• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MBI NJË VEPËR TË PA NJOHUR TË ISUF LUZAJ

June 19, 2015 by dgreca

Nga Enver MEMISHAJ/

Në vitin 1996, ndërsa po punoja për veprën “Hysni Lepenica…”, në gazetën “Liria A”, gjeta poezin “Martiri”, me vlera ideo-artistike, kushtuar Hysni Lepenicën, sipas gazetës krijim i Musine Kokalarit.

Po në këtë gazetë, Makensen Bungo në artikullin “Një vepër e panjohur”, bënte të ditur se gjatë hulumtimeve të tij kishte gjetur në fondin e Musine Kokalarit poemën “Prosopopea”, pa emër autori, të pa njohur më parë dhe të pa botuar. Z. Bungo bënte thirrje që në se ndokush e dinte emrin e autorit të kësaj poeme ta publikonte atë.

Poezin, apo poemthin “Martiri”, e përfshiva në librin tim “Hysni Lepenica…”, që botova në vitin 2000, me këtë post shënim:

“Marrë nga “Zëri i Lirisë”, Tiranë, Organ i Partisë Socialdemokrate, dt.1 janar 1944. Ka mendime se autorja nuk është Musine Kokalari. Kur punoja me këtë libër u njoha me z. Hektor Kokalari, i cili ruan origjinalin e librit “Prosopopea”. Atë e posedonte i ati Vesim Kokalari para pushkatimit. Hektori pohon se babai tij këtë libër, ia ka marrë autorit të saj që është z. Isuf Luzaj që banon në Çikago, SHBA”. (“Hysni Lepenica…”, Geer, Tiranë 2000, f. 106 – 108, 175-176)

Pavarësisht nga këto infornacione, unë e botova poezinë si krijim të Musinë Kokalarit. Më pas gjatë hulumtimeve në fushën e historisë gjeta në Arkivin Qëndror të Shtetit, poemën “Prosopopea”, të plotë, e cila ashtu si edhe Makesen Bungos më tërhoqi vëmëndjen për vlerat e sajë ideo – artistike.

Aty gjeta se poezia “Martiri”, ishte pjesë e kësaj poeme dhe ishte nxjerrë prej sajë e botuar në gazetën “Zëri i Lirisë “, organ i Partisë Socialdemokrate, në Nr.1, datë 1 kallnor 1944 ditë e shtunë, nënshkruar me shkronjën  L.

Përmbajtja e poemës dramatike “Prosopopea” 

Vepra është daktilografuar me makinë shkrimi në 36 faqe të formatit të zakonshëm. Titulli është “Prosopopea”, që në shqip do të thotë libri i shenjtë, pjesë nga ungjilli. Autori nuk shënohet, ndërsa shënohet viti dhe vendi i përfundimit të poemës: Vlorë, fruer 1944.

Vepra është një poem epiko-lirike, ose poem dramatike. Autori i pa njohur ua kushton poemën: Dëshmorëve të Kombit me citimin: “Asnjeri gjatë jetës së tij nuk bën për Atdhe aq sa bën heroi në një çast”. Fjalë Varri.

Më poshtë shënohen personazhet veprues të poemës:

Plaku i Vlorës              Ismail Qemali

Heroi i Dragobisë        Barjam Curri

Pashai i Shkodrës         Preng Bib Doda i Gjon Markaj

Bilbili i Frashërit          Naim Frashëri

Martiri i Korçës            Themistokli Gërmenji

Dervishi i Salarisë         Selam Musai

Misionari                        Një misionar i Kryengritjes Kombëtare

Në këtë poemë janë himnizuar denjësisht heronjtë dhe dëshmorët që u dalluan në  betejat për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar që nga plaku Ismail Qemali e deri tek Selam Musai, duke  mos harruar Bajram Currin, Preng Bib Dodën, Naim Frashërin e Themistokli Gërmenjin.

Vepra i bën jehonë heroizmit të popullit tonë në shekuj dhe veçanërisht vullnetarëve të lirisë gjatë Lëvizjes Antifashiste, 1939 – 1944. Poema dramatike, fillon me “Proemio”, ku autori i drejtohet Zotit:

Ndihmë o Zot në qoft` Kombi Shqiptar

Në udhë të vërtetë për të drejtën e tija

Ta fitojmë lirinë, e heronjëve mbi varr

Me shkronja shqip t`u këndohet trimëria.

Në poemë, nëpërmjet deklarimit të personazheve dhe përshkrimit të tyre prej autorit vihet në dukje krenaria e tyre për prejardhjen e lashtë të  popullit shqiptar. Kështu Ismail Qemali thotë:                             Ne jemi një komb i vjetër,  që  kur  nisi qytetaria,

Kur filluan qimekuqtë të dilnin tëhu nga  Azia.

Ndërsa heroi i Dragobisë për Kosovën martire që  vuante nën zgjedhën e egër të asaj kohe  shprehet  :           Po  njashtu si ta thotë zemra, burrë i mirë duhet përpjekur

Ta shpëtojë kët radhë Kosovën zgjedhës së serbit barbar.

Ngjarjet e poemës në një pjesë të madhe të saj, përfishijnë Lëvizjën Antifashiste të popullit shqiptar. Më tutje autori përshkruan luftën që bëjnë forcat e Ballit Kombëtar kundër pushtuesit fashit italian. Autorit i shfaqet një hije që është Palku i Vlorës i cili fillon t`i flas për historinë heroike të shqiptarëve dhe më tutje deri në fund përmbajtja e veprës zhvillohet nëpërmjet deklamimit të shtatë personazheve të renditura në hyrje të librit.

Gjatë gjith zhvillimit të veprës Shqipëria mendohet dhe deklamohet me Kosovë e Çamëri, që është në fakt edhe programi i Ballit Kombëtar. Misionari fillon të ngrejë himne për disa personalitete të historisë sonë, veçanërisht për veprimtarinë patriotike dhe sakrificat e komandantëve të Ballit Kombëtar:

Ndonjë këngë nga këto që janë lot e psherëtima

Ndonjë vaj të shokut t`onë që janë britm` e ulërima…

T`u këndoj duke vajtuar

Dy tri këngë burrash dëgjuar

Sa të kem guxim e lot…

Më tutje autori u ngre himne Qazim Koculit, Hysni Lepenicës, Safet Butkës, Neki Saliut:

Qazim Koculit

Ti ngjeshe shpatën e zjarrtë të Kastriotit

Besove burrërisë shqiptare dhe Zotit…

Hysni Lepenicës:

Njëzet vite mallkuar ta lanë shenjën në ballë

Kosova e Çamëria! Të dogji i shkreti mall…

Flamurin Kombëtar e shpure në fitore

Me bes e fjal e nder e burrëri arbërore

Do të qaj duke i kënduar një djepi e një varri.

Safet Butkës:

Si vigan përballove tmerr e shtypjes çnjerzore

Trim i ndjenjës kombëtare, bir i shqipes arbërore

Shpirt i fortë e i vendosur në një lufte me okupator…

Lumthi ti që i dhurove jetën çështjes  kombëtare

Historisë emrin ia le, shembullin rinisë shqiptare

Punën tënde si apostull shkollës shqip për Shqipëri

Neve jemi shokë t‘vërtetë, shokë të lidhur besa besë

Kështu kombi si u përlesh, asnjë prapa nuk do mbesë

Pritna, se do vijmë me radhë vullnetarë për liri!

Neki Saliut:

Kujtoj fundin e betejës grirë flamuri e coptuar

Që kish qenë në vijë të parë e shtërngoje fort në duar…

Të qaj moshën aq të re të qaj ndjenjën e therorisë…

Pritna se do vijmë me radhë: Vullnetarë për liri.

Autori i kushton vëmëndje të veçantë katastrofës shqiptare, luftës vëlla-vrasëse të hapur nga Partia Komuniste, e të nxitur nga  Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha:

Janë thyer me çekan eshtra njerëzish për së gjalli

Janë nxjerrë foshnja nga barku me një thikë për së gjalli

Janë prerë vesh e hundë, janë nxjerrë sytë nga balli

Janë prerë pjes trupi që ka turp t`i shoh i gjalli

Janë prerë duar e këmbë, qënkej njeriu i shëmtuar

Në mes trungjesh me një sharrë është prerë trup burri

Është djegur femra e gjorë më i nxehtë ku ish furri.

Në vepër vihet re edhe ndonjë koregjim me dorë, që mendojmë siç do të provojmë më poshtë se këto koregjime nuk i ka bërë autori i poemës.

Nga kqyrja që i bëjmë poemës, përmbajtjes, idesë, vlerës artistike etj., arrijmë në përfundimin se vepra është shkruar nga një poet i talentuar, me figura letrare, me një varg të pa rregullt, kryesisht me strofa 16 rrokshe.

Poema është ndërtuar në strofa me gjashtë vargje të rimuar me skemën  A_A,B_C_C_B.  Vepra përshkohet fund e krye me figura të bukura letrare të ndërtuara me ndjenjë e mjeshtëri. Autori ka përdorur një gjuhë të pastër të krahinës së Vlorës dhe pa barbarizma.

Cili është autori kësaj vepre?

Kjo është pyetja e parë që lexuesi i bën vetes. Më poshtë do të mundohemi jo pa sukses që kësaj poeme t`i kthejmë autorsinë.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo vepër është shkruar në Vlorë, nga një poet vlonjat, sipamtizant apo anëtar i Ballit Kombëtar, antikomunist, përfundim që arrihet nga:

– Gjuha e përdorur që është gjuha që flitet në Vlorë dhe krahinat për rreth sajë, nga ngjarjet kryesore të veprës që zhvillohen në Jug të Shqipërisë, kryesiht në Vlorë.

– Nga hollësitë që përshkruhen personazhet, p.sh. për Hysni Lepenicën, që në atë kohë nuk diheshin hollësi mbi veprimtarinë e tij atdhetare, Neki Saliun një patriot, komandant çete i Topalltisë, i Ballit Kombëtar, vrarë pabesisht nga komunistët në Gumenicë të Vlorë në dhjetor të vitit 1943, i cili pothuajse nuk njihej jashtë Vlorës.

– Autori poemës ka një kulturë të mirë në fushën e letërsisë dhe njohuri të mira për historinë tonë, pra është njeri i arsimuar dhe i kulturuar.

– Autorja nuk mund të ishte Musine Kokalari edhe për faktin se nuk njohim prej sajë asnjë poezi origjinale. (Shih: Musine Kokalari, Vepra, Vëllimi parë dhe i dytë, Geer, Tiranë 2009. Përgatitur nga Novrus Xh. Shehu)

Nisur nga sa sipër dhe nga argumentat që do të trajtojmë më poshtë arrijmë në përfundim se autori i kësaj poeme dramatike është Isuf Luzaj, lindur në Kaninë të Vlorës më  HYPERLINK “http://sq.wikipedia.org/wiki/21_shkurt” \o “21 shkurt” 21 shkurt 1913, vdiq në Çikago më 7 nëntor 2000 dhe u varros në vendlindjen e tij. Isuf Luzaj është njeri nga ideologët dhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, shkrimtar në prozë dhe poezi, autoritet i shquar i kulturës shqiptare.

Mendimin tonë e vë në dyshim një fakt që nuk mund të nënvleftësohet: Në shtypin e përditshëm është botuar lista e veprave të Isuf Luzajt, prej 100 titujsh, baras me 122 vëllime. Në këtë listë nuk figuron një vepër e titulluar “Prosopopea”

Isuf Luzaj në letrën e datës 9.2.1996, drejtuar botuesit të veprave të tija në Shqipëri shkrimtarit Xhevat Beqaraj, i dërgon atij listën e veprave të tij me 93 dorëshkrime, por edhe në këtë listë nuk përmëndet vepra e titulluar “Prosopopea”. (Arkiva e Xhevat Beqaraj, cituar nga Mimoza Hysa “Esenca dhe ekzistenca e Isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012, f. 8)

Po kështu edhe studjuesi Uran Butka, shprehet me dyshim për autorsinë e veprës: “Vepra “Prosopopea” është shkruar në Vlorë, në fruer të vitit 1944. Është dërguar në Tiranë për botim, por, për shkak të ngjarjeve të luftës, nuk u botua. Në këtë vepër nuk është shënuar emri i autorit. Mendoj që mund të jetë një i internuar politik nga Vlora, ndoshta edhe Isuf Luzaj, sepse në këtë poezi vendin më të madh e zë rezistenca antifashiste në ishullin Ventotene, ku kanë qenë internuar edhe Safet Butka edhe Isuf Luzaj e shumë patriot të tjerë”. (“Safet Butka”, Maluka Tiranë 2003, f. 729. Përgatiti Uran Butka)   

Për këto arsye të vënies në dyshim të autorsisë së poemës duhet të vazhdonim kërkimet për të bërë të pa kundërshtueshëm autorin e poemit ”Prosopopea”. 

I pari që ka pohuar se vepra është e Isuf Luzaj është Hektor Kokalari, djali Vesim Kokalarit, vëllai i Musine Kokalarit, nga Gjirokastra pushkatuar nga komunistët. Dihet se Musineja ishte bashkthemeluese e Partisë Socialdemokrate me Isuf Luzaj e Skënder Muçon, por edhe vëllai saj  porofesor Vesimi ishte në krah të sajë dhe mik që nga viti 1932 i Hysni Lepenicës. Këto janë arsyet që poema e Isuf Luzajt u gjend në arkivin e Musine Kokalarit.

Makensen Bungo në shkrimin e vitit 1996, nuk kishte mundur të identifikonte autorin e kësaj poeme dhe nuk ka dhënë asnjë mendim për autorin e saj, por në vitin 1997 ai shkoi në Amerikë dhe atje pati korespodenc me Isuf Luzin për të cilin shkruan:

”Me të unë këmbeva vetëm tri letra. Kur i  shkrova së pari, ai pranoi të bisedonte me mua me gëzim, me gjithëse nuk njifeshim…

Isuf Luzi, kur u largua nga Shqipëria dorëshkrimet e disa veprave që kishte bërë gati për botim nuk i mori me vete, i la në atdhe. Kështu më ka shkruar në njerën nga letrat që më dërgoi këtu në Amerikë. Fati tyre është për të ardhur keq se duhet të kenë humbur. Njëra nga këto më ka rënë mua në dorë rastësisht. U lidha me atë dhe me anë të një letërkombimi të thjeshtë mësova të dhëna mbi formimin e Partisë Socialdemokrate më 12 tetor 1943 dhe veç të tjerave edhe se kur ishte larguar nga Shqipëria Porf. Isuf Luzaj kishte lënë në Atdhe disa  vepra  të  pabotuara, midis të cilave edhe një poemë  titulluar “Prosopopea”. Nga ky letërkëmbim me Prof. Dr. Isuf Luzaj mësova se cili ishte autori i veprës ”Prosopopea” . ( Internet: Makensen Bungo në  “Zemra shqiptare”: Bisedë për Prof. Dr. Isuf Luzaj, dt. 23. 10. 2011)

Edhe studjuesa Mimoza Hysa pohon autorsinë e Isuf Luzajt për poemën ”Prosopopea”, kur shkruan: “Pas kapitullimit të Italisë Isuf Luzaj kthehet në Vlorë i lodhur, i dërrmuar, i zhgënjyer nga politika e krerëve të Ballit Kombëtar. Me largimin nga radhët e Ballit përpiqet të realizojë ëndërrën e projektuar që në burg në Itali, krijimin e Partisë Socialdemokrate. Kësaj here ia arrin qëllimit së bashku me Musine Kokalarin, Vesim Kokalarin, Kujtim Koculin, Manush Peshkëpinë dhe Selami Çelën. Partia e posa krijuar e shtrin aktivitetin e sajë në Tiranë, Shkodër e Vlorë dhe nxierr gjithashtu shtatë numura të gazetës “Zëri i Lirisë”, ku profesori do të botojë me pseudonim, shkrime dhe krijime: programi i Partisë Socialdemokrate, artikuj  edhe shkrime filozofike e vjersha, poezi për Hysni Lepenicën”. ( AQSH F. 270/7, V. 1944, D. 2/2, Gazeta “Zëri i Lirisë”, Tiranë, nr. 1-7; Mimoza Hysa                                                                  “Esenca dhe ekzistenca e isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012, f. 22, 140, 150)

Ç`farë gjetëm në dosjen e Raile Muhamet Luzi ?

Për të mos lënë asnjë dyshim për autorin e veprës, pas këtyre të dhënave mendova të shfrytëzoja dosjen e Raile Luzit, motrës së vogël të Isuf Luzit, e cila ishte dënuar për motive politike.

Është me interes të mësojmë diçka më tepër për këtë vajzë të re 25 vjeçare që u burgos e persekutua egërsisht nga komunistët e Vlorës.

Raile Muhamet Luzi, kishte lindur në vitin 1928 në Kaninë dhe banonte në lagjen Uji i Ftohtë Vlorë, fshatare e mesme, shtëpiake, me arsim fillore pa triska fronti.

Ajo u arrestua më 29 janar 1953 dhe në proçesverbalin e kontrollit të banesës së kësaj date  shënohen shumë materiale të sekuestruara. me interes historik si thirrje, Statut i Partisë Socialdemokrate, proçesverbal mbi formimin e kësaj partie, historik i ngjarjeve të luftës, etj., por që nuk u gjetën në dosje. Këto materiale ose janë marrë nga studjuesit komunist ose janë zhdukur për shkak të injorancës së hetuesve.

Pavarësiht nga shqetësimi im që materialet e sekuestruara nuk i gjeta në dosje më gëzoi fakti se në faqen 15-16 të dosjes gjeta dorëshkrimin e poezis “Martiri” që i dedikohej Hysni Lepenicës.

Po shënojme për interes të lexuesit se vajza 25 vjeçare Raile Luzaj u akzua dhe dënua se:

Familja e sajë ka ndihmuar deri në fund Organizatën e Ballit Kombëtar, vëllezërit e sajë Isuf dhe Ifrahim Luzi kanë qenë udhëheqës dhe organizator të Ballit Kombëtar, të arratisur jashtë shtetit në vitin 1944.

Ka pasur dijeni për Organizatën Rilindja Kombëtare dhe ka ndihmuar anëtarët e kësaj organizate si Dervish Hodon dhe Petref Bajramin, duke u dhënë atyre edhe një makinë shkrimi nga fundi i vitit 1948.

Ka bërë agjitacion dhe propogandë dhe ka kërcënuar qytetarët se kur të kthehen vëllezërit e saje do të hakmerren.

Ka bërë fushat për mbledhje ndihmash  për të burgosurit e Burrelit dhe mbante në shtëpi një pushkë të të vëllait Ifrahim Luzit.

Gjyqtarët kriminel komunist e dënuam vajzën e re pa asnjë faj me 10 vjet burg.

Vendimi për arrestimine sajë e ka marrë Punëtori Operativ Ramadan Cano dhe është miratuar: prej Kryetarit të Degës n/kolonel Petrit Hakani, zv/kryetari i Degës Qëndër n/kolonel Dhosi Progri, Kryetarit i degës së Hetuesis n/kolonel Nevzat Haznedari.

Në përfundim të hetuesisë, hetuesit komunistë konkludojnë se: “Qëndrimi i Raile Luzit në Hetuesi ka qënë shumë i keq, është munduar të mashtronte organet e hetuesisë dhe të mohonte aktivitetin e saj armiqsor, i ka qëndruar deri në fund udhës së tradhëtisë, aktivitetit armiqësor të saj dhe të shokëve… E pandehura shoqërisht është shumë e rrezikshmë e vendosur në aktivitetin e saj armiqësor deri në fund dhe që nuk e ndryshon kurrë këtë rrugë”. (Arkivi i MPB, F. 1, D. 8682)

Kjo zonjë e nderuar pas daljes nga burgu u martua me patriotin dhe luftëtarin e pa lodhur për liri dhe demokraci, Ceno Caushin nga Mallakastra dhe vdiq e nderuar në Ujë të Ftohtë të Vlorës në vitin 2014.

Tani pasi u njohëm me vuajtjet e padrejta të kësaj zonje le të shqyrtojmë poezinë “Martiri”, që gjetëm në dosjen e sajë kushtuar Komandantit të Përgjithshëm të Ballit Kombëtar Hysni Lepenica.

Poezia është shkruar me shkrim dore në format të zakonshëm, po në atë format që është daktilografuar edhe poema ”Prosopopoea”. Nga krahasimi i kësaj poezie me atë të botuar në poemën ” ”Prosopopoea” dhe në gazetën ”Zëri i Lirisë”, të cituar më larte, del se është e njëjta poezi fjalë për fjalë.

Autori nuk e shënon emrin e tij në këtë poezi, por mendja vet-vetiu na shkon se ai s`është tjetër veçse Isuf Luzi, vëllai i Ralile Luzit.

Sipas hetuesve kriminel kjo poezi ishte kaq e rrezikshme sa që e kanë detyruar z. Raile të konfirmojë me dorën e sajë pas letrës format ku është shkruar poezia: ”Vërtetoj që u gjet në kontrollin që u bë në datën 26.1.1953. Firma”

Por për të mos lënë asnjë dyshim për autorin e kësaj poezie dhe për pasojë edhe të poemës ”Prosopopea”, dorëshkrimi i poezisë  së bashku me një letër të Isuf Luzit datë 16.11.1992, drejtuar deputetit Ibrahim Vasiari në Vlorë, shkrimi iu nënshtruan një kqyrje dhe analize nga një specialist i Ministrisë së Brendshme.

Specialistit iu kërkua t`i përgjigjet pyetjes: Dorëshkrimi i poezisë tek e cila nuk është shënuar autori dhe letra e shkruar nga Isuf Luzaj a janë shkruar nga e njëjta dorë nga i njëjti person?

Përgjigja e z. Mitkolli A., ishte: “Po Poezia dhe letra janë shkruar nga i njëjti person”, gjë do të thoshte se autori poezisë dhe poemës “Prosopopea”, ishte pa asnjë dyshim Isuf Luzi.

Edhe një detaj tjetër duhet marrë parasysh se Raile Luzi ka disponuar një makinë shkrimi të cilën ia ka dhënë Petref Bajramit nga Vlora, të dënuar më vonë me pushkatim, për pjesmarrje në organizatën antikomuniste ”Rilindja Kombëtare”.

Ky fakt na bën të mendojmë se edhe poema “Prosopopea” është daktilografuar në shtëpinë e Isuf Luzit dhe Raile Luzit me këtë makinë shkrimi.

Rëndësia e poemës “Prosopopea”

Rëndësia e kësaj vepre qëndron në faktin se është vepër unike e shkruar gjatë luftës dhe për pasqyrimin e luftës që bëjnë shqiptarët për liri, pa harruar për asnjë moment Kosovën dhe Çamërinë si pjes të pa ndara të Kombit shqiptar.

Nuk ka asnjë vepër tjetër të shkruar gjatë luftës 1939-1944, që në mënyrë të plotë të evokojë të kaluarën e lavdishme të popullit tonë dhe të pasqyrojë heroizmin e luftëtarëve të Ballit Kombëtar, si pjesë e kryengritjes së përgjithshme që bën populli shqiptar.

Është një vepër letrare origjinale që paraqet mendimin politik të kohës  me besnikëri dhe origjinalitet, veçanërisht të Ballit Kombëtar. Pikërisht në këtë këndvështrim duhet analizuar kjo vepër.

Vetëm kjo vepër hedh poshtë me neveri dhe përbuzje fallsifikimin e historisë prej komunistëve se Balli Kombatar nuk ka asnjë këngë!!!

Gjithashtu vepra paraqet ndjenjat atdhetare me qëllim që ngrejë ndërgjegjen e shqiptarëve në luftë për liri, por edhe në luftë kundër ideologjisë komuniste.

Vlerën e kësaj poeme  duhet ta  analizojmë në kontekst  me kohën që është  shkruar

dhe pse është  shkruar.

Në studimin e sajë Mimoza Hysa nuk e ka parë të arsyeshme të ndalet në analizën e kësaj vepre. (Shih: Mimoza Hysa “Esenca dhe ekzistenca e isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012.)

Filed Under: Analiza Tagged With: e Isuf Luzaj, Enver Memisha, nje veper e panjohur

PREFEKTËT E QARKUT TË VLORËS, NË PENËN E ENVER MEMISHAJT

October 8, 2013 by dgreca

Nga Kostaq Xoxa/*

Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, Enver Memishaj – Lepenica, na dha vepërën e tij të dymbëdhjetë, “Prefektët e Qarkut të Vlorës 1912 – 2012”, një veper e shkruar sipas kritereve shkencore, me konsulentë dhe recencë, autoritete të njohura të historisë.

Një vepër e munguar, për të cilën autori ishte para detyrimit të një pune objektive studimore, të cilën e realizoi me paanësi shkencore, duke i dhënë vlerësimet për secilin nga prefektët e kësaj periudhe, njëqint vjeçare, 1912- 2913, pavarësisht nga ngjyresat politike, të aktivitetit, të përkushtimit të tyre, gjatë regjimeve të ndryshme, nëpër të cilat ka kaluar vendi jonë.

Enver Memishaj, që ai shton mbiemrit të tij edhe vendlindjen Lepenica, është i njohur nga lexuesi ynë si publicist, historian e studjues, si aktivist shoqëror e demokrat, si autor i 12 veprave studimore të vlerësuara nga personalitete të shquara të historisë.

Për këto merita, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare ai u vlerësua nga Këshilli i Qarkut të Vlorë me titullin e lartë: “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës”

Me gjithë se Enveri ka pasur një jetë të vështirë, duke provuar punët e rënda, të vështira fizike në kavën e gurit, në malin e Shashicës, mekanik, nëpunës, ekonomist, por librat kurrë nuk i ka pas lëshuar nga duart. Me vullnet të admirueshëm dhe me prirjen për të qenë gjithmonë i pranishëm në jetën intelektuale, ka arritur edhe në shkallët e larta të nëpunësisë shtetërore.

Edhe tani, në pension, nuk shkëputet nga shkrimet dhe nga veprimtaria intelektuale. Merret edhe me përsiatje, që janë produkt i përvojës së tij jetësore të shumëllojshme që kanë një rezonancë në përditshmërinë tonë të tanishme. Në parathënien e librit, ai shkruan për veten e tij me dhimbje: “Nuk ka gjë më tronditëse dhe dhimbje më të madhe në jetën e njeriut, sesa kur nuk të vlerësohet puna dhe, aq më keq, kur rezultatet e punës tënde iu faturohen të tjerëve”. Kjo mjafton për të njohur personalitetin e zotit Enver Memishaj.

*       *       *

Në vëzhgim të këtij libri interesant për jetën dhe veprën e prefektëve të qarkut të Vlorës, do të përqendrohem e do të kujtoj ata burra të devotshëm në shërbim të ngritjes e përforcimit të shtetit ligjor të cilët u keqtrajtuan nga diktatura komuniste e viteve 1945, gjer në vitin 1990, si Refo Çapari, Osmën Haxhiu, Qazim Kokoshi, Seit Qemali, Niman Ferizi, Sadik Metra, Ismet Kryeziu etj.

Ky është një libër që kullon gjak: nga 12 prefektë që vdiqën në Shqipëri, 2 prej tyre u burgosën, 7 të tjerë u internuan nga komunistët dhe fashistët dhe 3 prefektë vdiqën nëpër burgjet komuniste.

Në tërësi: 6 prefektë u pushkatuan me gjyq dhe pa gjyq, 2 prefektë ranë dëshmorë për lirinë e vendit. Vlera e këtij libri qëndron në atë se autori mëton të hedhë dritë mbi figura thuajse të panjohura, të përgojuara me  mllef e shpifje apo disa të mbuluar nga heshtja e qëllimtë.

Plagjiatura qëndron në atë se meritat e tyre iu janë dhënë atyre që nuk e meritojnë. Studiuesi përmend me vlera të qenësishme, përveç atyre që thamë, edhe Ahmet  Durmishin, Abedin Nepravishtën, Rauf Ficon, Bajram Fevziun e mjaft të tjerë. Ndërsa përshkruan prefektët e Qarkut autori nuk e ka lënë bosh edhe periudhën 1945 – 1990, sistemit i diktaturës komuniste, ku u suprimua institucioni i prefektit sipas modelit të Beogradit dhe të Moskës. Në  këtë periudhë thot autori  nëpunësit caktoheshin nga Partia Komuniste dhe, pas vitit 1949, nga Partia e Punës dhe organet e pushtetit  s` ishin tjetër veçse leva të partisë në pushtet.

Në radhë të parë dua të veçoj e theksoj figurat e prefektëve që vdiqën në atdheun që i kishin shërbyer me përkushtim,  të përndjekur nga diktatura komuniste si: Zenel Prodani i burgosur,  Faik Bregu, i internuar nga fashistët, i persekutuar nga komunistët, Rustem Ymeri, i persekutuar, Tafil Buletini, i nipi i heroit legjendar Isa Boletini, i persekutuar nga UDB-ja dhe nga komunistët shqiptarë.

Prefektë të pushkatuar pa gjyq dhe me gjyq: Qazim Koculi u vra në vitin 1943, Zef Kadareja, u pushkatua në vitin 1945, Vizhdan Risilia, u vra në vitin 1947. Nje jetë të trazuar dhe një fund tragjik pati Ismet Kryeziu. Ai  kishte lindur në Gjakovë në vitin 1888. Në vitin 1919, ishte deputet në Jugosllavi, ku iu bënë shumë atentate. Erdhi në Shqipëri dhe u zgjodh deputet i Beratit. Vdiq në burgun e komunistëve shqiptarë në vitin 1952.

Jeta e prefektëve, që përshkruan Enver Memishaj paraqet në fakt jetën e  trazuar plot ngritje dhe ulje të vendit tonë, jetë e vështirë ku ata burra u munduan dhe u shquan për përkushtimin ndaj detyrës së lartë për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa, ku ishin arsimuar dhe edukuar.

Nëpërmjet jetës së Tafil Boletinit, Ismet kryeziut etj., lexuesit mund të bëjë vetë dallimin ndërmjet qëndrimit mirëdashës të regjimit të monarkisë dhe atij komunist, të Enverit Hoxhës, në sjelljen dhe marrëdhëniet me popullin shqiptar të Kosovës.

Gjithashtu në se krahasojmë ata prefektë që kaluan nga burgjet e internimet e okupatorit fashist, në burgjet e internimet e Enver Hoxhës, nuk mund të kenë të krahasuar. Burgjet e komunistëve ishin të tmerrshme, me dënime të rënda me tortura çnjerzore, por ajo që nuk e kap dot mendja njerzore të dënuarit i dënoheshin dhe internoheshin për jetë edhe fëmijët dhe familja, gjë që nuk e bënë as fashsistët as nazistët.

Autorii librit Enver Memishaj-Lepenica, me të drejtë i ka kushtuar më shumë se pesë faqe Abedin Nepravishtës (1 889-1975), i cili e kaloi fëmijërinë në Kuç të Kurveleshit, kreu studimet për jurist në Stamboll. Më 28 nëntor 1912 ngriti flamurin kombëtar në Përmet. Si nënprefekt i Tepelenës, i dokumentoi ambasadorit amerikan Uiliams, masakrat e andartëve në Lekël të Tepelenës. Punoi për përgatitjen e Kongresit të Lushnjës. Nënprefekt i Durrësit, prefekt i Elbasanit (1922) dhe i Shkodrës. Në vitet 1931-’33, Prefekt i Vlorës.

Duke ia vlerësuar punën, transferohet në Tiranë (1935-’37).  Në vitin 1938-’39 u zgjodh deputet i Beratit. Fill pas pushtimit italian u internua në Kiançiano, deri në vitin 1941. Në nëntor të vitit 1944, u burgos prej komunistëve të sapo të ardhurve në fuqi dhe vuajti 20 vjet në burgun e Burrelit. Vdiq në internim në një fermë bujqësore të Fierit në vitin 1975. Ja pra cilët ishin patriotët që dënonte dhe pushkatonte Enver Hoxha dhe Hysni Kapua.

*    *    *

Kjo vepër e shkruar me kritere shkencore, besoj se i tërheq vërejtjen lexuesit edhe për një tematikë që ka të bëjë me vlerësimin e figurës historike të plakut të madhërishëm të Vlorës, Ismail Qemalit. Nga mllefi i komunistëve i shprehur në mënyrë meskine, kundër Ahmet Zogut, sot kanë dalë në arenën publicistike me një mori “historianësh” që kanë bërë hair nga një diktaturë mizore dhe janë frymëzuar nga indoktrinimi pas diktatorit, sa të thonë “po na zvetënohet figura e Ismail Qemalit”! Kjo, ndodhi në kohën kur do të ngrihej në Tiranë, siç e meriton, shtatorja e Ahmet Zogut , në bulevardin që mban të njëjtin emër.

Nëpërmjet përshkrimit të jetës dhe veprës së prefektëve lartësohen sipas rëndësisë edhe personalitetet e shquara Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu, që ngriti varrin mnumental të Ismail Qemalit në vitin 1932.

Kështu, portreti i Ahmet Durmishit (1872 – 1937), flet edhe për Ismail Qemalin e madhërishëm të Pavarësisë.

Ndoshta është e tepërt të flitet për përgatitjen kulturore të personaliteteve të prefektëve, të pasqyruara me mjeshtëri nga autori veprës Enver Lepenica. Ata të gjithë kishin kryer studimet e larta në universitetet më të mira të Europës dhe ishin përkushtuar ndaj interesave  të atdheut.

Kështu p.sh. Ahmet Durmishi  kishte mbaruar studimet e larta për administratë, në Stamboll. Citojmë: “Ahmet Durmishi shoqëroi Ismail Qemalin në Europë, si edhe në takimet me arbëreshët e Napolit dhe të Sicilisë”. Në vitin 1908, kur u kërkuan për t’u burgosur anëtarët e Klubit patriotik  “Labëria” në Vlorë, Ahmeti u arratis në Napoli. Më vonë paria e Vlorës e kishte shënuar në listën e komisionit për të përkrahur kandidaturën e Ismail Qemalit për deputet në parlamentin xhonturk.. Në vitin 1912 u emërua prefekt i parë i shtetit të pavarut shqiptar në Vlorë. Ishte titullar i ndarjes së pasurisë së trashëguar nga Perandoria Otomane, me përkujdesjen që të mos kishte qejfmbetje përkundrejt një pune të frymëzuar nga drejtësia.

Në vitin 1913 Durmishi ishte prapë shoqëruesi i Ismail Qemalit, në Kuvendin e Mesaplikut.

“Kur dha dorëheqjen Ismail Qemali më 20 janar 1914, Mufit Libohova mori kompetencat e kryeministrit dhe iu drejtua prefekturave duke theksuar se “të gjithë nëpunësit, siç janë, do

të mbeten në detyrat e tyre, se populli ka nevojë për qetësi e rend…”. Edhe në këtë rast “Ahmeti tregoi qartësinë, atdhedashurinë dhe përkushtimin kombëtar”. Ahmeti e tregoi patriotizmin e tij edhe si pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, 1920.

Është ndër ata që e ngjallën kombin nga asgjëja – thotë autori i librit.

Afërsisht pesë faqe i kushtohen edhe Rauf Remzi Ficos (1881-1944), me nëntitullin “Prefekti që u bë elita e diplomacisë shqiptare”. Më 1903 mbaroi shkëlqyeshëm studimet universitare në Stamboll. Zotëronte 8 gjuhë të huaja. Mik i afërt me Bajo Topullin, Sali Butkën etj. Me Bajon, ishte pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit si dhe anëtar në delegacionin për kufijtë jugorë. Në 1 shkurt 1914 ka qenë prefekt i Vlorës. Me nismën e tij, në 1917 u hap streha vorfnore e fëmijëve jetimë në Tiranë.

Në vitin 1924 kërkoi në Kuvendin Kushtetues të mbahej zi për Presidentin Uillson. Në vitin 1926: Oficer i Legjionit të Nderit nga Franca. Në shkurt të atij viti kaloi në shërbimin diplomatik shqiptar. Më 2 prill 1939, në vigjilje të pushtimit, i ngarkuar nga Zogu, takohet me Herman Gëringun dhe me Joakim Ribentropin, për t’i kërkuar ndihmë Gjermanisë për invazionin që përgatitej të bënte Italia ndaj Shqipërisë. Sapo u pushtua Shqipëria nga Italia,

Rauf Fico internohet në Itali. Pak muaj pasi u kthye nga internimi, vdes në Tiranë, më 23 janar 1944. Varrimi i tij ka qenë nga më madhështorët, për nga numri i madh i pjesëmarrësve, të të gjitha shtresave.

Ja pra të gjith prefektët që përshkruhen në këtë libër ishin në lartësinë e përgatitjes kulturore, dhe me dashuri dhe përkushtim ndaj atdheut siç ishin edhe dy prefektët që përshkruam: Ahmet Durmishi dhe Rauf Fico dhe  të gjith u persekutuan, burgosën apo pushkatuan nga regjimi barbar i Enver Hoxhës, Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut.

*     *    *

Autoi ka hapur një parantezë në libër me titull: “Si u sollën eshtrat e Ismail Qemalit në Vorë”. Eshtrat e Ismail Qemalit u sollën nga Kanina në qendër të qytetit të Vlorës në vitin 1932 dhe për të, u ngrit një varr munumental. Për kryerjen e kësaj ceremonie, me interesimin e Mbretit, Zogu I, parlamenti, në seancën e 22 nëntorit të vitit 1932 caktoi deputetët që do të përfaqësonin: Petro Poga dhe Zoi Xoxa. Përfaqësues i Mbretit ishte gjenerali Leon Xhilardi dhe përfaqësuesit e qeverisë, Milto Tutulani dhe Hilë Mosi, dhe Eshref Frashëri. Bashkë me personalitete të tjera nga Tirana dhe nga i gjithë vendi.

Hil Mosi tha, në emër të mbretit: “I dashtuni Mbreti ynë: I frymëzuem nga ndjenja e nderimit për hartonjësin e indipendencës sonë, eshtnat e këtij veterani do të prehen në një varr madhështor…”.

Mesazhin telegrafik të Mbretit e lexoi prefekti Nepravishta: “ Me kënaqësi marr pjesë në gëzimin e popullit. Sakrificat për pavarësi janë fakte patriotizmi të paharrueshme. Siguroni popullin se, bashkë me patriotin e madh të kombit tonë, Ismail Qemalin, të gjithë dëshmorët janë gjallë në shpirtin tim”.

Me këtë ndërhyrje në libër Enver Lepenica hedh më shumë dritë mbi vlerat e Ahmet Zogut, për çështjen kombëtare dhe të nëpunsve, prefektëve, që i shërbyen atij.

Stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Vlora, tanimë emigrant në Komo, ka bërë një libër të mallëngjyeshëm për familjen e madhe të Plakut të adhuruar të Pavarësisë Kombëtare ku përshkruan se si komunistët shqiptarë kanë marrë nëpër këmbë fëmijët dhe të gjithë të afërmit e atit të kombit tonë Ismail Qemal bej Vlora duke i burgosur, internuar, e persekutuar.

*     *    *

Këto ishin vetëm disa mendime, për të publikuar një libër historik i cili kishte munguar dhe është një libër që duhet ta lexojë çdo shqiptar për të njohur historinë e tij të lavdishme por plot dhimbje dhe lot.

*Publiçist, redaktor i gazetës “55”, Tiranë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Enver Memisha, Eoxa, Kostaefektet e Qarkut Vlore, Kostaq xoxa, Pr

LAMTUMIRE ALFRED ZIJAJI!

February 9, 2013 by dgreca

KOHA I KISHTE REZERVUAR BREZIT TONË NJË VEPËR TË MADHE ATDHETARE/

 Nga Enver MEMISHAJ/

 Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha në telegramin e ngushëllimit që i dërgoi familjes së të ndierit Alfred Zijai, theksoi atë meritë që të tjerët e “harruan” apo nënvleftësuam se njeriu të cilit po i shtinin një dorë dhe për në banesën e fundit kishte qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Alfred Ziaji la pas gjurmë të pa shlyera jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, por edhe në historinë e lavdishme të qytetit të tij, Vlorës, prandaj është më mirë të pyesim se si rrojti ky bir i shquar i Vlorës dhe jo si vdiq në një moshë fare të re, 52 vjeçare.

Për jetën e tij heroike po flas me lot në sy në këtë shkrim.

*     *     *

Viti 1990, ishte viti që bëri epokë në historinë e shqiptarëve. Shqiptarët, u ngritën për lirinë e tyre dhe i dhanë fund sundimit të komunistëve gjakatarë. Ata hynë në udhën drejt një shteti demoktarik dhe ligjor si e gjithë Europa.

Në dhjetor të këtij viti në Tiranë u themelua Parta Demokratike. Vlonjatët, me ndjenjën e atdhetarizmit dhe intuitën e lirisë, si gjithmonë në historinë e Shqipërisë vrapuan në Tiranë.

E ndjenin se po afronte ndryshimi i madh. Alfred Ziaji, duke përfituar nga miqësia me profesor Gramoz Pashkon luajti një rol aktiv në përhapjen e ideve demokratike dhe themelimin e Partisë Demokratike, në Vlorë.

Në këto rrethana vrulli më 29 dhjetor 1990 në Vlorë ishin strukturuar dy grupe demokratike:

Grupi Afrim Jupit, siç u quajt më vonë nga populli, që përbëhej nga: Afrim Jupi, Manol Bono, Maksim Hitaj, Irma Halili.

Grupi Roland Tafilit, sipas emërtimit që atij i vuri populli, që përbëhëj nga: Roland Tafili, Ventigjar Hamzaraj, Hasko Hoxha, Bujar Borshi.

Ndërmjet këtyre grupeve qëndronte Alfred Ziaji, me njohje dhe shoqëri me grupin e Roland Tafilit, i cili me aftës, me autoritet dhe meritat e ti, me porosi nga Gramoz Pashko i bashkoi të dy grupet.

Këta nuk kishin dijeni të qarta se si do arrihej përmbysja dhe ndryshimi epokal, por ata adhuronin lirinë, kishin intuitën, dëshirën, vendosmërinë, guximin dhe trimërinë. Në kushtet e terrorit komunist, veprimtaria pothuajse zhvillohej ilegalisht.

Ata nuk e kishin zgjeruar mbledhjen për të ruajtur konspiracionin dhe pra për të mbrojtur veten. Megjithatë këta bij të denjë të Vlorës e vranë frikën, prandaj kur unë përdor fjalën guxim dhe trimëri nuk bëj asnjë hiperbol por vetëm pohoj një realitet. Të gjithë ata që e jetuan atë kohë mizore, e dinë fort mirë se për çdo fjalë të lëshuar pa dashje apo me shaka kundër regjimit, nuk i zinte gjumi me netë të tëra, se mos shoku apo miku i spiunonte, se mos vëllait apo motrës i shkiste goja dhe përfundoje në burg.

Kordinatori i dy grupeve, Alfred Ziaji, pasi kishte biseduar me profesorin e ekonomisë, Gramos Pashko dhe kishte marrë prej tij miratimin që të vinin të deleguar nga Tirana, për formimin e Komisionit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike, caktoi ditën e shtunë më 29 dhjetor 1990 të takoheshin në shtëpinë e tij.

Autoi i këtij shkrimi, e njihte mirë çiftin e bukur Ziaji, Kujtimin dhe Irfanen, Çifti ishte prerë për njeri tjetrin, të bukur të dy, por bukurinë më të madhe e kishin në shpirt dhe në sjelljen e tyre. Kujtimi kishte humbur dy vëllezër, në kushte që nuk u sqaruan asnjëherë dhe për këtë ai shikohej si “armik populli”.

Karakteri dhe shpirti tij demokratik, intuita dhe guximi e futën në udhën e luftës për përmbysjen e dikaturës komuniste, prandaj ai hapi dyert e shtëpisë së tij, pa mendur për pasojat që mund t`i vinin.

 

Në këto rrethana vrulli më 29 dhjetor 1990 u formua Komisioni Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike Vlorë nga disa intelektualë trima e të mençur si: Afrim Jupi, Roland Tafili,

Ventigjar Hamzaraj, Hasko Hoxha, Alfred Zijai, Bilal Çela, Manol Bono, Aleks Tahiri, Bujar Borshi, etj, të cilët treguan në atë moment madhor historik se ishin trashëgimtarë të denjë të

të parëve të tyre, mishërim i atij shpirti të lirë vlonjat që ka bërë emër e ka zënë vend nderi në historinë tonë.

Pasi diskutuan si të deleguarit edhe të pranishmit edhe pse kishte mendime të kundërta si për kthimin e pronave mbrojtur nga Bujar Borshi dhe Ventigjar Hamzaraj, pavarësisht nga

rezervat që patën grupet ndaj njeri tjetrit, pranuan dhe vendosën të gjithë njëzëri, formimin e Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike të Vlorës dhe firmosën proçesverbalin përkatës.

Kryetar i partisë u zgjodh Afrim Jupi, dhe sekretar Roland Tafili.

Fillimisht mbledhjet e PD-së janë zhvilluar pothuajse ilegalisht në shtëpinë e Kujtim Zijait dhe më pas në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt. Mbledhje janë zhvilluar edhe në shtëpinë e Afrim Jupit, atje janë bërë edhe takime të Sali Berishës me drejtuesit e PD-së së Vlorës.

Alfred Ziaji, Kreshnik Çipi dhe Rrapo Taho si aktivist të shquar e kthyen të gjith skuadrën e futbollit “Flamurtari” me PD-në, duke ushtruar një ndikim të madh tek të gjithë qytetarët.

*     *     *

Po kush ishte në atë kohë Alred Ziaji ?

Ai  kishte lindur në Vlorë në vitin 1961. Përfaqësuesi tipik i mënçurisë dhe guximit të rinisë vlonjate. Ishte diplomuar në Akademinë e Sporteve, dhe në fakultetin e Drejtësisë. Futbollist i shquar i “Flamurtarit” të Vlorës dhe i kombtares së Shqipërisë. Pedagogia e tij, në Akademinë e Sporteve, Mimoza Pashko, në vitin 1986 e kishte njohur me bashkëshortin e saj, pedagogun e ekonomisë në Universitetin e Tiranës Gramos Pashko, me të cilin lidhi miqësi. Bindjet e tij dhe kjo lidhje miqësore e shpunë atë në vijën e parë të Lëvizjes Demokratike. Një mik i tij, Mihal Çela, e kishte prezantuar me Ventigjar Hamzarajn, i burgosur politik, dhe ky e prezantoi me vëllezërit Shaska, Farinë dhe Bedrinë dhe së bashku diskutonin dhe propogandonin kundër diktaturës komuniste. Më pas u bashkuan edhe me Roland Tafilin dhe Hasko Hoxhën dhe u përgatitën për themelimin e Partisë Demokratike. Ai thotë se: “Radjon, “Zërin e Amerikës” e dëgjonim tek shtëpia e Ventigjar Hamzarajt, dhe më pas propagandonin idetë që dëgjonim atje”.

 

*    *     *

Për të propaganduar idetë demokratike që përfaqësonte Partia Demokratike, për bërë të ditur themelimin e Partisë Demokratike në Vlorë,  Komisioni Nismëtar thirri në një miting.

Nuk është gabim që dita e themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës të quhet data 6 janar 1991, sepse këtë ditë populli i Vlorës duke iu përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike doli në

shesh, konfirmoi dhe miratoi Partinë Demokratike. Komisioni Nismëtar i Partisë Demokratike të Vlorës, tashmë ishte plotësisht i ligjshëm, i zgjedhur dhe miratuar nga populli.

Ishte një miting historik, madhështor dhe që do të mbahet mënd gjatë nga vlonjatët. Ne që morëm pjesë në atë miting dhe që më vonë u bëmë pishtarë të udhës demokratike të vlonjatëve

e kuptuam se historia e qytetit tonë po hynte në një epokë të re fatlume për Shqipërinë, duke lënë pas një epokë vuajtje, mjerimi dhe lotësh.  Fati i kishte rezervuar brezit tonë këtë vepër të madhe atdhetare

Alfred Ziaji kujton se: “Më 6 janar ishte ndeshja e futbollit ndërmjet “Flamurtarit dhe “Elbasanit”. Nga mitingu ne shkuam në ndeshje të cilën e fitoi Elbasani 2 me 1. Por kur ne bëmë golin i gjithë stadiumi shpërtheu në entuziazëm u ngrit në këmbë me dy gishtat lart, gjë që tregonte se qytetarët vlonjatë e kishin aprovuar themelimin e Partisë Demokratike dhe se ishin me të”. Policia kishte bllokuar rrugët gjoja që të mos kishte ngjarje të pa parashikuara, po në fakt ajo synonte të ndalonte popullin që të merrte pjesë në miting, dhe kështu të ulte autoritetin e Partisë Demokratike në popull. Rrapo Taho ka udhëhequr Lagjen e Re, dhe në krye të demonstruesve ka çarë rrethimin e policisë që të mbeteshin rrugët e lira për të shkuar populli në miting. Po kështu policia refuzoi mbajtjen e mitingut, me pretekstin absurd se gjoja ajo ishte e angazhuar me ndeshjen e futbollit “Flamurtai” -“Elbasani”, dhe se kërkesa për mitingun duhej

firmosur dhe vulosur nga qëndra në Tiranë .

Më 13 mars 1991, u bë Kuvendi i Parë i Partisë Demokratike të Vlorës, ku ndërmjet 20 anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie figuronte edhe emri plot dritë i Alfred Ziajit, siç mbeti I tillë gjatë gjithë jetës tij.

Në intervistën e parë, më 23. 6. 1991, që ka dhënë si kryetar i Partisë Demokratikë z. Afrim Jupi ka deklaruar ndërmjet të tjerave: “Detyra ndaj popullit dhe atdheut na futi në këtë udhë…

*    *     *

Vlera e xhestit epokal të 9 burrave që formuan Komisionin Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike, ose më saktë, Partinë Demokratike qëndron në atë, se ata filluan dhe çelën një

epokë të re për historinë e Vlorës, prandaj vitet kalojnë dhe ata  rrisin përmasat e tyre.

Ishte koha kur kishte mbaruar rezistenca e individit dhe tashmë kushtet kishin thirrur në skenën shoqërore, rezistencën e partive politike. Këta ishin të parët që vranë frikën dhe u rritën në sytë e

vlonjatëve dhe gjithë Shqipërisë. Askujt nuk i shkonte në mëndje se si do të shkonin më tej zhvillimet politike dhe shoqërore, aq më tepër për mungesën e informacionit, prandaj të gjitha ata që, që në ditën e parë që u sanksionua rezistenca meritojnë të vlerësohen dhe të dallohen nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ata u bënë aktorët e jetës politike e shoqërore. Ata  burra u ngritën mbi dhunën që brente vëndin.

Vështirë të gjesh njësi matëse për të vlerësuar veprën e këtyre burrave që themeluan Partinë Demokratike dhe të atyre vlonjatëve që, që të nesërmen u bashkuan me Partinë Demokratike dhe nuk u ndanë prej saj edhe në ditët e terrorit komunist të viteve 1997 – 1998, ata bënë epokë.

Një qytet njihet dhe identifikohet prej emrave të mëdhenj që ai nxierr e rrit dhe këta burra që, që nga 6 janari i vitit 1991, ecën pa u ndarë nga Partia Demokratike, janë prej këtyre emrave të

mëdhej të qytetit të tyre. Nderim të veçantë meritojnë një shumicë e qytetarëve vlonjatë, të cilët mbasi mbaruan misionin e tyre historik u kthyen në shtëpitë dhe hallet e tyre, ose vazhdojnë të japin kontribute pa këruar asnjëherë grada dhe ofiqe, këta dhe vëtm këta, këta “njerzit e pa

njohur”, përbëjnë vlerat e vërteta të shoqërisë shqiptare.

Të nënët qytetarët e shquar vlonjat ndërmjet të cilëve edhe emri plot dritë e lavdi i Alfred Ziajit, gdhëndën një datë historike, 29 dhjetor 1990 dhe 6 janar 1991, ndërsa Vlora ende nuk u ka kthyer borxhin këtyre burrave t`i bëjë qytetar nderi të sajë. I kam pyetur edhe për pasurinë, nismëtarët e parë të Partisë Demokratike dhe ata të gjithë më janë përgjigjur me një fjali të

vetme:

– Pasuria jonë janë idetë tona që triumfuan mbi diktaturën.

Ja pra pse duhej përmëndur dhe përse duhej vlerësuar i paharruarai Alfred Ziaji, Vlora duhet të jetë krenare për këta bij të denjë të sajë.

Në vitin 1990, ata qenë të bukur dhe me flokë të zes, sot atyre u janë thinjur flokët por zëmrën e kanë të re, si në vitin e lavdishëm 1990.

 

*   *   *

S h ë n i m:

Për më shumë shih: Enver Memishaj “Lëvizja demokratike në Vlorë 1990 – 1991”, Tiranë 2011

Filed Under: Kronike Tagged With: Alfred Zijaji, Enver Memisha, Lamtumire, Lepenica

NJË LIBËR HISTORIK PËR NJË PATRIOT TË MADH E NJË EPOPE TË MADHE

January 16, 2013 by dgreca

Rreth veprës së Enver Memishaj – Lepenica “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare, në Luftën e Vlorës, 1920”, vlerësuar nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”/

Nga Shpresim Kasaj/

Kryetar i Shoqatër Atdhetare e Kulturore Armeni/

 Në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Atdheut, studiuesi i njohur Enver Memisha –Lepenica nxori nga shtypi dhe i dhuroi publikut të gjerë librin e tij njëmbëdhjetë: “Major Ahmet Lepenica – Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”.

Ky libër vjen në kohën dhe në momentin e duhur dhe është një libër më vlera të mëdha historike dhe atdhetare, se flet për një patriot të madh, me një veprimtari njëzetvjeçare në shërbim të Atdheut, që nga viti 1904 kur u angazhua në lëvizjen patriotike jashtë atdheut e deri më 1924, kur e mbylli veprimtarinë e tij, në shkallën e Tujanit, duke mbrojtur Qeverinë Demokratike të Fan Nolit.

Ahmet Lepenica e filloi luftën kundër turqve dhe e vazhdoi atë kundër grekëve, më 1914 për të çliruar Kolonjën, Leskovikun, Përmetin, Këlcyrën, Tepelenën dhe Delvinën. Atë e gjejmë në krye të luftës kundër forcave antikombëtare  esadiste në brigjet e Vjosës më 1914, kundër pushtuesve serbë në shtator- dhjetor 1921; në Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit më Greqinë më 1923, në drejtim të forcave revolucionare- demokratike të 1924.

Por, ajo që i dha lavdi Major Ahmet Lepenicës dhe që e vendosi në faqet e historisë sonë kombëtare është “Epopeja e Luftës së Vlorës e vitit 1920”, ku ai qe Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare që bënë atë luftë dhe atë epope madhështore, më e madhja në historinë e popullit tonë, pas asaj Skënderbejane. Autori, duke pasqyruar veprimtarinë e komandantit të kësaj lufte, ka pasqyruar hollësisht e me vërtetësi dokumentare organizimin dhe zhvillimin e kësaj lufte vigane që bënë shqiptarët kundër Italisë, një mbretërie dyzet milionëshe.

Në këtë mënyrë, ky libër nuk është një libër për Ahmet Lepenicën, por edhe një libër i mirëfilltë për Luftën e Vlorës, duke plotësuar kështu librin e mëparshëm të këtij autori për udhëheqësit e Luftës së Vlorës me titull: “Emblema e një Epopeje”. Në këtë libër të dytë, autori e ka dhënë më të plotë e më të dokumentuar Luftën e Vlorës, krahas asaj të komandantit të saj.

Në këtë libër gjen të plotë aktorët që e ideuan, organizuan dhe udhëhoqën këtë epope si dhe ata që luftuan  drejtpërdrejtë në atë përleshje titanike.

Autori librit Enver Memishaj, flet edhe për ngjarje të tjera të historisë së popullit tonë si për Qeverinë e Ismail Qemalit, për esadistët, për rebelët e Haxhi Qamilit, për Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe Vendimin e saj famëkeq për Shqipërinë, për Kongresin e Lushnjës, Qeverinë e dalë prej saj, për Revolucionin e Qershorit e për plot ngjarje të tjera, si edhe për personalitete historikë në mardhënie me major Ahmet Lepenicën, çka e kthen librin në një enciklopedi të vogël por mjaft të vlefshme për historinë e vendit tonë.

Nga të gjitha këto, është e natyrshme, që autori do të fliste më hollësishëm dhe më gjatë për Luftën e Vlorës 1920. Siç e thamë më lart, aty flitet me hollësi për Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare” që organizoi e drejtoi këtë luftë, për Komandantin e Përgjithshëm të kësaj lufte dhe shtabin e tij, për organizimin e luftën e çetave të mëdha e të çetave të fshatrave të veçantë, për ndihmat me trupa dhe ushqime të krahinave të tjera si nga Tepelena, Gjirokastra, Berati, Elbasani, Skrapari, Mallakastra e Tirana. Aty flitet hollësisht për operacionet luftarake dhe goditjet që iu dhanë pushtuesve italianë në Kotë, Gjorm, Llogora, Drashovicë, Matohasanaj, Tepelenë si dhe për luftën frontale mbi Vlorën e rrethuar në darën e hekurt, në fazën e dytë të luftimeve, më 11 qershor deri më  22 korrik 1920.

Pra, librin për Ahmet Lepenicën, autori e ka kthyer njëkohësisht edhe në historinë e plotë të  Luftës së Vlorës, nga e cila nuk mund të ndahej komandanti i saj, sepse ishte kjo luftë kulmi i lavdisë së tij, që e bëri atë të pavdekshëm dhe e vendosi në faqet e historisë sonë.

Duke bashkuar emrin dhe historinë e Ahmet Lepenicës me atë të Luftës së Vlorës, autori ka vepruar me mjeshtëri duke na dhënë një simbiozë të vërtetë të lavdisë së komandantit me atë të Luftës së Vlorës.

Çështja e dytë që dua të shtroj në këtë shkrim është mbështetja e autorit në dokumente arkivore e burime të shumta, si shtypi, kujtimet e bashkëkohësve, folklori që autori i analizon me paanësi, e  që i japin librit vërtetësi të padiskutueshme e të pakontestueshëm, duke bërë një libër të mirëfilltë historik dhe autorin një historian shumë të mirë. Kjo duket po t’i hedhësh një sy burimeve dokumentare dhe bibliografisë që ka përdorur autori. Habitesh se ku e ka gjetur ai kohën e vullnetin për të shfletuar e lexuar mijëra e mijëra faqe literaturë dhe dokumente.

Le të flasim konkretisht:

Nga arkivi qendror i shtetit autori ka gërmuar në 62 dokumente, nga biblioteka e Tiranës 26 dokumente, nga instituti i historisë 20 libra historikë, nga instituti i shkencave dhe folklorit pesë libra. Vec këtyre vetëm literatura historike që ka shfrytëzuar autori përbën 105 libra të autorëve të ndryshëm. Një punë të madhe të autorit e zënë gërmimet dhe hulumtimet në gazetat dhe revistat e botuara në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, si: “Përlindja e Shqipërisë”, që dilte në Vlorë më 1913 -1914, “Populli” e vitit 1914, “Dielli” që dilte dhe del në Sh.B.A “Politika” e Vlorës e vitit 1923, “Drita” e Gjirokastrës e viteve 1920 -1924, “Mbrojtja Kombëtare” e Vlorës e vitit 1920-1922, “Liria” e Tiranës, “Albania” dhe “Liria Kombëtare” e Gjenevës 1924-1925, “Shqipëria e Re” e Konstancës dhe duke vazhduar me 51 gazeta të tjera dhe 15 revista.

Të gjitha këto burime të shumta arkivore e dokumentare të shfrytëzuara me zotësi nga autori, e bëjnë librin, për të cilin po flasim siç e thamë më lart, një libër historik shkencor, kurse autorin e shndërron nga një studiues në historian të zotë e kompetent.

Por, duhet thënë se autori, duke pasur si objekt Ahmet Lepenicën ka lënë paksa në hije një komandant tjetër të lavdishëm të Luftës së Vlorës, Qazim Koculin, që e udhëhoqi atë luftë në fazën e dytë të luftimeve që ishte edhe më e vështirë, atë për marrjen e qytetit të Vlorës. Megjithatë, mund të themi se, duke shkruar këtë libër për Ahmet Lepenicën, autori kreu një detyrim ndaj njeriut të madh të fisit të tij, por edhe një detyrim ndaj Vlorës dhe historisë së lavdishme të saj.

Të lumtë zoti Enver Lepenica që na dhurove një libër kaq të mirë në këtë 100 vjetor! Të lumtë dora e të buroftë mendja dhe pena për të na dhuruar libra të tjerë si ky edhe për patriotë të tjerë të mëdhenj!

 

Shënim: Kumtesa e mbajtur më 3 nëntor 2012, në Universitetin “Pavarësia”, në Vlorë që bërë diskutimin e librit. Derguar nga Vlora per gazeten “Dielli”.

Ne Foto: Shpresim Kasaj, autor i kumteses

Filed Under: Kulture Tagged With: Enver Memisha, Major Ahmet Lepenica

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit
  • “VENDI IM” 5th Anniversary Concert Event
  • Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj arriti fitoren e 15-të pa asnjë humbje
  • Një cikël poetik antologjik me autorë të së njëjtës gjenealogji
  • “ENDRRA SHQIPTARE” E RIPOPULLIMIT DHE VOTA E DIASPORES
  • TURP per Kryetarin e Bashkise dhe Keshillin Bashkiak te Tiranes!
  • “Barleti i hershëm”, magjepsja e re Nadin -Plasari!
  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), mbi marrëveshjen për themelimin e Bashkësisë të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë
  • MIRËNJOHJE KOSOVË, FALEMINDERIT Z.FITIM GLLAREVA
  • Platoni mbi edukimin

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT