• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për çfarë e bënë luftën shqiptarët?

September 28, 2021 by s p

Nga Skënder MULLIQI


Pse dhe për çka kemi bërë luftë afër 90 vjeçare? Kemi bërë për çlirimin nga serbosllavizmi. Shumë përgjigje mund të jepën në këtë pyetje. Edhe fëmijët e dinë së lufta është bërë për të mbrojtur lirinë, pavarësinë, vetëvendosjen, të drejtën, demokracinë, sovranitetitin, integritetin territorial, dinjitetin, ardhmerinë tanë …Në jetën e vërtetë njerëzit kan luftuar për shkaqe të ndryshme , por madhore pse është luftuar dhe luftohet janë Atdheu dhe kombi. Të gjitha këto që i numërova nuk guxojnë të mbesin vetëm parulla!Historia e popujve në ish-Jugosllavi na ka mësuar së serbët janë popull më mëndje të humbur, së janë njerëz të retarduar, të cilët nuk po lirohen nga budallakinat dhe nga poshtërsinat, së ata janë fitues të përhërshem dhe pushtues të përheshem të tokave shqiptare.Leksionin së nuk mund të fitojnë nga shqiptarët e morën në vitin 1999, ku humbën luftën në Kosovë. Morën leksionin së triumfon e mira ndaj të keqës, së fiton drejtësia historike. Serbia e Millosheviqit mori grushtin e fortë nga shqiptarët dhe bota demokratike, duke u larguar më bisht nën shalë nga Kosova.Shqiptarët luftuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë, dhe e arritën këtë. Nese e fituam luftën së bashku më aleatët tanë, duhet ta din mirë çetniku Vuqiq i cili po kërcënon më luftë në veri të vendit, së jo që nuk do të arrinë të pushtojë, Kosovën , por do të detyrohet të ik deri të Pashallëku i Beogradit, ku edhe serbët e kan vendin.Xhelatët e Beogradit, duket së njohin vëtem dajakun mbi kokë.Kan harruar së ka përenduar koha e sundimit të shqiptarëve në tokën e tyre.Poshtërsitë dhe pandershemeritë e tyre nuk do të pijnë ujë më para botës demokratike, nese dikur iu ka funksionuar kjo punë. Nese çetniku Vuqiq, ka marr hov, ai do të ndalët dhe atë shumë keq, nese mendon së do të jetë ndryshe. Serbia dhe sërbet nuk po lirohen nga epoka e ërret ku janë katandisur. Zgjërimi i Serbisë historikisht më territore në kurriz të shqiptarëve ka përfunduar. Shkaqët që shqiptarët duhet më i urrejtë serbët janë të pa numërta. Vuqiqi po futët në vallët e sadizmit serbomadh. Ai është një gjarpër helmues , të cilit do ti prehet koka në luftën më shqiptarët, të cilën më ngulm po e kërkon. Shqiptarët kan qenë dhe janë popull paqëdashës, janë popull që kërkojnë paqën , por që nuk i shmangët as luftës, kur është në pyetja mbrotja e Atdheut dhe e kombit. Vuqiqi është dehur nga urrejta patologjike që ka ndaj shqiptarëve. Kjo urrejte do ti kthehet si bumerag. Unë e di mirë së shqiptarët dinë të mbrohen nga ata që i sulmojnë …

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Mulliqi

DIKTATURA MA E RREZIKSHME, ASHT AJO QË PARAQITET ME MASKËN E DEMOKRACISË

September 27, 2021 by s p

Besim NDREGJONI

Në 120 vjetorin e lindjes se apostullit të lirisë At Pjeter Meshkalla.

Sot mbushen 120 vite kur në Shkodër lindi i madhi i të mdhenjve At Pjetër Meshkalla. Gjikandi i kulturës dhe fesë shqiptare, pasuesi i patjersueshëm i Homerit shqiptar At Gjergj Fishta, simboli i martirizimit të kishës katolike e të popullit shqiptar gjatë periudhës së sistemit stalinist shqiptar, dëshmitar dhe mbrojtës i paepur i besimit në Zot dhe të drejtave dhe lirive të njeriut. At Pjetër Meshkalla i përket brezit të elitës shqiptare si nga dija dhe veprimtaria e tijë në shërbim të Shqipnisë. Ai është një figurë e ndritur e klerit katolik shqiptar, por një shqiptar i madh që me dijen e tijë ai i shërbente jo ndarjes fetare në vend , por bashkimit fe – atdhe për shqiptarët. Ai lindi në Shkodër me 26 shtator 1901- dhe ndrroi jetë me 28 korrik 1988. Ndëmjet lindjes dhe vdekjes së këtij gjeniali kemi një mori ngjarjesh që karakterizuan  jetën e tij, fillimisht studimet në seminarin Papnor në Shkodër, për të vijuar me  studime të tjera  në Linc të Austrisë , në Goricë të Sllovenisë, në Napoli të Italisë e deri tek shugurimi meshtar në Shkodër me 1931. Ai dijen e tij e vuri në shërbim të fesë dhe diturisë për rininë, që nga themelimi  i Rrethit të Dom Boskos në Tiranë për edukimin e rinisë me 1934  te  rrethi i Shën Pjetrit , po në Tiranë më 1937. Dhe shum shërbime  të panumërta ungjillore e fetare. At Pjetër Mëshkalla shkëlqente në njohuritë letrare, bashkpunonte me revistat dhe gazetat më me zë të rëndsishme të kohës. Ai mbronte me guxim haptazi bindjet fetare  e njerzore, pa marrë parasysh  rrezikun e jetës, arrestimi me 1946, burgjet ku Pjetër Mëshkalla bëhet mësues i shumkujt në kampet e tmerrshme komuniste, ku çon dritë e qiellit , aq sa qindra të burgosur politike do ta quanin “Ëngjell i birucave” deri te lirimi  me 1960 e te profecitë e shprehura në  letrat e famshme  drejtuar  Kryeministrit komunist  të kohës e shqiptuar në kulmin e reaksionit. At Pjetër Mëshkalla ballë përballë kriminelve përsekutusve të tij në mes të turmave të komanduar nga regjimi, me zërin e tij  prej meshtari e dëshmitari të vërtetës e dashurisë njerzore jehoj fjala  Apostullit të lirisë: Ju- tha mund të më denoni sa të doni, por unë prap se pra do jem i lirë,. Ndërsa ju keni me hangër  shoqi – shojin. Rinia  do të shohë se nuk ka me shkue gjatë e edhe  njeherë  kan me u ndërtue kishat  e kumbanoret , bile shi prej këtyre qi po i prishni. Me 29 prill 1967 e arrestojnë, por  për pishtarin e demokracisë, kultivuesin e kulturës kombëtare dhe vlerave kombëtare, nuk mundeshin ta ligshtonin me hekura, se trimi nuk tutet nga xhelatët, dhe e denojnë për agjitacion e propogandë. I burgosur dy herë nga regjimi komunist, ai mbetet  simboli i inteligjencës të persekutuarve  politike të regjimit komunist. Ai e cilsonte klerin katolik shqiptar  si heroik dhe thonte: ka me e cilsua  historia në dymijvjeçarin e Krishtit, se për 30 vite  kleri katolik ka nxjerr  aq heronj  sa nuk ka nxjerre  asnje kler në botë. At Pjetër Meshkalla vijon të flasë si flasin Vegimtarët : Për me  kalue ndonjë ujë, hidhen  në të gurë të mëdha e të vogjël, të parët,  të dytët, të tretët… zhduken , zhyten, nuk shihen ma…hidh e hidh, tek e fundit nisin  me nxjerrë krye disa aty –këtu, rrëshqasin, prapë hidhen të tjerë… deri sa bahet kalimi, keq a mirë, por bahet. Ka me ardhë koha që do të bahet ma mirë. Na jemi gurët, të mëdha o të vogjël, të hejdhun  në fillim, të cilët zhduken e nuk shihen ma, por janë në temel të parë… qe ambicioni i temelit: Me u zhdukë  e mos  me u pa ma! Prej të parve pritëm një Shqipni të lirë! Nipat presin një Shqipni të lumtun!

C:\Users\user\Desktop\AT pJETER mESHKALLA.jpg

Në një tjetër moment At Meshkalla pati pohue: Po ju diftoi çka më ndodhi  kur u arrestova në fillim. Nis hetusia  me pytje që nuk meritojnë as të kujtohen , i kundërshtova hetuesit… Përgjigja  ishte  një shputë aq e fortë sa  nuk më mbajtën kambët  e rashë përtokë…. atë çast mu duk se u hap qiella. Mes xhixhave  që më lëshojshin sytë , mu duk se pashë  në vegim Zojën e Papërlyeme:  O Zojë , më ndihmo me i bajtë torturat-iu luta – më forco  mos të ligështohem , me ruej nën dorë Tande!…Ndoshta , askush nuk e beson , por asht fakt  që gjatë kohës së hetusisë hangra vetëm një shputë. C’prej asaj dite  që ju pshteta Zojës, nuk më preku  ma kush  prej tyne me dorë. 

29 prill 1967 kur At Mëshkalla foli për “breznitë që po formohet” A i ka lënë një testament shumë të saktë për “edukimin komunist të rinisë shqiptare”, tu përcaktue  thalbin e frymës marksiste –leniniste. Dhe  këtë e ka thënë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës”po atë efekt  kanë ba fushatat e çfrenueme diskridituese antifetare zhvillue me të gjithamjetet e propogandës.Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyre. Cë vlerë ka atëhere qëndrimi i një pakice të pandërgjegjshme o të friksueme me lloj lloj presionesh? 

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën , sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson,  dhe kështu fushata që po bahet synon me formue  një brezni  pa kurajo civile, pa  burrëni, oportuniste, servile,  tue prishë karakterin e Shqiptarit  në dam të Atdheut. Kështu deklaronte i madhi Pjetër Meshkalla para 60 vitesh dhe aktualiteti i sotëm verteton parashikimin e tij për breznite e brumosur me ideologjine komuniste.  Sot të gjithë jemi dëshmitarë të realizimit të kësaj profecie dhe të mirave të lirisë e te demokracisë , që gëzon shoqëria shqiptare e cila duhet të ketë për themel profecitë e gjikandit Meshkalla. Dhe nuk duhet të harrojmë thënjen e tij labidare “Diktatura ma e rrezikshme , asht ajo, që paraqitet me maskën e demokracisë!”

 Kështu e kujtojmë Patër Meshkallën sot!

Besim NDREGJONI

Filed Under: Analiza Tagged With: At Pjeter Meshkalla, Besim Ndregjoni

Një shtet i huaj nuk mundet të vendosë fatin e Partisë Demokratike

September 26, 2021 by s p

Nga Agustin Mirakaj*

*Ky shkrim është një qëndrim personal i autorit dhe nuk përfaqëson qendrimin dhe opinionin zyrtar të Federatës Vatra.

Bërthama e Partisë Demokratike është e përbërë nga interesaxhinj dhe jo idealistë. 330 humbës mbajnë peng Partine Demokratike dhe i qëndrojnë pranë humbësit në vazhdimësi për interesa personale. Lideri që unë dhe Ju mbështetëm ka shkatërruar frymën e lirisë. Ka shkundur Partinë Demokratike, partinë që i hapi sytë dhe zemrat shqiptarëve pas një makthi 50 vjeçar komunist.Lideri i partisë duhet të ketë shtyllë kurrizore e në këtë rast, liderit të PD-së i mungon. Nëse lideri i PD do të kujdesej vërtetë për Shqipërinë, ai do të hapte rrugën për dikë me më shumë aftësi, për të sjellë ndryshimin në vend e mos ta mbante partinë peng për vite e vite me radhë. Ai vendos dhe vepron si diktator në partin tonë, pa u menduar 2 herë.Harron se aleati strategjik për momentin është vetëm sipërfaqësor dhe tmerrsisht shkatërrues. Frika nga gjykimi i të huajve (komunist) nuk i lejon Partisë Demokratike të mendojë për të ardhmen por vetëm besimi dhe mbështetja juaj mund të ndriçojë rrugën e të cilës Partia Demokratike do të udhëtojë për ta bërë Shqipërinë perëndimore.Sot Shqipëria nuk do të ishte në hartë nëse nuk do të ishte për punën e palodhur të patriotëve që e kanë dashur kaq shumë Shqipërinë. Ata gjithmonë kanë punuar me të huajt për ta ndërtuar Shqipërinë dhe jo për ta shkatërruar atë.Tashmë dukshëm Partia Demokratike është bërë vegël e të huajve. Ku me forcë, pa të drejtë, kërkojnë heqjen e simbolit të demokracisë duke shantazhuar vetëm një njeri, kryetarin, njeriun që ne së bashku e besuam se do ishte i pathyeshem nga cilido, entitet i brendshëm apo i jashtëm. Kryetari i Partisë Demokratike duhet të jetë shpresë dhe jo fatkeqësi e një kombi.Vlerat e Partisë po rezikohen nga e majta radikale, nga të huajt të cilët kërcënojnë këdo për të shkatërruar LIRINË. Lirinë tonë që e fituam me shumë përpjekje nga komunistët, vite më parë. Ata duan të heshtin zërin tonë, të shkatërrojnë Zërin e lirisë dhe Demokracisë në Shqipëri.Komunistët gjithmonë kanë përdorur armën e përçarjes midis nesh. Këtë bën e keqja, këtë do e keqja; që ne Shqiptarët të mos jemi asnjëherë të bashkuar. Bëhuni të fortë ndaj së keqes dhe reagoni tani për të ardhmen e vendit tonë, për Shqipërinë e së ardhmes.Në demokraci askush nuk mund të jetë mbi votën. Uniteti ynë është mjeti i vetëm për të sjellë uraganin e fitores ndaj mafjes së kuqe dhe atyre që mundohen të shkatërrojnë egzistencën e lirisë në Shqipëri.NEW YORK – USA26 Shtator 2021

Filed Under: Analiza Tagged With: Agustin Mirakaj

Planet serbe për Serbi të Madhe nuk do të realizohen

September 22, 2021 by s p

Skënder MULLIQI  

Ideja  serbomadhe “Të gjithë serbët në një shtet”, më Millosheviqin në krye të Serbisë, ka sjellë tragjedi njerëzore dhe materjale në ish-Jugosllavi. Një ide e tillë shoviniste për Serbi të Madhe që ka dështuar, po sillët në kokën, edhe të presidentit serb, Aleksander Vuqiq. Ky despot sërb nuk po I ndalë kërcnimet më luftë ndaj Kosovës. Po e emiton Millosheviqin, I cili humbi luftën në Kosovë. Me decenie Serbia po e përseritë leksionet e demoduara historike antishqiptare. Në katasrofat historike serbe po futët edhe Aleksandar Vuqiq? Serbia sigurisht së po hidherohet që nuk po e realizon planin hegjemonsit për Serbi të Madhe. Ajo Serbia po bëhët qesharake më kërcnimet e fundit ndaj Kosovës, me vëndosjen e masës të reciprocitetit nga Kosova. Shqiptarët e kan fituar luftën në kushte shumë më të vështira, e tash kur jemi shtet sovran dhe i pavarur qdo tentim për luftë, Serbia jam i bindur së do të ndahet humbëse e madhe. Ne, po mbrojmë vëtem ate që na takon as më shumë dhe as më pak. Serbia po ngjanë në një oborr të ndytë, në një oborrë të dhier më një thark derrash. Historia e Serbisë është një deponi bërllogu. As bota demokratike dhe as shqiptarët nuk do të lejojnë serbët që të na vizatojnë harta gjeografike sikur na kan vizatuar dikur. Koha është që shqiptarët ti bashkojnë trojet etnike të ndara pa drejtësisht nga trungu i lashtë ilirik. Ne Jarinje djelmoshat tanë më uniforma po e mbrojnë tërsinë territoriale të Kosovës. Po mbrohet e drejta jonë historike. Me reciprocitet për targa po mbrohet shtetësia e Kosovës, e fituar më shumë gjakë në luftën e fundit çlirimtare. Vuqiqi botën serbe mund të imagjinon në kokën e vet. Shqiptarët kurrë më nuk do të falin territore. Minoriteti serb në Kosovë duhet të integrohet në shtetin e ri të Kosovës. Serbinë e Madhe lë ta mban serbi Vuqiq bashkë më Akademinë dhe Kishën Ortodokse Serbe në letër, askush nuk iu ndalon. Serbia dhe Vuqiq janë duke u kopercatur për të krijuar dalje në tre detna, duke provokuar Malin e Zi, më popa në Cetinje, duke i fshehur apetitet edhe ndaj Shqipërisë më iden “Open Ballkan”, dhe së fundi më vuarjën e masës të reciprocitetit nga ana e Kosovës, Vuqiq po synim që përmes “Zajednicës”, të krijon një Republika Serpska tjetër, por tash  në Kosovë. Leksionet e mbrapshta të politikës serbe për gllaberime  të sërishme të territoreve shqiptare, me pushtetin e ri nuk do të realizohen.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, Skender Mulliqi

COVID-19: Prania e Pandemisë për të Pavaksinuarit Vazhdon

September 22, 2021 by s p

Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik *

Vera e vitit 2021, të paktën për ne këtu në Shtetet e Bashkuara (SHBA) filloi me një premtim të mirë. Në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), fillimi tradicional i verës, me miliona njerëz të vaksinuar, shumë prej nesh menduan se më e keqja e Covid mund të ketë përfunduar. Disa muaj më vonë, atij optimizmi i është dhënë një ton i zymtë dhe i pasigurt, ndërsa vera e nxehtë kthehet në vjeshtë me Ditën e Punës (Labor Day-që është dhe fundi jozyrtar i verës në SHBA). Pas një fillimi entuziast të iniciativës së vaksinimit dhe disa muaj më vonë, shtytja për vaksinimet u ngadalësua me një mur rezistence. Shtojini kësaj, vera shënoi gjithashtu ardhjen e një varianti më ngjitës, atij Delta. E gjithë ajo përfolje e hershme e verës për “daljen” nga pandemia u shndërrua përsëri në pyetje dhe skepticizëm: Kur do të arrijmë një pikë kthese në luftimin e Covid 19? Kur dhe si do të kthehemi më në fund në diçka afër “normales” përsëri? Edhe pse me dhjetëra miliona amerikanë të vaksinuar, rihapjen e shkollave dhe një ekonomi të rimëkëmbur, pandemia Covid-19 më shumë sa vazhdon, veçanërisht në mesin e të pavaksinuarve, këtu në SHBA por dhe globalisht.

Si do të duken muajt e ardhshëm:

Siç kemi parë në të kaluarën e afërt, muajt e ardhshëm do të na çojnë nëpër kodra dhe lugina, veçanërisht nëse vazhdojmë të mos kemi më shumë njerëz të vaksinuar. Por sfida do të mbetet në madhësi dhe formë, sa të mëdha dhe të largëta nga njëra – tjetra do të jenë këto kodra dhe lugina. Më shumë vaksina do të ndihmojnë që kodrat të jenë të menaxhueshme. Risia e këtij koronavirusi është si një zjarr pyjor që nuk do të ndalet derisa të gjejë të gjithë drurin njerëzor që mund të djegë. Eshtë gjithashtu e mundur që SARS-CoV-2 të mos ndjekë rrugën e përcaktuar nga pandemitë e së kaluarës. Në fund të fundit, është një patogjen i ndryshëm, i ri dhe në dukje më i transmetueshëm. Dhe me një numër të vdekur prej më shumë se 4.7 milion njerëz deri më tani, kjo pandemi është tashmë më shumë se dy herë më vdekjeprurëse se çdo shpërthim që nga Gripi Spanjoll i vitit 1918. Pavarësisht valëve fillestare të rënda dhe niveleve relativisht të larta të vaksinimit, në shumë vende, përfshirë numrin e infeksioneve të reja në SHBA, kanë qenë në rritje. Imunizimi po ndihmon në zbutjen e rasteve të rënda dhe vdekjeve, por rritja e infeksioneve të reja do të thotë që virusi po arrin tek të rinjtë dhe të tjerët që mbeten të pavaksinuar, duke çuar në rritjen e niveleve të sëmundjeve serioze në ato grupe. Ajo që duket e qartë është se pandemia nuk do të përfundojë në gjashtë mujorin e ardhshëm. Përhapja aktuale mund të zbutet vetëm pasi shumica e njerëzve, ndoshta 85% deri 90% e popullsisë globale, të kenë një shkallë imuniteti, përmes vaksinimit ose infeksionit të mëparshëm. Disa epidemiologë tani presin që koronavirusi të jetë endemik, që do të thotë se mund të jetë këtu për të qëndruar në cikle si gripi i zakonshëm. Por edhe nëse virusi vazhdon, kjo nuk do të thotë që ne do të jemi te izoluar në një pandemi të përjetshme. 

Vaksinat dhe imuniteti:

Vaksinat nuk sigurojnë një imunitet të përsosur – një imunitet “sterilizues.” Imuniteti sterilizues, do të thotë që sistemi ynë imunitar mund të ndalojë që një patogjen, përfshirë viruset, të mos replikohet brenda trupit tuaj. Kjo zakonisht ndodh kur qelizat imune në trup lidhen me patogjenin në vende që e pengojnë atë të jetë në gjendje të hyjë në një qelizë ku mund të fillojë të bëjë kopje të vetes. Disa nga këto qeliza imune mund të prodhojnë antitrupa sterilizues, të cilët janë proteina që njohin proteina dhe struktura specifike në sipërfaqet e patogjenëve. Për të arritur imunitetin sterilizues, trupi ynë duhet të prodhojë mjaft antitrupa neutralizues dhe duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë në një afat të gjatë. Në mënyrë ideale, ajo çon në imunitet të përjetshëm. Shumica e vaksinave prodhojnë një përgjigje imune që nuk është sterilizuese, dhe as nuk kanë nevojë që ato të jenë efektive në parandalimin e sëmundjeve. Shumë vaksina kanë për qëllim kryesisht parandalimin e sëmundjeve dhe jo domosdoshmërisht mbrojnë kundër infeksionit (testimit pzitivë ndaj Covid-19). Për shumicën e historisë së vaksinimit, njerëzit janë udhëzuar duke ndaluar sëmundjen, dhe kjo ka qenë e mjaftueshme.b Për shembul, vaksina shumë e suksesshme e lisë nuk ishte sterilizuese; megjithatë ajo ende na ndihmoi të çrrënjosim patogjenin që shkaktonte sëmundjen e lisë. Edhe fruthi, një virus që është shumë më ngjitës sesa SARS-CoV-2, mund të ofrojë një shembull optimist. Disa njerëz përfundojnë duke u infektuar pas vaksinimit. Por vaksina, në dekadat që nga premiera e saj, ka shtyrë kryesisht fruthin në çrrënjosje në SHBA, përveç shpërthimeve te lokalizuara të viteve të fundit të lidhura kryesisht me normat e ulëta të imunizimit. Dhe disa njerëz të imunizuar që sëmuren kanë tendencë të marrin atë që quhet ‘fruthi i modifikuar’, i cili është një version shumë më i butë i sëmundjes. Vaksina kundër fruthit nuk është perfekte. Pra, as vaksinat Covid, nuk ka vaksina perfekte. Por kjo nuk i bën ato të padobishme. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Edhe me gjithë publicitetin negativ ndaj vaksinave dhe mbrojtjes që ato ofrojnë nga ‟shkencëtarët” që fshihen në platforma të ndryshme si media sociale etj., vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar një sëmundje. Me siguri dhe deri tani, shumë më mirë të ekspozohesh ndaj virusit pas, sesa para vaksinës. E vërteta është në shifra: më shumë se 95% e të gjitha shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga Covid gjatë kësaj vale të fundit në SHBA kanë qenë në mesin e popullatës së pavaksinuar.

Imuniteti sterilizues ose funksional:

Ne e dimë se arritja e një imuniteti sterilizues është pothuajse e pamundur, në fakt sistemet tona imune nuk mund të trajnohen për të arritur përsosmërinë. Pra kjo nuk është as surprizë as mangësi e vaksinave Covid-19 apo dhe vaksinave të tjera. Më tepër, kete vaksina që mbrojnë jashtëzakonisht mirë kundër sëmundjeve, mund të përfundojnë këtë pandemi. Jeta me siguri do të ishte më e lehtë nëse vaksinat do të ofronin mure të blinduara të pathyeshme, që patogjenet thjesht nuk do t’i penetronin. Por vaksinat nuk e bëjnë këtë. Supozimi ose pritja që vaksinat ta bëjnë këtë, mund të jetë e rrezikshme. Pra, në vend të një imuniteti sterilizues, më e mira që mund të bëjmë është të përpiqemi për një imunitet funksional, sikurse është një rrip sigurie në makinën tuaj, që nuk parandalon përplasjet, por mund të shpëtojë jetën tuaj. 

Për t’iu përgjigjur pyetjes së shtruar në fillim të këtij artikulli, pandemia do të përfundojë në kohë të ndryshme në vende të ndryshme të botës, ashtu siç kanë përfunduar shpërthimet e mëparshme. Qeveritë lokale dhe globale, do të duhet të vendosin se me sa sëmundje janë të rehatshme të jetojnë. Ka qasje se ne do të duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar me të, me aq siguri sa të mundemi. Pra, mbajtja e virusit larg, do të kërkojë gjithashtu përqendrim të më shumë vëmendjes në përmirësimin dhe zgjerimin e qasjes në trajtime, veçanërisht ilaçet që mund të merren me gojë jashtë spitalit ose qendrës së infuzionit. Deri atëherë, shumë prej nesh, veçanërisht dhe në veçanti të pavaksinuarve, do të na duhet të vazhdojnë të mbërthehen për shumë muaj në kodrat dhe luginat e prangave të kësaj pandemie.

  * Nënkryetar i Federatës Pan -Shqiptare të Amerikës – VATRA.

Filed Under: Analiza Tagged With: COVID -19, Pashko camaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 242
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT