Intensifikim i bashkëpunimit dhe angazhimi i juristëve kosovar brenda dhe jashtë vendit, mesazh i qartë per fuqizim te sundimit te ligjit/
Londër, 05 Tetor 2016 – Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Juristëve Shqiptarë në Britaninë e Madhe.Gjatë takimit, Ministrja Hoxha u shpreh se është kënaqësi të shihen të arriturat e juristëve nga Kosova, të cilët kanë arritur të bëhen pjesë e njërit nga sistemet e drejtësisë më të qëndrueshme dhe më efikase në Evropë dhe në Botë.
Përfaqësuesit e Shoqatës njoftuan Ministren Hoxha për aktivitetet e tyre, ndërkohë që kërkuan edhe përkrahjen nga Ministrja, ashtu që të bashkëpunohet edhe më shumë me Ministrinë e Drejtësisë dhe juristët kosovarë.Ministrja Hoxha, po ashtu ofroi përkrahje për Shoqatën e Juristëve Shqiptarë dhe vlerësoi lart angazhimin e tyre ne sistemin e drejtësisë në Britani. “Bashkëpunimi mes juristëve në Kosovë dhe atyre që
punojnë në vendet tjera duhet të intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të gjithë së bashku të ja
pim mesazhin se sundimi i ligjit duhet fuqizuar” shtoi më tej Ministrja.Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.


Tirane, 26 Shtator/ATSH-Flora Nikolla/.- Dashuria, kujdesi, përkushtimi i Lena Gjonaj Catalic, kishte nisur ne fakt shume kohe me pare qe kur ajo erdhi shumë e re në Nju Jork, dhe në sajë të këmbënguljes , arriti të vazhdonte kurse dhe shkolla deri sa u diplomua në “Administrim Spitalor”. Lena thotë se e thirren qe ishte nder te parat qe do te krijonin nje Klinike per shqiptaret te cilen e quajtën Klinika Illyria , pasi ky emër përfshinte të gjitha trevat ku jetonin shqiptarë dhe e ishte një emër gjithëpërfshirës. Klinika nisi të tërheqë pacientë shqipëfoles por dhe nga treva të Ballkanit si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Madeqedonia, Bosnja . Klinika nisi funksionimin e saj fillimisht për fëmijë dhe në vitin 2006, në sajë të këmbënguljes së Lenës dhe për të rriturrit. Ka qënë kënaqësi për Lenën, që gjatë 20 viteve, ka parë ndryshime të mëdha tek punonjësit e spitalit Jakobi, ku ka kam ndihmuar si, mjeke, infermiere, teknike laboratori, punonjëse sociale, sekretare e këshilltare siguracionesh, etj. Klinika jo vetëm jepte kujdes shëndëtësor, por u bë qënder kulturore e komunitetit shqiptar, ku pacientët e familjet e tyre, merrnin këshilla për probleme të jetës në emigrim, si nga mbushja e formularëve për taksat, aplikime per insuranceat mjekësore, letra reference për të gjetur pune. Sot, të dy djemtë e Lenës , janë të shkolluar e të martuar me fëmijë. Sandri ka një kompani ndertimi, gruaja e tij mbaruar shkollën për Stalin e marketing dhe kanë dy vajza binjake, Sementha e Teffeny. Gjoni, ka rol drejtues në një kompani të madhe Agjensi Immobilare në Nju Jork. Ai është i martuar me Justinën, mësuese dhe kanë tre femijë. Kur doli në pension, djemtë i dhuruan një makinë. Ishte një surprizë shumë e bukur që e emocionoi shumë . Lena Gjonaj Catalic, eshte pjese e librit “Zonjat shqiptare” ne Nju Jork”, promovuar te shtunen e kaluar ne Symphoni Space ne Nju Jork, ne nje mbremje te mrekullueshme , ne prani te Presidenti te Republikes, z. Bujar Nishani .
F.N : A ishte i vështirë fillimi i jetës në NY dhe si e kujtoni ju atë