• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fadil Karakaçi, kontributi në letrat shqipe

June 17, 2024 by s p

Dr. Gëzim Puka/

Fadil Karakaçi, një emër shumë pak i njohur në letrat shqipe. Ndërsa po bënim një studim për disa periodikë shqiptarë, fillimisht në faqet e revistës “Kultura Islame”, e cila qarkulloi në vitet ’39 – ’44, gjetëm një artikull të këtij autori. Shkrimet e tij në ato numra përqendroheshin më shumë tek çështje të linguistikës. Duke e thelluar kërkimin bibliografik na rezultoi se ky autor kishte botuar disa shkrime, në po ato vite, në organe të tjera periodike, si tek: “Shkëndija”, “Tomori”, “Tomori i vogël”, “Balli i rinisë”, “Shejzat” e më vonë në Itali tek “Trapani Nuova”. Ndërsa u befasuam edhe nga titulli i një drame, “I nemici del popolo”, botuar nga një shtëpi botuese italiane në vitin 1957.

Kërkuam disa gjurmë të Karakaçit në Itali, ku mësohet të ketë mbaruar studimet e larta dhe ku më vonë mori edhe statusin e refugjatit politik.

Një tjetër fakt që na duket interesant për t’u përmendur, përveç studimeve universitare në Itali, është edhe se ai ishte biri i një hoxhe të njohur në Shkodër, Hafiz Jusuf Muharrem Karakaçi (1863-1945).

Kështu kompozuam një skicë studimore për këto shkrime në dukje kaotike, por që dëshmojnë interesin e gjerë të këtij autori për letërsinë dhe gjuhën shqipe. Mund të veçohen disa nga sprovat e tij të botuara aty-këtu, si: Eurythmi (Kultura Islame 1940), Ekloget e Virgjilit (Shkëndija 1941), Sidomos (Balli i Rinisë, 1942).

Më së fundmi, duke gërmuar nëpër arkiva, gjeta edhe një formular aplikimi ku ka një foto të Fadil Karakaçit, të bashkëshortes italiane dhe të bijave.

Filed Under: Fejton

Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit

June 17, 2024 by s p

Krushë e Madhe, 17 qershor 2024/

Me rastin e ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik Ukshin Hoti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë bustit të tij dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.

Në përkujtim të figurës së tij, kryeministri shprehu nderimet më të larta dhe mirënjohjen e thellë për jetën dhe veprën e profesor Ukshin Hotit. “Ashtu qysh rikthehemi në Krushë të Madhe për çdo ditëlindje dhe sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve, gjithashtu e rilexojmë veprën e bacës Ukë, sepse ajo është përherë aktuale dhe flet për kohën tonë jo më pak se sa për kohën kur ai shkroi, studioi, punoi, jetoi e veproi”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri u shpreh se e vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit, teksa rikujtoi se ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë në maj të vitit 1999. “Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivën e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit”, shtoi kryeministri.

Ai nënvizoi dhe se tashmë e kemi një Komision me vendim të Qeverisë, që do ta bëjë ribotimin e veprës së plotë të Ukshin Hotit, dhe njëkohësisht do të botojë edhe tekste, dokumente të pabotuara deri më tani, duke rikujtuar që një pjesë e konsiderueshme e teksteve janë djegur atëherë kur është djegur kjo shtëpi e cila sot është Shtëpi Muze.

“Populli i Kosovës jeton i lirë, i pavarur, kemi shtetin tonë, Republikën e Kosovës, Republikën për të cilën edhe në kuptimin teorik edhe në aspektin praktik ka bërë aq shumë Ukshin Hoti dhe kriminelët kanë ikur, ndërkaq pasardhësit e Ukshin Hotit edhe biologjik edhe politik ja ku janë, ja ku jemi bashkë”, përmbylli prononcimin kryeministri.

Përgjatë vizitës, kryeministri Kurti shkroi dhe në librin e kujtimeve të Shtëpisë Muze:

“Rikthehemi në ditëlindjen e prof. Ukshin Hotit, për çdo vit në Krushë të Madhe, dhe, sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve. Rikthimi në Krushë të Madhe dhe rileximi i veprës së Ukshin Hotit janë detyrë kombëtare dhe qytetare dhe njerëzore për secilin dhe të gjithë. Shtëpia Muze është vend i lavdisë historike shqiptare të mendimit të thellë politik dhe të një jete të jetuar denjësisht”.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Sot, me rastin e 81-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit, i cili nuk ka datë vdekje meqenëse është i zhdukur dhe sot e kësaj dite nuk është zbardhur fati i tij, erdhëm bashkë me kolegë e me aktivistë këtu në Krushë të Madhe, te Shtëpia Muze, që të shprehim nderimet tona të larta dhe mirënjohjen e thellë për jetën dhe veprën e tij.

Ashtu qysh rikthehemi në Krushë të Madhe për çdo ditëlindje dhe sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve, gjithashtu e rilexojmë veprën e bacës Ukë, sepse ajo është përherë aktuale dhe flet për kohën tonë jo më pak se sa për kohën kur ai shkroi, studioi, punoi, jetoi e veproi.

E vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit, për shkak se është pak e besueshme që zhdukja e tij ka qenë e rastësishme. Ai nuk është zhdukur në burg, ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë, në maj të vitit 1999. Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivën e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit.

Më vjen mirë që më në fund e kemi një Komision me vendim të Qeverisë, që do ta bëjë ribotimin e veprës së plotë të Ukshin Hotit, dhe njëkohësisht do të botojë edhe tekste, dokumente të pabotuara deri më tani. Gjithnjë me pikëllim që një pjesë e konsiderueshme e teksteve janë djegur atëherë kur është djegur kjo shtëpi e cila sot është Shtëpi Muze. Sidoqoftë, populli i Kosovës jeton i lirë, i pavarur, kemi shtetin tonë, Republikën e Kosovës, Republikën për të cilën edhe në kuptimin teorik edhe në aspektin praktik ka bërë aq shumë Ukshin Hoti dhe kriminelët kanë ikur, ndërkaq pasardhësit e Ukshin Hotit edhe biologjik edhe politik ja ku janë, ja ku jemi bashkë.

Filed Under: Reportazh

VATRA QUEENS – NY PËRKUJTOI 25 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS

June 17, 2024 by s p

Dr. Skënder Murtezani/

Vatra Queens – NY u mblodh pas një thirrje komunitetit shqiptar në NY e më gjërë për ti thënë edhe njëherë faleminderit Forcave Ajrore dhe më vonë edhe Tokësore dhe Detare të SHBA-së dhe NATO-s në këtë muaj të 25 vjetorit të fitores kundër të keqes që i erdhi Ballkanit nga një person mentalisht jo stabil Sllobodan Millosheviç të cilin u munduan qarqet më të errëta shoveniste serbe ta përdorin për qëllimet e tyre ekspansioniste. Për fat të keq duke përdor diferencat në komb në fe apo në pikëpamjet e ndryshme kulturore dhe historike. Edhe pse që në fillim të janarit ideja ka qenë që takimin ta hap kryetari i respektuar i Federatës Vatra z.Elmi Berisha, neve përsëri na nderoi pjesëmarrja e sekretarit të Vatrës Dr.Pashko Camaj dhe editorit tonë të respektuar z.Sokol Paja. Folësi jonë kryesor erdhi që nga Bostoni e na kishte përgatitur një video origjinale dhe një histori të ndodhive që u paraprinë bombardimeve. Unë edhe njëherë falenderova grupin e Senatorëve dhe Kongresmenëve Amerikanë që kontribuan që të fillojë fushata ajrore e bombardimeve mbi Serbi, nën lidershipin e presidentit Clinton. Ata janë Presidenti i sotëm Biden, Sen. Bob Dole, Sen. McCain, Ms Madeline Albright, Ambasadori Richardson dhe diplomati pa portfol por me shumë peshë z. William Walker.

Si parim presidenti Clinton e mori rezolutën 1160 e cila mori forcën ekzekutuese më 31 mars 1998 me të cilën i shtrohej embargo në armatim tërë territorit të Serbisë, Malit të Zi, kuptohet dhe Kosovës si pjesë e Serbisë asokohe, i ndalohej Serbisë përdorimi i pa matur i fuqisë ushtarake. Në fjalimet e tij presidenti Clinton bindi tërë komunitetin e civilizuar botëror, por mori edhe përkrahje politike edhe nga Rusia e atëhershme se mos intervenimi do të ishte një vepër e pamoralshme e botës së lirë. Prandaj unë edhe vendosa të citoj një pjesë të fjalimit të presidentit Clinton në adresimin e tij popullit Amerikan, në fund të fushatës ajrore. Presidenti Clinton është një hero i gjallë, një diplomat që e vë jetën e njeriut përpara çdo lloj politike të ditës. Ai është shembull i rrallë i një politikani vizionar që nuk bie pre e politikave të korruptuara dhe të përfaqësuara nga shumë politikanë që kanë moralin në fund të agjendës së tyre.

Text of President Bill Clinton’s Address to the Nation:

“My fellow Americans, tonight, for the first time in 79 days, the skies over Yugoslavia are silent. The Serb army and police are withdrawing from Kosovo. The 1 million men, women and children driven from their land are preparing to return home. The demands of an outraged and united international community have been met. I can report to the American people that we have achieved a victory for a safer world, for our democratic values, and for a stronger America. Our pilots have returned to base. The airstrikes have been suspended. Aggression against an innocent people has been contained and is being turned back. When I ordered our armed forces into combat, we had three clear goals: to enable the Kosovar people, the victims of some of the most vicious atrocities in Europe since the Second World War, to return to their homes with safety and self-government; to require Serbian forces responsible for those atrocities to leave Kosovo; and to deploy an international security force, with NATO at its core, to protect all the people of that troubled land, Serbs and Albanians alike. Those goals will be achieved. Unnecessary conflict has been brought to a just and honorable conclusion. The result will be security and dignity for the people of Kosovo, achieved by an alliance that stood together in purpose and resolve, assisted by the diplomatic efforts of Russia. This victory brings a new hope that when a people are singled out for destruction because of their heritage and religious faith and we can do something about it, the world will not look the other way. I want to express my profound gratitude to the men and women of our armed forces and those of our allies. Day after day, night after night, they flew, risking their lives to attack their targets and to avoid civilian casualties when they were fired upon from populated areas. J , 6/15/24, 7:58 AM Clinton Announces The End Of The War In Kosovo – AustralianPolitics.comhttps://australianpolitics.com/…/clinton-announces-end…/ 1/5 I’m also grateful to the American people for standing against the awful ethnic cleansing, for sending generous assistance to the refugees and for opening your hearts and your homes to the innocent victims who came here. I want to speak with you for a few moments tonight about why we fought, what we achieved and what we have to do now to advance the peace and, together with the people of the Balkans, forge a future of freedom, progress and harmony. We should remember that the violence we responded to in Kosovo was the culmination of a 10- year campaign by Slobodan Milosevic, the leader of Serbia, to exploit ethnic and religious difference in order to impose his will on the lines of the former Yugoslavia. That’s what he tried to do in Croatia and Bosnia and now in Kosovo. The world saw the terrifying consequences: five hundred villages burned; men of all ages separated from their loved ones to be shot and buried in mass graves; women raped; children made to watch their parents die; a whole people forced to abandon in hours communities their families had spent generations building. For these atrocities, Mr. Milosevic and his top aides have been indicted by the International War Crimes Tribunal for war crimes and crimes against humanity. I will never forget the Kosovar refugees I recently met…”

Filed Under: Politike

Baba

June 17, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Ekziston një thënie e famshme: “Çdokush mund të bëhet baba, por duhet dikush i veçantë për t’u bërë baba”. Në të vërtetë, të jesh baba është shumë më tepër sesa prindërimi biologjik; biologjia nuk është as një kërkesë për rolin. Përkundrazi, do të thotë një përkushtim dhe investim në jetën e një fëmije – të qenit i pranishëm, mbështetës dhe aktivisht i përfshirë në edukimin e tyre.

Natyrisht, atësia, si çdo prindër, nuk është pa sfida, të cilat mund të përfshijnë balancimin e përgjegjësive të punës, përballjen me mesazhe konfuze nga bota e jashtme dhe të mësuarit për t’u besuar instinkteve – si tonat ashtu edhe të fëmijëve tanë.

Ata që rrisin fëmijët në sytë e publikut mund të përballen me sfida shtesë, por dashuria mbështet çdo luftë. Nga yjet e televizionit te politikanët tek atletët, disa baballarë të famshëm kanë përqafuar me krenari dhe publikisht rolin transformues të atësisë gjatë viteve. Pavarësisht nëse na i mirëpritën gjatë udhëtimit të tyre prindëror ose thjesht u ndjenë si figura kolektive atërore.

Mbi të gjitha, fëmijët kanë nevojë për dashurinë tonë të pakushtëzuar – pavarësisht nëse kanë sukses apo bëjnë gabime; kur jeta është e lehtë dhe kur jeta është e vështirë.

Barack Obama, baba i dy fëmijëve.

Nuk e di se çfarë është më sfilitëse për prindërimin: zgjimi herët apo të bësh sikur e di se çfarë po bën.

Jim Gaffigan, baba i pesë fëmijëve.

Është mënyra ime, për të marrë sprovat tuaja dhe për t’i kthyer ato në triumfe, për t’i kthyer garat tuaja në fitore, për të luftuar dhe për të mos lejuar kurrë që dikush tjetër t’ju përcaktojë ose t’ju mundë.

Ne nuk duhet të kuptojmë gjithçka si prindër, por nëse drejtojmë me dashuri dhe më pas shkojmë e gjejmë informacionin, ne dalim dhe sigurohemi që fëmijët tanë të kenë një jetë për të cilën kemi punuar shumë.

Dwyane Wade, duke rritur pesë fëmijë.

Diku përgjatë vijës, e kuptova, e vetmja gjë që me të vërtetë, mendoj, përfundimisht që një prind mund të bëjë është të thotë të dua, nuk ka asgjë që mund të bësh gabim, nuk mund të lëndosh ndjenjat e mia, shpresoj të më falësh me raste, dhe cfare ke nevoje te bej. Ju ua ofroni atë atyre. Unë do të bëj gjithçka që mundem për t’ju mbajtur të sigurt. Kjo eshte. Ofroni atë dhe më pas thjesht duajini ata.

Tom Hanks, baba i katër fëmijëve.

Gjëja më e madhe që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë të dijë se është i dashur dhe i aftë të dashurojë.

Fred Rogers, baba i dy fëmijëve.

Ndjej se dhurata më e madhe që mund t’u bëj fëmijëve të mi është liria për të qenë ata që janë… Nëse është një lis, unë dua që të rritet si një pemë lisi. Nuk do të përpiqem ta detyroj të jetë një pemë molle.

Will Smith, baba i tre fëmijëve.

Të jesh i pranishëm me fëmijën tënd, kjo është dhurata më e madhe që mund t’i bësh çdo fëmije – vëmendja jote.

David Beckham, baba i katër fëmijëve.

Blerja e një peshku të artë për fëmijën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për t’i mësuar atij përgjegjësinë për 24-36 orë.

Conan O’Brien, baba i dy fëmijëve.

Ju i doni ata; ju përpiqeni t’u jepni atyre mundësi për të ndërtuar vetëvlerësim dhe për të besuar në vetvete. Nuk mund t’i thuash dikujt se është i mrekullueshëm. Ju duhet t’u jepni atyre mundësi për t’i treguar vetes se janë të shkëlqyer.

Dax Shepard, baba i dy fëmijëve.

Qëndrimi që keni si prind është ajo që fëmijët tuaj do të mësojnë më shumë nga ajo që ju tregoni. Ata nuk e mbajnë mend atë që ju përpiqeni t’u mësoni. Ata kujtojnë se çfarë jeni.

Jim Henson, baba i pesë fëmijëve.

Filed Under: ESSE

100 vjet më parë, Fan Noli kryeministër i Shqipërisë

June 17, 2024 by s p

Albin Kurti/

Sot janë mbushur saktësisht 100 vjet që nga dita kur Fan Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë. Ishte 16 qershori i vitit 1924, kur ai u vendos në krye të qeverisë shqiptare dhe e ngriti një kabinet qeveritar me shtatë ministri, njëra prej të cilave pa portofol. Në kabinetin e Nolit, Sulejman Delvina ishte Ministër i Jashtëm; Rexhep Shala – Ministër i Brendshëm; Luigj Gurakuqi – Ministër i Financave; Stavro Vinjau – Ministër i Arsimit; Kasëm Qafëzezi – Ministër i Luftës; Qazim Koculi – Ministër i Bujqësisë dhe Xhemal Bushati – Ministër pa portofol.

Fan Noli erdhi në krye të Shqipërisë si kryeministër i qeverisë së saj, si një nga drejtuesit e Lëvizjes së Qershorit, një organizimi opozitar që në mes të qershorit 1924, e pëmbysi qeverinë e kryeministrit Iljaz Vrioni, i cili ishte një eksponent në pushtet i liderit politik të atyre viteve, Ahmet Zogut. Kjo përmbysje që është quajtur edhe revolucion, ishte rezultat i përplasjeve të ashpra dhe rivaliteteve të forta politike në vitet e para pas Luftës së Parë Botërore, kur po përcaktohej natyra e shtetit shqiptar dhe kur po definoheshin kufijt e tij.

Më 19 qershor, tre ditë pasi ishte konstituar, qeveria e Nolit e shpalli programin e saj të reformave prej 20 pikash, në të cilin ndër të tjera parashihej vendosja e demokracisë në Shqipëri; çarmatosja e banorëve dhe vendosja e rendit dhe ligjit; lartësimi i autoritetit të shtetit mbi çdo fuqi personale ose të paligjshme; pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë; reforma në administratën shtetërore dhe thjeshtësim i burokracisë në të; reforma agrare; lehtësira në hyrjen e kapitalit dhe investimeve të huaja në vend; ndryshime në sistemin e taksimit; investime në infrastrukturën rrugore; investime në sistemin e shëndetësisë dhe në sistemin arsimor; si dhe marrëdhënie të mira miqësore me të gjitha shtetet dhe sidomos me shtetet fqinje. Siqoftë, këto reforma nuk erdhën as për së afërmi në shprehje të realizoheshin, pasi që Noli qëndroi në detyrën e kryeministrit vetëm gjashtë muaj.

Teksa Fan Noli si kryeministër i nisi muajt e parë të qeverisjes së Shqipërisë, në anën tjetër, Ahmet Zogu që pas largimit nga Shqipëria ishte strehuar në Beograd, e organizoi një rikthim në pushtet po me forcë dhe trupa të armatosura, siç edhe e kishin larguar. Në dhjetor të vitit 1924, pas vetëm gjashtë muajsh prej kur ishte vendosur në detyrën e kryeministrit, Fan Noli bashkë me qeverinë dhe mbështetësit e krahut politik të tij, u përmbysën nga Ahmet Zogu.

Pak kohë pas largimit nga Shqipëria, Noli e gjykonte kështu qeverinë e drejtuar prej tij në një artikull që e botoi te Gazeta “Dielli”: “Qeveria e Qershorit 1924 nuk qe ideale, vërtet. Mungesat e saj s’munt t’ia dijë askush më mirë se i nënshkruari, që e ka parë maqinën e saj të punojë për së afërmi. Po, pasi t’i ngarkojmë mi kurris kritika mi kritika, duhet të nëmërojmë në favor të saj ca të mira për faqe të bardhë: njerëzit e saj qenë patriot të kulluar; qenë mprojtës të pasurive të shtetit; qenë të nderçim; qenë të qytetëruar; qenë liberal; qenë njerës të kanunit.”

Përkundër kohës së shkurtër sa qe në krye të Shqipërisë si kryeministër i saj, Fan Noli dha shembullin e një burrështeti që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë si një vend që do të demokratizohej. Për fat të keq, përpjekja e tij ishte e para në atë periudhë fillesh të shtetndërtimit shqiptar dhe mbeti e tillë deri në dekadën e fundit të shekullit. Pas largimit të Nolit nga zyra e kryeministrit, për Shqipërinë do të niste një periudhë e gjatë pushtetesh autoritare dhe diktatoriale. Eruditi Theofan Stilian Noli, do të jetonte edhe dyzet vjet të tjera deri më 1965, duke e ndërtuar një profil mbresëlënës prej dramaturgu e poeti, teologu e studiuesi, përkthyesi poliglot, politikani patriot e njeriu të përkushtuar për shqiptarizmën.

Në 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit, Kryeministër i Shqipërisë.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 908
  • 909
  • 910
  • 911
  • 912
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT