• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A ishte Bubulina e revolucionit grek shqiptare?

May 15, 2024 by s p

Dr. Eugent Kllapi/

Pikë së pari do shpjeguar se çfarë quajmë identitet kombëtar, komb sipas kuptimit të sotëm dhe të djeshëm në revolucionin grek dhe pas tij.

Kuptimi jonë i sotëm i shtet kombit lind pas shek 18 kur e gjithë bota po formësohej në komb-shtete në disa modele.

Modeli i parë ishte ai gjerman që nga romantizmi gjerman besonte se kombshteti shprehte hapësirën territoriale deri aty ku kishte gjermane të shpërndarë, gjë e fituar kjo nga udhëheqesit e mesjetës.

Modeli i dytë, modeli francez pak më shumë bashkohor mendonte se kombshteti ishte një hapësirë territoriale institucionale ku të gjithë shtetasit pa dallim ishin francezë, i bashkonte ligji.

Modeli i tretë, zviceran është në bazë të bashkimit të etnive. Te gjitha ato etni bashkuese brenda vetes qe formonin shtetin angazhoheshin te beheshin nje komb brenda nje ligjesie, pra multikulturor, multietnik. Njesoj pothuajse edhe SHBA po me shume ata ngrejne lart aspektin multikulturor e ligjor meqe jane nja 200 etni bashke.

Kuptimi dhe dilema(ose jo) nese Bubulina ishte shqiptare apo jo, meqe perfaqesonte etnine arberore te asaj kohe, lind me modelin lindor te te berit shtet.

Nqs Franca e ndau fene nga shteti ne koncept qe me Rishelje(i pari Jezusi qe tha jepi Cezarit cfare i takon Cezarit, Zotit cka eshte e Zotit), nje kardinal afer mbretit qe besonte se mbreteria mund te udhehiqej me mire pa nderhyrjen e fese, dhe me pas me Revolucionin Francez u nda me thike shteti nga feja, dhe nqs kete koncept, te ndarjes se fese nga shteti, (feja kishte shpirteroren dhe nuk nderhynte ne aspektet drejtuese te shtetit) e ndoqen edhe shtetet e tjera perendimore, ne krahun tjeter sidomos ne Lindjen e Mesme ky koncept nuk kuptohej ose u kuptua vone. Ne modelin lindor, feja ishte shteti, nuk e pranojne laicizmin(dhe shekullarizmin e lindur Turqi) ose bejne sikur e pranojne pasi eshte model shteti i importuar jo si ata duan(psh Sheriati).

Ky model mbizoterues qe pengonte kuptimin e kombshtetit, ose e zbehte ate ne qender te shtetit ve aspektin shpirteror te fese. Kuptohet kjo dhe nga roli i fuqishem i fese qe ka pasur ne mesjete edhe ne politike, kulture, arsim, ekonomi etj.

Para se te krijohej Greqia elementi i identitetit etnik dhe kombetar me aq sa kuptohej kombi ishte fetar. Ne etnine greke qe nga koha kur lindi krishterimi, feja ishte elementi kryesor identitar e me pas ajo ndikonte ne te gjitha elementet e tjera. I fetarizonte nga pak, si gjuhen, zakonet etj. Njesoj si Turqi(perandori Osmane) e tutje. Po te ishte i krishtere ne ate zone ishe helen ose grek edhe po te ishe nga Republika Dominikane apo nga Sudani. Kjo mbizoteronte dhe i kundervihej muslimaniznit perballe. Nga ana etnike feja ishte perbashkuese dhe per ngjizjen e kombshtetit. U futen aty grumbull zakonesh e traditash si shqiptare, rumune, cifute, serbe, bullgare edhe ndonje kongolez. Te gjithe keta u quajten greke me pahir.

Por me lindjen e kombshtetit grek me modelin francez dhe misherimit te modelit gjerman te kombshtetit(Ideja e VorioEpirit, Megalidea) u pa e udhes te mbahej akoma i fuqishem elementi fetar per ta instrumentalizuar pilitikisht. Duket si e menjanuar por feja eshte shume e fuqishme per qellimet politike. Njesoj eshte modeli edhe ne Serbi(po i meshohet shume edhe ne Kosove, te ngrihet me shume identiteti fetar sesa kombetar ne media, dhe me ne Maqedonine e Veriut nga shqiptatet ka nje zell te shtuar te identitetit fetar sesa kombetar) Pra nga nje ane ‘de juro’ kane model perendimor edhe si misherim i demokracise, nga ana tjeter sillen sikur fetarizmi duhet te kete rol qendror.

Ne anen e kundert per te shpjeguar Bubulinen element perbashkues i identitetit kombetar shqiptar me modelin francez te kombshtetit nuk ka qene feja por gjuha dhe zakonet. Madje vete fetaret te shume feve kane ndikuar fuqimisht per te bere gjuhen dhe zakonet, shtetin me shume se populli te udhehiqej nga feja po nuk i fetarizoi. Shqiptari e nderroi fene shume here qe nga paganizmi por e respekton ate. E ka te rendesishme po jo me shume se identiteti i tij kombetar. Kush ishte shqiptar ishte shqiptar e nuk ishte turk se ishte musliman apo italian pse ishte katolik.

Para se te ngjizej kombshteti shqiptar kjo etni/komb i bashkonte gjuha, zakonet, fete. Arberit dhe arvanitet, arbereshet apo i fundit ne Zelande te Re e quanin veten shqiptar.

Kur Bubulina e quan veten shqiptare, cdo Greqia e sotme, qe u krijua si ide e Rusise e djeshme per krishterimin bashke me fuqite e tjera te medha pas luftes me Perandorine osmane, per ta quajtur ate greke? Pike se pari nuk ka greke te paster sipas identitetit kombetar grek(ye ardhur nga helenet, greke te vjeter) dhe Bubulina perfshihej ne kete territor,(modeli francez) dhe nuk ka figura historike te pastra greke te mesjetes, arrijne deri aty sa dikur edhe Skenderbeun e Kostandinin e madh ta bejne grek.

Ne radhe te dyte ajo ishte ne ate kohe shqiptare-arnaute-arvanite pasi identiteti i saj nuk jepet pas revolucionit, ajo e kishte nje identitet si te tille qe kur u lind e u rrit.

Ajo ishte shqiptare qe ndikoi si shume figura te tjera per ndertimin e shtet-kombit grek per t’u shkeputur nga Perandoria Osmane.

Filed Under: ESSE

SHKOLLA SHQIPE NË OSTELLATO, PËRPJEKJET E MËRGATËS SHQIPTARE NË ITALI PËR GJUHË SHQIPE DHE IDENTITET KOMBËTAR

May 15, 2024 by s p

Fabjola Metani, kordinatore e shkollës shqipe Ostellato (Ferrara) të Italisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Ferrara, Itali, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me Fabjola Metanin bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

SHKOLLA SHQIPE NË OSTELLATO, RUAJTJA E GJUHËS DHE TRASHËGIMISË KOMBËTARE

Shkolla shqipe në Ostellato ka hapur dyert për nxënësit më 25mars të vitit 2023 me 25 nxënës dhe brenda një viti numri është dyfishuar. Mësimin e zhvillojmë një herë në javë çdo të shtunë nga ora 14:00 deri ne 16:00 Arsyeja e hapjes së kësaj shkolle është ruajtja e gjuhës shqipe dhe vlerave tona kulturore kombëtare, duke trashëguar në brezat e tretë gjuhën dhe traditat tona kombëtare. Një ndihmesë shumë të madhe në mbarëvajtjen e kësaj shkolle kanë dhënë edhe prindërit sepse siç e dimë që mësimdhënia në diasporë nuk është aq e lehtë sa mund të jetë në Shqipëri, për të çuar një shkollë të eci përpara duhet shumë bashkëpunime nga të dyja palët prind-mësues. Prindërit kanë qenë të pa përtuar dhe gjithmonë të gatshëm për çdo gjë dhe në çdo aspekt që ne si shkollë na është dashur ndihma e tyre.

NE RUAJMË GJUHËS E ZEMRËS

Komuniteti shqiptar e do dhe e ruan më së miri gjuhën shqipe duke filluar që brenda në familje, sepse ruajtja e gjuhës fillon që të trasmetohet brenda në familje dhe më pas nëpër shkolla, e në shoqëri. Ne e kemi parimin bazë trashëgiminë e gjuhës së zemrës. Por jo vetëm kaq, ne si komunitet shqiptar këtu në Itali jemi munduar që të përcjellim dhe festojmë çdo festë tradicionale bashke me fëmijët duke ia mësuar dhe trashëguar edhe atyre jo vetëm gjuhën e kulturën por edhe festat edhe traditat e bukura shqiptare.

ITALIANËT MBËSHTESIN E PËRKRAHIN MËSIMIN SHQIP

Komuniteti Italian dhe komuna Italiane e ka mirëpritur dhe mbështetur iniciativën time për hapjen e kësaj shkolle, dhe patjetër më duhet ta falenderoj dhe kryetaren e komunës Elena Rossi për mbështetjen që më ka dhënë dhe për objektin që më ka dhënë në dispozicion që ne të zhvillojmë çdo të shtunë mësimin e gjuhës shqipe. Si mësuese e gjuhës shqipe nuk jam ndalur këtu. Një nga kërkesat e mia në instiucionet italiane ka qenë dhe futja e gjuhës shqipe në shkollat shtetërore italiane ku ka një numër të lartë nxënësish shpiptarë dhe jam në pritje të një përgjigjeje nga ana e institucioneve shtetërore italiane.

VËSHTIRËSITË E MËSIMDHËNIES

Patjetër që vështirësitë janë në mësimdhënien e gjuhës shqipe sepse kemi të bëjmë me fëmijë që prindërit e tyre kanë lindur këtej dhe fëmijët janë të lindur këtej e njëkohësisht studiojnë në shkollat italiane dhe janë gjatë gjithë ditës të shoqëruar nga shokë italianë. Kjo nuk i ka penguar aspak për të arritur të flasin e shkruajnë dhe lexojnë gjuhën shqipe. Me punë dhe dëshirë çdo gjë arrihet! Teknologjia është patjetër e domosdosheme për shpjegimin e orëve mësimore që ne zhvillojmë në shkollën tonë.

MËSIMI SHQIP AFRON FËMIJËT ME ATDHEUN MËMË

Fillimi i mësimit shqip ka qenë i vështirë dhe për fëmijët tanë sepse duke frekuentuar shkollat italiane dhe duke u shoqëruar me shoqëri italiane dukeshin disi ndryshe nga shokët e tyre, por duke i treguar çdo bukuri natyrore që ka Shqipëria, duke i folur për personazhet e rëndësishëm me origjinë shqiptare, duke festuar festat kombëtare të Shqipërisë, duke i folur për traditat tona, fëmijët janë bërë më kuriozë për vendin e tyre saqë presin me padurim orët e mësimit të gjuhës shqipe dhe kanë dëshirë që pushimet ti kalojnë në Shipërinë tonë të bukur.

KUSH ËSHTË MËSUESE FABJOLA METANI?

Jam kordinatore e shkollës shqipe në Ostellato (Ferrara). Kam mbaruar gjimnazin pedagogjik në Shqipëri. Kam mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Humane, diplomuar në Gjuhën Italiane. Jam e diplomuar dhe në shtetin Italian si mësuese dhe edukatore. Aktualisht punoj si mësuese në disa shkolla italiane njëkohësisht jap dhe mësimin e gjuhës shqipe në shkollën tonë.

Filed Under: Opinion

Noel Malcolm dhe Jehona e një Kujtimi 25 vjeçar

May 15, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Shfaqja e filmit dokumentar Mirënjohje për historianin e njohur britanik Sir Noel Malcolm në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork më solli në kujtesë takimin njëzet e pesë vjet më parë me autorin e librit Kosova – Një histori e shkurtër. I nderuar me titullin fisnik Sir në vitin 2014 për kontributin e tij në fushën e studimeve, gazetarisë dhe historisë evropiane, ai është autor i dhjetëra monografive dhe botimeve shkencore. Në sajë të horizontit të gjerë akademik dhe njohjes së shumë gjuhëve të rajonit të Ballkanit, Malcolm ka punuar si gazetar dhe pastaj kolumnist për çështje politike në Daily Telegraph gjatë viteve ’80. Është diplomuar nga Cambridge University, ku nisi edhe karrierën e tij akademike. Sir Noel Malcolm është bashkëpunëtor i vjetër shkencor në All Souls College në Oksford (Oxford University) nga viti 2002.

Në sferën akademike emri i tij njihet si studiues i historisë së hershme të mendimit veçanërisht filozofisë së Thomas Hobbes (1588-1679) si edhe i marrëdhënieve midis Evropës Perëndimore dhe botës islamike në fillimet e periudhës moderne, por Malcolm hyri në botën e shqiptarëve dhe në bibliotekat e tyre me botimin e librit “Kosova: Një histori e shkurtër” nga New York University Press, 1998.

Ishte një botim me peshë të padiskutueshme si nga ana e përmbajtjes ashtu edhe e kohës së publikimit. Qartësimi i fakteve dhe të vërtetës historike të Kosovës përballë vorbullës me shkrime të pretendimeve serbe dhe shtrembërimeve pa baza të akademikëve filo serbë kishte veçanërisht rëndësi në vitin 1998 sepse i parapriu fillimit të luftës në Kosovë dhe, çka ishte vendimtare, rolit të faktorit ndërkombëtar në një kohë shumë kritike. Si rrallëkush, Malcolm gëzonte respektin e politikanëve, kishte aftësitë akademike dhe busullën personale për të sjellë historinë e Kosovës të ndarë nga mitet të cilat ishin kultivuar për shumë vite nga shërbëtorë të politikës.

Tema e ndikimit të një libri dhe në përgjithësi një studimi në politikë mund të diskutohet nga shumë pikëpamje por është e qartë se dëmi i prurjeve nga historianë sharlatanë dhe në shërbim të politikës së ditës përbën një sfidë të vazhdueshme. Edhe sot diplomacia botërore formulohet nga interesat imediate, në pjesën më të madhe, dhe ndikohet nga pretendimet politike të ndërtuara mbi të ashtuquajturat arsyetime historike, prej nga bëhet edhe më i rëndësishëm verifikimi i tyre i drejtë, në shembullin e studimit të Kosovës nga hulumtuesi britanik.

Si sot 25 vjet më parë, në 14 maj 1999, Noel Malcolm ishte në Nju Jork për prezantimin e librit të tij për Kosovën. Në takimin te Bruno Restaurant në Manhattan, babai im Naum Prifti, motra Julika biseduan me “një mik të ri” për historinë e shqiptarëve dhe qeshën me faktin se, nga ata, i vetmi që kishte qenë në Kosovë në atë kohë ishte Malcolm. Babai dhe motra erdhën për herë të parë në Kosovë në vitin 2002.

Shfaqja e dokumentarit përcjell jehonën e kohës kur u botua libri për Kosovën por tashmë në rrethana të tjera. Historiani Malcolm mban qëndrim kritik ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për sa i takon kushtëzimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Një lojë e përsëritur e faktorit ndërkombëtar dhe kalkulimeve politike që luhaten nën trysninë serbe duke dhënë koncesione në kurriz të të vërtetave historike dhe Kosovës.

Filed Under: Kronike

Baba Rexhepi shenjtor i bektashizmit, simbol i shqiptarizmit dhe luftëtar i lirisë 

May 14, 2024 by s p

Uran Butka/

Baba Rexhepi u bë shenjtor i bektashizmit, simbol i shqiptarizmës dhe luftëtar i lirisë, sepse lindi dhe u rrit në trevën patriotke të Gjirokastrës, sepse mësimet e para për bektashizmin dhe shqiptarizmin i mori nga i përndrituri Baba Selimi i teqesë së Zallit, vatër e patriotëve Shahin Kolonja, Sulejman Delvina, Bajo Topulli, Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Qamil Panariti e të tjerë luftëtarë të lirisë. Baba Rexhepi rrëfen në kujtimet e tij për këtë kohë të luftës për çlirim kombëtar, kur erdhi  Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno në teqenë e Zallit, ajo u rrethua nga asqerët turq, por Baba Selimi u vuri nga një taç në kokë, turqit kujtuan se ishin dervishë dhe  ikën.

Në fillim të viteve 30 dervish Rexhepi u dorëzua dervish në këtë teqe dhe  qysh prej asaj kohe i shërbeu predikimit të bektashizmit dhe shqiptarizmit, si një shenjtor.

Kur Shqipëria u pushtua nga Italia në vitin 1939, kredoja e tij në këtë kohë ishte: Bashkimi i shqiptarëve në luftë kundër pushtuesve dhe kundër ideologjisë e veprimit  komunist. Në një intervistë të dhënë në vitin 1991 Baba Rexhepi thotë: «Në Shqipëri jam munduar që populli të mos frymëzhej nga ideologjia komuniste. Kam shëtitur katund më katund duke arsyeturar se kush ishte me të vërtetë kjo ideologji dhe ç’dëme vinin prej saj – kryesore ishte të mos humbeshe kombësia dhe feja.»

Kur nisi lufta civile në Gjirokastër mes komunistëve dhe nacionalistëve, nisur nga terroristët komunistë, Baba Rexhepi u përpoq ta ndalte atë, duke predikuar bashkim e vëllazërim mes shqiptareve. Masakrat e Shefqet Peçit në Libohovë ku u masakruan 104 libohovitë, mes tyre edhe nga familja e Avni Rustemit, bënë që Baba Rexhepi.të reshtohej  në krah të nacionalistëve, në krah të viktimave të pafajshme.

I përndjekur nga krerët e Nacionalçlirimtares si Shefqet Peçi e Bedri Spahiu me shokë që bënë masakra edhe në Gjirokastër, Baba Rexhepi largohet nga Gjirokastra për në Delvinë, ku e vazhdon rezistencën kundër komunizmit, që e dënoi me vdekje në mungesë. 

U mërgua nga mëmëdheu si idhulli i tij, Mid’hat Frashëri, në vitin 1944, duke marrë me vete vetëm një rrasë guri, të cilën kur ndërroi jetë, porositi t’ia vinin nën kokë, si një copëz e Atdheut.

 Vepra e tij madhore në SHBA ishte themelimi i Teqesë Bektashiane në Detroit – siç bëri dhe Noli për themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Veprimtaria e tij në Teqe i kapërcen kufijtë e Bektashizmit, sepse i bashkoi shqiptarët pa dallim feje dhe ideje në një fe dhe në një ide, siç ishte shqiptarizmi, në ndihmë të kombit e të Shqipërisë së robëruar nga komunizmi.

   Baba Rexhepi ishte një njeri i shkolluar, kishte kryer shkollën Ruzhdie në Gjirokastër, mandej Medresen dhe ishte njohur me besimet fetare dhe filozofitë e kohës, por edhe me qytetërimin perëndimor përmes librave që lexonte në disa gjuhë. Në SHBA ai ra në kontakt me atdhetarë shqiptarë të  ditur, mes tyre edhe me Fan Nolin., me të cilin bashlkëpunoi për themelimin e Teqesë bektashiane. Në punë madhore e tij si filozof ishte botimi i veprës «Misticizmi islam dhe Bektashizma» që ua kushtoi klerikëve të të gjitha feve që u bënë fli për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, vepër që profesoresha Triks e çon si të niveleve  të larta botërore.

Më lejoni që të kumtoj disa kujtime të mija për Baba Rexhepin.

Në vitin 1993 shkova në SHBA, në Kongresin Amerikan si përfaqësues i parlamentit shqiptar, ku qëndrova një jave. Në fundjavë u nisa për në Detroit, në Teqenë e Baba Rexhepit.

E gjeta ulur mbi një poltronë të thjeshtë në odën e pritjes. Trupvogël, me fytyrë të hequr, me sy të zinj e të thellë, me duar e gishta të hollë e vështrim të meduar, gjysëm njeri e gjysëm perëndi. Më priti me dashuri prekëse, së pari si i biri i Safet Butkës, të cilin e kishte idhull të martirizimit, por edhe bashkëluftëtar të lirisë. «Sot është ditë e lumtur për mua, se më ka ardhur i biri i Safetit», tha i përmalluar. Më priti edhe si përfaqësues i Shqipërisë demokratike. Më pyeti për situatën, për punët në Shqipëri, për familjen time. I fola për përmbysjen e regjimit hoxhist, për arritjet e para të demokracisë,  për punën e parlamentit, ku ndodheshin më se gjysma e deputetëve, bij të  familjeve nacionaliste të persekutuara. I shkëlqeu fytyra, i ndritën sytë e thellë. I thashë se kisha shkuar në Gjirokastër, në teqenë e Zallit që po ringrihej në kujtim të Tij, për teqetë e ripërtëritura të Kolonjës dhe sidomos për ringritjen e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, me në krye Hirësinë e Tij, të përndritur por edhe të përndjekur, Baba Reshatin, ai më preku dorën me dorën e tij të dridhëshme, në shenjë mirënjohjeje.

Pastaj tha: “Biri im, të dielën kemi ditën e Ashures, je i ftuar të mbash një fjalë dhe të takohesh me vëllezërit e tu shqiptarë të një gjaku. Do të mbledhim aty ndihma dhe do të t’i japim për projektet që ke në Shqipëri.”

U skuqa dhe e ndjeva veten keq.  Si mund të pranoja para, për punët e mija fisnike? Megjithatë e falënderova dhe i thashë “Baba, ndihmat në para për Shqipërinë dërgojini zyrtarishht për një teqe, për një shkollë, për një rrugë, për një bamirësi, për ndihmë ndaj të përndjekurve e të burgosurve politikë etj.”

Kështu që ika nga Detroiti të dielën në mëngjes, pa marrë pjesë në festën e Ashures. 

Babai, kur mori vesh ikjen time, tha: «Më vjen keq që iku, por edhe më vjen mirë… Se shyqyr Zotit paskan mbetur njerës të ndershëm në Shqipëri pas terrorit dhe përndjekjes nga regjimi komunist “.      

Sot është një ditë e veçantë, e shenjtë, kur kujtojmë Hirësinë e Tij, Baba Rexhepin, i cili me jetën e tij, me shembullin e tij të ndritur na jep dritë e forcë për të vazhduar veprën e tij të pavdekshme për kombin dhe Shqipërinë.

(Homazh për Baba Rexhepin mr rastin e 70 vjetorit të themelimit të Teqesë   Bektashiane në Detroit, SHBA)

Filed Under: Analiza

Historia jonë

May 14, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Sipas The Catholic Encyclopedia, termi “hero” e ka origjinën nga luftëtarët dhe gjysmëperënditë e lashtë të famshëm për trimërinë dhe veprat e tyre, të popullarizuar në mitologjinë greke. Hesiodi, sipas Herodotit, ishte një bashkëkohës i Homerit rreth vitit 900 pes, dhe i përshkroi heronjtë në “Punët dhe ditët” si “njerëz me famë të madhe”. Hesiodi shkroi më tej në “Goddesses and Heroes” në Theogony (brezat e perëndive) se perënditë krijuan një racë paranatyrore duke u riprodhuar me të vdekshmit (njerëzit). Pasardhësit e rremë ishin gjigantët gjysmëperëndi: “Raca hyjnore e heronjve, e quajtur gjithashtu gjysmëperënditë, raca para së tashmes. Të gjithë vdiqën duke luftuar në luftërat e mëdha”; dhe: “Së dyti, Zeusi, babai i perëndive dhe njerëzve, më i fuqishmi i perëndive dhe më i forti deri tani; Dhe pastaj raca e njerëzve dhe e gjigantëve të fuqishëm.” Iliada dokumenton gjithashtu disa luftëtarë dhe kampionë gjysmëperëndi si Akamusi, Akili, Ajaksi dhe Telamoni. 

Megjithatë, Hesiodi, në Teogoni, duket se i referohet dy krijimeve të gjigantëve në tregimet e tij. . Raca e parë e gjysmëperëndive,  që vdiq në luftëra të mëdha, ka të ngjarë të ishte raca gjigante përpara përmbytjes së krijuar nga perënditë mëmë si Kroni, Poseidoni dhe Iapetus; ky i fundit prodhoi gjigantët Gog, Magog dhe Albion përpara përmbytjes. Raca e dytë gjigante u krijua nga Zeusi dhe perëndi të tjerë pasardhës pas përmbytjes – gjigantë si Herkuli, Tezeu dhe Perseu. Duke ditur se Josephus barazoi gjigandët Nefilim dhe Refaim me heronjtë grekë dhe ashtu si gjigantët sumerianë si Gilgameshi u përshkruan si heronj, duhet të habitemi që një qytet në rajonin sirian të malit Hermon u quajt Heropolis, “qyteti i heronjve.” Regjimi i Zotit prind mbretëroi përpara përmbytjes dhe perënditë pasardhës mbretëruan pas përmbytjes, kur fuqia e fundit qiellore rivendosi Rendin Botëror Nefilim me pasardhësit e tyre të rremë në një, i cili ka vazhduar brez pas brezi. 

Për të kuptuar se arritëm në rendin tonë aktual shoqëror dhe për të kuptuar profecinë e fundit të kohës, duhet të hetohen ngjarjet e mjegullta të parahistorisë dhe historia e hershme e regjistruar, të cilat mbajnë çelësat për të zhbllokuar alegorinë profetike. Nga ana biblike, ne nuk thuhet se si u shfaqën gjigantët pas përmbytjes – ne dimë vetëm se ata po shfaqen. Edhe pse dikush mund të përcaktojë se përmbytja kishte për qëllim të çlironte tokën nga të gjithë të këqijtë që e korruptuan tokën; këtu fillon historia që  njohim: Utnapishtimi në Eposin e Gilgameshit dhe Deukalioni, djali i Prometeut në historinë greke të përmbytjes; në arkë me Noeun, tre djemtë e tij dhe gratë e tyre pa emër.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 970
  • 971
  • 972
  • 973
  • 974
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT