• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZUSKAT SHQIPFOLËSE TË FYROM-it

January 30, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

  Pamvarsisht nga sistemi apo konjukturat,disa gjëra mbeten gjithmonë të ngulitura dhe të pa shlyera në memorjen dhe në mentalitetin e një populli apo në karakterin e individit, mvarësisht nga formimi i tij moral dhe intelektual.Në kësisoj situatash vetëm aftësia për të kuptuar dimensionet e realitetit, një popull mund të çlirohet nga  iracionaliteti dhe injoranca e sjelljes së pushtuesit dhe elementit vazal të tijën,mbase kjo në teoritë e ndryshme të gjykuarit  dhe të menduarit politik njihet si një situatë sistemore ku detyrimisht detyrohet individi të mendojë për analizën sistemore të fenomeneve pushtuese dhe skllavëruese.Këtu buron dhe nxitja e individit apo kombit për të detektuar anomalitë e sistemit,kjo gjithmonë ka qenë fjetja në ndërgjegjen e njerzimit e cila ngacmohet deri në shpërthim, kështu ka qenë ndër të gjitha qytetërimet e njerzimit që kurë Zoti i Madhërueshëm,si krijues i njerzimit, porositi njerëzimin duke thënë ;“…Rruaju nga ai që krijon krime nga shkaku,ngase ai mundet të krijojë krime edhe pa shkak,pasi vetë është krijues i shkakut…“!.Ndërsa aftësia e njeriut për të detektuar anomalitë e sistemeve të ngritura,sidomos ato mbi gjuhën e urejtjes dhe dhunës përmes aparatit shtetëror të ngritura nga komoditeti i mos rezistimit dhe pajtimit me të qenurit skllav për mbijetesë të hedh në gjuhën e vjetër popullore apo në sentencën e vjetër ku thuhej se ; „peshku qelbet nga koka“ apo si ajo ku thuhet se „miza rri ndër bisht kali“.,popujt nën dhunë  nga pamundësia e të shprehurit hapur përdornin këto fjalë të urta,duke asocuar në këtë mënyrë në shkaktarin apo shkaktuesin e robërisë dhe skllavërisë ! Ky dimension përcjellës na imponon edhe nevojën e observacionit për të qenë sa ma realist të një situate politike por dhe ekonomike të shqiptarëve nën Fyrom.

NËN HIJEN E TRESIMBOLIKËVE

  Është i njohur se mes sistemit demokratik dhe atij diktatorijal qëndron sistemi unitarist,pikërisht ky asht dhe sistemi i cili mundëson dhe akomodon forcën politike në pushtet dhe e bën ate të pushtetshëm në të gjitha hallkat e saja,për aq më tepër kur korupton dhe subjekte politike të etnive tjera,në rastin më eklant kemi ate të marksist-leninistëve integrist shqiptarë të Fyromit.Ky amoralitet i këtyre politik bërësve kokboshe, shpërthen një zingjirë racizmi e dhune të institucioneve ndaj kombit shqiptar.Në fillim sllavomaqedonasit pas LDB-re,duke shfrytëzuar kishën dhe fenë ortodokse dhe duke emëruar priftërinj sllavë nëpër kishat ortodokse shqiptare në „maedoni“ tjetërsuan edhe shqiptarët e krishterë nga pjesa e Rekës,Dibrës Gostivarit e Tetovës.Me këtë akt ata faktikisht tjetërsuan edhe pronësinë e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare,duke i shëndruar në kisha ortodokse-sllave,ky tjetërsim nga shqiptarë ortodoks në ato sllavo-ortodoks,jo vetëm nga aspekti demografik por edhe nga aspekti juridiko-kushtetues shqiptarëve u kushtoi shtrenjt,si në fushën e dëshmive autoktone mbi pronën autoktone shqiptare po ashtu edhe nga goditjet më të forta nga dhuna dhe terorizmi i aparatit shtetëror në fakt të tjetërsuarit nga kombi i vet kann qenë dhe ma të dhunshmit ndaj kombit që realisht i takonin,madje dhe ma të ashpër se edhe kolonistët sllav.Politika sllavomaqedonase dhe pushtetit të tyre apsollut me asgjë nuk dallon si nga të parët po ashtu dhe nga të dytët,biles kjo politikë raciste serbofile e unitariste kalon edhe logjikën njerzore po të analizojmë gjithë këto vite të pas luftës së 2001-it,luftë e cila pruri në pushtet një kompani miopësh politik që përveç servilizmit dhe puthadorësisë trurbosh,nuk ia doli të shpërthejë atë perden  e hekurt që ishte trashëguar nga ish-jugosllavia,madje aq dhe më keq kur ditëve të fundit shkruhet me të madhe,madje dhe nga vetë drejtues të ish UDB-së,për implikimin e tyre në ish shërbimet sekrete jugosllave,pse jo dhe ato sllavomaqedonase ndaj në këtë kreaturë zoologjike as mund të flitet për hapsira, standarde apo vlera demokratike,shqiptarëve dita ditës sa ma  thellë u vështirësohet përditëshmëria.Kjo politikë e poshtruese e integristëve marksist-leninist përballë projekteve dhe programeve antikombëtare shqiptare,si rasti i gënjeshtrës në ditë me diell në mes të Tiranës për devijimin e Lumit të Radikës,dëshmon se vasalliteti i tyre ndaj padronisllav nuk njeh kufi,at vazhdojnë dhe do të vazhdojnë jo vetëm të jenë legjitimues të terrorit shtetëror sllavomaqedonas por dhe një fortifikatë antishqiptare për realizimin e projekteve të pseudo akademive të beogradit e shkupi si një aks i shëmtuar dhe provokativ ndaj kombit shqiptar.Në këtë konteks mund të thuhet ajo që shihet qartazi ai animozitet i parimeve racionale në mes qytetarit shqiptar dhe politikanit shqipfolës në forma institucionale.Është momenti i ballafaqimit me realitetin sa do i hidhur qoftë,kur at të kuptojnë e vetëdijësohen se janë të pushtuar,se liria,gjaku i dëshmorëve,gjuha dhe simbolet kombëtare nuk janë mall për treg politik,shpaga asht e rëndë këtë e provon dhe historia.Përbetimi mediatik për mediokër për kushtetueshmëri,barazi e demokraci mbeten vetëm demagogji,lypje e lirisë me përqindje,është amoralitet politik. Sot zuskve politikbërëse të integristëve u mungon sensi por dhe dëshira për t’iu kundërvënë shovenizmit sllavomqedonas që synon të rënojë gjithqka është pasuri kombëtare shqiptare, të frenojë prosperimin dhe domostrojë forcën kulturore dhe intelektuale të shqiptarëve,kjo tendencë tashmë është evidente edhe nga faktori ndërkombëtar,por mesa duket tresimbolika sllavo-ortodokse është aq e zhytur në plangprishësit shqipfolës sa që peshorja e pushtetit është më e rënduar se ajo e kombit të tyre.Duhet kuptuar se gjdo njeri lëndohet në dinjitet kur nuk e trajton si të barabartë,liria e të shprehurit dhe liria e besimit,dhe ushtrimi komod në identitetin tënd kombëtar janë të shenjta për atë që e kupton se siç thoshte dhe Napoleon Bonaparta se ; „Ka vetën dy fuqi në botë ; Shpirti dhe Mendja,në një afat ma të gjatë shpta mundet nga mendja“.Me sa duket tashmë qartë se ky akt madhorë i nënshkruar nga një popull i tërë me ngjyrën e gjakut,si duket nuk paska qenë frymëzim për partinë integriste të pushtetit në Fyrom,por përkundrazi,përpjekja e shqiptarëve për të qenë të barabartë mes të barbartëve është ngulfatur nga vetë klasa politike,duke u zavendësua me politikën ditore meskine për interesat e ngushta klanore,fisnore e partiake.Kontinuiteti jo i largët historik e politik i shqiptarëve nuk përfillet e as që has në mirëkuptim tek pala sllavomqedonase,ndaj dhe shqiptarët për gjdo ditë e më tepër jeta e shqiptarëve po rrokulliset në programet antishqiptare serbo-sllavomaqedonase përmes masave shtypëse policore e gjqësore,popullata po rrënkon e goditet nga të gjitha anët me dinamikën e saj të pa kontrolluar nga askushi,deri në atë shkallë sa që mundohet me gjdo kusht shkëputjen nga trungu e gjaku,prona e jetesa.Me këso politikash dhe politkbërës,anormale ne de fakto dhe de jure pranojmë vasalitetin,duke pasur parasysh se bëhen lëshime të rënda teorike,praktike,politike e juridike,dhe pikërisht ky ashtë dhe qëllimi i gjithë aparatit qeverisës sllavomaqedonas,të jesh ai që s’mund të bëhesh. Kësaj gjendjeje i rreziston forca intelektuale e cila prek pastërtinë e ndërgjegjes së vet,ngrit zërin dhe vendos forcën e intelektit në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit të tijën,familjes,shoqërisë e për më tej kombit në përgjithsi.Nga njerëz të inkriminuar në amoralitet,korupsion dhe çfardolloj shërbimesh të fshehta antishqiptare natyrisht se nuk mund të presësh ma shumë se zullumin mbi kokë.

REFLEKTIMI KOLEKTIV PËRMES AMANETEVE

  Në sistemet demokratike që njeh bota e civilizuar arma e vetme kundra unitarizmit është,bojkoti,padëgjueshmëria civile,protesta dhe së fundmi vota,përgjersa pushteti nuk vë në lëvizje forcën e terrorit për ndëshkimin kolektif.Por shtrohet vetë pyetja se zuskat shqipfolëse  në Fyrom gjatë gjithë këtyre,reprezaljeve,dhune,proceseve të montuara,diskriminimit nacional fetar, kulturor e ekonomik,cilën nga këto të drejta të njohura dhe të lejuara ndërkombëtarisht janë shfrytëzuar,qoftë dhe në minimum të ishin,kto ngjizje demokratike ndoshta do ti vënte në mendim po pse jo dhe në pendim qeverinë represive unitariste sllavomaqedonase,për të kuptuar barazinë e të barabartëve,për të kuptuar definitivisht dhe sllavomaqedonasit se boshti i së keqes në gadishullin ballkanik,e sidomos në trojet shqiptare nuk ua jep ate luks që do të rrezikonin edhe ate pak hapsirë që kanë,falë solidarizimit shqiptar e atij ndërkombëtar,por fatkeqësisht vendosjen në skenë të këtyre të drejtave demokratike,mbeten për tu dëshiruar. Kur Ukrainasit nuk mund të pranojnë skllavërimin dhe kolonializimin Rus,pse duheshka shqiptarët të pranojnë një regjim vrastar,madje aq ma keq të bien pre e projekteve antishqiptare,serbo-sllavomaqedonase.Kjo të jep të drejtën të vesh në dyshim të hapur rolin e drejtuesve të integristëve shqipfolës,paralel me eksperimentet shytpëse dhe instrumentalizimin e gjendjes kaotike të tyre dhe vazallëve përreth që vegjetojnë për të kapur ndonjë lëmoshë pushteti apo pozite administrative shoqërore.Pesha e këtij vazaliteti politik s’ka dyshim se rëndon rëndë në gjdo pore të jetës së shqiptarëve e për më tej thellon jo vetëm kolonializimin e mëtejmë por edhe kishëterizimin dhe kryqëzimin e gjeografisë etnike shqiptare në Fyrom.Ky fakt duhej të ishte brengosës që mund të çojë në pasoja të rënda jo vetëm për politik bërësit kokbosh të integristëve,por në përgjithsi të Kombit Shqiptar në Fyrom.Kjo forcë politike,apo kuadrot intelektuale e atdhetare që i ka mbrenda saj,dhe që e kuptojnë se kjo vijë politike,gjithmonë e më tepër po defaktorizohet dhe izolohet nga vetë mbrendësia e kombit shqiptar,duhet të reflektojnë me vehten , për mos të qenë të nesërmen vonë e cila nuk të jep hapsirë pendese.Regjimi unitarist sllavomaqedonas,deri sa heshtim dhe sakrifikojmë në mënyrë iracionale të vërtetën e një regjimi që është produkt allbanofobie beogradase,atëherë sllavomaqedonasit këtë e kapitalizojnë në fovorin e tyre si shprehje e „ligjshme“ dhe si e „drejtë juridike“ ku mjetet dhe metodat shtypëse janë nën hijen e „bisedimeve“ dhe „marrveshjeve“.Është e drejtë juridike e përdorimit të ligjit të Badinterit, sllavomqedonasit s’mund të krijojnë kurrë qeveri pa palën shqiptare,atëherë pse hezitohet,të kërkohet ndërhyrja në kushtetutë për federalizimin e Fyromit,sëpaku me ndërhyrjet dhe ndryshimet  kushtetuese do të mund të ruhej kompaktësia territoriale,etnike,historike,ku ndjeshmëria e sovranitetit dhe lirisë do ishte prezente dhe prekshme,duke ruajtur nderin e individit dhe familjes shqiptare dhe kombit në përgjithësi,dhe kjo do ishte një shpagë minimale që mund tu bëhej të gjithë atyre brezave që dhanë jetët e tyre të shtrenjta,për lirinë,sigurinë dhe perspektivën e familjeve të tyre dhe kombit në përgjithësi.Askush s’ka legjitimitet sot e nesër të thiret në emër të martirëve,përderisa tradhëtohet gjaku i tyre.

Bern-Zvicër

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugen Shehu, te FYROM, Zuskat shqipfolese

Kali i Trojës në mesin e shqiptarëve!

January 29, 2014 by dgreca

“Me serbët na ndanë vetëm një cipë e hollë e qepës”, kanë predikuar shumica e hoxhallarëve në Kosovë e në Maqedoni, në fëmijërinë time, “me shqiptarët katolik na ndanë një bjeshkë”, vazhdonin propagandën e tyre antishqiptare hoxhallarët. Këtë moto e ndjekin edhe sot e kësaj dite.       

Nga Gani MEHMETAJ/

Fryma që ta thanë shpirtin nga Sahara, ua ka mpirë mendjen një lukunie renegatësh, të cilët luftojnë si në dëlir  kundër shqiptarëve. Në vend të flasin për bukurinë e jetës, ata flasin për bukurinë e vdekjes. Të bukures i thonë e shëmtuar dhe të shëmtuarës, e bukur! Ka dëgjuar kush ndonjë hoxhë, apo vëllazërinë islamike shqipfolëse, por jo shqiptare, të flas për tmerret e policisë e të ushtrisë serbe? Ka dëgjuar kush që shefqetkrasniqet, mullazimkrasniqet, gogiqet, lutfihazirët e mjeranët e tjerë mercenarë, që shkarravisin nëpër revista islame ta shajnë Milosheviqin? Asnjëherë, asnjë fjalë nuk e thanë kundër krimeve serbe e kundër kriminelëve serb, asnjëherë nuk e vunë në pah se rreziku më i madh edhe më tutje vjen nga Serbia. E ka dëgjuar kush ndonjë hoxhë t’u flas besimtarëve për Amerikën, Britaninë e Madhe apo Evropën Perëndimore që na shpëtoi nga shfarosja, derisa shtetet islamike bënin sehir, apo bënin tregti me Serbinë? Nuk kam takuar hoxhë që ka fjalë miradije për shpëtimtarët tonë, përkundrazi kam takuar dhjetëra që vjellin vrer kundër atyre që ua shpëtuan edhe këtyre mjeranëve kokën.

Përjargën si të çartur shumica e hoxhallarët e ideologëve të errësirës kundër personaliteteve shqiptare e përpjekjeve tona që t’i ngjitemi Evropës Perëndimore. E dini pse? Sepse e thotë më se miri lideri i shqiptarëve të Maqedonisë: qendra e islamikëve për Ballkan është Beogradi. Prej atje i marrin urdhrat, nga atje frymëzohen, prandaj as në të ardhmen hoxhallarët e islamikët e tjerë renegatë nuk do të predikojnë nëpër xhami, nëpër gazeta, apo para “xhematit” të debilizuar kundër armikut tonë më të madh- Serbisë e institucioneve të saja, por do të shajnë shqiptarët dhe personalitete tona, sepse ashtu kanë urdhër.

Erdogani i Anadollit ka shpërndarë lukuni për luftë speciale të grrmrr-it. Në emër të kinse ndihmave vëllazërore përmes shoqatave vrastare islamike po krijon formacione goditëse kundër shqiptarëve dhe po mobilizon shqiptarë për xhihad.  Pushtetarët dhe opozitarët në Kosovë e në Shqipëri sillën si pulat para gjelit me kryeministrin turk, i cili tashmë i ka zhytur duart më gjakun e popullit të vet.

Kështu, atë që nuk arriti ta bëjë kurrë Serbia -përçarjen në baza fetare, po e bën tash  përmes renegatëve hoxhallarë e ish-oficerëve të vet që i përgatiti për luftë speciale. Natyrisht po e ndihmon me bujari edhe Turqia.

Shqiptarët mish për topë

Dikur ishin aq të mobilizuar kundër Serbisë dhe kundër korbave islamikë, ndërsa sot të dyja palët janë futur brenda dhe po na përtypin. Mjerë ata që u shkojnë prapa. Si nuk u ngritë asnjë besimtar nëpër xhami t’i pyes këta hoxhallarë: e kemi armik Serbinë apo Evropën? Na shpëtoi nga shfarosja SHBA-ja e Evropa Perëndimore, apo Serbia?

“Me serbët na ndanë vetëm një cipë e hollë e qepës”, kanë predikuar shumica e hoxhallarëve në Kosovë e në Maqedoni, në fëmijërinë time, “me shqiptarët katolik na ndanë një bjeshkë”, vazhdonin propagandën e tyre antishqiptare hoxhallarët. Këtë moto e ndjekin edhe sot e kësaj dite. Ata kishin merita të mëdha për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, sepse u thoshin besimtarëve atje është vendi i myslimanit. Kështu i urdhëronin nga Beogradi.

Po i dëgjove predikimet e tyre të çartura, krijohet përshtypja se problemi fondamental i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e në Shqipëri është lufta fetare të islamikëve kundër “kaurëve”, “hyrijat e xhenetit” të cilat i presin “xhihadistët”, ndërsa armiq janë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Nëna Terezë, Pjetër Budi e  Pjetër Bogdani, Ibrahim Rugova e Ismail Kadare. Hoxhallarët u bien të gjitha trumbetave për luftë vëllavrasëse (paçka se shqiptarët kurrë nuk do t’i dëgjojnë ulërimat e tyre), por fatkeqësisht rrimë duarkryq dhe i shikojmë këta korba. Predikimet e tyre kanë detyrë ta mjegullojnë krimin e organizuar në Kosovë, vrasjet e pasqaruara të personaliteteve tona, krimet serbe që ende nuk u ndëshkuan, gjendjen e rëndë sociale të shumicës së popullatës, të rinjtë e frustruar e pa asnjë ideal, të cilët po i mbështeten djallit e të birin që të dalin nga kjo gjendej në të cilën i ka futur shoqëria jonë. Prandaj, hoxhallarët e shfrytëzojnë fatkeqësinë e të rinjve që t’i thërrasin për luftë në Siri, ndërsa kurrë nuk i kanë ftuar më herët të luftonin për çlirimin e Kosovës. Presheva, Medvegja e Bujanovci janë të okupuara. Ku janë këta mercenarë që s’bëzajnë? Cili prej këtyre hoxhëve do të jep nesër llogari për gjakun e derdhur të atyre që ranë në Siri? Pse duhej që shqiptarët të bëheshin mish për top në një vend prapa diellit?  Janë paguar këta predikues ta vënë në gjumë popullatën, t’i shkëpusin nga treni i Evropës. Predikojnë t’i bashkëngjitemi vendeve kaotike islamike, ku për çdo ditë vriten në mes veti qindra fatkeq. Dhe vazhdimisht na e vënë model botën islamike e cila vetëm model jetese e qytetërimi nuk mund të merret. Nuk na e preferojnë as njerëzit e tyre të mençur.

Kur mjekërzinjtë përdhosin qytetin e ilirëve

Në Maqedoni islamikët me hoxhallarët e paguar nga dreqi, pra në marrëveshje më  shërbimet sekrete sllave e turke, përpiqen t’ua fashitin shqiptarëve vendës ndjenjën e pakënaqësisë kundër diktaturës pushtetore. Asnjë fjalë hoxhallarët nuk e thanë kundër pushtetarëve që e kanë lënë në mjerim popullatën shqiptare, asnjë fjalë hoxhallarët e shitur nuk e thanë kundër përmendores së Car Dushanit, vrasësit të shqiptarëve, por gati u tërbuan kur u ngrit shtatorja e Skënderbeut në Shkup. Po këta klerikë nuk i lejojnë partitë politike shqiptare t’i ngrehin përmendoren Pjetër Bogdanit.

Gjendja është pak më ndryshe në Shqipëri, por aspak e lakmueshme. Ka degradim të ndjeshëm kulturor e shpirtëror. Dhjetëra të rinj kanë ikur në Siri për të lënë kokat. Për qetësinë sociale, po edhe sepse i korruptuan në shkallë të gjerë shoqatat islamike e shërbimet e fshehta të orientit,  pushtetarët e opozitarët lejuan mjekërzinjtë e shoqatat e tjera islamike të nxisin përçarje, duke krijuar pasqyrë të shëmtuar për realitetin shqiptar. Qyteti i vjetër i Durrësit, pjesa më e frekuentuar turistike, në mbrëmje të frikëson me grupet e mjekrave të zeza që enden kot fare poshtë e lartë si të ishin në zemër të Arabisë, e jo në qytetin e ilirëve, apo rezidencën e perandorëve romakë. Në këtë qytet u ndërtua xhamia mbi rrënojat iliro-romake, ndërsa Amfiteatri antik, ndër më të mëdhenj në Mesdhe ende nuk është pastruar e rinovuar si duhet.

Nuk kam pa diçka më të shëmtuar se sa falja në qendër të Tiranës ditën e Bajramit që ta krijon përshtypjen si të ishe në shkretëtirat arabe.  Vetëm devetë e pak rërë shkretëtire   mungon në këto rituale që e frikësojnë botën nën qiellin e hapur. Ka edhe shembuj të tjerë të shëmtuar.

Qeveritë e dy shteteve shqiptare kanë flirtuar dhe po flirtojnë frikshëm me islamizmin e skajshëm, me fundamentalizmin islamik të Erdoganit, ndërsa në fakt po na e sjellin fatkeqësinë të dera, sepse derisa të ne investuesit islamik ndërtuan vetëm xhami, në Serbi, Kroaci, Rumani e Bullgari investuan nëpër fabrika e kantiere anijesh disa miliardë dollarë. “Kaurëve’ u dhanë fabrika, kantiere e hekurudha, neve probleme me mjekër palarët e me hoxhallarë që po e rrënojnë shtetin. Për një xhami që ua lejuan të ndërtohet në Rijekë të  Kroacisë, beduinët vjet blenë anije kroate në vlerë prej 800 milion dollarësh. Ky është realiteti, të cilin ne nuk e shohim në sy mu si makushi kur e fsheh kokën në rërë. Ky është realiteti i dhimbshëm: i zymtë, i pa perspektivë, i frikshëm, që të rrëqeth.          “Feja e shqiptarit është shqiptaria” duhet të shndërrohet sërish në kushtrim, në himn dhe në mobilizim që t’i ngjitemi trenit të qytetërimit evropian, duke dëbuar mercenarët e Kalin e Trojës jashtë territoreve shqiptare sa nuk është bërë vonë. Kështu, si jemi Kosova e Shqipëria nuk do të cilësohen shqiptare, por myslimane.

Shkombëtarizimi në Maqedoni

Gjendja nuk paraqitet më e mirë as të shqiptarët ortodoks në Maqedoni e Greqi. Mbase nuk e ka shkallën e tillë të primitivizmit oriental, sikurse myslimanizmi, por shkallën e frikshme të shkombëtarizimit e ka më shumë intensitet. Në Greqi pothuajse janë shkombëtarizuar shqiptarët ortodoks nga presioni agresivë i kishës, por sidomos nga presioni i dhunshëm i shtetit grekë. Të njëjtën gjë e kanë pësuar pjesa e madhe e shqiptarëve në territoret etnike në Maqedoni. “Ndarja në turq e kaur që na e bënin priftërinjtë dhe hoxhallarët ishte shumë e keqe”, e thotë në emisionin televiziv shqiptari ortodoks nga Reka e Keqe, i cili e rifreskoi çështjen e shkombëtarizimit të shqiptarëve në emër të fesë. Sa herë e shikoj këtë emision, edhe mua me qahet, ashtu sikurse i qahet protagonistit të emisionit shqip të një televizioni në Shkup, kur e kujton të kaluarën dhe presionin e shkombëtarizimit nga priftërinjtë sllavë. Ai rrëfente gjëra të dhimbshme: një krahinë e tërë kishte kaluar nëpër Kalvar nga presioni që të harronte gjuhë e komb. Sërish e dëgjova nga goja e tij thirrjen e rilindësve: feja e shqiptarit është shqiptaria. Sërish kjo thirrje është shumë aktuale, sepse ka gjasa të mobilizoj shqiptarët kudo.

Shqiptarët si asnjë komb tjetër në Evropë kanë tri fe.  Ndarja në fe, nuk është pasuri, por fatkeqësi, pavarësisht që rilindësit e ideologët kombëtar janë përpjekur këtë tragjedi ta zbusin. Fatkeqësia më e madhe në historinë e shqiptarëve ishte pushtimi osman, sepse zgjati shumë, prodhoi një varg fatkeqësish prej të cilave nuk u këndellem, sepse reflekse antikombëtare të kësaj fryme manifestohen edhe tash. Asnjë perandori nuk ishte aq mizore (mund ti konkurroj vetëm mizoria sllave e mesjetës dhe e shekullit të XX), asnjë perandori nuk u solli aq të këqija shqiptarëve se sa turqit, asnjë perandori nuk ndikoi që pastaj tokat shqiptare të pushtuara të ndahen sërish në mes të fqinjëve grabitqarë. Pushtuesi bëri tregti të vazhdueshme me Serbinë, Greqinë e Bullgarinë më tokat shqiptare. Me mizorinë e pashembullt ua imponoi fenë myslimane me hekur e me zjarr, pos atyre shqiptarëve që u tërhoqën nëpër male, apo atyre që kaluan në Gadishullin Apenin. Kronistët turq shkruajnë me mburrje për hakmarrjet e tmerrshme të ushtrisë turke kundër shqiptarëve: pirgje kufomash të grave, fëmijëve e të burrave, lumenj gjaku e kolona të gjata të shqiptarëve të lidhur me vargonj. Ata që mbetën gjallë morën fenë islame. (Kronisti Evlia Qelebiu).

 

.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gani mehmetaj, Kali i trojes, mes shqiptareve

PSE NË POLITIKAT ZYRTARE TË MALIT TË ZI SHQIPTARËT E PARTITË POLITIKE SHQIPTARE JANË TË “DORËS SË TRETË”?!

January 29, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
    1.
            Partitë politike shqiptare aktuale nën Malin e Zi janë “dora e tretë” në Koalicionin e sotëm “Mali i Zi Europian”, një koalicion me devizë e sigel të pandryshuar qyshse nga elektoriada parlamentare 2006. Ky koalicion fitimtar në mbi dy dekada u riformatua para tetë vitesh sipas modelit të aleancës zgjedhore të vitit 2002 “Lista e Malit të Zi Europian”, asokohe, e thirrun edhe ndryshe: “Lista Milo”, prej liderit të saj Milo Gjukanoviç.
“Dora e parë” e këtij koalicioni në Elektoriadën e fundme të 14 tetorit 2012 ishte aleanca parazgjedhore trinjake e të majtës malazeze: Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit, e cila fitoi 32 vende në Parlament; Partia Social-Demokrate (SPD) e kryeparlamentarit në katër mandate, Ranko Krivokapicit, e cila siguroi 6 vende; Partia Liberale e qëndres së majtë (PL) e Andrija Popoviçit, që kapi vetëm një vend në Parlamentin e Malit të Zi.
Në kit’ koalicion, nga rradhët e DPS, doli edhe një deputet shqiptar, Luigj Shkrela, disi një moderator politik i problematikave aktuale shqiptare, që mund të bajnë mjaft edhe për ndarjen e pushtetit komunal paszgjedhor në Ulqin, ku partitë shqiptare të marrin kryekomunarin e partia e Gjukanoviçit kryetarin e këshillit komunal.
Koalicioni Mali i Zi Europian nuk mujti me tejkalue 50 përqindshin elektoral, pasi kishte vetëm 165.380 vota (45.6 për qind) e, të tria sëbashku,siguruan vetëm  39 deputetë nga 81 vende në Parlament. Me kaq vota e vende kryesocialisti Gjukanoviç nuk mund të rikthehej kryeministër pas dorëheqjes se 29 dhjetorit 2010 nga trusnia e kushtëzuar euro-atlantike, nuk mund të miratonte qeverinë e tij të re, nuk mund të (ri)zgjidhej kryeparlamentari Krivokapic (SPD) nga rradhët e koalicionit parazgjedhor, etj.
2.
“Dora e dytë” e partive aleate (jo)pralamentare u thirr me nguti në aleancë paszgjedhore me Koalicionin tashma qeverisës “Mali i Zi Europian” ende pa shpall “de facto” KQZ rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 tetorit 2012. Sapo iu muar fjala verbale për hyrjen në koalicion dy partive parlamentare të pakicave, atyne boshnjake e kroate, Gjukanoviçi e deklaroi menjëherë zyrtarisht e publikisht veten si shumicë fituese dhe, pastaj, udhanisën mandatimi, negociata e marrëveshje për pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv të Malit të Zi.
Ma e para parti, si “dorë e dytë” në Koalicionin e zgjeruar paszgjedhor, u thirr  partia ma e vjetër në Malin e Zi, Partia Popullore (NS) e Predag Popoviçit, mjaft e preferuar për interesat politike të Gjukanoviçit. Kjo parti u themelua qyshse në vitin 1906 si parti me frymën e imazhin e Krajl Nikollës së Parë dhe e mban ende hymnin krajlnikollian antishqiptar “Përpara”(!) edhe pas ringritjes së saj më 1990 e më 1997. Pas kësaj force politike, u thirrën edhe Partia Qytetare e Malit të Zi (GP) e themeluar në vitin 2002, e cila prej vitesh drejtohet me rrotacion nga një ekip katërsh; Partia e Unitetit Kombëtar të Malit të Zi (NS CG) e themeluar në vitin 2000 me kryetar Novak Kilibarda; Partia Liberal-Demokrate (LDP).
Këto katër parti politike malazaze  preferenciale vërtëtë hynë në “dorën e dytë” (atë paszgjedhore) sepse asnjana prej tyne nuk fitoi vende ulës në Parlament, por nga pushteti politik e shtetëror i Gjukanoviçit prej kohësh trajtohen si të rendit të parë në mazhorancën politike në Malin e Zi. Trajtohen edhe ma shumë e ma mirë se dy partitë politike parlamentare të pakicave, si ajo boshnjake e Husoviçit e ajo kroate e Vuçonoviçit. Trajtohen krejt ndryshe nga dy koalicionet (partitë) politike kombëtare shqiptare parlamentare, të cilat si gjithmnonë e si gjithnji mbeten në rendin e fundit politik në këtë shtet të vogël ballkanik, pasi shqiptarët etnik i shovinojnë si “tepricë nacionale”(!), shpesh herë edhe ma keq se komunitetet kulturore ardhacake të romëve (mbi 6.000) e të egjyptianëve (mbi 2.000 vetë).
Këto katër parti politike malazeze jo parlamentare në Koalicionin “Mali i Zi Europian” kanë në historikun e tyre disa përveçime lidhtore historike, politike, nacionale e morale me Gjukanoviçin, me partinë e tij në pushtet, me qeverisjen e tij prej tre dekadash. Këto parti, veçmas në Referendumin e 21 Majit 2006 dhe në tre palë zgjedhje parlamentare në Malin e Zi shtet i pavarur e sovran, kanë dëshmue besnikëri ndaj politikave (ndër)kombëtare të Gjukanoviçit. Këto janë ma afër etnisë malazeze dhe ma larg opozitës së sotme. Këto luftojnë me patriotizëm deri në ekstremitete për konsolidime të shtetit malazez (sipas tyre) pa ribashkime e ndikime (inter)nacionale, politike, fetare, ekonomike e ushtarake nga shtete të ish-Jugosllavisë të Dytë e të Tretë (sidomos nga Serbia). Këto kërkojnë rikthimin si trashëgimi e shumanshme kombëtare malazeze të Derës princore të Petroviç-Njegos, të Krajl Nikollës së Parë e epokës së tij princore e mbretnore. Këto flasin e veprojnë për lidhje me kushtëzime diplomatike, politike, ekonomike e kulturore të Malit të Zi me dy shtetet shqiptare fqinjë. Këto katër parti politike malazeze mbeten prej themelisë së tyne politike për trajtime politike të diferencuara me disa kushtëzime e përjashtime jo veç politike të partive të etnive të tjera, sidomos ndaj partive politike kombëtare shqiptare, ndaj pothuaj gjithë liderëve politikë shqiptarë, etj.
Pas dhe njëherash me këto katër partive politike jo parlamentare, siç e theksova edhe ma nelt, u thirën në koalicionin qeverisës “Mali i Zi Europian” edhe dy parti parlamentare të etnive boshnjake e kroate, sepse Gjukanoviçi për herë të parë qyshse nga viti 2001 nuk mundi të siguronte shumicën në zgjedhjet parlamentare të 14 tetorit 2012. Partia parlamentare Boshnjake, e themeluar më 24 mars 2006, me qendër në Rrozhajë, me kryetar Rafet Husoviç, ndryshe nga elektoriada e maparshme, kësaj here  siguroi 3 vende në Parlament. Partia parlamentare Inisiativa Qytetare Kroate (HGI), e themeluar në vitin 2002 me qendër në Tivat e me kryetar Marija Vuçonoviç mori vetëm 1 vend në Parlament.
Këto dy parti parlamentare të pakicave, të dyja sëbashku, hynë si “dorë e dytë” preferenciale sidomos për nga afati procedurial e kohor në koalicionin e zgjeruar Qeverisës të Gjukanoviçit, si nevojë jetike politike aleancore tue i garantue shumicën parlamentare e fuqinë qeverisëse me 4 deputetë ma shumë, me 43 deputetë gjithsej.
Gjukanoviçi, për të kap disa parametra demokratik të kohës, i thirri në koalicion qeverisës boshnjakët e Husoviçit, pasi malazezët  (rreth 280.000 apo mbi 45 për qind) sëbashku me boshnjakët (mbi 54.000 apo rreth 9 për qind) e tejkalojnë mbi gjysmën e popullsisë të krejt Malit të Zi. Njejtësisht edhe kroatët e Vuçonoviçit i thirri në këtë koalicion, jo veç për një deputet, po edhe për faktin tjetër: e plotësonte ma fort konfiguracionin fetar: me malazezët ortodoksë, me boshnjakët muslimanë dhe me kroatët katolikë e protestanë.
Kësokohe, edhe partitë e koalicionet politike kombëtare shqiptare kishin fillue bisedat e negociatat “e brendshme” në zyra e në kafe dhe ato “të jashtme” në mediume lokale e kombëtare e në masmedia (ndër)kombëtare, po shqiptarëve e liderëve të tyne disa parti politike të koalicionit të sotëm qeverisës nuk iu dolën besëmbajtës në fjalë-angazhimet apo ua ndryshuan fjalë-premtimet.
3.
Koalicioni i zgjeruar qeverisës “Mali i Zi Europian” nga zgjedhjet e 14 tetorit 2012 deri me betimin e Gjukanoviçit si kryeministër më 4 dhjetor 2012, i la realisht në opozitë përkohore katërvjeçare disa parti e koalicione politike rivale. Opozita e ka dhanë goditje si “tërmet politik” ma shumë se tre herë mazhorancës së sotme, pushtetit politik të Gjukanoviçit. Në vitin 2001 nuk e lanë Koalicionin gjukanoviçian “Fitore, Mali i Zi” të merrte shumicën parlamentare pa koalicon të zgjeruar. Kjo histori politike u përserit edhe në zgjedhjet parlamentare të 14 tetorit 2012. Ndërsa më 7 prill 2013 gati ia rrezikuan fitoren edhe kandidatit presidencial Filip Vujanoviç i partisë (DPS) të Gjukanoviçit. Veçanarisht këto dy “tërmetet” politike të fundit më 2012 e 2013 provojnë se pushteti politik i Gjukanoviçit ka fillue “rënien e lirë” nga piramidat e pushtetit e të shtetit malazez prej konsumimit të tepërt politik të tij e të kastës së tij politike në mbi tre dekada. Asnjë lider politik si Gjukanoviçi, asnjë parti politike si DPS e Gjukanoviçit,  asnjë koalicion partiak si i Gjukanoviçit, nuk ka qëndrue kaq gjatë në pushtet, në asnjë shtet tjetër ballkanik dhe në asnjë shtet euro-atlantik.
Në opozitë mbeti edhe Koalicioni “Fronti Demokratik” me dy partitë e tij  aleancore: Lëvizja për Ndryshim” (PzP) e themeluar më 2002 e ristrukturuar më 2006, me qendër në Podgoricë, me kryetare Nebojsha Medojeviq si dhe Partia Demokracia e re Serbe (NOVA), e themeluar më 2009 me qendër në Podgoricë e me kryetar Andrija Madiq, të cilat sëbashku morën  plot 20 vende në Parlamentin e Malit të Zi.
Edhe Partia Popullore Socialiste, e themeluar në vitin 1997/1998, me qendër në Podgoricë, me kryetar Srdjan Milic, mbeti në opozitë pasi fitoi vetëm 9 deputetë. Kjo parti parlamentare, dikur, ishte krahu i djathtë politik i Millosheviçit në Malin e Zi.
Partia ma e re në shtetin e vogël malazez, Partia “Mali i Zi Pozitiv” (PCG), e krijuar rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve, me seli në Podgoricë, me kryetar veprimtarin ekologjist Darko Pajoviç, mori 7 deputetë, po mbeti në opozitë. Një prej deputetëve të saj është edhe  shqiptari Dritan Abazoviq, i cili duket ma aktiv për problematikat shqiptare në Malin e Zi se deputetët e partive politike shqiptare në Parlamentin e pasvitit 2012, aqsa t’ia ngrejë temperaturat politike Gjukanoviçit deri në çartani psikike me fyerje të ulta.
Pjesë e opozitës mbetën edhe dy kualicione të tjera të etnisë serbe në Malin e Zi si “Aleanca Kombëtare Serbe” (Partia Radikale Serbe, Partia Demokratike Serbe, Këshilli Nacional Serb) dhe, tjetri, “Serbët e Bashkuar”, përndryshe: “Uniteti Serb” (Partia Popullore Serbe, Lista Serbe, Partia Serbe “Atdheu”, Qëndra Demokratike “Boka”, etj.), si edhe Grupimi “Sëbashku” (Partia e Pensionistëve, Invalidëve dhe për Drejtësi Sociale, Partia Komuniste Jugosllave e Malit të Zi). Asnjani nga këto tri blloqe politike elektorale nuk mundi të sigurojnë të paktën një deputet të vetëm.
Këto 14 parti politike (jo)parlamentare në opozitë, pothuaj të gjitha e shpeshtas, kanë ndaj partive politike nacionale shqiptare, ndaj veprimtarëve të tyne cilësorë e ardhmnor, ma tepër se kundërshti bio-politike aktive e të egra, veçmas partitë (pro)serbe si ato radikale, etj.
4.
“Dora e tretë” e thirrun në Koalicionin paszgjedhor “Mali i Zi Europian” me 6 nëntor 2012, gati një muaj mbas zgjedhjeve, ishin partitë e koalicionet politike kombëtare shqiptare, të cilat i besuan vetëvetes dhe Gjukanoviçit vetëm kur Marrëveshja u akt-krye zyrtarisht e publikisht.
Shumësia e partive politike shqiptare në Malin e Zi lidhën aleanca në dy koalicione partiake zgjedhore: në atë “Për Bashkim” (tri parti: Forca e Re Demokratike, e themeluar në vitin 2005 në Ulqin e me kryetar nazif Cungun; Partia Iniciativa Qytetare – Tuz  me kryetar Gjeto Sinishtaj; Lëvizja Perspektiva) si dhe “Koalicioni Shqiptar” (me tri parti: Lidhja Demokratike, e ngritur qyshse më 1990 në Ulqin me kryetar Mehmet Bardhin; Partia Demokratike me kryetar Fatmir Gjekën; Alternativa Shqiptare, krijue më 2006 në Tuz me kryetar Gjergj Camaj). Konkuronte edhe UDSH-PPD me kryetarin e sapozgjedhur, Mehmet Zenka. Aleanca Rinore Shqiptare, e Anton Lulgjuraj, doli nga zgjedhjet me 531 vota, ma keq se të gjitha forcat partiake politike në Elektoriadën e Tetorit 2012.
Dy koalicionet shqiptare me gjashtë parti shqiptare morën vetëm nga një deputet shqiptar secili: Fatmir Gjeka për “Koalicionin Shqiptar” dhe Genci Nimanbegu i koalicionit tjetër: “Për Bashkim”. Kjo ishte një humbje politike kombëtare e madhe, një ndëshkim politiko-elektoral i pamerituar: partitë politike kombëtare shqiptare patën dy deputetë shqiptarë ma pak se sa kishin në zgjedhjet parlamentare të vitit  2009.
Kryetari i Koalicionit “Mali i Zi Europian”, kryesocialisti Milo Gjukanoviç, kur nënshkroi më 6 nëntor 2012 Marrëveshje me aleatët (pas elektoral) ishte përfaqësues kryetari i Partisë Boshnjake, Rifat Husoviçi, i cili firmosi edhe për partitë (koalicionet partiake) shqiptare(!) Kjo vaki fyese ngjau keqas pavarësisht faktit se aty ishin të pranishëm edhe Nazif Cungu (kryetar i Partisë Forca e kryekomunar i Ulqinit shqiptar) përfaqësues për Koalicionin “Për Bashkim” dhe deputeti Fatmir Gjeka (kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare) përfaqësues i “Koalicionit Shqiptar”.
Për shumë arsye të (pa)thëna kryelideri malazez, Milo Gjukanoviçi, koalicioni i tij qeverisës, të nesërmen e Akt-Marrëveshjes firmëtare në Podgoricë, i dha Sulo Mustafiqit – njërit nga zyrtarët e lartë të Partisë Boshnjake të Rrozhajës, një nga tre vendet e nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi me seli në Çetinë.
Më 4 dhjetor 2012 Milo Gjukanoviçi, edhe me vota të deputetëve shqiptarë, u zgjodh për herë të shtatë kryeministër i Malit të Zi me 44 vota pro, 26 kundër, 1 abstenim, ndërsa 10 deputetë nuk morën pjesë në votim. Mirëpo, ndodhi e (pa)pritura  politike denigruese: nuk u (për)zgjodh asnjë shqiptar për postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut e të Pakicave, siç ishte, fjala vjen, politikani Ferhat Dinosha, në mandatin e kaluar qeverisës, i cili tani ka statusin e ambasadorit të Malit të Zi në Shqipërinë Londineze.
Dikushi mund të dvetin: Pse partitë (koalicionet) politike kombëtare shqiptare nën Malin e Zi janë të “dorës së tretë” në politikat e ndryshme presidenciale, legjislative e ekzekutive të këtij shteti të vogël ballkanik me urrejtje e luftë bio-politike shovene ndaj shqiptarëve etnikë, ndërkohë që po ecën drejt integrimeve euro-atlantike në BE e NATO? Faktet flasin vet: Marrëveshja e 6 nëntorit 2012 për koalicion pas zgjedhor; mosdhania e asnjë posti të lartë për shqiptarët në “kryesinë e vogël” të Kuvendit 81 vendësh të Çetinës; heqja e një posti ministror shqiptar në qeverinë e re të Podgoricës; mos ligjësimi në shtator 2013 (sipas Marrëveshjes) i statusit komunë e plotë e më vete i Tuzit urban; marrja përtej akteve politiko-mafioze më 26 janar 2014 e të vetmes komunë shqiptare të Ulqinit nga partia udhëhjekëse e Gjukanoviçit; procesi final shoven në shkurt 2014 i ndamjes së Plavë-Gucisë etno-historike shqiptare në dy komuna për haraç e llogari malazeze-serbe-boshnjake në brigjet e Limit e të Moraçës, etj., etj.
Çështja shtrohet edhe ndryshe: Atëherë, pse i mori Gjukanoviçi partitë (koalicionet) politike kombëtare shqiptare në Koalicionin “Mali i Zi Europian”?! E para: në koalicion kanë hyrë parti politike të etnive apo pakicave, që janë kufi me Malin e Zi, si partia parlamentare”Inisiativa Qytetare Kroate” në qytetin Tivat (Kroacia), Partia parlamentare Boshnjake në Rrozhajë (Bosnje-Hercegovina e Sanxhaku-Tregu i Ri në kufi me Serbinë), prandaj u futen edhe këto dy koalicionet (partitë) politike kombëtare shqiptare (Shqipëria, Kosova). E dyta, shqiptarët etnik mbartin elementin tre/fetar me mjaft peshë dhe i japin “kolorit fetar” qeverisjes gjukanoviçiane në sytë e botës euro-atlantike, pasi shqiptarët nën Malin e Zi zenë realisht vendin e dytë për nga besimi musliman (pas boshnjakëve) dhe vendin e parë për nga besimi katolik (37 për qind e kryesisht në Tuz, Ulqin, Plavë, etj.) e të ndjekun nga kroatët. Dihet lufta e përjetshme e Derës Princore të Petroviç-Njegos e deri tek e Milo Gjukanoviçit për ta kthye Malin e Zi në shtet ortodoks sllav tue e sulmue kataloçizmin me shpërngulje ose asimilim në ortodoksë, e njëjtësisht e njësoj edhe fenë muslimane e mbartësit e saj, veçanarisht shqiptarët muslimanë, etj. E treta, aktualisht në Malin e Zi nuk janë popullsi mbisunduese, as malazezët (45 për qind), as serbët ( 28. 7 për qind), ndërsa në vend të tretë vijnë boshnjakët (shumica e tyre shqiptarë muslimanë të asimiluar) e në të katërin shqiptarët etnikë. Kjo i obligon së tepërmi (ndër)kombëtarisht qeverisjen politiko-shtetërore të Gjukanoviçit që të përfshijnë në koalicion qeverisës edhe shqiptarët etnikë, sikurse malazezët, serbët e boshnjakët dhe aq ma shumë kur hyjnë edhe kroatët që nuk i kapin as 1 për qind të popullsisë të këtij shteti multietnik. Ky është edhe një tregues tjetër që i duhet Malit të Zi gjukanoviçian për ecurinë e integrimeve euro-atlantike. E katërta: Gjukanoviçi i merr partitë politike kombëtare shqiptare në pushtet dhe i lenë “pa pushtet”(!), sepse i duhen edhe si “kartë politike”, edhe si “peng politik” (kushtëzime), edhe si “urë pa harqe”, në marrëdhëniet diplomatike, politike, kulturore, ekonomike, fetare, etj. me dy shtetet shqiptare kufitare: me Shqipërinë Londineze e Kosovën dardane Euro-atlantike. Kjo shfaqet në kërkesën malazeze ndaj Shqipërisë- vend antar në NATO  për lobim shqiptar për ta antarësue edhe Malin e Zi në NATO; duket në kushtet diplomatike për “minoritetin malazez” në Kosovë; shihet në hapjen e pikave kufitare e doganore me Shqipërinë e Kosovën; ndihet në lobimin për sjelljen e gazsjellësit TAP nga Shqipëria në Mal të Zi; provohet në projektin madhor të Rrugës Adriatik-Jon dhe të rrugëve që e lidhin Shqipërinë e Kosovën me Podgoricën, Ulqinin, Plavë-Gucinë, etj. etj. E katërta: nëse Gjukanoviçi nuk i merrte partitë politike kombëtare shqiptare në koalicionin qeverisës katërvjeçar, atëherë këto do të kalonin me opozitën e përbame ma së shumti me forca politike serbe. Kjo do ta fuqizonte edhe ma tepër opozitën e sotme në zgjedhjet lokale të pritshme e ato qëndrore të ardhshme, biles do t’ia merrnin pushtetin e sotëm me votë Gjukanoviçit e koalicionit të tij qeverisës. Një fakt disi i “fshehtë”: për mosdhanjen e statusit komunë e plotë komunës urbane të Tuzit nuk janë thjesht arsyet ekonomike, po kryesisht  edhe ato politike, pasi Gjukanoviçi ka frikë se komuniteti ardhacak serbë do ia marrin pushtetin vendor në Podgoricë, në komunën ku ndodhen selitë e Qeverisë e të ministrive të saj. E pesta: Gjukanoviçi duke i pasë partitë politike shqiptare në koalicionin e tij edhe i kontrollon, edhe i dëmton ma lehtë e ma fort ato dhe liderët e tyne jo vetëm me (mos)dhanien e investimeve në komunat me popullsi etnike shqiptare, etj. Aq kohë sa partitë politike shqiptare nën Malin e Zi merren  kot e hopa me njani-tjetrin  po kaq kohë Gjukanoviçi me strukturat e tij mbi e nëntokë, haptas e fshehtas, lufton me na e marrë të ardhmen e përbashkët në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi. Nëse Krajl Nikolla me Milicën e tij na i morën me pushtime të përgjakshme e aneksime të padrejta tokat etnike shqiptare, Gjukanoviçi po lufton përditë me na i marrë njerëzit tanë, shqiptarët trojenik…
Liderët e strukturat e partive e koalicioneve politike kombëtare shqiptare nën Malin e Zi duhen mirëkuptue ma qartë edhe në një pikë të vetme që nuk e dinë as Toka e as Qielli, as varret e shumta të shqiptarëve trojenik e as lapidaret e paktë të shqiptarëve heroik, faktin nëse është ma mirë në opozitë apo opozitë, nëse je ma mirë me malazezët apo me serbët, etj. Fakti që politikanët shqiptarë nën Malin e Zi bien pa u ngrit mirë si figura politike publike është përgjegjësi edhe e faktorit politik shqiptar në Ballkan sidomos Tirana e Prishtina zyrtare që nuk iu rrijnë afër e drejtësisht për t’i promovuar mirësisht në hapësira etnike shqiptare, në diasporat shqiptare e në institucione (ndër)kombëtare. Po fatkeqësisht politika kombëtare zyrtare shqiptare as në Tiranë apo në Prishtinë nuk mundet seriozisht e plotësisht me “iu dhanë dorë” liderëve politikë shqiptarë nën Malin e Zi, pasi i kanë lanë disi “jashtë dore” prej hejcekurit çështjet etnike e problematikat shqiptare në Malin e Zi dhe nuk janë marrë të paktën si me luftën e armët kimike të Sirisë (!)
Politik(ç)bërës shqiptarë, ju shoqëri civile, shqiptarë etnik atdhetarë në trevat etnike shqiptare nën Malin e Zi, në Shqipërinë Londineze, në Kosovën dardane Euro-atlantike, etj. e deri në Bruksel e në Amerikë: Malësia shqiptare nga Ulqini në Rrozhajë është një “Mitrovicë e heshtur” që po kthehet haptas e shpejt në një “Çamëri të Dytë”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Mali i Zi, partite politike shqiptare, Ramiz Lushaj

HUMBIN SHQIPTARËT NË ULQIN

January 28, 2014 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/

Thonë se bashkimi bën fuqinë, ndërsa përçarjet gjithmonë përfundojnë në disfatë.  Kjo fjalë e urtë merr një domethënje të veçantë kur flitet për mungesën e bashkpunimit midis faktorëve politikë anë e mbanë trojeve shqiptare, por sidomos i përshtatet faktorëve politikë të shqiptarëve nën Ma të Zi, ku një grusht shqiptarësh janë të ndarë në një dyzinë partishë dhe faktorësh të tjerë politikë.   Të djelën që kaloi, në Komunën e Ulqinit u mbajtën zgjedhjet për qeverinë e ardhëshme komunale.  Sipas informacioneve nga media e Ulqinit, shumicën e vendeve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit i fitoi, për herë të parë, në këto 20-e sa vitet e demokracisë faktori politik malazez, Partia Demokratike e Socialistëve, PDS.

Shumë nga problemet e sotëme të shqiptarëve në Mal të Zi mund t’i atribohen politikave të hershme dhe aktuale të Cetinës ose Podgoricës kundër interesave të shqiptarëve në trojet e veta, por humbja e faktorit shqiptar në zgjedhjet e fundit në komunën e Ulqinit duhet të vendoset aty ku e ka vendin — para dyerve të partive dhe faktorëve të tjerë politikë dhe udhëheqsve të tyre, në rrethin e Ulqinit. Gjatë dy dekadave të fundit, anë e mbanë trojeve shqiptare, krijimi i partive dhe faktorëve politikë është këthyer në një industri të vërtetë, por është një industri e cila nuk krijon punë për askënd, përveçse garanton vetëm punësimin e  kryetarit të partisë,gjithmonë në kurriz dhe pa marrë shumë parasyshë interesin e përbashkët.  Kjo ka  ndodhur edhe në radhët e shqiptarëve nën Mal të Zi, por u vu në dukje haptas të djelën që kaloi, ku sipas dhënave mund të ketë pothuaj një dyzinë partishë dhe faktorësh të tjerë politikë, iniciativash qytetare e tjera, për një popullsi shqiptare që nuk i kalon 50 mijë banorë.   Ndoshta një gjë e tillë nuk do të ishte aq katastrofale, nëqoftse atyre nuk do tu mungonte bashkrendimi i mirëfilltë i politikave dhe strategjive bashkrenduese, në interesin e përbashkët të popullësisë shqiptare të atyre anëve. Është e qartë se për derisa të vazhdojnë këto përçarje në radhët e faktorëve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi, ata vet si udhëheqës dhe as problemet me të cilat përballen shqiptarët nën Mal të Zi, nuk do të merren seriozisht as nga Tirana as nga Prishtina, madje as nga ndërkombëtarët — por mbi të gjitha, as nga  qeveria në Podgoricë, e cila do të vazhdojë të luaj me fatin e tyre politik dhe ekonomik, për derisa shqiptarët të mos kenë një strategji veprimi të përbashkët politike. Numëri i madh i këtyre partive nuk është asgjë tjetër veçse një fushë e përshtatshme për tu shfrytëzuar në bazë të thënjes së vjetër romake, “Divide et Impera”, përçajë e sundo.

Shpresoj që zgjedhjet e të djelës që kaloi në komunën e Ulqinit të jenë një zgjim nga gjumi, nga një ëndërr e keqe, dhe që të ketë tronditur politikanët shqiptarët të këtyre trevave.  Si rrjedhim, ende ka mundësi për shpresë se ata do të shikojnë përtej interesave të ngushta të karrigave të tyre partiake dhe të bashkohen për interesin e përbashkët të shumicës së banorëve të Komunës së Ulqinit.  Ende ka mundësi për ndreqjen e gabimeve para zgjedhore.  Ka ende mundësi për shpëtim, ka ende mundësi që politikanët shqiptarë të riabilitohen, jo vetëm në sytë e banorëve të kësaj treve, por  edhe në sytë e të tjerëve jashtë kësaj komune, qoftë mbrenda Malit të Zi, qoftë jashtë tij.  Pasi nevojiten 17 vende për të qeverisur Komunën e Ulqinit, lind pyetja nëse a do të bashkohen tani në koalicion, të pakën tri partitë kryesore të shqiptarëve të cilat duke bashkuar forcat, do të përbënin shumicën dhe si të tillë do të mund të qeverisin përsëri Ulqinin?

Kjo besoj është dëshira e të gjithë shqiptarëve kudo, por sidomos e banorëve të Ulqinit të cilët duan një qeverisje që do të mbronte dhe do të mështeste interesat e tyre politike, ekonomike dhe kombëtare.  Duke iu referuar udhëheqësve të tri partive kryesore të shqiptarëve, redaksia e faqes elektronike, Lajme Nga Ulqini, në një artikull me titull: “A do të bashkohen këta tre burra që të shpëtojnë fëtyrën e ulqinakëve”, pyetje me vend dhe me seriozitetin më të madh, drejtuar klasës politike të Ulqinit, duke nënvijuar siç duket shqetësimet e mëdha në radhët e banorëve të asaj komune. Duke shprehur shqetsimet e saja mbi të ardhmen e komunës, redaksia bën këto pyetje:   “A do të bashkohen këta tre burra për të shpëtuar fytyrën e Ulqinakëve? Apo ndoshta këta tre burra nuk do të mund të merren vesh se kujt t’i takojë ulësja e kryetarit të qytetit, e kujt ajo e kryetarit të Kuvendit? A do mund të merren vesh këta burra se kush do udhëheqë me departamente të ndryshme të komunës?  Apo ndoshta këta tre burra as që e kanë ndërmend të bisedojnë për një gjë të tillë?  Ndoshta për ta ky opsion nuk do të shqyrtohet fare, ose do të shqyrtohet sa për sy e faqe, ashtu siç u shqyrtua opsioni i bashkimit për zgjedhjet parlamentare, e i cili dështoi ende pa nisur mirë.  E kjo “tentativë” do ju shërbejë, si edhe më heret, për të fajësuar njëri tjetrin për dështimin e iniciativës.   A do të mendojnë një herë të vetme këta tre burra për të mirën e qytetarit, për të mirën e shqiptarëve në Ulqin?   Ne qytetarët gabuam, kush me dëshirë, kush nga mosdija, e kush nga kushtet e vështira me të cilat po manipulon shtresa politike.   Por a do gabojnë edhe këta tre burra, e do lejojnë këtë njollë në historinë e Ulqinit të shqipeve?   Nazif, Fatmir e Mehmet, mendojini mirë veprimet tuaja sepse ju do shkruani historinë tonë, ju do vizatoni të ardhmen tonë. Mos shkatërroni atë për çka të parët tuaj e tonët kanë dhënë edhe jetën. Mendoni mirë …”, shkruhet në faqen elektronike Lajmet nga Ulqini.

Përfundimi i zgjedhjeve  të së djelës në Ulqin dhe gjëndja politike dhe ekonomike e shqiptarëve në Mal të Zi në përgjithësi, ndiqen me interesim të madh edhe nga diaspora e madhe në numër nga ato troje shqiptare, sidomos nga diaspora që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Ameikës.   Njëra prej organizatave që  vepron në Nju Jork, Shoqata Shqiptaro-Amerikane, “Ana e Malit” e cila grumbullon rreth vetes shqiptarët e emigruar në Amerikë nga ato troje, i dërgoi një letër të hapur  udhëheqësve të subjekteve politike të komunës së Ulqinit duke u bërë thirrje që tri partive kryesore të shqiptarëve dhe udhëheqsve të tyre, (Forcës së re Demokratike, Koalicionit “Për të Ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve) që  të bashkojnë fuqitë duke krijuar kështu një shumicë në kuvendin e komunës, ndonëse shumica dërmuese e kësaj komune janë shqiptarë.  Letra e hapur e shoqatës “Ana e Malit”, shprehë ndjenjat e shumë shqiptarëve jo vetëm në diasporë, kurë shprehet se, “Apeli i ynë buron thjeshtë nga ndjenja e dashurisë sonë për vendlindjen dhe të ardhmen e saj. Tani është momenti që Ju të lëni në një anë interesat partiake, dhe vendimin Tuaj t’a bazoni në interesat e përgjithshme kombëtare apo në interesat e shumicës shqiptare të Komunës së Ulqinit.  U  jemi drejtuar me këtë rast pasi që juve u është dhënë edhe një mundësi e fundit që gjendjen ta ktheni në tabanin kombëtar dhe që asnjë subjekt politik shqiptar, të mos bëhet derë e hapur për dorëzimin e Komunës.  Ju bëjmë thirrje që të shfrytëzoni këtë mundësi në favorin tuaj duke marrë parasyshë se çdo opcion tjetër shkon kundra interesit të pergjithshëm dhe do të mbani përgjegjësi dhe do të merrni gjykimin e përshtatshëm në faqet e historisë. Gjeneratat e ardhshme nuk do t’ju gjykojnë në bazë të asaj se çka është folur, por në bazë të asaj se si keni vepruar dhe koha është tani për të vepruar”, përfundon letra e kryesisë së Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” në New York, drejtuar klasës politike të shqtarëve nën Mal të Zi.

Edhe po të doja, unë nuk mund të shprehesha ndryshe dhe as më mirë se nga thirrjet e mësipërme drejtuar ndërgjegjes së faktorëve politikë të shqiptarëve në rrethin e Ulqinit.  Shpresoj që këto thirrje të mos jenë thirrje në shkretëtirë, por të plotësohet dëshira e popullit për unitet dhe strategji të përbashkët programesh për përmirësimin e jetës të të gjithë banorëve të asaj komune. Thirrjet e banorëve të komunës Ulqinit, të pasqyruara në shkrimin e agjencisë, “Lajme nga Ulqini” dhe letra e hapur e të mërguarve shqiptarë në Amerikë nga Ulqini me rrethe, për nga forca e tonit të ashpër,  janë tepër dëshpëruese nga një anë, por edhe shpresëdhënse nga ana tjetër se udhëheqsit politikë të partive shqiptare nën Mal të Zi, më në fund do të tregojnë ndërgjegje dhe përgjegjësi të lartë morale dhe politike duke dëgjuar zërin dëshpërues por shpresëdhënës të shqiptarëve kudo, i cili thërret për bashkim të forcave politike shqiptare në Mal të Zi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, humbin shqiptaret, Ulqin

Janullatosi dekorohet se Shqipëria është vend pa zot

January 26, 2014 by dgreca

Prof.dr. Eshref Ymeri/  Santa Barbara, Kaliforni*/

Në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të datës 25 janar lexova shkrimin me titull “Shoqata Kombi bashkohet me zërin e protestës kundër dekorimit të Janullatosit”. Është fjala për protestën e Shoqatës “Kombi” Worchester në Massaçusetts. Në atë shkrim, ndër të tjera, thuhej:            “Dekorimi i Janullatosit me titullin “Peace of Honor” nga presidenti i Fordham University në New York zoti Joseph M. McShane S.J. është një provokim i hapur për ndjenjat tona kombëtare sepse është i pamerituar. Shoqata “Kombi” e Worcester, Massaçusetts, nënvizon se kjo ceremoni në New York, në metropolin e Lirisë Amerikane, shënohet pikërisht në prag të 100-vjetorit të masakrave greke në Shqipërinë e Jugut më 1914 kur qeveria dhe ushtria greke martirizuan për vdekje me torturat më çnjerëzore kanibaliste në kishën e Hormovës, Kuqar, Peshtan, Odriçan, Panarit e Grabockë, dogjën vendin në emër të fantazmës Vorio Epir, për të cilin punon hapur edhe kreu i Kishës Ortodokse sot”. 

            Me këtë rast, shoqata në fjalë, është solidarizuar me zërin e protestës së shoqatave shqiptaro-amerikane në Çikago dhe në Nju Jork.

Po mbushen havash-havash 22 vjet që Janullatosin vazhdojmë ta kemi peshqesh nga krimineli Ramiz Alia, i cili, në fillim të vitit 1991, i dha fjalën kryeministrit grek, Micotaqisit, që Kisha Ortodokse fanoliane të pushtohej nga Janullatosi, koloneli i shërbimit sekret grek (siç e ka quajtur shqiptaro-amerikani Gary Kokalari në një artikull të botuar në gazetën “Shekulli” të datës 06 qershor të vitit 2006, f.6), me kamillaf dhe me veladon të kishës shoviniste greke. Në Projektkushtetutën e hedhur në referendum në vitin 1994, Presidenti Berisha pati përfshirë një nen, sipas të cilit krerët e komuniteteve fetare duhet të jenë me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Por opozita socialiste e asaj kohe, e cila bëri kauzë me shovinizmin grekomadh, u ngrit peshë më këmbë dhe s’la gur pa lëvizur, e hapi dheun me thonj, vetëm e vetëm që Projektkushtetuta të rrëzohej. Dhe Projektkushtetuta u rrëzua. Dhe, për pasojë, Janullatosi i nguli kthetrat përfundimisht në krye të Kishës Ortodokse fanoliane. Pas ardhjes në pushtet në vitin 1997, Partia Socialiste filloi përgatitjet për Projektkushtetutën e re, të cilën e hodhi në referendum në vitin 1998. Në atë Projektkushtetutë, Partia Socialiste e hoqi nenin e Presidentit Berisha për kryetarët e komuniteteve fetare me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Partia Demokratike dhe elektorati i saj, e bojkotuan referendumin e Projektkushtetutës progreke, të aprovuar fillimisht nën rrogoz nga Athina zyrtare. Pra, Partia Socialiste, me kauzën që bëri me shovinizmin grekomadh për shkeljen me këmbë të veprës së Mbretit Ahmet Zogu dhe të Fan Nolit që e pavarësuan kishën tonë ortodokse, duke e shkëputur një herë e mirë nga thonjtë e Patrikanës dhe të kishës shoviniste greke, ka fyer rëndë dhe ka shkelur mbi gjakun e martirëve të ortodoksisë shqiptare, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani etj., që sakrifikuan jetën në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, përballë egërsisë së shtetit shovinist grek dhe të komisarit të tij politik – kishës shoviniste greke.

Pra, për dijeninë e mbarë kombit shqiptar në krejt trojet tona etnike, për dijeninë e rinisë shqiptare në këto troje, për dijeninë e të gjitha familjeve shqiptare që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në përballjen me shovinizmin grekomadh, Janullatosin Shqipëria e ka dhuratë nga Partia Socialiste e Shqipërisë, kur kishte Fatos Nanon në krye.

Shoqatat shqiptaro-amerikane duhen falënderuar ngrohtësisht për protestat që kanë organizuar kundër nderimit të një shovinisti me damkë, siç është Janullatosi, i cili, me bekimin e Partisë Socialiste, na ka poshtëruar veprën e shenjtë të Ahmet Zogut dhe të Fan Nolit. Por, për fatkeqësinë tonë kombëtare, tërë shoqatat ekzistuese në Shqipërinë Londineze, janë bërë shurdhmemece para pushtimit të Kishës Ortodokse fanoliane prej një kleriku të huaj, si shovinisti Janullatos, që vjen nga një shtet tradicionalisht armik i kombit shqiptar, siç ka qenë dhe vazhdon të jetë Greqia, e cila, me hipokrizi, kërkon të na shtiret si një shtet “dashamirës”. “Dashamirësinë” e tij Republika e Shqipërisë e ka parë në qëndrimin që ai ka mbajtur ndaj emigrantëve tanë. Asnjë shoqatë e Shqipërisë Londineze nuk u ngrit peshë më këmbë dhe të protestonte kundër Presidentit Topi, i cili, i zhveshur tërësisht nga ndjenjat e dinjitetit kombëtar, shovinistin Janullatos, me rastin e 80-vjetorit të tij, e dekoroi me urdhrin e lartë të Skënderbeut, duke na fyer rëndë edhe figurën e heroit tonë kombëtar. Kërkesën për anullimin e këtij urdhri e bëri vetëm Aleanca Kuq e Zi.

Klasa politike e Tirënës, për turpin e saj, lejoi ngritjen në Shqipërinë e Jugut të varrezave dhe të memorialeve në nderim të ushtarëve kriminelë grekë. Por në Shqipërinë e Jugut nuk ka asnjë memorial dhe asnjë shtatore të nderim të figurave të shquara të ortodoksisë dhe të atdhetarisë shqiptare që përmenda më lart, nuk ka asnjë memorial në kujtim të masakrave çnjerëzore të andartëve grekë në vitet e Luftës së Parë Botërore dhe të ushtrisë fashiste greke në vitet e Luftës së Dytë Botërore, e cila objektet e kultit me vlera të pazëvendësueshme të kulturës sonë kombëtare, na i pati kthyer në stalla kuajsh.

Partia Komuniste e Enver Hoxhës dhe klasa politike që ka hipur e ka zbritur nga pushteti pas shembjes së sistemit komunist, ka heshtur në mënyrën më paradoksale dhe më të padenjë për Çështjen Çame. Ajo nuk ka dashur të përgatitë me kohë Dosjen Çame dhe ta dorëzonte në Senatin amerikan, në Kongresin amerikan, në Departamentin e Shtetit dhe në Kancelaritë e vendeve kryesore evropiane. Në atë dosje, ajo duhej të kishte argumentuar me fakte krimet barbare që bisha shoviniste greke pati kryer kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë dhe duhej ta akuzonte shtetin shovinist grek si bashkëpunëtor të ngushtë të nazifashizmit në vitet e Luftës II Botërore, duke kërkuar ndëshkimin e tij

Në këto kushte, unë i bëj thirrje publikisht Shoqatës së nderuar Kulturore Atdhetare “Labëria” që t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me një Përkujtesë, në të cilën t’i kërkojë largimin e Janullatosit nga Shqipëria përmes një shtojce në Kushtetë. Po ashtu, i bëj thirrje publikisht Bordit të Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si edhe Kryetarit të saj, zotërisë shumë të nderuar dhe shumë të çmuar Joseph J. DioGuardi, me bashkëshorten e tij, zonjën e respektuar Shirley Cloyes DioGuardi, që të solidarizohen me protestën e shoqatave të lartpërmendura shqiptaro-amerikane kundër nderimit të Janullatosit. Në të njëjtën kohë, u lutem atyre që t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë me një Përkujtesë, në të cilën t’i kërkojnë largimin e Janullatosit nga Shqipëria përmes një shtojce në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

            Në mbyllje, dëshiroj t’i kujtoj mbarë popullit shqiptar dhe veçanërisht rinisë shqiptare të Shqipërisë Londineze, Shoqatës Kulturore dhe Atdhetare “Labëria”, Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe personalisht zotit dhe zonjës DoiGuardi se historiani grek Nikolas Stavros ka deklaruar:

“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.

Këtë thënie të Nikolas Stavros, po e citoj sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor 2004 dhe të botuar në gazetën “Shqip” të datës 06 dhjetor 2004, f. 6. Citatin e mësipërm zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të lartpërmendur.

Kjo deklaratë e historianit grek tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për dinjitetin e Republikës së Shqipërisë që e ka nëpërkëmbur Greqia shoviniste përmes lëshimeve që Partia Socialiste, me Kushtetutën e vitit 1998, i bëri për pushtimin e kishës ortodokse fanoliane prej Janullatosit, i cili e ka kthyer atë në një filial të kishës shoviniste greke. Kryeministri Rama ka shprehur dëshirën që të hyjë në histori dhe unë ia dëshiroj me gjithë zemër të hyjë në histori. Por në historinë e kombit shqiptar ai do të hyjë me të vërtetë nëse do të kontribuojë me tërë energjinë e tij për largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe ripavarësimin e Kishës Ortodokse fanoliane, për abrogimin e Ligjit të Luftës me Shqipërinë që Athina e ka në fuqi që prej vitit 1940, dhe për zgjidhjen e Çështjes Çame. Në histori Kryeministri Rama nuk mund të hyjë me nisma për të vizituar Beogradin, i cili nuk ka dalë dhe as që s’ka ndër mend të dalë ndonjëherë me pendesë publike për krimet që shovinizmi serbomadh ka kryer gjatë një periudhe mbinjëshekullore kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Santa Barbara, Kaliforni

25 janar 2014

* Falenderojme autorin qe e dergoi artikullin per Gazeten Dielli

Filed Under: Analiza Tagged With: Eshref Ymeri, Janullatos dekorohet, se Shqiperia, vend pa zot

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 927
  • 928
  • 929
  • 930
  • 931
  • …
  • 984
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT