• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TROJET E ARBERIT, APEL MINISTRISE SE KULTURES(KOSOVE) PER SKENDERBEUN E MURANES-PRIZREN

June 5, 2021 by dgreca

Reagim i shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren/

Shoqata e Intelektualëve shqiptar”Trojet e Arbrit” si iniciuese e projektit kombëtar për Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren,njofton opinionin e gjërë gjithëshqiptar se kanë kaluar gjashtë muaj që e kemi dorzuar të kompletuar projektin për ndërtimin e Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, për marrjen e lejës në qëndren historike të Prizrenit dhe vëndosjen e Muranës.

Projektin e kemi dorzuar pas përfundimit të një debati një mujor i cili ka qenë shumë interesant dhe mjaftë frytdhënës.Në këtë debat me këshilla dhe sugjerime patëm mijëra të interesuar që dhanë propozimet e tyre që do të mirren parasysh në të ardhmën.Por fatkeqësisht ka gjashtë muaj që edhe ministrja e kaluar Vlora Dumoshi edhe ministri aktual Hajrullah Çeku janë duke e neglizhuar dhe duke e vonuar në pafundësi marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e kompletuar të Shoqatës” Trojet e Arbrit” lidhur me Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren.Shoqata “Trojet e Arbrit” për shkak të ndërrimeve që janë bërë në këtë Ministri do të presë edhe disa muaj përgjigjjën dhe nëse ne injorohemi dhe nuk marrim përgjigjje pozitive nga ana e Ministrisë do të fillojmë me planin tonë rezervë i cili do t´iu bëhet i njohur me kohë opinionit gjithëshqiptar.

Ne nuk do të lejojmë asesi që një shtet tjetër, të përzihet në marrjen e vendimeve në institucionet e Republikës se Kosovës  të ndalon e të bllokon projektet e figurave tona madhore gjithëkombëtare.Në këtë periudhë kohore kemi marrë mijëra mesazhe urimi nga të gjitha trojet etnike shqiptare lidhur me këtë projekt i cili do ti jep madhështinë qytetit historik Prizrenit ku në një sipërfaqe të afërt do të gërshetohen tri periudha historike ajo e mesjetës me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun,ajo e kohës se re me lidhjen shqiptare të Prizrenit me figurat udhëheqëse të kësaj Lidhje, si dhe periudha e kohës më të re me Adem Jasharin komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo ministre apo ministër duhet ta dijë shumë qartë se pozitat që ata bartin në institucionet e Kosovës janë kalimtare kurse figurat tona historike janë të përhershme sa do të ekzistoj shqiptaria.  

Në emër të  150  Intelektualëve shqiptar të shoqatës”Trojet e Arbrit”reagon Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Filed Under: Analiza Tagged With: Ministry e Kultures, Skenderbeu i Muranes, trojet e Arberit

Skënderbeu i Fotaq Andreas

June 5, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Për qindra vjet tiparet e fytyrës së tij u tretën, ose u ndërruan deri në mosnjohje; fotografia nuk ishte shpikur, por njerëzit e mbajtën gjallë duke kujtuar heroizmat e tij. Si dukej në të vërtetë Skenderbeu? Përgjigjia është evazive, edhe studiuesit ngrenë supet. Por nga sot e shohim ndryshe këtë Princ evropian, Kryezotin e Arbërit, Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, ashtu siç e fiksoi drejtpërdrejt piktori Gentile Belini, ulur përballë heroit në vitin 1465 në Venecia. Bëmat e tij dihen, pamja e tij mes shqiptarëve erdhi në fund: “Skënderbeu” i Belinit, është zbulim i rrallë historik i Ikonografisë, që nga koha mbi 100 vjeçare kur Konica zbuloi pamjen e flamurit. Kjo pikturë skënderbegiane vjen nga studiuesi me sqimë e virtuozitet Fotaq Andrea. Puna e tij, dhe e studiuesit Dritan Muka, duke rrëmuar nëpër ankande dhe në arkivat mesjetare në Europë, nxjerr në dritë nga pluhurat e kohës portretin e Skënderbeut, krijuar në kohë reale 556 vjet më parë, ndërsa Gjergj Kastrioti ndodhej për një vizitë pune në Venedik. Piktura me titull “Scander Beco” doli në ankand në Nju Jork më 2020, dhe sot ndodhet – besojmë – në duart e ndonjë koleksionisti shqiptar, është nënshkruar nga Gentile Belini, piktor i njohur i Rilindjes Evropiane, bashkëkohës i Skënderbeut. Fotaq Andrea shkëlqeu përsëri pas një serie studimesh të shkruara mbi Heroin Kombëtar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Fotaq Andrea, Skenderbeu

UN Assembly Albanian Minister Promises Fight against Corruption on Top of Agenda

June 5, 2021 by dgreca

by Eduart Halili */

The Minister of Justice Etilda Gjonaj participated in the special session of the UN General Assembly for the fight against corruption, from where she emphasized that the Albanian government has put the fight against corruption on top of its agenda.

In her speech, Gjonaj said that it is a great privilege to be present in the capacity of the Minister of Justice of Albania, in the session “On challenges and measures to prevent and fight corruption”.

“This meeting serves as a reminder to advance our efforts in preventing and combating corruption, but above all, to renew our commitment at the national and international level to find new ways and means to fight corruption,” she said.

Referring to the topic, the fight against corruption, Gjonaj said that corruption undoubtedly violates the principles of democracy and the rule of law. It touches on the essence of the trust that the citizen gives to the government in order for the latter to fulfill its responsibilities. 

“Albania has suffered extensively from the existence of corruptive phenomena in recent decades, which has hindered the process of democratization, economic growth, quality of service delivery and the performance of the whole society as a whole. For this reason, the Albanian Government has placed the fight against corruption at the top of its political agenda, taking concrete steps through cross-cutting policies, as well as multi-level mechanisms to combat it. We are determined to eradicate corruption and strengthen the rule of law and democracy in our country. IN this context, we saw the acute need for Albania to begin cleansing the Palace of Justice, in order to guarantee the effectiveness of its further anti-corruption efforts in all areas of government action,” she said.

She added that during the last five years, as never before, Albania has undertaken the most radical reform in the justice system, which aimed to restore citizens’ trust in a judicial system based on integrity, transparency, professionalism, efficiency and above all, independence.  

“Justice reform has marked a turning point in terms of intensifying efforts in the fight against corruption and organized crime. In order to crack down on endemic corruption in the judiciary, a unique system of vetting judges was built. In addition, an entire institutional architecture in the fight against corruption and organized crime has already become operational, including a Special Prosecutor for the Fight against Corruption and Organized Crime, special courts, and the National Bureau of Investigation. Such an institutional architecture enables the channeling of punitive efforts, excluding corrupt judges and prosecutors from the system, and ensuring that their corrupt practices are investigated and punished. Now that the justice reform is at an advanced stage of its implementation, we proudly affirm that the results of such a reform have been extremely rewarding and encouraging. “For the first time, senior officials have been fired, prosecuted and convicted of corruption, their assets confiscated and important criminal cases are now being reopened,” she said. 

Also, Gjonaj added that implementing the justice reform in Albania has been a very challenging effort. Nevertheless, through the invaluable support of our intentional partners, the EU and the US, we have managed to rise to a level worthy of this challenge.

“The support of our international partners has been crucial in enabling us to remain firm and faithful to our vision: building a justice system that will end impunity in Albania. It is precisely this renewed justice system that will serve as the basis for building strong and sustainable institutions. The Albanian government, through the full digitalization of public services and through the implementation of accessible reporting mechanisms, has built sustainable instruments that provide citizens with their own protective guard against corruption. Throughout the implementation of our anti-corruption agenda, we have established meaningful cooperation with civil society and the business community in order to understand the types and forms of corruption and to adapt our anti-corruption policies to combat them. Also, we have substantially improved our anti-corruption practices, taking very seriously the recommendations of GRECO and MONEYVAL and we have made significant progress in our joint efforts,” said Gjonaj. 
Albanian Daily News.

*(U perzgjodh nga Rafaela Prifti)

Filed Under: Analiza Tagged With: Albanian Minister Promises, Fight against Corruption, UN Assembly

IMUNITETI I NJERIUT NDAJ COVID-19 I PËRKOHSHËM APO I PËRJETSHËM?

June 4, 2021 by dgreca

Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik */

Në Shtetet e Bashkuara (SHBA), mesatarja ditore e rasteve të reja të Covid-19 ka vazhduar në rënie të vazhdueshme duke shënuar një pikë të tërëndësishme në rrugën për t’i dhënë fund pandemisë globale. Mesatarja shtatë-ditore e rasteve të reja të Covid-19, e 1 qershorit, ra në 11,239, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Nisur nga numri i javëve të fundit, është hera e parë që mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ishte nën 20,000 shifër kjo që nuk shënohej që nga marsi i kaluar. Përveç kësaj, të dhënat e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve kohët e fundit konfirmuan se më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë tani janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19.  Këto numra të rinj vijnë në kohën kur qyteti i Nju Jorkut, i cili ishte epiqendra e pandemisë Covid-19 në SHBA, javën e kaluar nuk regjistroi vdekje të reja nga Korona Virus dhe pa rënien e normës së tij të pozitivitetit në nivelin më të ulët të regjistruar që kur filloi pandemia. Të gjitha këto janë lajme të mira dhe përputhen me analizat e mia të mëparshme se pandemia në SHBA do të përfundojë këtë verë.  Kjo kthesë në rezultate mund t’i atribuohet suksesit të parashikuar të vaksinimit. Në një kohë që shumë shtete të botës vazhdojnë të përmbajnë infeksionet dhe të përmirësohen në qasjen dhe shpërndarjen e vaksinave, këtu në SHBA dy pyetje janë ende në nevojë për përgjigje: a është arritur imuniteti i tufës dhe sa kohë do të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19. 

IMUNITETI I TUFËS, ÇFARË ËSHTË DHE ÇFARË DO TË THOTË NË TËVËRTETË?

Për shumicën e komunitetit shkencor, fundi i kësaj pandemie përfshihet në dy fjalë: imuniteti i tufës. Në kohën kur një debat akademik shtjellon se kur ose edhe nëse SHBA mund të arrijë në një përqindje të mjaftueshme të njerëzve me imunitet për të arritur këtë qëllim, disa shkencëtarë thonë se është koha që publiku të mos shqetësohet më për këtë dhe të ndjekë një këshillë të thjeshtë: Vaksinohuni. Kjo pandemi do të marrë fund kur mjaftueshëm njerëz të mbrohen nga sëmundjet e rënda dhe si pasojë hiqen nga “zinxhiri i infeksioneve”. Vaksinimi i bën të dyja, ndihmon juve dhe ndihmon komunitetin tuaj të arrijë qëllimin për t’u kthyer në normalitet. 

Pra, çfarë është imuniteti i tufës?  Ideja e imunitetit të tufës filloi në mënyrë të çuditshme me lopët dhe jo me njerëzit, prandaj përdoret fjala “tufë”. Në vitin 1916, veterineri Adolph Eichhorn dhe kolegët vunë re se një kope (tufë) lopësh mund të bëhej e imunizuar kolektivisht nga një sëmundje, nëse shumica e kafshëve do t’i mbijetonin infeksionit fillestar. Që nga ajo kohë, imuniteti i tufës është bërë një term i përdorur zakonisht në epidemiologji dhe shëndetin publik për t’iu referuar pikës së fundit matematikore të një epidemie sëmundjesh infektive. Kur një përqindje e caktuar e njerëzve janë të imunizuar, ose nëpërmjet infeksionit ose vaksinimit, virusi nuk ka vende për t’u përhapur. Epidemia – ose, në këtë rast, pandemia – venitet dhe jeta kthehet në normalitet. Pragu i imunitetit të tufës mund të ndryshojë gjerësisht nga sëmundje në sëmundje. Me kaq shumë të panjohura për Korona Virusin që shkakton Covid-19, ka qenë një temë e shumë diskutuar. Gjatë rrjedhës së pandemisë, vlerësimet për pragun e nevojshëm për të arritur imunitetin e tufës janë luhatur nga 20% deri në 90% ose dhe më shumë. Për shumicën e komunitetit shkencor dhe studiuesve, duke përfshirë edhe mua, 60-70% dukej si numri magjik për t’u kthyer në normalitet. Deri në pranverën e vitit 2020, termi imuniteti i tufës ishte term i rretheve akademike. Ndërsa Korona Virusi u përhap nëpër Azi, Evropë, dhe më në fund në SHBA, disa modele parashikimesh fillestare treguan se kjo ishte e pa ndalshme dhe e pa kontrollueshme. Kjo çoi në këtë qasje të “imunitetit të tufës”, që do të thoshte “lëre virusin të shkojë”, lëre natyrën të marrë drejtimin e saj. Por kjo nuk u fut kurrë në fuqi pasi u pranua gjerësisht se lënia e Korona Virusit të lirë të veprojë në një popullsi të caktuar do të kishte çuar në një numër edhe më të madh vdekjesh, ndoshta 1-2 milion të vdekur ne SHBA, disa vlerësime madje edhe e dyshifojnë ose trefishojnë këtë numër. Kjo ishte e pa pranueshme. 

IMUNITETI NGA VAKSINAT APO INFEKSIONET NATYRORE, SA KOHË DO TË ZGJASË?

Ne e dimë se vaksinat punojnë në dy mënyra: së pari, ato sigurojnë imunitet duke stimuluar antitrupat ndaj virusit i cili mund të ketë vetëm një përgjigje të përkohshme mbrojtëse. Së dyti, dhe shumë të rëndësishme, ato fillojnë një formacion të “kujtesës” – T dhe B – qelizave, që ofrojnë mbrojtje më të gjatë nga ri-infeksioni viral. Pasi sistemi imunitar përshtatës e ka mundur pushtuesin, bëhen një pellg qelizash T dhe B që kanë jetë të gjatë. Këto limfocite të kujtesës mbeten të “fshehura” deri në herën tjetër që hasin të njëjtin patogjen. Megjithatë, këtë herë, ato prodhojnë një reagim imun shumë më të shpejtë dhe më të fortë. Kujtesa është tipari kyç i sistemit imunitar përshtatës, duke bërë të mundshme mbrojtjen afatgjatë dhe prodhimin e antitrupave. Ka një shtim të literaturës që sugjeron se imuniteti Covid-19 pas infeksionit mund të zgjasë një vit, por disa që tregojnë një mbrojtje shumë më të gjatë, ndoshta një imunitet gjatë jetës, duke u përmirësuar me kalimin e kohës veçanërisht pas vaksinimit.  Kur merren së bashku, studimet sugjerojnë se shumica (por jo të gjithë) individët e vaksinuar që ishin infektuar më parë me SARS-CoV-2 nuk do të kenë nevojë për nxitje shtesë të vaksinës. Ata që u vaksinuan pa e kontraktuar më parë virusin ka të ngjarë të kenë nevojë për dozë shtesë në një moment në të ardhmen, ndoshta në disa vjet. Duket se imuniteti te këta individë luan shumë ndryshe, pasi “kujtesa imunitare” mund të duket ndryshe pas vaksinimit në krahasim me infeksionin natyror. Ky informacion i kohëve të fundit me shpresë do të ndajë frikën e zvarritur se mbrojtja kundër virusit do të jetë jetëshkurtër.  

IMUNITETI NDAJ VIRUSIT COVID-19 A MUND TË JETË I PËRJETSHËM?

Imuniteti ndaj virusit që shkakton Covid-19 mund të jetë i përjetshëm, në kundërshtim siç është rasti me Korona Viruse të tjera që ndodhin natyrshëm dhe që shkaktojnë ftohje të zakonshme. Ndryshimi është se këto viruse ndryshojnë ndjeshëm çdo disa vjet. Pra, arsyeja pse ne infektohemi me virus të zakonshëm herë pas here gjatë gjithë jetës mund të ketë shumë më tepër të bëjë me variacion të këtyre viruseve dhe jo imunitetit tonë. Në fakt, qelizat e kujtesës B të prodhuara në përgjigje të infeksionit me SARS-CoV-2 dhe të rritura me vaksinimin janë aq të fuqishëm sa që pengojnë edhe variantet e virusit, duke mohuar nevojën për vaksina nxitëse. Njerëzit që u infektuan dhe u vaksinuan kanë një reagim të fuqishëm, sepse ata vazhdojnë të evoluojnë antitrupat e tyre, që mund të zgjasin për një kohë të gjatë.  Është interesante se rezultati mund të mos zbatohet për mbrojtjen që vjen vetëm nga vaksinat, sepse kujtesa imunitare ka të ngjarë të organizohet ndryshe pas imunizimit, krahasuar me atë që pason infeksionin natyror. Në fund, nëse jeni infektuar me SARS-CoV-2 apo jo, vaksinat do të sigurojnë një mbrojtje të nevojshme dhe ndoshta afatgjatë kundër Covid-19, kështu që vaksinohuni. 

* Nënkryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës –VATRA. 

Filed Under: Analiza Tagged With: COVID-19, Dr.Pashko Camaj, Imuniteti

Dukuritë neofashiste në Mal të Zi, dëshmi e një mjedisi të pakonsoliduar

June 3, 2021 by dgreca

Si para e pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, në Mal të Zi kemi paraqitje të dukurive të neofashizmit, të inspiruara nga ideologjia serbomadhe të përfaqësuara nga partitë serbe, duke dëshmuar se kemi të bëjmë  me mjedis të pakonsoliduar, që të përkujton vitët 90-ta të shekullit të kaluar, përkatësisht  fillimin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë me pasoja  shoqërore edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm  

Shkruan: Nail  Draga

Rasti i nismës nga ana e Ministrisë së arsimit për të marrë masa ndëshkuese ndaj një mësimdhënëse në një shkollë fillore në Cetinë, se nuk i ka ndaluar nxënësit të mos shkojnë në një takim përkujtimor me rastin e 9 majit Ditës së fitorës mbi fashizmin, që është organizuar nga Organizata e Luftëtarëve të LNÇ dhe mbeshtetur nga qytetarë të ndryshëm, ka kriuar reagime nga subjekte të ndryshme politike  në Mal të Zi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse pothuaj gjatë tërë vitit 2020, para e pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtuara me 30 gusht 2020, dukuritë neofashiste me parulla e ikonografi  ishin bërë pjesë e retorikës në skenën politike në Mal të Zi. Madje të tillët qellim kanë të rehabilitojnë kriminelet e bashkëpunëtorët e fashizmit, duke zhvlerësuar luftën antifashiste si vlerë çlirimtare e europiane.

Me rastin e rotacionit të pushtetit në Mal të Zi, opozita aktuale e përfaqësuar nga DPS-i është  duke dëshmuar se janë mbrojtësit e antifashizmit, përkatësisht të shtetësisë dhe të kombit malazez, sepse ai është i kërcënuar nga ideologjia serbomadhe, duke akuzuar pushtetin aktual se qëndron pas paraqitjeve të tilla neofashiste. 

Opinioni është i njohur se dukuria e tillë më së shpeshti është duke u paraqitur në mjediset ku jetojnë  popujt pakicë, ku si rast tipik kemi boshnjakët në qytetin e Plevlës, ku para një muaji në qytet kishte grumbullime të qytetarëve serb, të cilët defiluan me parulla  e këngë shoviniste kundër boshnjakëve, ku si shkas ishte emërimi i kryeshefit  boshnjak të policisë  në këtë qytet, i cili sipas tyre është person i papërshtashëm(!?).

Arsimi si vakcinë  kundër neofashizmit 

Ndonëse po bëhën dy vite që jemi të ballafaquar me pandeminë Corona-19, në Mal të Zi dukuritë e neofashizmit nuk janë të panjohura, por janë bërë pothuaj të zakonshme. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe se kemi të bëjmë me një mjedis heterogjen në aspektin nacional e të ndarë  politikisht, që ka marrë përmasa shqetësuese edhe pas ndryshimit demokratik të pushtetit me 30 gusht 2020. 

Pasi në këtë aspekt nuk kemi ndonjë hulumtim  të opinionit të kohës së fundit, me këtë rast po cekim hulumtimin e realizuar nga subjekti joqeveritar Qendra për edukim qytetar(CGO) të para një viti, që janë të dhëna me interes edhe për momentin për të kuptuar realitetin shoqëror në Mal të Zi, ne lidhje me dukuritë e neofashizmit në këtë mjedis. 

Kështu sipas të dhënave të publikuara  del se 77.5% e studentëve nuk dijnë të numërojnë  tre personalitete antifashiste nga Mali i Zi, vetëm 43.6% dijnë të numërojnë tre shtete të lëvizjës antifashiste, ndërsa 23% nga ata nuk dijnë se pse festohet 13 korriku në Mal të Zi(!?).

Të dhënat e tilla  janë dëshmi e nivelit  dhe zhvlerësimit të arsimit që është bërë monopol i partisë në pushtet për tridhjetë vite, duke e trajtuar këtë veprimtari shoqërore pa vlerën e merituar me kuadra e drejtues partiak. Duke marrë parasysh këtë strukturë qeverisëse te ata nuk ka ekzistuar shqetësimi se me  çfarë programesh  mësojnë  nxënësit  dhe kush i  inspekton ato për të përfituar njohuri optimale për tu ballafaquar me të shkuarën jo vetëm nga Lufta e Dytë Botërore. 

Andaj, nuk duhet të na befasojnë paraqitja e dukurive neofashiste si në Plevle, Tivar, Berane e gjetiu në Mal të Zi. Pa dilemë këto të rinjë nuk janë vetëm prodhim i mjedisit arsimor, apo mediatik të infektuar dhe të skenës politike nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar, por edhe të një trashëgemie nga koha e monizmit. 

Si do të përgjigjëshin nxënësit shqiptarë?

Në lidhje me këtë çështje do të ishte me interes të realizohej një hulumtim i tillë edhe me nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pa pasur ndonjë paragjyikim në këtë aspekt, dyshoj se do të kemi ndonjë  rezultat të një niveli të kënaqshëm, sepse kemi programe unike arsimore e me këtë edhe përgjigjët pothuaj do të jenë identike.

Por, po  të bëhëj hulumtimi  për ngjarje nga historia  shqiptare, dyshoj se do të kishim përgjigje pozitive, sepse nuk kanë nga  të mësojnë për çështje të tilla, sepse  kemi të bëjmë me program mësimor e tekste shkollore të imponuara, ku është e përjashtuar historia e popullit shqiptar. 

Duke marrë parasysh se fitimtarët shkruajnë historinë, duhet cekur se historia nuk fillon me Luftën e Dytë Botërore, dhe me vendosjën e pushtetit të komunistëve, ku parësore ishte  qasja ideologjike që ishte praktikë në të gjitha vendet e ish kampit socialist.

Por, me këtë rast duhet të cekim se  vazhdojmë të kemi koncepte të kundërta të trajtimit të ngjarjeve historike në mes ne shqiptarëve e malazezëve, sepse rrethimin e   Shkodrës në Luftën Ballkanike malazezët e mësojnë si çlirimtare, ndërsa  për ne ajo është luftë pushtuese për zgjerim territorial të Malit të Zi. Andaj  është kërkesë e kohës rishkrimi  i historisë, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe konceptët hegjemoniste e ekspansioniste.

Në tekstet  shkollore duhet të mësohet e vërteta

Nëse në librat e historisë duhet mësuar për kohën me të re në Mal të Zi, sidomos për ngjarjet e vitëve 1988 e më pas që ka të bëjë me të ashtuquajturin revolucion  antibyrokratik, si dhe luftën në Dubrovnik, ku kanë marrë pjesë edhe malazezet, atëher duhet cekur udhëheqësit e Malit të Zi të kohës, që janë ende në pozita të tilla. Nëse atëherë ishin në, mbeshtetje të politikës serbomadhe, ndërsa nga viti 1997, u distancuan nga ajo, faktët janë të arkivuara. Sepse kemi të bëjmë me ngjarje që i kemi përjetuar të gjithë si qytetarë në këtë vend. Çështjet e tilla duhet të prezantohen ashtu siç kanë  qenë, me të gjithë kompleksitetin e tyre, sepse nxënësit duhet të dijnë të vërtetën, e jo të kamufluara sipas interesit të politikës si në kohën e monizmit(!). 

Andaj, dukuritë e neofashizmit  në Mal të Zi nuk janë befasi, sepse  „çka ke mbjellur do të korresh“, ku pushteti malazez, ishte pjesë e të kaluarës jo të lavdishme në të kaluarën e afërt. Këtu qendron problemi në sistemin arsimor, sepse është punuar pak apo aspak në këtë drejtim, kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi i brezit të ri. Sepse, nëse shkolla nuk ka bërë detyrën e vet, në rastin konkret te popullsia ortodokse ate e ka kryer KOS-i. Sepse, ky subjekt vazhdon më tepër të merret me politikë se sa më çështje  teologjike, andaj nuk është befasi mbeshtetja nga qytetarët ortodoks  në Mal të Zi, duke dëshmuar forcën  e vet jo vetëm teologjike por edhe politike kundër ish pushtetit, që u dëshmu edhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020.

Përfundim

Dukuritë fashiste në Mal të Zi janë prodhim i ambientit neofashist që është i pranishëm në këtë mjedis, si rezultat i veprimit të partive politike serbe, që tani janë pjesë e pushtetit e në veçanti të Kishës Ortodokse Serbe, e cila  vazhdon të veprojë si shteti në në shtet,  sipas ideologjisë serbomadhe. 

Por, në këtë aspekt nuk mund të amnistohet pushteti tridhjetveçar nga ana e DPS-it, të cilët kësaj çështjeje nuk i kanë kushtuar vemendjën e duhur, sepse nuk janë ballafaquar me të shkuarën, duke dëshmuar drejtësi e barazi që ka ndikuar në forcimin e neofashizmit. Sepse gjatë kësaj kohe ata  kanë qenë të preokupuar për përfitime  personale e klaneve të ndryshme, duke e trajtuar shtetin si pronë private që në mënyrë përfide e ka shfrytëzuar KOS-i për të realizuar objektivat  e saja jo vetëm klerikale.

Nuk ka dilemë se askush nuk mund të jetë i qetë dhe indiferentë në Mal të Zi me paraqitjen e neofashizmit. Ndonëse është menduar se një dukuri e tillë i takon të kaluarës, del se jemi mashtruar, sepse dukuritë neofashiste  në praktikë  na demantojnë në vazhdimësi, që është në kundërshtim me konceptin e antifashizmit, barazisë qytetare e nacionale të një mjedisi multinacional dhe multikulturor.  

                                                                                    (Qershor  2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: Dukuri neofashiste, mal i Zi, Nail Draga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 259
  • 260
  • 261
  • 262
  • 263
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT