• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si u ndërtua në Kosovë miti i propagandës “rreziku demografik shqiptar”

October 2, 2026 by s p

Nga Fadil Ferizi/

Një lindje nuk është akt armiqësor. Një fëmijë nuk është pretendim territorial. Por kur politika e sheh ekzistencën e një populli si rrezik, edhe lindjet e tij mund të paraqiten si sulm ndaj shtetit.

Këtë mekanizëm e zbërthen historiani Ulf Brunnbauer në studimin Demographers as Desk Perpetrators? Population Experts and Serbia’s Kosovo Obsession in the 1980s and Thereafter, botuar në revistën Contemporary European History. Studimi tregon se propaganda serbe për Kosovën nuk u prodhua vetëm në zyrat e partisë, në tribunat politike apo në redaksitë e gazetave. Një pjesë e saj mori formën e dijes shkencore, u pajis me tabela, projeksione dhe autoritet akademik, pastaj hyri në gjuhën e shtetit.

Në qendër të hulumtimit është Miloš Macura, demografi më i njohur jugosllav dhe serb i kohës, anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe pjesëtar i komisionit që hartoi projektmemorandumin e SANU-së të vitit 1986. Macura kishte ndërtuar institucione të rëndësishme të kërkimit demografik dhe kishte punuar edhe në Kombet e Bashkuara. Pikërisht autoriteti i tij profesional u jepte peshë të veçantë pohimeve politike për Kosovën.

Në shkrimet e tij, nataliteti i shqiptarëve nuk paraqitej thjesht si dukuri shoqërore. Ai përshkruhej si “problem”, si proces “shpërthyes” dhe si mjet i një synimi politik për rritjen e pjesës shqiptare të popullsisë dhe largimin e serbëve e malazezëve. Kështu, lidhja mes lindshmërisë, përkatësisë etnike dhe territorit u shndërrua në formulë politike: sa më shumë shqiptarë, aq më pak Serbi në Kosovë.

Këtu qëndron kalimi vendimtar nga statistika te propaganda. Statistika mund të tregojë sa njerëz lindin, largohen ose jetojnë në një territor. Ajo nuk përcakton se cili popull ka më shumë të drejtë mbi atë territor. Kur të dhënat përdoren për ta paraqitur një bashkësi si të padëshirueshme, shkenca nuk po përshkruan më realitetin. Ajo po ndihmon në krijimin e një armiku.

Brunnbauer dokumenton edhe një kthesë të fortë në qëndrimin e vetë demografëve jugosllavë. Në forumet ndërkombëtare ata kishin kundërshtuar pikëpamjen se ulja e lindshmërisë ishte kusht për zhvillim. Mbronin tezën se zhvillimi ekonomik duhej të vinte i pari dhe se ndryshimi demografik do ta ndiqte atë. Por, kur çështja u zhvendos te shqiptarët e Kosovës, kjo logjikë u përmbys. Nataliteti u shkëput nga varfëria, papunësia dhe niveli i zhvillimit dhe iu atribuua traditës patriarkale, fesë islame dhe një strategjie të supozuar nacionaliste.

Këtë politizim e nxori në pah konferenca e organizuar nga SANU në Beograd, në shkurt të vitit 1988, për politikën e ripërtëritjes së popullsisë në Serbi. Musa Limani, ekonomist dhe profesor i Universitetit të Prishtinës, ishte i vetmi shqiptar nga Kosova që paraqiti kumtesë. Dy shqiptarë të tjerë morën pjesë, por pa referim.

Limani e kundërshtoi drejtpërdrejt Macurën. Problemi kryesor i Kosovës, argumentoi ai, nuk ishte lindshmëria e lartë, por mungesa e zhvillimit ekonomik. Sjellja demografike përputhej me shkallën e zhvillimit, ndërsa rënia e natalitetit ndër shqiptarët kishte nisur tashmë. Ai kritikoi edhe gjuhën alarmiste të mediave serbe dhe e quajti qëndrimin e Macurës të papranueshëm, joshkencor dhe shovinist. Brunnbauer e plotëson dokumentacionin e konferencës me një intervistë që zhvilloi me Musa Limanin më 21 shkurt 2025.

Përplasja mes tyre nuk ishte thjesht debat mes dy ekspertësh. Ishte ndeshje mes dy mënyrave të shpjegimit të Kosovës. Njëra shihte prapambetjen ekonomike, papunësinë dhe pabarazinë. Tjetra e shndërronte shqiptarin, familjen dhe lindjen e tij në shkakun e problemit. Kur etnia bëhet përgjigje për çdo pyetje, politika lirohet nga detyrimi për të shpjeguar diskriminimin dhe dështimin ekonomik.

Tezat demografike nuk mbetën në sallat akademike. Ato u përhapën në botime profesionale, libra për publikun, media dhe dokumente politike. Sipas studimit, demografët prodhuan edhe arsyetime shkencore për heqjen e autonomisë së Kosovës më 1989 dhe 1990. Politika e shfrytëzoi autoritetin e tyre, ndërsa disa ekspertë e përdorën rëndësinë politike të çështjes së Kosovës për të forcuar pozitën dhe ndikimin e vet.

Pasoi kalimi nga gjuha te masa shtetërore. Kushtetuta jugosllave e vitit 1974 garantonte të drejtën e individit për të vendosur lirisht për lindjen e fëmijëve. Megjithatë, në pranverën e vitit 1989, Kuvendi federal miratoi një program të posaçëm për Kosovën që synonte ta sillte rritjen e popullsisë në një nivel “shoqërisht të pranueshëm” dhe kërkonte kufizimin e familjes në tre fëmijë.

Pas heqjes së autonomisë, politika u bë edhe më e drejtpërdrejtë. Ligji serb për kujdesin publik ndaj fëmijëve i vitit 1992 i zvogëlonte përfitimet nga fëmija i katërt, duke goditur në mënyrë të veçantë familjet shqiptare. Në anën tjetër, vendbanimeve me shtim negativ u lejohej të mbështetnin familjet me katër fëmijë. Programet shtetërore parashihnin banesa, parcela dhe ndihma për vendosjen e serbëve në Kosovë. Synimi i mëvonshëm ishte vendosja e 100 mijë serbëve, ndonëse numri i realizuar ishte shumë më i vogël.

Këto fakte nuk provojnë se çdo demograf hartoi represionin ose mori pjesë në krimet që pasuan. Vetë Brunnbauer e vendos këtë kufi qartë: nuk ka prova që i lidhin demografët drejtpërdrejt me dëbimet e vitit 1999. Ushtarët dhe policët serbë nuk kishin nevojë t’i lexonin traktatet demografike para se të vepronin.

Por mungesa e lidhjes penale nuk e zhduk përgjegjësinë intelektuale. Ekspertët ndihmuan në prodhimin e frikës se serbët po humbnin Kosovën përmes lindjeve shqiptare. Ata i dhanë politikës një gjuhë që dukej objektive dhe një arsyetim që dukej shkencor. Kur më 1999 forcat serbe dëbuan qindra mijëra shqiptarë, ideja se kontrolli i territorit varej nga përbërja etnike e popullsisë ishte prej kohësh pjesë e ndërgjegjes politike serbe.

Kundërargumenti duhet pranuar: demografia është e domosdoshme për planifikimin e shkollave, shëndetësisë, punësimit dhe mbrojtjes sociale. Edhe migrimi i serbëve nga Kosova duhej studiuar, ndërsa çdo rast presioni ose padrejtësie duhej hetuar. Por një shifër migrimi nuk provon vetvetiu dëbim dhe nuk mund të shndërrohet, pa prova, në “gjenocid”. Studimi shkencor mbaron aty ku të dhënat zgjidhen për t’i dhënë një populli rolin e agresorit biologjik.

Studimi i Brunnbauerit ka rëndësi të veçantë për Kosovën sepse dokumenton mekanizmin përmes të cilit propaganda fitoi pamjen e autoritetit shkencor. Ai duhet të përkthehet në shqip, të debatohet në universitete dhe të krahasohet me botimet, procesverbalet dhe dokumentet politike të kohës. Duhet të dëgjohet edhe dëshmia e Musa Limanit, i cili në mes të Beogradit kundërshtoi një tezë që po bëhej politikë shtetërore.

Kjo punë kërkon saktësi. Nuk duhet t’i shpallim të gjithë shkencëtarët serbë fajtorë dhe as ta përdorim studimin si vulë për çdo bindje tonën. Duhet të identifikojmë autorët, institucionet, formulimet, vendimet dhe pasojat. Vetëm kështu ndahet përgjegjësia e provuar nga akuza e përgjithshme.

Shkenca duhet të ndihmojë për të kuptuar si jetojnë njerëzit. Kur ajo përdoret për të shpjeguar pse një popull është rrezik vetëm nga prania dhe lindjet e tij, atëherë nuk kemi më thjesht gabim shkencor. Kemi përgatitjen morale të diskriminimit.

Asnjë tabelë statistikore nuk e bën një fëmijë armik.

Filed Under: Analiza

Miti dhe dritëhijet e Salemit

October 2, 2026 by s p

Nga Mimoza Dajçi/

Në fillim të vitit 1692, në fshatin Salem pranë Masaçusetsit një grup vajzash të reja, përfshirë vajzën 9 vjeçare dhe mbesën e pastorit Samuel, nisën të shfaqnin simptoma të çuditshme dhe sjellje të pashpjegueshme. Mjeku lokal, nuk ishte në gjendje ta shpjegonte këtë situatë nga ana mjekësore dhe deklaroi se ato ishin nën ndikimin e “syrit të keq” ose magjisë.

Nën presionin e komunitetit, vajzat akuzuan tri gra të margjinalizuara, një grua skllave nga Karaibet, një grua të varfër të pa strehë dhe një grua të moshuar që nuk shkonte rregullisht në Kishë.

Gjatë marrjes në pyetje, Tituba pranoi (kryesisht nën dhunë dhe presion) se kishte bërë pakt me djallin dhe se në fshat kishte edhe shtriga të tjera. Ky pranim e shndërroi shqetësimin lokal në një panik masiv. Komuniteti puritan besonte me ngulm se Djalli vepronte aktivisht në botë dhe se çdo fatkeqësi ishte ndëshkim ose vepër e tij.

Konfliktet e brendshme për pronat, frika nga sulmet e popullsive indigjene dhe kriza politike krijuan një terren të pasigurt. Gjykata pranon “dëshmi” ku viktimat pretendonin se shihnin fantazmën ose krahët e shtrigës që i torturonte, gjë që e bënte të pamundur mbrojtjen juridike. Për më shumë se një vit u akuzuan mbi 200 persona, disa prej tyre vdiqën në burgje nga kushtet e vështira.

Procesi u ndalua në maj 1693 pasi Guvernatori i kolonisë ndaloi përdorimin e “dëshmive spektrale”, pasi akuzat prekën edhe figura mjaft të njohura. Sot, kjo histori nuk është më një gjyq real, por është kthyer në një dukuri kulturore dhe turistike në Massachusetts.

Gjatë shekullit të 20-të, e veçanërisht pas viteve 1970, Salem e përqafoi këtë pjesë të historisë si identifikim turistik. Qyteti mban simbole si stema zyrtare me figura shtrigash, makina policie me logon e shtrigave, dhe muze të shumta historike. Edhe pse Historia e shtrigave të Salemit është një nga ngjarjet më të errëta dhe më të njohura të historisë amerikane, çdo vit gjatë tetorit, veçanërisht për festën e Halloween-it, Salem pranon mbi një miliard vizitorë nga e gjithë bota.

Qyteti organizon parada, ture fantazmosh dhe shfaqje teatrale. Përveç argëtimit dhe festimeve tregtare, qyteti mban edhe memoriale solemne për të nderuar viktimat e pafajshme. Kjo histori përdoret shpesh si mësim kundër gjuetisë së shtrigave moderne, paranojës kolektive dhe censurës. Festohet zakonisht në Salem dhe zgjat gjatë gjithë muajit tetor. Festimet nisin zyrtarisht më 1 tetor dhe përfundojnë më 31 tetor, ditën e Halloween-it.

Aktivitetet zgjasin plot 31 ditë. Java e fundit e tetorit dhe veçanërisht nata e 31 tetorit mbledh numrin më të madh të vizitorëve. Festivali u krijua për herë të parë në vitin 1982 si një aktivitet modest 3 ditor për familjet, por sot është kthyer në festimin më të madh të Halloween-it në botë.

Festimet hapen me një paradë të madhe me kostume e shfaqje rruge në fillim të tetorit. Gjatë gjithë muajit organizohen ture nate për historitë e fantazmave, vizita në shtëpitë historike nga komuniteti modern Wicca. Për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm prej më shumë se 1 milion vizitorësh gjatë tetorit, qyteti inkurajon të gjithë turistët që të përdorin trenin nga Bostoni, pasi rrugët dhe parkingjet e Salemit bllokohen plotësisht.

Filed Under: Analiza

ALEANCA ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KËRKON NJË SHQIPËRI TË FORTË

October 1, 2026 by s p

Nga delegacioni i parë amerikan në Shqipëri, në mars/prill 1991, te ardhja e ambasadorit Eric Wendt në Tiranë: “Një kapitull i ri nisi për Shqipërinë”.

Nga Frank Shkreli

Ka momente në jetën e një personi që nuk maten vetëm me datat në kalendar. Ato mbeten në kujtesë sepse shënojnë një kthesë. Për mua, një nga momente të tilla ishte marsi-prilli i vitit 1991, kur, pak pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pata privilegjin të isha pjesë e delegacionit të parë amerikan që mbërriti në Shqipëri. Më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike pas një ndërprerjeje prej më shumë se gjysmë shekulli. Pak më pas, një delegacion amerikan mbërriti në Shqipëri për të hedhur themelet e pranisë së re diplomatike amerikane në vend, pas shembjes sës Murit të Berlinit. 50-vjet Shqipëria priti. Isha aty. Ishte një moment historik për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, dhe për shqiptarët që për dekada kishin parë Amerikën si simbol të lirisë, demokracisë dhe shpresës. Shqipëria sapo kishte filluar të dalë nga diktatura komuniste. Institucionet demokratike ishin në fillimet e tyre. Shoqëria shqiptare po përjetonte një transformim të jashtëzakonshëm dhe askush nuk mund ta dinte me siguri se si do të zhvillohej ky process në të ardhmen. Por një gjë ishte e qartë: Amerika ishte kthyer në Shqipëri.

Frank Shkreli: Në 35-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Roli i Ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Z. William Ryerson | Gazeta Telegraf

Sot, 35 vjet më vonë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi — se me arritjen në Tiranë të ambasadorit të ri amerikan, Eric P. Wendt — “një kapitull i ri nis në Shqipëri”. Kjo shprehje, më sjell, natyrshëm, në kujtesë atë fillimin e madh të vitit 1991. Por këtë herë pyetja është ndryshe. Nuk është më — vetëm — se çfarë mund të bëjë Amerika për Shqipërinë? Sot, 35 vite më vonë, pyetja duhet të jetë edhe se çfarë duhet të bëjë sot Shqipëria për ta bërë edhe më të fortë aleancën e saj historike me Shtetet e Bashkuara? Po, sot Shtetet e Bashkuara kanë në Shqipëri një ambasador të ri, në një kohë të re. Eric Wendt mbërriti në Tiranë me një përvojë të gjatë në ushtrinë amerikane dhe në strukturat e NATO-s. Para Senatit amerikan, ai identifikoi ndër prioritetet e tij luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, si dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe krijimin e një klime transparente për investitorët amerikanë. Këto janë çështje që lidhen drejtpërdrejt me politikën e brendshme shqiptare. Dhe kjo është ajo që e bën ardhjen e ambasadorit të ri një moment të rëndësishëm për Tiranën. Sepse një marrëdhënie strategjike nuk mund të mbahet vetëm mbi deklarata miqësie, fotografi zyrtare apo marrëveshje ushtarake. Ajo kërkon institucione të forta.

Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë, por Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj. Gjatë këtyre dekadave, Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në Shqipëri, në demokratizim, në forcimin e institucioneve, në reformën në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, në siguri dhe në integrimin euroatlantik. Shqipëria është sot anëtare e NATO-s. Por një aleat i fortë nuk është vetëm ai që merr ndihmë nga aleati i tij. Është edhe ai që ndërton një shtet të aftë për të kontribuar në sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë e përbashkët. Këtu qëndron përgjegjësia shqiptare. Washingtoni mund të ofrojë ekspertizë, mbështetje dhe bashkëpunim, ashtu siç ka ndodhur gjatë 35-viteve të kaluara. Por Amerika nuk mund të ndërtojë institucionet demokratike shqiptare në vend të vet shqiptarëve. Këtë duhet ta bëjë Shqipëria. Shteti ligjor duhet të jetë mbi pushtetin. Nëse institucionet e drejtësisë mund të funksionojnë të pavarura nga politika, Shqipëria bëhet më e fortë. Dhe një Shqipëri më e fortë bëhet automatikisht një aleate më e besueshme e Shteteve të Bashkuara.

Amerika, nga ana tjetër, duhet të jetë aleate e Shqipërisë, jo e një partie. Një marrëdhënie e shëndetshme shqiptaro-amerikane kërkon gjithashtu që SHBA-ja të mos identifikohet me asnjë forcë politike shqiptare. Amerika është aleate e Shqipërisë. Kjo do të thotë marrëdhënie me qeverinë, por edhe me opozitën, me institucionet shtetërore, por edhe me shoqërinë civile, median, universitetet dhe botën e biznesit. Nëse këto 35-vite kanë mësuar nodnjë gjë, ajo është se politika shqiptare nuk duhet ta përdorë Washingtonin si armë në konfliktet e saj të brendshme. Ambasadori amerikan nuk mund të jetë arbitri i përhershëm i mosmarrëveshjeve shqiptare. Në një demokraci të konsoliduar, problemet politike zgjidhen nga institucionet dhe nga qytetarët shqiptarë. Ideja është që aleanca me Amerikën duhet ta forcojë demokracinë shqiptare, jo ta zëvendësojë atë. Një media e lirë është pjesë e një demokracie të fortë. Kjo është një çështje që e prek edhe përvojën time të gjatë në gazetari.

Një demokraci nuk mund të jetë e shëndetshme pa një media të lirë dhe profesionale. Gazetarët duhet të kenë mundësi të hetojnë dhe të kritikojnë pushtetin, pa presione politike apo ekonomike. Media nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë. Por as zgjatim i opozitës. Ajo duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Sepse qytetari që nuk ka informacion të lirë nuk mund të marrë vendime plotësisht të lira. Dhe kjo është një vlerë që lidh drejtpërdrejt demokracinë shqiptare me traditën demokratike amerikane.

Gjithashtu, investimet amerikane kërkojnë rregulla të barabarta. Një tjetër fushë ku Shqipëria mund të bëjë shumë më tepër është ekonomia. Në deklarimet e tij para Senatit, Wendt ka vënë theks te nevoja për një klimë transparente dhe një fushë të barabartë për investitorët amerikanë. Nga pikëpamja e sigurisë ushtarake kombëtare, Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mbetet një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Por koncepti i sigurisë ka ndryshuar. Sot ai përfshin sigurinë kibernetike, energjinë, infrastrukturën strategjike, teknologjinë, luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike. Në një rajon ku Rusia dhe Kina kërkojnë ndikim, Shqipëria ka interes të ruajë dhe të forcojë orientimin e saj euroatlantik.

Në vitin 1991, kur delegacioni i parë amerikan mbërrijti në Shqipëri, vendi kishte nevojë për ndihmë në çdo fushë për të ndërtuar institucionet e demokracisë dhe të ekonomisë. Sot, Shqipëria ka 35 vjet përvojë. Ka kaluar nga izolimi total komunist në NATO. Ka ndërtuar institucione të reja. Ka bërë reforma të rëndësishme. Por procesi i forcimit të demokracisë nuk mbaron. Përkundrazi, një demokraci e vërtetë kërkon mirëmbajtje të përditshme. Prandaj Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj duke forcuar drejtësinë, të luftojë korrupsionin, të mbrojë institucionet e pavarura, të respektojë opozitën, të garantojë zgjedhje të besueshme, të mbrojë median e lirë, të krijojë konkurrencë të ndershme ekonomike, të luftojë krimin e organizuar, që të vazhdojë të jetë një aleate aktive dhe e besueshme edhe brenda NATO-s. Këto nuk duhet të bëhen për t’i bërë qejfin Amerikës. Duhet të bëhen për Shqipërinë. Nga viti 1991 në vitin 2026! Kur mendoj për atë delegacion të parë amerikan që mbërrijti në Shqipëri në mars/prill 1991 dhe e krahasoj atë me ardhjen e ambasadorit Eric Wendt sot, shoh dy Shqipëri të ndryshme. Njëra sapo kishte dalë nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, e shkatërruar në çdo kuptim e fushë veprimi. Shqipëria tjetër sot është një vend anëtar i NATO-s, pjesë e botës euroatlantike dhe me aspiratën për t’u integruar, plotësisht, në Bashkimin Evropian.

Por ekziston një vijë që i lidh të dyja periudhat — e ajo vijë është besimi i shqiptarëve te Shtetet e Bashkuara dhe rëndësia që ka aleanca e Shqipërisë me Washingtonin, për të ardhmen e vendit. Prandaj ardhja e ambasadorit Wendt në Tiranë nuk duhet parë, thjesht, si një ndryshim në krye të ambasadës amerikane. Duhet parë edhe si një mundësi për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet amertikano-shqiptare, ashtu siç e deklaroi edhe Ambasada amerikane atje. Një kapitull ku Washingtoni vazhdon të jetë pranë Shqipërisë, por edhe një kapitull i ri në të cilin Tirana zyrtare merr më shumë përgjegjësi për forcimin e demokracisë së saj. Në vitin 1991, delegacioni i parë amerikan shkoi në Shqipëri për të hapur një derë që kishte qenë e mbyllur për më shumë se gjysmë shekulli regjim komunist — ndër më të shëmëtuarit dhe ndër më të barbarët e ish-botës komuniste. Sot, ajo derë është e hapur. Detyra e këtij brezi të shqiptarëve është që të sigurohet se ajo derë do të mbetet e hapur dhe që marrëdhënia që kaloi nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me 15 mars, 1991, në një aleancë strategjike — të bëhet sot edhe më e fortë. Mbi të gjitha, kjo kërkon një Shqipëri më demokratike. Më transparente. Më të drejtë për të gjithë. Më të fortë, institucionalisht, por edhe ushtarakisht. Dhe më të besueshme si aleate që ndanë vlerat euroatlantike. Amerika ka qenë pranë shqiptarëve në momentet vendimtare të historisë së tyre moderne. Tani është radha e Shqipërisë dhe e shqiptarëve të tregojnë se Kombi shqiptar është një aleat që di ta mbrojë, ta forcojë dhe ta meritojë këtë miqësi historike me Shtetet e Bashkuara. Kjo është përgjegjësia e kapitullit të ri të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Kështu e shoh edhe unë kapitullin e ri të marrëdhënieve amerikano-shqiptare pas 35 viteve të rivendosjes së tyre, me besimin se me mbërritjen e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara, Eric Wendtt në Tiranë, vërtetë, “Një kapitull i ri nisi për Shqipërinë”.

Filed Under: Analiza

Fan Noli Cultural Center & Library

September 30, 2026 by s p

🇦🇱Traditonal music lovers, contemporary artists and heritage enthusiasts are in for a treat at the Fan Noli Cultural Center with a timely online conversation on the legendary clarinetist, Usta Laver Bariu (1929-2014) His clarinet captured the soul, sorrow, and joy of the south as it channeled the spirit of our traditional music.

✍️To guide us through the musical roots and traditional ancestry, we are deeply honored and fortunate to be joined by Vasil Sofokli Tole, who has dedicated his life to preserving, analyzing, and elevating Albanian music on the global stage. He is a leading figure in the music scene, a celebrated composer, and a distinguished member and Vice President of the Academy of Sciences. Tole is a visionary ethnomusicologist who helped bring Albanian iso-polyphony to UNESCO recognition and author of the definitive work on the subject of our talk: ‘Laver Bariu, Ustai i Fundit’.

🎼Folk music in Albania acts as an oral archive of the country’s history, migration, and survival.

And for today’s musicians tracing their lineage, Laver Bariu’s work provides an enduring framework.

🧿Look forward to seeing you at the presentation on Saturday, October 3 at noon.

Vasil S. Tole
https://www.vasiltole.com/…/VASIL-S.-TOLE-CV…

Filed Under: Analiza

Religions for Peace – Europe Joins the SDGs Conference 2026 as a Global Partner

September 30, 2026 by s p

New York, 21–23 September 2026 – For several years, Religions for Peace Europe has been one of the global partners in organizing the SDGs Conference. This year, the organization again participated actively in the events convened by the Journalists and Writers Foundation (JWF) on the margins of the 81st session of the United Nations General Assembly, with contributions from its leadership and youth network.

The programme included an international reception, roundtable discussions on 22 September, and the conference on 23 September. According to the organizers’ summary, the events welcomed 88 international guests from 27 countries, alongside other participants in New York.

On 22 September, the President of Religions for Peace Europe, Prof. Genti Kruja, moderated the roundtable “From Common Ground to the Common Good: Faith Communities Working Together” at John Jay College of Criminal Justice. In his opening remarks, he emphasized that interfaith dialogue gains meaning when it builds relationships of trust and turns shared values into practical cooperation for human dignity, peace, and sustainable development.

The speakers were Dr. Luigi De Salvia, President of Religions for Peace Italy; Rabbi Hilly Haber of Central Synagogue in New York; Deacon Dennis Dorner of the Archdiocese of Atlanta; María Crespo of the United Religions Initiative; and Dr. David K. Trimble of the Religious Freedom Institute. Their discussion connected experiences in empowering marginalized communities, welcoming refugees, training interfaith leaders, strengthening women’s and youth leadership, and protecting freedom of religion or belief. A central question was what practical action faith communities could undertake together for peace over the next year.

At the second roundtable, “Global Youth Voices on AI, Democracy, and Human-Rights Based Digitalization,” Atdhe Mehmeti participated as a member of the European Interfaith Youth Network of Religions for Peace Europe. In his presentation, “AI for Social Good: Faith, Human Dignity and Youth-Led Action,” he argued that the promise of artificial intelligence should be judged by its effects on human dignity, justice, inclusion, and the environment. He called for young people to help design solutions and proposed local “AI for Shared Flourishing Labs,” where communities, universities, and experts could test responses to concrete needs while considering privacy, bias, and environmental impact.

On 23 September, the programme continued with presentations and panels at the SDGs Conference 2026. One theme was the importance of press freedom and independent journalism for positive peace and sustainable development. The discussions addressed disinformation, hate speech, digital attacks, and the need for legal protection and ethical standards to safeguard journalists and public trust.

Religions for Peace Europe’s participation brought interfaith cooperation and young people’s perspectives to the same international platform. It continues the organization’s partnership with JWF in connecting dialogue and shared values with action on social and technological challenges.

https://rfpeurope.org/religions-for-peace-europe-joins…

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 1023
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS — VATRA: DEKLARATË PËR PAQEN, PËRGJEGJËSINË KUSHTETUESE DHE DIALOGUN NË SHQIPËRI
  • JU MUNDI…
  • PROTESTA DHE STUDENTËT!
  • Kur studentët lidhen në kangjellat e një instucioni, demokracia ngrihet në gjyq
  • SHQIPËRIA NUK MUND TË MBETET PENG I PUSHTETIT: MERITOKRACI, LLOGARIDHËNIE DHE E ARDHME PËR RININË!
  • MR. RAMA, ALBANIA DOES NOT BELONG TO YOU
  • Britmat e një vajze…
  • Mos u habisni nga dhuna. Habituni që nuk ka plasur tenxherja më herët!
  • 𝐉𝐄𝐌𝐈 𝐍𝐄̀ 𝐊𝐑𝐀𝐇 𝐓𝐄 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐄𝐍𝐓𝐄𝐕𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄
  • Quo Vadis, Shqipëri?
  • Ministria e gestapos
  • MOTRAT “QIRIAZI” ORGANIZUAN NJË MBRËMJE NË NEW YORK KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT – NJË FESTË E JETËS DHE E GUXIMIT
  • Veprat letrare “Mençuria Shqiptare” dhe “Dinastia Domi e Cerenit të Kalasë së Dodës ” u promovuan në Philadelphia
  • Kriminelë me uniformën e shtetit…
  • Mjerimin nuk e njohin shqiptarët kur hipin n’shalën e kalit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT