve qenkësh Albanopolis.

Profesor Eqrem Çabej (1908-1980), pa dyshim, është figura më e shquar në fushën e albanologjisë. Për gati gjysmë shekulli ai bëri studime, botoi vepra të shumta nga gjuha dhe letërsia shqipe, ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e etnografisë, folklorit dhe etimologjisë, leksikologjisë, të origjinës së gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhë tjera indoevropiane dhe njësimin e normës letrare. Në bazë të studimeve subtile shkencore arriti në përfundim se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe të banorëve të parë indoevropianë në Ballkan. Kumtesa e tij gjuhësore në Kolokuiumin e Parë mbi Studimet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime të tjera të shumta”vërtetuan në mënyrë bindëse origjinën ilire të gjuhës shqipe dhe autoktoninë e popullit shqiptar”.

Profesor Kostallari, ish drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, arriti po të njëjtin përfundim si dhe kolegu i tij Çabej. Gjithashtu, Aleks Buda, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, në një konferencë që drejtoi, më 2-4 korrik 1982, theksoi”vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autoktoninë e shqiptarëve në trevat e tyre.” Mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë janë marr dhe profesorët e njohur: Shaban Demiraj, Mahir Domi e të tjerë.

Në Enciklopedinë e Përgjithme të Entit Leksikografik të Jugosllavisë, Zagreb, 1977, fq.81 thuhet:”Shqiptarët, popull me prejardhje indoevropiane thrakase-ilire. Banorët më të vjetër në Shqipëri kanë qenë Ilirët; vetë emëri Shqiptar rrjedhë nga emëri Ilir- të fisit Albana”.

Historiani dhe akademiku i njohur serb, Radeta Mihalçiq, autor i librit të historisë të klasës së 6-të, të shkollës fillore në Beograd(2014.), ndër të tjerat ka shkrua: “Shqiptarët janë vendas-autokton të Gadishullit Ballkanik dhe se ata kanë ardhur në të shumë më heret se Sllavët. Për ta bërë më të qartë, flasim për ilirët, që banonin në trojet e Ballkanit Perëndimor, prej nga kanë dalur më vonë shqiptarët, të cilët u quajtën kështu nga popujt dhe shtetet e Evropës Perëndimore.

Prandaj, shqiptarët si popull i veçantë dhe autonkton janë me origjinë ilire dhe janë të vetmit që e kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe veçantitë e tjera kombëtare. Ai thotë se Stefan Nemanja dikur i ka pasur okupuar territoret e Shqipërisë së veriut. Më tutje nënvizon, se sllavët kanë ardhur në Kosovë dhe aty kanë gjetur ilirët që janë shqiptarët e sotëm dhe ua kanë marrë-plaçkitur shtëpitë dhe arat, andaj ata kanë qenë të detyruar të dalin në mal – bjeshkë dhe të kujdesen për bagtinë e tyre. Me këtë, autori dëshmon se serbët kanë qenë pushtues të tokave shqiptare.

Rreth këtij libri pati shumë polemika në opinionin publik dhe kritika. Në veçanti, kritikat më të mëdha ka pasur nga Kisha Ortodokse serbe, në krye me Patriarkun Irinej, i cili pohimin e e autorit Mihalçeviq, se shqiptarët janë popull autokton të Ballkanit me origjin ilire, e quajti të pavërtetë, një turp i paparë për popullin serb, i cili ka rrënjët e veta dhe historinë e vet.

Fakti që dikush po përpieqet të rishikoj historinë tonë me gënjeshtra, se serbët e paskan pasur okupuar Kosovën në të kaluarën historike të banuar nga shqiptartë, paraqet një skandal të madh, thotë Irinej

Në anën tjetër, ish profesori i fakultetit filozofik në Univeritetin e Beogradit, tani historian në pension, Rade Mihaleviq autori i tekstit të diskutueshëm, thekson se qëndron pas të gjitha konstatmeve dhe qendrimeve historike të përmbajtura në librin në fjalë, dhe se ato janë razultat i një hulumtimi të tij afatëgjatë. Ajo që mund të garantoj me emrin dhe mbiemrin tim personal është se nuk ka absolutisht asnjë gabim në libër. Së pari e kam lexuar tërësisht të gjithë literaturën mbi temën dhe gjithçka që kam shkruar bazohet në fakte historike.

Mirëpo, teksti shkollor u modifikua në bazë të vërejtjeve që Patriarku Irinej i dërgoi Ministrit të Arsimit të Serbisë, në mars 2014. Prandaj, nën presionin e Kishës Ortodokse serbe, Ministria e Arsimit dhe Enti për libra, nga libri në fjalë i hoqën faktet historike, se shqiptarët janë autokton në Ballkanin Perëndimor dhe se janë me origjinë ilire.

Sikurse në kohët e kaluara edhe sot në kontinuitet nga autorë të ndryshëm dhe qarqe antishqiptare ka orvajtje për mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve për qëllime të caktuara hitorike dhe politike. Për shembull, ish-deputetja prof. dr. Jelisava Kaleziq në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 2016, u shpreh: nuk është e vërtet teza se shqiptarët janë me prejardhje ilire. Në gazetën”Dan”, më 21. korrik 2016. Akademiku Zoran Llakiq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, e botoi një artikull në të cilin mohon prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre.

Ndër të tjerat, thotë: Shqiptarët janë të ardhur nga Rumunia në Mat, përmbi Tiranë në shekullin X të erës tonë. Ndërsa në vitin 548 të erës tonë në Durrës kanë ardhë serbo-malazezët. Më tutje Llakiqi thotë: Shqiptarët në tërë hapësirë ku jetojnë, jo vetëm që nuk janë popull autokton, por as pakicë kombëtare. Në të vërtetë ata janë diasporë. Më pas me 24 korrik 2016. në gazetën “Dan”e botova një shkresë ku prezantova disa njohje shkencore nga autorë të huaj dhe shqiptarë mbi prejardhjen ilire dhe autoktoninë shqiptare, meqënse, kjo gazetë mjaftë lexohet në Mal të Zi. Në atë mënyrë e demantova shkresën e Akademikut Zoran Llakiq.

Me sa di unë, janë të paktë autorët sllavë të cilët pranojnë faktet historike mbi origjinën ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre në Ballkanim Perëndimor. Përkundrazi, ata bëjnë përpjekje për falsifikimin e tërë historisë dhe kulturës shqiptare. Mu për këtë arsye, ata trillojnë teza të ndryshme johistorike mbi prejardhjen shqiptare. Në Kohën e fundit, e shfaqën tezën e migrimit, sipas të cilës shqiptarët emigruan nga Sicilia, ku mbërritën nga Kaukazi në shekullin 10-të ose 11-të.

Më në fund, sa për njoftim, kam pas rastin të marr pjesë në një tubim të madh shkencor mbi etnonenezën e malazezëve, i cili u mbajt shumë kohë më parë, më 19 qershor 1981, në Titogradin e atëhershëm. Historianë, etnologë dhe politikanë të njohur të asaj kohe në kumtesat dhe diskutimet e tyre paraqitën teza të ndryshme historike mbi etnogjenezën e malazezëve.

Disa pjesëtarë mbrojtën tezën historike për origjinën malazeze nga serbët. Ndërsa, pjesmarrësit të tjerë mbrojtën tezën historike për etnosin autokton malazez.

Mirëpo, ajo që më tërhoqi vemendje të veçantë ishte diskutimi i dr. Mirko Bajraktareviqit, i cili si hulumtues shkencor theksoi: ”Shumica e popullsisë së Malit të Zi është me origjinë shqiptare.” Më pas ai kërkoi nga gazetarët, që nëse marrin pjesë në atë takim, të mos ua japin mediave tezën e tij historike mbi origjinën e malazezëve nga shqiptarët, për arsyer politike, meqenëse sipas tij, Shqipëria mund të ketë pretendime territoriale në Malin e Zi. Në diskutimin e tij nuk pati reagime nga pjesëmarrësit tjerë të tubimit shkencor. Mirëpo, në popull thuhet: “Heshtja paraqet pajtim“!

Filed Under: Fejton

Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”

December 24, 2025 by s p

Intervistoi: Sokol Paja/

1. I nderuar z. Halilaj përgëzime për çmimin në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”. Çfarë përfaqëson ky konkurs?

Konkursi ku u shpalla fitues është New York Photography Awards, një konkurs ndërkombëtar që vlerëson fotografë nga e gjithë bota. Për të njëjtën fashion editorial photo, unë fitova Gold Winner dhe gjithashtu Silver Winner në kategorinë Fashion Photography – Editorial. Këto çmime janë njohje ndërkombëtare për punën dhe vizionin tim artistik, dhe për mua përfaqësojnë motivim dhe afirmim të nivelit tim profesional.

2. Cila është historia e këtij konkursi dhe vlerat artistike që përfaqëson?

New York Photography Awards është një konkurs prestigjioz që promovon kreativitetin, origjinalitetin dhe storytelling-un vizual. Ai mbledh profesionistë nga e gjithë bota dhe vlerëson punime me identitet artistik të qartë dhe nivel të lartë profesional. Çmimet e tij janë shumë të respektuara në industrinë e fotografisë.

3. Cilat ishin të veçantat e punimeve tuaja artistike? Çfarë kombinojnë ato?

U paraqita me një fashion editorial photoshooting, të realizuar në Central Park, New York. Konkursi kishte shumë pjesëmarrës ndërkombëtarë, gjë që e bën fitimin e çmimeve edhe më të vlefshëm. Punimet e mia kombinonin modën me ambientin urban dhe natyrën, me fokus në storytelling vizual dhe detaje artistike.

4. Çfarë stilistike dhe kompozimi kanë punimet dhe cili është dimensioni i tyre?

Fotografitë dallohen për stilistikën editorial, kompozimin, përdorimin e ndriçimit natyror dhe mënyrën se si moda ndërthuret me ambientin e New York-ut. Projekti ka një dimension kulturor dhe emocional, sepse si dizajnerja ashtu edhe modelja ishin shqiptare, duke treguar talentin shqiptar në një skenë ndërkombëtare.

5. Ky konkurs a ishte një promovim i talentit dhe identitetit shqiptar në skenat ndërkombëtare?

Fotografitë që u vlerësuan u realizuan në Central Park, New York, dhe projekti përfaqëson kreativitetin dhe identitetin shqiptar në një nivel botëror. Juria ishte ndërkombëtare dhe shumë profesionale, me fotografë, redaktorë dhe kuratorë arti nga vende të ndryshme, duke përfshirë: Gigi Chung (SHBA), Alessandra Minotti (Itali), Robert Lie (Indonezi), Pieter Clicteur (Belgjikë) dhe të tjerë. Juria vlerësonte kryesisht kreativitetin, origjinalitetin dhe storytelling-un vizual. Çmimet Gold dhe Silver Winner përfaqësojnë jo vetëm suksesin tim personal, por edhe një afirmim të talentit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

6. Cili është projekti juaj i radhës?

Aktualisht jam duke punuar në projekte të reja në fashion editorial photography dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Fotografia është një media shumë e fuqishme, sepse transmeton emocione, ruan momente dhe ka aftësinë të ndikojë në perceptimin e kulturës, modës dhe identitetit.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • …
  • 2857
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Urgjenca dhe Protesta si regjim. Pse ritmi i revoltës prodhon pushtet, jo ndryshim?
  • Kur një korb flet shqip: pse “Korbi” i Nolit nuk është thjesht përkthim i POE-s
  • “Nomos”
  • 𝒁𝒆̈𝒓𝒊 𝒊 𝒅𝒆̈𝒔𝒉𝒎𝒊𝒕𝒂𝒓𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒍𝒍𝒆̈ 𝒑𝒂𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒔𝒆̈
  • Kush ishte shkrimtari shqiptar që kishte letërkëmbim dhe vlerësohej nga Viktor Hygo
  • Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim
  • Shqiptarë – fjala hyjnore që na mban gjallë edhe nga larg
  • Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës në Tiranë
  • Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër
  • Vatra Long Island dhe shkolla shqipe “Gjergj Fishta” ju ftojnë në festën e Pavarësisë së Kosovës më 15 shkurt 2026
  • Azem Shkreli, më i zëshmi zë i këndimit të kushtrimshëm të fjalës së shpirtshme
  • LIN DELIJA, ART, BESIM DHE IDENTITET NË MËRGIM
  • LIRIA KISHTE EMËR? PO HAGA E DREJTËSISË PSE S’ËSHTË ME DREJTËSINË?
  • Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
  • VATRA KËRKON DREJTËSI NË HAGË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT