• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kush i vrau Aristidh Kolën dhe Luka Çiçipin?

July 20, 2013 by dgreca

Ne Foto: Aristidh Kola/

Biri i Arbrit i njihte thellë dëshirat e heshtura të saja që flinin me shekuj në ëndrrat e dëshirës për një të vërtetë; sepse vuajtjet, vdekjet dhe zhdukjet na e kishin rënduar gjithmonë shpirtin. Biri i Arbrit shpresonte në lindjet e bardha mbi errësirën verbuese, të lagura me gjakun e nxehtë të vrasjes së të vërtetës. Edhe pse ishim të pafjetur, në netët e gjata të ankthit, në pritje të llahtarisë, vullkani i përvëluar i brendisë shpirtërore së Birit të Arbrit e prishte heshtjen e së paarritshmes. E njihte Kosovën edhe në valët e Drinit dhe kërcimet e tija mbi ujin e pafajshëm, jepnin shenjën e dallëndyshes në kërkim të lirisë; lirinë që aq guximshëm e kërkonte me vargjet e tija të mbushura me thjeshtësi, me të rima e padukshme dhe simbolet e papritura. Poeti nuk vdes sepse Drini ushton nga dhembja që ia dha vlerën valëve të tij nuk është më Poeti nuk vdes, sepse Biri i Arbrit, në qiellin tonë i ka skalitur vargjet që i bëjnë dritë po atij Drini edhe në netët më të errëta të vërtetësisë sonë. Do ta lëmë të prehet i qetë shtatë pash lart në qiellin arbëror

“Vritmëni, po gjakun ma mblidhni… se do t’u duhet nipave e mbesave për të shkruar gjuhën shqipe”- Petro Nini Luarasi

Kush i vrau Aristidh Kolën dhe Luka Çiçipin?/

Fahri Xharra/

Por, edhe bijtë e mëdhenj të kombit, Aristidh Kolën dhe Luka Çiçipin, do t`i lëmë të qetë të prehen diku lart në qiellin arbëror, të prehen të qetë për punën e tyre të madhe se edhe këta shpresonin në lindjet e bardha mbi errësirën verbuese të mohimit dhe stërmohimit të një pjese të madhe të Arbërisë dhe arvanitasve mu nga ata, nga të cilët e panë dritën dhe kulturën aty ku e vodhën me themel.

Vdekje nga sëmundja e përgatitur në laborator

Që të dytë, si Aristidhi ashtu edhe Luka, vdiqën në mënyrë të njëjtë, nga e njëjta ”sëmundje” e përgatitur në laboratorët antishqiptare, nga një ”sëmundje”, e cila e sjell heshtjen e të tjerëve për të mos u dëgjuar zëri i së vërtetës së mbyllur me shekuj në shtatë pashët e thellësisë së harresës; duhej patjetër të harrohej se: “Ka pak njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” dhe duhej që të mos përmendej se ”Greqia sot i ka 695 fshatra shqiptare ku jetohet shqip, frymohet shqip”, duhet që të mos përmendur kurrë që:”Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip”.

Duhej që të vdisnin, sepse e kthjellonin ujin e turbullt të historisë; duhej të vdisnin se pastaj në ujin e pastër do të rriteshin troftat të cilat do ta ndërronin emrin e habitatit dhe në atë ujë të pastër të gjithë do ta shihni valën e së vërtetës. Aristidhi dhe Luka e dinin se kur shkruanin nëpër gazeta dhe dilnin në TV shkonin në shtigje me rreziqe të mëdha, por i kishin marrë parasysh të gjitha si edhe dhe gjënë më të keqe…! E ajo i gjeti, se u munduan dhe patën sukses në rrugëtimin e tyre.

Plot akuza dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundër tij. Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Më 11 tetor të vitit 2000, në spitalin Evangjelizmos në Athinë, vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola, i cili rënkonte prej një muaj.

Mos-heshtja ndaj së vërtetës

Aristidh Kola ishte studiues, shkrimtar, publicist dhe ka botuar disa libra për çështjen e arvanitasve dhe të Kosovës. Ai gjatë viteve 1995-2000 ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek. Shërbimet dhe kujdestarët e heshtjes ia arritën qëllimit.

E njëjta ”sëmundje” do ta ”gjejë” edhe Luka Çiçipin, i cili po ashtu nuk deshi të heshtë ndaj në të vërtete të madhe; dhe në mënyrë shkencore e shpërndante polenin e kulturës së lashtë arvanite në mënyrë që bletët e së ardhmes të dinë saktë për emrin e luleve polendhënëse.

Luka Çiçipi, profesor i Antropologjisë dhe i Gjuhësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut (Greqi) vdiq të dielën, 14 shtator 2008. I lindur në Athinë në vitin 1946, ai u doktorua në antropologji nga Universiteti i Uiskonsinit, pas përfundimit të dy magjistraturave, një në antropologji dhe një në gjuhësi, në të njëjtin universitet (1981). Ka shkruar librin “Antropologjia gjuhësore e praktikës dhe ndryshimit (dyndjes) gjuhësor: arbërishtja (shqipja) dhe greqishtja në kontakt’ ‘A Linguistic Anthropology of Praxis and Language Shift: Arvanitika (Albanian) and Greek in Contact’ (Clarendon Press, Oxford 1998) dhe dy libra në greqisht: “Hyrje në antropologjinë e gjuhës: Gjuha ideologjisë dhe performansa’ (Gutenberg, Athens 1995) dhe “Nga gjuha si objekt në gjuhën si veprim ‘(Nissos, Athinë 2005), ndërsa një libër nën titullin “Gjuha, praktika, dhe ideologjia: Një qasje dinamike e proceseve sociolinguistike’ ishte në punë e sipër në kohën e vdekjes së tij sipas kontratës me Palgrave Macmillanin. Ka publikuar gjerësisht në revista të tilla si, Word, Language in Society, Journal of Pragmatics, Semiotica, International Journal of the Sociology of Language, Anthropological Linguistics, Journal of Sociolinguistics, Journal of Linguistic Anthropology, Pragmatics etj., mbi çështje të tilla si ideologjitë gjuhësore, teoria politike dhe gjuha, aspektet performuese të gjuhës, teoritë e veprimit shoqëror dhe gjuhësia antropologjike. Ishte anëtar i shoqatave të ndryshme të Greqisë dhe ndërkombëtare (duke përfshirë edhe Shoqatën Antropologjike Amerikane, Shoqatën Ndërkombëtare Pragmatike dhe LSA).

Ai ishte pionier në studimin e gjuhëve të pakicave në greqishte, në kontaktin gjuhësor. Si e gjeti vdekjen, që nuk e deshi, por ia sollën? Sot në Greqi, ata që flasin në publik në lidhje me marrëdhënieve të hegjemonisë, rreth arbërishtes apo cilësdo gjuhë tjetër të pakicave është në shënjestër nga kërcënimet e stilit të Agut të Artë, i cili veçohet dhe në fund të eliminohet fizikisht kudo ku është e mundur. Për fat të keq, kjo është Greqia e sotme dhe e gjithhershme kur janë në pyetje Arvanitasit. Ç`bëri Luka Çiçipi? Në një prej teksteve të tij të fundit mbi gjuhën si një ‘praktikë’, Luka huazon nocionin e’ nënshtrimit të mbarështuar nga shkencëtarët politikë (Laclauja, Mouffeja) për të përcaktuar hapësirën e mjegullt (të paqartë) në të cilin një subjekt është në vartësi nga vendimet hegjemonike të ‘tjetrit’. Vendimet hegjemonike të tjetrit: Harroje!

“Luka, me punën e tij, na tregoi se si mekanizmat e hegjemonisë arrijnë të mbajnë larg nga arena politike debatin e një çështjeje që nuk artikulohet fare: Cila është ajo çështje? Mos fol shqip. Mos e trego se nga lindi shqipja. Mos e përmend të kaluarën tënde se me te e merr vesh bota se unë jam i ardhur pas teje. Mos…mos…mos.

“Ne këtu flasim vetëm greqisht” thuhet në Greqi e referencat e tij të shfaqen në kontekstin komunikativ ku ironia është mbizotëruese – ku arbërishtja po i humb folësit e saj amtarë të fundit, aktivë dhe pasivë. Lluka Çiçipi vdiq me kancer, mundet me të njëjtit lloj si Aristidh Kolias, dhe vdiq në kulmin shkencor.

Ecja kundër rrymës

Pse duhej te vdiste Aristidh Kola në Greqi? Sepse “Arvanitet të këndomi/ Gluhenë të mos harromi” – nuk lejohet. Nuk guxon të jesh arbëror dhe nëse je autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korrigjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviqit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, atëherë të pret vdekja.

“Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare. Pasi na zvogëluan gjeografikisht të tjerët, pse për fajin tonë, vazhdojmë të zvogëlohemi shpirtërisht. E kryepseja: pse pra ne e kemi humbur shansin historik për t`u bërë qendra e mbarë botës arbërore-arvanite-shqiptare?” – pyetet Kolec Tromboini dhe vazhdon: ”Parë në këtë sy, mund të them se diku përtej gardhit tonë, në Greqi, patëm fatin të njohim Aristidh Kolën, personalitetin më të madh arvanitas të shekullit XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë.” Vetëm pse mbronte shqiptarët e Kosovës në të drejtën e tyre për liri, u kërcënua publikisht në një emision televiziv nga një gazetare. Për këtë ngjarje skandaloze në median greke, shkruante:

“Shumë miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli gjatë emisionit televiziv në “Skaj”, 5 maj 1999, dhe më pyetën përse e përballova me qetësi, kur duhej të kundërsulmoja… Miqtë e mi, mos u mërzisni e mos u hidhëroni për këtë, sepse “e drejta del, vjen kur t`i vijë ora …(Nga rrënjët tona janë në Arbëri).

Aristidh Kola me krenari, me guxim dhe me vetëdije të plotë thoshte:“Kam preferuar gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat. Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjerra dhe për këtë e paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë time…”

Studiuesi arbëresh, Antonio Belushi, në një akademi, u shpreh: “I madhi Aristidh Kola është i pavdekshëm. Ai ndodhet shumë lart në pavdekësi.

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: Aristidh Kolen, Fahri Xharra, kush i vrau, Luka Cicipin

DILEMA SHQIPTARE

July 20, 2013 by dgreca

Politikanet tanë qëndrojnë larg nënshtetasve të tyre, larg nga problemet e tyre, dhe kur është nevoja për taksa nuk përtojnë ti rrjepin fare sepse tashmë natyra e tyre është akomoduar në pushtetin e instinkteve dhe të pasioneve të tyre të liga duke shkatërruar kështu çdo lidhje shoqërore dhe politike./

Nga Bekim Rexhepi/

E dimë se problemi kryesorë në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë ishte ngritja e administratës shtetërore me njerëz të aftë dhe të zot. Problemi ishte i vështirë; gjuha shqipe nuk ishte lejuar të mësohej në shkollat e vendit nga administrata osmane; vendi ishte i varfër dhe analfabetizmi mbulonte gati 90% të gjithë popullsisë. Ndërsa sot goxha në koincidencë është edhe Kosova, pas shpalljes se pavarësisë duket se e ka të vështirë të gjejë politikan të pastër.

Si asnjëherë më parë në historinë shqiptare nuk ka pasur më shumë zyrtar të korruptuar, të kriminalizuar, e ne procese hetimore, e gjyqësore. Madje, madje secili qytetar i Kosovës ka një boshllëk dyshimesh, se zyrtaret e shtetit janë të angazhuar për të mirën e tyre e, të shtetit. Kot provon ta bindesh sot atë pas kaq vitesh se ka mbet ndonjëri politikan qe s’është i krimbtë. Po ta shikosh pak këtë histori të pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krahu i luftës pas ardhjes në pushtet duket se goxha e ka degraduar luftën e vet, e ka bërë të duket e zbehtë edhe para popullit, e edhe para faktorit ndërkombëtar. Një varg akuzash, një varg hetimesh gjyqësore, një varg vrasjesh të dala në shesh, një varg i gjatë me zyrtar të korruptuar, me haraçe e linçime politike e ka bërë qe vendi të ketë një imazh akoma më të rënd.

Krizat konjukturale, me plot rreziqe që peshojnë mbi institucionet si rrjedhojë e dobësisë së pushtetit qeverisës, perceptimi me shqetësim nga ana e opinionit publik dhe intelektualëve të shumtë po alarmojnë shenjat e anarkisë. Dilema shqiptare për pushtet rezonus thellohen sepse në anën tjetër kemi një pushtet autokratik, i cili po zgjerohet pa kuptuar së paku edhe fabulën e vet.

Ngjashëm si Sevarius-i gënjejnë popullin e tyre. Pra, politikanet tanë qëndrojnë larg nënshtetasve të tyre, larg nga problemet e tyre, dhe kur është nevoja për taksa nuk përtojnë ti rrjepin fare sepse tashmë natyra e tyre është akomoduar në pushtetin e instinkteve dhe të pasioneve të tyre të liga duke shkatërruar kështu çdo lidhje shoqërore dhe politike.

Paqja më pak po duket përjashtim sepse të gjitha rregullat shkelen dhe shkatërrohen në favorin e interesit të ngushtë të tyre. Për pak vite ata kanë shitur të gjitha pasurit e shtetit, madje pasurit e tyre janë më te larta se pasurit e disa zyrtarëve ne shtetet industriale. Ligji shtetëror është kthyer në vizion të kapadaillëkut të tyre, po s’je me ta je mish për ta.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bekim Rexhepi, dilema shqiptare

Komandanti kosovar paraqitet në gjyq

July 20, 2013 by dgreca

Nga Pellumb KULLA/

Në të vërtetë ky është një shkrim i hartuar në 2006, një javë pasi komandanti i Dukagjinit Ramush Haradinaj, la postin e kryeministrit të Kosovës dhe u paraqit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila pat qenë ngritur enkas për të gjykuar krimet në luftën komplekse që serbët e Millosheviçit nuk lanë qoshe të ish-Jugosllavisë pa i vënë flakën. Është i pabotuar më parë dhe iu riktheva tani që rreth figurës së Haradinajt u pa një re pluhuri që m’u duk pa vend që u ngrit. Ky opinion është dhënë në një klub diskutimesh në internet. Dhe bash si tani ne që përshëndetëm udhëtimin drejt Hagës së komandantit kosovar, duruam ironira për tiparet folklorike të gëzimit tonë. Kush mendonte atëherë që lirimi i komandantit të UCK-së nga gjykata ndërkombëtare do të zgjaste mbi gjashtë vjet! Dhe nuk qënka liruar ende, se ja vazhdon gjykimi tek ajo më e vështira, kombëtarja!… Ja shkrimi:

Atë ditë që kryeministri i Kosovës, zoti Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen dhe deklaroi ndërmendjen e paraqitjes aty ku e akuzonin, e përshëndeta edhe unë si shumë e shumë të tjerë. Përshëndetja ime ishte e pa menduar, si të thuash, e vetvetishme. Instinkti më pengoi të bëja llogari politike, apo gërmime mbi listën e akuzave që i faturohen kryeministrit të Kosovës. Nëse akuzat janë të rënda, nëse veprat mizore janë të tmerrshme dhe, sidomos, nëse ato vërtetohen, natyrisht, i tërë dënimi dhe përbuzja do të bjerë mbi Haradinajn. E jo mbi Rugovën, Klarkun, Eliot Engellin, apo politikanët e mbarë Shqipërisë që e përshëndetën gjestin e tij. Dhe, vetkuptohet, nuk do të bjerë as mbi mua që në fund të fundit nuk bëra ndonjë deklaratë publike kushediçë, përveç asaj ngritje të zërit deri në “nivelet e larta” të këtij klubi të gjërë diskutantësh.

E përshëndeta dhe rikthehem në të, pak edhe për inat të atyre që prisnin zotin Haradinaj të merrte malet, tani që e thirri Gjyqi i Hagës. Dorëzimi i tij ishte i bukur, sepse qe shfajësimi i parë i Komandantit të Zonës së Dukagjinit para nesh. Shfajësimin njerëzit e bëjnë me llafe, por ai lloj shfajësimi nuk është kurrë si ky i veprave. Nuk dua të hyj nëpër tërë hamendjet mbi kurthet dhe intrigat, mbi dorën e fshehtë të miqve të fuqishëm të serbëve, “që e shtynë Presidentin Rugova të caktonte për kryeministër një “kriminel”, e blla-blla-blla, që pastaj, kur të vinte akuza nga Haga, ky parvëny në postin kryeministror, t’ia mbathte maleve me gjithë pasonjësit e tij” e pallavra të këtij lloji. Edhe ata që mendonin se Haradinaj nuk do të paraqitej në thirrjen nga Gjykata, nuk kanë shumë faj kur shohin Bin Ladenin të rrijë guvave, kur Sadami ndënji muaj me rradhë i fshehur në një pusbodrum, kur doktor Karaxhiçi dhe gjenerali Mlladiç fshihen ende, që prej 10 vjetësh nëpër xhunglat e nacionalizmit serb, dhe kur mjafton të shkelësh pultin në TV dhe do të shohësh pa tjetër filma me gjeneralë kriminelë nazistë, të maskuar që mbijetojnë nëpër Argjentinë e gjetiu. Sill po të duash ndërmend dhe faktin që Haradinaj është bashkëkombas i mijëra narkotrafikantëve, kriminelëve, hajdutëve mbarëshqiptarë, që gjallojnë mbi këtë rruzull, nën identitete të dubluara e tripluara!

Në fakt, unë përgjigjem disi i prekur që na i cilësuan si folklorike, patetike e dithirambike, përshëndetjet që i bëmë gjestit të Haradinaj, epitete me të cilat ishin të mbushura replikat kundër nesh. Ne, një dorë anëtarësh të këtij klubi, “përfaqësojmë folklorin shqiptaromadh”, prandaj një e dy edhe fshikullohemi nga “lartësitë e kësaj qasje të ftohtë, moderne, mbiatdhetare perëndimore”…

Së pari, nxitoj t’ju them, që vihet re fort qartë  se të gjithë ju që nënqeshni me folklorin tonë, jeni katërcipërisht të bindur se kur fjala është për zotin Haradinaj, do të keni të bëni me një kriminel të kallëpit të Karaxhiçit. Dhe ky është një paragjykim edhe më i poshtër, se paragjykimi dhe urimi ynë që të mos jetë ashtu. Së dyti, unë nuk di se si mundet një njeri, i racës “vështirësisht të zhillueshme të shqiptarëve”, pra ky Haradinaj, të jetë kaq i dyzuar dhe të vuajë dyzimin në një shkallë aq të lartë, sa para ca vitesh të ketë qenë kriminel, përdhunues, të ketë arritur deri aty sa të ketë shpuar me bajonetë barqe grash shtatzëna, dhe tani të bëjë gjestin fisnik të respektimit pa lëkundje të institucioneve ndërkombëtare?! Ta vesh në dukje këtë, nuk të bën aspak folklorik dhe patetik, më duket!

Si mundet që të ketë shqiptarë që të jenë kaq fare të paanshëm, sa ta shohin konfliktin në truallin e Kosovës si një ndeshje palësh të barabarta?! Si ndodhka që argumenti i përjetshëm në situatën “pushtues-liberatorë” nuk hyka fare në punë në këtë rast?! Unë e kuptoj që komandanti vendas ka përgjegjësi për bëmat e ushtarëve të tij, por, a nuk paska dhe nja pesë pikë shfajësimi më shumë një komandant, që ndryshe nga armiku, e zhvillon betejën para oborrit të gjyshes së vet dhe i ka që të gjithë ushtarët të traumatizuar nga që kanë parë motra të lebetitura nën shalët e pushtuesve, të cilët më shumë se sa shfrynin epshet, zbraznin poshtërimin mbi to?!

Në këtë botë shohim ende mijëra përmendore komandantësh, strategësh e perandorësh, të cilëve nuk u përmenden mëkatet e ashtuquajtura të “dorës së dytë”. Stalini fitoi luftën mbi nazizmin, por ama para dhe pas saj, pushkatoi me dhjetra mijëra oficerë të vetët, mes të cilëve shumë e shumë gjeneralë dhe mareshallë. Napoleoni ia shfarosi Francës lulen e rinisë dhe pa vrarë shumë mendjen braktisi pesëqindmijë ushtarë në mes të dimrit të Rusisë. E të mos hyjmë, pastaj, në parcelat e mëkateve që i atribuohen presidentëve amerikanë që nga Hiroshima e deri në qërrimin e hesapeve me diktatorë dhe terroristë. Fati i atyre që komandojnë do te jetë gjithmonë i tillë, kompleks. Këto të “dorës së dytë” të tyre përbëjnë një mal me mëkate! Përse nuk duhet ta shohim me këtë dritë dhe Komandantin e rajonit të Dukagjinit dhe kryeministrin e Kosovës, që shkon të përgjigjet për veten dhe ushtarët e tij deri aty në majat e majave të drejtësisë?!

Ai ka shkuar në Hagë i sigurtë dhe i vendosur dhe unë,
përsëri, e përshëndes dhe uroj që të dalë i nderuar!(Publikohet me lejen e autorit)

 

Filed Under: Analiza Tagged With: autori paraqitet, ne Gjyq, pellumb Kulla, Ramush Haradinaj

Historia shqiptare, Histori qe ”vret” ?!- Ajo çka është e jona ,le të mbetet e jona!

July 19, 2013 by dgreca

“Historia jonë e përmbysur , e përvetsuar dhe e mëshefur qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë, Ajo është aty dhe këtu ,por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip.” (F.Xh.)/

SHKRUAN FAHRI XHARRA/GJAKOVE/

“Grekët mbas vitit1912 e shkatruan komplet Selanikun ,ndertesat dhe trashegimninë e shekullit 17 -18,ne bashkpunim me te huajt ,,per te ndertuar nje Selanik te ri me kishat dhe objektet qe ju interesonin ,,,keta pra ishin dhe vazhdojne te jenë ,”,,,nga Mark Mazower  (prof in Columbia University) ne librin Salonica City of Ghosts”. Pse?  Ata janë shumë të ndjeshëm në të” vërtetën” e tyre. Çdo gjë duhet të jetë sipas tyre.Po ,nëse nuk është atëherë duhet shkatërruar ,humbur gjurmët dhe shkruar e ndërtuar sipas shijës dhe të”vërtetës “ së  tyre.Dhe bota fillonte gjithmonë me ata.Të pamëshirëshëm në zhbërjen fakteve dhe të pamëshirëshëm në “ puzell-in” e tyre të sajimeve , të shtrembërimeve dhe të përvetësimeve .

Johan Tunman, (1774, Leipzig) shkruante: ” Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. “    (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)

“Kur një popull nuk i mbronë më lirinë dhe drejtat e tij ai bëhet i pjekur për riskallavërim”,thuhej këto ditë në një shoqatë të rinjsh në Francë.  E na sot , a po e çmojmë dha  a po e ruajmë lirinë tonë? a po lejojmë që të na ndërhyhet në rrjedhat tona? Nëse i huaji na shkruan historinë ,sado pak  që e ndërron . dhe sa do pak na e futë vetëm majën ; a pat suvereniteti arsimor . Të tjerat vijnë më vonë, heshtas dhe sigurtë.“Sikur druri që i ka rrënjët në tokë, e njëjtë është edhe me shpirtin e njeriut. Rrënjët e forta na mbajnë për tokë  kurse njohuria për  origjinën tonë na jep një mbështetje të forte, nëpërmjet së cilës ne mund të shkojmë shumë larg në jetë tonë të kaluar dhe përgatitjen tonë për të ardhmën.Profesori Pott-i mendon se shqiptarët janë ilirët, dhe se kjo është përgjigjja më e mirë për emrin e Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as gotikë, as sllavë, finik apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë.

Ku ishim te Selaniku i vitit 1912, ajo ishte vetëm një vazhdimësi greke e asaj që e kanë bëre jo me vite por me shekuj e mileniume.Pausanias (Παυσανίας ) ishte një udhëpërshkrues dhe gjeograf  “grek” i shek.të II-të prK  , që ishte bashkëkohanik i  Hadrianit , Antonius Pius-it dhe Marcus Aurelius-it. Mbeti historikisht i pavdekshëm me “Përshkrimin  e Greqisë (Ἑλλάδος περιήγησις) një punë e mirë që mbeti kruciale bë mes të literatures klasike dhe arkelogjisë moderne.( (Akujärvi, Johanna 2005, Researcher, Traveller, Narrator: Studies in Pausanias’ Periegesis Stockholm). Pausanias shkruante: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i gjenit të vdekshëm”. (Pausania lib.VIII. 1.4). Sa kohë na është mëshefur kjo? Sa kohë nuk kemi guxuar ta themi këte?

Historia jonë e përmbysur , e përvetsuar dhe e mëshefur qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë, Ajo është aty dhe këtu ,por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip.; “…Si një dhuratë të bukur, toka krijoi së pari njeriun, dhe Arkadia krijoi “ Pellasgët Hyjnorë ”, shumë ma përpara se të krijohej Hana.” Pindari, “Carmina Selecta”. E tepruar . Jo aspak edhe  shumë e vërtetë. Por, historisë duhet dhënë gjuhën që ajo të flet shqip.

Ne ishim të nënshtruar, ne ishim  fatkeq  ne ishim të pa fuqishëm ,dhe historianët ( serbët ,grekët  e tani edhe turqit dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm) shpesh ishin  dhe ende po janë aq të  padrejtë, sa  terësia e jonë historike  po copëtohet në copëza të pa përfillëshme. Po sot ,ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne ,apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve  për shkruerjen e historisë sonë ?

Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë  së huaj në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historijeje të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale  që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje  nga e cila po e kemi vështirë të dalim. Është i pafytyrë guximi i ndërhyerjeve “estetike” dhe “etike” në historinë tonë.

Çështja shqiptare është një çështje kombëtare. Për ta shikuar në raport me të kaluarën, të tashmen dhe ardhmen duhet të mbledhësh të dhënat aktuale të shtrirjes së tij.

Nuk do mend se populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të botës dhe të ballkanit. Ne e njohim atë si pellazgë, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë. Bartësit e këtij substrati identifikohen shumë herët, me popullsinë parailire, që në burimet historike njihet me popullsinë pellazge . Rrënja e jonë e vjetër është pellazge.

Ne e kemi bërë shprehi ti konsiderojmë pellazgët si pjellë „të mbirë nga dheu, hyjnorë, pjellëbardhë, rrënjës në trevat e Mesdheut dhe më gjërë“. Pellazgët, në periudhat më të vjetra të historisë dhe të parahistorisë, si stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm. Edhe popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Ku sundonte raca e bardhë pellazge, flitej pellazgishtja. „Studius të pellazgëve, mbështetur në shkrimet e autorëve të antikitetit, theksojnë, se emërtimi “pellazg”del nga fjala “pjellarg” domethënë “pjellë-bardhë”. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë“. Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgët-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer gjenin e vet me bukuri të virtytshme.

“ Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme” thoshte George Fred Williams më 1914(“Shqiptarët”) A jemi të lehtë? Jemi në qendër të vrojtimit ; lëvizjet tona të mira apo të pamira shenohen dhe mbesin në bllokun e shënimeve të shënuesve ; shënime këto që shërbejnë për cilësimin e kombit tonë. Në sirtarët e kombeve e kemi vendin tonë;më e rëndësishme është se çka të tjerët mendojnë për ne dhe se ku  ata na rendisin neve se sa që na i këndojmë hymne vetës pa e dijtur se ku jemi për të tjerët. Prap po e ceku që jemi në qendër të vrojtimit dhe se çdo heshtje e jona shkon në të mirë të trekëndëshit të njohur.Por edhe mohimi i vetvetës , mohimi i historisë ,kacafyetjet mohuese ,shtrembërimet që ia bëjmë vetës  shkojnë shumë mirë dhe qetas palosen në “defteret” e  trekëndëshit dhe  pasojat janë tejet të rrezikshme për ne.

“Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. …Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.” –

Përderisa ne ia dham Romës ata që ia dhamë; përderisa Bizanti u udhëhoqë nga ne, e  Turqia e sundoi kohën me ndihmën e njerzëve tanë;  ne prap mbetëm “kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë që katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian”. Ne nuk jemi apatikë, koatikë ,difuzë;ne nuk jemi të zbritur nga drunjtë por botës i dhamë civilizimin më të herëshëm; ditëm të udhëheqim me Perandoritë e kohës, ditëm të udhëheqim me Papatin e kohës; ditëm të ndertojmë Taxh-Mahallin e kohës, ditëm të kemi Karl Gëgën , Gjon Gazullin , Mehmet Ali Pashën e Egjyptit, Hoxha Tahsinin; e shumë e shumë të tjerë të cilët rrezatuan për vendet e huaja  e kurrsesi në vendin e tyre.Kjo më jep mundësinë të bëjë një lidhje të ngjajshmërisë natyrore me Luleshtrydhën( Dredhëzen) . E dini pse ? Luleshtrydhja është  e vetmja pemë që farën e ka jashtë trupit të saj ,kurse na i vetmi komb që njerzit e vyejshëm i kemi pasur gjithmon jashtë  trungut t` tonë kombëtar.

Derisa me shekuj kanë shkruar se ne jemi askushi ,barinj të zbritur nga malet e pa emëruara ; dhe se  gjurmët tona arkeologjike janë të pagjetëshme posi ato të arinjve apo të ujqërve  të ngordhur nëpër male;tani nuk guxohet të harrohet dhe të mohohet që na kemi qenë kërthinëza e civilizimit të herëshëm europian.. Librat shkruhen , ato lexohen ,letra i duron edhe rrenat  më të pakuptimta që të shkruhet mbi te. Librat përkthehen në gjuhët e Europës dhe i lënë gjurmët e saja në kujtësën e Europianit ; ato e bëjnë historinë

Ajo çka është e jona ,le të mbetet e jona.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ajo qe eshte jona, histori qe vret, historia shqiptare, te mbetet jona

Fallsifikimi i politikave bujqësore të dështuara

July 19, 2013 by dgreca

Ne Foto: Illo Foto eshte autor i dhjetera librave per bujqesine dhe blegtorine shqiptare, botime keto pas viteve ’90, ku krahas evidentimit te vlerave dhe pasurive ne keta sektor ai ka kritikuar fort edhe tranzicionin shqiptar qe pasojat me negative i ka reflektuar ne Bujqesi dhe Blegtori/

Nga ILLO FOTO/Queens/ New York/

Ky materjal, që paraqes, nuk ka karakter informimi gazetaresk, se sa  është një denoncim, për  dëmin ekonomik, që i është shkakëtuar fshatarësisë  shqiptare, në këto vitre të tranzicionit. Në 23 vite  tranzicion , modeli Berisha , ka qënë hegjemon  në  të tërë jetën bujqësore shqiptare. Ku qëndron  homogjeniteti?  Qeverria  socialiste , ka ministruar me  Lufter Xhuvelin  dhe Agron Dukën, që nuk u bënë berishistë brënda ditës, por i përkasin ideollogjikisht këtij modeli.  Nën “Modelin Berisha “ , bujqësija as nuk u zhvillua dhe as nuk shënoi stanjacion, por u degradua.  Pse dhe si ? Prodhimi  i përgjithshëm bujqësor , i vitit 2012  dhe ai i pritshmi 2013 , rezultojnë rrreth  3  here  më  pak se 1990 .  Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me homologët e Berishës , në historinë  100 vjeçare të shtetit . Ismail bej Vlora dhe Zogu , bujqësinë e zhvilluan me prioritet dhe e dorëzuan me nivel , më të lartë se sa e gjetën . Enveri , përjashtimisht nga politikat izoluse , e zhvilloi në mënyrë prioratire bujqësinë   dhe e dorëzoi , në 1990 , me një prodhim bujqësor  disa  herë më të madh , duke dyfishuar tokën nën kulturë dhe duke arrituur ujitjen 60 % , që është standart i lakmuar nga shtetet me bujqësi të zhvilluar .

Gjëja e parë , që bëri “ Modeli Berisha “ , qysh përpara se të vinte në pushtet , shkatërroi veprat monumentale bujqësore  , që kishte ngritur populli shqiptar, me djersën dhe gjakun e vet, nën drejtimin e bijve të tij më të mirë .U shkatërrua komplet rrjeti kullus dhe niveli ujitjes , nga 60 % zbriti në  30 % dhe kaq mbeti  .U  prenë të tërë pyjet , për qëllimi krejt komerciale dhe korruptive . Pyjet janë për t’u prerë , por u prenë  pa kriter  dhe  se nuk u zëvëndësua asgjë , nga ajo , që u zhduk .

Në këto 23 vite , bujqësija u rrudh , duke marrë pamjen e bujqësisë kopshtare . Importi i ushqimeve  , arriti një miliard dollar në vit . Ky import nuk duhet të ndothte , kur në 1990 , bujqësija siguronte të tërë ushqimin e popullsisë dhe popullsia ishte një milion frymë më shumë , që pas 1990 , janë në emigracion. “ Modeli Berisha “, konsiderohet totalisht i dështuar në bujqësi  dhe në zhvillimin mjedisor . Shifrat e më sipërme e dëshmojnë  këtë realitet dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë sektor tjetër , ku dështimi të jetë kaq i  dukshëm  . Mund të parashtroheshin shumë shifra dhe fakte të tjera , por do ta mbyllim vetëm me një:  Në çdo vit , të kësaj periudhe 23 vjeçare , mbeten pa punuar 25 -28 % e tokës arë . Tokën djerr bujku shqiptar e lë vetëm , kur vdes vetë  aksidentalisht , ose  kur i ngordhin të dy qetë , brënda ditës .

Simbas traditës  fshatare , bujku gjithnjë e vlerëson dëmin , që i shkaktohet prodhimit bujqësor . Kur një kafshë futet në arë dhe shkatërron të mbjellat , çmusit , që njifen nga kanuni dhe nga ligji , çmojnë dëmin dhe e  paguan , i zoti i kafshës , që ka kryer  bastisjen . Një bastisje e ngjashme , ka ndodhur , në bujqësinë shqiptare  . Unë jam expert i fushës , në rrolin tradicional të çmusit të dëmit . Po ju parashtroj vlerën e  faturës së dëmit bujqësor , që u shkakëtua këto 23 vjet.  Vet shtetarët  , duhet ta kërkoni vlerësimin teknik të punës së tyre  , sepse nuk keni administruar çiflikun e Babait .  Në  vlerësimin tim , nuk përfshihet dëmi ekonomik , që është shkakëtur në pasuritë pyjore , ujore dhe kullosore .

Shuma totale e faturës së dëmit bujqësor , është rreth 30 miliard dollarë, natyrisht jo më pak, duke përfshirë dhe ato pak investime gjysmake të periudhës në raportim  . Në këtë shumë , 7 Miliard $  është vlera e rrjetit inxhinjerik  dhe 23 milard $ është vlera e ushqimeve të importuara , sepse është lënë toka djerr.    A e njifte Berisha dhe bashkpuntorët e tij  këtë situatë  katastrofike të bujqësisë ?

E njifte shumë mirë  dhe  mori të tëra masat , për ta fshehur këtë gjëndje , përpara medjave ,  ndërkombëtarve dhe  mbase edhe përpara vetë Partise Demokratike .  Ç’farë bëri, për ta fshehur gjëndjen ?  Shifrat , që lidhen me prodhim drithi , me rendiment kulturash dhe me gjëndjen e tokës , i hoqi nga raportimet  e tëtëra strukturave   . Ministri , Kryeministri , Funksionarët, nuk e përmëndnin kurrë tokën djerr ,as  drithin , as  rendimentet . Kosova arriti rezultate të shkëlqyera , për kulturën e grurit  dhe për zhvillimin bujqësor në tërësi . Ky lajm gazmor dhe domethënës ,kaloi heshtazi   .

Fshefja e shifrave  dhe e tërë realitit bujqësor u bë metodë pune e të tërë piramidës shtetërore   . Raportohej , për serra, frutikulturë ,  exporte , agrobiznese , por nuk përmëndeshin shifrat  për tokën   dhe  drithrat,  që janë përcaktuse , për një bujqësi  reale . Raportet ministrore , e paraqesnin fshatin e lulëzuar dhe bujqësinë në majat më të larta . Gjëndja reale ishte krejt ndryshe  . Nuk mbaj mënd ndonjë gazetar  , të bënte pyetjet direkte : Pse mbetet toka djerr dhe pse importojmë  një miliard dollar ushqime  ?  Pyetja e gazetarit ka vlerë zyrtare dhe  përgjithësuse, por ajo mungonte .

Njerzit  u pajtuan heshtazi me gjëndjen , që raportonte pushteti . Nuk reaguan as shkencëtarët , për  këtë  mashtrim  skandaloz .

Kur u siguruan se  u siguruan se mashtrimi i tyre u sanksionua, ekspozuan  teorinë   e pesfishimit të ullinjve  , mbjellja e   arrorvet  dhe shegvet .  Kjo pseudo politikë bujqësore  u bë prioritare , për shtetin  .  Kjo politikë bujqësore , pa as një bazë studimore  ,përbën kulmin e një politike  absurde  të ekonomisë së vëndit . Si për injorimin e
shifrave edhe për teorinë marramënshe të ullinj-arrorve , shkencëtarët heshtën .   Kundra kësaj politike  marroke shkruan , në shtyp  vetëm   profesorët  :   Mehmet Meta ,  Ago Nezha , Polo Çakalli  , Lush Susaj , Xhevat  Shima  dhe  Xhevdet Bashllari . Të tjera kundërshtime unë nuk kam parë në shtyp.

Unë kam shkruar 13 libra bujqësorë dhe dhjetra artikuj në shtyp  që lexusit dhe  specjalistë t i kanë vlerësuar, për zgjidhjet , që ofrojnë . Librat e mi përfaqësojnë një platformë  shumë afër  me idetë e shprehura në shtyp , nga Profesorët rebelë, që lart citova. Përveç publikimit , librat ua kam dërguar në zyrë , të tërë krerve politikë , në pushtet  dhe në opozitë, madje dhe ish Ministrit , Agron Duka , që ishte obliguar , për të hartuar programin e Qeverrisë , që pritej  . Ju kërkoja , që   zgjidhjet , që rekomandoj , të diskutohen nga një grup specjalistësh zyrtarë   dhe po qe se i gjejnë  me vënd , të përfshihen në politikat bujqësore të shtetit. Kërkesës time nuk i është përgjigjur askush, deri sot .Unë punoj falas . Ata nuk denjojnë të kryejnë detyrën , për të cilën populli i paguan si jo më mirë .

Ka mbi 70 vite , që politikanët shqiptarë e trajtojnë fshatarësinë si bujk robe : Komunistët  ja rrëmbyen pronën dhe e përdorën si skllav në pronën e saj . Pasardhësit e komunistëve  ja deformuan pronën  dhe zbatuan politika  , që i krijuan  dëmin ekonomik , që lartpërmënda .   Nuk mund të mbeten gjërat varur , siç u bë me krimet e Komunizmit .  I lutem prokurorisë , që  këtë shkrim expertizë ta kthejë në kallzim penal , për të çuar në gjykatë  fajtorët , që kanë abazuar me detyrën shtetërore .

Në rrolin e kallëzusit dhe vlerësusit të dëmit ekonomik, më shtyn ndërgjegja  qytetare , që kam ndaj popullit tim dhe pasurive të tij .  Qeverritë nuk kanë gabuar nga pa aftësija  , por   për interesa të ngushta . U bëj thirrje organizatave joqeverritare  në Atdhe dhe Diasporë  , të më mbështesin , në këtë nismë humanitare  .

Illo Foto / Studjus ,  në NY , Korrik  2013

Filed Under: Analiza Tagged With: bujqesore, fallsifikimi i politikave, Illo Fot, te dashtuara

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 970
  • 971
  • 972
  • 973
  • 974
  • …
  • 979
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DASHURIA NDAJ ATDHEUT – THEMEL I NDËRTIMIT DHE ZHVILLIMIT TË SHTETIT
  • THE SPHERE (1929) / HISTORIANI GJERMAN, FRANZ BABINGER : “VIZITA IME TEK DERVISHËT E KRUJËS, NJË KOMUNITET I JASHTËZAKONSHËM…”
  • Njoftim publik nga Shoqata Malësia e Madhe – NY
  • “Gjergj Kastrioti Scholarship Fund”
  • Gazeta “Shqiptari i Italisë”
  • KONSULLATA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHTUTTGART SHËNOI DITËN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE PËRURIMIN E HAPËSIRAVE TË REJA TË KONSULLATËS
  • “SKËNDERBEU SHQIPJA QË NDALOI PERANDORINË OTOMANE” E AUTORËVE ITALIANË: ALDO DIOMEDES DHE CLAUDIO DI GIÁ
  • KANDIDAT PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË LEWISVILLE, TEXAS, ADRIAN DOKO: “SHQIPTARËT JANË SHEMBULL I INTEGRITETIT, FAMILJES DHE UDHËHEQJES”
  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT