• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Donald Leka – CEO, Founder of Jumptuit – Next Level in Forecasting Global Events

May 10, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

In case you missed it, Data Correlation Engine Jumptuit, an AI-scenario forecasting company that focuses on detecting probabilities of disruptive global events that impact regions and sectors, has arrived! Jumptuit was granted New Artificial Intelligence search patent.

The U.S. Patent and Trademark Office (USPTO) has awarded inventor Donald Leka, Founder and CEO of Jumptuit, three new U.S. patents in the fields of Artificial Intelligence and Blockchain Technology, namely:

System and Method of AI Assisted Search

System and Method of AI Assisted Search Based on Events and Location

System and Method of Correlating Multiple Data Points to Create a New Single Data Point

Having secured the patent, Jumptuit announced the launch of the Genesis J2T Global Risk Visibility Spectrum Dashboard. With its enormous scale of coverage and unprecedented reach across all regions, governments and corporations “GRVS would be able to assist in formulating policies that anticipate unexpected global events and reduce the cost of risk,” says Donald Leka, Chairman of Jumptuit.

Mr. Leka, a technology executive with over 15 years of experience has developed cloud computing, mobile technologies and data systems aimed at forecasting probable geopolitical and environmental events. He has been featured in the Wall Street Journal, New York Times, Washington Post, Forbes, CNET, PC World, also on Bloomberg, CNN, CNBC and more. Two time American University alum, BA/SIS ’86 and MBA ’97, Donald Leka has ranked among New York’s top 100 CEO’s in the Artificial Intelligence Space. (The American Startup Magazine, June 1, 2022)

He announced the patent award in a social media post last week with a statement that says, in part: “AI Scenario Forecasting is designed to anticipate probable events and conditions, identify correlations and clusters of variables across sectors, and assess probable causation enabling government and corporate leaders to circumvent, bypass, and avoid future events, or better manage and mitigate unavoidable risk.”

Commentary and reaction from industry innovators and the tech media have been positively outstanding.

“Donald Leka’s vision extends beyond innovation. It’s about securing a spot in tomorrow’s tech tapestry.”

“Donald Leka, the visionary behind Jumptuit, emphasizes the transformative potential of this innovation. By enhancing data-driven decision-making, Jumptuit’s AI and Blockchain fusion empowers organizations to swiftly adapt in an ever-evolving landscape. The system’s ability to improve data integrity, transparency, and analysis speed amplifies its utility across various sectors, including Finance, Insurance, Healthcare, and Government.”

Donald Leka, who has been featured in Dielli previously and as recently as September 2023, https://gazetadielli.com/observing-the-world-in-real…/ is very excited to be embarking into the next level of a data-driven system.

As someone with limited tech knowledge and speaking for readers who feel the same way, I asked Donald to use a metaphor from a medical field that would be helpful in terms of making the new tech advancement more relatable. For example, how does knowing a diagnosis or having a genetic predisposition for a certain condition (the forecasting), give the patient or the doctors a practical advantage? “Using a medical metaphor for an individual, the Jumptuit J2T Global Risk Visibility Spectrum Dashboard delivers information so an individual can make choices that avoid or bypass events that could cause an underlying situation or condition to express itself in undesired ways, or exacerbate a situation that could otherwise have been prevented. From a corporate or government perspective, this expands into the geopolitical realm protecting supply chains, community and national health, financial systems, and international relations,” said Donald Leka.

Photo Credit Donald Leka at World Economic Forum, Davos, January 2024

Donald Leka, Featured speaker at School of International Service, The American Univesity, Washington DC

Filed Under: Opinion

DITA E EVROPËS, 2024 DHE SHQIPTARËT – GËZUAR DITËN E BASHKIMIT EVROPË, QOFTË EDHE PA SHQIPËRI E PA SHQIPTARË!

May 10, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli/

9 Maji, 2024, shënon Ditën e Evropës, përvjetorin e Deklartës Schuman (9 Maj, 1950), 74-vjet më parë, në bazë të cilës është themeluar Bashkimi Evropian (BE) – enti politik dhe ekonomik evropian që njohim sot. Deklarata mban emrin e Robert Schuman, ish Ministrit të Jashtëm të Francës dhe ish-Presidentit të Parlamentit Evropian, në bazë të cilës, fillimisht, çoi në themelimin e një tregu të përbashkët për qymyrin dhe çelikun evropian me qëllim për të “bërë të pamundur luftën nga pikëpamja materiale”, por që më vonë e, gradualisht, kjo deklaratë çoi në një bashkim politik dhe ekonomik më të gjërë. Vendet themeluese të këtij enti të ri politik dhe ekonomik në kontinetin evropian ishin Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu dhe Holanda që vendosën themelet e para të një organizate evropiane për një paqë të qendrueshme dhe për një Evropë të bashkuar. Sot

BE është një ent politiko-ekonomik prej 27 vendesh anëtare me privilegje dhe përgjegjësi, sipas traktave në fuqi për antarësim.

Gëzuar Ditën tënde të Bashkimit dhe Paqës, Evropë – qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë, në radhët tua. 74-vjetori i Deklaratës së Schumanit, 9 Maj, 2024, për fat të keq, dhe për më shumë se një shekull tanimë, gjenë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, ndonëse me dy shtete në Ballkan, gjithnjë të izoluar dhe të përjashtuar nga Evropa e Bashkuar. Pothuaj, aq të izoluar e të përjashtuar nga Evropa ashtu si edhe 105-vjet më parë kur At Gjergj Fishta i Kombit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris (1919) iu ishte drejtuar para-ardhësve përfaqsues të shteteve evropiane — “Evropës së qytetnueme” — siç u është drejtuar ai atyre me pak ironi në fjalimin e tij klasik mbi të drejtat e mohuara të Kombit shqiptar.

Në Ditën e Evropës, 2024, po i kujtojmë “Evropës së Qytetënueme”, se 6 Maji shënoi ditëlindjen e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit -Skenderbe – “Mbrojtësi i Qytetërimit Evropian” – i këtij qytetërimi që shumica e shteteve evropiane gëzon sot, të bashkuar, të pavarur e të lirë, por pa bashkatdhetarët modernë të Gjergj Kastriotit -Skenderbe në mesin tuaj, si pjesëtarë të këtij bashkimi kombesh. “Mbrojtësit të Evropës”– bashkatdhetarët e të cilit i mbani, sot e kësaj dite, jashtë dhe të përjashtuar nga radhët e bashkimit tuaj.

Megjithëse kanë kaluar disa shekuj, ia vlen ndoshta që tu kujtojmë evropianëve modernë të qytetëruar – në këtë ditë kushtuar Ditës së Evropës — se ata e gëzojnë atë qytetërim sot, fal fitoreve të Kryetrimit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe kundër perandorisë osmane që synonte pushtimin e Evropës së asaj kohe – fitore të cilat kishin marrë namin anë e mbanë Evropës, duke e cilësuar Skenderbeun si “Mbrojtësi i Evropës”, por që sot janë pothuaj janë harruar nga evropianët modernë.

Mbrojtësi i Evropës — Me këtë emër, Evropa e njofti dhe e trajtoi gjatë historisë deri në ditë e sotëme nepërmjet qindra sh në gjuhët kryesore evropiane, poema, filma e monumente anë e mbanë kontinetit të vjetër. Vetëm ditën e 6 majit, 2024, të pakën 5-6 monumente u ngritën anë e mbanë Evropës, nga Italia, në Gjakovë e deri në Hungari, në nder e kujtim të Gjergj Kastriotit, Mbrojtësit të Evropës dhe Prijsit të Shqiptarëve. “Fat i vetëm për çdo burr të madh lufte dhe i rrallë për burrat më të mëdhej të çdo kohe”, do të shprehej dikur, albanologu në zë, At Zef Valentini në një shkrim për famën e Gjergj Kastriotit në Evropë.

Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit e të paqës, qoftë edhe pa Shqipëri e pa Shqiptarë në radhët tua, por me shpresën që në një të afërme jo të largët, të hapësh portat tua për shqiptarët– porta të cilat Gjergj Kastrioti -Skenderbeu i mbrojti nga hordhitë otomane në kohën e tij. Hapi portat sot Evropë edhe për Shqipërinë, Kosovën e për Shqiptarët, “si një mundësi e meritim që shqiptarët të jenë element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme”, të Evropës. (Papa Pali i VI –1968).

Shqiptarët kanë dashur, historikisht dhe duan të jenë, aktualisht, pjesë e Evropës së bashkuar e të lirë, jo vetëm gjeografikisht, anëtarë të Bashkimit Evropian – pro-perëndimor me vlera, sjellje e kulturë, në shtëpinë e përbashkët të quajtur Evropë.

Evropa e bashkuar dhe e lirë, në këtë ditë, duhet të shfaq mirënjohjen e saj për fitoret e Gjergj Kastriotit – Skenderbe, për sakrificat e rënda të shqiptarëve gjatë historisë, në mbrojtje të dyerve të Evropës dhe qytetërimit evropian nga sulmet e herë-pas-hershme nga perandoria osmane. Ndërsa, Gjergj Kastrioti-Skenderbe u tregon shqiptarëve udhën që ata duhet të ndjekin drejtë integrimit të tyre në Evropën e bashkuar e të lirë.

Filed Under: ESSE

Nga vjen fjala “algoritëm”?

May 10, 2024 by s p

Rafael Floqi/

Algoritmet janë bërë integrale në jetën tonë. Nga aplikacionet e mediave sociale te Netflix, algoritmet mësojnë preferencat tuaja dhe i japin përparësi përmbajtjes që ju shfaqet. Google Maps dhe inteligjenca artificiale nuk janë asgjë pa algoritme.

Pra, të gjithë kemi dëgjuar për to, por nga vjen fjala “algoritëm”? Mbi 1000 vjet përpara internetit dhe aplikacioneve të smartfonëve, shkencëtari persian dhe polimatematikanit Muhammad ibn Musa al-Khwarizmi shpiku konceptin e algoritmeve. Në fakt, vetë fjala vjen nga versioni i latinizuar i emrit të tij, “algorithmi”. Dhe, siç mund të dyshoni, është gjithashtu e lidhur me algjebrën.

Al-Khwarizmi jetoi nga viti 780 deri në vitin 850 të erës sonë, gjatë Epokës së Artë Islame. Ai konsiderohet “babai i algjebrës”, dhe për disa, “gjyshi i shkencës kompjuterike”.

Megjithatë, pak detaje dihen për jetën e tij. Shumë nga veprat e tij origjinale në arabisht i kanë humbur kohës. Besohet se al-Khwarizmi ka lindur në rajonin Khwarazm në jug të Detit Aral në Uzbekistanin e sotëm. Ai jetoi gjatë Kalifatit Abasid, i cili ishte një kohë e përparimit të jashtëzakonshëm shkencor në Perandorinë Islame.

Al-Khwarizmi dha një kontribut të rëndësishëm në matematikë, gjeografi, astronomi dhe trigonometri. Për të ndihmuar në sigurimin e një harte më të saktë të botës, ai korrigjoi librin klasik të hartografisë së Aleksandri Ptolemeut, Gjeografia.

Ai prodhoi llogaritje për gjurmimin e lëvizjes së Diellit, Hënës dhe planetëve. Ai gjithashtu shkroi për funksionet trigonometrike dhe prodhoi tabelën e parë të tangjentëve.

Nuk ka imazhe se si dukej al-Khwarizmi, por në vitin 1983 Bashkimi Sovjetik nxori një pullë për nder të ditëlindjes së tij 1200. Wikimedia Commons

Al-Khuarizmi ishte një dijetar në Shtëpinë e Urtësisë (Bejt al-Hikmah) në Bagdad. Në këtë qendër intelektuale, studiuesit po përkthenin njohuri nga e gjithë bota në arabisht, duke e sintetizuar atë për të bërë përparim domethënës në një sërë disiplinash. Kjo përfshinte matematikën, një fushë e lidhur thellësisht me Islamin.

“Babai i algjebrës”

El-Khuarizmi ishte një burrë i shumanshëm dhe fetar. Shkrimet e tij shkencore filluan me kushtimin ndaj Allahut dhe Profetit Muhamed. Dhe një nga projektet kryesore që matematikanët islamikë ndërmorën në Shtëpinë e Urtësisë ishte zhvillimi i algjebrës.

Rreth vitit 830 të erës sonë, kalifi al-Ma’mun e inkurajoi al-Khuarizmiun të shkruante një traktat mbi algjebrën, Al-Jabr (ose Libri Përmbledhës mbi Llogaritjen me Përfundim dhe Balancim). Kjo u bë vepra e tij më e rëndësishme.

Në këtë pikë, “algjebra” ekzistonte për qindra vjet, por al-Khwarizmi ishte i pari që shkroi një libër përfundimtar mbi të. Puna e tij ishte menduar të ishte një mjet praktik mësimor. Përkthimi i saj latinisht ishte baza për tekstet shkollore të algjebrës në universitetet evropiane deri në shekullin e 16-të.

Në pjesën e parë, ai prezantoi konceptet dhe rregullat e algjebrës dhe metodat për llogaritjen e vëllimeve dhe sipërfaqeve të formave. Në pjesën e dytë ai dha probleme të jetës reale dhe përpunoi zgjidhje, si rastet e trashëgimisë, ndarjen e tokës dhe llogaritjet për tregti.

Al-Khwarizmi nuk përdori shënime matematikore moderne me numra dhe simbole. Në vend të kësaj, ai shkroi në prozë të thjeshtë dhe përdori diagrame gjeometrike:

Katër rrënjë janë të barabarta me njëzet, pastaj një rrënjë është e barabartë me pesë dhe katrori që do të formohet prej saj është njëzet e pesë. Në shënimin e ditëve moderne do të shkruanim kështu:

4x = 20, x = 5, x2 = 25

Gjyshi i shkencave kompjuterike

Shkrimet matematikore të Al-Khwarizmi-t prezantuan numrat hindu-arabë tek matematikanët perëndimorë. Këto janë dhjetë simbolet që përdorim sot: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 0.

Numrat hindu-arabë janë të rëndësishëm për historinë e informatikës sepse përdorin numrin zero dhe një sistem dhjetor me bazë dhjetë. E rëndësishmja, ky është sistemi numerik që mbështet teknologjinë moderne informatike.

Arti i llogaritjes së problemeve matematikore të Al-Khuarizmit hodhi themelet për konceptin e algoritmeve. Ai dha shpjegimet e para të detajuara për përdorimin e shënimeve dhjetore për të kryer katër operacionet bazë (mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim) ??dhe llogaritjen e thyesave. Një ilustrim mesjetar që tregon një person duke përdorur një numërator në njërën anë dhe duke manipuluar simbolet nga ana tjetër.

Kontrasti midis llogaritjeve algoritmike dhe llogaritjeve të numëratorit, siç tregohet në Margarita Philosophica (1517). Biblioteka Shtetërore e Bavarisë

Kjo ishte një metodë llogaritëse më efikase sesa përdorimi i numëratorit. Për të zgjidhur një ekuacion matematikor, al-Khuarizmi lëvizi sistematikisht nëpër një sekuencë hapash për të gjetur përgjigjen. Ky është koncepti themelor i një algoritmi.

Algoritëm, një term latin mesjetar i emëruar pas al-Khwarizmi, i referohet rregullave për kryerjen e aritmetikës duke përdorur sistemin numerik hindu-arab. I përkthyer në latinisht, libri i al-Khwarizmi-t mbi numrat hindu u titullua Algorithmi de Numero Indorum.

Në fillim të shekullit të 20-të, fjala algoritëm hyri në përkufizimin dhe përdorimin e saj aktual: “një procedurë për zgjidhjen e një problemi matematikor në një numër të kufizuar hapash; një procedurë hap pas hapi për zgjidhjen e një problemi”.

Muhamed ibn Musa al-Khwarizmi luajti një rol qendror në zhvillimin e matematikës dhe shkencës kompjuterike siç i njohim ne sot.

Herën tjetër kur të përdorni ndonjë teknologji dixhitale – nga burimi juaj i mediave sociale tek llogaria juaj bankare në internet tek aplikacioni juaj Spotify – mbani mend se asgjë nuk do të ishte e mundur pa punën pioniere të një matematikani të lashtë persian.

Filed Under: Kulture

MBRESA NGA FESTIMI I PASHKËVE ORTHODOKSE NË TORONTO

May 10, 2024 by s p

“Toleranca është besimi më i mirë.” Viktor Hygo/

Nga Fuat Memelli

Në rrugën e gjatë të jetës, kam qënë disa herë në kishë në kohën e Pashkëve si dhe për Krishtlindje, siç kam qënë edhe në xhami festat myslimane. Në Pashkët orthodokse të sivjetme, isha në një kishë në Toronto. Aty jetojnë dy djemtë e mi, Eltoni dhe Erjoni me bashkëshortet dhe vajzat e tyre. Theksoj se dy djemtë i kanë gratë orthodokse. I pari e ka me origjinë greke, por e lindur dhe rritur në Toronto, ndërsa tjetri e ka me origjinë nga Berati. Me ata dhe njerëzit e tjerë të afërt, shkova dy herë në një kishë greke. Po ndalem në disa mbresa që përjetova ato ditë.

BESIM I MADH NË FENË E TYRE

Ndër mbresat e para ajo që më ra në sy ishte besimi i madh fetar i familjeve greke që jetonin në Toronto si dhe qytete të tjerë të Kanadasë. Këtë e vura re në javën e Pashkëve që kulmoi me ditën e ringjalljes së Krishtit. Kisha ku shkuam ne, kishte rreth njëmijë vende. Në ritualin e ringjalljes së Krishtit, kishte njerëz që rrinin edhe në këmbë. Në orën 12 të natës, kur u fikën dritat, u ndezën njëri pas tjetrit 1000 qirinj që ngjanin si 1000 yje të zbritur në tokë. Me qirinj të ndezur në dorë, pjesëmarrësit vazhduan ritualin në oborin e kishës. Edukata e tyre fetare, është rrënjosur brez pas brezi. Para Pashkëve, i moshuari George Diolitsis dhe gruaja e tij Irini, të dy njerëz të mrekullueshëm, kishin mbajtur 40 ditë kreshmë. George, sa herë ulej për të ngrënë bukë, bënte kryqin e pas tij e bënin edhe të tjerët. Edukimi fetar i fëmijëve, veç familjes, bëhej ditën e dielë në kishë. Ky edukim mbahej gjallë pastaj me frekuentimin e kishave, ku në Toronto kishte 15 kisha greke. Edukimi i fëmijëve për gjuhën dhe kulturën greke, bëhej një herë në javë, ditën e shtunë në mjedise të veçanta. Veç gjuhës aty mësonin edhe traditat e tyre për veshjet, këngët, vallet, etj. Për disa vjet në këto shkolla ka qënë mësuese nusja e djalit, Maria Diolitsis, grua e thjeshtë e dashur e që ka mësuar ca shqipen e ne kënaqemi kur na flet në gjuhën tonë.

DREKA E PASHKËVE, NJË FESTË E VEÇANTË

Dreka e Pashkëve, ashtu si në Shqipëri, ishte një festë e veçantë. Disa familje mblidhen e festojnë së bashku. Ne u mblodhëm në familjen e Nikos dhe Chrissa Chilakos, i cili ishte daja i Maries, nuses së djalit të madh. Kjo ishte një familje e njohur mikpritëse në Toronto. Atë ditë në shtëpinë e tij numëroheshin rreth 50 veta. Sipas traditës së Pashkëve, i zoti i shtëpisë kishte blerë një qingj të madh të cilin e poqi në hell. Kishte bërë edhe kukurec, ndërsa miqtë e ftuar kishin sjellë pije, ushqime, ëmbëlsira, etj. Dreka vazhdoi disa orë me urime për njëri-tjetrin, për Krishtin që u ngjall (Kristos Anesti) me humor si dhe me këngë e valle. Në fund u bë një fotografi e gjithë pjesëmarrësve.

DISKUTIME PËR ÇËSHTJEN BEJLERI

Natën e ringjalljes së Krishtit, ishim për darkë në familjen Diolitsis, ku Irini, e zonja e shtëpisë një grua shumë e dashur dhe nikoqire, krahas të tjerave kishte përgatitur edhe një supë të veçantë që bëhet për atë natë. Aty bëhej edhe rituali i çukitjes (thyerjes) së vezëve me njëri-tjetrin. Nisur nga fakti që unë isha shqiptar, u hap tema e Fredi Bejlerit, aktualisht i dënuar nga drejtësia shqiptare. Njerëzit e thjeshtë që kishin dëgjuar versionin zyrtar nga mediat greke, ishin në një mendim me to se burgosja e tij ishte e padrejtë. Unë i shpjegova variantin zyrtar shqiptar se ai ishte kapur me armë në Greqi dhe ishte dënuar atje. Gjithashtu siç thuhet në Shqipëri ai kishte qënë edhe në grupin që bëri vrasjen e dy ushtarakëve në postën kufitare shqiptare të Peshkëpisë, si dhe për blerje votash gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në bashkinë e Himarës. I thashë gjithashtu se minoriteti grek në Shqipëri, ka kuadro shumë më të mira se ai për të qënë kryetar bashkie. Në bisedë mori pjesë edhe historiani grek që jetonte në Toronto, PhD. Sakis Gekas, me origjinë nga fshati Kastorias, profesor në “York University”. Ai kishte ndjekur lajmet dhe opinionet e dhëna për Fredi Bejlerin në shtypin grek, në radio e televizion. Mendimi i tij i përmbledhur ishte afërsisht i njëjtë me mendimin tim, se Fredi ishte dënuar në Greqi për armëmbajtje pa lejë dhe nuk ishte i përshtatshëm për t’u propozuar për kryetar bashkie si dhe deputet për Parlamentin Europian. Sipas profesorit, Fredi Bejleri ishte mbështetur edhe nga qarqet ekstremiste greke dhe kjo i vlente për vota partisë në pushtet. U ndala këtu pasi si shqiptarët edhe grekët, nuk shkëputen dot nga politika.

NË VEND TË MBYLLJES

Desha të theksoj dy momente. Së pari, populli shqiptar dhe ai grek, si popuj fqinjë që në rrugën e gjatë të historisë kanë dhënë e marrë nga njëi-tjetri, duan të jetojnë në harmoni. Shpesh politika i ka ndarë. Së dyti dua të theksoj se te ne shqiptarët, harmonia fetare është një vlerë e çmuar. Siç ka thënë Gjergj Fishta :”Festojmë Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë.” Po e konkretizoj këtë harmoni edhe në familjen time. Ne festojmë Bajramin dhe dy Pashkët, ato Katolike, pasi vajza e madhe Gledisi e ka burrin katolik e ne mblidhemi e festojmë me njerëzit e tij. Siç theksova më lart, festojmë edhe Pashkët Orthodokse. A ka më bukur! Siç ka thënë Viktor Hygoi “toleranca është besimi më i mirë.”

Filed Under: Reportazh

Kryetari i Federatës “VATRA” Dr. Elmi Berisha pritet në takim të ngrohtë në ambasaden e SHBA-ve në Prishtinë

May 10, 2024 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Elmi Berisha u prit sot në një takim të ngrohtë dhe miqësor nga Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë z. Jeffrey M. Hovenier. Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën e mbështetjes së SHBA – ve dhe forcimin edhe më tej të partneritetit strategjik. U bisedua për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nevojën e koordinimit të ngushtë mes qeverisë së Kosovës dhe vendeve partnere. Kryetari i Vatrës Dr. Berisha dhe ambasadori Hovenier inkurajojnë institucionet dhe spektrin politik të Kosovës që me një unitet funksional të zbatojnë në plotni Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit në mënyrë që Kosovës ti hapen dyert e integrimeve euro-atlantike. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart angazhimin e Zëvendësndhimës Sekretarit Escobar në procesin e normalizimit të marrëdhënive Kosovë – Serbi dhe rolin e tij konstruktiv gjatë këtij procesi.

Kryetari i Vatrës Dr. Berisha dhe ambasadori Hovenier u dakorduan që të thellojnë më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe u vlerësua se roli dhe angazhimi i “VATRËS” është i një rëndësie të veçantë në institucionet e SHBA- ve si mbështetës të fuqishëm të avansimit dhe afirmimit të Republikës së Kosovës.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 980
  • 981
  • 982
  • 983
  • 984
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT