• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

«Shkolla Shqipe» – Zvicër/ Gëzuar 8 Marsin!

March 8, 2023 by s p

«Shkolla Shqipe» në Zvicër ju uron të gjitha grave në përgjithësi dhe gruas shqiptare në veçanti  festën e 8 Marsit.  «Gëzuar 8 Marsin», ju që mbani në zemrat tuaja botën njerëzore, ju që kujdeseni për të ardhmen e njerëzimit, ju që sakrifikoni për të mirën e lirisë dhe dashurisë njerëzore. Gëzuar sepse bota pa ju do të ishte një humnerë e pa fund. Prandaj “Gëzuar” në këtë ditë shënuar të njerëzimit, që ngjallë shpresë dhe dritë për të ardhmen, që ngroh botën me dashurinë e nënës. Dhe me të drejtë poeti kombëtar Rexhep Hoxha skalitë me mjeshtri vargjet për nënën, për gruan shqiptare. 

“Fjalë e ëmbël, shumë e lartë,
është fjala nënë;
Gjuhë e nënës është e artë,
nënë, o dritë e hënë.”

Dhe ky urim shkon patjetër për mësueset kudo ku janë dhe në veçanti për ato të cilat edhe përkundër angazhimeve të shumta në punë dhe në familje kujdesen me përkushtim dhe dashuri ndaj nxënësve të shkollave shqipe në Zvicër dhe në mbarë botën shqiptare, me të vetmin qëllim që fëmijët shqiptarë ta mësojnë, ta ruajnë gjuhën amtare. 

Urime festën e 8 Marsit mësuese të nderuara që me dashurinë dhe përkushtimin jeni shembulli më i mirë se si veprohet në shërbim të  Atdheut, Gjuhës dhe Kulturës kombëtare! 

– Gëzuar!

“Shkolla shqipe” – Zvicër

Sektori për informim

Filed Under: Emigracion

NË FÜRSTENFELDBRUK TË BAVARISË U FESTUA 15- VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS, NGA SHKOLLA SHQIPE E FRAISING-UT DHE LANDSHUT-IT

February 27, 2023 by s p

Më 24 shkurt 2023 në Fürstenfeldbruk, shkolla shqipe e Fraising-ut dhe Landshut-it me mësimdhënësen Nife Arifi, në bashkëpunim me shoqatën “2 Krenare FFB e. V”, për nderë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhanë një program kulturo-artistike.

Programi filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, për të vazhduar tutje me moderimin e nxënëseve Elsa Manaj dhe Ulpijana Brajshori, të cilat i përshëndetën të pranishmit, Kryetarin e shoqatës “2 Krenare FFB e. V” Zeqë Sumaj, kryetarin e LAPSh-it Milazim Ukaj, Koordinatorin e LAPSh-it, poetin e shumë librave Mustafë Krasniqin dhe kryesuesin e Këshillit të Prindërve për Bavari Arif Arifaj.

Pas fjalës përshëndetëse të Zeqë Sumaj dhe të Milazim Ukaj, programi vazhdoi me monologun “Heronjët”, të interpretuar nga nxënësja Ulpiana Brajshorit, për të vazhduar me poezinë “Agim Ramadani”, të recituar nga Diar Zylfiu. Ndërsa me Vallen, me motiv nga veriu, vallëzuan nxënësit e shkollës së Freising-ut, të përgatitur nga koreografja Lorena Muriqi.

Poezinë “Festa e Pavarësisë” recitoi Eljesa Imeri nga shkolla e Landshut-it, “Jam Vajzë Dardane” recitoi nxënësja nga Fürstenfeldbruk-ut, Lorenta Nebihu; Për të vazhduar me këngën “Mora Fjalë”, të kënduar nga Elsa Manaj. Me poezinë “Shqiponja” recitoi Milot Syla, ndërsa poezinë për “Zahir Pajaziti” recitoi Leonis Zylfiu dhe poezinë “Simbolet e mia” recitoi Dones Hajdari.

 Programi vazhdoi me vallen e shotës, të vallëzuar nga nxënësit e shkollës së Freising-ut, ndërsa nxënësja nga Fürstenfeldbruk-i, Lorina Nebihi, erdhi në skenë me këngën “Sofra e Përgjakur” dhe poezinë “Nuk tundet Shqipnija”.

Motrat: Elsa, Ersa dhe Eliza Mamaj, të pranishnit i emocionuan me recitalin „Jemi motra të shpërndara”, kurse me poezinë “Idriz Seferit”, recitoi nxënësja Alejna Zylfiu. Ndërsa me vallen “Kosovare”  nxënësit nga shkolla e Freising-ut e përmbyllën programi kulturo-Artistik me porosinë e nxënëseve, të Elsa Manaj dhe Ulpijana Brajshori, të drejtuar nga mësuesja Nife Arifi: “Ne, nxënësit mërgimtarë ju bëjmë thirrje të gjithë moshatarëve tanë, që t’na bashkohen në rrugëtimin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, me qëllim që ta mësojmë dhe ta shkruajmë bukur, ngaqë gjuha jonë amtare është e bukur dhe ndër gjuhët më të vjetra. Gjuhë që me të kanë folur e ka shkruar të parët tanë. Andaj duke e mësuar gjuhën e nënës, shqipen e bukur, ruajmë identitetin, kulturën dhe vlerën kombëtare.

Pra, ne jemi çelësi i diturisë dhe i thërrasim prindër që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, që edhe ata ta ndijën aromën e kullave të lashtësisë të gjyshërve tanë. Një zëri thërrasim bashkëmoshatarët tanë mërgimtarë, që të bëhen pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, sepse me respektimin e gjuhës amtare respektojmë atdheun! 

Gëzuar Kosovë Pavarësinë!

Programi vazhdoi me këngë rapsodike të kënduar nga këngëtarët Fadil Sumaj 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Ein Bild, das Person, Decke, drinnen, Gruppe enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Filed Under: Emigracion

Muzikanti talentuar Leke Negri nderohet me Çmimin “Artisti i Vitit” Award në Washington DC

February 25, 2023 by s p

Muzikanti talentuar shkodran Leke Negri nderohet me Çmimin “Artisti i Vitit” Award në Washington DC, për arritjet e shkëlqyera si muzikant karrierë brenda dhe jashtë vendit në Europë dhe SHBA.Vleresimi për këtë çmim u bë i mundur me kërkesë të zyrës së senatores të SHBA në New York zonjës Kirsten E Gillibrand. Është valvitur flamuri në majën e ndërtesës së Kongresit Amerikan në Washington DC për nder të artistit Leke Negri.Ky çmim jepet për karrierën 25 vjeçare në fushën e muzikës dhe artit. Negri shpreh një mirënjohje të thellë për senatoren Kirsten E Gillibrand e cila ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për komunitetin Shqiptar në Amerikë dhe ka luftuar fort për të drejtat e tyre . Gjithashtu ai falenderon komunitetin artistik në Shtetet e bashkuara të Amerikës të cilët kanë qenë mbështetja e fuqishme për të.Ja cili është Lekë Negri, shkodrani që u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 2000.Ai ka shkëlqyer si trombist në Festivalet Ndërkombëtarë të Operës “Marije Kraja”, ndërsa ka punuar me dirigjentë të shquar si Ermir Krantja, Jacopo Sipari, Martin André, Leonardo Quadrini, Sinopoli, Cuhng etj.Përveç arritjeve të shumta simfonike si solist në Teatrin e Operas dhe Baletit në Shqipëri,dhe perfomancat e tij në orkestrën e Top Channel , Portokalli dhe Top show ,Leka ka zgjeruar repertorin e tij duke bashkëpunuar me grupe të njohura pop, jazz dhe blues, duke përfshirë grupin origjinal “Blues Brothers”, duke regjistruar me saksofonistin Lou Marini dhe kitaristin Steve Cropper. Në botën e kinemasë, Leke njihet për performancën e tij të përbashkët muzikore me muzikantin Fatos Qerimi, në regjistrimin e muzikës për filmin “Letra në erë” të vitit 2003, me regji të Edmond Budinës. Leke Negri ka organizuar edhe aktivitete të shumta bamirësie për Caritasin Shqiptar, si dhe në ShBA duke performuar me artistin e njohur fitues Grammys trompistin Chris Bottin, trompistin Timmy Trumpet dhe shumë koncerte bamirësie në komunitetin Shqiptar dhe jo vetëm.

Filed Under: Emigracion

Në kujtim të Mihal Shuflaj (1879-1931)

February 21, 2023 by s p

Bledi Filipi/

Ndërmjet hulumtimeve dhe botimeve të tij  aq të frytshme ka dhënë ndihmesa të çmuara edhe për sqarimin e disa çështjeve të rëndësishme në fushë të studimeve albanologjike. Dhe sigurisht ai do t’i kishte çuar edhe më tej hulumtimet dhe ndihmesat e tij në këtë fushë të vështirë studimesh, sikur vrasja misterioze të mos e kishte ndërprerë veprimtarinë shkencore në kulm të pjekurisë së tij. (Demiraj, 2003:152

Sipas burimeve të shumta mësohet se pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve më 19 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur Ainshtain.

Një ndër çështjet më rrahura të studimeve të tij është pa dyshim ajo që ka të bëjë me çështjen e etnosit shqiptar a arbëresh. Për këtë çështje, siç dihet, janë shprehur mendime të ndryshme, por Shuflaj  ka mbrojtur tezën e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Me  këtë tezë ai është bashkuar mendimit të Mayerit, Kretchmerit etj.  Dhe u përpoq të sjellë një sërë argumentesh në mbështetje të kësaj teze.

Këtë çështje ai e ka trajtuar në punime të tij të ndryshme, sidomos në “Biologie des albanischen Volkstammes”. 

Në përgjithësi ishte pranuar  se emri i mëparshëm i Shqipërisë  dhe banorëve të saj (Arbën/Arbër dhe i arbëneshë/ i arbëreshë)  e ka burimin tek emri i fisit ilir Alban-oi-ve  me kryeqendër  kryeqytetin Albanopulis, që i përmend edhe Ptolemeu në shekullin e dytë të erës sonë.

Gjithashtu në monografinë e 1916-s Shuflaj nuk mund të  mos prekte edhe çështjen e elementit trak në gjuhën shqipe, si dhe përkimet midis shqipes dhe rumanishtes. Ai nuk e kundërshton praninë e një elementi trak në gjuhën shqipe, por këtë e shpjegon me  shtegtimin e disa fiseve trake në perëndim. (Demiraj, 2003:156)

Përsa i përket formësimit të gjuhës shqipe, Shuflaj është i mendimit se ajo përfaqëson një fazë të re të njërit prej dialekteve ilire, ky mendim ecën paralel me atë të  Mayerit.

Ndihmesë të madhe ai dha në hartimin e veprës  kolektive “Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia” (vëllimi i parë 1913, i dyti 1916, ndërsa i treti  nuk u botua për shkak të vdekjes tragjike të tij).

Nga sa shohim më sipër Shuflaj nuk qe vetëm një historian i talentuar, por hapi edhe hulli të reja në ndriçimin e historisë së popullit shqiptar, që dha ndihmesa të çmuara në fusha të ndryshme të albanologjisë dhe ballkanologjisë.

Filed Under: Emigracion

Shqiptarët në Saint Louis festuan 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

February 20, 2023 by s p

Të shtunën në 18 shkurt 2023, shqiptarët e shoqatës “ILIRIA” Saint Louis sëbashku me miq amerikanë të ftuar festuan 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Kosovës. Atmosferën e gëzueshme festive e filluan duke recituar poezi shqipe, nxënësit e shkollës shqipe “ILIRIA”; Eliza Palloshi, Valdrina Fejza, Valdrin Fejza, Albion Palloshi, Valera Dullovi, Sara Dullovi nën përkujdesjen e mësuesës së shkollës znjsh. Rafaela Hajdini. Me një gjuhë të rrjedhshme shqipe në ata rrezatuan dashurinë patriotike duke u pritur me shumë duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Fjalën përshëndetëse e mbajti nën kryetari i shoqatës z. Xhevat Dullovi i cili në emër të bordit drejtues falenderoi pjesëmarrësit për prezencën dhe theksoi rëndësinë kësaj dite historike për shtetin e Kosovës. Theks i vuri edhe mbështetjes së madhe të forcave të NATO-s dhe rolit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës. Një befasi e këndshme ishte pjesëmarrja dhe fjala e ushtarakut z. John Mitchell i cili i ka përcjellë ato ditë historike të shpalljes së pavarësisë si pjesëtar i forcave të KFOR-it. Ato vite shërbimi ai i solli me emocion dhe respekt të thellë si kujtime të pashlyeshme të një misioni që ka shkruar histori për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar. Në vijim, znj. Anila Veizi, anëtare e bordit drejtues dhe ish kryetare e gruas së shoqatës mbajti një kumtesë kushtuar femrës kosovare në histori. Në pasqyrën e kujtesës historike ajo solli shëmbuj të ndryshëm të kontributit të tyre që nga thellësia e kohërave e deri në ditët e sotme. Gruaja shqiptare e Kosovës është pjesë e pa ndarë në ndërtimin dhe prosperiten e strukturës familjare, asaj patriotike si dhe konstruktin shpirërtëror dhe kulturor të identitetit kombëtar.

Orkestra dhe këngëtarët Arif Palloshi dhe Gazmend Muslia krijuan atmosferë të gëzueshme gjatë gjithë mbrëmjes me këngë patriotike dhe lirike nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky festim ishte shprehje solidariteti, gëzimi dhe bashkimi të komunitetit shqiptar këtu në Saint Louis për ti mbajtur gjallë dhe aktivë lidhjet me trojet e viseve nga vijmë.

Përgatiti: Besian Gjika

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 180
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT