• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Ministria e Diasporës: Njoftim për bashkatdhetarët

December 24, 2016 by dgreca

1-min-e-diaspores

PRISHTINË,-Gazeta DIELLI/ Ministria e Diasporës e Kosoves i njofton bashkatdhetarët, të cilët kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit me familjarët në atdhe  që, për t’iu ikur pritjeve të gjata në kufi, përveç pikës kufitare në Merdar, t’i shfrytëzojnë edhe pikat e tjera  që janë më pak të frekuentuara.Bashkatdhetarëve u rekomandohet që, para se të nisen për në Kosovë, ta hapin linkun: //www.mpb-ks.org/qkmk/#.WF0vGdIrKM8 e Qendrës Kombëtare për menaxhimin e kufirit, në të cilin detajisht do të informohen për  pikat kufitare, si dhe për kohën e pritjes.

Po ashtu, institucionet e Kosovës, në këtë kuadër edhe Ministria e Diasporës, do të bëjnë përpjekje  që bashkatdhetarëve tanë t’u krijohen lehtësi gjatë kalimit të pikave kufitare, veçanërisht të evitohen pritjet e gjata, për ta kaluar një pushim të rehatshëm./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ministria e Diaspores, Njoftim, për bashkatdhetarët

Ambasadori Britanik, alarm, 400 fëmijë shqiptarë “të braktisur” në Britani

December 19, 2016 by dgreca

…ky duhet të jetë shqetësimi i parë i dy qeverive(Shqipëri-Kosovë),si dhe i diasporës dhe shoqatave shqiptare kudo në botë, para se të merremi me sukseset e show-et tona, që në shumicën e tyre janë demagogji e mashtrim, reklama qeveritare./

Në një deklaratë të para disa ditëve, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, zoti Duncan Norman, ka ngritur alarmin për numrin e madh të fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar që ndodhen në Britaninë e Madhe.

“Është një numër i madh fëmijësh të braktisur në Britani, që shkon deri në 400. Bëhet fjalë për fëmijë nën moshën 15 vjeç të pashoqëruar nga prindërit apo të afërm, që kryesisht vijnë nga rajoni i Kukësit. Po përpiqemi të gjejmë mundësinë për t’i rikthyer këta fëmijë, në një ambient më të sigurt në Shqipëri”, thotë ambasadori britanik. Sipas Shërbimt Rajonal Social Shtetëror, vetëm gjatë vitit 2016 janë riatdhesuar nga Britania e Madhe 15 të mitur kuksianë. 
“Është lajm i mirë për ne si shërbim social që të 15 fëmijët e pashoqëruar janë pranuar pranë familjeve të tyre. Arsyet ekonomike janë ato që i shtyjnë këto familje të dërgojnë fëmijët jashtë duke i bërë të rrezikuar”, thotë Besart Mataj, Drejtor Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror në Kukës. Kukësi ka një numër të konsiderueshem emigrantesh në Britani, krahas qarqeve te tjera.

PS:E pra, ky duhet të jetë shqetësimi i parë i dy qeverive, diasporës dhe shoqatave shqiptare kudo në botë, para se të merremi me sukseset e show-et tona, që në shumicën e tyre janë demagogji e mashtrim.

Shënimi im, SH.K.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: “të braktisur”, 400 fëmijë shqiptarë, Alarm, Ambasadori Britanik, në Britani

NJU JORK- NE SHKOLLEN “ALBA LIFE” NE PRAGFESTA

December 18, 2016 by dgreca

Senatori amerikan Golden, shoqatat Dibra, Rrënjët Shqiptare, dhe ish nxënës pranë shkollës Shqipe “Alba Life” për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2017/

3-marlo-alba-lifeNga Keze Kozeta Zylo/2-shkolla-alba-lifeNjë borë e lehtë që vinte gjithe naze si fluturza të bardha dhe binte butë butë nga qielli u hodhi krahëve të pishave të gjelbra dhe pemëve nudo një tyl të bardhë nusërie, në ishullin e bukur në Staten Island, New York, për këtë fundjavë SHQIP. Shkolla publike amerikane Ps:9 gumëzhinte shqip nga nxënësit e shkollës “Alba Life” në New York.  Mësues, nxënës dhe prindër erdhën së bashku për t’u gëzuar në festat e fundvitit, festa që përkojnë me mbylljen e semestrit të parë të vitit akademik 2016-2017-të.4-alba-life-babagjyshi

Mesimi i gjuhës shqipe ishte konceptuar si një mësim i hapur ku morën pjesë së bashku me nxënësit dhe prindërit e tyre.  Mësuese Entela, Valbona, Adelina dhe Vlera filluan organizimin e lojërave në shqip ku aktivizimi i nxënësve ishte shumë i madh.  Lojërat me enigma për fëmijët e moshës më të vogël që janë dhe nxënësit e mësuese Entelës janë gjithmonë tërheqëse, e venë më shumë në levizje trurin për të vepruar dhe për t’i zgjidhur korrekt dhe shpejt.  Të gjithë me seriozitetin e duhur merrnin pjesë aktivisht në përdorimin e gjuhës sonë të bukur Shqip.

1-shkolla-alba-life

Ata shpesh janë befasues se sa shpejt veprojnë dhe mendojnë dhe ndërkohë ngrejnë duartë për të dale përpara klasës për të thënë atë që ata kanë menduar.Natyrisht ata janë nxënës të lindur dhe rritur në Amerikë, dhe gjuhen shqipe e kanë më veshtirë për ta shprehur dhe shkruajtur, por është e sigurtë se mësimi i gjuhës shqipe në shkollë i ndihmon shumë dhe i bënë më konfident në përdorimin dygjuhësh.  Në shkollën shqipe ata mësojnë mirë datat e rëndësishme historike, kulturën dhe traditat e mrekullueshme të popullit shqiptar, çka i bën ta ndjejnë dhe ta njohin më nga afër atdheun e prindërve të tyre nga dhe kanë orgjinën.  Ajo që të bën më shumë përshtypje është serioziteti me të cilin vinë nxënësit, dashuria dhe respekti që krijojnë midis tyre.  Me dashuri dhe përzemërsi u mirëpritën tri nxënëse të reja si Miranda Budzaku, Leona Budzaku dhe Leona Dema, të cilat u regjistruan për semestrin tjetër.  

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në vëmendjen e senatorit veteran amerikan Martin Golden

Nxënësit ishin lajmëruar për surpriza që do të kishin në këtë ditë të shtunë dhe imaginata e tyre shkonte më së shumti për Santën, babagjyshin e Vitit të Ri.  Fëmijët e vegjël 3-4 katër vjeç kishin më shumë kuriozitet dhe kush e kush të zgjaste kokën nga klasa dhe të shikonte në korridor për Babagjyshin e Vitit të Ri.  Disa prej tyre kërkonin leje për të pirë ujë që të dilnin në korridor me pretekstin që të shikonin Santën.  Dhe ja papritur u shfaq madhështor përpara derës së klasës Babagjyshi I Vitit të Ri veshur me kostumin tradicional të kuq dhe vijëzim të bardhë rreth fundit të xhaketës dhe kapeles, mustaqet dhe mjekrra e bardhë e bënin dhe më babagjysh.  Babagjyshi qe ishte një prind nxënësi u mirëprit me duartrokitje dhe brohorrima nga nxënësit, të cilëve u ndrinin sytë nga gëzimi.  Ç’botë magjike dhe të mrekullueshme kanë fëmijët, ç’fat i bukur është të punosh dhe të jesh midis tyre!

Së bashku me babagjyshin u shfaq dhe Marko Kepi president i organizatës “Rrënjët”, një djalë i ri plot kulturë që premton shumë në të ardhmen.  Marko Kepi me duartë plot tha midis të tjerash se:  “Unë kam ardhur këtu nga zyra e senatorit veteran Martin Golden për t’ju përshëndetur ju në emër të tij dhe për t’ju dhënë këto dhurata të bukura për festat e fundvitit, pasi ju të dashur nxënës e keni merituar plotësisht vëmendjen e senatorit amerikan.  Nxënësit shpërthyen në duartrokitje, pasi disa prej tyre e kanë takuar direkt Senatorin veteran Golden si në një orë mësimi në Brooklyn, në mbrëmjen e fundit të vitit shkollor si dhe në inagurimin e shtatores së shenjtores Nënë Tereza që u bëkëtë vit në mëyrë madhështore, dhe nxënësit tanë kishin realizuar një projekt me portretin hyjnor të NënëTerezës.  Themeluesi i shkollës shqipe së bashku me mësuese Entelën thirrën nxënësit një e nga një për të marrë dhuratën nga Senatori Golden.  Ata të qeshur dhe të gëzuar pozonin me babagjyshin e Vitit te Ri, një kujtim i bukur që do ju ngelet gjatë në kujtesë.  Të gjithë falënderuan si në kor Senatorin Golden duke i uruar “Gëzuar festat e fundvitit Senatori Golden”

Ish nxënësja e talentuar e shkollës Shqipe Silvi Shameti përshëndetI Shkollen “Alba Life”

Një surprize tjetër e bukur dhe shumë frymëzuese ishte nga ish nxënësja Silvi Shameti sot mësuese e licensuar nga shteti I Nju Jorkut dhe që e ushtron këtë profesion në Brooklyn.

Dr.Valbona Watkins e prezantoi Silvin si ish nxënëse të shkollës shqipe të cilën e kemi njohur familjarisht qysh fëmijë tre vjeçe, ndërkohë ajo merrte pjesë aktivisht me interpretime të poezive të ndryshme patriotike në të gjitha aktivitet që janë organizaur veçanërisht në Ditën e Flamurit midis studentëve nga gjithë bota në BramsonORT college në Brooklyn ku ndërkohë ishim të punësuar.Silvi nga një ish nxenese tashmë një mësuese i përshëndeti dhe i uroi të gjithë nxënësit për festat e fundvitit ku midis të tjeras tha se: “është kënaqësi dhe emocion që unë sot ndodhem këtu midis jush.  Nuk ka më bukur dhe më patriotike qe ju te vini çdo të shtunë dhe të mësoni gjuhën shqipe.  Gjuha Shqipe do t’ju ndihmojë shumë për ta njohur nga afër Atdheun tonë Shqiperinë, Kosovën, Dibrën, Ulqinin, Çamerinë.  Gjuha shqipe ju ndihmon shumë për të komunikuar me gjyshërit tuaj që nuk dinë anglisht, apo me bashkatdhetarët tuaj kur shkoni pranë tyre në pushimet verore.  Mësuese Shameti e organizoi bisedën në formën e dialogut të shkurtër me nxënësit duke i pyetur rreth gjuhës shqipe, interesimin e tyre si dhe ëndrrat që ata kanë për të ardhmen.  Interesant ishte fakti se kur mësuese Silvi i pyeti se çfarë do të bëhesin kur të rriteshin,  nxënësja Alisa Huseinovic shprehu dëshirën se do të bëhej mësuese e Gjuhës Shqipe në Amerikë.  Klasa shpërtheu si në kor në duartrokitje të nxehta…

Duke i dëgjuar me plot dashuri dhe vemendje të posaçme Silivin dhe gjithë nxënësit në mendje më sillej thënia e Henry Adamas i cili ka thënë: “A teacher affects eternity; no one can tell where the influence stops.”, që do të thotë se një mësuese influecnon mjedisin, dhe asnjeri nuk e di se kur ndalon influenca…

Silvi e mbylli bisedën mjaft tërheqëse me nxënësit se kujtimet për shkollën shqipe dhe aktivitetet i kishte pjesën më të bukur të memorjes se saj në jetë.

Shoqata  “Dibra” nderon themeluesit e Shkollës Shqipe

Shoqata “Dibra” një ndër shoqatat veterane në Diasorën e Amerikës është e mirënjohur në shumë aktivitetete patriotike dhe në kontributin e saj në çështjen kombëtare.

Nuk ka se si te ndodh ndryshe me këtë shoqatë, pasi ata ecin në gjurmët e ndritura të të parëve të tyre. Shoqata “Dibra” nën udhëheqjen e kryesisë para dy javësh festuan në mënyrë madhështore Festën e Flamurit Kombëtar, njëherazi dhe 20 vjetorin e krijimit të saj.

Z.Miftari kryetar i shoqatës “Dibra” ishte i shoqëruar nga anëtari i bordit z.Besar Dika.

Z.Miftari pasi ka përshëndetur të gjithë nxënësit dhe mësuesit kujtoi programin e përbashkët që realizoi shoqata “Dibra së bashku me nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life”.  Ai tha se programi juaj artistik në gjuhën shqipe përpara qindra pjesëmarrësve ishte i një niveli të lartë dhe bashkatdhetaret tuaj nuk do t’I harrojnë kurrë, recitimet, këngët e bukura tradicionale dhe shqiptare.  Ardhja juaj pranë shkollës shqipe ju bën që të mësoni shqip dhe të mos harroni kurrë rrënjët e të parëve tuaj.  

Unë sot kam ardhur pranë jush në emër të kryesisë dhe të shoqatës për të nderuar themeluesin e shkollës shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo që po punon me një përkushtim të jashtëzakonshëm për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve në Diasporë.  Ne jemi të gjithë krenarë për punën e çifit Zylo si dhe të gjithë mësuesëve që i janë bashkuar këtij programi kaq serioz.  Ne ju inkurajojmë ju që ta vazhdoni me tej këtë punë dinjitoze dhe kur mos u ndaloni të mësoni gjuhën shqipe këtë gjuhë perëndie.  Mësimet në gjuhën shqipe që ju po merrni tani medoemos do të kenë një ndikim të madh për Kombin tonë dhe do t’ju bëjnë ju që të lidheni pazgjidhmërisht me Atdheun.  Duke e njohur Gjuhën shqipe ju do të njihni më shumë dhe më thellë historinë mijëravjeçare të popullit tonë arsimdashës dhe paqedashës.

Kryetari i Dibrës z.Miftari I dorëzoi pllakën e mirënjohjes z.Qemal Zylo, vlerësim që u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga nxënësit, mësuesit, prindërit dhe miq e dashamirës të tjerë.  Z.Zylo falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen z.Miftari dhe të gjithë shoqatës Dibra” për vlerësimin që po i bënin Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe premtoi se do të bashkëpunonin në mënyrë dhe më të frytshme në të ardhmen.  Duke punuar së bashku arrihet suksesi, së bashku sensibilizojmë dhe sjellim dhe më shumë fëmijë për të mësuar Gjuhën Shqipe vazhdoi drejtori i shkollës shqipe “Alba Life”.

Nxënësit e shkëlqyer Arsi Muda dhe Dea Kerliu dhe Lisa Pilku kanë përshëdetur me poezitë: “Jam dibran e jam shqiptar” ,“Skënderbeu” dhe Flamuri.

Të gjithë nxënësit kënduan së bashku këngën tradicionale në fundviti “Ja na erdhi Viti I Ri/ sa jam i gëzuar/ por si unë cdo fëmi/ pret për ta festuar dhe kanë vazhduar me himnin e shkollës: “Gjuha Shqipe, Gjuha jonë”.  

Në fund nxënësit të qeshur dhe të gëzuar kanë drekuar së bashku, drekë e dhuruar nga “Pizza Pronto”.

Aktiviteti u filmua nga Kreshniku, bashkëpunëtori I TV “Alba Life” New York.

Të gjithë u larguan me urimin për festat e fundvitit dhe me dëshirën e mirë se: “Mirë u takofshim së shpejti me plot energji dhe vullnet për të mësuar SHQIP”.

Dhjetor, 2016

Staten Island, New Yok

Filed Under: Emigracion Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Marko Kepi, NE PRAGFESTA, NE SHKOLLEN "ALBA LIF"

SHQIPTARET E ÇIKAGOS, PROTESTE PARA KONSULLATES GREKE

December 10, 2016 by dgreca

1-para-konsullates–  Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut ne Çikago u shenua me nje proteste paqesore per te drejtat e Çameve.

1-plaka-Ne kete proteste mori pjese edhe lokja çame, 94 vjeçare Emine Lluri, e lindur ne Margelliç te Çamerise./

2-me-treshe– Protestes i priu Kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, z. Bujar Breznica.

1-me-qeleshe-dhe-flamure

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois (AACI), sot me 10 Dhjetor, 2016 shenoi Diten Nderkombetare Te Drejtave te Njeriut me nje proteste paqesore per te drejtat e Çameve. Protesta u zhvillua para Konsullates Greke ne Chicago ne prani te nje pjesmarrje te konsiderueshme nga te gjitha trojet shqiptare dhe me mbeshteje te shoqatave shqiptare qe veprojne ne Illinois. Protestes i priu Kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, z. Bujar Breznica. Ne proteste moren pjese aktiviste dhe anetare te spikatur te ketij komuniteti, nder ta z. Fevzi Sylejmani, z. Riza Milla, kryetari i Shoqates Cameria, z. Ilir Ademi, dhe figura te tjera te shquara. Ne kete proteste mori pjese edhe lokja 94 vjeçare Emine Lluri, e lindur ne Margellic te Çamerise.1-ok-proteste

Ne fjalimin e tij, kryetari i komunitetit, z. Breznica, vuri theksin tek te drejtat e shqiptareve nga Çameria, duke kerkuar nga Qeveria Greke, si shtet i bashkesise Evropiane, te respektoj te drejtat e Çameve, duke filluar me lirine e levizjes, te drejten e kthimit te Çameve ne pronat e tyre, abolimin e ligjit te luftes dhe pranimin e Gjenocidit mbi Çamet ne vitin 1946-48. z. Breznica vazhdoi, “sot ne mesin tone kemi gjyshen Emine, e cila ka lindur ne Margelliç te Çamerise, dhe e cila sot edhe si qytetare e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk ka drejte te kthehet ne Çameri dhe te vizitoj vendin e saj te lindjes. Kjo ndodh edhe pse Greqia eshte anetare e Bashkimit Evropian.”1-konsullate_n

Kurse kryetari i Shoqates Cameria, z. Ilir Ademi, vuri theksin ne historine e Çameve dhe shpernguljen e tyre me dhune ne vitin 1946. z. Ademi tha, “Ne Çamet sot jemi te shperndare ne vende te ndryshme te botes, dhe nuk kemi te drejte te vizitojme vendet e baballarve tane ne Çameri, lere me t’i marrim pronat tona atje. Greqia duhet te njoh Gjenocidin Çam, t’i lejoje Çamet te kthehen ne pronat e tyre dhe te lejoje gjuhen Shqipe ne Çameri.”1-konsullate_n

Protesta e mbyll me disa parolla per te drejtat e Cameve dhe me nje leter te drejtuar Konsullates Greke ne Chicago.

2-plaka-ne-mes1-plaka-came2-dym-eflamuje1-dy-flamuje1-me-flamur1-protestechiakgo

Filed Under: Emigracion Tagged With: greke, PARA KONSULLATES, proteste, Shqiptaret e Cikagos

DUART DHE INTELEKTI I SHQIPTARËVE NË EKONOMINË GREKE

December 9, 2016 by dgreca

Një gazetar grek në një televizion privat tha: “Shqiptarët hanë bukën prej nesh, por mos harrojmë që ne hamë kekun prej tyre”…/1-shqiptaret-greqi

Në moment u futen reklamat… /
Pas tyre gazetari nuk ishte më në studio…(?!)/

4-mars-2012-2-copy-300x264

 

Nga Abdurahim Ashiku, gazetar-Athinë/

* * *

Para disa vjetësh një botues  i fuqishëm  grek, në një bisedë të ngushtë  bënte çudinë se  “Që kur  kanë ardhur shqiptarët  ullinjtë në Greqi prodhojnë vit për vit “.

Si njohës i biologjisë së ullirit, me ndihmën e një mikut tim që e njihte greqishten mirë, i shpjegova se  ulliri është një drufrutor që   i pëlqen ta “përkëdhelësh” gjatë tërë kohës, por “përkëdhelinë” më të madhe e kërkon kur  jep frytin e tij të çmuar, kokrrat që kur i shtrydhim rrjedhin vajin aq të çmuar në jetën e njeriut . Ulliri nuk e duron “dajakun”  në degët e veta, nuk e duron për faktin se shkopi duke goditur kokrrat godet edhe degëzat e vogla, sythet frutorë që fshehin në vetvete lulet e pranverës, prodhimin e së ardhmes. Ulliri në këtë kohë  duron që nëpër degët e tij të kalojë vetëm dora e njeriut, krehri që merr kokrrat dhe le sythat frutorë…

I thashë intelektualit grek se  prania e shumtë e emigrantëve shqiptarë në  fshatin grek, në bujqësinë greke nuk ka sjellë vetëm krahun e fuqishëm të punës por edhe  trurin e stërvitur që depërton në biologjinë e bimës sepse, shqiptarët në një masë të madhe kanë mbaruar shkolla të mesme të profilit bujqësor dhe njohin biologjinë e bimëve…

Nuk e di në se më kuptoi intelektuali grek por, prej asaj kohe më ka ngacmuar mendimi për të njohur   jo vetëm forcën e krahut por edhe të trurit të emigrantëve shqiptarë në bujqësi, ndihmesa e të cilëve, ndonëse është tepër e vështirë të matet e të pasqyrohet në shifra, është e pranishme dhe e kapshme.

Një studim  i universiteteve greke të Patrës dhe të Janinës konkludon se  70  për qind e ekonomive bujqësore greke mbijetojnë vetëm në sajë të punës së emigrantëve. Shumica e tyre, saktësisht 90 për qind,  sipas studimit, janë shqiptarë. Ky fakt ka bërë që të pohohet me plot gojën se bujqësia  greke, fshati grek, mbijeton në një shkallë të madhe në sajë të punës së shqiptarëve.

Këtij studimi mendoj se i mungon një detaj  cilësor, pikërisht niveli arsimor e profesional i emigrantit shqiptar. Është një fakt i pamohueshëm se, në Shqipërinë e mbyllur  për shumë gjëra, shkolla ishte e hapur. Arsimi  tetëvjeçar ishte i detyruar. Arsimi i mesëm, megjithëse nuk ishte i detyruar,  kishte marrë një shtrirje masive. Shkolla e mesme profesionale, sidomos ajo e profilit  bujqësor dhe zooteknik,  ishte e shtrirë edhe në zonat më të thella e të largëta të Shqipërisë.  Ishte shtrirë në atë masë sa “fshat të bashkuar” pa shkollë të mesme profesionale nuk gjeje.

Mërgata ekonomike shqiptare, djemtë e rinj që në vitet ’90  kaluan kufirin grek stacion të parë të punës së tyre patën fshatin grek, bujqësinë dhe blegtorinë greke. Ata morën nga kjo bujqësi por edhe i dhanë asaj, ishin jo vetëm objekt por edhe subjekt i saj .

Dëshira që të mësoj  se sa është kontributi intelektual i emigrantit shqiptar në bujqësi, sa ai ka qenë subjekt i saj, më shtyu që gjatë një vizite  në fshatin Agio Georgiu Feron të Volosit të intervistoj një grup emigrantësh që punonin në fermat bujqësore të fshatit.

Intervistova 56  emigrantë shqiptar.  Ata ishin të gjithë fshatarë, madje nga fshatra të thellë e të varfër malor të Shqipërisë.

Mosha mesatare  e të 56 të intervistuarve ishte 25.7 vjeç. Prej këtyre, të moshës 17 – 20 vjeç ishin 7 vetë, 21 – 25 vjeç ishin 22 vetë, 26 – 30 vjeç ishin 17 vetë, 31 – 35 vjeç ishin 5  vetë. Të  moshës 36-40 vjeç ishin 2 vetë dhe mbi 40 vjeç ishin 2 vetë. I moshës së mitur, 16 vjeç, ishte vetëm një.

Emigrantët në studim , siç theksuam më sipër  ishin të gjithë fshatarë. Prej tyre 26 ishin nga fshatrat e Dibrës, 9 nga  fshatrat e Tiranës, 7 nga ato të Beratit, 5 nga ata të Kurbinit, 3  krutanë, 2 elbasanas, 2 kuksianë, një shkodran, një mirditor dhe një tropojan. Në fshat ishin 4 familje; një nga Shkodra, një nga Përmeti dhe dy nga Rumania.

Të 56  emigrantët shqiptarë në Agio Georgiu Feron kishin bashkërisht 565 vite shkollë, me një mesatare 10 vjet arsim secili. Me arsim të mesëm të pa mbaruar ishin më pak se gjysma, 26 vetë. Me arsim të mesëm të plotë 28 vetë. Me arsim tetë vjeçarë ishin dy vetë. Prej këtyre të fundit 20 ishin me arsim të mesëm bujqësor, 7  ishin me arsim të mesëm të përgjithshëm dhe një me arsim të mesëm miniere.

Nuk  mendoj se  kemi një rastësi  në  një nivel të tillë arsimor, do të thosha të lartë, në një fshat të zakonshëm të  një zone  bujqësore siç është ajo e Thesalisë. Raporte të tilla  gjykoj, me ndonjë diferencë të vogël më lart apo më poshtë këtyre  të dhënave, gjen në tërë fshatrat e Greqisë.

Do të ishte me interes që  institucione  prestigjioze si universiteti i Patrës, Janinës apo  qyteteve të tjerë , të hulumtonin edhe në peshën arsimore që  bujqësia greke ( por edhe sektorët e tjerë të punës dhe të prodhimit ) marrin nga mërgata ekonomike shqiptare.

Theksojmë që emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi ( dhe në sektorët e tjerë ) kanë dhënë shumë por kanë marrë po aq shumë: Nuk e kemi fjalën për paratë por për teknologjitë. Kush udhëton në Shqipëri nuk mund të mos i tërheqë vëmendjen se shumë emigrantë, kryesisht nga zonat fshatare, tashmë  kanë kaluar stadin e mbushjes së  trastave me rroba të dhuruara e  kutitë me elektroshtëpiake të përdorura. Në çantat dhe  kutitë e tyre shpesh e më shpesh do të gjesh farëra e fidanë nga më cilësorët që ata kanë mbledhur apo kultivuar me duart e tyre.

Është kjo një shprehje e këmbimit të kulturave. Dhe këmbimi i kulturave bëhet gjithnjë sipas një ekuivalence në baraspeshë. Ligji i njohur i  enëve komunikuese nuk vepron vetëm në natyrë por edhe në shoqëri.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, Shqiptaret dhe ekonomia greke

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 159
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • …
  • 179
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT