• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEMARKACIONI ME MALIN E ZI

April 2, 2014 by dgreca

NGA RAMIZ LUSHAJ/

1.Ministri i Brendshëm i Republikës të Kosovës, Bajram Rexhepi, lidhur me vijën kufitare shtetërore me Malin e Zi në shtator 2010 në Pejë iu deklaroi masmediave për demarkacionin se “kufiri mund të luhet 200 ose 300 metra”(!) Kjo një problematikë (ndër)kombëtare përtej aktuales. Bisedimet e fundit Kosovë-Mali i Zi, mes ministrave të Jashtëm në shkurt 2014 dhe atyre të Brendshëm në mars 2014 ( shoqërue edhe me disa marrëveshje për kufirin) pohojnë se demarkacioni do të vendoset pas disa muajsh, kësaj vere. Ky është i katërti vit kalendarik i çështjes së hapur të kthimit të kufirit nga një kufi administrativ i ish-Jugosllavisë në kufi shtetëror në mes dy shteteve të reja Kosovë-Mali i Zi. Në takimin e parë zyrtar publik dypalësh dakordues më 21 qershorit 2010 në Podgoricë mes ministrave të Brendshëm Rexhepi-Brajoviç, u deklarua se demarkacioni do të përmbyllet ma së largëti kah fillimviti 2011. Gjenerali Erhard Bühler, komandant i KFOR-it në Kosovë deklaroi botënisht se kjo çështje do të përfundojë në verë 2011.  Edhe zv/kryeministri i Kosovës H. Kuçi lajmnoi vitin 2011. E, këso afatesh të njipasnjishme janë prit e përcjell në kalendarin e çdo viti. Edhe më 2011, më 2012, më 2013. Edhe tani më 2014. Këto tejzgjatje tregojnë se ka probleme të forta e të mëdha të vijës kufitare mes dy shteteve fqinjë. Përndryshe, ekspertë të kufirit, të cilët ishin edhe në“demarkacionin” tepër problematik e jo pak konfliktual Kosovë-Maqedoni, e përcaktojnë si ma të vështirë kufirin Kosovë-Mali i Zi.

2.Në kohën e Ish-Jugosllavisë të Titos, në vitin 1974, kufiri ndërmjet Republikës së Malit të Zi e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) u vendos në dam të shqiptarëve të Pejës me rrethina. Kjo edhe për faktin se asokohe Pejën e drejtonte një malazez. Tani tri komunat kufitare: e Pejës, e Deçanit e Istogut (Burimit) drejtohen nga liderë shqiptarë të partive kryesore parlamentare të Kosovës, të cilët po ndikojnë në tejzgjatje po jo në këputje drejtësisht e përfundimisht të demarkacionit.

Shqiptarë, e jo vetëm ata, në të dy anët e kufirit Kosovë-Mali i Zi kanë mbetë duke i tund tapitë e pronave të tyre në erën e kohës e të premtimeve gjithfarësh. Aq ma keq kur kemi të bëjmë me raste të tilla: forcat policore të Malit të Zi hyjnë deri në 6 km në thellësi të territorit të Kosovës tue i pengue edhe shqiptarët e Deçanit, Pejës e Istogut të shfrytëzojnë bjeshkët e tyre, të dalin në stanet e tyre, të zotërojnë kullotat e pyjet e tyre. Nga zona e Rugovës, banorët e Shtankajve e Bogajve pse kanë deshtë të shfrytëzojnë tokat e tyre kanë pasë 5-6 arrestime nga forcat policore kufitare malazeze. Fatmirësisht, në mes policisë së dy shteteve e popullsisë së tyre, nuk ka pasë përplasje të përgjakshme, përveçse apelimeve e protestave jo të pakta.

Shteti i ri i Kosovës ndaj këtij problemi të vjetër të demarkacionit ka alternativë të njëjtë prej se nga viti 2010: “Nuk do të jetë problem për banorët që kanë tokat në ato pjesë. Ata do të pajisen me leje të veçanta për t’iu mundësuar lëvizja pa ndonjë problem dhe do të punojnë tokat pa pengesa”(!) Mirëpo në shekuj historia iu ka dhanë leksione banorëve të këtyre zonave kufitare pwr pronat e tyre me lëvizjet e shpeshta të kufinit (“granicës”). Në ma pak se njëqind vjet disa herë janë ndarë-bashkuar-ndarë ndërveti Mali i Zi me Serbinë.

3.Deklarata e ministrit Rexhepi është alarmante në se kryejmë përllogaritje: Vija kufitare me Malin e Zi është 78.6 km. Në koft se “kufiri luhet 300 m.” atëherë një e rënë e lapsit fjalathotë se Malit të Zi i duhen “falur” rreth 24 km2 sipërfaqe nga territori i Kosovës (!) Në koft se “kufiri luhet 200 m.” atëherë “dhurata” prapë është e jashtëzakonshme: mbi 15 km2 (!)

Në historinë botërore për 15-24 km2 sipërfaqe kufitare ka pasë raste të shpërthimit të një lufte lokale apo rajonale ndërmjet shteteve.Liderët në dy anët e kufirit kanë lëshue deklarata për “demarkacionin” qyshse në fillim vitin 2010, kur kryeministri malazez Milo Gjukanoviç deklaronte se “nuk ka kurrfarë probleme në kufizimin e Malit të Zi me Kosovën”, “Ekziston kontest i vjetër për përdorimin e kullosave nga njëra dhe ana tjetër e kufirit, por kjo nuk është problem i kufizimit”, “dikush dëshiron të krijojë disa probleme kufitare të Malit të Zi, në mënyrë që ta ngadalësojë integrimin e tij evropian”, etj. Njwherash edhe ministri i Brendshëm Rexhepi deklaronte para mediave në Podgoricë se liderët malazezë “me qëllim i mbyllin sytë” para problemeve lidhur me kufirin,  se qytetarë të Malit të Zi, “kanë zhvendosur njërën nga shenjat kryesore kufitare në dëm të territorit të Kosovës”, etj.

Edhe nga ana e Kosovës dhe e Shqipërisë ka pasë ndërhyrje në territore të sotme të Malit të Zi, si mw 8 qershor 2011 kur shqiptarët e Shqipërisë përgjatë një km hynë dhe e zhvendosën  50 m. kufirin në lumin Gërçar të Gucisë (mesi i rrjedhës së tij është kufi mes dy vende fqinjë), etj. Predrag Bulatoviç, deputet i Partisë Popullore Socialiste, parti opozitare serbe, kërkon nga foltore e Parlamentit Malazez, që, sipas tij,“duke pasur parasysh aspiratat shqiptaromadhe” të fqinjëve të lidhen me ta (Shqipërinë e Kosovën) të atilla marrëveshje që të garantojnë që çështja e kufirit me Malin e Zi të jetë zgjidhje e përjetshme.

 

Japonezët kanë një shprehje të madhërishme: “Tokë më fal që të shkel me kambë”!, ndaj nis edhe nga ky shembull aziatik duhet të shqetësohemi shqiptarisht e botënisht për demarkacionin sikur të kishim edhe një rast të vetmuar si ai i familjes Balaj nga Strellci i Deçanit për pronat  e saj në bjeshkën e Zhlebit.

 Këto prona, kryesisht alpine, nuk janë çështje të një individi, të një fshati apo komune, po janë probleme në 36 fshatra të komunave Deçan, Pejë e Istog (Burimi) përgjatë vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

Zvarritja në katër vite kalendarike të përcaktimit të vijës së kufirit mes Malit të Zi e Kosovës ka të bajnë pikërisht me zbutjen e shpërthimit të ndonjë revolte të paparashikuar e të padëshiruar. Ndoshta kjo është arsyeja që nuk paraqiten shifra kaq ballas, kaq shkoqur, sa ma reale. Nganjëherë “demarkacioni” nuk pyet aq fort për “demokraci”!  Dy anët e kufirit nuk kanë nevojë as t’ua zvarritin e as t’ua shafitin problemet e pronave të tyre, po t’ua zgjidhin drejtësisht e shpejt ato.

3.Fakti që mbi 15 apo rreth 24 km2 tokë etnike shqiptare është në lartësi alpine, në reliev të thyer alpin, në bjeshkë me stane për verime bjeshktare, në pyje, në kullota verore, etj. nuk do të thotë që të jenë jashtë vëmendjes të banorëve në dy anët e kufirit, as të ketë shtyrje,heshtje, mbulim e mos zgjidhje të problemeve nga dy qeveritë e Kosovës e Malit të Zi, as të ndonjë kompromisi të mundshëm me EULEX e KFOR në Prishtinë, etj. Aq ma keq t’i falim pronat kësodore, kësokohe, kësisoj!

Nuk janë pak as mbi 15 km2 apo 24 km2, pasi ishulli strategjik i Sazanit – ma i madhi i Shqipërisë Londineze është vetëm 5.5 km2 dhe dihet nga historia mesdhetare se sa lufta janë krye nëpër shekuj në mbrojtje të tij. Pra, shtetit të ri të Kosovës i merren nga shteti i Malit të Zi, në secilin nga dy rastet e masipërme, rreth “tre Sazan” apo mbi “katër Sazan”(!) Nuk janë pak sikur të kishim qoftë edhe “një Sazan” të tillë.

Të mos harrojmë historinë: principata e mbretëria e Malit të Zi, dinastia çetinase e saj, me pushtime e aneksime dhe dekrete të Fuqive të Mëdha i ka marrë Shqipërisë Etnike qyshse nga luftërat e Ostrogut (1853) e Grahovës (1858) dhe në dy luftërat ballkanike 1912-1913 mbi 9.000 km2. E ka trefishue sipërfaqën e saj në dam të shqiptarëve etnik. Prapë do të vazhdojnë të marrin shteti i Malit të Zi toka shqiptare sa një, tre apo mbi katër “ishuj Sazan” në kufij të Pejës, Deçanit, Istogut (Burimit)?!!

4.Demarkacioni e ka lidhjen e vet të shumëfishtë (i)direkte edhe me krijimin e parqeve (ndër)nacionale si Parku Ballkanik i Paqes ndërmjet Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi (Plavë-Gucisë) si dhe Parku Nacional i Rozhajës (Mali i Zi), etj. Prej kohësh po punohet e financohet në këto projekte për me i kthye pronat e shqiptarëve etnik në “prona shtetërore” për me e vendos krejt lehtësisht vijën e kufirit shtetëror, sepse kësisoj banorët autoktonë shqiptarë nuk i kanë ma bjeshkë, pyje e kullota të tyre. Krijimi i këtyre parqeve edhe në Plavë-Guci e në Rozhajë synon me i detyrue shqiptarët etnik me u shpërngulë në vise, shtete e kontinente të tjera, me i spastrue etnikisht trevat shqiptare nga shqiptarët trojenik e me i mbush ato me kolonë malazezë, boshnjakë e serbë.

Demarkacioni në mes Kosovës e Malit të Zi paraqet një tjetër rrezik sa të fshehtë e të hapur, keqpërdorimi politik. Në zbatim të procesit të paraparë në nenin 3 të aneksit VIII të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, u vendos kufiri Kosovë-Maqedoni dhe tani në prag të fushatës elektorale për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë duan ta kryejnë “de facto” edhe kufirin shtetëror me Malin e Zi për ta propoganduar si arritje para shqiptarëve e ndërkombëtare, për të vjelë vota, etj.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rashko Konjeviç, pas nënshkrimit në Prishtinë të marrëveshjes për bashkëpunimin policor  Kosovë-Mali i Zi, para masmediave deklaroi qëllimin tjetër të përcaktimit të sivjetëm të vijës kufitare shtetërore në mes dy shteteve teksa pohoi: “ekspertët malazez dhe ata kosovar së shpejti duhet të finalizojnë demarkacionin e kufirit në mënyrë që t’i dërgohet një mesazh i përbashkët Komisionit Evropian drejt perspektivës evropiane”.

 5.Në fundvitin 1975, asokohe 20 vjeçar, isha vet i treti në një seminar të ATSH-së në Lezhë sëbashku me gazetarët e vendlindjes time, Gani Qerimi e Ibrahim Hajdarmataj e, rastisi të shkonim zyrtarisht tek anija e peshkimit “Islam Mustafa” në Shëngjin ku kapiteni i saj Fran Ivanaj para disa ditësh kishte ra heroikisht nga plumbat e një anije ushtarake jugosllave e futur në brendësi të territorit ujor shqiptar. Aty, në anije, na folën për “dy kufij detarë shqiptar”, njëri në ruajte të Ministrisë së Brendshme e tjetri, ma andejna, në ruajtje të Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk po e çprushi këtë “enigmë” në mes Shqipërisë e OKB-së, etj., e hapur dhe e mbyllur nga E.Hoxha e M.Shehu, etj. Kjo m’u ka kujtue shpesh gjatë debateve e praktikave politike, diplomatike e juridike të viteve të fundit për të ashtuquajturen “Marrëveshje e Detit”, përndryshe “Pakti detar Shqipëri-Greqi”. Kjo m’u kujtua edhe në prillin 2012 kur tek “Syni i Sheganit” në kufi mes Hanit të Hotit dhe doganës malazeze, policia ujore kufitare malazeze arrestoi tetë peshkatarë të Malësisë së Madhe teksa peshkonin me katër varka në ujërat e shtetit fqinjë, pasi kishte mangësi edhe sinjalistika të kufirit ujor në liqenin e Shkodrës.

            Dikur, në kohën e monizmit, iu dha Jugosllavisë (sot pjesë e shtetit të Malit të Zi) një hapësirë detare pothuaj sa sipërfaqja e rrethit të Mallakastrës (580 km2) apo ma  e madhe se ajo e Paktit Detar Shqipëri-Greqi (354 km2). Kjo për arsyena të kohës. Në se këtë fakt nuk do ta quajmë “skandal”, atëherë duhet të përgaditemi që të mos ndodhemi përballë ndonjë “skandali” tjetër në përcaktimin e kufirit të pritshëm detar me Malin e Zi (tue nistue tek ishulli-tokë “Franc Jozef” në deltën e Bunës; përcaktimi i pikës treshe detare kufitare mes Shqipërisë-Malit të Zi-Italisë (sipas barazlargësisë dhe zgjidhjes së barabartë, që do të kënaqte kërkesat e tre shteteve), etj.

            Në fakt prej kohësh, gjatë denoncimit atdhetar e juridik dhe përdorimit politik elektoral të “Paktit Detar me Greqinë”, përfaqësues të lartë të së majtës në pushtet kanë deklarua se “do të kemi një të tillë Marrëveshje Detare edhe me Malin e Zi”,  ku “nuk do të lëshojmë asnjë milimitër”, “vetëm në dy palësh fqinjësi të mirë do ta ndajmë detin”, etj.

            Realisht, sikurse me Greqinë, pavarësisht nga Marrëveshja (të paplota) Shqipëri-Itali-Jugosllavi (1968), Shqipëri-Itali (1992), lind nevoja për përcaktimin e kufijëve detarë edhe me Italinë e Malin e Zi. Ne nuk po duam e as nuk mundemi të futemi si ekspertë në thelluta të së Drejtës Ndërkombëtare, të Konventës Montego Bay–1982 (Ligji për Detin), etj. Veçse theksojmë faktin se duhet patur kujdes në grykderdhjen e Bunës në det të hapur – tek delta e saj, tek dy ishujt e formësuar prej prurjeve lumore të saj në fundshek. XIX, si ishulli disa hektarësh “Franz Jozef” i bashkuar tashma me tokën (si gadishull) dhe tjetri, ishulli strategjik e turistik Ada në Ulqinin nën Malin e Zi. Pikërisht ndërmjet tyre, në deltën e Bunës, duhet të jetë pika me koordinata të përbashkëta dhe të njëjta për të dy shtetet: Shqipërinë dhe Malin e Zi, që të ketë në konsideratë edhe Kepin e Rodonit (ndryshe nga mangësi në Marrëveshjen me Italinë), etj.. Për ma tepër Mali i Zi ka një stacion matës në deltën e Bunës me ndryshime në shtratin e vet prej prurje të saj e l.m.d. të njëjtë me detin, etj.

            Ndryshe nga çdo vend tjetër në hartën e botës, në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi i gjen kaq të lidhun në afri ndërveti kufirin detar, lumor e liqenor, çka kërkon studime e kujdes të veçantë, që të mos plasin një “skandal” tjetër i mundshëm, i radhës.  Nuk ka nevojë për ngutje, pasi Komisioni Ndërkombëtar i Kufinjve zgjati 12 vjet (1913-1925) për ndarjen e kufirit të Shqipërisë Londineze me Malin e Zi (mbretëri e republikë e ish Jugosllavisë Monarkiste). As kufini i sotëm Kosovë-Mali i Zi nuk ka nevojë për përngutje, pavarësisht se e kërkojnë ndërkombëtarët si kusht për integrimin e Malit të Zi e të Kosovës në BE e NATO, pavarësisht se opozita e sotme (sikurse Serbia) ngrihet kundra ngritjes së këtij kufiri nga administrativ në shtetëror, sepse njohja e kufijve ndikon në njohjen e Kosovës nga OKB si shtet i pavarur e sovran.

 6.Ende nuk jemi ulë me kambë në tokë e me duar në tavolinë e të bajmë llogari: sa kilometra katërore është Kosova sot në vitin 2014?! Pak kush e di. Askush nuk e thotë hapur. Sa km2 i kanë marrë Kosovës dardane Patriakana e Pejës, Manastiri i Deçanit, etj. të cilat kanë status të veçantë?  Fjala vjen: Manastiri i Deçanit nuk lejon të kalojë as autorruga për Plavë nëpër territorin e saj, jo le më pasandej të pretendojnë shqiptarët për pronat e saj!  Ky manastir i ngritur mbi toka të shqiptarëve si Hasi Kuçit, mbi themele të Kishës së Gashit të Xërxës, me projekt arkitekturor të priftit shqiptar Vita i Kotorrit, etj. sot ka 2.3 km2 territor të saj me status të veçantë e të mbrojtur nga KFOR! Kjo nuk është sipërfaqe e pakët: më pak se gjysma e ishullit Sazan të Vlorës dhe ma shumë se gjysma e ishullit Ada të Ulqinit shqiptar.Në koft se ia falim Malit të Zi mbi 15 apo 24 km2 nga territori i Kosovës, në koft se Mali i Zi merr prapë territore tokë-lumë-det të Shqipërisë nga delta e Bunës deri në thellësi të ujërave ndërkombëtare të Adriatikut (ndoshta dhjetra apo qindra km2 sipërfaqe), sepse çdo ndryshim i pikës fillestare në Tokë është tregues i ndryshimit të vijës ndarëse në hapësirën ujore detare.

            Në rast se Kosova e Shqipëria ecin me logjikën e lëshimit të territoreve të veta atëherë duhet të ndryshojë edhe sipërfaqja e tyre në hartën e botës dhe në libra shkollor e popullor. Mos vallë prapë duhet të rrudhemi etnikisht në territore si komb para oreksit shoven të fqinjëve malazezë, serbë, maqedonas e grekë?! A thue na e jep pa luftë Gjukanoviçi ishullin Ada? Jo. Atëherë pse ne u dashka t’i falim atij e shtetit të tij multietnik qoftë edhe një metër katëror nga territore të Shqipërisë Londineze e të Kosovës Euro-Atlantike?! Po nuk vepruam drejt, kombëtarisht, do na gjykoj e nuk do na e falin historia shqiptare.

           

 

                                                                                                                   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: DEMARKACIONI ME MALIN E ZI, Ramiz Lushaj

ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE NË SHQIPËRI MARS/PRILL, 1991

April 2, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli*/

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhënjet diplomatike më 15 Mars 1991, kur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Muhamet Kapllani dhe ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Raymond Seitz nënshkruan atë ditë Memorandumin e Mirëkuptimit, në prani të dhjetëra shqiptaro-amerikanëve dhe zyrtarëve nga të dy vendet.

Më 1945 Shtetet e Bashkuara kishin kushtëzuar rivendosjen e marrëdhënjeve diplomatike me Shqipërinë, ndër të tjera, me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, duke dërguar atë vit një mision në Tiranë për të biseduar mbi këtë çështje. Por, sipas Departmentit të Shtetit, qeveria komuniste e Enver Hoxhës i kërkoi misionit amerikan që të largohej nga Shqipëria.  Ashtu edhe ndodhi.  Diplomatët amerikanë u dëbuan ga Shqipëria komuniste, për të mos u këthyer në Tiranë deri në vitin 1991.

Pothuaj e njëjta procedurë qe ndjekur nga Amerika edhe në Mars/Prill 1991, kur menjëherë pas nënshkrimit të  rivendosjes së marrëdhnjeve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës më 15 Mars, Departmenti Amerikan i Shtetit vendosi që të dërgonte sa më shpejtë një delegacion diplomatik në Shqipëri për të hapur ambasadën e re dhe  njëkohësisht për të shërbyer si monitotues në zgjedhjet e para pluraliste, ndonëse jo të lira, që ishin në plan të mbaheshin në Shqipëri më 31 Mars, 1991.  Një delegacion i përbërë nga katër veta dhe i kryesuar nga ambasadori David Swartz, arrijti në Tiranë, një javë pas nënshkrimit të Memorandumit,dhe në javë para zgjedhjeve, duke u bërë kështu misioni i parë diplomatik amerikan që vizitonte Shqipërinë, ç’prej vitit 1946.

Ndonëse në raste të mëparshme kam shkruar mbi vizitën e misionit të parë amerikan në Tiranë më 199, si dhe për  marrëdhënjet shqiptaro-amerikane që kanë vazhduar të lulëzojnë ç’prej asaj date, kësaj rradhe deshta të përkujtojë shkurtimisht, atmosferën e zgjedhjeve të para pluraliste nga pikëpamja e një monitoruesi të atyre zgjedhjeve, si anëtar i delegacionit amerikan.  Megjithëse gjendja politike kishte ndryshuar shumë në një vend si Shqipëria që ishte sunduar nga thundra e hekurt e një prej regjimeve më barbare të botës komuniste — zgjedhjet e 31 Marsit, 1991 ishin hapi i parë drejtë liberalizimit, drejtë hapjes së Shqipërisë ndaj botës dhe procesit të gjatë të demokratizimit të jetës në vend, pas një izolimi të vet-imponuar prej pothuaj 50-vjetësh.

Procesi i zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri,  nuk ishte as i lirë dhe as i ndërshëm, sepse ligjet dhe rregullat për zgjedhjet e para pluraliste ishin përpiluar nga partia në fuqi, dmth. Partia e Punës — dhe  natyrisht ishin në favor të saj, duke u mohuar partive të tjera të posa formuara barazinë dhe të drejtën e barabartë për të zhvilluar një fushatë efektive.

Partia e Punës gëzonte një monopol absolut mbi mjetet e komunikimit dhe median, ndërkohë që partitë e opozitës ankoheshin se nuk kishin patur kohë të majftueshme për tu përgatitur për zgjedhjet, pasi nuk kishin as përvojën e nevosjhme për tu prëballur me Partinë e Punës që i kishte rrënjët thellë.  Në të vërtëtë, nga vizitat që bënim tek qendra e Partisë Demokratike dhe tek ajo e Partisë Republikane – që ishin dy partitë kryesore të opozitës — në Tiranë si edhe në zyrat e tyre në rrethe, shihej konfuzioni  i tyre, për të mos thënë  mbizotëronte një kaos i vërtetë, falë mungesës së përvojës për të organizuar një fushatë, sidomos kundër një partie që kishte kontrolluar dhe pentruar çdo aspekt të jetës së shqiptarëve, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Listat e kandidatëve për rrethe të ndryshme të partive të opozitës, në shumë raste, nuk ishin të plota dhe në shumë zona të vendit, partitë e opozitës nuk kishin zgjedhur as kandidatë për arsye se koha për tu përgatitur për zgjedhjet ishte aq e shkurtër.  Në të vërtetë, Partia e Punës kishte vendosur që – për të minimizuar rolin e partive të tjera, zgjedhjet të mbaheshin në fillim të Shkurtit, ashtuqë opozita të kishte edhe më pak kohë për tu përgatitur, por më në fund kishte vendosur që – si   një gjest “vullneti të mirë” ndaj opozitës, zgjedhjet të shtyheshin  dhe të mbaheshin me 31Mars.  Megjithkëtë, ishte një atmosferë tejet e pafavorshme për kandidatët e partive politike të posa formuara, në krahasim me ata të Partisë së Punës, e cila manipulonte burimet dhe mjetet shtetërore në favor të kandidatëve të saj.

Në zyrat e partive të opozitës vihej re një mungesë dëshpëruese e mjeteve bazë për funksionimin e një zyre të thjeshtë, lere më të një qendre ose zyrë funksionale për drejtimin e zgjedhjeve kombëtare dhe për shpërndarjen e programit dhe mesazheve të opozitë elektoratit shqiptar.  Megjithëse votimet u cilësuan nga shumica e monitoruesve të huaj, sidomos europianëve, në përgjithësi si të drejta dhe të lira, delegacionet monitoruese amerikane refuzuan t’i cilësonin si të tilla. Një prej tyre, Instituti Kombëtar Republikan ka thënë në raportin e tij se “fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nuk mund të karakterizohej as si e drejtë dhe as e lirë.”  Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit, nepërmjet zëdhënses Margareth Tutwiler në Washington bëri një deklaratë me 3 Prill, 1991, duke informuar median amerikane se, “Duke u bazuar në raportet e monitoruesve amerikanë dhe ndërkombëtarë, duket se procesi elektoral kishte mangësi serioze në disa fusha me rëndësi të standardeve të OSBE-së për zgjedhje të drejta dhe të lira.”  Zëdhënsja e Departmentit Amerikan të Shtetit, tha duke iu referuar Shqipërisë si një vend pa përvojë demokratike, se “tani është në dorë të të gjithë elementëve të shoqërisë shqiptare për të mbështetur që sistemi i ri pluralist të funksionojë në mënyrë efektive”, duke theksuar se, “Partia e shumicës duhet që të respektoj plotësisht të drejtat e partive më të vogëla”, dhe përfundoi duke shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara se ato “Do të mbështesin vendosmërisht parimet e demokracisë në Shqipëri, si edhe ata që veprojnë për të ndërtuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.”, deklaroi para 23 vjetëve, zëdhënsja e Departmentit Amerikan të Shtetit, pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri.

Fitorja e Partisë së Punës shkaktoi revolta në disa qytete, përfshirë Shkodrën ku për fat të keq të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, pas zgjedhjeve, me 2 Prill u vranë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, dhe  u plagosën afër 30 të tjerë.  Fatkeqsisht, edhe sot pas 23 vjetësh të këtyre vrasjeve, siç ka ndodhur me shumë vrasje e tragjedi të tjera në historinë e vendit,  nuk është zhvilluar ndonjë proces drejtësie për ata që ishin drejtë për drejtë përgjegjës, ose për ata që dhanë urdhër për të shtënë me armë zjarri kundër njerzve të pafajshëm. Thuhet se këto të shtëna, të cilat sipas dëshmitarve vendas — kishin ardhur nga ndërtesa e ish-Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër  jehona e të cilave kumbon edhe sot për drejtësi në koridoret e instiucioneve qeveritare e shtetërore, 23 vjetë pas zgjedhjeve pluraliste.   Më kujtohet mirë se megjithë shpresat e mëdha për një fillim të ri, për një shoqëri më të drejtë dhe më tolerante për Shqipërinë post komuniste, vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, në radhët e delegacioneve të huaja në Tiranë, si një shënjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare.  Mos zbardhja e këtyre vrasjeve deri më sot, justifikon dyshimet  e tyre, 23 vjetë më vonë.

*Autori ka qenë anëtar i delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri dhe monitorues i zgjedhjeve të para pluraliste në atë vend në Mars/Prill 1991.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: 1991, Frank shkreli, mars-prill, ne Shqiperi, Zgjedhjet e para pluraliste

TRAGJEDIA E 2 PRILLIT

April 1, 2014 by dgreca

23 vjet nga vrasja e Arben Brocit dhe tre studentëve nga Sigurimi i Shtetit gjatë mitingut antikomunist/

Skenari i Gramoz Ruçit në masakrën e 2 prillit/

Nga Alfons GRISHAJ/

Më 1 prill 1991, demokratët e Shkodrës vërshuan para selisë së PD-së, me lot në sy pyesnin për rezultatet. Dikush ishte dhe i acaruar. “Prapë këta kriminelë!”. U munduam t’i qetësonim. Folën para selisë Kolec Ndoja, Viktor Martini, Azem Hajdari. Azemi ishte shumë i qartë në fjalën e tij… Më kërkuan disa herë që të flisja. Isha shumë i lodhur, kisha netë pa gjumë. Ngarkesa dhe barra më e madhe binte mbi mua, jo vetëm për njohjen e madhe me të rinjtë e Shkodrës, por dhe si një demokrat që nuk njihja kompromise me ish-kastën e kuqe.
Është e vërtetë që Dilaveri dhe Gjeka erdhën e kërkuan “bashkëpunim”, për të qetësuar situatën. Por, cila ishte arsyeja e vërtetë? Vetë prania e tyre ngjallte neveri tek demonstruesit. Ata nuk shihnin tek Dilaveri dhe Gjeka figurat e rendit kushtetues, por kukullat e metalta të një rendi antikushtetues dhe ilegjitim, të cilët me serumet e trurëve të tyre të lara i shërbenin një kaste gjakpirëse e delirante që, për 47 vjet kishte burgosur, torturuar e vrarë.
Pse duheshin shqetësuar aq shumë këta policë, kur demonstruesit po demonstronin si qytetarë të një bote të lirë? Ata po protestonin për manipulimin e votës së vjedhur dhe ata nuk protestonin për veten e tyre, por për Shqipërinë se, Shkodra nuk ishte Republikë më vete, ashtu siç kërkonin bashibozukët e Sigurimit, që hidhnin parulla serbe: “Shkodra Republikë!”, etj… Pse nuk u shqetësuan këta zotërinj, kur makinat e tyre të policisë dhe të ushtrisë shkonin për të votuar, sa në një zonë në tjetrën për të manipuluar?
Në lagjen “Xhabije”, populli gati sa nuk u konfrontua me këta mjeranë, që për të dytën herë donin të votonin. Vetë Sokol Shazi, përfaqësues i Frontit Demokratik, ky një njeri kurajoz dhe i ndershëm, i tha oficerit mustaqemi: “Ju keni votuar dhe njëherë, çfarë doni këtu!?”.
Devocioni i tepruar i këtyre zanatlive të pafe, që për ta nëna dhe babai ishte PP-ja, ky devocion katetonik do ta çonte në kolaps shtetin komunist.
Gjeka duhet ta dinte se, Shkodra ka qenë fuçi baruti për antikomunizëm.
Atje janë zhvilluar dy lëvizje të mëdha antikomuniste ’45-’46. Si i kishte harruar Gjeka të gjithë ata priftërinj e hoxhallarë shkodranë, që ishin burgosur e martirizuar?
Pra, as Dilaveri dhe as Gjeka, nuk e njihnin historinë antikomuniste të Shkodrës. Ata vinin si diletantë për të nakatosur dhe jo për të qetësuar.
Për t’i kujtuar Gjekës, se Dilaveri u plagos më 13 dhjetor, pikërisht se ai nuk e njihte situatën dhe ajo ishte një shenjë e mirë për t’i treguar atij se Shkodra nuk ishte Puka.
Më 1 prill kemi ndenjur deri në 10:30 të natës, duke qetësuar demonstruesit para KPP. Kemi qenë disa përfaqësues të PD-së: Unë, Arben Broci, Eduard Perjaku, Kolec Ndoja, Nikolin Thana, Pjetër Arbnori, Artan Broci dhe Eduard Grishaj. Me ne ishte dhe Dilaver Papare. Dilaveri tha: “Se, nëqoftëse nesër mblidhen demonstrues para KPP-së, ne do të veprojmë ndryshe”. “Cila ishte arsyeja që ky njeri që i dridheshin duart duke dredhur cigaren të ishte në atë ankth? Kush e kishte urdhëruar dhe përse!?”. Dy prilli do të ishte përgjigjja më e mirë. Pas shpërndarjes së demonstruesve, shkuam tek selia jonë. Për të nesërmen u caktuan të hapnin zyrën Arben Broci dhe Eduard Grishaj, me ta u bashkuan dhe Frano Gjergji dhe Fatmir Bërdica, përkatësisht anëtarë të Këshillit të PD-së.
Përpjekjet e zëvendësministrit Hajredin Shyti, për t’u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës, siç tha në gjyq, që gjoja PD e ka çuar Arben Brocin tek KPP-së Shkodër, i duhet një përgjigje e saktë këtij rrufjani. Tek KPP, nuk ka qenë vetëm Arben Broci, por ka qenë dhe Frano Gjergji, Fatmir Bërdica, Eduard Grishaj, Eduard Përjaku, unë dhe më vonë Ali Spahia dhe Pjetër Arbnori. Jam i bindur se Arben Broci, ishte piketuar që në takimin me Ramiz Alinë. Mbase, ishte i vetmi, në atë takim që e injoroi Presidentin komunist.
Shumica e të pranishmëve në atë takim ia dhanë dorën Ramizit, kurse Arben Broci jo.
Si mund të harrohej ky injorim që i bëri Arbeni të paprekshmit Ramiz Alia? Shpeshherë Arbeni shprehej: “Këta kriminelë kanë me u vra!”. Meqë rrinim dhe në një lagje ishim më afër njëri-tjetrit. Unë, Arbeni dhe Kujtim Asllani, bisedonim dhe jashtë mbledhjes për problemet e PD-së.
Të njëjtën shprehje do ta dëgjoja më vonë prej mikut tim, të paharrueshmit Hajdari, i cili një ditë më tha: “Alfons, kriminelët e Nanos janë duke u përpjekë me më vra dhe kan me e ba. Nëse gjaku im ka me i shërby demokracisë dhe Shqipërisë, ja kisha ba hallall, por nëse jo, do më vinte keq!”.

Si nisi

2 prilli filloi me një protestë model të shkollave të mesme “Jordan Misja”, “Oso Kuka” dhe “29 Nëntori”. Kjo protestë mund të krahasohej vetëm me protestat e vendeve të civilizuara botërore. E ardhmja e Shqipërisë kishte zgjedhur një model civilizues për të protestuar. Ishte një krenari dhe habi për këtë organizim ideal. Siç duket këto nxënës kishin menduar ta zbusnin klimën e protestuesve dhe komunistëve. Mbase dora e Zotit po mundohej të çlironte atë atmosferë (megjithëse komunistët nuk besojnë në Zot), të rëndë.
Çdo qytetar shkodran që e ka parë këtë skenë është mallëngjyer.
Por, jo! Engjëjt e lirisë nuk i njihnin mirë skeletonët e komunizmit. Si bisha të tërbuara u hodhën bashibozukët mbi nxënësit e pambrojtur… Pse e gjithë kjo egërsi mbi fëmijët që ishin të ulur mbi çantat e tyre!? Bashibozukët laramanë, shumica ishin pa uniformë policie, praktikë kjo e vendeve diktatoriale. Vetë kjo përzierje tregon për një taktikë dinake të përpunuar mirë nga Çapajev Thaçi dhe vartësit e tij…, shkodranët duke parë këtë skenë, u hodhën për të mbrojtur fëmijët e tyre. Babai për fëmijën, komshiu për komshiun, shoku për shokun dhe kështu reaksion zinxhir si bomba me hidrogjen plasi kjo demonstratë. Demonstrata e 2 prillit ishte e katërta brenda një viti. Nga përmasat ishte demonstrata më e përgjakshme në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Hebrejtë kanë një shprehje, “Helkath-Hazurim”, që do të thotë, “fushëbetejë”. U vranë pesë anëtarë të PD-së dhe jo katër. Këtë e kam thënë dhe e kam shkruar në shkrimet e tjera për 2 prillin: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe vdiq më vonë prej plagëve Artur Gila. U plagosën mbi 100 demonstrues, shumica me armë zjarri dhe pjesa tjetër me mjete të forta. Nuk mund të lë pa përmendur Harris Moranën, që mori plumbin në gjoks para Komitetit të PP-së, Shkëlqim Lisin, që nuk ishte më shumë se 12 vjeç, mori plumbin në bark dhe ashtu i plagosur ngrinte dy gishtat lart. Çlirim Bajri, mbeti i paralizuar, nga dy plagë zjarri etj. Mirë se këto ishin trima, po me vajzat çfarë patën ata të panderë e të pafe? Po përmend disa vajza që shkuan deri në humbje ndjenjash: Marsida Bruceti, Suela Basha, Blerina Tuzi, Elida Nika, Sidola Vata, Aida Krroqi, Flora Kurbini. Këto vajza nuk e kalonin moshën 17-vjeçare. Pra, siç shikojmë ishte një verbim total i Sigurimsave me dhe pa uniformë… Pse e gjithë kjo verbëri?!

Ballë për ballë me Çapajev Taçin

Gjatë ngjarjes së 2 prillit Blerim Çela, Kolec Ndoja, Agustin Shqalsi dhe unë, shkuam dy herë për t’i kërkuar Çapajev Taçit, që policia mos të qëllonte më me armë, as në ajër dhe as mbi popull. Kërkuam që forcat e policisë të tërhiqeshin brenda objekteve të tyre. Mbi tavolinën e tij kishte një kallashnikov dhe pesë karikatorë me fishekë. Kolec Ndoja e pyeti në mënyrë të ashpër: “Pse e mban këtë automatik dhe këto krëhëra me fishekë mbi tavolinë, për të vrarë!?”. Hyri menjëherë Agustini, që me qetësi shmangu një debat të pangeshëm. Çapajevit i shpjegova situatën, duke i kërkuar maturi dhe mençuri për kërkesën tonë, se për çdo rëndim të situatës, përgjegjësia do të binte mbi të. Ai me një triumfalizëm tha: “Forca të reja po vijnë nga Tirana, për të marrë situatën në dorë!”. U larguam për të vazhduar detyrën tonë…

Martirët e 2 prillit

Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik

(Botoi Dielli-Arkiv, 2 prill 2013)

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: alfons Grishaj, Tragjedia e 2 prillit

PARAGJYKIMI I ÇELEKULLAVE

April 1, 2014 by dgreca

Refuzim i një amze të vjetër racizmi/

Nga Rexhep KASUMAJ/ Berlin/

1.Në një shkrim të posaçëm dedikues për aneksimin  e Krimesë (lexuar tek “Tema”), intelektuali i shquar frëng Bernard-Henry Levy, përjashton simetrizmin justifikues rus me intervenimin ushtarak e moral të aleatëve euroatllantikë në Kosovë.

Ndërsa në Siujdhesën e Detit të zi, shpjegon ai, nuk kishte segregim e represalje të ligjëruar sistematike, në Kosovë, ndërkaq, përtej tyre akoma, pati program gjenocidi mbi shqiptarë, faji i vetëm i të cilëve ishte pse kishin lindur myslimanë.

Athua të ketë qenë, njëmend, ky qëllimi e pasioni i ekspanzivitetit serb, doktrinë e kahershme të cilën, në motin e ri, do ta konfirmojnë  “Memorandumi” i Akademisë dhe  “Franca 7” e selisë së Shkrimtarëve të urrejtjes? Teza thuase rehabiliton diskretisht Millosheviqin, gjakësin që udhëhoqi plojën e ideuar, si Kryqzatarin e flijuar në ledhet e Europës! Veçanësia religjioze, sigurisht, do të duhej të mjaftonte për distancë etike, stigmë dhe ndëshkim mbarëbotërorë. Mirëpo, pandehma nuk është e vërtetë. Ajo është hedhur n’anën tjetër, në anën e mohit të së vërtetës, madje, edhe për boshnjakët që kultivojnë këtë veti si përcaktues qenësie identitare.

Përse ende ky kundrim i vëngër, i anasjelltë dhe i përmbysur i humanistit të njohur? Si është e mundur të kurthohet si peng i amzës së vjetër të paragjykimeve raciste që ndanë popuj në renditje vlerash të subordinuara tabelare? Dhe e gjitha frymëzuar njëj sindromi të trashëguar, për të parë Ballkanin me optikën imperiale serbe? “Kurrë nuk e mora vesh”, shkruan bashkëkombësi i Levy-t, Kouchner, “se kush dha urdhër për të ndaluar Ushtritë çlirimtare tek ura e lumit Ibër ”! Ai mbase nuk e shpallte, por aluzioni ose supozimi ishte i qartë si drita e diellit. Vendi i tij u shtrëngua më pas nga real-politika e joqejfërisht, të njohë vetejetesën e Kosovës, por për kompensim ngushëllues e shplarje detyrimi ndaj miqëve, do të krijonte artificialisht në katrahurën e “interregnum”-it, enklavën veriore për të shantazhuar funksionalitetin e saj, në pritje të një kohe të dytë.

2. E ripohojmë me konsederatë përfundimin e tij mbi teknologjinë e planizuar popullvrasëse, por, njëkohësisht, refuzojmë me përbuzje arsyen (athua kishte fare arsye?) e kryerjes së krimit kolektiv serbian. Në fakt,  shqiptarët janë kryesisht myslimanë laikë, veçse nuk ishte ky tipar religjioz kryemotivi që lëvizte lokomotivën e parambrehur shfarosëse ndaj tyre. Rezistenca e shqiptarëve ishte fundamentisht nacionale: as civile, për ndërrim regjimi, e as fetare, për “Republikën e Zotit”. Kishte aq shumë shqiptarë të krishterë, më shumë se pjesa e tyre përpjestimore në banorësinë kosovare, që i dhanë asaj viktima, dëshmorë e tribunë të denjë për përmendore të ngritura tejendanë.

Luftëra për jetë vdekje pati kudo midis fiseve sllave në zonën perëndimore të Gadishullin ilirik. U gjakosën serbët dhe me sllovenë e kroatë, të dy të konfesionit katolikë, sikundër që, po ti voliste interesit kombëtar do të hartohej zellshëm, poashtu, një strategji gllabërimi kundër “vëllezërve” ortodoksë, malazezë e maqedonës. Porse, prania militare amerikane në Shkup dhe trëmbja nga betonimi i dasisë së përjetshme në Mal të Zi, bënin një rrethanë specifike frenuese që i shtynte serbët të reflektonin për rreziqet e të mblidhnin veten. Maqedonia gjysmëshqiptare, kjo “Serbi e vjetër” si e quajnë prore nostalgjikët, largohej disi vazhdimisht, ndërkohë që “serbëve të vërtetë” të Cetinjes, besojnë t’ua shformojnë ndjesinë dhe projektin e renesancës së tyre: nga brënda, heshtur e me durim të gjatë!

I kujtojmë, pra, filozofit të respektuar, se njandej nuk është ngjizur bërthama e luftës. Gjithçka kishte levë shkakësore yshtjen tradicionale belgradase për dominancë e territor, për “lebensraum” të shtrirë në dëm të hapsirës, poashtu, jetike të kombeve të tjerë. Serbia, fillimisht, desh të rikthente statusin e bjerrë hegjemon në sajesën shtetërore pastitoiste, të lëkundur ngasjeje për të tkurrë e shtypur autonomitetin e subjektëve të barabartë federalë dhe forcat centrifugale legjitime që i druanin prishjes së baraspeshës së brishtë. Pastaj, kur kjo do të rezultonte e pamundur në udhë politike, ata do ti rrekeshin armëve. Prijësi i tyre idhullor, i cili vite më vonë, do të vdiste në Hagë si kriminel lufte, brohoriste triumfalisht (në Fushë-Kosovë, 1989) se “sendërtimi i aspiratës sonë, po të kje nëvoja, do të kalojë nëpër zjarrin e konflikteve dhe se serbët, nëse nuk dijnë të punojnë, dijnë gjithësesi mirë të përleshen”! Taktikat ishin stërholluar qëmoti dhe prisnin orën e tyre. Ngjashëm me Kremlinin e tashëm që shpallte se nuk pati dorë në rebelimin autentik të rusëve të Krimesë, Belgradi do të shplahej me sintagmën tinzare” Serbia nuk është në luftë”. Ushtri e paramilitarë mbillnin mort e shpërngulje, kallje e rrënime përtej imagjinatës së futuristëve për mbarimin e botës, por kjo gjëmë nuk ishte veçse vetëmbrojtje jetimërore e serbëve të pakrahë lokalë. Pikërisht ky është çelësi i artë zbërthyes, i ditur tashmë dhe nga zogjtë në degë: ose federata sllavo-jugore do të shndërrohej sërish në pronësi serbe me resurse e njerëz që i shërbejnë përulshëm shkëlqimit të zotnisë në Dedinje, ose ajo do të çartet themelësisht dhe, në pluhurin e saj, si një feniks i paqenë kurrë, do të lindte ngreha e re – shteti i madh serbian.

Çarkullonin atëbotë dy postulate të llojit arianist që shenjëzonin karakterin dhe përmasat e rrëzomës së tillë. “Të gjithë serbët në një shtet”, ishte njëra anë e ideologjisë së përfaqësuar nga politika oficiale, kurse tjetra vinte nga komuniteti i fashistizuar akademik që duhej ta përligjte shpirtësisht atë. Autor i zbulesës së fundme, V. Drashkoviqi (i dizajnuar më pas), të cilin shtypi gjerman e cilësonte si folklorik në politikë dhe mediokër në letërsi, përvijonte kështu kufijtë e Rajhut të përtrirë: “ Serbi do të jetë nga varret në perëndim dhe deri tek tempujt në jug”, e kjo dmth nga riviera veriore kroate e deri aty ku ajo do prekte trupin e shtetit të cunguar shqiptar. Etnitë që i banonin territoret e shenjuara kompakte, duhej ti bindeshin sundtarit të ri. Por meqë eksperiencat e hershme nuk premtonin shumë, aherë ata duhej zhbërë fare: të vriteshim e shporreshin përgjithmonë. Operacioni ishte i vështirë. Ishte kohë tjetër, kur syri zhbirues i botës së lirë survejonte gjithçka. Ndërmarrja tragjike kërkonte përpunim të hollë e fshehtësi të plotë. Nëse turqit ndërtonin kulla kafkash njerëzore, për të demonstruar fuqi e tmerr, fantazia makabre serbiane, për ta përfeksionuar aktin e krimit, do të shpikte mjeshtërinë autentike të këmbëfshehjes. “Çelekullat” e llojit otoman, tani nuk ngriheshin drejt qiellit, por poshtë dheut. Piketohej efekti mashtrues e preventiv, sepse, ndryshe nga të nëndheshmet, ku trupi i pafat ngujohej në terr bashkë me gjurmët e dëshmisë që do të akuzonte, “Çelekullat” a varrezat publike janë përherë një promemorje dhe farë idhnake e rebelimit të ardhmë!.. Makineria e mnerit synonte, poashtu, dhimbjen dyfishtë: për atë që ishte jetëprerë vetëm pse kishte lindur në kohë e truall të gabuar dhe për të gjallët, të cilëve iu këputej e drejta e ngushëllimit për të dashurin humbak: me lot, lule e kujtesë pieteti në muranën e amshuar. Dhe ata, njësoj si të mbijetuarit, meqë kjenë nga të gjitha besimet, do ti jenë përfalur të gjitha faltoreve dhe mesazherëve hyjnorë. Ky nuk ishte mëkati tyre. Motivi i nëmur i zhbimjes s’kje feja a keqorientimi qytetnues. Ishte nacioni dhe vendzënja e tyre në tokën e lakmuar – verdikti i vdekjes së parathënë qyshkur në skenarët e zinj.

3. Po si mund t’jetësohej ëndërrkeqja? Pushtimet, spastrimet dhe dyndjet e përdhunshme biblike, për vetë esencën e panatyrshme të krijesës së fiksuar, ngeleshin mjeti i vetëm i saj. Mirëpo siç e dijmë tashmë, nga dishrimi i padrejtë, ëndrra u dogj. Ishte joreale dhe e jashtëkohshme. Kurse demiurgët e saj, për mungesë korpusi biologjik e fuqie ekonomike, kjenë krejt të                                                                                            pafuqishëm për ti dhënë jetë dhe së mbrami, serbët nuk kishin, e s’patën si të kenë, magjinë tërheqëse të qytetnisë që të joshnin të tjerët me sipërinë e rrezës së tij. Më e kohës e legjitime dhe, prandaj, më e fortë e bardhësore do të ishte kundërëndrra. Ëndrra e armiqëve të ëndrrës serbe: vullneti i tyre titanik për liri!

Kjo panoramë e shkurtër, ndoshta, arrin të dëshmojë se Luftërat në hemisferën ish-jugosllave, aq më pak drama e Kosovës, nuk patën në gjenealogjinë e tyre, si vlerëson ngushtësisht me syrin e keq, humanisti Levy – as nacionalizmin gjuhësor të romantikëve minoritarë dhe as flamurtarizmin e misionuar fetar. Në gjirin e shpirtit kryengritës të popujve joserbë qëndronte, thjeshtë, e drejta e lartë e jetës!

E jetës së lirë, në atdheun e lirë!

R.Kasumaj, Berlin, mars 2104

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: PARAGJYKIMI I ÇELEKULLAVE, Rexhep Kasumaj

”E ashtuquajtura ” Shqipëri !

March 31, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/Kur gjërat vlonin , kur diçka zihej për çështjen tonë atëherë serbët i rrokëte dhëmbja e barkut  dhe nga frika se mos po ndryshon diçka në të mirë të shqiptarëve , fëlliqëshin nga shkuarja aq shpeshtë e barkut (diarreja) sa ishin edhe pët tu  ”dhimbsur”. Dhe fillonte hsteria për si thonin ata t áhsuquajturn Shqipëri. E kjo historikisht , në vazhdimësi e posaçërisht kur coftina e madhe perandoria turko- osmane ,ishte e shtrirë për dhe  grabitqarët mundoheshin se kush e kush të ndukë copën më të madhe nga ajo : ajo e merrte frymën e fundit dhe mundohej që të mbijetoj së paku edhe pa  këmbë e   edhe pa duar . Por , si? E mendonte mbijetesën e saj së paku mbi trungun tonë , edhe  pse e shihte që pjesët vitale tona shkëputëshin , shqyheshin dhe masakroheshin  nga ata që rastësisht qëlluan në fqinjësi dhe mundoheshin të mbushnin fantazmën e tyre (shtetin e pa qenë) me copat më të mira shqipëtare.

Por të kalojmë tek serbët , tek këta fqinj jo falëmnderues të cilëve të parët tanë dardanë ( aty rreth shek, 7 psK ) iu gjetën punë , iu gjetën strehim.

Se ç´na shkruanin serbët mu ne kohën kur ndaheshin kufinjtë. Për të bindur Europën se ata ishin me rrënjë këndej pari   e thonin këtë : ” Fiset e popullit sërb (serbet nuk kanë patur fise  fxh) : Peonët ,Panët , Pelagonet (Paeones, Panaioi, Panones, Pelagones )  dhe të tjerë sipas ” gjeografistëve dhe mendësve ” (terme serbe) të vjetër u zhvendosën nga Azia e Vogël rreth lumit Struma quheshin Panët dmth ,”zotërinj” Nga ky lum janë shtrirë deri në Atikë dhe vendin e quajtën Peonia. Ata e vazhduan rrugën e tyre nëpër Iliri dhe Panoni deri në Danub… Panët ose Peonët e përbënin një teritor të madh  në të cilin  jetonin nën Nemanjiqët apo si njihej  edhe si Dardania dhe e cila  së bashku me tokat tjera e bënin edhe Turqinë e sotit ( Batakoviç) ”(E vërteta e kesaj mund të kuptohet vetëm në Kosovën e Jusuf Buxhovit)

Por serbet nuk kishin të ndalur me fantazime e tyre : ”Serbalët apo Serbiqët , Serbët ose Tribalitae -t (Србаљи, или Србићи, Срби — Θρυβαλη, или Tribalitae ) , jetonin në të vetëquajturën të vjetrën   Serbali – Serbi- ose Tribali   dhe me të renë në të quajturën Shqipëri , Maqedoni , Bosne ” . (Për mua gjërat këtu komplikohen pak , por ndonjëherë tjetër i sqarojmë : Tribalia ,  Dardania  ) . Ku ishte qëllimi serb i këtij të bëri lëmsh të gjërave ?

Por jo vetëm atëherë , por edhe tani ja se çka shkruajnë: ” Duke i analizuar (zbërthyr) të gjitha rrethanat vihet në përfundim se politika turke e asaj kohe (1900-1915)

ndaj serbëve të krishterë ishte kriminale dhe dyftyrëse . Shihej qartë se turqit e kishin ”nijetin” (qëllimin”) që të gjithë katolikët e Shqipërisë  veriore dhe as aj të mesme t´i islamizoj dhe t´i dergon në Kosovë  dhe Metohi .Qëllimi i fundit -terrorizimi i serbëve. Këte nuk mund ta kryente se pse nuk e lejonin obligimet e saja ndaj botës ; dhe kështu i çfrytëzonte shqiptarët ”( Rale Trifunoviç)” . Po qëllimin serb e shofim , nëse duam ta shofim në këta rreshta :” Romanokatolikët dhe Shqiptarët (?) me bekimin e Turqisë si dhe me lejen e heshtur të Vatkanit  , kryenin tmerre dhe terrore  të mëdha ndaj popullsisë ortodokse  ( mendohet serbe ) duke filluar nga shek. i 17-të , mu atëherë kur filloi golgota e ynë (serbe) (Rale Trifunoviq) .”

I di Turqia këto shkrime? Po shqiptarët tanë ,që shofin ende ëndrra anadollake , janë të vetëdijshëm për këto shkrime serbe?   Haxhi Zeneli   shkruan ” Historikisht Turqia ka bashkpunuar me Serbinë kur kanë qenë në pyetje shqiptarët për ti asimiluar apo robëruar.Eshtë për tu habitur kur shofim shkrime të ndryshme nga shqiptarët,se çfarë u kanë bërë okupuesit Osman shqiptarëve në shumë aspekte jetësore,dhe disa nga ne shqiptarët injorojnë historin e përgjakëshme dhe po mundohëmi ta zbusin okupimin e tyre ndaj tokave shqiptare.”   Por këta bashkë punonin ndërveti : është e vërtetë se si turqit e edhe serbët e kanë të njetë prejardhje . ” Ne stepat e anës veriore te Detit të Zi në lashtësi jetonin fiset iraniane, te cilat u zhvendosen nga sulmi i hunëve permes popujve turq qëu dynden nga Azia e brendshme drejt perendimit. Në veri te stepës shtrihet nga Karpatet deri ne Ural, një zonë e madhe pyjore.. Stepa e uraleve është vendi nga erdhën serbët e fiset tjera sllave te zhvendosur nga hunët ne Ilirine tonë  ( Gjon Vuksani )”.

Përvehtësimet nuk kishin e as që kanë të ndalur , e mjerë kjo histori e jonë që aq pak po i dalim zot : ” Njëzet vjet pas Mark Milanit të Kuqëve ,për Malësorët gjerësisht ka shkruar edhe  etnografi Andrija Joviqeviç (1870- 1939) , duke konstatuar që në Malësi  , së pari pa dyshim kanë jetuar edhe Serbët . Këte e trgon edhe prania e madhe e kishëzave dhe varrezave  të tipit ortodoks , si dhe mbishkrime serbe që kanë mbetur edhe sot… Në kohën e depërtimit serb në Shqipërinë Veriore , këto anë ishin të banuara nga serbët.

( Dy gjëra për tu veçuar : Hyrja ne Shqipërinë Verore  (Malsi ) pra s ´kishte Mal të Zi Cërna Gora ) dhe e dyta kur thot   kur depërtuan serbë , kishte        vetëm serb?)  Sipas Trifunoviçit : ”N Ballëzi në Koplik , ipeshkvi katolik i ankohej  arkipeshkvisësë Tivarit  se peshkopata e tij ishte mbushur me shkizmatik  ( Triunoviç Andrija :Malesija , 1976 )

Por vetvetiu ngrit et pyetja se kush ishin shkimatikët ?

Ja se çka thot Jovan Cvijiçi: ” Fiset e Malësorëve në luginën e Bjeshkëve të Nemura në mes të Shkodrës dhe  Metohisë ( dukagjinit fxh) jan ë kryesisht me prejardhje serbo-shqiptare , por ka edhe grupe malesorësh të besimit katolik të cilët e morrën besim Islamik , ose që u përzien me serbët dhe e morrën gjuhën serbe që si duket që në atë kohë edhe mund të ishte gjuha e tyre amë ” . Jo këta nuk janë në veti ! Po mjerë ne që humbim kohë me pazerllëqe turko-arabe dhe  të tjerët shkruajnë histori ; në bashkëpunim kuptohet .

Марко Миљанов (1833-1901) о Арбанасима

“Они више свечева од нас у годину славе, и један у другога иду. Они се не зову на крсна имена, но без звања долазе… Они служе свеце на племена, они славе: ‘Оти – Ивањдан; Кастрати – Марковдан; Груди – Госпођиндан, који су Латини, а који су Турци – Ђурђевдан; Селчани – Петковдан и Никољдан љетњи; Вукли и Никчи – Госпођиндан; Бога – Ми’ољдан; Шкрељи – Никољдан; Шаљани – Ивањдан; Берише и Мртури – Госпођиндан, и тако даље, по племена (по племенима – ИП), свако свога свеца слави, а светога Николу зимскога сви славе…” (Марко Миљанов Поповић, Сабрана дјела, Титоград/Подгорица 1967, 2. књига, 71-72).

Како је крсна слава карактеристична само и искључиво за Србе и српско православље, Марково приповедање о славама у арбанашким племенима добија посебан смисао. Јер, несумњива је чињеница да се Срби, “ма где да живе или ма када да су живели откако су крштени народ, а нарочито од Светог Саве па надаље, најлакше и најбрже могу препознати по слављењу домаћег, породичног годишњег празника званог слава; у осталом православном свету, као и у другим хришћанским црквама, крсна слава је непознато обележје” (Моја слава Свети Никола : Житије – чин славе – славарица, “Беседа”, Издавачка установа Епархије бачке Нови Сад 1997, 15. и 21-21). Ако су, дакле, арбанашка племена Марковог времена славила крсну славу, био је то сигуран знак да су она тиме исказивала своју још увек добро запамћену стварну верску и народносну припадност: били су то Срби који су тек недавно поарбанашени (при чему прилог недавно треба схватити временски врло широко), неки још увек у православљу, неки покатоличени, а неки исламизовани.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: e ashtuqujtura, Fahri Xharra, shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 900
  • 901
  • 902
  • 903
  • 904
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT