*Not all of us can do great things, but we can do small things with GREAT LOVE!/
*Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!
Po shikoja fotot kete mengjes tek gjerbja nje fixhan kafe ne krevat. E vendosur per te pushuar pak, pas nje dite te bukur te mbushur me shume emocion dhe nje jave tej mase te ngarkuar. Po pergatiteshim per Meshen ne Shqip ne Kishen Katolike te Mc Lean si dhe Dreken e festimet pas saj te Shtunen e 15 Tetorit ne nder te shenjterimit te Nen Terezes. Me terhoqi njera nga fotot, nje grup I madh njerezish me Dom Lushin ne mes. E afrova me prane ta shihja mire. Po thoja me vete: Pa dale te shoh sfondin, ku ka ndaluar?… Kishim vendosur te projektonim si background nje PPT me slide e zgjedhura me kujdes nga vajza ime Olva me theniet/ quotes me te mira e me te qelluara te Nenes Treze gjate jetes se saj te cilat e shoqeruan aktivitetin gjate gjithe kohes duke u ndryshuar cdo 5 minuta. Mu be mishi kokerr. Pikerisht nga 20 theniet qe kishim zgjedhur, e ngrire ne sekonden e shkrepjes se aparatit ishte kjo thenie:
Not all of us can do great things, but we can do small things with GREAT LOVE!
Me shkuan 2 pika lot.. Aty ishim ne…te gjithe bashke…te gjithe ata qe realizuam qe ky aktivitet te ndodhte. Ishte rastesi?? Sigurisht!!! Po jo, jo nuk mund te jete ashtu. Kisha menduar e reflektuar shume keto jave. Qe ate dite kur Merita me mori ne telefon. Do e bejme!:- thame. Po me se?!! Zero MONEY!!! Vetem nje gje e kisha te sigurt. Isha fatlume e rrethuar me njerez qe patjeter do na ndihmomin e keshtu ndodhi!
Filluan te mblidheshin parate, vullnetaret shkruanin, emaili nuk rreshtte, telefoni nuk pushonte.
Dy gjera I kishim ne qellim: 1. Parate qe do mblidheshin do ja jepnim Don Lushit si kontribut per ndertimin e katedrales ne Kosove si dhe kishes qe na hapi dyert per kete aktivitet dhe 2. Ushqimin qe mund te mbetej do e conim tek tek njerezit ne nevoje.
Ajo qe me rrinte gjithe kohen si aureole ne koke ishte: Nene Teresa do na ndihmoje!
Gjithe kohen isha ne ankth: Sa veta do vinin? A do na dilte ushqimi? A do mund te blinim gjerat ne kohe? Ku do gjejme flamujt? Po muzika,po komjuteri, po fonia, po projektori, po mulesat, po lulet, po vazot, po tullumbacat, po helium, si do gatuajme si do ti ngrohim qe te jene te fresketa, po simbolet kombetare, si ti sjell nga Tirana??? Detaje..detaje pa fund..Dita e fundit ishte sfilitje…Toni dhe Blerta ne dispozicion, super te gjendur per cdo gje, Genta dhe teta Nora shqiponja, Fredi dyqan me dyqan per blerjet e fundit..,Bona la femijet ne shtepi vetem dhe driv-I naten per te sjelle flamurin…Nuk ecnim- rendnim, nuk punonim-fluturonim dhe une nuk lodhesha.
Skisha bere gati asnje rresht se cfare do thoja neser. U luta: Zot me ndihmo! Ne mendje kisha vargjet e kenges: ‘Zoti im” te kenduar nga Ardit Gjebrea dhe Sajmir Pirgu te cilen e kisha zgjedhur per te hapur aktivitetin”Nje mesazh nga qielli na dergo, Na shpeto O ZOT!” Cdo varg I kenges eshte marre nga Bibla!. Prej kohesh shqiptaret me shume se cdokush tjeter e presin nje mesazh prej qiellit per tu shpetuar.” Ja kete do them!”
Dikush e pyeti Don Lushin: Nese ne Shkup kishte kaq njerez te varfer, perse atehere ajo iku ne Indi. Dhe ai u pergjigj tamam si ajo vete ja kishte thene kohe me pare: Une ika sepse Zoti me thirri te sherbej atje, shqiptaret ishin te varfer por jo me te varfer se banoret e Kalkutes, une jam zgjedh te ndihmoj me te varferit e me te varferve!
Aktiviteti mbaroi, gjithe ai ushqim i paprekur fare..Boo sa shume kishim gatuar!! Numeruam edhe njehere njerezit, plot, plot thuajse te gjithe kishin adhur…numeruam parate..edhe ato plot. Ja futem Don Gjergjit ne nje zarf me dedikim J dhe ushqimin e paketuan gocat si flutura dhe Edi me Marion e cuan tek “A Wider Cicle” The mission of A Wider Circle is simple: to end poverty.
Reflektimi im tani kishte nje pergjigje. Nen Tereza na kishte thirrur. Ajo na tha: Gatuani e blini o njerez se atje do ti coni J
Keto the gjitha mendova tek shihja ate foto dhe backgroundin. Nene Teresa nga lart e levizi slide – in me gisht dhe e la pikerisht aty per te percuar mes nesh mesazhin e saj!
FALEMINDERIT Donatoreve dhe ndihmetareve per pergatitjen e drekes e per dhurimin e te hollave para, gjate e pas saj: Dr Gjon Bucaj dhe Nikoleta Bucaj, Gjon Kadeli, Leke Gojcaj, Marjan Cubi, Fatjon Nushi, Blerta Manxhari, Genta Arovas, Leonora Shtylla, Flutura Hoxha, Earta Norwwood, Merita McCormack, Antonela Crnkovich, Zef Crnkovich, Toni Crnkovic, Nora Bucaj, Enit Kaduku, Leke Kadeli, Pjeter Kadeli, Besa Bucaj, Leka Bucaj I riu, Leka Bucaj, Ed Bucaj, Vjollca Shtylla, Marta Muco, Laura Konda, Mira Kulla, Fredi Papakostandini, Mirela Mc Donald, Keida dhe Bledi Kostreci, Elda Godolja, Lela Smole, Floreta Faber, Valbona Sherifi, Evi Budo Struble, Silvana Nani, Elsa Balla, Iris Maluka, Dora Koutsoulis, Albana Dickinson, Mirela Maho, Olva Balliu, Greta dhe Bardhyl Minxhozi, Diana dhe Zef Brozi, Tatjana Bajrami, Sabrina McCormack.