• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FONDACIONI BIBERAJ, $2.5 MILION BASHKË-FINANCIM PËR PROGRAMIN E STUDIMEVE TË GRADËS MASTER

July 14, 2018 by dgreca

FONDACIONI BIBERAJ NJOFTON $2.5 MILION BASHKË-FINANCIM  PËR PROGRAMIN E STUDIMEVE TË GRADËS MASTER  TË FONDACIONIT SHQIPTARO-AMERIKAN TË ZHVILLIMIT PËR TË MBËSHTETUR PROFESIONISTËT SHQIPTARË/

1 biberaj foundation

Fondacioni Biberaj shpall mbështetjen me $2.5 milion të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara.

Nju Jork, 14 korrik 2018 – Sot, Fondacioni Biberaj shpalli projektin e tij të parë, bashkë-financimin e Programit të Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Programi “Master’s and Intership” (MIP) është themeluar në vitin 2016 nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) për t’u dhënë profesionistëve të rinj shqiptarë dhe udhëheqësve të ardhshëm një mundësi të veçantë për të ndjekur studimet për gradën Master dhe për të kryer praktika profesionale në fushat e Menaxhimit dhe Administrimit të Biznesit, Trashëgimisë Kulturore, Eko-Turizmit dhe Mikpritjes, Arsimit, Teknologjisë Informative, Shkencave Kompjuterike, Politikave Publike dhe Administratës Publike.

“Familja Biberaj ndihet e nderuar për të bashkë-financuar, me një donacion prej $2.5 milion, Programin e Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, që u drejtohet profesionistëve të rinj shqiptarë që synojnë të përparojnë duke studiuar në Shtetet e Bashkuara,” tha Ken Biberaj, zëdhënësi i Fonadacionit. “Ne u jemi thellësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara për suksesin që kemi arritur dhe ndihemi krenarë për trashëgiminë tonë shqiptare. Shpresojmë që ky program do të ndihmojë brezin e ri të studentëve shqiptarë drejt arritjes së suksesit të tyre akademik, duke përmbushur angazhimin për të ndihmuar më pas në shkëmbim shoqërinë e tyre shqiptare.”

Fondacioni Biberaj u krijua me rastin e 50 vjetorit të mbërritjes së familjes Biberaj në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968. Pas largimit, duke i shpëtuar shtypjes së komunizmit në Shqipëri dhe mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, rasti i tyre është dëshmi e realizimit të “Ëndrrës Amerikane.” Përmes punës së vazhdueshme individuale dhe bashkë, përmes shpirtit sipërmarrës, anëtarët e familjes Biberaj zotërojnë sot bizneset e tyre dhe kanë ndjekur karriera që nga arsimi, teknologjia, drejtësia, shërbimi publik, financat, tregëtia, pasuri të patundshme, filantropi dhe arte. Ata besojnë në mbështetjen e shoqërive të tyre dhe dëshirojnë që mundësitë që arsimi i lartë u ka dhënë atyre, të vazhdojë tek të tjerët.

Misioni i Fondacionit Biberaj është të mbështesë mundësitë për të ndjekur studimet e larta të studentëve shqiptarë nga Ballkani në institucionet amerikane. Pas studimeve, përfituesit e ndihmës financiare duhet të kthehen në vendin e tyre dhe të punojnë për të forcuar themelet e shoqërive demokratike.

Këshilli Amerikan për Studime Ndërkombëtare (American Councils for International Education) do t’i ndihmojë studentët për vendosjen në Shtetet e Bashkuara dhe do të ndjekë përparimin e tyre akademik.

Informacione të mëtejshme për ndihmën financiare mund të gjeni në këtë faqe: http://mip-aadf.org.

Kontakte:
Mark Zielinski
American Councils for International Education
http://www.americancouncils.org
651-955-6114

Elona Xhaferri, Menaxhuese e Progrmait MIP, AADF
Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit
http://www.aadf.org/

 

Filed Under: Editorial Tagged With: 2, 5 milion, FONDACIONI BIBERAJ, Master, program studimi

Le të flasë Bledi!

May 28, 2018 by dgreca

 “Bota është e atyre qe digjen, jo e atyre që ngrohen” – Ismet Toto-/

Kasmi22-1-696x463

Nga Nebil Çika/

Ditën pas protestës se opozitës ne Tiranë postova ne fb , një mendimin tim për ata që kritikonin protestën e opozitës: “Po shikoj qe protestën e PD-se po e quajnë “te dështuar ” te gjithë ata qe e kane dashur te jete e tille para se te niste ? Nuk po shoh asnjë qe ishte ne proteste ta quaj “te dështuar “. Fakti qe ne krye te korit e atyre qe e quajnë “te dështuar” është Edi Rama flet vet! “
Shume miq te mij reale e virtual reaguan ne mënyrat e tyre por me sa duket mesazhi im nuk ishte aq i qarte dhe një mik me këshilloi qe ta sqaroj me mire. Unë isha një prej mijëra pjesëmarrësve ne atë proteste dhe pa dyshim kam vërejtjet e mia si për organizimin dhe pjesëmarrjen por nuk e quaj te dështuar se ne të vërtetë nuk ishte e tille. Por ajo qe me beri përshtypje te keqe ne reagimet ndaj protestës ishte fakti se atë e quajnë te dështuar te gjithë ata qe deshën te ishte e tille qe ne fillim dhe veçanërisht qe nuk ishin fare ne proteste. Pikërisht kjo pjese e “demokrateve” qe nuk morën pjese ne proteste u falënderua publikisht nga kryeministri Edi Rama, rrëzimi i qeverisë se te cilit ishte edhe qëllimi i protestës .
Por edhe pas reagimeve te miqve te mi por edhe shume kritizerëve te tjerë ne medie e rrjete socialë unë serish këmbëngul qe ata demokratë e antikomuniste qe për arsye nga me te ndryshmet nuk ishin pjese e asaj proteste se paku duhet te heshtin.
Mendoj se te drejtën për te gjykuar vendimet e Bashes lidhur me protestën e kanë ata qe ju përgjigjen thirrjes se tij për te dale ne shesh dhe sidomos ata qe vendosen te përplasen me shtetin dhe policinë duke rrezikuar jetën e tyre. Mirëpo ata nuk falsin por edhe kur e bëjnë ketë nuk thonë se përpjekja e tyre e radhës kundër qeverise neo-komuniste te Ramës ishte një dështim se pa dyshim nuk ishte i tille.

Sigurisht qe çdo demonstrim publik kundër te keqes ne shesh është shume me i mire se ta te rrish ne shtëpi apo ne kafe e të besh sehir instalimin e diktaturës.
Ka dy kategori kritizerësh te protestës: Keqdashësit dhe te painformuarit. Te paret kryesisht te mërzitur nga Basha e PD jo për arsye politike e ideologjike por personale te njohur ndryshimi si grupimi anti-basha ne PD qe edhe sikur “malet bashke” te beje Lulzim Basha këta serish do ta shajnë. Meraku im nuk janë këta por pjesa tjetër i kritizerëve “te painformuarve ” qe jetojnë ne periferi apo jashtë vendit e qe lajmet i marrin ose nga media ose nga rrjetet sociale te përpunuara dhe te manipuluara nga autoret e tyre.
Kjo kategori mund te ketë dëshirën dhe vullnetin qe protesta të bënte namin e te rrezonte qeverinë por nuk kane te drejtën morale te gjykojnë përderisa për arsye nga me te ndryshmet nuk ishin pjese e protestës. Në pamundësi te një mesazhi mbështetës ndaj luftës se atyre shqiptareve qe kane ndare mendjen të përballen me qeverinë duhet te heshtin. Ne mënyre te veçante kam një këshille për miqtë e mi dhe demokratet e antikomunistet qe kane vendosur te jetojnë jashtë vendit. Reagimet tuaja negative ndaj përpjekjeve te demokrateve dhe antikomunisteve qe jetojnë ne Shqipëri janë te pa drejta dhe te pa moralshme.
Ne se ju keni zgjidhur ne emër te një jete me te mire për vete dhe familjet tuaja te jetoni jashtë Shqipërisë, Zoti ua befte mbare. Por kur ju nga SHBA dhe BE ku jetoni ne kushtet ekonomike sociale e demokratike te atyre vendeve na kritikoni ne qe jetojmë këtu ne kushte tejet te vështira jetese, me varfëri, mungese te demokracisë, krimit korrupsionit etje kjo e tejkalon te drejtën tuaj për te folur e shkruar negativisht. Nëse nuk keni vullnetin te ndihmoni ne te gjitha mënyrat heshtni.

Duhet ta dini besoj se ata qe dalin ne proteste nuk janë njerëz te pasur, përkundrazi janë me te varfrit e këtij vendi pa pune e te persekutuar me te gjitha mënyrat nga kjo qeveri. E megjithë këto kushte ata vijnë shpesh here me lek borxh nga Konispoli ne Vermosh drejt Tiranë për të protestuar duke rrezikuar jetët e tyre e të familjeve të tyre. Po doni te ndihmoni opozitën dhe protestën ne saj e keni një mundësi atë financiare. Kurse një kafe apo një birre dhe dhuro 5 euro, dollarë ose paund qe te mundësosh, te paktën transportin falas te atyre shqiptareve qe duan te jene pjese e protestës por nuk kane mundësi financiare ta bëjnë ketë. Ne se nuk e bëni dot as këtë, duhet te heshtni. Shikoni si veprojnë mërgatat e fqinjëve tanë greke e serbe për te ndihmuar vendet e tyre.
Një nga kritikat me te forta qe e behet Bashës është fakti qe i tërhoqi protestuesit nga një përplasje ne prag te gjakderdhje tek ministria e brendshme. Unë isha atje dhe e vlerësoj këtë veprim te Bashes si te mençur e te drejtë. Asnjë jetë njerëzore nuk mund te justifikoje çdo lloj qëllimi te hamendësuar te protestës. Basha kishte përgjegjësi për jetën e atyre qe thërret ne proteste dhe e mori ketë përgjegjësi ndoshta edhe ne dem te interesit te tij politik. Te drejtën për ta gjykuar këtë veprim te Bashes e kane ata qe ishin atje ne përballje me policinë. Ata qe kishin atje fëmijët, vëllezërit dhe motrat e tyre. Nëse kritizerët do te ishin ne këto kushte kane te drejte te falsin. Te drejtën e madhe e ka gazetari Beledi Kasmi i vetmi nga ne qe u përgjak e rrezikoi jetën ne atë proteste. Ishte pikërisht plagosja e Kasmit qe menjëherë pas saj e detyroi Bashën te merrte atë vendim. Nuk dua te justifikoj Bashen pasi ai e ka dhëne vete përgjigjen e tij por dua t’iu them kritikeve ne distancë te protestës se PD-se te heshtin ne se e donin vërtetë suksesin e saje. Le te falsin se pari Bledi Kasmi dhe te tjerët qe ishin atje.
“Bota është e atyre që digjen, jo e atyre qe ngrohen”, shkruan Ismet Toto.

Filed Under: Editorial Tagged With: Le te flase Bledi, Nebil Cika

Mogherini… vendimin e merr Merkel në qershor…?

April 17, 2018 by dgreca

Moherini MerkelPër shumë arsye, sot në Tiranë, Frederica Mogherini dhe Hahn do të tregojnë me fjalë të bukura se Komisioni Europian do të kërkojë që Këshilli Europian që mblidhet në qershor të “hapë negociatat me Shqipërinë”.

Arsyet e vërteta të këtij qëndrimi të Mogherini lidhen më shumë me arsye gjeopolitike. Rreziku i faktorëve të tretë i ka shtyrë burokratët e Komisionit Europian të japin mendim pozitiv për hapjen e negociatave, duke lënë mënjanë të gjithë problemet e mëdha që kanë këto vende, me korrupsionin, krimin, trafiqet e drogës, mos ngritjen e shtetit ligjor, me administratën e paqëndrueshme publike, me të drejtat e njeriut, me marrëdhëniet me fqinjët, e tjerë e tjerë pafund.

Sepse Mogherini dhe të gjithë ata burokratët që punojnë në Bruksel, e dinë sa e korruptuar është qeveria Rama, çfarë lidhjesh ka kjo qeveri me krimin dhe kriminelët. Dinë me saktësi, madje më mirë sesa ne në Shqipëri se si kanë qenë e angazhuar policia dhe Saimir Tahiri në kultivimin masiv të kanabisit. Sesi Shqipëria është shndërruar në trampolinën kryesore të trafikut të drogave të forta në Europë, dinë se në ç’gjendje të rrënuar është ekonomia. E dinë me saktësi, edhe nga FMN, se PPP dhe koncesionet po e zhysin ekonominë në kolaps; se Shqipëria po grindet e nuk po bën marrëveshje me Greqinë për shkak të njërit nga faktorët e tretë; dinë se sa të korruptuar janë Ahmetaj, Gjiknuri, Beqaj; dinë se kush është Xhafaj dhe çfarë bën vëllai i tij; dinë se Rama ka një pasuri 200 milionë euro të fshehur në llogari “off shore”; dinë se sa i implikuar është vëllai i tij Olsi Rama….

Dinë gjithçka ndodh në Shqipëri dhe kanë informacion më të plotë, me fakte e prova, për situatën në Shqipëri. Deri edhe që Rama e ka quajtur popullin e tij “organ seksual që nuk ngrihet dot…”.

Por pavarësisht gjithë këtyre, Mogherini dhe Hahn, do të thonë se Shqipëria ka bërë progres, se kjo qeveri ka bërë reforma të guximshme, se ka pasur rezultate në luftën kundër kanabisit, se ekonomia po ecën në rrugën e duhur e tjerë e tjerë fjalë të bukura, më shumë që shqiptarët të jenë optimistë dhe të mos dëshpërohen e pastaj të emigrojnë. Kaq është detyra e Mogherini.

Ajo e ka të qartë se vendimi nuk është në dorën e saj, Madje ajo e ka shumë të qartë se vendimi i Merkel është ndryshe nga çfarë ajo mendon. Madje as në Italinë nga ajo ka ardhur, mendojnë ndryshe. Madje edhe ajo vetë mendon ndryshe por puna ia do të flasë sot ndryshe në Tiranë. Kjo është e vërteta. Dhe kaq.

Merkel është një politikane që zgjidhet me votat e qytetarëve gjermane, prandaj mendon dhe vendos ndryshe nga një burokrate siç është Mogherini. Po ashtu Merkel është drejtuese e shtetit më të fuqishëm të Europës e cila ka mbi kurriz të gjithë shqetësimet që vijnë edhe nga shtetet e tjera, anëtare apo kandidate të BE. Pra ajo mendon dhe vendos ndryshe edhe nga një drejtues tjetër i një vendi tjetër të BE, që nuk është po aq i madh dhe po aq i rëndësishëm në BE, sa Gjermania.

Merkel ka edhe një situatë të brendshme specifike, me koalicionin qeverisës, ku anëtarët e koalicionit kanë qëndrime të ndryshme për zgjerimin dhe emigrantët. Prandaj Merkel para se të marrë vendimin për Shqipërinë, pavarësisht se e një situatën në BE, në Ballkan dhe Shqipëri shumë më mirë se burokratët e Brukselit, ndryshe nga burokratja Mogherini, i peshon të gjithë faktorët pozitivë dhe negativë në një peshore farmacie.

Pastaj vendos. Dhe prandaj vendimi në këto raste i është lënë Kryeministrave të vendeve të BE të vendosin me konsensus nëse do të hapen apo jo negociatat, edhe me Shqipërinë. Prandaj shqiptarët nuk duhet të mashtrohen sot nga fjalët e bukura të Ramës apo “lëvdatat” e Mogherini. Ata bëjnë detyrën. E vërteta është ndryshe. Vendimin e merr Merkel në qershor. Vendimi i saj ka peshë vendimtare dhe gjasat janë që Merkel të jetë realiste.

Prandaj, shqiptarët duhet të presin qershorin. Që të mos thonë se Mogherini ishte e mirë, por Merkel…

Shqiptarët duhet të kuptojnë se me qeverinë Rama rruga drejt Europës është jo vetëm e gjatë, jo vetëm e vështirë, por mundet edhe dera të mbetet mbyllur…dhe nuk i ndihmojnë as fjalët e ëmbla të Mogherini dhe realizmi i Merkel.

Filed Under: Editorial Tagged With: Angela Merkel, Be, Mogherini, shqiperia

After Syria strikes, time to renew diplomacy

April 16, 2018 by dgreca

By David L. Phillips/

1 siria

Wreckage of the Scientific Studies and Research Centre (SSRC) compound north of Damascus, a target of the missile strikes. Photo: Louai Beshara/AFP/Getty Images/

In response to the recent chlorine bomb attacks in Douma, President Trump ordered missile strikes on three facilities used by Syrian President Bashar al-Assad’s regime to produce and store chemical weapons. Rather than destroy Syria’s extensive chemical weapons infrastructure, Trump sought to demonstrate international resolve and deter future use.

Yes, but: These were limited and surgical strikes at the insistence of cautious Pentagon planners, including Defense Secretary James Mattis. Strikes did not target Assad’s broader war-making capability or seek to advance the goal of regime change. They also avoided Russian and Iranian casualties, which could have escalated the conflict.

What’s next: The U.S. and its allies will hit more targets with greater firepower if Assad uses chemical weapons again, but it is still unclear whether the strikes were an impulsive response or part of a larger strategy to end Syria’s civil war.

The bottom line: The Trump administration should renew its diplomacy, backed by a credible threat of force. Secretary of State designate Mike Pompeo can engage Russia, Iran and Turkey in U.S.–led mediation through a “contact group” of stakeholders that complements UN efforts. Syria’s grinding civil war will continue without greater U.S. engagement.

David L. Phillips is director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University and a former senior adviser to both the UN Secretariat and the U.S. Department of State.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Aftter Syria strikes, David L Phillips

SHBA përkrah Kosovës në çdo hap

March 13, 2018 by dgreca

-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë përkrah Kosovës në çdo hap/

1 Mitchell-Thaci 4

-Mitchell përmbyllë vizitën në Kosovë, sot mbërrin edhe në Serbi/

-Që prej 22 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 13 Mars 2018/ Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, me një Takim me Udhëheqësit e Rinj përmbylli sot vizitën në Prishtinë. Ai mbërriti dje në mesditë dhe takoi  udhëheqësit Kosovarë, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile, ndërsa theksoi se Kosova duhet të ndërmarë disa hapa tepër të rëndësishëm gjatë këtij viti për të siguruar rrugëtim të vazhdueshëm drejt të ardhmes perëndimore.Pas vizitës në Prishtinë, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, mbërrin sot në Beograd, ku, sipas medias serbe, do takojë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kryeministren Ana Brnabiç, shefin e diplomacisë Ivica Daçiç, si dhe liderë opozitarë.Në konferencën për shtyp pas takimit dje me Presidentin Kosovar Thaçi, Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Mitchell iu bë edhe kjo pyetje:“Mediet në Serbi, e po citohen edhe nga mediet në Kosovë, raportojnë se vizita juaj në vendet e Ballkanit perëndimor, me këtë rast edhe në Serbi, do të prodhojë një takim me presidentin dhe krerët e shtetit serb ku ju do t’ua prezantoni një plan të ri për Kosovën, i cili, sipas raporteve, është plan shtesë nga ajo që është prezantuar nga Presidenti Ahtisaari dhe që ka të bëjë me kompetencat shtesë që ju do të propozoni për asociacionin e komunave me shumicë serbe e në këmbim të kësaj Kosova do të lejohet nga Serbia që të kërkojë anëtarësim në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. A është e vërtetë? A ekziston një plan i tillë? A do ta bëni këtë gjatë vizitës në Serbi apo këto janë vetëm raportime të kota?”.Ndërsa, përgjigja e Mitchell ishte kjo: “Ju faleminderit për këtë pyetje. I pashë këto spekulime në rrugë e sipër dhe mendova se kjo ishte gazetari shumë kreative. Mund t’ju them se nuk kam ardhur për të shpalosur asnjë plan specifik. Ajo që kam ardhur është për t’u angazhuar me të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, për çështjen e të ardhmes së tyre të përbashkët, për të folur për dialogun, për të folur për shtegtimin perëndimor për të dy vendet dhe për Ballkanin perëndimor dhe pres me kënaqësi të diskutoj për këto çështje këtu dhe në Serbi”.

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell në fjalën e tij në konferencën për shtyp në Prishtinë tha se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për një Kosovë sovrane, shumetnike dhe demokratike dhe për t’u riangazhuar për mbështetjen e rrugëtimit evroatlantik për Ballkanin Perëndimor.

“Kosova duhet të ndërmarë disa hapa tepër të rëndësishëm gjatë këtij viti për të siguruar rrugëtim të vazhdueshëm drejt të ardhmes perëndimore. Folëm për normalizimin dhe rëndësinë që Kosova të qëndrojë ngusht e angazhuar në dialog me Serbinë. Folëm për çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe për rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje si pjesë e shtegtimit drejt liberalizimit të vizave. Folëm për transformimin e sigurisë dhe që të sigurohet mbështetje prej të gjitha palëve dhe komuniteteve për ndryshim kushtetues, si dhe ia nënvizova presidentit dhe do ta them këtë edhe këtu: askush nuk ka veto për sigurinë e Kosovës.  Si dhe folëm për sundimin e ligjit dhe rëndësinë e vazhdimit të luftës kundër korrupsionit për të siguruar të ardhme demokratike dhe rritje ekonomike për Kosovën.  Në të gjitha këto fusha, Kosova mund ta zgjedhë vetë të ardhmen e vet, por dëshiroj t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë përkrah Kosovës në çdo hap”, theksoi Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell.Në njoftimin paralajmërues të vizitës dërguar nga ambasada e SHBA në Prishtinë theksohej se Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit “do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor”.

Që prej 22 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në 6 qershor 1996, ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen.Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes. Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 prill 2008.

Filed Under: Editorial Tagged With: Behlul Jashari, Kosoves, në çdo hap, SHBA përkrah

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT