• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

17-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës: Arritjet, Sfida dhe Perspektiva Ndërkombëtare

February 17, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla BERISHA/

Më 17 shkurt 2025, Republika e Kosovës shënon 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një moment historik që përfaqëson kulmin e një përpjekjeje shekullore për liri dhe vetëvendosje. Ky përvjetor është një rast për të reflektuar mbi rrugëtimin e shtetit të Kosovës, për të analizuar sfidat aktuale dhe për të projektuar të ardhmen e saj në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale.

1. Deklarata e Pavarësisë – Një Akt Juridik dhe Politik i Pashmangshëm

Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte rezultat i një procesi të gjatë politik e diplomatik, që pasoi një dekadë administrimi ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara (UNMIK) dhe një luftë çlirimtare kundër regjimit serb. Ky akt historik u mbështet nga shumica dërrmuese e popullit të Kosovës dhe u përkrah nga aleatët kryesorë perëndimorë, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën.

Në aspektin ndërkombëtar, Kosova është krahasuar shpesh me raste të tjera të pavarësisë:

Kosova dhe Timori Lindor – Të dyja dolën nga konflikte të dhunshme dhe u administruan nga OKB-ja (UNMIK në Kosovë, UNTAET në Timorin Lindor). Megjithatë, Timori Lindor u njoh më shpejt në arenën ndërkombëtare, pasi nuk u përball me një kundërshtim aktiv nga një fuqi e madhe si Rusia.

Kosova dhe Sudani Jugor – Edhe pse Sudani Jugor u njoh menjëherë nga OKB-ja pas shpalljes së pavarësisë në 2011, ai ka pasur probleme serioze të stabilitetit të brendshëm. Kosova, ndonëse me sfida të mëdha, ka pasur një proces më të rregullt të shtetndërtimit.

2. Arritjet Kryesore të Shtetit të Kosovës në 17 Vjet Pavarësi

a) Konsolidimi i Shtetësisë dhe Njohjet Ndërkombëtare

Kosova ka siguruar njohjen nga mbi 100 shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe NATO-s. Megjithatë, fushatat agresive të Serbisë, të mbështetura nga Rusia dhe Kina, kanë penguar njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara.

Opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) (2010) – Ky opinion këshillues konfirmoi se shpallja e Pavarësisë nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke qenë një fitore e madhe për legjitimitetin juridik të shtetit të Kosovës.

Aplikimi në Këshillin e Evropës dhe BE – Kosova ka bërë hapa drejt anëtarësimit në organizata evropiane, por mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë mbetet një pengesë e madhe.

b) Anëtarësimi në Organizata Ndërkombëtare dhe Rajonale

Kosova është bërë pjesë e disa organizatave kyçe, si:

FIFA dhe UEFA (2016) – Futbolli ka qenë një ambasador i fuqishëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Banka Botërore dhe FMN – Anëtarësimi ka siguruar mbështetje për zhvillimin ekonomik.

Partneriteti për Paqe me NATO-n – Edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e NATO-s, bashkëpunimi me Aleancën është intensifikuar.

c) Transformimi i Forcës së Sigurisë në Ushtri

Në vitin 2018, Kosova nisi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një ushtri të rregullt, një hap i rëndësishëm për sovranitetin dhe mbrojtjen e vendit. Ky zhvillim u përkrah nga SHBA dhe vendet kryesore të NATO-s, por u kundërshtua ashpër nga Serbia dhe Rusia.

3. Sfida të Vazhdueshme dhe Pengesa Ndërkombëtare

a) Dialogu me Serbinë dhe Njohja Përfundimtare

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ka qenë një proces i vështirë, me shumë marrëveshje të paplotësuara. Serbia vijon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, duke përdorur ndikimin e saj diplomatik për të bllokuar anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

b) Ndikimi i Rusisë dhe Kinës

Rusia përdor veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar njohjen e Kosovës, ndërsa Kina mbështet Serbinë për arsye strategjike dhe ekonomike.

c) Zhvillimi Ekonomik dhe Integrimi Evropian

Liberalizimi i vizave (2024) ishte një hap i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Anëtarësimi në BE mbetet një sfidë për shkak të skepticizmit të disa vendeve anëtare dhe mungesës së reformave të brendshme.

4. Perspektiva e Kosovës në Kontekstin e Ri Ndërkombëtar

a) Rikthimi i Donald Trump dhe Politika Amerikane ndaj Kosovës

Administrata e re e Trump mund të sjellë ndryshime në politikën amerikane ndaj Kosovës, duke favorizuar një qasje më pragmatike dhe ndoshta më të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë.

b) Roli i BE-së dhe Diplomacia Aktive

Kosova duhet të forcojë marrëdhëniet me shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë (Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia, Qiproja) dhe të shfrytëzojë mbështetjen e fuqive kryesore evropiane.

c) NATO dhe Siguria Rajonale

Në një rajon me tensione të rritura, Kosova duhet të thellojë bashkëpunimin me NATO-n dhe SHBA-në për të garantuar mbrojtjen e sovranitetit të saj.

Përfundim: 17-Vjetori i Pavarësisë – Një Festë Kombëtare dhe Ndërkombëtare

Pavarësia e Kosovës nuk është thjesht një ngjarje e rëndësishme për qytetarët e saj, por një moment me ndikim në të gjithë botën shqiptare. Ky përvjetor duhet të festohet në:

Kosovë – Me ceremoni shtetërore, aktivitete artistike dhe përkujtimore.

Shqipëri – Me aktivitete institucionale dhe mesazhe solidariteti.

Diasporë – Në SHBA, Evropë dhe gjetkë, me manifestime dhe lobim për njohje të mëtejshme.

Hapësirat shqiptare në rajon – Në Maqedoninë e Veriut, Preshevë, Mal të Zi dhe Çamëri.

Institucionet evropiane dhe ndërkombëtare – Me aktivitete diplomatike që promovojnë njohjen dhe integrimin e Kosovës.

Rruga drejt konsolidimit të plotë të shtetit të Kosovës mbetet e vështirë, por e realizueshme përmes diplomacisë së zgjuar, unitetit të brendshëm dhe mbështetjes së aleatëve strategjikë.

Filed Under: Emigracion

KALENDAR – Kosova drejt lirisë, para 26 viteve Konferenca ndërkombëtare e Rambujesë

February 4, 2025 by s p

-Para 26 viteve, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, mbahej Konferenca ndërkombëtare, ku Kosova në kohë lufte për liri përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak/

-Në kohën e Konferencës së Rambujesë, pas takimit në Shkup në 5 Mars 1999 me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e  Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova  paralajmëronte lirinë – NATO-n në Kosovë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, Shkurt 2025/  Para 26 viteve Kosova po bënte një hap të madh drejt lirisë. Pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit – kryeqytetit të Francës, në 6 Shkurt 1999 nisi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak… 

Po para 26 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishtina për në Shkup – kryeqytetin e Maqedonisë për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.

Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe në Kosovë, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000…

Ishte 5 Mars 1999, ditë e Premte…Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit  të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri  30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2025-tën feston 26 vjetorin e lirisë e 17 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të Marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën. Ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kështu ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës ushtarake më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s…

 Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

 ***

NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE  – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS ELMI BERISHA

Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. i emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe në ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës  Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në arkivin tim nga ajo kohë kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja ruaj edhe këtë shkrim nga Nju Jorku të medias Amerikane të transmetuar nga Qendra për Informim e Kosovës:

29 Prill 2004: GAZETA “POUGHKEEPSIE JOURNAL” PËR VIZITËN E PRESIDENTIT RUGOVA NË NJU JORK

Nju Jork, 29 prill 2004 – Kur Elmi Berisha erdhi nga Kosova në Uapingers Falls, para 15 vjetësh, ai e filloi një luftë të gjatë për prosperitetin dhe pavarësinë e vendit të tij. Kjo luftë për paqe e bëri mbrëmjen e së martës të veçantë për Berishën, pasi që zyrtarët lokalë u përshëndetën miqësisht me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në Hajd Park.


“Ndihem shkëlqyeshëm”, tha Berisha, ‘sepse presidenti im… vendosi që të vijë në Shtetet e Bashkuara për t’i treguar qeverisë amerikane se sa mirënjohës janë ata për atë që Amerika ka bërë për ta pesë vjet më parë”.


Vizita e Rugovës në Qendrën e Vizitorëve dhe të Konferencës “Henry A.Wallace” dhe në vendin historik “ranklin D. Roosevelt” është hera e parë që një udhëheqës i huaj ka qenë në qendër, që nga hapja e saj në nëntor. Ajo poashtu shënon miqësinë e vazhdueshme nëpërmjet Uapingers Fallsit dhe Kosovës – vitin e kaluar fshati Datçes Kaunti u binjakëzua me Klinën.


Ndërkohë që Rugova e mori një stemë nga zyrtarët e fshatit Uapingers Falls, në shenjë nderimi për punën që ai e bëri për pavarësinë e vendit të tij, Rugova dhuroi një gur të vogël të çmueshëm nga mineralet e vendit të tij. Berisha tani shërben si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara.


Rugova është në mes të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Të hënën, Rugova është takuar edhe me ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, në luginën Suskuehana, për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në Kosovë.


Udhëtimi në AWallace Centar@ ishte inspiruar nga admirimi i Rugovës për Frenklin Rusveltin dhe kjo ngjarje mblodhi një numër të zyrtarëve lokalë, të cilët patën një darkë me kryetarin. Kuvendari shtetëror Xhoel Miller, ishte i pranishëm, sikurse edhe prefekti i Bikonit, Klara Lu Gould dhe mbikëqyrësi i qytetit të Hajd Parkut, Jensi MekArthur.


“Ne jemi në shtëpinë e presidentit të njohur amerikan”, tha Rugova, përmes zëdhënësit dhe përkthyesit të tij, Muhamet Hamiti. Më herët, ai iu referua marrëdhënies ndërmjet Amerikës dhe Kosovës si një “miqësi e përhershme dhe e qëndrueshme”.


Miller tha se ishte nder që është përfshirë në mbrëmje dhe e shprehu admirimin për punën e Rugovës për pavarësinë e Kosovës.


“Është unike të kesh një udhëheqës ndërkombëtar në shtëpinë tënde, prandaj kjo është tejet ngazëllyese”, tha Miller, i cili poashtu e lavdëroi Rugovën për mbështetjen e Shteteve të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.
Komuniteti i fuqishëm shqiptar në Bikon e nxiti pjesëmarrjen e Gouldit.


“Kjo është për të treguar respekt për ta”, tha ajo për vizitën e saj në “Wallace Center”.

PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht  2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar  Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa  në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.

Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…

 ***

DISA NGA RAPORTIMET NGA KOSOVA QË KAM BËRË PARA 26 VITEVE – SHKURT 1999:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-04.ata.html

[13] Names of 17 Kosova representatives who will take part in Paris Conference made public

PRISHTINE, Feb.4 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: The press in Prishtine published today the names of 17 members of the Albanian delegation which will represent Kosove in the Rambouillet Conference.

Kosove Liberation Army (UÇK): Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Xhavit Haliti and Rame Buja.

United Democratic Movement (LBD): Rexhep Qosja, Bakram Kosumi, Mehmet Hajrizi and Hydajet Hyseni.

Democratic League of Kosove (LDK): Bujar Bukoshi, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Idriz Ajeti and Mark Krasniqi of the Albanian Christian Democratic Party (PSHD) represented in the Parliament.

Veton Surroi and Blerim Shala will also go to Paris, as representatives of the independent political opinion, while the student movement has not yet made public whether it will be represented and by whom.

A member of the Kosova delegation will also be the President of Kosove, Ibrahim Rugova, but no official report is made yet when will he leave for Paris. /p.ta/xh/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-05.ata.html

[11] KLA ready for a solution to Kosova issue

PRISHTINE, Feb 5 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted one of the representatives of the Kosova Liberation Army (KLA) Rame Buja as saying that their participation in the Rambouillet conference near Paris showed their readiness for negotiation and agreement on a political solution to the Kosova issue.

The Kosova delegation, which will leave for France on Friday, also includes the president of Kosova Ibrahim Rugova.

Xhemail Mustafa, a spokesman of Rugova told a news conference in Prishtina on Friday that “the delegation of Kosova is leaving for Paris conference convinced that the independence of Kosova is the only right and stable political solution which will be accepted by all Albanians and stabilize the region.”

Mustafa added: “A temporary acceptable solution should include the establishment of the democratic institutions of Kosova, independence from Serbia in order that after three years the people of Kosova have the right to declare through an internationally guaranteed referendum the independence of Kosova.”

He also expressed concern over the fact that “the Serb violence can be intensified while the conference of Rambouillet is underway.”

Therefore, he stressed the “necessity of a quick and overall reaction of NATO. Only these forces can oblige Belgrade to accept a temporary solution for Kosova while their deployment in Kosova is a guarantee for such a solution.” pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-08.ata.html

[07] Powerful explosion in Mitrovice

PRISHTINE, Feb.8 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports:

A powerful explosion shook the city of Mitrovice at about 8.30 p.m. on Sunday.

The explosion was near the vegetables market, but so far, there are no complete reports of the consequences, besides material damage, sources from Mitrovice say. /p.ta/xh/

Albanian Telegraphic Agency

[08] Albanian delegation in Rambouillet presents its demands

PRISHTINE, Feb 8 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted sources of the daily Koha Ditore of Prishtina saying that the Albanian delegation in Rambouillet,

France, had urged later on Sunday that a popular referendum on the status of Kosova be held after a three-year interim period as well as NATO signed an expected agreement and a clear definition of the Kosova status.

The same sources said that the above proposals were not backed by the ambassadors of the Contact Group who wanted things started “from the insignificant to the significant” that is first to discuss the concrete points of the Contact Group plan and later consider other things.

Later in the day the Albanian delegation urged the ambassadors Hill, Petritsch and Mayorsky to sign an armistice between the warring sides but they were said that it was included in the draft of the Contact Group. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-09.ata.html

[09] Ten people killed in Kosova as Rambouillet conference underway

PRISHTINE, Feb 9 – ATA correspondent Behlul Jashari said that at least six people were killed in the last 24 hours leading the number of those killed in Kosova to ten since the start of the peace conference in Rambouillet, near Paris.

Since the beginning, the Albanian delegation had asked for the signing of an agreement on armistice with the Serb side guaranteed by the Contact Group.

The start of the conference in Rambouillet was marked by an explosion which claimed the lives of three people in Prishtina followed by another one in Mitrovica whose targets were Albanians and their properties.

In a statement published in Prishtina on Tuesday, the Kosova Liberation Army (KLA) said that “the Yugoslav army has started its attacks against KLA backed positions in villages and regions of Suhareka and Malisheva as well as the area of Llapi and Mitrovica,” and considered this an “example of goodwill of the Serbian regime for negotiations in Rambouillet.”

Albanian sources said that new military and police forces had reached Kosova from Serbia on Monday, while villages of Sallabej, Majac and Konushevc of Podujeva region as well as Klina region were bombed and people had left the villages of Shtupel and Kernice.

Sources said that three out of six killed were found dead in suburbs of Gjakova, two Albanians kidnapped before were found dead near the town of Kacanik, while an unidentified person was found dead in Lipjan. /dast/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[11] Two blind Albanians accused of terrorism

PRISHTINA, Feb. 9 – ATA correspondent in Prishtina, Blul Jashari, reports:

Two blind Albanians are accused of “shooting by automatic rifles against the Serb forces,” and faced trial yesterday in Prizeren as terrorists, together with 22 other Albanians, arrested last summer in Rahovec.

The charge against the two blind Albanians has been turned down by the defence, which has considered “as impossible the committment of such act.” Last week, 26 Albanians were sentenced with 287 years in jail in a political process without any evidence to prove the accusation for terrorism, as the advocates said. /dast/mt/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-11.ata.html

[21] Walker warns demilitarization of Malisheve

PRISHTINE, Feb. 11 – ATA correspondent, Behlul Jashari, reports: William Walker,

OSCE Chief of Verifying mission in Kosove, warned the demilitarization of Malisheve and return of normality in this small city, completely destroyed by the attacks of the Serb forces last year.

The OSCE Verifying Mission has placed labels all over the city on Wednesday to warn the population not to use arms, while the chief of this mission in Kosova, Walker, said in a meeting hold with representatives of Albania subjects in Malisheve, that the work for demilitarization of the city is under the way. The presence of the Serb forces has made impossible the return of the displaced population and normalization of life in the city of Malisheve, where the schools and other institutions continue to be closed down. /lh/A.A/

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Emigracion

HOMAZH PËR PROFETIN DHE HYJNORIN DOM SHTJEFËN KURTI

January 31, 2025 by s p

Nga YLLI. M. DILO/

Njeriu ka nevojë diku të mbështetet që të ruajë të pastër moralin, parimet e shëndosha, zakonet e mira. Përveç këtyre shqetesimi i njeriut ka nevojë për prehjen dhe mrekullinë që i afron feja. Është e vërtetë se çdo gjë vërteton ekzistencën e Zotit, por të gjitha fetë janë bija të njeriut. Ndjenja fetare është aq ngushëlluese, saqë ta zoterosh atë është një hir i qiellit. Profetët janë njerëz, por të pajisur me ndjenja fetare. Ata janë zëdhënësit ( transmetuesit) e udhezimeve të Zotit për njerzit. Kanë ndjenja Hyjnore prandaj janë të aftë të komunikojnë me Zotin. Besohet te Zoti, sepse çdo gjë e pohon qënien e Tij dhe sepse shpirtërat e më të mëdhejve kanë besuar tek Ai:

Njutoni dhe Lajbnici, Liszti dhe Dostojevski… , korifej të shkencës dhe inxhinjerë të shpirtrave njerëzore frymëzimin e gjetën tek Zoti.

Nënë Terza, Dom Shtjefën Kurti dhe gjithë ata hyjnorë që ashtu si Dielli ndoqën orbitën që përshkon ekuadorin ishin të bekuar , të adhuruar. Kudo që arritën shpresat dalngadalë hapeshin, virtytet njerëzore lulëzonin. Profeti, shënjtori Dom Shtjefën Kurti pati fatin që kanë patur shumica e shënjtorëve në këtë planet.

Trupi i Tij u torturua në mënyrë çnjerëzore nga egërsirat që hanin mish njeriu në hetuesitë e kanibalëve, por shpirti I Tij lëvizi i lirë dhe i sigurt kudo në hapësirë ; edhe nga qelitë e errata ai. ( shpirti i shënjtorit Shtjefën) u ikte xhelatëve dhe ngrihej lart në qiell.

Mbi këtë tokë është e mundur të shohësh thellë shpirtërat dhe ndjenjat pas provave të mëdha. Profeti dhe shënjtori Dom Shtjefën Kurti e vërteton plotësisht këtë dukuri. Por kush është ky shënjtor që në mbrëmjet e valleve të zjarrta të amshimit mbron shpirtërat njerëzorë dhe na krijon lidhjet me Zotin neve të gjallëve? U lind në Prizëren më 24 Dhjetor 1898. Kaloi fëmijërinë në Ferizaj, rininë e parë në Shkodër dhe të dytën në Isburk dhe Romë.

Krahu i djathtë i klerikut të shquar Imzot Lazër Mjedës në Shkup, ku i ra fati të jetë rrëfyesi i parë i Nënë Terezës.

Mësues i gjuhës shqipe në shkollën katolike shqipe në Ferizaj dhe mësimdhënës i lëndës së besimit në shqip në shkollën serbe të Novoselës ku mori dhe kërcënime nga serbët.

Bashke me Dom Gjon Bisakun dhe Dom Luigj Gashin ngritën zërin në mbrojtje të bashkëkombësave të tyre me memorandumet e tyre dërguar deri në Lidhjen e Kombeve. Punoi si famullitar në Kurbin, Skuraj dhe Gurzë ku meremetoi kishat ekzistuese dhe ndertoi të reja. Më von Ai shërbeu si klerik në Tiranë duke qënë edhe Dekan i Dekanatit të Tiranës.

Nga ky pozicion, Ai iu përkushtua fesë dhe komunitetit katolik; dha kontribut të çmuar në fushën fetare, arsimore dhe kulturore. Këtë veprimtari e vazhdoj dhe në vitet e pushtimit fashist.

Është një nga ata klerikë që i u përmbajt me rigorozitet misjonit të tyre si klerikë dhe nuk u angazhuan ne politikë.

Nga pozicioni i Tij si klerik ndihmoi në shpëtimin e Hebrejve gjatë Luftës së Dytë botërore.

Ishte përfaqësues tipik i aspiratave shqiptare për lidhje me Perëndimin, dhe u ndëshkua si i tillë nga qeveria komuniste që u instalua në Shqipëri.

Ai, në zbatim të ligjeve të kohës, ku në letër, formalisht “ lejohej liria e besimit dhe e organizimit shoqëror”, punoi për ruajtjen e Kishës nga ndikimi dhe ndërhyrjet e shtetit dhe ishte nga nismëtarët për krijimin e një Partie Demokristiane. Kjo nismë u konsiderua tradhëti e lartë ndaj Atdheut dhe u dënua me 20-të vjet burg. Si njeri i lirë në ndërgjegje Ai nuk pranoi kurrë terrorizmin shtetëror, refuzoi kategorikisht dhunën, duke i qëndruar besnik misionit Kristian dhe sakrificës deri në vetflijim.

Besik i bindjeve të Veta, Ai do të shkonte përsëri në një gjyq farsë, ku do të dënohej me vdekje.

U ekzekutua më 20 Tetor 1971 nga bishat komuniste. Trupi i Tij u përdor per studime mjekësore. Familjarët e Tij, megjithëse bënë shumë kërkime, nuk mundën të gjejnë eshtrat e Tij. Por shënjtori Dom Shtjefën Kurti është I kudo ndodhur dhe transmeton udhezimet e Zotit për njerëzimin.

Lumnimi u bë në Shkodër më 5-Dhjetor 2016.

Filed Under: Emigracion

Politika e Jashtme e Shteteve të Bashkuara: Mbështetje për një Kosovë të Pavarur dhe Sovrane, në Përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtjen e Komuniteteve Pakicë

January 24, 2025 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara ka qenë historikisht e orientuar drejt mbështetjes së një Kosove të pavarur dhe sovrane, që respekton standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e komuniteteve pakicë. Ky qëndrim nuk është vetëm deklarativ, por mbështetet në veprime konkrete dhe përfshirje të drejtpërdrejtë në proceset politike dhe institucionale të Kosovës.

Mbështetja për sovranitetin e Kosovës

SHBA ka qenë ndër partnerët kryesorë të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Përmes njohjes së hershme të Kosovës dhe lobimit global për shtimin e numrit të njohjeve ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ky mbështetje ka përfshirë edhe përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si INTERPOL, UNESCO dhe mekanizma të tjerë globalë. Në vitin 2015, SHBA mbështeti fuqimisht krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha komunitetet, përfshirë komunitetet pakicë.

Respektimi i komuniteteve pakicë

Një nga parimet kryesore që SHBA ka promovuar në Kosovë është krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku të drejtat e komuniteteve pakicë janë të mbrojtura. Në këtë drejtim, SHBA ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, përfshirë Kushtetutën e saj, e cila garanton të drejtat e minoriteteve dhe ofron kuota për përfaqësimin e tyre në Kuvend dhe institucione të tjera shtetërore. Në vitin 2013, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetjes së SHBA-së, u arrit Marrëveshja e Brukselit, e cila përfshinte krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Edhe pse zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë i vështirë, SHBA vazhdon të inkurajojë Kosovën dhe Serbinë për të respektuar detyrimet që rrjedhin nga ky proces.

Investimet për mbrojtjen e minoriteteve

Shtetet e Bashkuara kanë financuar dhjetëra projekte zhvillimi për të përmirësuar jetesën e komuniteteve pakicë në Kosovë. Përmes USAID-it dhe programeve të tjera, SHBA ka investuar në infrastrukturë, arsim, dhe integrim ekonomik për minoritetet, me fokus të veçantë në komunitetin serb, rom, ashkali dhe egjiptian. Në vitin 2020, një projekt i financuar nga USAID-i ndihmoi rindërtimin e shkollave dhe qendrave të shërbimeve sociale në zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës, duke përmirësuar qasjen në arsim dhe shërbime për këtë komunitet.

Promovimi i paqes dhe dialogut

SHBA ka luajtur një rol ndërmjetësues në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Për Shtetet e Bashkuara, njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë është çelësi për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, respektimi i të drejtave të pakicave shihet si një kusht i domosdoshëm për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve. Marrëveshja e Washingtonit më 2020, e cila u nënshkrua nën ndërmjetësimin e administratës së Trump, përfshinte zotime konkrete për bashkëpunim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që do të lehtësonin integrimin e komuniteteve të ndryshme etnike në të dyja vendet.

Mbështetja e vazhdueshme për Kosovën në organizatat ndërkombëtare

SHBA ka qenë një avokat i palodhur për të drejtat e Kosovës në organizata si Kombet e Bashkuara dhe NATO. Duke pasur parasysh që Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, SHBA vazhdon të sigurojë mbështetje diplomatike për njohjen dhe mbrojtjen e interesave të saj. Në vitin 2023, SHBA mbështeti përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke theksuar rëndësinë e rolit të këtij institucioni në garantimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve në vend.

Të Drejtat e Komunitetit Serb në Kosovë: Korniza Ligjore dhe Instrumentalizimi nga Beogradi

Kosova ka zhvilluar një kornizë kushtetuese dhe ligjore që garanton të drejtat e komuniteteve pakicë, përfshirë komunitetin serb, duke ndërtuar një model demokratik gjithëpërfshirës. Megjithatë, pavarësisht këtyre garancive, komuniteti serb në Kosovë mbetet peng i politikave hegjemoniste të Beogradit, i cili përdor këtë komunitet si një instrument për të sfiduar sovranitetin e Kosovës dhe për të ruajtur ndikimin e tij në rajon.

1. Korniza Ligjore dhe Garancitë për Pakicat në Kosovë

Kushtetuta e Kosovës është një nga më përparimtaret në rajon për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, duke përfshirë:

Përfaqësim të garantuar në Kuvend: Nga 120 vende në Kuvendin e Kosovës, 20 janë të rezervuara për komunitetet pakicë, ku 10 vende u takojnë serbëve.

Përdorim i barabartë i gjuhëve: Gjuha serbe është një nga gjuhët zyrtare të Kosovës, duke siguruar qasje në dokumente dhe shërbime publike për komunitetin serb.

Pakicat kanë të drejtën për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të menaxhuar arsimin dhe kulturën brenda komuniteteve të tyre.

E drejta për kthim dhe kompensim: Ligjet e Kosovës parashikojnë kthimin e pronave dhe shtëpive të konfiskuara gjatë dhe pas luftës së Kosovës, duke synuar të kompensojnë viktimat, përfshirë komunitetin serb.

Ligji për Mbrojtjen e Minoriteteve

Ky ligj garanton krijimin e qendrave kulturore serbe, rindërtimin e kishave ortodokse dhe financimin e aktiviteteve të komuniteteve minoritare. Për shembull, manastiret serbe si ai i Deçanit dhe Graçanicës gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti.

2. Instrumentalizimi i Serbëve nga Politikat Hegjemoniste të Beogradit

Beogradi e përdor komunitetin serb në Kosovë për të ruajtur ndikimin e tij dhe për të sfiduar autoritetin e institucioneve kosovare. Kjo politikë bazohet në strategji të ndryshme që synojnë të pengojnë integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare dhe të mbajnë tensionet etnike të larta.

2.1. Strukturat Paralele të Beogradit

Serbia ka krijuar dhe financuar struktura paralele në veri të Kosovës, duke përfshirë shkolla, spitale dhe administrata lokale që funksionojnë jashtë juridiksionit të institucioneve të Kosovës. Këto struktura, të financuara drejtpërdrejt nga Beogradi, minojnë përpjekjet për integrim dhe krijojnë një sistem të izoluar për serbët në veri.

Në vitin 2023, Serbia rriti financimet për mësuesit dhe personelin shëndetësor në veri të Kosovës, duke refuzuar të lejojë kalimin e këtyre institucioneve nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë së Kosovës.

2.2. Bojkoti dhe Tërheqja nga Institucionet e Kosovës

Nën presionin e Beogradit, përfaqësuesit serbë shpesh bojkotojnë institucionet e Kosovës, duke krijuar vakuume politike dhe administrative. Ky bojkot është përdorur si një mjet presioni për të promovuar narrativën e Beogradit që sfidon sovranitetin e Kosovës.

Në fund të vitit 2022, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, u tërhoq nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë Kuvendin dhe policinë lokale, pas një vendimi për zëvendësimin e targave serbe në veri me targa të Kosovës.

2.3. Propaganda dhe Ndikimi Mediatik

Mediat serbe të kontrolluara nga shteti shpesh përhapin propagandë kundër Kosovës, duke nxitur mosbesim dhe tensione midis komuniteteve. Kjo propagandë përshkruan serbët e Kosovës si “viktima të persekutimit,” pavarësisht garancive dhe masave mbrojtëse që ofron Kushtetuta e Kosovës.

Në maj 2023, mediat serbe raportuan në mënyrë të pavërtetë se qeveria e Kosovës po “dëbonte” serbët nga pronat e tyre në veri, duke shkaktuar tensione dhe protesta në rajon.

3. Pasojat për Komunitetin Serb në Kosovë

Instrumentalizimi i komunitetit serb nga Beogradi ka krijuar pasoja të shumta negative për këtë komunitet, përfshirë:

Izolim dhe varësi ekonomike: Serbët në veri mbeten të izoluar nga pjesa tjetër e Kosovës dhe varen ekonomikisht nga financimet e Beogradit.

Mosintegrim dhe frikë: Shumë serbë ndihen të frikësuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës për shkak të presionit dhe kërcënimeve nga aktorët lokalë të lidhur me Serbinë.

Përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike: Tensionet e vazhdueshme krijojnë një atmosferë mosbesimi midis komuniteteve shqiptare dhe serbe, duke penguar ndërtimin e bashkëjetesës.

Në dhjetor 2022, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, në veri pati një rritje të incidenteve të dhunshme, përfshirë sulme ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it, duke krijuar një klimë pasigurie për të gjithë banorët.

Angazhimi i Kosovës dhe Mbështetja Ndërkombëtare

Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar integrimin e serbëve, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Disa nga masat përfshijnë:

Dialogu Kosovë-Serbi: Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Washingtonit kanë si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve dhe integrimin e komunitetit serb në sistemin kosovar.

Projekte zhvillimi: Përmes programeve si ato të financuara nga USAID, janë përmirësuar shkollat, rrugët dhe qendrat shëndetësore në zonat e banuara nga serbët.

Shembull konkret: Në vitin 2020, USAID financoi një projekt për ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës në komunat me shumicë serbe, duke rritur qasjen në tregje dhe shërbime për banorët lokalë.

Instrumentalizimi i komunitetit serb nga Beogradi mbetet një nga pengesat kryesore për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Për të adresuar këtë sfidë, Kosova duhet të vazhdojë të promovojë një model gjithëpërfshirës, ndërsa bashkësia ndërkombëtare duhet të rrisë presionin ndaj Serbisë për të ndalur ndërhyrjet e saj hegjemoniste. Vetëm përmes dialogut të sinqertë dhe zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese mund të ndërtohet një e ardhme më e qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës nuk kufizohet vetëm në mbështetje politike dhe diplomatike. Ai përfshin edhe një angazhim të qartë për ndërtimin e një shteti demokratik, sovran dhe gjithëpërfshirës, ku të drejtat e komuniteteve pakicë respektohen dhe promovohen. Përmes politikave të saj dhe projekteve konkrete, SHBA vazhdon të mbetet një partner strategjik i Kosovës në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Filed Under: Emigracion

SINOPSE PËR SKËNDERBEUN SHKRUAR NGA Dr.MOIKOM ZEQO BOTOHET NGA SHTËPIA BOTUESE  “ERIK” NË TIRANË

January 21, 2025 by s p

Nga Hysen S.Dizdari 

Studiues i Historisë e Filatelisë/

581 vjet – 28 NENTOR 1443 – 28 NENTOR 2024

Moikom Zeqo (1949-2020) ishte shkrimtar, historian, arkelog, studjues, akademik, eurodit, lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit, dhe vdiq në Tiranë më 15 qershor 2020. Familja e tij është me origjinë nga Libohova.Përfundoi Fakultetin Histori- Filologji, dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Gjatë jetës  kreu mjaft detyra të rëndësishme:

Në vitin1991 u emrua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në vitet 1992 – 1996 u zgjodh  deputet i Parlamentit Shqiptar.

Në vitet 1997-2005, ka qenë drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Dr. Moikom Zeqo është  autori i mbi 75 libra shkencorë, letrarë, prozë e poezi; libra historikë e arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijimet e Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët : anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht etj. Dr.Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e  shquara të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe erudit, dhe vlerësohet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe. Ai mban Urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Poeti i madh shqiptar ,Dritëro Agolli ka thënë: “ Moikom Zeqo ishte një enciklopedi e gjallë , një njeri që e shikonte botën me sy poetik dhe arkeologjik. Me te flisje për çdo gjë dhe çdo fjalë e tij ishte një thes me dije”

Dr.Moikom Zeqo një pjesë të jetës tij ia ka kushtuar  studimit të jetës dhe veprës   të Heroit tonë Kombëtar ,Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai është autor i dhjetra artukujve e librave kushtuar jetës dhe veprës të Skënderbeut .Librat e tij me të rëndësishëm, kushtuar Skënderbeut janë:

-Vdekja e Gjergj Kastriotit, botim i shtëpisë botuese: “Zenit”, 2018

-Ëndrrat e Gjergj Kastriotit (tregime) ,botim i shtëpisë botuese : “Erik”,2018.

– Beteja e Albulenes (Legjenda-1) ,botim i shtëpisë botuese : “Erik”,2018.

– Fjala e dhënë (Legjenda-2) ,botim i shtëpisë botuese : “Erik”,2018.

-Njëqin jetët e kryetrimit (Legjenda -3) ,botim i shtëpisë botuese : “Erik”,2018.

Por kryevepra i tij kushtuar Skënderbeut është “ SINOPSE PËR  SKËNDERBEUN”  për të cilin Moikomi kishte punuar prej shumë vite, dhe me ndarjen e tij të parakohshme nga jeta, ky libër ngeli si dorëshkrim. Dr.Moikom Zeqo është  mbështetur gjatë punës tij krijuese nga ana, morale dhe financiare  nga pronarët e Shtëpia Botuese “Erik” bashkëshortët , Dëshira Shehu-Jezexhiu dhe Geni Shehu, ku veprat e tij janë botuar nga kjo shtëpi botuese  prej shumë vitesh me radhe. Por në  vitin 2024,  me rastin e 581 vjetorit të ngritjes të Flamurit Kombtar Shqiptar nga Skënderbeu në kalanë e Krujës, amanetin e Dr.Moikom Zeqo , merakun e tij të fundit e plotësuan përsëri, pronarët e shtëpisë botuesë “ERIK”, duke botuar vepren e tij të lënë si dorëshkrim: Sinopse për Skënderbeun.

Kjo vepër Madhore,vjen pra lexuesit shqiptarë me parathënien “Meraku i fundit” të Josif Papagjoni dhe ndahet në tetë kapituj:

Kapitulli I –Skënderbeologjia shqiptare

Kapitulli II – Situata Paraskenderbejane

Kapitulli III – Dueli i Letrave

Kapitulli IV– Gravura e hershme e Skënderbeut dhe simbolika e saj

Kapitulli V – Arbërit dhe shenjëtërimi i eshtrave të Skënderbeut.

Kapitulli VI – Figura e Skënderbeut në arte

Kapitulli VII – Bibloteka e Skënderbeut

Kapitulli VIII – Codex Scanderbeg (Libri i Skënderbeut)

Kjo vepër analizon e trajton në mënyrë shkencore , veprat kryesore të autorëve shqiptarë dhe të huaj, kushtuar Skënderbeut duke filluar me Dhimitër Frangu, Marin Barleti, Frang Bardhi dhe deri tek  vepra Anathas Gegaj, Fan Nolit e Aleks Buda, dhe autorët e huaj, Pjerr Ronsar, Margarita Sarroki, Stefan Zanovic e tjerë, kushtuar Skënderbeut.Në kapitujtë e tjerë trajtone ,figurën e Skënderbeut në arte , Biblotekën e Skëndebeut e deri tek Codex i Skënderbeut ( Libri i Skënderbeut).

Me rastin e nxjerrjes në drtitë e botimin të veprës Dr.Moikom Zeqo: “Sionopse për Skënderbeun” i shprehim mirënjohjen dhe e falenderojmë pronarët e Shtëpisë Botuese: “ERIK”, Tiranë, Znj.Dëshira Shehu Jazexhiu e  Geni Shehu për  botimin e kësaj vepre të rëndësishme kushtuar Heriot tonë Kombëtare Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në vitin jubilarë të 556 vjetorit vdekjes të Skënderbeut.

Libri mund tw porisitet direkt tek web.i shtëpia botuese  ‘ERIK” // www.erik.al // Por gjendet në Librarit kryesore në Tiranw, Durrës, Elbasan, Shkodër ,Vlorë por deri me daten 17 Nëntor gjendet në panairin e librit, në pavionin e Shtëpisë botuese: “ERIK”, Kati i Dytë i Pallatit Kongreseve, Tiranë.









Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 180
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT