Anton Çetta, mirë se vjen në Gjakovë ! Kur ?
Nga Fahri XHARRA/
“Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar…”.(Anton Çetta)
“Ishte 9 maj 1990, festa e “Shën Kollit” “… në fshatin Sellagrazhdë, famullia Velezhës, komuna e Prizrenit “. Kishim vendosur që për këtë festë të kremtonim edhe pajtimin e gjaqeve në ato hapësira, së bashku shqiptarët katolikë dhe myslimanë. Kjo e kishte “turbuar” Serbinë, sidomos pas ngjarjes historike të Verrat e Llukës /1 maj 1990/, ku NDODHI POPULLI.
Më 3 maj 1990 Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë me dekret e kishte ndaluar pajtimin e gjaqeve në Kosovë dhe më gjerë me këto arsye:
• Sepse populli shqiptar nuk ka traditën e faljes së gjaqeve, (gjë kjo që nënkuptonte dëshirën e tyre: le ta vazhdojnë traditën e vrasjeve! (vr. ime).
• Këtë lëvizje e udhëheq Anton Çetta, me “njëfarë” prifti katolik shqiptar, Don Lush Gjergji, edhe pse shumica e shqiptarëve janë myslimanë;
• E tërë kjo lëvizje është kryekëput kundër popullit serb në Kosovë dhe kundër Serbisë.
Prof. Anton Çettën e kishin ndalur dhe burgosur, mua më kishin kërcënuar deri me vdekje dhe me pushkatim, popullin e kishin keqtrajtuar në format më të vreshta, por kot, sepse tashmë Shqiptarët e shijonin pajtimin, vëllazërinë gjithshqiptare, bashkimin në dallime.”
Përkujtojmë sot më 3 janar prof. Anton Çetën, gjakovarin e madh, intelektualin e ndritur, mbledhësin e shquar të folklorit, shkrimtarin e njohur e pajtuesin e palodhur të gjaqeve, në përvjetorin e lindjes.- thoshte Don Lush Gjergji.
Po sot si ta kujtojmë ? Me një Shatore të madhe në qendër të Gjaokovës. Kur?Gjakovari Prof. Anton Çeta lindi në Gjakovë më 3 janar 1920. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Tiranë, në Korçë e në Milano të Italisë. Deri në vitin 1950 studioi romanistikë në Universitetin e Beogradit ku, posa u diplomua, nisi punën e asistentit në katedrën e albanologjisë.Me hapjen e fakultetit filozofik të Prishtinës, Prof. Anton Çeta u emërua ligjërues për letërsinë e vjetër shqipe. Nga viti 1968 e deri sa doli në pension, vijoi të punonte së bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke kryesuar degën e folklorit dhe botimin e revistës “Gjurmime albanologjike” – folklor e etnologji.
Gjakovarit Prof. Anton Çeta me një shtaore në Gjakovë.Krenaria e Gjakovës dhe e mbarë shqiptarisë.
“Me shumë bindje dhe kënaqësi mund të them se pata fatin, rastin, dhuratën dhe hirin e Zotit që të isha një ndër bashkëpunëtorët e të palodhshmit, të paprintueshmit dhe të pavdekshmit prof. Anton ÇETTA në lëvizjen e madhe të pajtimit të gjaqeve. Ai gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë së tij të mëhershme ishte “Bleta” që mblodhi “nektarin” më të mirë të popullit shqiptar, me letërsinë dhe traditën gojore, etnografike dhe folklorike, me grumbullimin dhe sistemimin e thesarit të rëndësishëm dhe të çmuar popullor për ne dhe për brezat e ardhshme.- shkruan Don Lush Gjergji “
Anton Çeta ndoshta më mirë se akush prej nesh e njihte fare mirë dhe për së afërmi dhe në brendi e thellësi shpirtin e lënduar dhe të robëruar të popullit shqiptar nga vuajtja, vetmia, izolimi, kërcënimi i gjak – hakmarrjes, e cila nuk ishte asgjë tjetër përpos vëllavrasje dhe përfundimisht vetëvrasje – bashkëpunim me sundimtarët e huaj. Shi për këtë ai ishte tejet i motivuar, gjithnjë i frymëzuar më tepër se kurrë në këtë nisje fatbardhe dhe të bekuar, do të thoja edhe më tepër, providenciale.
Së bashku me rininë tonë, me botën e kulturës dhe të artit, me krijuesit e profileve të ndryshme, me hoxhallarë dhe meshtarë, me një fjalë me të gjithë, kishte krijuar një “orkestër” unik të pajtimit të gjaqeve, të cilin ai e “dirigjonte” me shumë mjeshtri dhe me dashuri.
Pranvera e madhe e vitit 1990 me Pajtimin e Gjaqeve, Shoqatën Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nëna Terezë”, Luftën kund Analfabetizmit, që shprehej me krijimin e sistemit paralel shkollor dhe shëndetësor, e kishte vetëm një Protagonist, Popullin Shqiptar, një Prijës dhe Frymëzues, Prof. Anton Çetën, një qëllim dhe përcaktim, takimin, afrimin dhe bashkimin e mbarë popullit rreth një ideali, LIRISË DHE PAMVARËSISË.
Atë kohë ishim më shumë se sot!
Të tjerët po na vrasin vazhdimisht, a duhet atëherë edhe ne të vritemi me njëri-tjetrin?… Jo, duhet të jemi si kurrë më parë afër dhe së bashku me njëri-tjetrin, sepse na presin sprova dhe rreziqe të ndryshme edhe më të mëdha…” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo un popolo che perdona, EMI, Bologna, 1997, fq. 48: Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. fq. 31-105).
Gjakmarrja , një e keqe e ardhur dhe e futur në gjakun tonë nga turqit !-thot Kadareja
Falja e gjakut është trimëri kulmore, kërkesë, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës sonë, sepse pa flakjen e kësaj dukurie, kancerit shpirtëror shqiptar, nuk ka liri dhe demokraci të mirëfilltë….
Pajtimin e gjaqeve nuk e kërkonim kurrë në emër të vrastarit dhe kriminelit, por në emër të të pafajshëmve, mbi të gjitha në emër të Zotit dhe të Popullit shqiptar, të fëmijëve dhe të rinisë, për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë.E keqja kurrë nuk e mund të keqen, por vetëm e mira, falja dhe pajtimi nuk lejojnë që “zinxhiri” i traditës t’na ngulfat dhe t’na fundosë paskajshmërisht në vëllavrasje dhe vetëvrasje.
Ja si e përshkruante Anton Çetta këtë lëvizje: “Në fillim të shkurtit 1990, disa studentë të Pejës me disa mësimdhënës kishin themeluar “Këshillin e Pajtimit” për ta pajtuar popullin. Tentimi i parë ishte disi i suksesshëm, kemi pajtuar një rast vrasje, ndërsa në pesë raste tjera kemi marrë “besën” për tre muaj. Fillimi ishte në fshatin Lumbardh dhe Raushiq afër Pejës… Rinia ka punuar shumë me javë të tëra për t’i zbuluar këto raste, për t’i përgatitur njerëzit për paqe. Sipas mendimit tim janë katër arsye kryesore të pajtimit. Në rend të parë ishte një propozim human dhe kishte për qëllim kryesor “paqen mes njerëzve”. Në rend të dytë propozimi ishte në duar të njerëzve të vlefshëm, të rinisë dhe të inteligjencës… Populli fill e përqafoi këtë propozim… S’duhet harruar edhe momentin historik të ngjarjeve si dhe domosdoshmërinë e pajtimit për krijimin e shoqërisë pluraliste dhe demokratike…” (Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex-Jugoslavia, EMI, Bologna, 1993, fq. 70-71. Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. fq. 25-80).
“Baca Anton ishte dukshëm i lodhur, por edhe i disponuar. Më tha kështu: “Don Lush, prekma pak shpinën. A kam ende shpinë?”.Unë iu përgjigja: “Si jo, në shpinën tënde është mbarë Kosova, edhe më tepër, populli shqiptar!”.Ai si në hoka më tha: “Nuk e di a kam më shpinë, aq jam këputur… A ka ndonjë vend ku mund të mbështetemi pak para se të dalim para popullit në kremtimin e pajtimeve të gjaqeve?”.Dhe u mbështetem në një odë të madhe, ai me një skaj, unë dhe bashkëpunëtorët tjerë, në një skaj tjetër, diku afro një ore. Pas këtij pushimi kaq të nevojshëm, baca Anton më tha: “Tash mund të qëndroja në bisedime edhe për ndonjë ditë dhe natë… Ja, kështu është puna me popull dhe për popull. Njeriu i tejkalon edhe nevojat biologjike, çdo pengesë… Këtë e kemi sprovuar shpeshherë gjatë pajtimeve të gjaqeve… Motivimi dhe dashuria bëjnë mrekulli!…”.
Shtatorja e gjakovarit Anton Çetta në Gjakovë , nderë ,obligim ,shpirtbardhësi dhe falënderim për Anton Çettën. Lavdi !
Fahri Xharra, 20.06.15 Gjakovë
Skenderbeu dhe “shqipëtarët”
Nga Fahri XHARRA/
Nostalgjikët e sotëm të perandorisë otomane duket se e kanë harruar ç’ka ndodhur në atë kohë. Edhe sikur shtypje e plojë të tmerrshme të mos kishte pasur, do të mjaftonte tragjedia e ndalimit të shkollave për disa shekuj rresht, për të kapur përmasat e së keqes.Nje mesazh per “shqiptarët “ e Skënderbeut se historiografia serbe çka shkruen “
|”Ових дана десио се интересантан догађај у Албанији, у музеју Скендербега у Круји.
Кустос музеја је објашњавао ко је био Скендербег, ово, оно, а један од присутних посетилаца га пита:
– «А где су сахрањени Скендербегов рођени брат и отац?»
А овај прогута кнедлу па каже:
– «У српском мансатиру Хиландар».
А овај опет пита:
– «А зашто тамо?»
А кустос каже:
-«Па знате, Скендербег и његова породица су били велики државници, па су имали добре односе са другим народима».
А људи у групи, било је ту и Швајцараца и Немаца и «Црногораца», слушају и чуде се шта прича кустос, па питају човека који је поставио питање:
– «Како ти да су они сахрањени у српском манастиру?»
E shkruar per dëshirë të lubonjave, shmitave, resulbegoviqëve , dhe myftive : “Skenderbeu ishte serb dhe pravosllav ! Ortodoks po , musliman mandej e pastaj katolik , por kryesorja shqiptar. I mjeri Skenderbe ,ne e “ gjuajm” , serbet e duan !
-Skënderbeu ka pasur një informacion shumë të saktë mbi lashtësinë e kombit
– Mbajtja dhe përdorimi i simbolikës pellazgjike ka qenë e vetëdijshme nga ana e tij e për pasojë i qëllimshëm gjë që na e bëjnë të qartë edhe pas 300 vjetësh Rilindasit tanë me moton “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Në mars të 2007 një dashamirës dhe njeri me interesa kulturore A.M. na çon në Qytetin e Lezhës për të na treguar një dyshim të tij mbi rrënojat e Kishës ku u mbajt “Besë-Lidhja e Lezhës”.
Ai dyshonte fort se kishte të bënte me portat e Trojës së Lashtë:Themelet e kishës nuk ishin aspak themele me gurë bashkëkohor (shek. XV) as të periudhës së perandorisë Romake (si në fig. 2) apo të periudhës helene (shek.V para Krishit) por, të periudhës pellazgjike (para 3 mijë vitesh) ku madhësia e brinjëve të gurëve të gdhendur e kalojnë 1.2 metër, ngjyra e tyre, zbukurimi dhe forma me bazë funksionale, fliste ballasi për një prani të një periu-dhe zhvillimi ekonomik dhe kulturor brilant. Po kjo në fakt nuk do të thotë se është Troja. Që kështu du-hej vazhduar më tej në hulumtim.
Lezha kishte qenë i mbushur me statuja të mrekullueshme mermeri të tempujve të shenjtë të qyteteve të lashta. (Vini re, pushtuesi otoman ka zhvilluar një luftë të madhe ndaj zbulimeve arkeologjike tek ne e për pasojë dhe shkatëruese të atyre që kanë qënë mbi sipër-faqe duke kuptuar kështu se vetëdijen e Skënderbeut për identietin tonë ata kanë dashur ta shuajnë me çdo kusht dhe kjo ka vazhduar pastër të realizohet deri në ditët e sotme).
Dhe vërtet ndërsa lufta e Skënderbeut u krye tek Ilirët e Mirfilltë dhe me ta, përkrenarja e tij dhe emër-tesa që përdorte “epirote” i takonte trevës jugore të ilirve, duke njësuar kështu faktin (veriun) me moralin (jugun) pra duke realizuar Besë-Lidhjen në atë që do të përcillet realisht me emërtesën e një-suar “shqiptar” pa ndonjë vendim gjykate apo supremi por me vendim të rregullave që i disponon edhe sot Etno-psikika e këtij populli “Shqiptari për një nder rron”.
Alarm, duhet të bjenë këmbanat, rrezik i vjetër “filozofia e robërisë,, troket ! – thotë I.Kadare në qindra intervista, shkrime e publikime që bën ai për çështje themelore të kombit shqiptar. Atë që Perandoria Otomane nuk e bëri dot për shekuj me radhë, fshirjen e gjuhës shqipe nga gojët e shqiptarëve , kërkojnë ta bëjnë sot Otomanët e rinj turkoerdoglu, kinse shqiptarët janë zbutur tashmë e ndoshta kanë ,,mall për Anadoll”, apo debulesë për gjuhën e robëruesëve të dikurshëm të tyre. (Kadare)
Shqipja dhe Skënderbeu e kanë fituar betejën me kohë, tani ështe ora e shqiptarëve evropiane , premtimi tyre ndaj vetes . Edhe sikur kurrë për jetë t’mos bëhen shqiptarët, turkogluve të sotëm duhet t `iu bëhet e qartë, prerë e pa rezerva , se shqiptarët nuk bëjnë dashuri me ishdhunuesit e tyre. Boll fqinjë masakruesa të poshtër kanë shqiptarët, ama tersin më të madh në jetë të jetëve kanë atë turko-osman. Tha mirë një gazetare e Kosovës, K.Berisha, se më mire i bie turqve të mësojnë shqip në Turqi, pasi aty kanë katër, ndoshta më shumë, milione shqiptarë, atyre të cilëve nuk iu lejojnë as edhe një shkollë të vetme shqipe. Pse nuk duam të çajmë kokën ne për këtë nëpërkëmbje? Por ne, shqiptarët, i detyrohemi gjuhës shqipe shumë herë më shumë, sepse është ajo që na mban bashkë, që na ka pagëzuar me emrin shqiptar. ( topkadare.com)
Подсетник за многе Србе ( përkujtues për shumë serbë ) e unë them pekujtues për shumë shqiptar “
Без обзира то што на идеолошку затуцаност србских комуниста и њихових следбеника (сада жестоких промотера глобализма) и све бестидне лажи арбанашких и квази-историчара, Ђорђе (Ђурађ) Кастриот (Кастриотић) или Скендер-бег, био је и остао једино велики србски вођ и јунак!!!
Свакако та чињеница, није непозната незаобилазним, по нас Србе, ( Gjergj Kastrioti ishte serb )
Po e përfundoj me këte per inat të serbëve dhe myftive shqiptar të cilët flasin në stilin serb : За многе србске нараштаје, образоване у комунистичком режиму, где историја почиње од 1941. године, знања о Ђорђу (Ђурађу) Кастриоту (Кастриотићу) – Скендер-бегу се своде на чињеницу да је он ,,највећи национални јунак Албаније” ( Brezave te rinj serb, kështu fliste komunizmi që nga viti 1941 ,se Skenderbeu ishte . heroi madh i Shqipërisë !
Rrnofshi ju, që i shkoni serbëve pas , pa e ditur se pse !
Fahri Xharra, 19.06.15 , Gjakovë
Greqia e varfëruar financon autobusët për të votuar kandidatët e PBDNJ-OMONIA
Ne Foto:, Vasil Bollano, Leonidha Papa, Andoni Samaras, Fredi Beleri, 4 Qershor, në zyrën e DR, kryetarit./
Nga Arben LLALLA/
Greqia ka disa vite që ndodhet në kolapsin e rrënuar ekonomikisht. Më 30 Qershor është afati i fundit që ky shtet duhet të paguaj këstin e radhës prej 1.6 miliardë euro. Nëse ky këst nuk paguhet atëherë më 1 Korrik pritet të shpallet falimentimi i Greqisë, ky është mesazhi nga kryetarja e FMN, Cristine Lagarde. Por Greqia edhe pse ka probleme të rënda ekonomike Ministria e Punëve të Jashtme- drejtoria e Diasporës ka marrë përsipër pagesën për rreth 100 autobuzë për të sjellë në Shqipëri emigrantët shqiptar për të votuar më 21 Qershor në zgjedhjet për kryetar Bashkie. Javën e parë të muajt Qershor në Athinë ishin Kryetari i OMONIA, Leonidha Papa, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri, kandidati për kryetar të bashkisë së Himarës i mbështetur nga PBDNJ-OMONIA. Këta pasi bënë disa takime me mbështetësit e tyre që i përkasin krahut të djathtë ekstremistë u pritën nga përfaqësuesi i zyrës për Diasporën në MPJ greke për të kërkuar mbështetje financiare për autobëz falas për votuesit shqiptar. Kjo zyrë ju premtoj Papës, Belerit dhe Bollanos se do tju sigurojë financa në të holla për rreth 100 autobuzë. Autobuzët që do financojë MPJ-Drejtoria e Diasporës Greke, do nisen ditën e Premte dhe të Shtunën, gjatë udhëtimit në çdo autobuzë do ketë ciceron të PBDNJ-OMONIA i cili do ti orientojë udhëtarët se për kë kandidat duhet të votojnë. Në një farë mënyre dhënia e biletave të udhëtimit falas nga MPJ të Greqisë në drejtim për të votuar kandidatët e PBDNJ-OMONIA është futje hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, por është edhe një formë e shit-blerjeve të votave që duhet të dënohet zyrtarisht nga shteti shqiptar.
Pas këtij takimi me përgjigje pozitive përfaqësuesit e PBDNJ-OMONIA kërkuan takim me qeveritarët grek, por morën përgjigje negative. Kryeministri Çipras ishte shprehur në kofidencë se nuk ka asnjë preferencë për të mbështetur kandidatët e PBDNJ. Pas refuzimit nga ana e përfaqësuesve të qeverisë greke, më 4 Qershor, Leonidhas Papas, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri trokitën në dyert e partisë opozitare të Demokracisë së Re dhe u pritën nga kryetari i saj Andoni Samaras i cli ju premtojë se ditën e zgjedhjeve do dërgoj disa deputet të partisë së tij për të ndikuar në rezultatin që të fitojnë kandidatët e PBDNJ-OMONIA.
MBI NJË VEPËR TË PA NJOHUR TË ISUF LUZAJ
Nga Enver MEMISHAJ/
Në vitin 1996, ndërsa po punoja për veprën “Hysni Lepenica…”, në gazetën “Liria A”, gjeta poezin “Martiri”, me vlera ideo-artistike, kushtuar Hysni Lepenicën, sipas gazetës krijim i Musine Kokalarit.
Po në këtë gazetë, Makensen Bungo në artikullin “Një vepër e panjohur”, bënte të ditur se gjatë hulumtimeve të tij kishte gjetur në fondin e Musine Kokalarit poemën “Prosopopea”, pa emër autori, të pa njohur më parë dhe të pa botuar. Z. Bungo bënte thirrje që në se ndokush e dinte emrin e autorit të kësaj poeme ta publikonte atë.
Poezin, apo poemthin “Martiri”, e përfshiva në librin tim “Hysni Lepenica…”, që botova në vitin 2000, me këtë post shënim:
“Marrë nga “Zëri i Lirisë”, Tiranë, Organ i Partisë Socialdemokrate, dt.1 janar 1944. Ka mendime se autorja nuk është Musine Kokalari. Kur punoja me këtë libër u njoha me z. Hektor Kokalari, i cili ruan origjinalin e librit “Prosopopea”. Atë e posedonte i ati Vesim Kokalari para pushkatimit. Hektori pohon se babai tij këtë libër, ia ka marrë autorit të saj që është z. Isuf Luzaj që banon në Çikago, SHBA”. (“Hysni Lepenica…”, Geer, Tiranë 2000, f. 106 – 108, 175-176)
Pavarësisht nga këto infornacione, unë e botova poezinë si krijim të Musinë Kokalarit. Më pas gjatë hulumtimeve në fushën e historisë gjeta në Arkivin Qëndror të Shtetit, poemën “Prosopopea”, të plotë, e cila ashtu si edhe Makesen Bungos më tërhoqi vëmëndjen për vlerat e sajë ideo – artistike.
Aty gjeta se poezia “Martiri”, ishte pjesë e kësaj poeme dhe ishte nxjerrë prej sajë e botuar në gazetën “Zëri i Lirisë “, organ i Partisë Socialdemokrate, në Nr.1, datë 1 kallnor 1944 ditë e shtunë, nënshkruar me shkronjën L.
Përmbajtja e poemës dramatike “Prosopopea”
Vepra është daktilografuar me makinë shkrimi në 36 faqe të formatit të zakonshëm. Titulli është “Prosopopea”, që në shqip do të thotë libri i shenjtë, pjesë nga ungjilli. Autori nuk shënohet, ndërsa shënohet viti dhe vendi i përfundimit të poemës: Vlorë, fruer 1944.
Vepra është një poem epiko-lirike, ose poem dramatike. Autori i pa njohur ua kushton poemën: Dëshmorëve të Kombit me citimin: “Asnjeri gjatë jetës së tij nuk bën për Atdhe aq sa bën heroi në një çast”. Fjalë Varri.
Më poshtë shënohen personazhet veprues të poemës:
Plaku i Vlorës Ismail Qemali
Heroi i Dragobisë Barjam Curri
Pashai i Shkodrës Preng Bib Doda i Gjon Markaj
Bilbili i Frashërit Naim Frashëri
Martiri i Korçës Themistokli Gërmenji
Dervishi i Salarisë Selam Musai
Misionari Një misionar i Kryengritjes Kombëtare
Në këtë poemë janë himnizuar denjësisht heronjtë dhe dëshmorët që u dalluan në betejat për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar që nga plaku Ismail Qemali e deri tek Selam Musai, duke mos harruar Bajram Currin, Preng Bib Dodën, Naim Frashërin e Themistokli Gërmenjin.
Vepra i bën jehonë heroizmit të popullit tonë në shekuj dhe veçanërisht vullnetarëve të lirisë gjatë Lëvizjes Antifashiste, 1939 – 1944. Poema dramatike, fillon me “Proemio”, ku autori i drejtohet Zotit:
Ndihmë o Zot në qoft` Kombi Shqiptar
Në udhë të vërtetë për të drejtën e tija
Ta fitojmë lirinë, e heronjëve mbi varr
Me shkronja shqip t`u këndohet trimëria.
Në poemë, nëpërmjet deklarimit të personazheve dhe përshkrimit të tyre prej autorit vihet në dukje krenaria e tyre për prejardhjen e lashtë të popullit shqiptar. Kështu Ismail Qemali thotë: Ne jemi një komb i vjetër, që kur nisi qytetaria,
Kur filluan qimekuqtë të dilnin tëhu nga Azia.
Ndërsa heroi i Dragobisë për Kosovën martire që vuante nën zgjedhën e egër të asaj kohe shprehet : Po njashtu si ta thotë zemra, burrë i mirë duhet përpjekur
Ta shpëtojë kët radhë Kosovën zgjedhës së serbit barbar.
Ngjarjet e poemës në një pjesë të madhe të saj, përfishijnë Lëvizjën Antifashiste të popullit shqiptar. Më tutje autori përshkruan luftën që bëjnë forcat e Ballit Kombëtar kundër pushtuesit fashit italian. Autorit i shfaqet një hije që është Palku i Vlorës i cili fillon t`i flas për historinë heroike të shqiptarëve dhe më tutje deri në fund përmbajtja e veprës zhvillohet nëpërmjet deklamimit të shtatë personazheve të renditura në hyrje të librit.
Gjatë gjith zhvillimit të veprës Shqipëria mendohet dhe deklamohet me Kosovë e Çamëri, që është në fakt edhe programi i Ballit Kombëtar. Misionari fillon të ngrejë himne për disa personalitete të historisë sonë, veçanërisht për veprimtarinë patriotike dhe sakrificat e komandantëve të Ballit Kombëtar:
Ndonjë këngë nga këto që janë lot e psherëtima
Ndonjë vaj të shokut t`onë që janë britm` e ulërima…
T`u këndoj duke vajtuar
Dy tri këngë burrash dëgjuar
Sa të kem guxim e lot…
Më tutje autori u ngre himne Qazim Koculit, Hysni Lepenicës, Safet Butkës, Neki Saliut:
Qazim Koculit
Ti ngjeshe shpatën e zjarrtë të Kastriotit
Besove burrërisë shqiptare dhe Zotit…
Hysni Lepenicës:
Njëzet vite mallkuar ta lanë shenjën në ballë
Kosova e Çamëria! Të dogji i shkreti mall…
Flamurin Kombëtar e shpure në fitore
Me bes e fjal e nder e burrëri arbërore
Do të qaj duke i kënduar një djepi e një varri.
Safet Butkës:
Si vigan përballove tmerr e shtypjes çnjerzore
Trim i ndjenjës kombëtare, bir i shqipes arbërore
Shpirt i fortë e i vendosur në një lufte me okupator…
Lumthi ti që i dhurove jetën çështjes kombëtare
Historisë emrin ia le, shembullin rinisë shqiptare
Punën tënde si apostull shkollës shqip për Shqipëri
Neve jemi shokë t‘vërtetë, shokë të lidhur besa besë
Kështu kombi si u përlesh, asnjë prapa nuk do mbesë
Pritna, se do vijmë me radhë vullnetarë për liri!
Neki Saliut:
Kujtoj fundin e betejës grirë flamuri e coptuar
Që kish qenë në vijë të parë e shtërngoje fort në duar…
Të qaj moshën aq të re të qaj ndjenjën e therorisë…
Pritna se do vijmë me radhë: Vullnetarë për liri.
Autori i kushton vëmëndje të veçantë katastrofës shqiptare, luftës vëlla-vrasëse të hapur nga Partia Komuniste, e të nxitur nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha:
Janë thyer me çekan eshtra njerëzish për së gjalli
Janë nxjerrë foshnja nga barku me një thikë për së gjalli
Janë prerë vesh e hundë, janë nxjerrë sytë nga balli
Janë prerë pjes trupi që ka turp t`i shoh i gjalli
Janë prerë duar e këmbë, qënkej njeriu i shëmtuar
Në mes trungjesh me një sharrë është prerë trup burri
Është djegur femra e gjorë më i nxehtë ku ish furri.
Në vepër vihet re edhe ndonjë koregjim me dorë, që mendojmë siç do të provojmë më poshtë se këto koregjime nuk i ka bërë autori i poemës.
Nga kqyrja që i bëjmë poemës, përmbajtjes, idesë, vlerës artistike etj., arrijmë në përfundimin se vepra është shkruar nga një poet i talentuar, me figura letrare, me një varg të pa rregullt, kryesisht me strofa 16 rrokshe.
Poema është ndërtuar në strofa me gjashtë vargje të rimuar me skemën A_A,B_C_C_B. Vepra përshkohet fund e krye me figura të bukura letrare të ndërtuara me ndjenjë e mjeshtëri. Autori ka përdorur një gjuhë të pastër të krahinës së Vlorës dhe pa barbarizma.
Cili është autori kësaj vepre?
Kjo është pyetja e parë që lexuesi i bën vetes. Më poshtë do të mundohemi jo pa sukses që kësaj poeme t`i kthejmë autorsinë.
Nuk ka asnjë dyshim se kjo vepër është shkruar në Vlorë, nga një poet vlonjat, sipamtizant apo anëtar i Ballit Kombëtar, antikomunist, përfundim që arrihet nga:
– Gjuha e përdorur që është gjuha që flitet në Vlorë dhe krahinat për rreth sajë, nga ngjarjet kryesore të veprës që zhvillohen në Jug të Shqipërisë, kryesiht në Vlorë.
– Nga hollësitë që përshkruhen personazhet, p.sh. për Hysni Lepenicën, që në atë kohë nuk diheshin hollësi mbi veprimtarinë e tij atdhetare, Neki Saliun një patriot, komandant çete i Topalltisë, i Ballit Kombëtar, vrarë pabesisht nga komunistët në Gumenicë të Vlorë në dhjetor të vitit 1943, i cili pothuajse nuk njihej jashtë Vlorës.
– Autori poemës ka një kulturë të mirë në fushën e letërsisë dhe njohuri të mira për historinë tonë, pra është njeri i arsimuar dhe i kulturuar.
– Autorja nuk mund të ishte Musine Kokalari edhe për faktin se nuk njohim prej sajë asnjë poezi origjinale. (Shih: Musine Kokalari, Vepra, Vëllimi parë dhe i dytë, Geer, Tiranë 2009. Përgatitur nga Novrus Xh. Shehu)
Nisur nga sa sipër dhe nga argumentat që do të trajtojmë më poshtë arrijmë në përfundim se autori i kësaj poeme dramatike është Isuf Luzaj, lindur në Kaninë të Vlorës më HYPERLINK “http://sq.wikipedia.org/wiki/21_shkurt” \o “21 shkurt” 21 shkurt 1913, vdiq në Çikago më 7 nëntor 2000 dhe u varros në vendlindjen e tij. Isuf Luzaj është njeri nga ideologët dhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, shkrimtar në prozë dhe poezi, autoritet i shquar i kulturës shqiptare.
Mendimin tonë e vë në dyshim një fakt që nuk mund të nënvleftësohet: Në shtypin e përditshëm është botuar lista e veprave të Isuf Luzajt, prej 100 titujsh, baras me 122 vëllime. Në këtë listë nuk figuron një vepër e titulluar “Prosopopea”
Isuf Luzaj në letrën e datës 9.2.1996, drejtuar botuesit të veprave të tija në Shqipëri shkrimtarit Xhevat Beqaraj, i dërgon atij listën e veprave të tij me 93 dorëshkrime, por edhe në këtë listë nuk përmëndet vepra e titulluar “Prosopopea”. (Arkiva e Xhevat Beqaraj, cituar nga Mimoza Hysa “Esenca dhe ekzistenca e Isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012, f. 8)
Po kështu edhe studjuesi Uran Butka, shprehet me dyshim për autorsinë e veprës: “Vepra “Prosopopea” është shkruar në Vlorë, në fruer të vitit 1944. Është dërguar në Tiranë për botim, por, për shkak të ngjarjeve të luftës, nuk u botua. Në këtë vepër nuk është shënuar emri i autorit. Mendoj që mund të jetë një i internuar politik nga Vlora, ndoshta edhe Isuf Luzaj, sepse në këtë poezi vendin më të madh e zë rezistenca antifashiste në ishullin Ventotene, ku kanë qenë internuar edhe Safet Butka edhe Isuf Luzaj e shumë patriot të tjerë”. (“Safet Butka”, Maluka Tiranë 2003, f. 729. Përgatiti Uran Butka)
Për këto arsye të vënies në dyshim të autorsisë së poemës duhet të vazhdonim kërkimet për të bërë të pa kundërshtueshëm autorin e poemit ”Prosopopea”.
I pari që ka pohuar se vepra është e Isuf Luzaj është Hektor Kokalari, djali Vesim Kokalarit, vëllai i Musine Kokalarit, nga Gjirokastra pushkatuar nga komunistët. Dihet se Musineja ishte bashkthemeluese e Partisë Socialdemokrate me Isuf Luzaj e Skënder Muçon, por edhe vëllai saj porofesor Vesimi ishte në krah të sajë dhe mik që nga viti 1932 i Hysni Lepenicës. Këto janë arsyet që poema e Isuf Luzajt u gjend në arkivin e Musine Kokalarit.
Makensen Bungo në shkrimin e vitit 1996, nuk kishte mundur të identifikonte autorin e kësaj poeme dhe nuk ka dhënë asnjë mendim për autorin e saj, por në vitin 1997 ai shkoi në Amerikë dhe atje pati korespodenc me Isuf Luzin për të cilin shkruan:
”Me të unë këmbeva vetëm tri letra. Kur i shkrova së pari, ai pranoi të bisedonte me mua me gëzim, me gjithëse nuk njifeshim…
Isuf Luzi, kur u largua nga Shqipëria dorëshkrimet e disa veprave që kishte bërë gati për botim nuk i mori me vete, i la në atdhe. Kështu më ka shkruar në njerën nga letrat që më dërgoi këtu në Amerikë. Fati tyre është për të ardhur keq se duhet të kenë humbur. Njëra nga këto më ka rënë mua në dorë rastësisht. U lidha me atë dhe me anë të një letërkombimi të thjeshtë mësova të dhëna mbi formimin e Partisë Socialdemokrate më 12 tetor 1943 dhe veç të tjerave edhe se kur ishte larguar nga Shqipëria Porf. Isuf Luzaj kishte lënë në Atdhe disa vepra të pabotuara, midis të cilave edhe një poemë titulluar “Prosopopea”. Nga ky letërkëmbim me Prof. Dr. Isuf Luzaj mësova se cili ishte autori i veprës ”Prosopopea” . ( Internet: Makensen Bungo në “Zemra shqiptare”: Bisedë për Prof. Dr. Isuf Luzaj, dt. 23. 10. 2011)
Edhe studjuesa Mimoza Hysa pohon autorsinë e Isuf Luzajt për poemën ”Prosopopea”, kur shkruan: “Pas kapitullimit të Italisë Isuf Luzaj kthehet në Vlorë i lodhur, i dërrmuar, i zhgënjyer nga politika e krerëve të Ballit Kombëtar. Me largimin nga radhët e Ballit përpiqet të realizojë ëndërrën e projektuar që në burg në Itali, krijimin e Partisë Socialdemokrate. Kësaj here ia arrin qëllimit së bashku me Musine Kokalarin, Vesim Kokalarin, Kujtim Koculin, Manush Peshkëpinë dhe Selami Çelën. Partia e posa krijuar e shtrin aktivitetin e sajë në Tiranë, Shkodër e Vlorë dhe nxierr gjithashtu shtatë numura të gazetës “Zëri i Lirisë”, ku profesori do të botojë me pseudonim, shkrime dhe krijime: programi i Partisë Socialdemokrate, artikuj edhe shkrime filozofike e vjersha, poezi për Hysni Lepenicën”. ( AQSH F. 270/7, V. 1944, D. 2/2, Gazeta “Zëri i Lirisë”, Tiranë, nr. 1-7; Mimoza Hysa “Esenca dhe ekzistenca e isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012, f. 22, 140, 150)
Ç`farë gjetëm në dosjen e Raile Muhamet Luzi ?
Për të mos lënë asnjë dyshim për autorin e veprës, pas këtyre të dhënave mendova të shfrytëzoja dosjen e Raile Luzit, motrës së vogël të Isuf Luzit, e cila ishte dënuar për motive politike.
Është me interes të mësojmë diçka më tepër për këtë vajzë të re 25 vjeçare që u burgos e persekutua egërsisht nga komunistët e Vlorës.
Raile Muhamet Luzi, kishte lindur në vitin 1928 në Kaninë dhe banonte në lagjen Uji i Ftohtë Vlorë, fshatare e mesme, shtëpiake, me arsim fillore pa triska fronti.
Ajo u arrestua më 29 janar 1953 dhe në proçesverbalin e kontrollit të banesës së kësaj date shënohen shumë materiale të sekuestruara. me interes historik si thirrje, Statut i Partisë Socialdemokrate, proçesverbal mbi formimin e kësaj partie, historik i ngjarjeve të luftës, etj., por që nuk u gjetën në dosje. Këto materiale ose janë marrë nga studjuesit komunist ose janë zhdukur për shkak të injorancës së hetuesve.
Pavarësiht nga shqetësimi im që materialet e sekuestruara nuk i gjeta në dosje më gëzoi fakti se në faqen 15-16 të dosjes gjeta dorëshkrimin e poezis “Martiri” që i dedikohej Hysni Lepenicës.
Po shënojme për interes të lexuesit se vajza 25 vjeçare Raile Luzaj u akzua dhe dënua se:
Familja e sajë ka ndihmuar deri në fund Organizatën e Ballit Kombëtar, vëllezërit e sajë Isuf dhe Ifrahim Luzi kanë qenë udhëheqës dhe organizator të Ballit Kombëtar, të arratisur jashtë shtetit në vitin 1944.
Ka pasur dijeni për Organizatën Rilindja Kombëtare dhe ka ndihmuar anëtarët e kësaj organizate si Dervish Hodon dhe Petref Bajramin, duke u dhënë atyre edhe një makinë shkrimi nga fundi i vitit 1948.
Ka bërë agjitacion dhe propogandë dhe ka kërcënuar qytetarët se kur të kthehen vëllezërit e saje do të hakmerren.
Ka bërë fushat për mbledhje ndihmash për të burgosurit e Burrelit dhe mbante në shtëpi një pushkë të të vëllait Ifrahim Luzit.
Gjyqtarët kriminel komunist e dënuam vajzën e re pa asnjë faj me 10 vjet burg.
Vendimi për arrestimine sajë e ka marrë Punëtori Operativ Ramadan Cano dhe është miratuar: prej Kryetarit të Degës n/kolonel Petrit Hakani, zv/kryetari i Degës Qëndër n/kolonel Dhosi Progri, Kryetarit i degës së Hetuesis n/kolonel Nevzat Haznedari.
Në përfundim të hetuesisë, hetuesit komunistë konkludojnë se: “Qëndrimi i Raile Luzit në Hetuesi ka qënë shumë i keq, është munduar të mashtronte organet e hetuesisë dhe të mohonte aktivitetin e saj armiqsor, i ka qëndruar deri në fund udhës së tradhëtisë, aktivitetit armiqësor të saj dhe të shokëve… E pandehura shoqërisht është shumë e rrezikshmë e vendosur në aktivitetin e saj armiqësor deri në fund dhe që nuk e ndryshon kurrë këtë rrugë”. (Arkivi i MPB, F. 1, D. 8682)
Kjo zonjë e nderuar pas daljes nga burgu u martua me patriotin dhe luftëtarin e pa lodhur për liri dhe demokraci, Ceno Caushin nga Mallakastra dhe vdiq e nderuar në Ujë të Ftohtë të Vlorës në vitin 2014.
Tani pasi u njohëm me vuajtjet e padrejta të kësaj zonje le të shqyrtojmë poezinë “Martiri”, që gjetëm në dosjen e sajë kushtuar Komandantit të Përgjithshëm të Ballit Kombëtar Hysni Lepenica.
Poezia është shkruar me shkrim dore në format të zakonshëm, po në atë format që është daktilografuar edhe poema ”Prosopopoea”. Nga krahasimi i kësaj poezie me atë të botuar në poemën ” ”Prosopopoea” dhe në gazetën ”Zëri i Lirisë”, të cituar më larte, del se është e njëjta poezi fjalë për fjalë.
Autori nuk e shënon emrin e tij në këtë poezi, por mendja vet-vetiu na shkon se ai s`është tjetër veçse Isuf Luzi, vëllai i Ralile Luzit.
Sipas hetuesve kriminel kjo poezi ishte kaq e rrezikshme sa që e kanë detyruar z. Raile të konfirmojë me dorën e sajë pas letrës format ku është shkruar poezia: ”Vërtetoj që u gjet në kontrollin që u bë në datën 26.1.1953. Firma”
Por për të mos lënë asnjë dyshim për autorin e kësaj poezie dhe për pasojë edhe të poemës ”Prosopopea”, dorëshkrimi i poezisë së bashku me një letër të Isuf Luzit datë 16.11.1992, drejtuar deputetit Ibrahim Vasiari në Vlorë, shkrimi iu nënshtruan një kqyrje dhe analize nga një specialist i Ministrisë së Brendshme.
Specialistit iu kërkua t`i përgjigjet pyetjes: Dorëshkrimi i poezisë tek e cila nuk është shënuar autori dhe letra e shkruar nga Isuf Luzaj a janë shkruar nga e njëjta dorë nga i njëjti person?
Përgjigja e z. Mitkolli A., ishte: “Po Poezia dhe letra janë shkruar nga i njëjti person”, gjë do të thoshte se autori poezisë dhe poemës “Prosopopea”, ishte pa asnjë dyshim Isuf Luzi.
Edhe një detaj tjetër duhet marrë parasysh se Raile Luzi ka disponuar një makinë shkrimi të cilën ia ka dhënë Petref Bajramit nga Vlora, të dënuar më vonë me pushkatim, për pjesmarrje në organizatën antikomuniste ”Rilindja Kombëtare”.
Ky fakt na bën të mendojmë se edhe poema “Prosopopea” është daktilografuar në shtëpinë e Isuf Luzit dhe Raile Luzit me këtë makinë shkrimi.
Rëndësia e poemës “Prosopopea”
Rëndësia e kësaj vepre qëndron në faktin se është vepër unike e shkruar gjatë luftës dhe për pasqyrimin e luftës që bëjnë shqiptarët për liri, pa harruar për asnjë moment Kosovën dhe Çamërinë si pjes të pa ndara të Kombit shqiptar.
Nuk ka asnjë vepër tjetër të shkruar gjatë luftës 1939-1944, që në mënyrë të plotë të evokojë të kaluarën e lavdishme të popullit tonë dhe të pasqyrojë heroizmin e luftëtarëve të Ballit Kombëtar, si pjesë e kryengritjes së përgjithshme që bën populli shqiptar.
Është një vepër letrare origjinale që paraqet mendimin politik të kohës me besnikëri dhe origjinalitet, veçanërisht të Ballit Kombëtar. Pikërisht në këtë këndvështrim duhet analizuar kjo vepër.
Vetëm kjo vepër hedh poshtë me neveri dhe përbuzje fallsifikimin e historisë prej komunistëve se Balli Kombatar nuk ka asnjë këngë!!!
Gjithashtu vepra paraqet ndjenjat atdhetare me qëllim që ngrejë ndërgjegjen e shqiptarëve në luftë për liri, por edhe në luftë kundër ideologjisë komuniste.
Vlerën e kësaj poeme duhet ta analizojmë në kontekst me kohën që është shkruar
dhe pse është shkruar.
Në studimin e sajë Mimoza Hysa nuk e ka parë të arsyeshme të ndalet në analizën e kësaj vepre. (Shih: Mimoza Hysa “Esenca dhe ekzistenca e isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012.)
- « Previous Page
- 1
- …
- 785
- 786
- 787
- 788
- 789
- …
- 975
- Next Page »