
Analizë nga Rafael Floqi/
Gatishmëria pas trazirave të gjigantëve të BigTech për të bashkëpunuar në një përpjekje për të mbyllur aftësinë komunikuese të presidentit dhe mbështetësve të tij – “një përpjekje e dukshme për të mbrojtur demokracinë” sipas tyre – ka krijuar në të vërtetë një kërcënim shumë më të madh për fjalën e lirë dhe ligjërimin demokratik se çdo gjë që Trumpi bëri në katër vitet e tij në detyrë.
Edhe para sjelljes së dënueshme të Presidentit Donald Trump javën e kaluar, kishte një tendencë në rritje për ndalimin e tij nga mediat sociale dhe gjithçka tjetër, që dikush mund të mendonte. Por duke sfiduar pranimin ritual të Kongresit për rezultatet e Kolegjit Zgjedhor, me një tubim ku pretendimet e tij dhe retorika ndezëse e nxitën turmën të marshonte drejt Kapitolittë SHBA, ku shumë njerëz u shndërruan në një turmë të dhunshme, Trump e ka shndërruar veten në një lloj figure ku pak përtej mbështetësve të tij më besnikë, pak e mbrojnë. Pasi pasojat e çdo akti përfshihen në vetë aktin.” Megjithatë, reagimi ndaj trazirave të Kapitolit ka shkuar përtej zemërimit të thjeshtë kombëtar.
Një mënyrë censure që çdo lloj diktatori do ta kishte zili
Gatishmëria pas trazirave të gjigantëve të BigTech për të bashkëpunuar në një përpjekje, për të shuar aftësinë komunikuese të presidentit dhe mbështetësve të tij – “një përpjekje e dukshme për të mbrojtur demokracinë” sipas tyre ,- ka krijuar në të vërtetë një kërcënim shumë më të madh për fjalën e lirë dhe ligjërimin demokratik se çdo gjë që Trumpi bëri në katër vitet e tij në detyrë. Ndërsa shumë kishin frikë nga instinktet autoritare të Trump, reagimi ndaj trazirave ka mundësuar Mark Zuckerbergun e Facebook-ut, JackDorsey e Twitterit dhe Jeff Bezos-in e Amazonës të bëhen arbritrat e asaj që mund ose nuk mund të thuhet në sheshin publik, në agorën virtuale të kombit, në një mënyrë censure mbi fjalën e lirë që çdo lloj diktatori do ta kishte zili. Tani duket, se pavarësisht se ata mund të jenë kompani private, ata po kanë më shumë pushtet se të tria degët e qeverisë dhe të shtrira si kompani globale. dhe po e përdorin aktivisht politikisht këtë pushtet, siç u pa qartas së fundi.
Kamala Harris “yshtëse” dhe profete
Më 30 shtator 2019, KamalaHarris, i cila atëherë po kandidonte për të qenë e nominuara demokrate për presidente, shkroi në Twitter: “Shikoni le të jemi të sinqertë, llogaria në Twitter e @ realDonaldTrump duhet të pezullohet.” Gjatë një debati demokrat vetëm disa javë pas postimit të saj në Twitter, Harris mbrojti mbështetjen e saj për ndalimin e Donald Trump për të mbyllur llogarinë në Twitter, duke thënë, “Këtu kemi Donald Trump, i cili ka 65 milionë ndjekës në Twitter dhe po përdor atë platformë, si president i SHBA, për të frikësuar hapur dëshmitarët, kërcënuar dëshmitarët, për të penguar drejtësinë dhe se ai dhe llogaria e tij duhet të mbyllet”.( bëhejaso kohe fjalë për akuzat për bashkëpunim me Putinin që dolën të rreme “ Pra kjo politikë censure është e mirëpritur nga administrata aktuale dhe Kamala tashmë jo vetëm ka arritje si e para grua me ngjyrë në postin e zv/presidentes, pot të ndjehet në rolin e profetes, kur bëhet fjalë për censurimin politik të kundërshtarëve nga mediat sociale.
Ndërsa ylli i radikalëve të majtë kongresistja AlexandriaOcasio-Cortez (D – N.Y.) u tha ndjekësve të saj të mediave sociale në fillim të kësaj jave se Demokratët në Kongres mund t’i përgjigjen trazirave të Kapitolit, me një lloj iniciative për kontrollin e medias për “shkrim-leximin mediatik”. Fraza e “leximit të medias” zakonisht nënkupton ndihmën e individëve, për të kuptuar peizazhin e medias, por AOC duket se ka më shumë se sa kaq nw mendjen e saj: Ajo sugjeroi “ne do të duhet të kuptojmë se si ta frenojmë mjedisin tonë të medias, kështu që ju të mundeni thjesht të shoshitim informatat nga dezinformatat “.
Amendamenti i parë:Karrota dhe shkopi i kongresit ndaj medias sociale
Është e vërtetë që si media tradicionale ashtu edhe media sociale ndonjëherë përhapin “të pavërteta dhe dezinformime”. Por qeveria federale nuk ka asnjë rol zyrtar për të luajtur në bllokimin e përhapjes së saj. Amendamenti i parë i kushtetutës në mënyrë të qartë e ndalon Kongresin të shkelë lirinë e shtypit ose lirinë e fjalës, dhe Gjykata e Lartë nuk ka njohur përjashtime për dezinformimin. Në qoftë se qeveria mund të ndalojë dezinformimin, në fund të fundit, ajo mund ta përdorë atë si një mbulesë për ndalimin e fjalës që nuk është në të vërtetë e rremë, por thjesht kritike ndaj qeverisë, ose ndaj politikanëve të veçantë.
Kujtojmë që demokratët denoncuan me shpejtësi raportin e NewYork Post mbi lidhjet e huaja të Hunter Biden si “dezinformimi rus”, edhe pse shumë aspekte themelore të historisë janë konfirmuar që atëherë. Dhe sipas një sondazhi 10 % e votuesve të Biden , nuk do të kishin votuar për të nëse do ta dinin me siguri që ai ishte në hetim nga FBI, e pohuar pas zgjedhjeve nga vetëHunter Biden. Përdoruesit kanë të drejtë të kritikojnë këto vendime, por në fund të fundit Twitter dhe Facebook janë kompani private me të drejtë të përcaktojnë politikat e tyre të moderimit. Ata mund të ndalojnë fjalimin që ata e përcaktojnë si keqinformim. Por kongresi nuk mundet. Megjithësekëto deklaratatregojnë sesi Kongresi që e ka të ndaluar censurën i ka në dorë dhe i bën presion mediave sociale duke e përdorur nenin 230 për mediat sociale si shkopi dhe karota. Karota kur është puna e mos cilësimit të tyre si platforma mediatike , për të mos pasur penalitete nëse përdoruesit do t’i akuzonin për censurë, dhe shkopin kur u kërkohet të censurojnë kundërshtarët politikë përgjithësisht të djathtë.
Duke sugjeruar një rol për qeverinë për të rregulluar median, AOC po u bën jehonë komenteve të bëra nga figura të shumta të krahut të djathtë – më e rëndësishmja Presidenti Donald Trump, i cili ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ndryshimin e ligjeve për shpifje për të bërë më të lehtë për zyrtarët e keqpërdorur të padisin shtypin . Trump gjithashtu ka bërë kërcënime ndaj gazetave për mbulimin e presidencës së tij në mënyrë negative. Është kritike që ligji të mos ndryshohet; media duhet të jetë e lirë të kritikojë me forcë presidentin, Kongresin ose ndonjë aspekt tjetër të qeverisë, edhe nëse raportimi ndonjëherë është i gabuar ose i pa bazë. Në mënyrë të ngjashme, adresimi i dezinformimit duhet të jetë një punë për platformat private dhe lexuesit individualë, jo për qeverinë.
Një leak, nga Twitter : “Dorsey ne do të vazhdojmë rrugën tonë
Por një regjistrim të rrjedhur (leaked) nga një bilbilfryrës CEO i Twitter JackDorsey sugjeronte këto ditë që veprimet e zbatimit të politikave të kompanisë do të shkojnë përtej ndalimit të Presidentit Trump. Organizata e krahut të djathtë Project Veritas shfaqi një klip të enjten nga një “sinjalizues i brendshëm” i Twitter i cili regjistroi fshehurazi regjistroi vërejtjet e Dorsey për stafin ku thuhej . “Ju gjithmonë duhet të ndjeheni të lirë të shpreheni në çfarëdo forme ,” thotë Dorsey në klip., i cili kohët e fundit adresoi polemikat mbi vendimin e kompanisë së tij për të pezulluar përgjithmonë presidentin. Ai i tha stafit në një takim virtual se Twitter “Ne e dimë që jemi përqendruar në një llogari tani, por kjo do të jetë shumë më e madhe se vetëm një llogari nesër, dhe do të vazhdojë për më shumë se vetëm këto ditë, këtë javë dhe javët e ardhshme, dhe do të shkojë përtej inaugurimit”. “Vërejtjet e treguara në video u dorëzuan më shumë se 5,400 punonjësve tanë dhe janë gati të njëjtat fjalë që Jack ndau në një thread të fundit Tweet ” .
Ndërsa një avokati i PBS-së u regjistrua javën e kaluar, duke u gëzuar nga vdekjet e njerëzve nga Covidi në shtetet republikane, madje ai tha në videon e regjistruar, se duhet t’ua marrim fëmijët prindërve republikanë për t’i riedukuar. Nuk besoj se Enver Hoxha ka bërë më tepër.
Pra, kur, pas një kori në rritje të kërkesave për të “ndaluar mundësimin e sjelljes monstruoze të Trump” nga liberalët e famshëm si MichelleObama, Twitter dhe më pas Facebook vendosi të ndalojnë ose pezullojë llogaritë e tij, duke u brohoritur nga kundërshtarët e ndryshëm të presidentit. Twitter gjithashtu filloi të bllokonte njerëzit e tjerë – si komentatorin e FoxNews dhe drejtuesin e radios Dan Bongino – të cilët përdorën llogaritë e tyre për të retweet-ur mesazhet disi ekuivokë të presidentit pas trazirave, në të cilat ai vazhdonte pretendimin se zgjedhjet e fituara nga Biden ishin me të vërtetë një “mashtrim” e se Trumpit që iu vodh votat. Njerëz të tjerë të lidhur ngushtë me Trump, si ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Flynn dhe avokati SidneyPowell, u hoqën gjithashtu nga platformat e këtyre mediave sociale.
Konspiracioni i Amazonkundrejt lirisë së Parler
Megjithatë, goditja e BigTech nuk u ndal këtu. GooglePlay dhe Apple shkelmuan Parler, një kompani e mediave sociale, që e quan veten si një zonë e sigurt e fjalës së lirë dhe një konkurrencë e mundshme për Twitter, nga dyqanet e aplikacioneve sepse Parler nuk kishte bllokuar komente të caktuara nga përdoruesit e saj. Gjërat u përkeqësuan më keq për Parler kur AmazonWebServices – e cila kontrollon rreth gjysmën e të gjithë infrastrukturës së disponueshme të serverave publikë në Claud – njoftoi se do ta hiqte faqen nga hosting-u. Në mënyrë që të qëndronte e hapur, Parler i ishte thënë që duhet të fillonte të moderontepostimet e botuara në faqen e saj dhe “të hiqte të gjitha materialin e kundërshtueshëm”. Kur Parler nuk pranoi ta bënte këtë, Amazon bllokoi faqen, e cila aktualisht është e prishur dhe mund të mbetet ashtu pёr një kohë të pacaktuar, pasi të përpiqet të gjejë një ofrues të ri serverash, që nuk ka frikë të rrezikojë nga pakënaqësitë e gjigantëve të industrisë.
Kështu, brenda pak ditësh, Trump jo vetëm që humbi aksesin në platformën që shërbeu si linja e tij e drejtpërdrejtë e kontaktit për më shumë se 80 milion ndjekës, Twitterit, por edhe mbështetësit e tij po i heshtin në mënyrë të ngjashme duke u mbyllur llogaritë e tyre dhe / ose alternativat e tyre e preferuara si Twitter.
Ata që bëjnë bllokimin nuk mendojnë se ka ndonjë ironi në justifikimin e tyre për këtë lloj censure në emër të demokracisë. Siç shprehet zonja Obama në manifestin e saj, mbështetësit e Trump nuk janë thjesht të turpëruar nga lidhja me veprimet kriminale të një turme, por po trajtohen si mjete për një “kryengritje” aktuale.
74 milionë amerikanë të trajtohen si qeliza të AlKaedës
Ndjenja e zemërimit e pothuajse të gjithë amerikanëve për atë që ndodhi në Kapitol po përdoret nga kompanitë e mediave sociale dhe politikanët liberalë duke inkurajuar ata për të justifikuar llojin e reagimit të tepërt, që mund të krahasohet me kufizimet në liritë civile, që u miratuan nga administrata George W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit. Sado e urryer të ishte trazira e Kapitolit dhe sa e papërgjegjshme tw ishte gjuha dhe veprimet e Trumpit, mbështetësit e tij tani po trajtohen sikur të jenë ekuivalenti moral i një qelize të Al-Kaedës prej 74 milionë vetash. Kjo është e pajustifikueshme. Kjo e përçan më tej Amerikën.
Teoritë e konspiracionit që po qarkullojnë në lidhje me zgjedhjet janë të tmerrshme – siç ishte gatishmëria e Trump dhe pasuesve të tij më të devotshëm për t’u përpjekur të ndërhyjnë në transferimin paqësor të pushtetit duke kërkuar të parandalojnë certifikimin e rezultateve të Kolegjit Zgjedhor. Por përgjigjja nga BigTech ilustron se frika rreth këtyre kompanive që e përdorin fuqinë e tyre unike për të mbytur përmbajtjet që ata nuk e pranojnë si të vërteta nuk është më një çështje për një “shmangie të thjeshtë” të e censurës. Ajo censurë tani është në prag.
“Një nen 55” po e kërcënon Amerikën
Me gjigandët e BigTech që u bashkuan për të censuruar Trump dhe ata që e mbështesin atë, ne kemi arritur në një pikë ku një grusht miliarderësh që kontrollojnë autostradën moderne të informacionit, nuk po mendojnë thjesht për censurimin – ata janë të angazhuar në mënyrë aktive në të. Për më tepër, ata po e bëjnë atë me mbështetjen e nënkuptuar të administratës së ardhshme Biden-Harris dhe të mbështetësve të saj.
Në vitet e fundit, shqetësimet për rritjen e ndikimit të grupeve të skajshme dhe teoricienëve të konspiracionit kanë bërë që shumë njerëz të besojnë se platformat e mediave sociale duhet të fillojnë të censurojnë përdoruesit, që të mos bëhen bashkëpunëtorë të atyre që nxisin urrejtjen.
Në fillim, kjo mori formën e përpjekjeve për të detyruar Facebook dhe Twitter të mbyllnin mohuesit neo-nazistë dhe Holokaustin, me njerëz si aktori dhe komedianiSacha Baron Cohen që grisnin Zuckerberg të Facebook për refuzimin e tij për të rregulluar më agresivisht përmbajtjen në faqen e tij. Por tani që kompanitë e mediave sociale kanë përmbushur këto kërkesa, parashikimet se censura nuk do të ndalet me nazistët po përpiqet të shfajësohet.
Ndërsa kompanitë private, Twitter, Facebook, Google (i cili ka kërkuar të demonetizojë faqet konservatore si The Federalist) dhe Amazon mund të bëjnë atë që duan. Ata nuk janë qeveria, që do të thotë se ata janë brenda të drejtave të tyre kur vendosin të kufizojnë ligjërimin në faqet e tyre. Nuk është shkelje e të drejtave kushtetuese të askujt që të mohohet, të themi, mundësia për të botuar një botim në The NewYorkTimes ose The Washington Post. E njëjta gjë vlen kur një kompani botuese librash si Simon&Schuster vendos të shfuqizojë një vendim për të nxjerrë një libër, siç mësoi senatori Josh Hawley (R-MO) javën e kaluar, kur ajo firmë zgjodhi të mos shoqërohej me dikë që mbështeste Trumpin në përpjekjet për të protestuar ndaj votimit të Kolegjit Zgjedhor.
Monopoli virtual mbi Internetin
Por kompanitë BigTech janë në një pozicion shumë të ndryshëm. Amazon dhe Google kanë një monopol virtual mbi internetin. Me më shumë se tre miliardë përdorues globalë, Facebook është pronari i sheshit publik kombëtar i agoras së Amerikës – dhe e njëjta gjë është e vërtetë, në një masë më të vogël, për Twitterin. Facebook dhe Twitter kanë arritur këtë lloj dominimi ndërsa veprojnë si botues tradicionalë, por gjithsesi kanë një imunitet nga përgjegjësia që çdo gazetë apo revistë nuk mund ta ëndërronte: Seksioni 230 i Aktit të Mirësjelljestë Komunikimeve të vitit 1996 (Section 230 of the CommunicationsDecencyAct) i ka përjashtuar ata nga mbajtja e përgjegjësisë për çfarë ngjitet në platformat e tyre.
Seksioni 230 thotë se “Asnjë ofrues ose përdorues i një shërbimi kompjuterik interaktiv nuk do të trajtohet si botues ose folës i ndonjë informacioni të siguruar nga një tjetër ofrues i përmbajtjes së informacionit” (47 U.S.C. § 230)
Trajtimi i tyre si borde të buletinit në internet, në vend se botues, u ka mundësuar atyre që të dominojnë komunikimet në një mënyrë që asnjë botim ose media transmetuese nuk ka bërë më parë. Kjo pavarësisht nga fakti që Facebook dhe Twitter kanë përqafuar në mënyrë aktive prerogativën e zakonshme të botuesve duke censuruar materialin që ata e konsiderojnë të pakëndshëm.
Ndikimi i BigTech në administratën e ardhshme të Biden-it është i tillë që nuk ka gjasa që fuqia e tyre të zvogëlohet në ndonjë mënyrë serioze. Vetë fakti se nga donacionet e këtyre kompanive donacionet pёr demokratët sipas statistikave ishin 40 herë më shumë se ato për republikanët dhe fakti që punonjës të këtyre kompanive janë future edhe në administratën e re, tregon se këto kompani heshtjen e detyruar të Trump, do ta përdorin si presion edhe mbi administratën Biden. Në këtë mënyrë, heshtja e Trump dhe mbështetësve të tij përshtatet jo vetëm me paragjykimet politike të oligarkëve të mediave sociale që kontrollojnë rrjedhën e informacionit, por është gjithashtu qartë për biznesin. Megjithëse aksionet e tweeter-t ranë. Ngjarjet e Kapitolit sado të dënueshme nxorën në pah rriskun që ka fjala e lirë dhe liria e shtypit, amendamenti i parë nga ndalimet ndaj Trump dhe mbështetësve të tij po trajtohen si përpjekje për të bllokuar grupet e urrejtjes. Por problemi është se parimet e BigTech janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme.
Twitter censurë mbi Presidentin dhe liri për diktatorët
Pretendimet e egra dhe të paprovuara në lidhje me mashtrimet zgjedhore janë shqetësuese, por a janë vërtet më të këqija, sesa mënyra se si Twitteri lejon qeverinë komuniste të Kinës të përhapë gënjeshtra dhe propagandë – ose udhëheqësin suprem i Iranit, AliAliKhamenei të përdorë llogarinë e tij për të lëshuar kërcënime me vdekje ndaj disidentëve dhe gjendjen e Izraelit, ndërsa në të njëjtën kohë, i ndalon njerëzit që jetojnë nën atë tirani islamike të shprehin lirisht mendimet e tyre? Ndërsa Twitter gjithmonë ka mbrojtur dhënien e të drejtës për diktatorët e huaj për të përdorur Twitter, si një çështje për të mbrojtur lirinë e informacionit dhe të drejtën e lexuesve për të ditur informacione të rëndësishme, Dorsey nuk ishte i predispozuar t’i jepte të njëjtën mirësjellje presidentit Trump. As nuk ka ndonjë provë që kërcënimet ndaj ligjvënësve republikanë rezultojnë nga ndalesat e Twitterit.
Siç e pamë gjatë fushatës elektorale, kur kompanitë e mediave sociale ndërhynë për të mbrojtur Joe Biden duke përdorur fuqinë e tyre për të heshtur një histori të NewYork Post rreth lidhjeve të korruptuara të huaja të biznesit të djalit të tij Hunter, aftësia e këtyre oligarkëve të Luginës së Silikonit për të ndikuar në diskurs është as mosinteresues dhe as dashamirës. Dhe për faktin se indirekt zgjedhjet janë manipuluar prej tyre pasi 70 përqind e njerëzve të zakonshëm i marrin informacionet nga mediat sociale.
Dhe çfarëdo që dikush mendon për Trumpin, ose sa dikush do të donte që ai të largohej dhe t’i jepte vendit një farë paqeje, nocioni që Zuckerberg, Dorsey dhe Bezos duhet të lejohen ta heshtin atë dhe çdo konkurrent potencial që mund t’i lejojë atij një platformë është plotësisht antidemokratik ndaj çdo ideje për një demokraci që funksionon ose një treg të lirë idesh.
Ja pse romani i GeorgeOrwellështë bestseller në Amazon
Megjithëse një mosbesim i shëndetshëm i ndërhyrjeve të qeverisë në bizneset private është përgjithësisht i bazuar, fuqia e këtyre kompanive BigTech për të kontrolluar ligjërimin publik është një rrezik i qartë dhe i pranishëm – jo vetëm për ata me të cilët pronarët e tyre nuk pajtohen, por për këdo që vlerëson idealet themelore të fjalës së lirë.
Liria individuale. Shoqëria. Teknologjia. Liria politike. Revolucioni. Rëndësia e fjalës së lirë. Ambicia e shkrimtarit, GeorgeOrwell-it për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë është frymëzimi thelbësor, ndërsa ne përpiqemi për liri dhe barazi në botën e sotme, romani i tij profetik “1984” që i parasheh këto dukuritë e sotme, të mishëruara në thënien e tij, që në këtë kohë është rikthyer paradoksalisht në best-seller në Amazon pasi njerëzit e kanë kuptuar porosinë e tij se:
‘Nëse liria do të thotë diçka, kjo do të thotë të kesh të drejtë t’u thuash njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë.”