• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Srebrenica, damka e gjenoicidit për Millosheviç(ët)izmin”!

May 27, 2024 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Sigurisht një akt shumë i vonuar por që i bën nder “institucionit të kujtesës„ si dhe vlerave të qytetërimit në mbarë globin.

E thënë më shkurt, nga 11 Korriku do njihet botërisht si data e gjenocidit të kryer në qytetezën e Srebrenicës (me rreth 30 mijë banore në vitet 90), ku u vranë më shumë se 8000 boshnjakë myslimanë, kryesisht gra, pleq, djem dhe vajza të moshës 12 deri 77 vjet. Masakra u krye në 11-18 korrik 1995 nga Ushtria Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Ratko Mlladiq, para-ushtarakë të MB të Sërbisë, qindra vullnetarë rusë, etj! Shumë më herët se OKB-ja, Gjykata e Hagës e kishte shpallur gjenocid këtë masakër.

Rezoluta jo vetëm shpall gjenocidin në Srebrenicë por edhe u bën apel/kërkon vendeve anëtarëve: “dënimin pa rezerva të çdo mohimi ose veprimeve që i madhërojnë të dënuarve për krime lufte, si dhe të përfshijnë në programet arsimore fakte të vërtetuara gjyqësore për gjenocidin në Srebenicë”.

Sigurisht, Gjermania meriton mirënjohjen për iniciativën, si dhe 84 vendet demokratike, që e votuan këtë akt/Institucion fisnik “mos-harrese” ndaj 8000 të masakruarve në Srebrenicë si dhe për mesazhet që i përcollën botës së qytetëruar “kurrë më/never again” për paqen dhe të ardhmen euroatlantike të qytetarëve jo vetëm të ballkanin perëndimor: “e vërteta vonon por kurrë nuk harron”. E propozuar nga Gjermania (do të doja që bashkë-propozuese të ishte edhe RSh…), që ka vuajtur pasojat për krimet çnjerëzore të Hitlerit, i jep shumë vlerë dhe i bën nder shtesë leadershipitë Berlinit Zyrtar.

Nga ana tjetër, meriton damkosjen gjeopolitike lista e 19 vendeve, si Rusisa, Bjellorusia, Kuba, Mali, çuditërisht Hungarin (i vetmi vend i NATO/BE!), që e refuzuan rezolutën si dhe ndaj mëndjeve e ndryshkura jo vetëm në Beograd, Banja Luka, që nuk e lexuan si një mundësi për të shpëtuar të ardhmen euroatlantike të ballkanit nga oshilacionet e krimeve çnjerëzore të Millosheviçit si dhe interesat e Rusisë – Putiniste.

Në mënyrë të posaçme, e gjej delekuente dalldisjen z. Vučič që flamurit Serb në OKB e shpalosi mbi shpatullat/interesat e (mbi) pushtetit të Tij, por në fakt e poshtëroi kombin duke e unifikuar/shpërdoruar atë si leck të gjakosur nga një masakër kriminale të Millosheviçit dhe zullumqarët rreth tij!

Ndërsa për hartën 68 vendet abstenuese (Greqi, Sllovaki Qipro, pra 2 vende të NATO-s dhe 3 të BE-së), zhgënjimi nuk do të mjaftonte për të përshkruar shterpësinë e intuitës dhe përgjegjësive gjeopolitike për moralin dhe dinjitetin e shteteve respektive në interes të jetës, paqes dhe vlerave të qytetërimit?!

Në shtesë, në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, e çmoj në kohën e duhur që përtej tallavasë bollshevike jo vetëm në Beograd – Moskë – Banja Luka, të sjellë një përmbledhje mbi rrethanat dhe përmasat e masakrës së Srebrenicës; hartën e qëndrimeve pro dhe kundër si dhe mësime/mesazhe strategjike që përcjell nga kjo masakër çnjerëzore për ballkanasit dhe mbarë njerëzimin:

***

Në 1991, BRSS u shpërbë paqësisht (në dhjetor 91 Soviet Suprem u dha pavarësi 15 Republikave, përfshi Ukrainës). Ndërkohë në korrik 1991 ishte shpallur “i vdekur zyrtarisht” edhe Traktati Varshavës!

Ndërsa ish-Federata e Jugosllavisë, që për 40 vjet kishte përfituar në të gjitha aspektet nga asnjëanësia pragmatike e Titos: “as lindje as perëndim”. Vitet 90, e gjetën FY me një regjim ku e ku më të moderuar në raport me pronën, të drejtat e njeriut, besimin fetar si dhe ekonomikisht, krejtësisht tjetër p.sh me RPSSh të rraskapitur dhe të gjunjëzuar nga regjimi 45 vjeçar i Enver Hoxhës.

Por përkundër pritshmërive optimiste për oportunitetet gjeopolitike nga statusi asnjëanës, zgjedhjet e para pluraliste në 1990, i fituan ektremistët e Millosheviçit. Në mesin e 1991, Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia shpallën pavarësinë, ndërsa në vjeshtën e 1991 ushtria Serbe, rrafshoi Vukovarin dhe bombarduan si barbarë qytetin antik të Dubrovnikut!

Konflikti etnik dhe fetar në Bosnje – Hercegovinë mbetet më i përgjakshmi. Pavarësisht se pavarësia e B-H u njoh ndërkombëtarisht në prill 1992, ushtria e Gjeneralit famëkeq Karaxhiç, nuk e njohu dhe e mbajti të rrethuar Sarajevën për 1425 ditë (5 Prill 1992 – 29 shkurt 1996). Krimet e luftës arritën kulmin me masakrën e Srebrenicës (11-22 Korrik 1995), ku siç e sipëpërmendëm u vranë barbarisht 8000 burra, gra dhe fëmijë myslimanë. Kjo masakër jo vetëm damkosi përjetësisht si kriminel Millosheviçin dhe mbi 100 pasues të Tij, por ngriti edhe pikpyetje të forta zhgënjimi për pafuqinë e OKB-së (kaskave Blu), BE, etj.

Mbas ndërhyrjes së NATO-s, Marrëveshja e Dejtonit (14 dhjetor 1995), i dha fund luftës 4-vjeçare. Bosnje-Hercegovina u njoh si shtet i tre popujve dhe dy entiteteve, B-H dhe Republika Sërpska. Por disa strategjistë/kolegë të kohës, theksuan se: “kjo nuk ishte një paqe 100% e drejtë, por sigurisht ishte më e drejtë se vazhdimi i luftës”! Fatkeqësisht, koha ju dha shumë të drejtë. 30 vjet mbas Dejtonit – Vuçiçët/Dodikët e frymëzuar nga Putini, kërcënojnë statuskuonë gjeopolitike të B-H dhe të krejt rajonit.

Kosova, mbeti fushëbeteja e fundit e masakrës së Millosheviçit (1998 – qershor 1999), me mbi 15.000 të vrarë, 5000 të zhdukur dhe rreth 1 milion shqiptarë të dëbuar barbarisht nga trojet dhe pronat e tyre. Gjithësesi do të ishte e padrejtë mos të përsërisnim mirënjohjen kombëtare pasi: “pa ndërhyrjen e fuqisë ushtarake të SHBA/NATO/UK, një masakër ndaj shqiptarëve do kishte kaluar përmasat e Srebrenicës, ndërsa vetë çlirimi Kosovës ishte mision i pamundur”.

Pas luftës (1999), paqja pati më shumë se një “dekadë mjalti”, ku vendet e ballkanit (me histori të përgjakshme) në vend të luftës u përfshinë në garë kush do të anëtarësohej më shpejt në NATO dhe BE. Falë mbështetjes së SHBA, sigurisht edhe aspiratës dhe përpjekjeve nacionale: “Kroacia, Sllovenia, janë anëtare të NATO/BE. Shqipëria, Mal i Zi, MV në NATO-s”, bashkë me Serbinë (që do të pijë nga 4 nëna = Moska, Brukseli, Washingtoni, Pekini), presin te dera përmbushjen e standarteve të anëtaresimit në BE”! Kosova & B-H vijojnë përpjekjet dëshpërues drejt NATO & BE.

***

Lexim gjeopolitik i hartës pro dhe kundër gjenocidit të Srebrenicës:

Fatmirësisht, para dhe pas rezolutës kemi qëndrime, mbështetje dhe mesazhe të forta nga Washingtoni, Brukseli, Berlini, Londra, etj: “rezoluta nuk shenjëstron asnjë shtet anëtar dhe nuk ngarkon kurrësesi me përgjegjësi kolektive asnjë grup njerëzish (sigurisht as popullin Serb), ndërsa të gjithë e kemi detyrim t’i pranojmë faktet, ta mësojmë të vërtetën, t’i nderojmë viktimat si dhe t’i mbështesim përpjekjet për t’i gjetur dhe identifikuar viktimat dhe për t’i ndjekur dhe denuar autorët”.

Ndërsa për sa paqen dhe stabilitetin e ballkanit perëndimor, Aleanca Euroatlantike (USA/NATO/BE) ka paralajmëruar se: “nuk do të tolerohen përpjekjet për shpërbërjen e B-H si dhe mbeten të vendosur për mbrojtjen e marrëveshjes së Dejtonit dhe për të mos lejuar një luftë tjetër në Rajon”.

Për më qartë, Ambasadori i ShBA në OKB, z. Robert Wood, pas miratimit të gjenocidit për Srebrenicën, theksoi: “Rezoluta patjetër do të kontribuojë për të siguruar që gjenocidi i kryer nga forcat serbe në Srebrenicë në korrik 1995 nuk do të përsëritet më kurrë, ndërsa mirëpresim vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për B-H për të ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje të personave që kanë kryer gjenocid”.

Nga ana tjetër, këto qëndrime do të mbeten një mesazh për të qetësuar cinizmin e Rusisë/Lavrovit i cili rezolutën në fjalë e cilësoi si: “shantazh për të nënështruar Serbët që t’u bashkohen saksioneve ndaj Rusisë”, si dhe kërcënoi se: “kjo do të shkaktoj pasoja në stabilitetin dhe paqen e Ballkanit”!?

Sigurisht, fushata kundër rezolutës në OKB-së udhëhiqet nga presidenti serb Vućič. Ish-Ministri i Milloshevicit bëri (por humbi) gjithçka për të penguar miratimin: “rezoluta për Srebrenicën do të thotë hapja e kutisë së Pandorës për paqen e ballkanit perëndimor”. Edhe politikanët serbë në B-H e paraqesin rezolutën si simbol të “turpit, frikës dhe trishtimit për çdo serb”? Kjo pasi Srebrenica, keq-përdoret për të përhapur frikën mbi popullin serb, nëse nuk ndjekin liderët politikë si Dodikun dhe Vuçiçin ?!

Ndërsa politikanët boshnjakë i’u referohen vendimeve të Gjykatës së Hagës, nga e cila dhjetra politikanë dhe ushtarakë të Republikes Srpska u dënuan për gjenocidin në Srebrenicë. Presidenti i Partisë të Veprimit Demokratik, Izetbegoviq, paralajmëroi OKB-në se të dënuarit për gjenocid në Srebrenicë glorifikohen si “heronj Serbë” nga politikanët dhe opinioni publik në RS, ndërsa në vetëdijen kolektive përpjekjet për të vendosur fajësinë individuale “perceptohet si thirrje për faj kolektiv të serbëve në B-H dhe Serbi”.

Gjithësesi, besoj se rikthimi i mendjeve të ndryshkura dhe investimi shtetëror i Beogradit te burimet e luftës së përgjakshme, mund të kënaq ektremistët, krimin e organizuar, oligarkët dhe ushtrinë e pushtetarëve të korruptuar, por pa asnjë diskutim është një thikë mbas shpines se paqes, masave të mirëbesimit reciprok dhe axhendës së integrimit Euroatlantik të 5 vendeve të rajonit. Ndërsa përkundër kësaj, rezoluta për Srebrenicën është: “një mundësi e re për t’u përballur me të vërtetën si dhe një shans i ri për të mbjellë frymën e mirëbesimit dhe bashkëjeteses paqesore mes popujve dhe vendeve të ballkanit perëdimor”.

***

Pesë mësime si dhe 5 mesazhe strategjike që mund të nxjerrim nga gjenocidi i Srebrenicës:

Së pari, mësimi uleritës: “nëse harrojmë, e keqja përsëritet edhe më mizorisht”. Neonazistët e Rusisë – Putiniste; Kim-Jongët e Azisë dhe Shtetet apo Organizatat, Terroriste; ushtarët/pasuesit e oshilacioneve të Millosheviçit në Beograd apo Dodikët e droguar nga interesat e Moskës dhe korrupsioni, jo vetëm po kërcënojnë sovranitetin teritorial të Ukrainës martire; paqen në lindjen e mesme, sigurinë dhe axhendën e integrimit të 5 vendeve te ballkanit perëndimor, por po sfidojnë seriozisht vlerat themelore, rendin global, fuqinë e aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE) si dhe stabilitetin demokratik të shoqërisë njerëzore.

Së dyti, rezoluta për Srebrenicën do të shëbejë jo vetem si ilaç shërimi nga urrejtja shekullore por edhe si mundësi për t’u përballur me të vërtetën, ndërsa përgjegjësia për gjenocidin i mbetet makinerisë kriminale të Millosheviçit dhe kurrësesi e gjithë popullit Serb

Së treti, gjenocidi Srebrenicës mbetet ende si një këmbanë zgjimi për 32 vendet NATO-s, rrjedhimisht edhe për vendin tonë: “jo vetëm të mbështesim me deklarata diplomatike Ukrainën, NATO-n, SHBA-të, por në këtë betejë “për jetë a vdekje” me të keqen e përbashkët, të marrin përgjegjësitë, për të përmirësuar rrënjësisht Institucionin e mos-harresës, sistemin dhe kapacitetet e sigurisë në përballjen Neo-nazistët e rinj dhe sundimtarët e marrosur që po kërcënojnë më shumë se kurrë që nga Lufta e II-të Botërore, jetet njerëzore, rendin global, vlerat demokratike si interestat euratlantike.

Së katërti, sigurisisht Srebrenica, meriton të skalitet si gjenocid edhe për mesazhet aktuale dhe që mbeten të përjetshme për mbarë njerëzimin: “për lirinë, paqen, sigurinë, stabilitetin demokratik dhe vlerat themelore, do të na duhet të mos harrojmë kurrë. Për më tepër, ja vlen dhe duhet çdo ditë vigjilencë, solidaritet, pra duhet çdo ditë të punojme/luftojmë fortë, me përgjegjshmëri dhe sakrifica”!

Së pesti/fundmi, “falni por mos harroni (Forget but not forgive) që mbetet si “EPITAF” jo vetëm për B-H e masakruar, Kosovën e martirizuar si dhe për MV, Malin e Zi, Kroacinē, Slloveninë, Shqipërinë, si dhe vetë Serbinë që e paguan shumë shtrenjtë marrëzinë e Millosheviçit por edhe si mirënjohje e merituar për USA, NATO/GE/BE, që kontribuan (dhe vijojnë të mbajnë peshë kritike) aq shumë për paqen e rajonit, fatkeqësisht ende të mbërthyer nga oshilacionet e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore.

* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit Atlantikut, & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar i RSh në SHAPE/NATO.

Filed Under: Histori

KULTURA MESJETARE NË HAPËSIRAT ARBËRORE

May 27, 2024 by s p

Më dt. 23 maj 2024, Instituti i Historisë, Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë zhvilluan Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”, në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Konferenca u zhvillua në dy seanca paralele dhe në të morën pjesë 16 studiues të njohur të periudhës së historisë mesjetare shqiptare.

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Instituti Filozofik,. e Teologjik -Shkodër

URDHRAT KATOLIKE SHEK. XII-XIV

DHE ÇËSHTJA ARBËRORE

Kisha një bashkësi apostolike:

Pasi lirisë fetare për të Krishterët të dhënë me Ediktin e Milanos, në vitin 313, Kishës së bashkësi e themeluar më parë nga vet Jezu Krishti, i njihen tashmë simbolet nder monedha në Perandori; terminologjia e krishtere nis të përdoret në legjislacion; vendimet e gjykatave kishtare njihen të vlefshme edhe në çështjet civile; Kishës i njihej e drejta të trashëgojë etj. , në krahasim me kultin pagan i cili në vitin 346 u ndalua rreptësishtë. Krishterimi pak nga pak, në formën e tij ortodokse bëhet praktikisht besim shteti. Në një edikt të firmosur në Selanik nga perandori në vitin 380, i detyron të gjithë popujt e nënshtruar të perandorisë të bashkohen në besimin e përcjellë romakëve nga apostulli Pjetër dhe pasardhësit e tij.

Në shek.. IV, Kisha është e ndarë në një varg bashkësish vendore që i nënshtrohen autoritetit të ipeshkvit, pushtet ky i trashëguar nga vet apostujt e Jezu Krishtit. Kisha e udhëhequr nga vet ipeshkvi është njësia bazë, me një hierarki të qartë të strukturuar në formën piramidale: ipeshkëv, priftër (presbiterë), diakonë, akolita, lektor (lexues) dhe besimtaret. Zakonisht, çdo qytet e ka ipeshkvin e vet. Ipeshkvijtë e një province grupohen nën autoritetin e “metropolitit”; ipeshkvijtë e selive më të vjetra ose të qyteteve më të rëndësishme gëzojnë një autoritet më të madh, prandaj, duke filluar nga shek.. V – VI, quhen “patriark” (kreu i pasardhësve): kështu në Jerusalem; në Romë; në Atioki, në Aleksandri të Egjiptit, në Kostandinopoje; në Akuile. Ndërsa, në shek. e V, vet papa Gelasius I (492 – 496), është i pari që shpall se selia romake, është seli apostullore dhe e vetmja që ka të drejtën të gjykojë mbi të gjitha kishat e tjera dhe që ajo vet, nuk i nënshtrohet asnjë gjykimi kishtar. Nisur nga kjo detyrë udhëheqëse dhe njësuese e papati romak, papët në shek. VIII, do behën kryetar shtetit dhe shumë ipeshkvij princa të qyteteve e dioqezave të veta. Për rolin e dyfishtë të ipeshkvijve kemi deri në përfundim të shek.. XIV, raste të shumta në hapësirën arbërore.

Lindja e Urdhrave kishtar monarkik:

Në fillim të shek..V, Kisha është e përhapur në të gjitha provincat e perandorisë si dhe në popujt kufitar, si në Azinë Qendrore, Perandorin Persiane, Afrikë etj.. Një rol të veçantë ne përhapjen krishterimit e patën, lindja dhe zhvillimi i monarkizmi (murgjërisë), urdhrave kishtar, në shek.., e IV, e në vazhdim, e cila si natyrë kishte, ikja nga bota materiale, si kushti më i mirë për të arritur jetën e përsosur. Kështu, murgu, Shën Jeronimi nga Iliria, do shprehej se ideali i muzgjeve i përgjigjet një kërkesë të thellë të njeriut të jesh i lirë nga çdo gjë për të ndjekur të vetmen gjë të domosdoshme ku gjendet gjithçka në Zotin. Ikja nga bota konkretizohet jo vetëm në mospranimin kundërshtues të mëkatit, për të jetuar në hir të Zotit, por edhe në heqjen dorë nga të mirat e krijimit, si: pasuri, martesë, pushtet. Jeta e përbashkët e murgjarëve nënkupton, dhe meditim hyjnor, asketizëm, varfëri e dëgjesë. I referohemi prapë Shën Jeronimi tonë, nga Stridoni (Spliti), i cili si murg dijetar përkthej Biblën dhe jetën e tij e përfundon në vitin 420 në shpellat e Betlehemit, kur thotë se “monarkizmi kërkon kurdoherë shkretëtirën si një parajsë”

Monarkizmi i lindur në polin e Lindjes, themeluar prej Antonit të Madhe nga Egjipti, Pakomi, Vasili, Augustin etj., me daljen në skenë të Jeronimit, Ambrozit, Benediktit, në shek.. IV dhe V., monarkizmi nga Lindja, arrin për tu mbjellë e rritur në Perëndim.

Fryma shpirtërore e monarkizmit të Perëndimit ushqehet kurdoherë nga burimet e tij nga pjesa lindjes e sidomos nga gjeniu i filozofisë së krishterë, Shën Augustini nga Afrika e Veriut (354- 430), shek.. V, i cili në manastiret të lindjes mbolli farën e inteligjencës, duke bashkuar punën shkencore dhe filozofike me jetën fetare. Ndërsa vija e zhvillimit të lëvizjes se monarkisë në perëndim i mbetej Shën Benedikti (480-547) nga Norcia në Umbra të Italisë. Ai si përfundoj studimet në Romë , u njoh me bashkësi asketësh në afërsi të Romes, duke kaluar për tre vite në një shpellë jetën eremite (vetmitare). Vepra e Benediktit vazhdon në rrjedhën e shekujve nëpërmjet Rregullës (rregullores, kodeksit ), se tij së cilës shenjti i dha formën përfundimtare në Montekasino. Ajo vendos qe murgu duhet të jetoj në bashkësi dhe me të njëjtën formë jetese, në një epror të vetëm, abatin (atin) i cili përfaqëson Krishtin. Lutu dhe puno, (Ora et labora), është motoja qe sintetizon rregullën e tyre, domethënë, lutja ditën e natën te gjithë se bashku si angazhimi me i ngutshëm (opus dei), zyre Hyjnore, para se cilës nuk duhet vene asgjë tjetër., punë mendore ose fizike për të gjithë, sipas aftësive të secilit. Kështu abacia benediktine bëhet një model shoqërie ideale në mes të rrëmujës se mesjetës së hershme dhe njëklkosishtë në mesjetën e më vonshme, djepi i gjithë atyre oazave të dashurisë vëllazërore dhe të Paqes në Arbëri, Itali, Francë, Spanje, etj.,

Urdhrat Kishtar në XII-XIV dhe Çështja Arbërore:

Periudha nga shek.. V deri në shek. XI shënon shembjen e krishterimit të lashte, (iliro – romano – bizantin dhe formimin e krishterimit “mesjetar” (feudal) në provincën e Ilirikut e provincat përreth e qark. Kjo kohë e acartë për Kishën, shërben si një përgatitje e energjive të reja për një epokë të mbushur me një hove të rij jetësorë. Fakte që karakterizojnë formimin e ngadalshëm të krishterimit mesjetar të më vonshëm janë: kthimi në fe i të ashtuquajturve “barbarëve”,(ardhacakëve) pagan e sidomos falë veprës se murgjve (urdhrave), e papatit shek. (VII-XIII), dhe ndarja progresive e krishterimit në mes lindor dhe ai perëndimorë (shek.. IX-XI), kjo si pasoje e luftërave të ndodhura ndërmjet dy perandorive të nxitura nga herezitë e Kishës së Kostandinopojës. Me këtë rast të çarjes apo skizmës, lindja u copëzua në sa e sa patriarkana “autoqefale “ duke ju përshtatur modelit të njësive politike kombëtare. Popujt të kthye në fe nga greket që ishin në bashkim të ngushtë kishtar më ta, si: serbet, bullgaret, ruset dhe rumunet u përfshin nga skizma, të tërhequr pas nga Bizanti, ndërsa Iliria e ungjillëzuar që në kohen apostolike, edhe pse e plagosur, mbeti në thelbin e saj besnike doktrinës dhe politikes të papatit të Romës si udhëheqës perëndimor. Në lidhje me besnikërinë ndaj rromes, francezi i urdhrit Llazarist, Zhan Klod Faveirial, në studimet e tij të vitit 1884, shprehet: Primati i Ohrit të Justinianes, juridiksioni i saj shtrihej nga Adriatiku deri në Detin e Zi, brendësit e vendit mbeten në juridiksione të mitropolisë Ilire, në baze të marrëveshjes se arritur midis Justinianit e Papa Vigjilit, (shek. VI.) Por me rastin e ndarjes se Kishave, kjo pjesë e Ilirisë se Jugut në vitin 1017, të ndihmuar nga ruset, këto treva qenë ripushtuar prej popullit bullgar. Kryepeshkopi i Ohrit që quhej i terë Bullgarisë, me këtë rast, i uzurpoj pothuajse të gjitha dioqezat deri dhe Vlorën, dhe manastiret e vjetra në Ohër, të Shën Naumit ato në Prespe, e Manastir, që ishin të Arbëroreve. Qe në këtë kohë, në Durrës në të nijetin qytet kemi dy ipeshkvij, njërin katolik e tjetrin skizmatik (ritit bizantin) “Skizma greke ishte një intrige e poshtër për ta shkëputur Ilirin nga Roma dhe për t’ ia bashkangjitur Bizantit”, do shprehej, Zhan Klod Faveirial.

Me rastin e skizmës të Kishës në shek. XI., dhe daljes në skenë të herezive të reja, sikur rritët nevoja për një fluks të rij ungjillëzimi. Selia e Shenjte, nisur nga situata e krijuar në terren, nxit e gjallëron urdhrat e mëparshëm dhe ndihmon lindjen e zhvillimin e urdhrave të rij. Në qytete e krahina krahas klerikëve shekullar (dioqezan) në vijën benediktine të manastirit të Klynisë në Francë, shek… X-XI, linden dhe u zhvilluan urdhra të shumtët cilët vërshojnë, Francën , Italinë, Spanjën, e ku një pjesë e tyre zbarkojnë në hapësirën arbërore.

Në Ilirin veriore, duke u mbështetur në të kaluarën e Diokles, në radhe të parë, del qartë roli shumëplanesh i Arqipeshkvisë e Tivarit. Me kërkesën e mbretit të Dioklesë, Konstantin Bodin (1081-1101) më 8 janar të vitit 1089, kundër papa, Klementi III, nxori në Romë bullën drejtuar ipeshkvit të Tivarit, Pjetrit, “Petro Diocliensis sedis Archiepiscopo “me të cilën themelon provincën e veçantë kishtare për Dioklenë, respektivisht gjallon metropolinë e dikurshme, duke i dhënë një formë të re, të titulluar “Metropolia Diokleato-Tivarase.” Papa, metropolisë Diokleato-Tivarase i dha pushtet të emëronte përgjithmonë ipeshkvijtë e provincës së Dioklesë., duke ia nënshtruar kësaj kryedioqeze: Kotorrin (Scatarensem), Ulqinin (Dulchinensem), Shasin (Saucinensem), Shkodrën (Scodrensem), Drishtin (Drivastinensem), Pultin (Polatinensem), Serbinë (Serbiensem), Bosnjën (Bosniensem), Trebinën (Tribensem), kishat me gjithçka që u takonte dhe manastire, si të dalmateve, të grekëve dhe sllavëve.

Në të vërtet ngulimet e dy urdhrave të themeluar që në fillim të shek. XIII, françeskanet varfanjak, nga Françesku i Asizit, në vitin 1210 dhe dominikanet, krijues të universiteteve, themeluar, nga Deda (Domeniku) i Francës, në vitin 1215, plotësuan më së miri kërkesat e kohës, në Arbërinë mesjetare, por, rregulltarët, si, Johannes de Plano Carpini, arqipeshkv i Tivarit (1248-1252) i urdhrit françeskan dhe Vilhem (Guiellmo) Adae (1324-1341), i urdhrit dominikan, bëjnë pjesë në figurat më të shquara të historisë kishtare të Arbërisë. Carpini, sipas Šufflay, paraprin një sistemi të ri të Selisë Shenjte, sipas të cilit Arbri, behët baza e operacioneve kundër Ortodoksisë në Ballkan dhe Tivari shtabi kryesor kundër depërtimit të kishës ortodokse serbe në bregdet. Dominikani, Vilhem Adae, ku Serbët e Bullgaret, në kohen e Car Dushanit, duke përhapur besimin ortodoks të nacionalitetit të tyre, ndërtonin kisha dhe manastire serbe në themelet e kishave dhe manastireve katolike në Arbëri, ky veprim pat has në kundërshtim të madhe të këtij prelati të lart, madje në vitin 1332, fton fuqitë evropiane që ushtarakisht të kundërshtojnë këtij armiku kryesor të katolicizmit në Arbëri.

Hapësira e Arbërisë e shek.. XIII, ishte në tërësi e vërshuar nga urdhrat nga perëndimi e ku shumica e manastireve, ato të përmasave më të vogla, kanë qenë ndërtuar edhe pran objekteve kishtar dioqezane.

Në Arbrin e veriut, sipas dokumenteve të kohës, kemi patur në radhë të parë një numër të konsiderueshëm manastiresh Benediktinë, brenda dhe jashtë qyteteve, ato të kahershme dhe ndërtime të shek.. XII si në: Durrës, Kanovij, Ohër, Shkup, Prizren, Aulon, Shkodër, Pult, Dejë, Sapë, Drisht, Balezio, Tivar, Ulqin, Shas, Kotorr etj. Shumë nga ato manastire që sot janë shuar apo shndërruar në ritin në ortodoks, duke mbetur rrënoja e toponime, janë të njëkohshme me manastiret benediktine më të vjetra, shprehet Shyfflay. Benediktinet të cilët punonin më moton– lutu dhe puno, (Ora et labora) si detyrë kishin përgatisnin me anën shkollave brezin e ri të priftërinj për të gjithë Arbërinë e Dalmacinë.

Më ketë rast duhet përmendur disa nga manastiret që na dalin shpeshherë në literaturën studimore. Gjurmë të manastireve më të hershme benediktine në Dioqezën e Arbërisë, në shek. XII. veçojmë: Shën Llezhdri në Orosh – Mali i Shenjte, (San Alexsandri Maiiore de Albania), Shën Pali, Shën Maria në Ndërfanë, Abacia e Shëlbuesit në Rubik, Shën Premta në Korbin, Shën Maria në Shën Meri në Krujë. Edhe në dioqezën e Kanovisë, zona e Martaneshit numërohen 4 manastire të rëndësishme. Abaci Nullius, – Abaci të veçanta (të mitrueme – të veçanta), mendohet se kanë qenë: Shën Llezhdri në Orosh, Shën Pal, Shën Ndout në Selit, Shën Palit në Kabash të Pukës e Shën Premta (Kurbin), ajo në Retac në Tivar etj.. Këto abaci edhe pse nuk përmenden para vitit 1166, por elemente të veçantë, si shtresa me mozaik, afresket apo mbishkrimet e mureve, dëshmojnë qartë për një hershmëri shumë të madhe të tyre.

Monastiret (Kuvendet) të Dioklës, si trevë Iliro –Arbërore, janë të lidhura zëngjirë me monastiret e vjetra të kohës se Shën Benedikti shek.. VI, nga monastiri i Shën Marisë në Mlejet e deri të monastiri i Shën Marisë të Budvës. Këto manastire janë të lidhura ngushtë më monastirin e Shëlbuemit (Santi Salvatoris) në Tivar dhe Shën Bachut dhe Sergo i shek. VI, në Oblik të Bunës dhe zonat të tjera të Shqipërisë.

Në mesjetën e më vonshme, numëroheshin manastiret të shumtë në zonën e Tivarit e Shkodrës, Lezhës, Drishtit, Dejës etj,. Në rrethin e Tivarit kemi abacinë e “Shën Marrisë”, në vendin e quajtur emri Rataci (Rotacium – Roteca) i shek.. XI, i cili deri në vitin 1247, del se ishte i dedikuar “Shën Mëhillit”, por në fund të shek. XIII, figuron së është dedikua “Shën Marisë ngritur në Qeilell”. Pastaj kemi të “Shelbuemit” (Santi Salvatoris) në Tivar i ringritur në shek XII. Në dokumenete të shek..XIII, dali dhe shumë kuvende (manastire) murgjish, në kryedioqezen e Tivarit të ndertuar jashtë mureve të kalas. Në dioqezën e Ulqinit kemi të evidentuar abacin e “Shën Nikollës” në lumin Buna (1346) shek. XIV, dhe kuvende murgjish, si: Karmeliqan e Cenobit, mbrenda qytetit. Në dioqezen e Shkodrës, kemi abacinë e “Shirqit dhe Bakut” (Sergius et Bacchus) në Oblik, buzë lumit Buna, i ringritur në shek.. XIII dhe në dioqezen e Drishtit manastirin e “Shën Gjinit” në Rushkull, Shtoj i sotëm në afersi të Shkodres e shek. XII, dhe shumë kuvende murgjish në rrethinen e qytetit. Në dioqezën e Shasit permendim manastirin shumë të njohur, kushtuar “Shën Mërisë Virgjër” dhe gjendej rrëze liqenit të Shkodrës në krahinën e Krajës, në fshatin Ostros i vogël, apo Kranj, në zonën e Arbneshit. Ky monastir i “Marisë Virgjer”, sipas Shyfflay, dhe disa autorëve të tjerë, është ngritur në shek. X dhe është ndërtuar nga princi i Diokles, Shën Gjon Vlladimiri (970-1016).

Si rezultat i luftërave midis Lindjes dhe Perëndimit të dinastive serbe, bënë që benediktinet të largohen përfundimisht gjatë shek. XIV, e manastiret e tyre, kryesisht duke u lenë françeskaneve.

I këtij mendimi është edhe F. Cordignano, dhe konsulli Teodor Ippen.

Urdhri i françeskaneve, të cilët mision të tyre kishin kujdesi ndaj të varfërve e skamnoreve, vepruan në Tivar, Shkodër, Dejë, Pult, 1288, Lezhë, 1240, Drisht dhe në dioqezën e Arbërisë, Kanovisë e etj. Me prezencën e Johannes de Plano Carpini në vitin 1248, si kryeipeshkv i Tivarit, themi se urdhri i françeskane duhet të kenë qenë të pranishëm kah fundi i shek..XIII.

Po në mesin e shek. XIII, zanafillën e ardhjes në trojet Arbërore e kanë edhe urdhri i Dominikanve. Ata si detyrë parësore kishin mbrojtjen e mësime dogmatike të Romes nga herezia ortodokse, më anën e krijimit të qendrave universitare. Në Durrës, figuron i dokumentuar, prezenca e universitetit të parë në trojet e Arbit në vitin 1278, i krijuar nga Urdhri i dominikan. Ata duke predikuar popullit të Zotit, vepruan edhe në provinca të tjera, si: Kanovijë , Pult, Shkodër, 1346, Ulqin 1258, Tivar, Kotorr etj.. Se sa kanë arritur të kenë autoritet, tregon dhe fakti se në vitin 1345,vikari gjenal i urdhrit të dominikanve për Dalmacinë dhe Durrës ka qenë arbërori, Domenik Thopia.

Ndërtimi i manastireve në Arqidioqezën e Diokleato-Tivarase si dhe dioqezat sufragane, janë vepra të mbretëreshën katolike Helena e Anzhujve, e cila në shek. XIII, cilësohej si mbretëreshë e Diokolës, Serbisë dhe Shqipërisë. Në dioqezat në veri të Arbërisë llogariten rreth 30 ndërtime të manastireve të ndryshme, të financuara nga Helena dhe motra e saj Maria.

Ishte koha e Karlit të I Azhunian ( (1272-1368), kur kisha katolike u fuqizua dhe e shtiu aktivitetin të trojet arbërore, e ku përparësi kishin Urdhrat katolike, që ndikuan në ndryshimin e raporteve të kishave arbërore, duke u shprehur në shtimin e kishave katolike të lidhura më Romen.

Në mjedisin katolik të qyteteve bregdetarë, kisha ortodokse e fes serbe, u forcua në mbretërimin e Stefan Dushanit në gjysmën e parë të shek.. XIV i cili shpërndau pasurit e Manastireve arbërore, duke u dhënë atyre ortodokse, si të, Shqirqit, Vranines, Massarekut (Shurdhahu) e në bregun lindor liqenit të Shkodrës. Ortodoksia ishte një trup i huaj në mjedisin qytetar Arbërore, thekson, Oliver Shmit.

Në rrjetin ngulimor të Arbërisë së veriut si orientim për fshatrat shërbenin jo vetëm qytetar dhe ato pak kështjella të dyerve fisnike, por edhe manastiret e shumta që kishin rendësi të madhe edhe si qendra besimi, por edhe si qendra ekonomike e ushtarake, shkruan, Oliver Shmit.

Frymë arbërore “Albanensis” më të cilin identifikohen shqiptaret, në sferën kishtare shqiptare, kemi në vitin 1065, në pallatin papnor të Romës, kardinalin Bonifatius Albanensis (Albani), kur për të paren herë një funksionar i lart papnor del më mbiemrin e një nacionaliteti, me këtë rast Arbërore. Në vitin 1062, dioqeza e Arbrit (Arbanesis) në bullën e Papa Aleksandrit të II, figuron si sufragane Antibariensis. Pastaj në ceremoninë e inaugurimit te Katedrales se Kotorrit në vitin 1166, kemi pjesëmarrjen aktive të ipeshkvit të Arbërisë dhe prelatëve të lart rregulltar, (episcopus Arbanensis, Georgio abbate sancti Salvatoris Arbanensis, Andreas Arbanensis prior, më episcopo Lazaro de Arbania). Më emrin Albanensis, shënohet dhe pjesëmarrja e ipeshkvijve në Koncilin e Tivarit në vitin 1199, etj..

Në abacinë e Shën Marisë në Rataci, përshkak të natyrës së misionit që mbante, në fronin e saj ka patur abat nga vendet e ndryshme, por të cilësuar si Albanensis, sipas aktit të papa Urbanit V. (23.XI.1311) ka qenë i vendosur Aleks Albani nga Kruja. Ka pasur Arbërorë, edhe kudo tjetër edhe pa emërtimin nacional. Sipas Ivan Markoviq, kemi një kyiipeshkv të Tivarit, Micheli 1282 -1298 që lidhet me nacionalitetin e tij Albanesis e shumë të tjerë.

Pastaj, Arbëria si shtrirje gjeografike, në shënimet papnore, si, “Regnum Albanie” llogaritet duke filluar nga Gjiri i Kotorrit e duke vazhduar më pas lumit Drilone (Drini i Matit) në Epirin e Ri e në vazhdim. Po kështu hapsira nga Kotorri deri Durrës, në dokumente Veneciane permendet si: . Albanian Veneciane, (Arberia Veneciane) nga viti 1443 – 1797.

Përfundim:

Populli Arbërore, në këto manastire apo me vonë siç quhen kuvende, përveç se aty fisnikëronte shpirtin e tij me lutje, ai aty merrte diturin e gjithanshme, fetare, humane e patriotike, siç ishin: gojëtaria, shkrim-leximi, letërsia, shkencat artistike, natyrore të humanizmit etj. Të gjitha këto pothuajse bëheshin nën moton e Shën Benediktit: “Ora et labora” Në këtë pjesë të Shqipërisë veriore ku janë financuar ndërtimet e objekteve edhe pse në të kaluarën kanë qenë nen pushtimin serb, kjo zonë asnjë herë nuk ka ndryshuar besimin dhe as gjuhen e tyre shqipe, do shprehej, Theodor Ippen.

Filed Under: Kulture

AACL DELEGATION TO THE AMERICAN CONGRESS

May 27, 2024 by s p

– The Serbian association as a precondition before the final agreement is an attempt to impose Serbia’s control over Kosova and its disappearance as a state.

From Agim Aliçkaj

An AACL delegation, led by national legends Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi stayed last week in Washington to lobby for Kosova and the national cause.

The meeting with Congressman Jerry Nadler, ranking member of the Judiciary Committee was cordial and meaningful. Special attention was paid to the violation of the rights of the Albanian people in south Serbia (Presheva Valley and Sanxhak) by dictatorial chauvinist Serbia and the possibility of holding a hearing in Congress dedicated to this problem.

In Senator Chris Van Hollen’s office, conversation with advisers Francesca Eremeeva and Jonathan Nellis.

Annual meeting of the FMC- in Washington, where current Senators and Congressmen meet with former Congressmen and exchange opinions on the development and strengthening of democracy and the American state as well as American foreign policy. There was a lot of advice, finding a common ground, civility and respect, leadership, and building democracy around the world.

Brief conversations with Democratic and Republican senators and congressmen, who received the “Statesmanship Award”, Sen. Tammy Duckworth (D-IL), Sen. Dan Sullivan (R-AK), Rep. Don Bacon (R-NE) and Rep. Chrissy Houlahan (D-PA).

At the Capitol Hill Club, cordial meeting with Congressmen Dan Bishop (R-NC) and Pete Stauber (R-MN).

In all the meetings, the achievements and successes of Kosova in the development and building of the state, democracy, legality and respect for human rights were highly appreciated. It was concluded that Kosova has met all the conditions for membership in the CoE. The Ohrid Agreement, proposed by President Macron and Chancellor Scholz, negotiated with the participation of both parties, represents the last compromise made by Kosova for the sake of peace in Europe.

Pressure on Kosova by Western mediators and diplomats for additional concessions to satisfy Serbian hegemonic appetites is unfair and only exacerbates the problem. Serbian association as a precondition before the final agreement and recognition of Kosova by Serbia, is an attempt to impose Serbia’s control over Kosova and in the longer term its disappearance as a state. Serbia, which has not signed and openly refuses to implement the Agreement, should be put under diplomatic and economic pressure.

The Albanian-American Civic League strongly supports the positions and constructive actions of the Kurti government in cooperation with President Vjosa Osmani and Speaker Glauk Konjufca towards the international community and opposition to Serbian aggression, which is openly endangering peace and security in the Balkans and Europe.

DELEGACIONI I LQSHA NË KONGRESIN AMERIKAN

Asociacioni serb si parakusht para marrëveshjes përfundimtare, është përpjekje për të imponuar kontrollin e Serbisë mbi Kosovën dhe zhdukjen e saj si shtet.

Nga Agim Aliçkaj

Një delegacion i LQSHA i udhëhequr nga legjendat kombëtare Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi qëndroi javën e kaluar në Washington për të lobuar për Kosovën dhe çështjen kombëtare.

Takimi me kongresmenin Jerry Nadler, nënkryetar i Komitetit për Drejtësi ishte i përzemërt dhe kuptimplotë. Vëmendje e veçantë iu kushtua shkeljes së të drejtave të popullit shqiptar në Serbinë jugore (Lugina e Preshevës dhe Sanxhak) nga Serbia diktatoriale shoviniste dhe mundësia e mbajtjes së një seance dëgjimore në Kongres kushtuar këtij problemi.

Në kabinetin e senatorit ChrisVan Hollen, bisedë me këshilltarët Francesca Eremeeva dhe Jonathan Nellis.

Takimi vjetor i FMC- shoqatës së ish kongresmenëve të Kongresit Amerikan në Washington, ku senatorët dhe kongresmenët aktualë takohen me ish-kongresmenë dhe shkëmbejnë mendime mbi zhvillimin dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit amerikan si dhe politikës së jashtme amerikane kishte shumë porosi, gjetja e një gjuhe të përbashkët, civilizimi dhe respekti, lidershipi, dhe ndërtimi i demokracisë në mbarë botën.

Biseda të shkurtra me senatorët dhe kongresmenë demokratë dhe republikanë, të cilët morën çmimin “Statesmanship Award”, Sen. Tammy Duckworth (D-IL), Sen. Dan Sullivan (R-AK), Rep. Don Bacon (R-NE) dhe Rep. Chrissy Houlahan (D-PA).

Në Capitol Hill Club, takim i përzemërt me kongresmenët Dan Bishop (R-NC) dhe Pete Stauber (R-MN).

Në të gjitha takimet u vlerësuan lartë arritjet dhe sukseset e Kosovës në zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit, demokracisë, ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Është konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KeE. Marrëveshja e Ohrit, e propozuar nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz, e negociuar me pjesëmarrjen e të dyja palëve, paraqet kompromisin e fundit të bërë nga Kosova për hir të paqes në Evropë.

Presioni ndaj Kosovës nga ndërmjetësuesit dhe diplomatët perëndimorë për lëshime shtesë për të kënaqur orekset hegjemoniste serbe është i padrejtë dhe vetëm sa e përkeqëson problemin. Asociacioni serb si parakusht para marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së Kosovës nga Serbia, është një përpjekje për të imponuar kontrollin e Serbisë mbi Kosovën dhe në një afat më të gjatë zhdukjen e saj si shtet. Serbia, e cila nuk e ka nënshkruar dhe refuzon haptazi zbatimin e Marrëveshjes, duhet të vihet nën presion diplomatik dhe ekonomik.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbështet fuqishëm qëndrimet dhe veprimet konstruktive të qeverisë Kurti në bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe kundërshtimit ndaj agresionit serb, i cili po rrezikon hapur paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe Evropë.

Filed Under: Komente

“Sulltanati” metodë arkaike e sundimit që duhet lënë pas

May 27, 2024 by s p

Ajet Delaj/

Maturimi apo zhvillimi i një shoqërie ka marrë e do marrë kohën e vet ashtu siç historikisht ka ndodhur me kombet e kësaj bote pa përjashtuar edhe regresin që realisht ka ndodhur edhe ky fenomen megjithëse fatmirësisht diçka më rrallë. Përgjatë historisë popuj të themi më mirë se kombet janë krijuar me vonë janë zhdukur e po ashtu nuk kanë arritur të konturohen si kombe apo te krijojnë shtetin e tyre për shumë popuj të botës. Për fatin e mire populli shqiptar nuk është zhdukur megjithëse nuk ka arritur të krijojë kombin e tij referuar vijave etnike të tij por ka arritur të ngjizë kombin e tij e fatkeqësisht akoma më të vogël shtetet e tij pa përmendur komunitetet e tij të shumta ku padyshim më i madhi është në Turqi, që shkon deri në gjashtë milionë.

Thashë shtetet pasi lavdi Zotit e Amerikës shqiptaret kanë dy shtete tashmë në Ballkanin Perëndimor apo më mirë të themi në Gadishullin Ilirik.

Unë personalisht i përmbahem parimit kristian të shprehur në predikim “për fajin tim, për fajin tim për më të madhin fajin tim”. Pra ato çfarë kemi përjetuar si popull e si komb Përgjatë historisë e padyshim edhe ato që do përjetojmë janë e do të jenë për fajin tonë.

E them këtë pasi si shqiptar kemi qenë për shumë kohë bashkësundues me romakët e me ndikim të madh në Perandorinë Osmane e më shumë se një shekull të lirë në Shqipëri e çerek shekulli ne Kosovë e nuk kemi ditur të administrojmë lirinë tonë . “Sulltanati” në Turqi e kulti i individit në Evropën e lindjes është lënë pas që në fillimet e gjysmën e shekullit të kaluar por për fatkeqësinë tonë kombëtare e shoqërore, ne si shqiptarë nuk kemi arritur ti kapërcejmë këto metoda të organizimit shoqëror arkaik edhe sot e kësaj dite ndërkohë që Perëndimi ka kohë që ka kaluar në demokraci e vetë mbretëritë janë shndërruar në konstitucionale.

I bashkova këto dy mënyra të organizimit shoqëror pasi “sulltanati” me diktaturat komuniste ndyshojnë vetëm në formë pasi në përmbajtje janë e njëjta gjë.

Shqiptarët si popull i vonuar nuk kanë bërë përpjekjen më të vogël për të bërë update mënyrën e organizimit të tyre shoqëror por kanë vazhduar si “sulltanat” pavarësisht emrit që i kanë vendosur sundimtarit të ri që njëlloj si sulltanati funksionon mbi fuqinë e njëshit e të rushfetit duke ndikuar drejtpërsëdrejti në shkombëtarizimin e Atdheut në këto kohë të internetit e zhvillimit të teknologjisë e shoqërive në përgjithësi.

Shikoni me vëmendje pushtetin post komunist në Shqipëri që megjithëse në Kushtetutë janë sanksionuar liritë e të drejtat themelore të njeriut, sulltani i radhës e ka kthyer Shqipërinë në çifligun e tij. Madje sulltanet e pas 90-tës janë edhe më të pandershëm se Enveri që i kishte marrë shqiptarëve gjithçka duke ju numëruar edhe pulat te shtëpia.

Thashë se janë më të pandershëm pasi ligjet i kanë bërë si Evropa natyrisht nën presionin e Perëndimit se mbetëm pa bukë në 90-tën por sundojnë si “Sulltanët” në kohën e tyre duke bërë dritën e errësirën ujin e buken për shqiptarët, duke shpërndarë prona për besnikët e tyre e kërkojnë ryshfet për sherbime që i kanë detyrim kushtetues duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës e shkombëtarizuar vendin në mënyrë të frikshme.

Meqe tani ka shumë shqiptarë ne vende të ndryshme te botës cili nga ju mund të përkthejë fjalën “legalizim” pra të bëjë të paligjshmen të ligjshme e në cilin vend të botës demokratike kryeministri i vendit shpërndanë tituj pronësie?

Nuk kanë legalizuar akoma vrasjen pasi marketin e lirë e konkurues të vrasjes së shqiptarëve e kanë ngritur tashmë duke klasifikuar mafien shqiptare ndër më të rrezikshmet në Europë.

Me thënë të drejtën shoqëria shqiptare ka bërë përparim këto 34 vitet e fundit pasi nëse largohesh ngaatdheu nuk të rrasin plumbin ballit si dikur por thjeshtë pakësohen skllevërit për Sulltanin e rrallës.

Megjithatë trashëgimia e tyre komuniste i ka ndihmuar shumë për të kuptuar globalizmin e për të luftuar shkombëtarizimin kanë hequr vizat me Indinë që është 1.4 miliardë e Bangladeshi 160 milionë popullsi.

Shqiptarë duhet të kuptoni se Kombi Shqiptar po shuhet nëse sundimtarët tuaj do të vazhdojnë të sundojnë me metodat arkaike të sulltanatit e praktikat e filozofinë komuniste duke ju përjashtuar nga e drejta e pronës dhe e votës, megjithëse të drejta të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë por që kanë mbetur dhe janë në dëshirën e sulltanit të rrallës si shumë gjëra të tjera.

Në cilin vend të botës demokratike pushteti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese e opozita proteston si në kohën e Haxhi Qamilit “Duam Baben”?

Në cilin vend të Perëndimit të civilizuar opozita bashkëpunon me pushtetin për të grabitur e tjetërsuar pronën e qytetarëve shqiptarë duke i futur shqiptarët në një vëllavrasje shfarosëse e bëjnë amnisti për të nxjerrë kriminelët e hajnat nga burgu për ti mbajtur shqiptarët në terror përmanent e sfiduar hapur sistemin e ri të drejtësisë të ngritur e sponsorizuar nga Perëndimi. Të gjithë mashtrojnë e askush nuk thotë se si është e mundur që vendi më i pasur e i bukur i botës për njësi të sipërfaqes është vendi më i varfër e i korruptuar i Evropës e shqiptarët e braktisin Atdheun sikur të kish rënë kolera. A ka dhe a merr kush përgjegjësi për këtë gjendje? Askush. Kombet dhe popujt që nuk luftojnë për lirinë e prosperitetin e tyre janë të destinuar të përsërisin historinë e tyre e këtu padyshim nuk bëjnë përjashtim as shqiptarët.

Filed Under: Analiza

SALIH ÇEKAJ, VEPRIMTARIA POLITIKE DHE USHTARAKE

May 27, 2024 by s p

Prof. Dr. Frashër Demaj/

“Nëse unë nuk jam gjallë, le ta gëzojnë të tjerët” – Salih Çekaj, Stuttgart, 30.11.1997.

Trajtimi i figurave dhe i personaliteteve të rëndësishme që lanë gjurmë në histori është një punë komplekse dhe shumëdimensionale që kërkon përkushtim të veçantë, sidomos në fazat e hulumtimit dhe të grumbullimit të materialit arkivor që duhet vjelë në arkiva shtetërorë, komunalë, publikë dhe privatë që përmbajnë fakte dhe informacione të ndryshme për temën e trajtimit.

Përveç përkushtimit në fazën e hulumtimit, të trajtimit dhe të mbarështrimit të materialit, vështirësi në vete paraqet edhe mungesa e literaturës relevante që do të lehtësonte punën kërkimore shkencore dhe do të ndihmonte në arritjen e rezultateve finale me rastin e botimit të studimit. Vështirësitë shtohen edhe më shumë kur pas shumë ditësh kërkimi dhe pas shfletimit të shumë fondeve dhe të qindra e mijëra dokumenteve, nuk arrin ta gjesh asnjë dokument relevant për temën e trajtimit shkencor dhe, në rastin konkret, edhe të pamundësohet qasja në dokumente “të padeklasifikuara”, të cilat me ligjet në fuqi janë dokumente nën sanksione, në pamundësi shfrytëzimi nga studiuesit.

Në studimet e kësaj natyre të studimit, rëndësi të posaçme ka edhe distanca kohore historike, që është një faktor përcaktues që eliminon rrezikun e rrëshqitjes në subjektivizëm, sidomos kur për objekt studimi kemi vënë personalitete publike dhe luftëtarë të shquar që u vranë për kauzën e lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë shtetërore e kombëtare. Megjithatë, periudha mbi njëzetvjeçare mund të konsiderohet e mjaftueshme për të bërë një studim me bazë shkencore dhe të bazuar në dokumente arkivore, jashtë ndikimit të kohës dhe të emocioneve që kanë njerëzit, sidomos kur autori është i detyruar të kërkojë të vërtetën historike përmes intervistave dhe deklarimeve, që në periudhën moderne zënë vend në shkencën e historisë si “histori orale”, narrativa e së cilës krijohet nga kujtimet e njerëzve bashkëkohanikë dhe bashkëveprimtarë. Natyrisht, intervistat dhe narracioni i akterëve dhe i bashkëkohanikëve duhet marrë me rezervë, duhet krahasuar me argumente të tjera dhe, mbi të gjitha, kërkohet eksperienca e autorit që merr në shqyrtim çështje të caktuara për të nxjerrë në sipërfaqe dhe për të argumentuar çështje të panjohura më parë, pa pretenduar të vërë monopol mbi të vërtetën historike.

Prandaj, duke u bazuar në parimet shkencore të historisë dhe duke përdorur metodat e nevojshme të kërkimit shkencor, është trajtuar nga aspekti shumëdimensional figura komplekse prej juristi, politikani, aktivisti kombëtar dhe komandanti të luftës së UÇK-së të një personaliteti të shquar, siç ishte Salih Çekaj.

Figura poliedrike dhe roli i tij në periudhën e suprimimit të autonomisë së Kosovës, rezistencës aktive paqësore, iniciativës për hartimin e Statutit të Komunës së Deçanit bazuar në Kushtetutën e Kaçanikut, udhëheqjes së grupeve të rekrutëve shqiptarë për ushtrime ushtarake në Shqipëri në vitin 1991, ku bënin pjesë personalitete të shquara tashmë, heronj si: Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj., aksionet guerile ndër të parat në Kosovë gjatë periudhës 1991-1999, aktiviteti politik e human në Gjermani në kuadër të LDK-së, mobilizimi i shqiptarëve në diasporë për të ardhur në luftë në Kosovë, lufta në Koshare dhe rënia e Salih Çekajt për lirinë e Kosovës kërkojnë një përkushtim të veçantë dhe vështrim të thellë historik.

Studimi “ Salih Çekaj- veprimtaria politike dhe ushtarake” është një përkushtim i veçantë dhe hulumtim disavjeçar. Gjatë përgatitjes së studimit janë përdorur metodat bashkëkohore kërkimore-shkencore dhe njohuritë profesionale e shkencore. Janë përdorur metoda nga më të ndryshmet, duke përfshirë ato empirike, historike, analitike, arkivistike, krahasuese, statistikore e deri te sinteza. Po ashtu është bërë një vështrim kritik për ngjarje të ndryshme, duke i trajtuar ato si një tërësi të veprimit politiko-diplomatik dhe ushtarak, të cilat, vetëm së bashku paraqesin vlerë të mirëfilltë kombëtare. Këtë bashkëveprim, në fillim të një juristi, politikani e më pas të një ushtaraku qe luftoi dhe ra për atdhe, e gjejmë tek pikëtakohet te figura dhe personaliteti me përmasa gjithëkombëtare, pra të heroi i Kosovës, Salih Çekaj.

Që studimi të dalë sa më i plotë janë mbledhur fakte, intervista nga familjarë, bashkëpunëtorë, bashkëkohanikë, veprimtarë, ushtarakë, politikanë dhe të tjerë, që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me Salih Çekajn. Janë realizuar hulumtime në arkiva të ndryshëm, si: Arkivi Qendror Shtetëror, Agjencioni Shtetëror i Arkivave të Kosovës, Arkivi i Institutit të Historisë në Prishtinë, Arkivi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Arkivi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës-Dega në Deçan, Arkivi privat i familjes Çekaj, pjesërisht edhe dokumente nga Arkivi i LDK-së në Gjermani, mirëpo, për fat të keq, ky arkiv, për shkak të problemeve të brendshme të degës së LDK-së në Gjermani, nuk ka qenë i hapur për shfrytëzim. Gjithashtu janë shfrytëzuar edhe videoincizime të plota të aktiviteteve politike dhe ushtarake të Salih Çekajt nga koha e veprimtarisë së tij në Gjermani dhe në betejat e luftës në Kosovë. Është shfrytëzuar edhe ndonjë artikull shkencor dhe publicistik me temë Salih Çekajn si dhe literaturë e paktë, që trajton drejtpërdrejt ose tërthorazi jetën dhe veprimtarinë politike dhe ushtarake të Salih Çekajt. Një nga materialet më të çmuara që është shfrytëzuar është edhe ditari i Salihut (edhe pse i dëmtuar), në të cilin vetë ai kishte mbajtur shënime të rëndësishme për kohën e luftës.

Monografia është e sistemuar në dhjetë kapituj të ndarë në tituj dhe nëntituj dhe brenda përmbajtjes përfshihen ngjarjet më të rëndësishme të ndërlidhura drejtpërdrejt dhe tërthorazi me familjen, fëmijërinë, rininë, aspektet profesionale, politike dhe ushtarake deri në rënien e Salih Çekajt në Luftën e Kosharës me 19 prill 1999.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 947
  • 948
  • 949
  • 950
  • 951
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT