• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar Njeriun

May 4, 2024 by s p

Shkruan: Eneida Jaçaj/

Çfarë përfiton apo humb njeriu nëse pranon realitetin e tij brenda vetes, dhe ta bërtasë me zë të lartë atë që e shqetëson dhe i mban peng ekzistencën e tij? A do të ishte më i çliruar nga “demonët” brenda vetes që e mbajnë si të lidhur me zinxhir, a do të ndihej më i lirë nëse do ta pranonte veten ashtu siç është, me ato ngjarje e ndodhi që i kanë ndryshuar rrjedhën e të menduarit dhe të përjetuarit? A do të përfitojë apo do të humbë nëse e pranon veten mes asaj që është dhe asaj që do të ëndërronte të ishte? A do të çlirohej nga ankthi duke dialoguar dhe komunikuar me veten e të tjerët, për atë që e shqetëson, duke pranuar se jeta është një shfaqje kalimtare dhe asgjë nuk është e përjetshme? Njeriu shpesh herë gjendet para një dileme; të bëhet ai që është, të jetë ai që ka dhe ajo që njeriu përfaqëson në sytë e të tjerëve. Cila nga këto do ta bënte të ndihej më i lumtur dhe i çliruar?

Janë pikëpyetje që dalin nga dy veprat e mëdha të shkrimtarit psikanalist, me origjinë amerikano-hebre, Irvin D. Yalom, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Standfordit në SHBA, përkatësisht kryevepra “Kur qau Niçja” dhe vepra “Kura e Shopenhaurit”. Këto dy libra kanë në qendër të tyre të përbashktën; psikoterapinë moderne që kanë në thelb dialogun-komunikimin, seancat dëgjimore në grup, ku autori i vendos personazhet e tij në situata të ndryshme bashkëbisedimi, të cilat të ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe filozofinë e jetës. Autori, në mënyrë të qëllimtë, sjell emra të mëdhenj të mendimit filozofik dhe psikologjik, në të dyja veprat; Arthur Shopenhahuer, filozof gjerman i njohur për filozofinë e tij pesimiste, por që brenda ka doza realizmi; Fridrih Niçe, një nga filozofët më të shquar gjermanë të shekullit të 19-të. Niçe ka përvetësuar vepra të Shopenhauerit, kanë të dy pothuajse një mendim filozofik pesimist, ndoshta edhe si pasojë e doktrinës se si janë rritur apo edhe sëmundjes që Niçe kishte, ku shpesh herë nën ndikimin e saj, qasja e tij për jetën ka arritur majat e absurditetit; ata njihen si filozofët më të vështirë për t’u kuptuar; si dhe psikanalisti i famshëm, Sigmund Frojd, i cili i ka ardhur shpeshherë në ndihmë shoqërisë.

Kryevepra “Kur qau Niçja” është një dramë dashurie, ku filozofi i madh europian, në kulmin e dëshpërimit të tij, kërkon të bëjë vetëvrasje, pasi ishte i paaftë të gjente një kurë të posaçme, që do ta shpëtonte nga dhimbja e refuzimit të dashurisë. Lu Salome, e cila e ndiente veten fajtore, kërkon Zhozef Brojerin, një nga themeluesit e psikoanalizës, që ta shpëtojë nga vetëvrasja. Brojer përdor kurën eksperimentale të dialogut, bashkëbisedimit, e vetmja mënyrë që e bëri të çlirohet nga ajo e keqe e madhe, që e mundonte prej kohësh. Nga ana tjetër, edhe Brojeri kishte të njëjtin shqetësim, nga i cili ishte mbyllur në vetvete dhe nuk pranonte ta fliste me askënd. Kështu, ata përfundojnë pacientë të njëri-tjetrit, dhe shpëtojnë veten e tyre nga e keqja e madhe. Në dialogjet e zhvilluara mes tyre, Niçja ofronte aspektin filozofik, ndërsa Brojeri atë psikanalitik. Pra, sipas kësaj filozofie, njeriu duhet të pranojë realitetin e tij, duhet të pranojë veten ashtu siç është, dhe të flasë me një mik apo mikeshë për atë që e shqetëson, duke e bërë të ndihet i çliruar, i lirë, në botën e tij. Por, në ditët e sotme, kujt mund t’ia besojmë brengat tona?! Kush do të të kuptonte dhe do të të donte më shumë se sa familja?! Lumturia dhe paqja e kanë burimin te familja, aty njeriu mund të gjejë prehje dhe të prekë lirinë e shpirtit.

Në filozofinë e Niçes, njeriu nuk mund të shqetësohet nga një njeri tjeter, është vetëm vetvetja që mund të të shqetësojë. Niçe përdor një shprehje filozofike “bëhu ai që je”, ku njeriu pranon veten ashtu siç është dhe jo si ai do të donte të dukej para të tjerëve, duke u ndierë në paqe dhe harmoni me “unin” e tij. Apriori, njeriu absolutisht që do të ndihet i lumtur dhe në paqe me veten, duke bërë gjërat që i pëlqejnë atij dhe jo të tjerëve, por kjo shprehje filozofike, e dalë prej mendjeve më absurde, tingëllon paksa kontradiktore, pasi, nëse njeriu do të ndiqte këtë doktrinë, “bëhu ai që je”, nuk do të përparonte në jetë, nuk do ta përmirësonte veten dhe nuk do të bëhej shembulli më i mirë i vetes dhe shoqërisë. Pra, do ta pranonte veten me ato vese dhe dëshira ndrydhëse, duke mos ushtruar kontroll mbi to dhe as nuk do të rritej në aspektin personal dhe profesional.

Ndërsa Shopenhahuer thotë se lumturia rrjedh nga tri burime; ajo që njeriu është, ajo që njeriu ka dhe ajo që njeriu përfaqëson në sytë e të tjerëve. Ai nxit që të përqëndrohemi te e para, pasi për dy të tjerat nuk ka kontroll. Pra, të dy filozofët i përmbahen të njëjtit mendim. Në këtë kuadër, Niçe nuk i beson Zotit, e cilëson atë si një formë për ta mbajtur njeriun në burgun e mendjes, se njeriu duhet të ndihet i lirë dhe se “jeta nuk ka kuptim”!. Absolutisht që njeriu duhet të jetë i lirë, por brenda kornizave të vetëkontrollit, ndërsa jeta e humb kuptimin në momentin që humbasim motivin, ëndrrat dhe iluzionet, që, në fakt, të dy këta filozofë, mbështetës të doktrinës së njëri-tjetrit, nuk kishin ëndrra, por e shihnin jetën bardhë e zi, pa emocion, me dyshim, dhe u endën të vetmuar larg shoqërisë dhe Zotit. Duke mbetur te kuptimi i parë i thënies “bëhu ai që je”, pra shfaqu i vërtetë, sëmundja e njerëzimit e ditëve të sotme, është pikërisht shfaqja apo dukja ndryshe para të tjerëve, ndërsa brenda vetes njeriu vuan duke vepruar në atë mënyrë që t’u pëlqejë të tjerëve. Përpos faktit që dialogu, e folura, është një kurë eksperimentale shumë frytëdhënëse për t’u çliruar nga e keqja e madhe që mban peng shpirtin, na vjen në ndihmë një tjetër mendim filozofik, se jeta është një shfaqje kalimtare që kalon një lum që mbart të gjitha objektet, përvojat dhe të gjitha dëshirat. Njeriu, ndryshe nga kafsha me katër këmbë, mbart me vete kujtimet e së shkuarës, frikën e së ardhmes, që është e instaluar në të pavetëdijshmen e tij, duke e bërë të ndihet i shqetësuar dhe i ngarkuar psikologjikisht. Ekuacionet filozofike dhe psikologjike, janë e vetmja kurë që i kanë dhënë zgjidhje funksionimit të njeriut dhe zhvillimit të botës. Megjithatë, edhe nëse njeriu në jetë nuk do të kishte probleme, do të ishte një jetë pa larmishmëri dhe njerëzit do të shkonin në depresion apo do të varnin veten. Ja se çfarë thotë Shopenhauer: “Puna, meraku, mendimet dhe shqetësimet, sigurisht që janë fati i të gjithëve, gati gjatë gjithë jetës. Por nëse të gjitha dëshirat do të përmbusheshin menjëherë sapo shfaqen, me çfarë do të merreshin njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre dhe si do ta zinin kohën? Supozoni sikur raca njerëzore të zhvendosej në utopi, ku çdo gjë do të rritej automatikisht dhe përqark do të fluturonin pëllumba të sapopjekur; ku që të gjithë do të gjenin njeriun e tyre të zemrës dhe nuk do të kishin vështirësi që ta mbanin; atëherë, njerëzit do të vdisnin nga mërzia ose do të varnin veten”.

Nëse te vepra “Kur qau Niçja” kemi të folurën, dialogun, për t’u shëruar nga gjëmimet e shpirtit dhe ndrydhjes së mendimit, te “Kura e Shopenhauer-it” kemi zhvillimin e seancave dëgjimore në grup, të drejtuara nga psikoterapisti Xhulius Hertzfeldi. Pra, numëruesi i përbashkët i të dyja veprave, është dialogu, e folura, kura e vetme që shëron shpirtin e njeriut. Personazhi Xhulius Hertzfeldi, është një psikoterapist i njohur, i cili zbulon se i ka mbetur një vit jetë. Ai vendos që të mos mendojë për sëmundjen, por të vijojë punën si psikoterapist deri në fund të jetës së tij. Në filozofinë e Shopenhauer, njeriu, nëse është i plotësuar dhe ka lënë gjurmë e vepra të mëdha, nuk duhet të ketë frikë nga vdekja dhe as t’i dhimbset vetja se do të largohet nga kjo botë. Madje, ai kur u nda nga jeta, e la me gojë se nuk donte të vendosej as emër dhe asnjë mbishkrim tjetër mbi pllakën e varrit, por la veprën e tij që të fliste për të. Ashtu si Buda që u largua nga pallati i të atit, Shopenhahuer u largua nga familia dhe doli në jetë në moshën 17-vjeçare, duke u përballur me mjerimin, varfërinë, fatkeqësitë, etj, dhe kjo e bëri që ai të kishte një mendim ndryshe për botën, për këtë arsye filozofia e tij është cilësuar pesimiste dhe idhnake.

Personazhi tjetër është Filip Sleiti, ish-pacient i Xhuliusit. Ky i fundit nuk arriti dot ta shëronte Filipin, i cili gjeti shpëtim te kura e Shopenhauerit. Të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin. Filipit i duhet Xhuliusi për miratimin e hapave të tij si këshillues filozofik, ndërsa Xhuliusit mësimet e Shopenhauerit. Filipi i bashkohet terapisë në grup, por ai e di shumë mirë se anëtarët e grupit kanë nevojë për filozofinë e Shopenhauerit. Në një bashkëbisedim mes Filpit dhe Xhuliusit, Filipi përdor thëninen e Spinozës, “aspekti i përjetësisë”; ai sugjeronte që ngjarje të përditshme shqetësuese, bëhen më pak të tilla nëse shikohen nga aspekti i përjetësisë. Filipi, gjatë jetës së tij, ishte një “Kazanova”, i obsesionuar pas epshit, ndaj femrave të bukura, të cilat i nënshtronte për aq sa i duheshin dhe më pas i flakte tutje. Ai ishte shumë i varur ndaj këtij obsesioni, saqë kishte prishur miqësira.

Por cila ishte kura e Shopenhauer që e shëroi Filipin? Dëshirat kanë një vullnet të jashtëzakonshëm, kur ato bëhen të zjarrta dhe fiksuese, për ta çuar njeriun drejt veseve të këqija. Janë pikërisht këto dëshira me përmasa katastrofike, që e mbajnë të mbërthyer gjithë jetën e njeriut, mendjen, trupin, në humnerën e të pavetëdijshmes dhe alogjikës. Shopenhauer propozon se njeriu që të shpëtojë nga veset e këqija, duhet të heqë komplet dorë nga dëshirat. Pra, sipas filozofit gjerman, është vullneti që shkakton të gjitha vuajtjet në botë kur ne kërkojmë të kënaqim dëshirat tona. Ai u shty nga vullneti për të kërkuar fundin e vetmisë dhe dëshpërimit të tij përmes marrëdhënieve trupore. Kështu, ky formulim i Shopenhauerit pati efekt te Filipi, i cili u shërua plotësisht duke pranuar të izolohet nga shoqëria dhe pikërisht nga obsesioni seksual. Ndoshta nuk do të ishte rruga më e drejtë që njeriu të izolohej nga shoqëria siç bëri Filipi, pasi ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, për të folur e komunikuar, por njeriu mund të përdorë një taktikë tjetër, duke e bindur arsyen se kjo dëshirë nuk do ta çojë në rrugën e duhur, por, përkundrazi, do hapë probleme duke bërë që jeta e njeriut të vërtitet rreth atij vesi të sëmurë, duke humbur kuptimin e saj. Për mendimin tim, njeriu nuk duhet të heqë dorë nga dëshirat, por duhet t’i kontrollojë ato, nëse bëhen shkak për lindjen e veseve të këqija, që të mbajnë mbërthyer dhe të nxjerrin komplet nga rrjedha e duhur e jetës. Do të mbështesja më së shumti thënien e Sokratit, “Njih veten”, ku njeriu duhet të punojë fort për t’ia njohur vetes ato vese, ato dëshira që e ndrydhin, duke i kaluar në ekspertizën e gjykimit kritik dhe reflektiv, dhe duke i mbajtur nën kontroll. Secili nga ne ka pika të dobëta që bëhen shkak i sjelljes jo të mirë, duke na kufizuar objektivin personal dhe profesional. Pra, filozofia dhe psikologjia, kur ndërveprojnë së bashku, i sjellin shoqërisë zgjidhje afatgjata, të duhura, duke rregulluar sjelljen e njeriut. Edhe dy ekstremet, asnjëherë nuk janë të mira, pasi kthehen në vese. Duhet të gjendet mesi i artë, siç thotë Aristoteli. Një shembull i thjeshtë, nëse ushqehesh pa kufizime dhe pa orare, do të kthehet në një ves që dëmton shëndetin, si rrjedhojë, nuk do të jemi në formën e duhur për t’i shërbyer familjes dhe profesionit. Këto dy vepra gjithsesi janë një thesar për fushën e psikologjisë dhe filozofisë. Secili nga ne mund të nxjerrë mësime të vlefshme dhe të përjetojë dialogun brilant mes bashkëbiseduesve, që të mbërthen aq fort dhe të duket sikur edhe ti bëhesh njësh me ta në biseda. Irvin D.Yalom është një shkrimtar-psikoterapist brilant, i cili është vlerësuar me disa çmime, ku librat e tij përveçse mund të shijohen, u vinë në ndihmë shoqërisë dhe mendjeve të trazuara të botës.

Filed Under: Komente

MISTICIZMI DHE BEKTASHIZMI TEK NAIMI DHE BABA REXHEPI

May 4, 2024 by s p

Studim filozofiko-letrar nga Rafael Floqi/

Në kuadër të 70- vjetorit të Teqesë së Baba Rexhepit

Në filozofi, misticizmi i referohet një gamë të gjerë besimesh, praktikash, përvojash dhe filozofish që përfshijnë një lidhje të thellë, të drejtpërdrejtë dhe personale me një realitet transcendent ose hyjnor. Misticizmi shpesh përfshin një eksplorim të aspekteve të fshehura ose më të thella të ekzistencës përtej sferës së perceptimit të zakonshëm dhe të kuptuarit racional.

Në thelbin e tij, misticizmi kërkon të zbulojë të vërtetat rreth natyrës së realitetit, ekzistencës dhe burimit ose bazës përfundimtare të qenies. Karakterizohet nga një kërkim për përvojë të drejtpërdrejtë, të pa ndërmjetësuar të sferave hyjnore, shpirtërore ose mistike, shpesh përmes praktikave të tilla si meditimi, lutja, soditja ose asketizmi.

“Prandaj, ne duhet të ndjekim këshillën e të urtëve të lashtë: të njohim veten, shkruante filozofi i lashtë grek, Plotini: “, të bëhemi të ngjashëm me Hyjninë dhe, me anë të ushtrimit të virtytit dhe soditjes, të bëhemi të pastër si Perëndia”. Pra sipas këtij botëkuptimi afria bashkimi me Perëndinë e fisnikëron njeriun.

Natyra e pashprehur e përvojës mistike

Një aspekt kyç i misticizmit është theksi i tij në natyrën e pashprehur të përvojës mistike. Mistikët shpesh i përshkruajnë takimet e tyre me hyjnoren si përtej fjalëve, koncepteve ose të kuptuarit racional. Përvoja mistike shpesh përshkruhet si një gjendje uniteti, njëshmërie ose bashkimi me hyjnoren, ku kufijtë midis vetes dhe tjetrit, subjektit dhe objektit, shpërbëhen.

Përgjatë historisë, misticizmi është shprehur në tradita të ndryshme fetare dhe filozofike, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Krishtërimin, Islamin, Judaizmin, Hinduizmin, Budizmin, Taoizmin dhe Sufizmin. Ndërsa besimet dhe praktikat specifike të misticizmit ndryshojnë nëpër tradita të ndryshme, ato ndajnë një theks të përbashkët në përvojën e drejtpërdrejtë të hyjnores dhe ndjekjen e transformimit dhe ndriçimit shpirtëror.

Udhëtimi sufist i Baba Rexhebit është intim dhe rrëfim tërheqës i një mjeshtri shpirtëror bektashi Baba Rexhebi ishte ndër më të shumtët figura të rëndësishme në historinë moderne të Bektashizmi dhe Shqipëria pasosmane. Të Historia e jetës së Babas është portretizuar në mënyrë të pasur të lë pa frymë. Megjithatë, në rrëfimin e jetës së tij, ky prof. Frances Trix gjithashtu hedh dritë mbi rolin kompleks që kanë luajtur bektashizmi dhe dervishët bektashi në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe në veri të Amerikës në veçanti. Udhëtimi i Baba Rexhebit është lozonjar dhe i brendshëm i përket ideve thelbësore të sufizmit. Në arabishten fjala tarikat, e përdorur shpesh në letërsi si sofizëm rendi, që përfshin një rrugë sufi dhe a udhëtimi trupor-shpirtëror i një individi dervish. Për më tepër, ka një histori tjetër pas kësaj: domethënë një udhëtim intelektual dhe një rrëfim vetë-refleksiv që përshkruan angazhimi më shumë se tridhjetëvjeçar të autores dhe stërvitjes shpirtërore nën drejtimin e Baba Rexhebit (Frances Trix The sufi journey of baba Rexhep)

. “Baza e bektashizmit është misticizmi, shkruante Baba Rexhepi. i cili në gjuhën arabe quhet tesamiuf. Misticizmi nuk është një pjellë e fesë myslimane. Ai ka ekzistuar në kohët më të vjetra në Indi, në Egjipt dhe në Greqi, i shfaqur e praktikuar herë në një formë dhe herë në një formë tjetër. Sipas bektashizmit, misticizmi është gjallëria shpirtërore e njeriut. Për hir të misticizmit, njeriu lufton me veten e tij, e pastron atë nga gjërat e dëmshme e të këqija dhe bëhet moralisht njeri i vërtetë. Me fjalë të tjera, misticizmi zhduk të gjitha pengesat që ndajnë njeriun nga Zoti, dhe e afron tek Ai”.

Në filozofi, misticizmi ka qenë një objekt hetimi dhe debati midis filozofëve, teologëve dhe studiuesve. Disa filozofë, si Platoni, Plotini dhe Meister Eckhart, kanë hulumtuar tema mistike brenda kontekstit të sistemeve të tyre filozofike. Të tjerë, si Immanuel Kant dhe Ludwig Wittgenstein, kanë qenë më skeptikë ndaj misticizmit, duke e parë atë si në thelb irracional ose të panjohur.

Syri përmes të cilit unë shoh Zotin është i njëjti sy përmes të cilit Zoti më sheh mua

Meister Eckhart, qe një teolog, filozof dhe mistik gjerman i Mesjetës, la pas një mori njohurish të thella mbi natyrën e misticizmit dhe udhëtimin shpirtëror. Një nga citimet e tij të famshme që përmbledh thelbin e misticizmit është: “Syri përmes të cilit unë shoh Zotin është i njëjti sy përmes të cilit Zoti më sheh mua; syri im dhe syri i Zotit janë një sy, një që sheh, një që di, një dashuri.”

Ky citim shpreh bukur konceptin mistik të unitetit dhe unitetit me hyjnoren. Ai sugjeron që realiteti përfundimtar, ose Zoti, nuk është diçka e ndarë nga ne, por diçka e lidhur ngushtë me qenien tonë. Në përvojën mistike, kufijtë midis vetvetes dhe hyjnores shpërbëhen, duke çuar në një ndjenjë të thellë uniteti dhe ndërlidhjeje.

Fjalët e Meister Eckhart na ftojnë të sodisim idenë se perceptimi ynë për Zotin nuk është diçka e jashtme apo e largët, por më tepër një njohje e brendshme e natyrës sonë hyjnore. Nëpërmjet thjerrëzave të misticizmit, ne arrijmë të kuptojmë se e njëjta prani hyjnore që ne kërkojmë është tashmë e pranishme brenda nesh, në pritje për t’u zbuluar. Ky citim nga Meister Eckhart shërben si një kujtesë e fuqishme e potencialit transformues të misticizmit, duke na inkurajuar të thellojmë kuptimin tonë për veten dhe marrëdhënien tonë me hyjnoren.

A është misticizmi është një njohuri kulturore ose jo?

Midis mistikëve të ndryshëm të botës është biseduar gjerë e gjatë teza nëse misticizmi është një njohuri kulturore ose jo? “Mistikët myslimanë në përgjithësi, shkruan Baba Rexhepi janë të mendimit se është njohuri kulturore, por jo një kulturë e jashtme (ekzoterikë) dhe e përciptë, por një kulturë e brendshme (ezoterikë) dhe kulturë e ndjenjës. Ato e numërojnë misticizmin si njohuri shkencore, por jo si një shkencë si ajo e filozofisë. E numërojnë si shkencën e rrugës shpirtërore që kanë ndjekur shenjtorët, duke e llogaritur si shkencën që merret vetëm me afrimin e njeriut te Zoti.

Këtë shkencë, mistiku i madh Ibrahim Hakiu e ka përkufizuar kështu:

“Misticizmi është shkenca e shenjtë, është njohuria e Zotit, që synon rrugën e vërtetë. Është shprehja e kuptimit të dashurisë së vërtetë, është dija e kraharorit dhe e zemrës. Është ajo njohuri hyjnore, e cila të mbulon gabimet dhe të shlyen të metat. Është ajo shkencë për të cilën Kurani vetë ka thënë se: kujtdo që i vjen kjo njohuri, i vijnë mirësi të panumërta. Dhe e shpjegon në këtë mënyrë ndryshimin që ekziston midis dy njohurive: Njohuria e përgjithshme kulturore fitohet me studime, kurse njohuria mistike fitohet me uri. Njohuria kulturore rrjedh nga një gjuhë te tjetra, kurse dija mistike zbret prej shkencës së fshehur hyjnore në zemrat e pastruara. Dija e përgjithshme del nga gjuha dhe thuhet në vesh, kurse dija e brendshme shkulet nga thesari i lartë dhe, me anën e frymës”

Vetë misticizmi merr shumë forma, Nënë Tereza

Në rrugët plot zhurmë të Kalkutës, mes kaosit dhe varfërisë, qëndronte një fener drite, dhembshurie dhe përkushtimi të palëkundur – Nënë Tereza. Jeta e saj ishte një dëshmi e fuqisë së dashurisë, shërbimit dhe shpirtërore. Përtej veprave të saj tokësore, qëndron një misticizëm që kapërcen sferën fizike dhe prek thelbin e njerëzimit. Udhëtimi i saj mistik filloi herët në jetë, pasi ajo ndjeu një thirrje nga një fuqi më e lartë për t’u shërbyer më të varfërve të të varfërve. Ishte një thirrje që ajo do t’i kushtonte gjithë jetën e saj përmbushjes. Në qendër të misticizmit të Nënë Terezës ishte lidhja e saj e thellë me Zotin. Lutjet e saj nuk ishin thjesht fjalë të thëna në boshllëk; ishin biseda me hyjnoren. Ajo besonte në praninë e Zotit në çdo person, veçanërisht në ata që vuanin. Shërbimi i saj ndaj të varfërve ishte një akt adhurimi, një mënyrë për të nderuar shkëndijën hyjnore brenda çdo individi.

Por misticizmi i Nënë Terezës nuk ishte i kufizuar në muret e manastireve apo rrugëve të Kalkutës. Ajo përshkoi çdo aspekt të qenies së saj, duke formësuar ndërveprimet e saj me të tjerët dhe qasjen e saj ndaj jetës. Ajo e pa bukurinë në thjeshtësi, gjeti gëzim në mes të vuajtjeve dhe përqafoi përulësinë si një rrugë drejt rritjes shpirtërore. Një nga aspektet më të habitshme të misticizmit të Nënë Terezës ishte aftësia e saj për të parë përtej sferës fizike. Ajo shpesh fliste për përjetimin e vizioneve dhe zbulesave që e udhëhoqën punën e saj. Këto takime mistike nxitën misionin e saj dhe i dhanë forcën për të ngulmuar përballë sfidave dërrmuese.

Koncepti i njohjes së vërtetës sublime e gjen kuptimin për Shën Agustinin tek thëwnia “Ti na ke bërë për vete, o Zot, dhe zemra jonë është e shqetësuar derisa të gjejë prehjen e saj tek ti”. Nëse tek nënë Tereza ishte ndryshimi i realitetit dhe vuajtjeve njerëzore nëpërmjet ndriçimit të Zotit tek Shën Agostini është kontakti me të, por tek guruja budist Swami Vivekananda ajo shprehet: “Në momentin që kam kuptuar Zotin të ulur në tempullin e çdo trupi njerëzor, në momentin që qëndroj me nderim përpara çdo qenieje njerëzore dhe shoh Zotin në të – në atë moment jam i lirë nga skllavëria, gjithçka që lidh zhduket dhe unë jam i lirë.”,

Përmendja e Zotit është një nga bazat e misticizmit

Përmendje do të thotë të zësh në gojë diçka. Në kuptimin mistik përmendja është mjeti që lidh marrëdhëniet e ndjenjave dashurore midis Zotit dhe njeriut. Është lutja më e madhe që mban gjallë kurdoherë përfytyrimin hyjnor në zemrën e njeriut. Mistiket i japin rendësi të madhe përmendjes duke e quajtur lutje kryesore. Këtë e bazojnë në urdhrat e përsëritura të Kuranit me anën e verseteve të shumta, prej të cilëve citojmë dy: “Besimtarë! Përmendni Zotin kurdoherë. Përmendeni pa reshtur, në mbrëmje dhe në mëngjes. Dhe verseti tjetër: Më përmendni mua që të ju përmend edhe unë juve. “

Mistikët myslimanë sipas Baba Rexhepit në përgjithësi e ndajnë përmendjen në dy lloje: Përmendja e hapur (Zikri Xheli) dhe Përmendja e mbyilur (Zikri Hafi). Përmendja e hapur është ajo që shprehet haptazi me një ceremoni të veçantë, kurse Përmendja e mbyilur, ose e fshehur, është ajo që nuk shprehet, por frymëzohet në zemër. Pothuajse të gjithë Mistikët islam bëjnë pjesë në Përmendjen e hapur, e cila sipas shpjegimit të disa mistikëve të mëdhenj, si Ismail Hakiu, Hysenj Vaizi dhe shumë të tjerë rrjedh nga i Madhi Ali. Mistikët zakonisht këtë e lidhin me pyetjen e të Madhit Ali që një ditë ia parashtroi Profetit Muhamed: “O Profet i Zotitl Të lutem më trego rrugën më të afërt për te Zoti, më të mirën ndaj Tij dhe më të lehtën për popullin.” “Është ajo që u përfitua prej Profecisë”, i dashuri im, u përgjigj Muhamedi. “Po cila është ajo?”, pyeti i Madhi Ali. “Vazhdimi i përmendjes në vetmi e kudo që të ndodhesh”, u përgjigj Profeti. “Po si ta përmendim Zotin? ” pyeti përsëri i Madhi Ali. Atëherë Profeti qëndroi përpara të Madhit Ali, i dha urdhër të mbyllte sytë dhe të dëgjonte”. Bektashizmi dhe teqeja shqiptare ne Amerikë

Prania e Bektashizmit dhe e gjuhës perse në Shqipëri

Prania dhe rëndësia e gjuhës perse në Ballkan dokumentohet më së miri nga Aşik Çelebi (1520–1572) në librin Meshâiru’sh- Shuarâ ku shkruan: “…Transmetohet se kur lindi një fëmijë në Prizreni, para se t’i vihej një emër, i është vënë mahlas (pseudonim poetik). Fëmija i lindur në Jenice të Vardarit e quan bukën “mama” në persisht. Sa për fëmijët që kanë lindur në Prishtinë, mbajnë një vulë në brez. Prandaj, e gjithë kjo do të thotë se Prizreni është vend poetësh, Jenica e Vardarit vend i Gjuha persiane dhe Prishtina vend administrimi…”2 Edhe Evlija Çelebiu (1611-1682) përmend se kishte parë dervishë që mësonin persisht në viset shqiptare. “… Në fakt, udhëtari i famshëm përmend në shënimet e tij se ka shumë njerëz në qytet që mësojnë persisht, nderojnë Aliun dhe familjen e tija , dhe mallkojnë Muavijen dhe Jezidin…”.3 Në medresetë dhe teqetë të ndërtuara nga osmanët dhe dervishët e ardhur nga Lindja e Mesme, krahas mësimit gjuhën persiane, veprat mistike dhe poetike të poetëve iranianë dhe mistikë si Farīdud-Dīn Aṭṭār, Ḥāfeẓ-e Shīrāzī, Saʿdī Shirāzī dhe shumë u lexuan dhe studioheshin edhe të tjera. Në këtë mënyrë, një elitë kulturore islame doli dhe filloi të krijonte letërsi në arabisht, turqisht dhe persisht, në zonat e banuara me shqiptarë, si dhe në zonat e banuara me boshnjakë. ( Fehim Nametak, Historija turske književnosti, Orijentalni Institut u Sarajevu, Sarajevo 2013)

Bektashizmi dhe Albanizmi i Naimit

Siç dihet mendimi i Naim Frashërit u formua dhe u dominua nga bektashizmi dhe sipas të cilin “Albanizmi” i tij e kishte një themel bektashian. A ishte mendimi i Naimit me të vërtetë kishte një prejardhje fetare, ajo u distancua fort nga bektashizmi në heterodoksinë e saj, duke u paraqitur si një lloj teologjie çlirimtare dhe panteizmin, i cili lindi një qëndrim që përfshinte identitetin shqiptar në tërësi, pa të kufizohet veçanërisht në bektashizëm. Metodologjikisht, kjo mënyrë e re e sheh gjërat do të zbulohen nëse i paraqesim provat empirike në dispozicion një analizë kritike nga këndvështrimi i qasjeve socio-teorike ndaj fesë siç janë zhvilluar në sociologji dhe antropologji. Pra tek Naimi misticizmi i tij mori formën e panteizmit.

Ndarja fetare ishte një kërcënim për unitetin shqiptar. Në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë për pohimin e Identiteti kombëtar shqiptar, një numër i madh i myslimanëve shqiptarë, pavarësisht se janë të ndarë besnikëri’ (Skendi, 1967: 469-470), shpesh shprehte me vendosmëri vullnetin për të shkëputur lidhjet me Perandoria Osmane (Bartl, 1968). Ndër të tjera, qëndrimi politik i bektashinjve është veçanërisht zbulues.

Bektashizmi është padyshim një nga rendet sufiste më të pazakonta dhe më të rëndësishme në Ballkan dhe në Anadoll. Nga zhvillimet e ndryshme gjatë shekujve të mëvonshëm të osmanëve Perandoria u bë e qartë se Ballkani Perëndimor dhe zonat shqipfolëse i shërbenin shpesh si një lloj mërgimi për ithtarët e urdhrit bektashi, dhe ka marrëveshje të përgjithshme që pas rritjes së dukshme të pranisë së tyre në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të,

Bektashizmi gradualisht u rrënjos thellë në këtë zonë nga fundi i shekullit të 19-të. deri në atë masë sa të bëhet rendi mistik më i rëndësishëm islam. Pretendohet në veçanti, jo vetëm nga krerët bektashi (Turabiu, 1929; Rexhebi, 1970) por edhe nga studiuesit modernë të bektashizmit (Popovic, 1986; Clayer, 1990; Popovic dhe Veinstein, 1995; Norton, 2001; Kressing, 2002), se rendi ka shërbyer si një nga shtyllat fetare elitar ose popullore për shqipfolësit dhe që duhet të ketë luajti një rol krenar dhe krahasimisht të shquar në formësimin e nacionalizmit shqiptar në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.

Ajo që tradicionalisht supozohej të kishte qenë një marrëdhënie e vështirë mes Bektashizmit dhe autoritetet fetare dhe politike osmane thuhet se kanë kontribuar për zgjedhjen e një qëndrimi antiturk dhe nacionalist në Shqipëri (Morozzo della Rocca, 1990). Megjithatë, mund të argumentohet se kjo duhet të ketë shkuar së bashku me një përforcim të heterodoksisë karakteristike për sistemin e saj të besimeve dhe praktikave bektashiane. Sigurisht që nuk është çuditërisht që Naim Frashëri (1846–1900) ishte veçanërisht i rëndësishëm në këtë zhvillimin. Ai njihet më shumë si poeti dhe veprimtari më i madh shqiptar.

“Metodologjikisht, referenca ndaj besnikërisë së ndarë nuk sugjeron domosdoshmërisht a formulim dikotomist të N. Frashërit ose mysliman bektashi ose shqiptar nacionalist. Kjo dikotomi nuk ishte e pranishme në të menduarit e intelektualëve shqiptarë, në të paktën jo në kohën e punës dhe aktivizmit të Naimit. Njerëzit në atë epokë ishin shpesh të dyja, ashtu siç jo të gjithë bektashinjtë shqiptarë ishin antiosmanë. Shumë sunitë shqiptarë myslimanët dhe të krishterët ortodoksë, madje edhe katolikët shqiptarë, ishin osmanë besnikë gjithashtu. (Albert Doja, The politics of religious dualism: Naim Frashëri and his elective affinity to religion in the course of 19th-century Albanian activism.)

Qerbelaja një poemë për lirinë

N. Frashëri ritregon edhe sagën e shiizmit në një poemë epike monumentale në 25 këngë (Qerbelaja, 1898), duke ndjekur një traditë të gjatë të letërsisë dhe filozofisë lindore. Përpunimi i tij poetik i martirizimit të Qerbelasë shënoi kulmin e kërkimit të poetëve të mëparshëm shqiptarë për të përshkruar në mënyrë dramatike ato ngjarje që përkujtonte kremtimi vjetor i bektashinjve dhe që duhet të kenë pasur aq shumë kuptim për popullin e shtypur shqiptar. Mbi të gjitha, duke u lidhur me këtë përballje në dukje fetare, por realisht politike, N. Frashëri u përpoq të realizonte dhe promovonte idetë e tij humaniste të ndritura dhe çlirimtare. Ai e vlerësoi imamin si flamurtarin dhe kampionin e drejtësisë dhe çlirimit kundër padrejtësisë së kundërshtarëve të tij tiran dhe uzurpator, ndërsa deklaroi si parim të paepur se në një betejë mes drejtësisë dhe padrejtësisë, çlirimit dhe tiranisë, rezultati tregon drejtësi dhe çlirim. fitimtar. Më shumë se ritregimi i ngjarjeve historike, Qerbelaja është një rekord moralist dhe intelektual, një riformulim dhe shpallja e parimeve të moralit humanist, një thirrje për pastërti dhe përsosmëri morale, që njerëzimi të jetë në gjendje të shijojë jetën tokësore dhe të përballet me përmbysjen e saj(A. Doja). Eposi i tij bektashian duhet gjykuar në kontekstin e një tjetër eposi të tij monumental (Historia e Skënderbeut, 1898), në të cilën ai rrëfeu bëmat, sukseset dhe dështimet e heroit kombëtar shqiptar kundër pushtuesve osmanë në shekullin e 15-të. Kjo punë është e tij më i famshmi dhe konsiderohet si aspirata e tij më e madhe poetike, një përpjekje supreme për të projektuar idealizmin, patriotizmin dhe ndjenjën e vazhdimësisë kulturore shqiptare në të kaluarën, kur për 25 vjet (1443–1468) shqiptarët kishin luftuar nën udhëheqjen e Skënderbeut për t’i rezistuar aneksimit osman. Nga njëra anë, kemi Skënderbeun, që konsiderohet simboli i krishterë shqiptar dhe evropian i rezistencës kundër osmanëve myslimanë. Nga ana tjetër, në konceptet shiite dhe bektashiane, kemi Imam Aliun, i cili konsiderohet i pandashëm nga Muhamedi, themeluesi i Islami. Megjithatë, çuditërisht, N.Frashëri arriti të kapërcejë dallimet midis dy besimeve dhe të rikrijojë si dëshmorët myslimanë ashtu edhe luftëtarët e krishterë shqiptarë kundër pushtuesve myslimanë brenda së njëjtës botë simbolike.( Po aty)

Qerbelaja dhe Historia e Skënderbeut janë shkruar në të njëjtën kohë, me të njëjtin model e me të njëjtin stil dhe janë botuar në të njëjtin vit. Ashtu si Skënderbeu është pika gravitacionale e Historisë, personazhet e tjerë në krah ose kundër tij, Qerbelaja është thjerrëza përmes së cilës projektohen ngjarjet dhe personazhet e Qerbelasë. Të Eposi fetar bazohet në mitologjinë myslimane dhe misticizmin lindor, ndërsa epika heroike bazohet në mitologjinë klasike dhe figurat hierarkike të simbolizmit të krishterë. Në të dyja rastet, me anë të ndërtimit të simbolikave të tilla, N.Frashëri formësoi sistemin e vlerat që përbënin thelbin e krijimtarisë së tij poetike dhe intelektuale. ( A .Doja}

Shkenca e misticizmit merret vetëm me punët e zemrës së kulluar

E vërteta në bursën lokale të njeriut së shenjtë, pikon mu në mes të shpirtit. Njohuria e jashtme merret me punët e përcipta të botës, kurse shkenca e misticizmit merret vetëm me punët e zemrës së kulluar, e cila është thesari i botës hyjnore. Njohuria e jashtme është e njohur prej të gjithëve, e shkruar në libra dhe e botuar në të gjitha anët e botës, kurse njohuria mistike qëndron e mbyllur në gjoks dhe është e ndaluar të përhapet. Kultura e përgjithshme fitohet duke menduar, kurse dija mistike zbulohet duke përmendur Zotin.

“Nuk ka Zot tjetër veç Zotit të Madh.” I Madhi Ali e dëgjoi me kujdes dhe filloi të shqiptojë fjalët e frazës së sipërme: “Nuk ka Zot tjetër veç Zotit të Madh” (La ilaha. il All-Ilah). Pasi mbaroi kjo ceremoni, të Madhit Ali iu hapën misteret e fshehta të botës hyjnore dhe iu frymëzua përsosmëria. Në atë kohë të Madhit Ali iu hapën dyert e çudive dhe të kuptimeve të holla të misticizmit dhe kështu arriti kulmin e përsosmërisë. Arriti kulmin e zbërthimit të mistereve të së vërtetës dhe u bë Kryetar i të gjithë të përsosurve. U bë burimi kryesor dhe themelor i kësaj drite të shenjtë, prej së cilës u ndriçua gjithë bota mistike”.(Xhevat Kalajxhi ,Bektashizmi dhe Teqeja Shqiptare në Amerikë )fq. 48

Naimi zbuloi fjalën hyjnore “Ai i do ata dhe ata e duan atë” (Sura 5:59), dhe kuptoi prej saj të vërtetën se dashuria e Zotit i paraprin dashurisë njerëzore. Kjo ndjenjë e dashurisë së ndërsjellë dhe njohja se dashuria është me të vërtetë e vetmja gjë, që ka rëndësi në gjithë jetën e krijimit, përbën gur-themelin e mendimit të Naimit dhe jehonë herë pas here në vargjet e tij me çdo melodi të mundshme.

N. Frashëri- bektashizmi si rend sufist liberal nxiste unitetin midis popullit

Fletore e Bektashinjet (Fletore Bektashiane, Bukuresht 1896) është një nga burimet më të rëndësishme për këngët panteiste dhe fetare bektashiane. N. Frashëri mendonte se bektashizmi si një rend sufist liberal mund të nxiste unitetin midis popullit të tij të ndarë fetarisht. Fletorja përmban një shprehje hyrëse të besimit bektashi dhe dhjetë poezi shpirtërore të cilat ofrojnë një vështrim të rrallë në besimet e sektit i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë luajti një rol të rëndësishëm në mbijetesën e kulturës shqiptare, veçanërisht me shpërndarjen ilegale të librave shqip. Rëndësia e Naim Frashërit si poet kombëtar qëndron në mesazhet sociopolitike, filozofike dhe fetare për popullin e tij për t’i shërbyer bibliotekës, tolerancës dhe vetëdijes kombëtare jo vetëm te bektashinjtë, por edhe te gjithë shqiptarët në trevat shqiptare. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit të njëzetë ishte i madh.

Muhabetit i kushtohet shumë rëndësi filozofisë së Naimit: kungimit verbal dhe këndimit apo leximit të nefeve, poezive shpirtërore bektashiane. Muhabeti është një lloj lavdërimi ose përkujtimi i Zotit për të zbutur zemrën dhe për të pastruar ndërgjegjen. Në muhabetin e bukur leximi i bukur i nefes punon për ndriçimin shpirtëror. Duke dëgjuar, dëgjuesit pastrohen në zemrat dhe ndërgjegjen e tyre.

Bektashinjtë shqiptarë praktikojnë hapjen e muhabetit duke recituar një nefes shqip të Naim Frashërit. Sufizmi i Naimit mund të emërtohet misticizëm i natyrës. Në këtë përvojë natyra bëhet një mjet bashkimi, një urë, si të thuash, që lidh shpirtin me thelbin e pafund të të gjitha gjërave. Në vend që të shpjegojë sferat e natyrës, individi e gjen veten duke ndjerë dhe shijuar të gjitha ngjarjet në natyrë deri në atë pikë sa të harmonizohet dhe identifikohet me to. Këndon me zogjtë, lulëzon, me lulet, shkëlqen me diellin, mbështillet në qiell. Ai i ndjen të gjitha gjërat në vetvete dhe veten në të gjitha gjërat, të pandashëm. Nga ana tjetër Naim Frashëri nuk u pajtua me imitimin e monastizmit dhe inkurajoi fuqishëm popullin e tij që të përfshihej në veprimtari shoqërore-politike.

Ideologjia islame e Naimit bazohet në demokraci, vullnet popullor, tolerancë dhe moderim

Ideologjia e tij islame bazohet në demokraci, vullnet popullor, tolerancë dhe moderim. Nëse e përkufizojmë “demokracinë” si parimet e barazisë sociale dhe respektit për individët brenda një komuniteti, mund të deklarojmë se Naimi është një mbështetës i rëndësishëm i Demokracisë Islame. Marrëdhënia midis Islamit dhe demokracisë është debatuar fort mes njerëzve që identifikohen me ringjalljen islame në fund të shekullit të njëzetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë e një. Studimi i poetit kombëtar shqiptar:”(Naim Frasheri poeti i madh shqiptar“ Perla Ali Akbar Ziaee)

Çështja se si feja dhe nacionalizmi janë të lidhura është teorikisht e rëndësishme lidhja ndërmjet ndarjes fetare dhe nacionalizmit në kontekstin shqiptar është interesante për potencialin e saj për të kontribuar në të kuptuarit tonë se si dinamika ndërveprimi ndërmjet fesë dhe lëvizjeve shoqërore është artikuluar dhe sa nacionaliste ndërtohen mitet. Idetë nacionaliste përdorin ‘gjëra kulturore’ të ndryshme për të legjitimuar ato objektivat (Barth, 1969) dhe feja është një nga një grup treguesish të mundshëm për nacionalistët ideologjitë. Megjithatë, mënyra se si u zhvillua ‘rilindja’ kombëtare shqiptare (Rilindja). pas rënies së parashikueshme të Perandorisë Osmane, në një periudhë që shtrihej nga mesi i vitit 19 shekulli deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912, tregoi se gjuha dhe historia ishin gjërat më të rëndësishme kulturore për të argumentuar për “thelbësore” dhe “autentike” të përbashkët..

Lëvizja nacionaliste shqiptare në shekullin XIX, duke u përpjekur për të krijuar një gjuhë shqipe të shkruar dhe unifikuar dhe të lavdërojë të kaluarën shqiptare në një letërsi të tijën. Me të fortën e saj patosi moralist dhe nacionalist vepra e tij konsiderohet se ka kapërcyer ndryshimet dhe ndarjet fetare, socio-kulturore dhe dialektore mbi të cilat janë shkruar shkrimet e paraardhësve të tij ishin të bazuara. Prandaj, shumë më tepër se çdo aktivizëm tjetër, është shkrimi i tij krijues besohet se ka frymëzuar bashkimin kombëtar shqiptar dhe ka ndihmuar vetëpohimin të popullit shqipfolës si komb modern. Në të njëjtën kohë, jo vetëm ai kontribuoi në letërsinë bektashiane, por ai ka shpjeguar dhe promovuar, dhe deri diku madje themeluar me Fletoren e tij bektashiane (1896) romanin teologjik dhe praktik, parimet e bektashizmit dhe rregullat organizative që rregullojnë funksionimin e tij. (A Doja)

Çfarëdo termi të mendojmë, ai personal pozicioni duhet të përshtatet me theksimin e dimensioneve universale të intelektualit. Stilet e të shkruarit oriental dhe perëndimor. Naim Frashëri duhet të jetë nënshtruar dhe pajtuar në të tijën punojnë rryma të ndryshme filozofike të mendimit dhe përvojave poetike, që vijnë nga qoftë traditat lindore apo perëndimore, si autor dhe mendimtar i hapur me vetëdije për të gjitha kulturat dhe qytetërimet, dhe të çliruar nga çdo kompleks eurocentrik apo aziatik.

Lidhur me këtë, njëfarë kualifikimi i prejardhjes së supozuar bektashiane dhe frymëzimi i punës dhe aktivizimit të tij nuk e pakëson domosdoshmërisht angazhimin e tij ndaj edhe bektashizmin edhe shqiptarizmin. Njohja e Zotit përmes misticizmit përfshin një udhëtim të thellë të eksplorimit shpirtëror, soditjes dhe përvojës së drejtpërdrejtë. Misticizmi ofron një rrugë për të kapërcyer kufizimet e perceptimit dhe intelektit të zakonshëm, duke i lejuar individët të lidhen me hyjnoren në një mënyrë thellësisht personale dhe transformuese.

Misticizmi, rruga për të kapërcyer kufizimet e perceptimit dhe intelektit të zakonshëm

Poema e parë shqipe e botuar nga Naim Frashëri është “Fjalët e Qiririt” Nëpërmjet kësaj poezie Naimi duket se shpalos misionin e tij poetik. Simboli i Qiriut, i huazuar nga poezia mistike persiane, shënon sakrificat shpirtërore të autorit në shërbim të njerëzimit. Megjithatë, siç vëren Jorgo Bulo: “ai e ka trajtuar arketipin e Qiriut në mënyrën e tij origjinale dhe i ka dhënë një tingull të ri, duke u shkëputur në disa pika nga thelbi dhe fryma thelbësore mistike persiane që përmban gjeneza e tij, për të theksuar qytetarinë, humanizmin e poetit. misioni iluminist për të ndriçuar shqiptarët në rrugën e lirisë. (“Naim Frashëri midis iluminizmit dhe misticizmi sufi”, Perla Journal, Volume 69, Number 2, December 2013, fq. 12-17.)

Kështu, një poet i djegur dhe i tretur (bëhet Fanā), arrin të jetë i pastruar nga vetitë dhe veset profane-tokësore, kështu i ndriçon shpirtin dhe mendjen. Në këtë mënyrë, ai shndërrohet në një qiri ose udhërrëfyes, i cili përmes mësimet dhe predikimet e tij ndriçojnë njerëzit e tjerë që do ta njohin njëri-tjetrin më mirë. Pasi një njeri të ndriçohet, ai mund të jetë gjithashtu gati të njohë Perëndinë. Të Koncepti i Zotit për Naimin është i ngjashëm me konceptin mistik të Allahut, si Qenie absolute, unike dhe e patjetërsueshme.

Naimi është pjesë e shkollës së dashurisë së Mevlânâ Rumi-t

Duke marrë parasysh dy qasjet ndaj Njëshmërisë së Qenies (Uahdat Al vuxhud) në traditën mistike islame, misticizmi teorik e përfaqësuar nga Ibn Arabiu dhe pasuesit e tij, dhe qasja praktike ose e dashurisë përfaqësuesi më i denjë i të cilit është Mevlânâ, atëherë mund të konkludojmë se Naimi është pjesë e kësaj të fundit, ndaj i përket shkollës së dashurisë. Mevlânâ Rumi ishte një poet i dashurisë dhe çdo gjë në këtë botë e shikonte nga ky prizëm. Në kryeveprën e tij “Mathnavi-ye Ma’navi” flet për njëshmërinë e ekzistencës si një qenie e njësuar që reflekton mbi shumësin gjërat (krijesat). Ai përmend simbolet të tilla si “valë dhe det”, “shkronja dhe fjalë” dhe “një dhe shumës” përmes të cilën ai dëshiron të theksojë faktin se vala edhe pse duket mbi det nuk ndahet prej tij; fjalët e shkruara nuk mund të ekzistojnë pa letrat; shkronjat e tjera nuk mund të rreshtohen para shkronjës “A” (që do të thotë Allahu); asnjë nga numrat nuk mund të vijë përpara numrit “një”. (Traces of persian literature on Naim Frasheri’s poetry Abdulla Rexhepi – Zeqije Xhafçe.)

Një nga aspektet kryesore të njohjes së Zotit përmes misticizmit është kultivimi i vetëdijes së brendshme dhe depërtimi shpirtëror. Mistikët shpesh përfshihen në praktika të tilla si meditimi, lutja ose soditja për të qetësuar mendjen, për të hapur zemrën dhe për t’u përshtatur me praninë e hyjnores. Nëpërmjet këtyre praktikave, ata kërkojnë të hyjnë në nivele më të thella të ndërgjegjes dhe të lidhen me thelbin hyjnor që përshkon të gjithë krijimin.

Në përvojën mistike, individët mund të takojnë Zotin në forma të ndryshme, duke filluar nga një ndjenjë frike dhe habie për bukurinë dhe madhështinë e universit deri te një ndjenjë e thellë intimiteti dhe bashkimi me një hyjni personale. Këto takime shpesh sfidojnë shpjegimin racional dhe tejkalojnë gjuhën dhe konceptet, duke çuar në një përvojë të drejtpërdrejtë, të pa ndërmjetësuar të pranisë hyjnore.

Naimi, baza e besimit të vërtetë në Zot është t’u shërbesh njerëzve

Naimi mendon se baza e besimit të vërtetë në Zot është t’u shërbesh njerëzve. Nëse pretendon se beson në Zot, por nuk i respekton njerëzit, do të thotë se nuk je besimtar i vërtetë. Ai thotë: “Ai që i respekton të tjerët, beson në Zot”. Do të thotë nëse nuk i respektoni të tjerët, nuk besoni në Zot. Ky fakt shoqëror është një nga aspektet më domethënëse të misticizmit të Naimit. Ideologjia e tij islame bazohet në demokraci, vullnet popullor, tolerancë dhe moderim. (Ali Akbar Ziaee)

“Misticizmi përfshin gjithashtu një dorëzim të egos dhe një gatishmëri për të hequr dorë nga idetë dhe besimet e paracaktuara për Zotin. Ndërsa mistiku zhytet më thellë në sferën e hyjnores, ata mund të kuptojnë se Zoti nuk është i kufizuar në ndonjë formë apo konceptim të veçantë, por është një realitet i pafund dhe i pashprehur që tejkalon kuptimin njerëzor”, pohon Baba Rexhepi.

Në fund të fundit, njohja e Zotit përmes misticizmit është një udhëtim thellësisht personal dhe subjektiv që kërkon guxim, përulësi dhe hapje ndaj të panjohurës. Është një udhëtim i vetë-zbulimit dhe zgjimit shpirtëror, në të cilin individët arrijnë të njohin natyrën e tyre hyjnore dhe ndërlidhjen e të gjitha gjërave në sixhadenë e madhe të ekzistencës. “Vërtet, ka gjëra që nuk mund të shprehen me fjalë. Ata e shfaqin veten. Ato janë ato që janë mistike.”, shkruante filozofi austriak i shekullit të kaluar – Ludwig Wittgenstein.

Nëpërmjet thjerrëzës së misticizmit, individët mund të arrijnë ta shohin Zotin jo si një koncept të largët apo abstrakt, por si një prani të gjallë që përshkon çdo aspekt të realitetit. Është një njohje se Zoti nuk është i ndarë nga ne, por është i lidhur ngushtë me qenien tonë, duke pritur zbulimin dhe njohjen tonë siç thotë Ramakrishna: “Zoti është në të gjithë njerëzit, por të gjithë njerëzit nuk janë në Zotin; kjo është arsyeja pse ne vuajmë.”

Si përfundim, njohja e Zotit përmes misticizmit është një udhëtim i thellë dhe transformues që i fton individët të eksplorojnë thellësitë e vetëdijes së tyre dhe të zgjohen në praninë hyjnore që banon brenda dhe rreth tyre. Siç shkruante Rumi: “Plaga është vendi ku të hyn Drita”.

Misticizmi është një udhëtim dashurie, uniteti dhe njëshmërie që ka fuqinë të ndriçojë shpirtin dhe të zbulojë shenjtërinë e gjithë krijimit e kjo na vjen me cilësitë e thyerjet e format e veçanta të misticizmit bektashian, jo vetëm si filozofi, si kërkim por dhe si praktikë tek filozofia e Naim Frashërit dhe Baba Rexhepit dhe me gjithë diferencën në kohë dhe format: njëra artistike dhe tjetra fetare përputhen në rrugën për kërkimin e Zotit në një orvatje intelektuale që merr pamjen e formën e misticizmit klasik.

Filed Under: Opinion

Astrit Lulushi vjen me librin e ri eseistik “Udhë pa udhë”

May 4, 2024 by s p

Çerçiz Loloçi, Albspirit/

Astrit Lulushi lindi në Tiranë më 1953.

U arratis nga Shqipëria izolacioniste komuniste diktatoriale në vitin 1985, periudhë e Perdes së Hekurt ose e Luftës së Ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit.

Në vitin 1986 u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fillon punë në Radion “Zëri i Amerikës” ku shërbeu në të gjitha detyrat: folës, përkthyes, gazetar, shkrimtar dhe producent.

Aktualisht jeton me familjen në SHBA.

Është autor i gjashtëmbëdhjetë librave, mes të cilave: ‘Pak ndryshe’ dhe ‘Ndjenjë realiteti’ nga Botimet Tirana Times, ‘Zhgënjime sporadike; nga Botimet Dudaj, ‘Kujtesë lirie’ nga Botimet Tirana Times, ‘Sonete të Shekspirit’ nga Botimet Toena, ‘Kalendar historik’, ‘Dije të heshtura’, ‘Pak ajër’, ‘Pa kufizim’ dhe ‘Pa vazhdim’ nga Botimet Tirana Times, ‘Dije pak të thjeshta’, ‘Realitet dhe vetëdije’ dhe ‘Botë dhe mistere’ nga Botimet Uegen, ‘Dëshmi dhe kujtesë’ nga Botimet QTAL, ‘Përshkëndijime’ dhe ‘Udhë pa udhë’ nga Botimet Tirana Times.

Libri ‘Përshkëndijime” ka qenë në listën e shkurtër për çmimin kombëtar të Bibliofilisë.

Prej disa kohësh është kontribues në disa portale shqiptare, mes tyre edhe në Albspirit.

Falë erudicionit të thellë, një pjesë e mirë e eseve të tij janë të natyrës eciklopediste, që sjellin qytetërimet të hershme dhe më të reja, protagonistë dhe kundërprotagonistë, ngjarje dhe dëshmi që zbulohen për herë të parë në shqip.

Autori ka thellësi mendimi dhe priret nga konciziteti duke përçuar mesazhe të mëdha në tekste fare të shkurtëra.

Eseja politike zë gjithashtu vend të gjerë në krijimtarinë e tij duke përballur dukuri perëndimore me ato shqiptare në periudha të ndryshme kohore.

Autorët më të spikatur botërorë janë lëndë e shumë krijimeve të tij që vijnë me fakte e dokumente të panjohura më parë si dhe me ndikimin që ata kanë lënë në universin botëror.

Filed Under: LETERSI

GJASHTË KËNGË TË PERIUDHËS SË TANZIMATIT

May 4, 2024 by s p

Shkruar nga AVNI ALCANI/

Kur ende nuk ekzistonin mjetet e informimit, siç janë sot gazetat, revistat, radio-televizioni, interneti etj., ngjarjet dhe historitë që përbënin lajm përcilleshin nëpërmjet tregimeve apo këngëve popullore. Ato risillnin kujtime të lavdishme të kohërave të kaluara, të cilat ishin ngjarje të jashtëzakonshme, që kishin shkaktuar sakrifica të mëdha. Në kushtet kur ende nuk ekzistonin shkollat apo universitetet këngët historike patën shërbyer si vatra edukimi për shumë breza. “Për shumë shekuj me radhë, – shkruan shkrimtari Ismail Kadare, – poezia popullore ka qenë për njeriun shqiptar kronikë e jetës së tij, historia, dijet, morali, urtësia, arkivi, kujtesa kombëtare… Ajo zëvendësonte shkollën, botimet, gazetat, universitetin, akademinë” (I. Kadare: Autobiografia e popullit në vargje, Onufri 2002, faqe 12).

Në mesin e shek. të 19-të në krahinën e Çermenikë kishin shpërthyer kryengritje të armatosura antiosmane kundër Tanzimatit. Kryengritjet i udhëhoqën prijësat popullorë, si Sulë Xhaboli, Ymer Tusha, Hasan Alia, Selman Lleshi, Maksut Kenga, vëllezërit Ymer dhe Limon Alcani, Hysen Toda etj. Ato patën shqetësuar seriozisht administradën osmane të Kazasë së Elbasanit. Në një dokument osman të kohës shkruhet: “Përveç qytetit të Elbasanit, kryengritja u shtri në krahinat e Shpatit, Çermenikës e të Krastës” (Dokumenta osmane, 1978: Kryengritjet popullore në vitet ’30 të shek. XIX , f. 336-337).

Në krahinën e Çermenikës janë mbledhur ndër vite një numër i madh këngësh kushtuar kësaj ngjarjeje, nga të cilat kemi veçuar gjashtë prej tyre. Gati në të gjitha këngët evidentohen udhëheqës popullorë, që, me shëmbullin e tyre të trimërisë, kishin fituar “medaljen” më të lartë nga populli, të emërtuar: “Yll i dritës” (Selman Lleshi – Yll’i dritës, zbardhi faqen Çermenikës). Bëmat dhe trimëritë e tyre janë ruajtuar gati me detaje në këngët popullore, të cilat kanë pasqyruar me realizëm ngjarjet historike. “Populli… në krijimet e tij, – shkruan prof. Q. Haxhihasani, – ka bërë objekt frymëzimi tema dhe probleme të rëndësishme të aktualitetit – kontradikta, revolta dhe konflikte politike-shoqërore me armiqtë e interesave të tij jetike, ngjarje të mprehta, të përgjithëshme ose të veçanta, në zgjidhjen e të cilave shprehen, me prespektivën e tyre historike, aspirata, kërkesa dhe ideale që e çojnë jetën përpara” (Q. Haxhihasani: “Hyrje” e librit Epika Historike-2, 1981, f. 7-8). Këngët historike ishin “dokumente” të rëndësishmë, që kanë ruajtur dhe pasqyruar me realizëm dhe vërtetësi, si ngjarjet, vëndet, kohën, emrat e heronjve dhe të protagonistëve të tjerë, që patën marrë pjesë në këto ngjarje etj. “Ngritja e këngëve në flakën e ngjarjeve a në jehonën e tyre të menjëherëshme, – shkruan Prof. Qemal Haxhihasani, – ngritja nga njerëz që i kanë jetuar drejtpërsëdrejti skenat monumentale të luftimeve, entusiazmin e fitoreve, që kanë mbajtur mbi supe peshën e sakrificave, përcakton në një masë të madhe një nga veçoritë themelore të këngëve të kësaj gjinie – karakterin e tyre të veçantë realist” (Q. Haxhihasani, po aty, f. 7).

Këngët historike të folklorit çermenikas, veç rëndësisë histoirike, ato shquhen dhe për vlerat të larta artistike. Në përgjithësi tekstet e këngëve janë të shkurtëra, siç janë, p.sh., “Kanga e ilamllive” dhe “Sal Miraky ty t’raft pika”, të cilat kanë 8 vargje etj., por, brënda atyre pak vargjeve, ato mbartin një mendim të thellë. Përjashtim bën vetëm kënga “Në Shmil u rraf nji lodër”, e cila ka 56 vargje, e cila është krijimi poetik më i gjatë në folklorin çermenikas.

Këngët e folklorit çermenikas në përgjithësi kanë vargje 8-rrokshe. Vargjet janë monokolonë dhe kanë rima të puthitura. Ato janë mjaft të pasuruara me figura letrare, si epitete, krahasime, metafora, hiberbola etj., të cilat u japin atyre ngjyrime emocionale të veçanta dhe vlera të spikatura artistike. Disa nga këngët kanë fjalë dialektore, të cilat, veçse ruajnë të folurën krahinore, ato u japin këngëve vlera letrare, si dhe ndjesi emocionale. Një tjetër veçori e disa prej këngëve është se ato kanë krijuar një galeri të madhe tipash dhe karakteresh të personazheve të tyre, të cilët vlerësohen për moralin, heroizmin, trimërinë, vetëflijimin etj.

Disa prej këngëve, si “Në Shmil u rraf nji lodër”, “Satabeg, mor faqezi”, “Sal Miraku, ty t’raft pika!”, “Stundet Toda me shtatë zemra” etj., janë nga krijimet më të bukurat të foklorit çermenikas dhe atij shqiptar.

KANGA E ILAMLLINJVE

Aman, Babë, ç’bon n’kët Shqipni ;

Lyp haraç e lyp vergji ?!

Kem’ ka i dele, dy tri dhi,

Dy pen dhe nën shtëpi,

Gjysma mal e gjysma bri,

Shtatë kunata vesh’ me i li ;

Katër vllazën nji kapaklli.

Karadakut i rrimë karshi…

Kostenjë-Çermenikë. Mbledhur nga Shahin Zharri.

*) Botuar në librin e Sh. Zharrit: “Rrugëtim në historinë e rrethit të Librazhdit” (2018), faqe 85.

SATABEG, MOR FAQEZI*)

(Neshtë-Elbasan)

“Satabeg, mor faqezi,

Ku po e nis gjith’ kët’ ushtri?!”

“Der’ në Neshtë me ba kërdi!”

“Satabeg, vithecaliku,

Nuk asht’ Neshta si Luniku.

Në Lunik mish e byrek,

Në Neshtë pluma e dyfek!”

“Jalla, Zot, kush e kthei Benë?

Lëma Cani me Imerë!”

“Limo’ Can’, o yll i dritës,

Zbardhe faqen gjithë Çermenikës!”

“As m’u hiq, o Selman Troka,

T’i baj krahët copa-copa!”

“Sata-beg skile e kuqe,

Hyne beg e dole nuse”.

_________________________

Komandanti i një fuqie turke që vinte të shtronte Çermenikën.

Luniku (katund i Çermenikës) e kish pritur mirë Çermenikën.

4) Trima nga Neshta, që u shquan në luftimet kundër Sata Begut;

5) Nga Gurakuqi, kallauzi i Sata Begut.

*) Botuar në “Këngë popullore historike”, Tiranë 1956, faqe 187-188.

S’TUNET TODA ME SHTATË ZEMRA*)

(Neshtë – Elbasan)

Po t’vinë plumat rrema-rrema,

“Del, o Todë,1) se u dogje mrena!”

“S’tunet Toda me shtatë zemra!”

“Ç’asht ai që lufton mas frashnit?”

“Isen Toda i bi bylykbashit”.

Pri ke Toda e mje ke Isaku,2)

Kalldramin ç’e mbulloi gjaku.

Prike Toda e mje ke Alcani.3)

Plot me gjak ç’u mbush kalldrami.

Isen Toda ‘i burr’ i unjët,

Mylazimit i theu gjunjët.

____________________

Hysen Toda, nga katundi Neshtë (Çermenikë), luftoi me një oficer turk që kish ardhur të shtronte Çermenikën;

3) Shtëpi në Neshtë;

*) Botuar në “Këngë popullore historike”, Tiranë 1956, faqe 187.

SAL MIRAKU, TY TRAFT’ PIKA*)

Sal Miraku ty t’raft’ pika;

Nuk del vaj nga Çërmënika.

Hajde, hajde Sali Miraku,

Pika-pika të rodhi gjaku.

Bylykbash, mor bylukbash,

Si e lype un’ ta dhash’…

Bylykbash mo m’ja ke shpija,

Ta boj vorrin ke xhamija!

_________________________

Kuturman. Mbledhur nga Shahin Zharri.

*) Botuar në librin “Shahin Zharri” (Tiranë 2006), faqe 108.

KANGA E MYSLIM ALCANIT*)

(Prevall – Çermenikë)

Myslim Lika1) po vjen prej kurbeti,

N’Dibër t’ Madhe ç’e ka zan’ gazepi2).

Zan’ gazepi, ç’e ka zan’ alltia3),

Shpejt për shpejt ç’u çel çarshia4).

Vjen kamzerri5) jep selam6):

“Mos luj’ Myslim, se je i zanë!”

“M’u më thonë Myslim’ i Alcanit,

T’a derdh gjakun në odë të hanit!

Çoju, mre Likë, çoju, mre vlla,

Se na sonte jemi të vra!”

Lik Isufi7) i holl’ e i gjatë,

Vrau kamzerrin tuj hyp n’shkallë.

“Moj patllak’-patllakja ime;

Kur m’u deshë vet’ m’u gjine!”

Tri paritë kan dalë ke ura

Rrethu Myslimin me 600 burra,

600 burra, 600 vetë,

Met Myslimi pa fishekë.

“Hamit Disha8), more memec,

Le fishekët e more lesht”.9)

“Hason Shehu10), mor çijone,

Ç’e marrove veten tone”.

“Hajde-hajde, ti Has Meta11),

Ku i ke ato t’shkreta?!”

“Islam Rrahmani12), more vlla,

S’e pe Likën kur u vra?!”

Moj Turqia me ksula t’kuqe

se ke njoft Myslimin me huqe.

Mbledhur nga Bedri Alcani.

*) Botuar në librin “Almanak. Librazhdi-1” (Tiranë 1958), faqe 147-148.

NË SHMIL U RRAF NJI LODËR*)

(Vallja e mëngjesit)1)

“Plakë e Mazhit, moj xhadi,2)

si na prune haber të zi?!

Si na prune haber të zi,

se kan’ lidhë kët’ pleqsi?!”

Lidhur pleqtë me zinxhir,

bamë avraqet3) për Manastir.

Në Shmil u rraf nji lodër,

u ngrit Çermenika i madh e i vogël.

Ymer Tusha, Hasan Alia4)

dajnë kuvendin ke xhamia:

– “Haj, medet, na shkuen pleqsia!”

U rraf lodra ke mullini:

– “Epni haber ke Ballgjini5)!”

U rraf lodra mes Orenjës:

– “Ti ku je, or Çollaku i Kengës6)?!”

U rraf lodra, u dha haberi:

– Ti ku je , or Osman Skëneri?!” 7)

U rraf lodra mu ke moni:

– “Çoni haber ke Alconi!” 😎

U rraf lodra me purteka:

-“Çoni haber ke Selman Leka!” 9)

Shpejt për shpejt u mblodh halia,

mblidhet dheu si halamia;10)

U mblodh dheu i madh e i vogël,

shkoi teposhtë e ra në Mokër.

– “Ju mos tremi, mre mokranë!

Kemi punë në Qaf-Thanë!

Boni bukë, boni byrek,

se atje kemi dyfek”.

Sulë Xhabili11) ngriti nji thikë:

– “M’jeni mrapa moj Çermenikë!”

Prina, prina Sul Xhabili,

sepse mrapa të vjen Shmili.

– “Kush drejton rrug’n e Draganit ?”

Selman Lleshi i Kuturmanit.

– “Xhandermo, or rrobe-zi,

ku na e çon ate pleqsi?!”

– “Ju, mre pleq, ju mre shopa,12)

ç’desht’ atje ku hiqej llota13)

e t’ju lidhin porsi lopa?!”

Zenel Karai, nji shatorr,14)

në Qaf-Thanë boni i vorr.

Ali Kafazi – dordolec,15)

i nodhi kali trim skopec,16)

e la yryshin n’Karkavec.

Kush ka nodh ke u bo leshi?

Ai ma i pari, Selam Lleshi.

Kush ka nodh ke u bo gjaku?

Maksut Kenga, dor sallaku.

Hallall buka k’tij Selmanit!

N’mal t’Draganit, n’fush t’rrajcanit,

mori pushkën xhandermanit.

Selman Lleshi – yll’ i dritës,

zbardhi faqen gjith’ Çermenikës.

Vojt haberi n‘Manastir,

Çermenika theu zinxhir.

Mbledhur nga Shahin Zharri. Kuturman, 1958.

Filed Under: ESSE

“The Highland Lute” by Gjergj Fishta, proudly presented by “PM Theatre” in collaboration with the “Albanian American Club of Westchester” (AACW)

May 4, 2024 by s p

“The Highland Lute” by Gjergj Fishta, proudly presented by “PM Theatre” in collaboration with the “Albanian American Club of Westchester” (AACW).

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 991
  • 992
  • 993
  • 994
  • 995
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT