• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten

February 28, 2026 by s p

Armend Baloku/

Para disa ditësh, në New York, një rrugë është emëruar me emrin “Ali Pasha Sabanagić”, duke iu referuar Ali Pashë Gucisë. U befasova kur pashë deri ku mund të arrijë injoranca njerëzore. Në këtë rast, Ali Pashë Gucia paraqitet si boshnjak dhe iniciativa për emërtimin e rrugës në Astoria, Borough of Queens, është ndërmarrë nga komuniteti boshnjak nga Plava dhe Gucia, duke e simbolizuar atë si figurë të tyre kombëtare.

Megjithatë, historia, të cilën e njohin mirë si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët, e dëshmon qartë se Ali Pashë Gucia ishte shqiptar, dhe kjo është e padiskutueshme.

Është e vërtetë se ai ka mbështetur edhe Bosnjën në kuadër të Lidhjes së Prizrenit, pasi në atë kohë synimi ishte mbrojtja e territoreve shqiptare në Perandorisë Osmane me shumicë myslimane, përfshirë edhe terene të popullsisë muslimane në Bosnje. Dihet po ashtu se shumë shqiptarë kanë luftuar me armë në dorë kundër forcave sllave në ato treva, deri në Novi Pazar, në luftëra të përgjakshme dhe të ashpra, që nga koha e Lidhjes deri ne luftën e dytë botërore.

Problemi nuk qëndron te fakti që figura e tij vlerësohet edhe nga boshnjakët e Bosnjës, por te mënyra se si një pjesë e komunitetit nga Plava, Gucia apo Rozhaja duket se ka humbur lidhjen me rrënjët dhe historinë e vet. Kjo shpesh nuk vjen nga pamundësia për ta njohur të vërtetën, por nga mungesa e vullnetit apo informacionit.

Para disa vitesh, gjatë një qëndrimi në Guci, pata një përjetim domethënës. Pas xhirimeve, vonë në mbrëmje, u ula me mikun tim Adrin për të pirë nga një birrë. Një kamarier na shërbeu dhe, nga mbiemri që mbante, e kuptova se ishte shqiptar. Ai këmbëngulte se ishte boshnjak, ndonëse gruaja e tij ishte nga një familje e njohur shqiptare. Pas një bisede të shkurtër dhe disa pyetjeve të thjeshta, edhe vetë ai u bind për origjinën e tij. Nuk pashë rezistencë, por një mjegull informimi që mjaftoi të sqarohej me pak kujtesë historike.

Natyrshëm lind pyetja: sa e mundshme është që një boshnjak nga Sarajeva të lërë qytetin e tij për të jetuar në thellësi të bjeshkëve të Gucisë, mes një popullsie shqiptare? Apo anasjelltas, sa shqiptarë nga Prishtina, Tirana apo Shkupi do të zhvendoseshin për të jetuar në Stolac të Bosnjës? Këto pyetje flasin vetë.

Prandaj, më shumë se debat për përkatësi, kjo çështje është një thirrje kundër injorancës. Sepse kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten.

Filed Under: Analiza

“Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë

February 28, 2026 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

Më 28 shkurt 1874, në Frashër të Përmetit lindi Mehdi Frashëri, një nga figurat qendrore të administratës dhe politikës shqiptare. Shkollën e mesme e kreu në Manastir, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Stamboll (1894-1898). Ai shërbeu në poste të rëndësishme të Perandorisë Osmane, përfshirë edhe detyrën e guvernatorit të Jerusalemit.

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, angazhimi i tij u përqendrua në konsolidimin e shtetit shqiptar, ku mbajti funksione si ministër, deputet dhe përfaqësues në Lidhjen e Kombeve. Gjatë mandatit si kryeministër (1935-1936), Frashëri u përpoq të zbatonte një program reformash me frymë liberale, që synonte shpërndarjen e tokës për fshatarët dhe krijimin e më shumë hapësire e lirie për intelektualët e rinj në qeverisje.

Në vitin 1939, ai dënoi hapur pushtimin italian. Më vonë pranoi të drejtonte Regjencën nën administrimin gjerman, duke e konsideruar këtë si një mundësi për të ruajtur integritetin e kufijve etnikë dhe për të penguar ardhjen e komunizmit në pushtet. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u largua nga Shqipëria.

Kontributi i tij në historiografinë shqiptare mbetet i rëndësishëm, duke u reflektuar njëkohësisht në veprimtarinë politike dhe në studimet historike e politike që pasqyrojnë zhvillimet e kohës.

Mehdi Frashëri u nda nga jeta në Romë, më 25 maj 1963.

📚 Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 725.

Filed Under: Analiza

Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes

February 27, 2026 by s p

Screenshot
Screenshot

by Linda Nikaj, Esq.

Albanians are survivors. Survival is an integral part of Kosova’s DNA: it is woven into its fabric and identity. Nevertheless, survival has too often been stifled by silence. Kosova recognized survivors of wartime sexual violence for the first time in 2014. The estimated 20,000 survivors is not a symbolic number—it comes from CDC documentation during refugee processing. Despite this scale, few, comparatively, come forward. Fear, stigma, and the threat of being ostracized by their own keep survivors—not just women but men and children who survived wartime sexual violence—silent and isolated in their continued suffering. Silence, especially when rooted in misplaced shame, only protects Serbian perpetrators of war crimes, including the crime of sexual violence.

Last night’s “Women, War, and the Fight for Justice in the Republic of Kosovo” event at the Consulate General of the Republic of Kosova in New York, organized and moderated in conjunction with Shoqata Ulqini, made clear that our own misplaced shame as a community is a threat to healing and justice. In a room filled with diplomats, community leaders, and other members of the Albanian diaspora, survivor and activist Vasfije Krasniqi-Goodman spoke with clarity and courage that cut through decades of silence. Samantha Shkreli of Shoqata Ulqini moderated the conversation with compassion and precision. Vera Mjeku, Legislative Policy Analyst for the City of New York, provided critical insight into the legislative and policy landscape surrounding justice for survivors. The strength in the room was palpable—an intergenerational, collective insistence that the era of silence must end. The event served as a reminder that when survivors speak and a community chooses to truly listen, shame loses its power and the pathway to justice and healing clears.

The international community and political efforts remain inadequate in addressing wartime sexual violence. Jurisdictional limits, political failures, and avoidance leave survivors without justice. Serbia’s refusal to recognize Kosova shields perpetrators from extradition and prosecution. Survivors who seek help face a difficult verification process, high evidentiary standards, and layers of bureaucracy that retraumatize rather than support. Efforts to secure justice through legislation—both in Kosova and abroad—are repeatedly disrupted by political turnover, shifting priorities, and global crises. Resolutions calling for justice, accountability, and survivor support exist, but progress is slow. Despite these obstacles, there have been landmark convictions in Kosova courts in recent years, and survivor status now includes pensions and legal recognition. These are meaningful steps, but they remain insufficient without cultural transformation.

The paramount thread of last night’s event was the role of the family. Families often respond to survivors with silence, anger, blame, or judgment—reactions rooted in patriarchy, fear, and lack of emotional tools. Many families react this way because they carry guilt for their perceived failure to protect their loved ones. That guilt turns into avoidance. Avoidance is a coping mechanism that deepens generational trauma instead if healing it. This dynamic traps survivors in isolation and reinforces the idea that their trauma is something to hide rather than something the community must confront—together!

Survivors who come forward are required to retell their stories multiple times to institutions, committees, and officials. Each retelling reopens wounds. Many fear their stories will not remain confidential, especially in small communities where anonymity is impossible. Even accessing survivor centers can be dangerous—women often travel to centers outside their region to avoid being recognized. This should shock the conscience. We cannot heal when survivors are unable to seek help in their own communities without facing ostracization. Familial and community support is crucial to overcome these obstacles.

Healing begins at the most intimate level: the family. Families must confront their own shame and create safe spaces where survivors can speak without fear of judgment or ostracization. Community leaders must create platforms for open conversations about wartime sexual violence. Shame must be replaced with openness, dignity, empathy, and absolute, unwavering support.

Kosova cannot build a just future by burying the wounds of its past. Openness is not optional—it is the only path to healing and accountability. Only when our homes become safe spaces—free from judgment and fear—can we grow stronger and more successful as individuals and as a community.

Filed Under: Analiza

Garancia Amerikane si doktrina e re që mbyll epokën e Status Quo-së dhe rishkruan dialogun Kosovë–Serbi

February 25, 2026 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

Deklarata sintetike – “Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim” – përfaqëson një artikulim të drejtpërdrejtë të doktrinës së angazhimit strategjik të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çështjet kyçe të sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. Në planin diplomatik dhe gjeopolitik, kjo formulë nuk është thjesht retorikë politike, por sintezë e rikthimit të peshës vendimmarrëse amerikane si faktor garantues strukturor në procesin ndërmjet Republika e Kosovës dhe Serbia.

Në thelb, kjo deklaratë riformaton paradigmën e dialogut: nga një proces i karakterit procedural dhe teknik, në një proces të mbështetur mbi garanci strategjike dhe kapacitet real ekzekutiv.

I. Nga ndërmjetësim procedural në garanci strategjike

Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka prodhuar një arkitekturë normative marrëveshjesh me rëndësi formale dhe juridike. Megjithatë, deficiti i implementimit ka nxjerrë në pah mungesën e një mekanizmi detyrues dhe të një garancie të fortë ekzekutive.

Në këtë kontekst, artikulimi amerikan zhvendos qendrën e gravitetit të procesit nga diplomacia teknike drejt diplomacisë së garancisë. Stabiliteti rajonal, sipas kësaj qasjeje, nuk është produkt i kompromisit procedural, por i një ekuilibri strategjik të garantuar nga fuqia transatlantike. Ky është një ndryshim cilësor: nga “facilitim” në “garantim”.

II. Sinjali për Kosovën: Siguri sovrane dhe mbështetje strategjike

Për Republikën e Kosovës, mesazhi përfaqëson një riafirmim të trefishtë:Mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial, në përputhje me parimin e barazisë sovrane të shteteve;Garanci politike se dialogu nuk do të prodhojë zgjidhje që relativizojnë subjektivitetin shtetëror;Siguri juridike ndërkombëtare, që çdo marrëveshje finale duhet të jetë në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe me arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Në planin e teorisë së njohjes dhe subjektivitetit ndërkombëtar, kjo nënkupton konsolidim të pozitës së Kosovës si aktor i plotë në sistemin ndërkombëtar dhe shmangie të çdo formule hibride që do të prodhonte ambiguitet kushtetues apo ndërkombëtar.

III. Sinjali për Sërbinë: Fundi i strategjisë së zvarritjes

Për Serbinë, deklarata ka karakter disiplinues diplomatik. Ajo nënkupton se:status quo-ja nuk mund të instrumentalizohet pafundësisht;zbatimi i marrëveshjeve është imperativ ndërkombëtar;kalkulimet taktike për lodhjen e procesit hasin në kufizimin e garancisë amerikane.

Kjo rrit koston politike të moszbatimit dhe forcon dimensionin e përgjegjësisë ndërkombëtare. Në terma të teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, kemi kalim nga një situatë “ambiguiteti strategjik” në një situatë “qartësie të kushtëzuar”, ku aktorët janë të vetëdijshëm për ekzistencën e një arbitri me kapacitet real ndikimi.

IV. Dimensioni gjeopolitik: Ballkani si hapësirë e interesit strategjik amerikan

Në kushtet e rikonfigurimit të rendit ndërkombëtar dhe rivaliteteve globale, Ballkani mbetet zonë me rëndësi të veçantë për arkitekturën euroatlantike të sigurisë. Angazhimi i drejtpërdrejtë amerikan:parandalon vakumin strategjik;forcon lidhjen transatlantike;siguron që procesi i dialogut të mos devijojë nga orientimi euroatlantik.

Historikisht, momentet vendimtare për stabilitetin rajonal janë prodhuar pikërisht nga ndërhyrja aktive amerikane. Ky rikthim në paradigmën e garancisë nuk është episodik, por strukturor: ai afirmon Ballkanin si pjesë integrale të sigurisë euroatlantike.

V. Garancia amerikane si kategori strukturore e rendit rajonal

Rendi rajonal nuk ndërtohet mbi retorikë deklarative apo formula procedurale, por mbi:kapacitet garantues të një fuqie strategjike;mekanizma efektivë implementimi;balancë të qartë të përgjegjësive ndërkombëtare. Në këtë kuptim, roli i Shteteve të Bashkuara nuk është periferik, por strukturor. Ai përfaqëson një trefish garancie:

Garanci sigurie – përmes pranisë dhe angazhimit në arkitekturën euroatlantike;

Garanci politike – përmes ndikimit në vendimmarrjen strategjike;

Garanci implementimi – përmes kapacitetit për të shndërruar marrëveshjet në realitet funksional.

Në mungesë të kësaj garancie, proceset rajonale rrezikojnë të mbeten në sferën e diplomacisë deklarative. Me praninë e saj, rendi fiton stabilitet, kredibilitet dhe perspektivë afatgjatë.

Deklarata e artikuluar nga përfaqësuesi amerikan nuk është një frazë mbështetëse, por një formulë politike me peshë strukturore. Ajo sinjalizon se dialogu Kosovë–Serbi nuk mund të mbetet peng i cikleve të pafundme negociatash, por duhet të orientohet drejt një zgjidhjeje përfundimtare dhe juridikisht të qëndrueshme, të mbështetur në garanci të qarta ndërkombëtare.

Në formulim përfundimtar diplomatik:

Rendi i qëndrueshëm në Ballkan është produkt i garancisë strategjike amerikane – jo i retorikës politike, por i ekuilibrit real të fuqisë, përgjegjësisë ndërkombëtare dhe implementimit efektiv.Ky është boshti real i besueshmërisë së procesit dhe garancia themelore e stabilitetit afatgjatë në rajon.

Filed Under: Analiza

Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar

February 23, 2026 by s p


Historia, Kuptimi, Evolucioni — dhe Çështja e së Ardhmes

Nga Cafo Boga, MDY – 21 Shkurt 2026

Pak flamuj kombëtarë në Evropë janë aq vizualisht të fuqishëm — apo aq emocionalisht domethënës — sa flamuri i Shqipërisë me sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë dykrenare. Dizajni i tij është i thjeshtë, kontrasti dramatik, ndërsa simbolika e tij shtrihet nëpër shekuj. Por çfarë përfaqëson në të vërtetë? Nga e ka origjinën? Dhe nëse shqiptarët do të bashkoheshin ndonjëherë politikisht përtej kufijve aktualë, a duhet të ndryshojë ai flamur?

Të kuptosh flamurin shqiptar do të thotë të kuptosh udhëtimin e një simboli — nga perandoria te rezistenca e deri te shtetësia.

Origjina: Mesjetare, jo Mitike

Shqiponja dykrenare nuk e ka origjinën në Shqipëri, as në lashtësinë ilire. Edhe pse motive të ngjashme shfaqen në kultura të lashta të Lindjes së Afërt, emblema mori kuptim të qartë politik në Perandorinë e vonë Bizantine, ku simbolizonte sovranitetin perandorak dhe autoritetin mbi Lindjen dhe Perëndimin.

Nga Bizanti, simboli u përhap në Evropën mesjetare. Sundimtarët serbë e adoptuan; carët rusë e përfshinë në heraldikën perandorake; ai u shfaq edhe në Perandorinë e Shenjtë Romake. Në këto kontekste, ai shprehte legjitimitet dinastik dhe ambicie perandorake.

Transformimi i tij shqiptar ndodhi në shekullin XV me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Qoftë si trashëgimi e familjes Kastrioti, qoftë si ndikim bizantin — apo një kombinim i të dyjave — shqiponja e zezë dykrenare mbi sfond të kuq u bë flamuri i rezistencës kundër zgjerimit osman. Në duart e shqiptarëve, ajo pushoi së përfaqësuari perandorinë dhe u shndërrua në simbol të unitetit, sfidës dhe sovranitetit.

Kur Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912, i njëjti flamur u ngrit sërish — duke lidhur rezistencën mesjetare me shtetin modern.

Kuptimi i së Kuqes dhe së Zezës

Në heraldikën mesjetare, e kuqja simbolizonte guximin dhe trimërinë; e zeza përfaqësonte autoritetin dhe qëndrueshmërinë. Kombinimi i tyre synonte të projektonte forcë — jo tragjedi.

Vizualisht, e kuqja dhe e zeza përbëjnë një nga kombinimet më të fuqishme në vexilologji. Dizajni është i fortë, i dallueshëm dhe i qëndrueshëm. Me kalimin e kohës, shqiptarët i shtuan ngjyrave edhe kuptime emocionale — sakrificë, qëndresë, mbijetesë — por themeli i tij ishte fuqia dhe sovraniteti.

Simbol i Përbashkët, Shprehje e Veçantë

Shqipëria nuk është e vetmja që përdor shqiponjën dykrenare. Serbia, Mali i Zi dhe Rusia përdorin variante të rrënjosura në traditën perandorake bizantine. Historikisht, ajo është përdorur edhe në Perandorinë e Shenjtë Romake.

Megjithatë, këto versione ndryshojnë dukshëm. Në Rusi, Serbi dhe Mal të Zi, shqiponja është pjesë e stemave të ndërlikuara — e kurorëzuar dhe e shoqëruar me mburoja apo simbole monarkike.

Shqipëria ruajti diçka të rrallë: një formë minimaliste — shqiponjën e zezë dykrenare mbi sfond të kuq — pothuajse të pandryshuar që nga koha e Skënderbeut. Ajo nuk evoluoi në një emblemë heraldike të shtresëzuar. Mbeti e drejtpërdrejtë në formë dhe e fokusuar në simbolikë. Kjo vazhdimësi i jep asaj qartësi të veçantë.

I njëjti simbol, narrativa historike të ndryshme.

Simbolika dhe Perceptimi Ndërkombëtar

Simbolet kombëtare komunikojnë përtej kufijve. Një flamur i qëndrueshëm sinjalizon vazhdimësi dhe besim; një ridizajnim i papritur sinjalizon shkëputje ose transformim.

Shtetet që bashkohen shpesh ruajnë simbolet e vjetra për të forcuar legjitimitetin. Flamuri shqiptar ka mbijetuar mbi pesë shekuj në vazhdimësi simbolike dhe më shumë se një shekull si flamur zyrtar i shtetit. Kjo qëndrueshmëri forcon njohjen dhe identitetin e tij.

Ajo që i jep fuqi një simboli nuk është origjina ekskluzive, por thellësia e identifikimit dhe qëndrueshmëria në kohë.

Çështja e Bashkimit

Nëse shqiptarët do të bashkoheshin ndonjëherë politikisht përtej kufijve aktualë, a do të duhej të ndryshonte flamuri?

Historikisht dhe simbolikisht, ka pak arsye për ta bërë këtë. Shqiponja e kuqe dhe e zezë tashmë funksionon si emblemë bashkuese për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Çamëri (në Greqinë e sotme) dhe në diasporë.

Zëvendësimi i saj do të ndërpriste një vijë simbolike që shtrihet nga Skënderbeu deri te pavarësia e vitit 1912. Një flamur nuk është thjesht një shenjë administrative; ai është një enë e kujtesës kolektive.

Nga Arbëreshët te Diaspora Moderne

Historia e flamurit shqiptar është edhe historia e një populli që e mbajti atë përtej atdheut.

Pas vdekjes së Skënderbeut, shumë shqiptarë u vendosën në Italinë e Jugut, ku komunitetet arbëreshe ruajtën gjuhën dhe identitetin për shekuj. Shumë kohë para se Shqipëria të rishfaqej si shtet në vitin 1912, shqiponja mbijetoi në kujtesën e diasporës.

Nga fshatrat arbëreshe të Siçilisë dhe Kalabrisë deri te komunitetet shqiptare në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, flamuri kuqezi ka shërbyer si një atdhe i bartshëm. Ai shfaqet në festivale kulturore, tubime fetare, dasma dhe festa të pavarësisë — shpesh përpara se institucionet formale të arrijnë në ato komunitete. Në diasporë, shqiponja nuk debatohet si heraldikë; ajo përqafohet si përkatësi.

Kjo vazhdimësi — nga rezistenca mesjetare te prania globale — mund të jetë argumenti më i fortë për ta ruajtur atë. Flamuri shqiptar nuk është thjesht emblema e një territori. Ai është simboli i përbashkët i një kombi që përballoi ndarje, migrim dhe kohë — por mbeti i njohshëm për vetveten.

Një Simbol që Qëndroi

Shqiponja shqiptare kaloi nga tradita perandorake te heraldika familjare e deri te rezistenca, përpara se të bëhej flamur kombëtar. Ky evolucion është forca e saj.

Një komb mund të trashëgojë një simbol.

Por sapo një popull e përvetëson atë, ai bëhet i tiji.

Shqiponja kuqezi përfaqëson unitet, qëndresë dhe sovranitet. Fuqia e saj nuk qëndron në një lashtësi mitike, por në vazhdimësi — dhe vazhdimësia është një nga format më të forta të legjitimitetit që një komb mund të zotërojë.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 984
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT