• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Miqësia jonë do të jetojë si guri që kam sjellë nga Rugova

February 26, 2018 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

1 NikciGjyshi im dikur thoshte se: “miqësia është si një lule, sa më shumë e ujit dhe kujdesesh për të, aq më e bukur do të jetë”  V.Nikçi/1 Edhe kezjaE mirëpritëm ftesën për një mbrëmje krejtësisht të veçantë, të bukur, elgante, por mbi të gjitha tejet miqësore që kaluam të shtunën në darkë në restorantin “Portofino” në qytetin ishull në Bronx, New York.

1 frederikNjë vesë e paqtë lagte çatitë e shtëpive, nga ajri i ngrohtë në degët e pemëve kacavireshin ketrushat dhe tek tuk ndonjë zog cicërinte si për të lajmëruar mbledhjen e miqësisë në mjediset e restorantit “Portofino”.  Në hyrje të mirëprisnin çifti simpatik dhe plot mirësjellje të veshur me elegancë Vjosa dhe Valon Nikçi që ishte në një harmoni perfekte me tingujt magjik që dilnin nga gryka e tij që duket sikur është e ndërtuar prej Hyut vetëm me nota muzikore e artistit të shquar Frederik Ndocit.1 IsmetiMiqësia grupe-grupe e çiftit Nikçi, bisedonin të qeshur dhe të gëzuar për mbrëmjen e bukur që do të kalonim.  Gëzuar miqësinë tonë i thashë Markut, Betit, Dritës, Verës, Aferditës, Emmit, Vjosës, Richardit e shumë të tjerëve që ishin bashkë me ne në këtë natë feste miqësie.1 RichardMë pëlqyen shumë disa detaje të vogla, por që peshonin shumë për themelet e një miqësie. Ja na thotë çifti Nikçi afrohuni tek tavolina dhe do të merrni dhuratën që kemi përgatitur.  Brenda pakos do te keni një kartoline të vogël që është emri i qytetit dhe një gurë të bardhë nga Rugova, sipas qytetit do të uleni nëpër tavolina.  Dora ime kapi kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.  S’tu nda Tirana më tha Vjosa!…  Sa shumë emocione përjetova, m’u duk sikur gjithë Tirana m’u shfaq në oborrin e madh te restorantit, apartamenti im ku rrita dy vajzat e mia dhe së bashku kaluam një pjesë të bukur të jetës sonë, gjithë zogjtë nëpër pemë dhe në fluturim m’u kthyen në nxënës të gjimnazeve tiranase, pemët më dukeshin si mimoza marsi Tirane…

U drejtuam drejt tavolinës kryeqytetase, tiranase dhe u ulëm së bashku me Mark Gjonaj, “Nderi i Kombit”, Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, Vjosa dhe Richard Lukaj, “Nderi i Kombit” bankieri dhe humanisti i mirënjohur, Avni Mustafaj ish drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare, Këshillit Nacional Shqiptaro Amerikan në Washington.  Biseda midis nesh rridhte e ngrohtë, e dashur dhe plot mirësi ashtu siç dinë të dhurojnë njerëzit e vërtetë…

Në këtë mbrëmje merrte pjesë dhe Ambasadorja Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjitshme e Kosovës shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe disa anëtarë të staffit.

Pasi njerëzit ishin ulur nëpër tavolina sipas zakonit tradicional fjalën e mori z.Valon Nikçi në krah të të cilit ishte bashkëshortja e tij Vjosa, me emrin e lumit tim më të bukur, më kujtimplotë, që kalon herë rrëmbyeshëm e herë paqësor në Luadhin e Mezhgoranit tim në Tepelenë.

Fjala e Valonit ishte tejet mbresëlënëse plot mesazhe dhe do të me ngelet gjatë në kujtesë, por veçanërisht për frazën si: “Ne jemi nga pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare, por ne jemi një.”

Fjala e mirëseardhjes së miqësisë nga Valon Nikçi/

Ndërsa shikoj përreth kësaj dhome të mrekullueshme, vërej se është plot me njerëz të mrekullueshëm dhe të mirë. Shumica prej nesh vijnë nga qoshe të ndryshme, male, lugina, fshatra, port-qytete dhe qytete. Ne jemi nga pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare, por ne jemi ende një. Për sa kohë që ne e quajmë ujin “ujë” dhe bukën “bukë” ne jemi një dhe duhet të punojmë së bashku për ta bërë Atdheun tonë dhe gjeneratat e ardhshme krenare. Ashtu si vëllai im Mark Gjonaj thotë: “kur të bashkojmë kokat do t’i bashkojë tokat”, e di që kërkon shumë punë dhe sonte nuk duam të përqendrohemi në atë.

Sonte ne duam të përqendrohemi tek njëri-tjetri dhe miqësitë tona.

Ne festojmë përvjetorë të ndryshëm, përvjetorë martese, datat e rëndësishme, festojmë ditëlindjet, angazhimet, ditën e Shën Valentinit, ditën e nënës, ditën e babait, ditën e fqinjëve, ditën e bashkëpunëtorit, ditën e gruas – e cila është e përditshme – shpesh harrojnë të festojnë miqësinë. Sonte ne jemi këtu së bashku për të festuar miqësinë, dashurinë dhe jetën.

 

Jetojmë në një botë kaq dinamike ku vështirë se mund të gjejmë kohë për të shijuar dhe vlerësuar shëndetin dhe marrëdhëniet tona.  Miqësia është një pjesë e rëndësishme e ruajtjes së shëndetit të mirë mendor dhe prandaj është e rëndësishme për të festuar njëri-tjetrin. Gjyshi im dikur thoshte se miqësia është si një lule, sa më shumë e ujit dhe kujdesesh për të, aq më e bukur do të jetë.

 

Për ata që nuk e dinë, unë jam një refugjat i luftës ku ishja I deturuar se bashku me familjen time të largoheshim gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

 

Familja dhe unë erdhëm këtu me asgjë dhe nuk njihnim askënd dhe nuk flitnim anglisht, por erdhëm me një zemër të madhe. Unë mund të them me krenari se sot kemi gjithçka, kam Vjosen, djali ynë 10-mujor, Rron, i cili nuk mund të jetë sonte, sepse është në kohën e tij të gjumit, kemi një familje të shëndetshme dhe miq të shkëlqyeshëm si ju. Ju jeni të gjithë shumë të rëndësishme për ne. Unë mund të kem gjithçka në jetë, por pa miq si ju, unë do të ndihesha i varfër, pasi një pjesë e madhe e imja mungon. Ju jeni të gjithë familje për Vjosën dhe mua.  Secili prej jush ka luajtur një rol në vendin ku jemi sot dhe ne të gjithë do të ndihmojmë njëri-tjetrin të arrijmë shumë më tepër qëllime në të ardhmen.  Gjëja më e madhe që disa prej nesh bëjnë gabim është se ne duhet te shprehim vlerësimin dhe dashurinë tonë për njëri-tjetrin, për ata që kanë shumë miresi për ne.

 

Pse festojmë miqësinë?  Ideja më erdhi disa kohë më parë. Qëllimi i saj është që të takohen më shumë njerëz të mrekullueshëm të këtij komuniteti, sepse ka shumë. Ne duam të qëndrojmë së bashku, të bëjmë gjëra të mëdha që të ndodhin në komunitetin tonë, ta lëmë këtë botë më mirë se sa ta kemi gjetur dhe t’i lëmë fëmijët tanë të vazhdojnë miqësinë tonë për gjeneratat që do të vijnë.

 

Ky aktivitet sonte i takon të gjithëve. Ne shpresojmë të vazhdojmë dhe të bashkohemi dy herë në vit.

Ka miq të tjerë që nuk mund të vinin sonte këtu për shkak të detyrimeve, por ne do të kemi shumë mundësi të tjera për t’u bashkuar në të ardhmen.

Gurët që moret sonte në dhuratë, do të thotë shumë për familjen time dhe mua. Ata nuk janë nga Lumi i Bronksit, por nga Rugova.

 

Siç mund ta dini shumë prej jush, Vjosa dhe unë vijmë nga Rugova. Disa javë më parë isha në Rugovë dhe kam zgjedhur këto një nga një nga lumenjtë.  Guri është një dhuratë për ju dhe familjen tuaj nga familja ime dhe unë. Shkëmbinjtë janë të vjetër dhe formojnë historinë e pasur të Rugovës. Këta gurë janë të fortë, këta gurë do të jetojnë përgjithmonë.  Le të jetë miqësia jonë aq e fortë sa  guri, dhe shkëmbi që do të jetojnë në këtë tokë.

 

Miqtë e Valonit dhe të Vjosës kaluan një natë tëkëndshme dhe u argëtuan nga dy komedianë amerikanë dhe vallëzuan e kërcyen nën tingujt e muzikës dhe të këngëve të interpretuara nga Frederik Ndoci, Vedat Ademi dhe Gezim Nika.

Ishte një mbremje frymëzuese e ideuar nga dy te rinj plot botë, plot mirësi, nga dy të rinj që erdhën si refugjatë nga luftrat e egra, por ditën të integrohen me dinjitet në tokën e premtuar amerikane ndërsa rrënjët e tyre në Rugovë nuk i harrojnë kurrë.

Ishte një mbrëmje miqësore që do të vazhdojë përgjithmonë dhe do të jetojë si gurët që solli Valoni nga Rugova…

 

City Island, Bronx,

24 shkurt, 2018

Filed Under: Emigracion Tagged With: Keze Zylo, miqesia, Rugova, V Nikci

SHQIPTARËT TË SUKSESSHËM NË RADHËT CDU-së

February 22, 2018 by dgreca

1 Kater antaret e CDU

Suksese të jashtzakonshme të shqiptarve brenda CDU-së në Republikën e Schleswig Holsteinit/

Nga Nue OROSHI/

Demokracia i ka disa ligje shumë të mira. Çdo gjë është e përkohshshme në demokraci dhe asgjë nuk është e përjetshme.Të përkoshëm janë edhe politikanët sado që mund të kanë ndonjë jetëgjatësi politike relativisht të gjatë. Ligjet e demokracisë perëndimore për ndrrimin e gjeneratave dhe të politikaneve në çdo katër apo pesë vjet janë shumë të shëndetshme. Edhe unë ngadalë po i afrohem përfundimit të mandatit të parë të Deputetit në Asamblen e qytetit Kiel të Gjermanisë. Në këto pesë vjet jam përpjekur të punoj sa kam mundur në shumë aspekte. Një angazhim të madh e kam pasë në aspektin kulturor dhe në çështjet sociale të banimit e të shëndetsisë.E veçanarisht në politikat e migrimit si politikani dhe udhëheqësi përgjegjes i këtyre politikave nga grupi i Asambleistëve të CDU-së në Kiel. Kam bërë edhe disa ndryshime në avansimin e komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë edhe në aspektin e statistikës. Deri para ardhjes sime në Asamblen e qytetit të Kielit, shqiptarët nuk i kanë ndarë nga statistikat e ish shteteve Jugosllave, i kanë futur në një thes të përbashkët. Reagimi im brenda Asamblesë e ka bërë këtë ndryshim zyrtarë ku edhe në statistikat e përgjithshme tash figuron numri i shqiptarve me emrin e vërtetë shqiptar.Kemi arritë që si komunitet i vogël të shenojmë historinë duke e pasur edhe të rejën Florijana Igrishta kandidate për në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, ku kishte një rezultat të shkëlqyer. Ndërsa tash shqiptarët brenda CDU-së në Kiel përveç kandidaturës sime për Deputet në Asamblen e qytetit Kiel ku kandidoj për herë të dytë kemi në listat e CDU-së për keshilltarë në Bashkësinë e Qytetit të Mettenhofit edhe dy të rinj shqiptarë:Floriana Igrishta dhe Mergim Kutllovci. Personalisht e ndijë vetën të gëzuar sepse nuk jam kandidati i vetëm shqiptarë në këto zgjedhje në Republikën e Schleswig Holsteinit por kemi edhe tre kandidatë të tjerë në listat e CDU-së.Për Asamblenë e rrethit të Pinebergut me zonën elektorale në Elmshorn kandidon Kolë Gjoka i cili po bënë emër të mirë në politikën gjermane në këtë qytet dhe më gjerë ku kohë më parë ishte edhe në listën e kandidatve të CDU-së për Bundestagun Gjerman. Në qytetin e Lubekut kandidon sërish Aneta Ahmati Wollter, e cila ishte kandidate edhe para pesë vitësh, e ku ka disa muaj që është futur në Asamblen e Qytetit të Lubekut, kurse në Qytetin e Flensburgut kandidon e reja Azdriana Mehmeti një e re mjaft dinamike dhe kryetare e Forumit të grave të CDU-së në qytetin e Flensburgut. CDU i ka hapur të gjitha dyert për shqiptarët e sukseshëm që janë të interesuar të bëjnë politikë.Dhe nga një komunitet që konsiderohet jo shumë i madh në një Republikë kaq të vogël të kandidojnë për poste të ndryshme gjashtë shqiptarë dhe shqiptare është një sukses historikë për diasporën shqiptare në Gjermani.Si veteran i CDU-së dhe si Deputeti i parë në Asamblen e qytetit të Kielit, të gjithë kandidatëve i uroj suksese. Uroj që pas 6 Majit në katër qytete të Schleswig Holsteinit, ti kemi përfaqësuesit tanë. Ndërkohë që shqiptarët në mbarë Republikën e Schleswig Holsteinit i madh e vogël, prej moshës 16 vjeçare të dalin dhe të votojnë kandidatët e tyre.Por jo vetëm kaq. Ata të lobojnë edhe tek të njohurt dhe miqtë e tyre qoftë gjerman apo nga komunitetet e huaja, qoftë në punë, qoftë në aktivitete të lira që me 6 Maj të dalin dhe të votojnë kandidatët shqiptarë të CDU-së.Na u priftë e mbara.

Ne Foto: Kater anetaret e CDU-se- Shihni me shume fotografi ne facebook-dielli vatra

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: NË RADHËT CDU-së, Nue Oroshi, SHQIPTARËT TË SUKSESSHËM

Diasporë: Shumë pak qendra kulturore për promovimin e trashëgimisë shqiptare

February 22, 2018 by dgreca

 1 Qendrat Kulturore_GerminOrganizimi, promovimi, mbrojtja e identitetit dhe trashëgimisë kulturore në Diasporë vazhdon të forcohet nga shoqatat shqiptare atje. Përkundër hapit pozitiv për krijimin e tri (3) Qendrave Kulturore në tri qytete të botës: Cyrih, Malmo dhe Stamboll nga ana e Ministrisë së Diasporës në Kosovë, shpesh herë është vënë në pikëpyetje roli dhe organizimi i tyre përgjatë viteve. Pas shumë premtimeve dhe zero realizimesh për hapjen e qendrave të kulturës shqiptare edhe në vendet tjera, komuniteti shqiptar është organizuar vet në forma të ndryshme.
Për të hapur një debat dhe për të marrë rekomandime rreth organizimit të qendrave kulturore,  organizata Germin ka organizuar diskutim virtual më datë 21 shkurt 2018 me temën “Rrjetëzimi përmes Qendrave Kulturore në Diasporë”. Paneli diskutues përbëhej nga: Albana Sejati, shoqata “Vatra”-  Stamboll, Bekim Dalipi, portali “Albinfo.ch”, Zvicër, Ridvan Murati, ushtrues detyre i Qendrës Kulturore në Cyrih, Bashkim Meholli, shoqata “UraCult E.V.”, Gjermani, Jetmira Kaziu, shoqata “MAAS Besa” ShBA dhe u moderua nga Denis Nushi, ekspert i shkencave sociale, në Cyrih.

Fillimisht u potencua që qendrat kulturore në Diasporë sot nuk duhet të krahasohen asesi me organizimet e klubeve shqiptare dikur, ngase ato si për qëllim nuk kanë pasur integrimin e shqiptarëve në vendet pritëse, dhe nuk janë shembulli më i mirë i promovimit të kulturës shqiptare. Prandaj, panelistët u pajtuan se organizimi në diasporë duhet të vazhdohet përmes programeve të arsimit, kulturës dhe artit (filarmonisë, teatrit, filmit, ansambleve tradicionale, klasave të gjuhës shqipe, ekspozitave, klubeve sportive, klubeve fetare, baletit etj).

Një tjetër problem që u theksua nga paneli ishte edhe ndikimi i politikës në 3 qendrat akuale të krijuara nga Ministria e Diasporës në Kosovë, mos-koordinimi në mes të qendrave dhe shoqatave në organizmin e festave të ndryshme, mungesa e qendrave të kulturës në shumicën e qyteteve ku jeton komuniteti shqiptar.

Për këtë, paneli shprehi mirëseardhje për marrëveshjen e re për Qendrat Kulturore në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, duke shpresuar që palët do të rrisin bashkëpunimin dhe do të ndajnë në masë të barabartë financimin e tyre, ngase mungesa e fondeve ka ndikuar edhe në organizimet e mëparshme të tri qendrave kulturore. Po ashtu, ata rekomanduan që qendrat e reja të cilat do të hapen duhet të përbëhen nga një komision, i cili udhëhiqet nga përfaqësuesit e rrjetit të studentëve, shoqatave dhe bizneseve të Diasporës.

Filed Under: Emigracion Tagged With: diaspore, Qendra Kulturore, shume pak

SHQIPTARET NE ARIZONA KREMTUAN 10 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVES

February 21, 2018 by dgreca

1 LulzimNGA LULZIM MULLIQI/SHBA/1 Lulzim sport

Festa e Pavaresise se Kosoves eshte festuar ne menyre dinjitoze ne shtetin e Arizones,aq te perkushtuar kane qene bashkeatdhetaret tane per te manifestuar gezimin e tyre per te kremtuar kete vit jubilar te 10 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Kosoves.1 Lul VolejbKjo date e rendesishme nga historia me e re e popullit tone eshte shenuar me manifestime te begatshme kulturore dhe artistike ne te gjitha trevat tona etnike shqiptare.Si ne mbare mergaten shqiptare te Amerikes ashtu edhe komuniteti shqiptar ne Arizona, per ndere te kesaj feste kombetare dhe shteterore organizoi nje program simbolik per shqiptaret e ketij shteti te larget te Amerikes.Manifestimi kryesor u mbajt ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne “Cactus Park 39 Ave “,me pjesemarrjen e qindra shqiptareve  si nga Kosova,Shqiperia,Ilirida,Malesia dhe Lugina e Presheves.Per dallim nga vitet e meparshme kesaj radhe nuk u mbajten fjalime ceremonial te rastit,por perms DJ-ve,u degjuan kenge te zgjedhura te muzikes popullore shqiptare.Poashtu bashkeatdhetaret tane kishin sjellur me vete pije te fresketa dhe ushqime tradicionale shqiptare.Me kete rast vlene ta falenderojme afaristin dhe bashkeatdhetarin tone,Sherif Zejnullahu,i cili siguroi ushqime dhe pije gratis,per te gjithe pjesemarresit.Me pas nen Patronatin e Shoqates Sportive te Arizones u mbajt edhe turnamenti tashme tradicional ne futboll te vogel,”Turniri i Pavaresise se Kosoves” ,ku dy skuadrat fituese,te cilat u ndeshen ne finale,fituan nga nje shperblim modest nga ana e organizatoreve.Me pas bashkeatdhetari yne  dhe publicist Dhimiter Rrera shperndau per te pranishmit gratis nga nje numer te gazetes “Zeri i Camerise”,gazete kjo qe i frymezon dhe bashkon shqiptaret nga te gjitha trevat tona etnike shqiptare.Poashtu,ne kete dite qe koincidoi me shpalljen e Pavaresise se shtetit te Kosoves,Shoqata shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” mbajti zgjdhjet e reja te Bordit Drejtues  pas mandatit trevjecar.Sipas Komisionit zgjedhor dhe atij vezhgues zgjedhjeve iu pergjigje nje numer i konsiderueshem i bashkeatdhetareve tane.Ne vendvotime ishin gjithesejt 154 fletevotime dhe vetem nje prej tyre ishte pavlefshme.Pas numerimit te te gjitha fletevotimeve,Komisioni zgjedhor shpalli fitues 9 kandidatet e rinj per Bordin e ri drejtues te Shoqates shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” per tri vitet e ardhshme. Kandidatet fitues u shpallen sipas votave fituese renditen si vijon:Diellza Hoti Shkodra,Nehat Arifi,Paulina Kalaj,Florim Ymeri,Arben Lasku,Skerdi Olldashi,Fadil Beqiri,Avni Hasani dhe Rysha Hamiti.Vlene te permendet se per dallim nga vitet pararendese,kesaj radhe Bordi drejtues perbehet kryesisht me anetare te rinj dhe emra te rinj qe do ta drejtojne Shoqaten ne mandatin e ardhshem trivjecar.Nga aktivistet e vjeter te komunitetit shqiptar te Arizones sipas rezultateve te votimeve ka fituar vetem prof.dr.Arben Lasku,ish kryetar i kesaj Shoqate ne vitet e meparshme.Me pas per nder te Pavaresise se Kosoves u organizuan dy koncerte festive njeri nga Shoqata “Shqipe e Arizones’ dhe tjetri nga Instrumrntisti Murat Rama e Xhevdet Krasniq dhe ne bashkepunim me Shoqaten Sportive ne Arizona.Bashkeatdhetaret tane ishin te entuziazmuar me programet festive kulturore dhe sportive qe u mbajten ne pervjetorin e dhjete te pavaresise se Kosoves ne kete shtet te larget te Amerikes.

Filed Under: Emigracion Tagged With: 10 Vjetori i Pavaresise, Arizona, Kosove, Lulzim Mulliqi

5 MARS 2018, HEROI KOMBETAR NE PATERSON UNIVERSITY, NJ

February 19, 2018 by dgreca

HEROI KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU NE UNIVERSITETIN PATERSON NE NJU XHERSI/
2Poster JPG
Me 5 Mars 2018, fale bashkepunimit te Departamentit te Gjuheve dhe Kultures te William Paterson University ne Nju Xhersi dhe Qendres Nderkombetare Kulturore”Arbnori” ne Tirane,do te perkujtohet 550 vjetori i Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Shihni hollesite ne Flayer duke klikuar mbi te dhe behuni pjese e veprimtarise.
Veprimtaria organizohet me 5 Mars 2018, ora 7.00 pm-9.00 pm ne Atrium Lobby, William Paterson University,
300 Pompton Road, Wayne, NJ 07470-2103.
Per me shume información ju mund te kontaktoni me Dr. Bruce Williams ne William University Paterson:973-720-3654

Filed Under: Emigracion Tagged With: QNK Arbnori, Skenderbeu, Tirane, William Paterson University

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 131
  • 132
  • 133
  • 134
  • 135
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT