• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

COVID-19: Prania e Pandemisë për të Pavaksinuarit Vazhdon

September 22, 2021 by s p

Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik *

Vera e vitit 2021, të paktën për ne këtu në Shtetet e Bashkuara (SHBA) filloi me një premtim të mirë. Në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), fillimi tradicional i verës, me miliona njerëz të vaksinuar, shumë prej nesh menduan se më e keqja e Covid mund të ketë përfunduar. Disa muaj më vonë, atij optimizmi i është dhënë një ton i zymtë dhe i pasigurt, ndërsa vera e nxehtë kthehet në vjeshtë me Ditën e Punës (Labor Day-që është dhe fundi jozyrtar i verës në SHBA). Pas një fillimi entuziast të iniciativës së vaksinimit dhe disa muaj më vonë, shtytja për vaksinimet u ngadalësua me një mur rezistence. Shtojini kësaj, vera shënoi gjithashtu ardhjen e një varianti më ngjitës, atij Delta. E gjithë ajo përfolje e hershme e verës për “daljen” nga pandemia u shndërrua përsëri në pyetje dhe skepticizëm: Kur do të arrijmë një pikë kthese në luftimin e Covid 19? Kur dhe si do të kthehemi më në fund në diçka afër “normales” përsëri? Edhe pse me dhjetëra miliona amerikanë të vaksinuar, rihapjen e shkollave dhe një ekonomi të rimëkëmbur, pandemia Covid-19 më shumë sa vazhdon, veçanërisht në mesin e të pavaksinuarve, këtu në SHBA por dhe globalisht.

Si do të duken muajt e ardhshëm:

Siç kemi parë në të kaluarën e afërt, muajt e ardhshëm do të na çojnë nëpër kodra dhe lugina, veçanërisht nëse vazhdojmë të mos kemi më shumë njerëz të vaksinuar. Por sfida do të mbetet në madhësi dhe formë, sa të mëdha dhe të largëta nga njëra – tjetra do të jenë këto kodra dhe lugina. Më shumë vaksina do të ndihmojnë që kodrat të jenë të menaxhueshme. Risia e këtij koronavirusi është si një zjarr pyjor që nuk do të ndalet derisa të gjejë të gjithë drurin njerëzor që mund të djegë. Eshtë gjithashtu e mundur që SARS-CoV-2 të mos ndjekë rrugën e përcaktuar nga pandemitë e së kaluarës. Në fund të fundit, është një patogjen i ndryshëm, i ri dhe në dukje më i transmetueshëm. Dhe me një numër të vdekur prej më shumë se 4.7 milion njerëz deri më tani, kjo pandemi është tashmë më shumë se dy herë më vdekjeprurëse se çdo shpërthim që nga Gripi Spanjoll i vitit 1918. Pavarësisht valëve fillestare të rënda dhe niveleve relativisht të larta të vaksinimit, në shumë vende, përfshirë numrin e infeksioneve të reja në SHBA, kanë qenë në rritje. Imunizimi po ndihmon në zbutjen e rasteve të rënda dhe vdekjeve, por rritja e infeksioneve të reja do të thotë që virusi po arrin tek të rinjtë dhe të tjerët që mbeten të pavaksinuar, duke çuar në rritjen e niveleve të sëmundjeve serioze në ato grupe. Ajo që duket e qartë është se pandemia nuk do të përfundojë në gjashtë mujorin e ardhshëm. Përhapja aktuale mund të zbutet vetëm pasi shumica e njerëzve, ndoshta 85% deri 90% e popullsisë globale, të kenë një shkallë imuniteti, përmes vaksinimit ose infeksionit të mëparshëm. Disa epidemiologë tani presin që koronavirusi të jetë endemik, që do të thotë se mund të jetë këtu për të qëndruar në cikle si gripi i zakonshëm. Por edhe nëse virusi vazhdon, kjo nuk do të thotë që ne do të jemi te izoluar në një pandemi të përjetshme. 

Vaksinat dhe imuniteti:

Vaksinat nuk sigurojnë një imunitet të përsosur – një imunitet “sterilizues.” Imuniteti sterilizues, do të thotë që sistemi ynë imunitar mund të ndalojë që një patogjen, përfshirë viruset, të mos replikohet brenda trupit tuaj. Kjo zakonisht ndodh kur qelizat imune në trup lidhen me patogjenin në vende që e pengojnë atë të jetë në gjendje të hyjë në një qelizë ku mund të fillojë të bëjë kopje të vetes. Disa nga këto qeliza imune mund të prodhojnë antitrupa sterilizues, të cilët janë proteina që njohin proteina dhe struktura specifike në sipërfaqet e patogjenëve. Për të arritur imunitetin sterilizues, trupi ynë duhet të prodhojë mjaft antitrupa neutralizues dhe duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë në një afat të gjatë. Në mënyrë ideale, ajo çon në imunitet të përjetshëm. Shumica e vaksinave prodhojnë një përgjigje imune që nuk është sterilizuese, dhe as nuk kanë nevojë që ato të jenë efektive në parandalimin e sëmundjeve. Shumë vaksina kanë për qëllim kryesisht parandalimin e sëmundjeve dhe jo domosdoshmërisht mbrojnë kundër infeksionit (testimit pzitivë ndaj Covid-19). Për shumicën e historisë së vaksinimit, njerëzit janë udhëzuar duke ndaluar sëmundjen, dhe kjo ka qenë e mjaftueshme.b Për shembul, vaksina shumë e suksesshme e lisë nuk ishte sterilizuese; megjithatë ajo ende na ndihmoi të çrrënjosim patogjenin që shkaktonte sëmundjen e lisë. Edhe fruthi, një virus që është shumë më ngjitës sesa SARS-CoV-2, mund të ofrojë një shembull optimist. Disa njerëz përfundojnë duke u infektuar pas vaksinimit. Por vaksina, në dekadat që nga premiera e saj, ka shtyrë kryesisht fruthin në çrrënjosje në SHBA, përveç shpërthimeve te lokalizuara të viteve të fundit të lidhura kryesisht me normat e ulëta të imunizimit. Dhe disa njerëz të imunizuar që sëmuren kanë tendencë të marrin atë që quhet ‘fruthi i modifikuar’, i cili është një version shumë më i butë i sëmundjes. Vaksina kundër fruthit nuk është perfekte. Pra, as vaksinat Covid, nuk ka vaksina perfekte. Por kjo nuk i bën ato të padobishme. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Edhe me gjithë publicitetin negativ ndaj vaksinave dhe mbrojtjes që ato ofrojnë nga ‟shkencëtarët” që fshihen në platforma të ndryshme si media sociale etj., vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar një sëmundje. Me siguri dhe deri tani, shumë më mirë të ekspozohesh ndaj virusit pas, sesa para vaksinës. E vërteta është në shifra: më shumë se 95% e të gjitha shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga Covid gjatë kësaj vale të fundit në SHBA kanë qenë në mesin e popullatës së pavaksinuar.

Imuniteti sterilizues ose funksional:

Ne e dimë se arritja e një imuniteti sterilizues është pothuajse e pamundur, në fakt sistemet tona imune nuk mund të trajnohen për të arritur përsosmërinë. Pra kjo nuk është as surprizë as mangësi e vaksinave Covid-19 apo dhe vaksinave të tjera. Më tepër, kete vaksina që mbrojnë jashtëzakonisht mirë kundër sëmundjeve, mund të përfundojnë këtë pandemi. Jeta me siguri do të ishte më e lehtë nëse vaksinat do të ofronin mure të blinduara të pathyeshme, që patogjenet thjesht nuk do t’i penetronin. Por vaksinat nuk e bëjnë këtë. Supozimi ose pritja që vaksinat ta bëjnë këtë, mund të jetë e rrezikshme. Pra, në vend të një imuniteti sterilizues, më e mira që mund të bëjmë është të përpiqemi për një imunitet funksional, sikurse është një rrip sigurie në makinën tuaj, që nuk parandalon përplasjet, por mund të shpëtojë jetën tuaj. 

Për t’iu përgjigjur pyetjes së shtruar në fillim të këtij artikulli, pandemia do të përfundojë në kohë të ndryshme në vende të ndryshme të botës, ashtu siç kanë përfunduar shpërthimet e mëparshme. Qeveritë lokale dhe globale, do të duhet të vendosin se me sa sëmundje janë të rehatshme të jetojnë. Ka qasje se ne do të duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar me të, me aq siguri sa të mundemi. Pra, mbajtja e virusit larg, do të kërkojë gjithashtu përqendrim të më shumë vëmendjes në përmirësimin dhe zgjerimin e qasjes në trajtime, veçanërisht ilaçet që mund të merren me gojë jashtë spitalit ose qendrës së infuzionit. Deri atëherë, shumë prej nesh, veçanërisht dhe në veçanti të pavaksinuarve, do të na duhet të vazhdojnë të mbërthehen për shumë muaj në kodrat dhe luginat e prangave të kësaj pandemie.

  * Nënkryetar i Federatës Pan -Shqiptare të Amerikës – VATRA.

Filed Under: Analiza Tagged With: COVID -19, Pashko camaj

Dielli Sport- Covid 19, “shkarkon” Adolfo Sormanin…

July 14, 2020 by dgreca

GA ALBANO KOLONJARI/

-Partizani ja faturon deshtimin e sezonit italianeve/

Italiani Adolfo Sormani nuk eshte me tranjer i te kuqve. Partizani publikoi sot vendimin ne ne faqen e tij zyrtare:”FK Partizani njofton nderprerjen me efekt te menjehershem te bashkepunimit me trajnerin Sormani dhe dy pjestaret e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-te here kampion i Shqiperise ne tre ndeshjet e mbetura te ketij sezoni, do te drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari”.

Çfare ndodhi?

Diten e Premte, Partizani luajti perballe Tiranes nje ndeshje shume decizive per te dyja skuadrat. Ndersa Tirana kerkonte fitoren per te siguruar titullin kampion per kete sezon, Partizani kerkonte fitoren per te qene ne “valle” me skuadrat qe kerkojne te luajne ne kompeticionet europiane. Barazimi 1-1, veshtiresoi akoma me shume objektivin e te kuqve. Pikerisht ne kete ndeshje Partizanit i mungonte tranjeri Adolfo Sormani, ndihmesit e tij Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Te tre ilalianet kishin refuzuar te stervitnin skuadren, nje dite para ndeshjes, sepse dy lojtare te Partizanit, Boldor dhe Ferati kishin dale pozitiv me virusin C-19. I gjithe klubi i kuq i nenshtrohet testimit per Covid 19. Rezultatet e testeve cojne numrin e te infektuarve ne pese. Partizani vendos te mos braktise kampionatin dhe te zbrese ne fushen e lojes perballe Tiranes dhe pse kishte 7 mungesa. Pak ore perpara takimit klubi i kuq njofton zevendes tranjerin Renaldo Kalari, se do te ishte ai qe do te drejtonte te kuqte sepse Sormani dhe stafi italin kishin refuzuar te ishin ne krye te skuadres per kete ndeshje.

Braktisja e “anijes” nuk u pelqen te kuqve

Nje kapiten nuk e braktis anijen e tij asnjehere..Adolfo Sormani beri te kunderten. Ai braktisi Partizanin pikerisht atehere kur nuk duhej, ai e braktisi ate ne nje ndeshje derbi me Tiranen. Tifozeria e kuqe, ish lojtare te Partizanit, dhe stafi i kuq nuk e kane kaperdire kete braktisje. Komentet kunder Sormanit dhe stafit italian kane qene te shumta. Diten e djele, klubi i Partizanit eshte mbledhur dhe i ka dhene Sormanit nje alternative te vetme:”zgjidhjen e kontrates me konsensus”, gje te cilen italiani e ka pranuar diten e hene.

Sormani flet per Italianet ne tottomerkatoweb.com

“Situata eshte e thjeshte, kemi bere nje shkeputje me konsensus. Nuk behet fjale per shkarkim. Ne menyren time te te parit, nuk garantohej me siguria. Diten e merkure kishim dy raste pozitive ne ekip. Per kete i kerkova klubit qe te kryente analizat e te gjithe ekipit. Te enjten, me date 9, edhe pse pergjigjet nuk kishin mberritur ende, klubi me kerkoi qe te sterviteshim perpara derbit me Tiranen. Unë thashe jo sepse nga pikepamja etike nuk mund ta merrja kete pergjegjesi kundrejt skuadres. Lojtaret gjithsesi u sterviten. Analizat treguan se ne ekip kishte dhe tre lojtare te tjere pozitive. U thashe qe nuk do ta përgatisja ndeshjen, u thashe se nuk kisha ndermend te çoja kaq shume njerez ne kasaphane”.

Codid 19 “shkarkon” Somanin

Ne fakt rezultate e Partizanit me ne krye Sormanin, bene qe kampionet ne fuqi te dilnin jashte çdo objektivi. Deshtimit ne kampionat me pese humbje rradhazi, dhe me nje humbje te thelle ne derbi 5-1, do ti shtohej nga ana tjeter edhe eleminimi nga Kupa e Shqiperise nga Beselidhja qe militon ne Kategorine e Pare. Skarkimi ishte gati. Partizani ishte peng i kontrates dy vjecare te lidhur me teknikun italian. Te kuqte filluan te kerkonin alternativa per ta levizur Sormanin brenda klubit ne menyre qe fatura financiare te mos rendonte te ardhurat e klubit dhe nga ana tjeter filluan te kerkonin teknikun e ri…Ne nje fare menyre Sormani ishte i shkarkuar, dhe episodi me Covid 19 ka ndihmuar Partizanin per te larguar per here te dyte Sormanin, me nje konsensus ekonomik.
***
Nelle ultime ore sta facendo discutere l’addio di Adolfo Sormani al Partizani, club albanese con sede a Tirana. Una separazione improvvisa, maturata nelle ultime ore dopo che lo stesso tecnico italiano e la società albanese avevano mostrato punti di vista diversi in merito alla gestione di alcuni casi di positività al Covid-19 all’interno del gruppo squadra. Per fare chiarezza sulla vicenda, TMW ha contattato lo stesso Sormani a poche ore dal comunicato ufficiale del Partizani.

A caldo, ci può raccontare i motivi dietro al suo addio al Partizani?
“La situazione è semplice: abbiamo fatto un settlement agreement, c’è stata una separazione consensuale, non un esonero. I motivi sono presto detti: a mio modo di vedere erano venuti meno i presupposti per garantire la sicurezza. Non parlo della sicurezza mia o dei miei collaboratori, è un discorso più generale che riguarda tutte le persone coinvolte o legate alla squadra, agli allenamenti, alle partite”.

Ci racconta cosa è successo negli ultimi giorni?
“Nei giorni scorsi erano emersi 2 casi di positività all’interno del gruppo squadra. Per questo ho chiesto alla società di fare i tamponi a tutti prima di tornare ad allenarci. Giovedì 9 i risultati non erano ancora arrivati, ma il club ci ha comunque chiesto di allenarci in vista del derby con l’FK Tirana del giorno dopo. Io ho detto no perché era una situazione da non prendere alla leggera, moralmente ed eticamente non potevo prendermi questo tipo di responsabilità verso la squadra. I giocatori si sono comunque allenati, i tamponi solo dopo hanno raccontato che in squadra c’erano altri 3 giocatori positivi (quindi 5 in totale, oltre alla sorella di un calciatore)”.

E lei come si è comportato?
“Per me era evidente che la situazione non fosse più idonea. Lo sport in certi casi viene dopo. Quando sono usciti i primi positivi ho chiamato un virologo in Italia e anche lui mi ha detto di fermarci subito. Io mi sono messo in autoisolamento già da mercoledì 8 per senso del dovere, ma nessuno me lo aveva imposto. Per me non c’erano i presupposti per allenarci, figuriamoci per andare a disputare una partita, per giunta senza le dovute precauzioni come ad esempio le mascherine”.

Una visione decisamente discordante, la sua da quella della società…
“Per loro era tutto normale. Addirittura pare fosse arrivato il via libera della federazione allo svolgimento della partita, nonostante tutto. Per me non era così, come detto l’aspetto sportivo in certi momenti viene dopo quello etico e deontologico anche pensando a tutto il nucleo di persone che ruota attorno alla squadra”.
E all’addio, come ci siamo arrivati?
“Io ho detto che non avrei preparato la partita, ho detto che avrei scelto di non mandare tante persone al macello. Il dovere di un allenatore in situazioni così delicate va oltre il campo. Da lì ci siamo seduti con la società e siamo arrivati alla risoluzione consensuale. Non avevo interesse a fare polemiche o guerre col club, per questo abbiamo scelto questa strada della separazione amichevole”.

© Riproduzione riservata

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, COVID -19, shkarkon, trainerin Sormanin

Artikujt e fundit

  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ
  • 100 VJETORI I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE, VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR MË 28 KORRIK 2022

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT