• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët e Amerikës kërkojnë votën e diasporës

September 22, 2023 by s p

Përfaqësuesit e rreth 60 shoqatave e organizatave patriotike shqiptare në New York e më gjerë i kërkuan Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Bajram Begaj që të ndikojë në institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse në Shqipëri për të bërë të mundur pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në zgjedhje. Në një panel të udhëhequr nga Mark Gjonaj ish-Këshilltar i Bashkisë së New York-ut, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bajram Begaj ndër të tjera deklaroi në takim: “Ju shpreh mirënjohjen e gjithë qytetarëve shqiptarë për gjithçka që keni bërë për kombin tonë, për angazhimin dhe punën tuaj. Jeni pikë e rëndësishme e lidhjes shqiptaro-amerikane. Veprimtaria juaj lartëson dinjitetin e Shqipërisë. SHBA është busulla jonë e frymëzimit dhe orientimit. Shpresoj që institucionet ligjzbatuese në Shqipëri të garantojnë votën e diasporës ku ju jo vetëm që të mund të votoni, por që të zgjidhni dhe përfaqësuesit tuaj nga diaspora. Promovoni e kultivoni gjuhën shqipe, është shpëtimi i kombit gjuha shqipe” tha ndër të tjera z.Begaj. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Uashington z.Ervin Bushati deklaroi para të pranishmëve në takimin e Presidentit Begaj me organizatat shqiptare se do të forcojë bashkëpunimin me diasporën shqiptare dhe do lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Z.Mark Gjonaj prezantoi pyetjet e diasporës të ardhura nga rreth 60 shoqata patriotike e kulturore shqiptare në New York e më gjerë, ndër përgjigjet e Presidentit Begaj ishin:

-Të drejtat e serbëve në Kosovë, duhet të jenë të barabarta me të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

-Do përcjell zërin në institucionet shqiptare përgjegjëse ku klasa politike të gjejë rrugën me qëllim që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhje. Vota është e drejtë kushtetuese, jo kërkesë.

– Investoni në Shqipëri, ligji për mbrojtjen e investitorëve garanton çdo investim.

– Do promovojmë dhe mbështesim shkollat shqipe.

– Do kisha shumë dëshirë ti jepja shtetësi shqiptare çdo shqiptari kudo të lindur e kudo që jeton.

– Shqiptarët në Ballkan faktor shumë i rëndësishëm për paqe, zhvillim e siguri. Kosova është interesi ynë më madhor pas integrimit në Bashkimin Europian.

-Mirënjohje përjetë aleatit dhe partnerit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi u përmbyll me ide të reja dhe diskutime rreth çështjeve që shqetësojnë qytetarët e Shqipërisë, Kosovës e shqiptarët në trojet etnike. (Dielli)

Filed Under: Emigracion

Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson organizoi Ceremoni Madhështore në nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001 në New York

September 18, 2023 by s p

Nga Mimoza Dajçi

Shtator 2023/

Kaluan 22 vite dhe çdo qytetar në SHBA kujton me dhimbje 11 Shtatorin e vitit 2001, si dhe viktimat në njerëz që humbën jetën gjatë asaj tragjedie, kur terroristët islamikë rrëmbyen avionët dhe përflakën hapësirën amerikane duke goditur Pentagonin dhe World Trade Center. 

Çdo kush që e do jetën lirinë, paqen pyet me të drejtë: Kur do të marrë fund terrorizmi?

Edhe unë si dëshmimtare okulare e asaj ngjarje që tronditi botën, bashkohem me dhimbjen e madhe që shkaktoi ajo katastrofë, e njëherësh nëpërmjet këtij shkrimi, hedh dritë mbi një fakt që deri më sot nuk e kam lexuar në faqet e shtypit shqiptar.  

Së pari po ndalem tek Ceremonia Përkujtimore që organizoi për të dytin vit Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson me qytetarët, politikanët dhe organizatat e ndryshme jo qeveritare në nderim të afro 3000 heronjve që humbën jetën gjatë atij sulmi terrorist. Tubimi u mbajt më datë 13 shtator 2023 pranë Bashkisë në Bronx, nën moderimin e drejtorit të “Teatrit për Fëmjië në Riverdale” Derek Woods. Si fillim u mbajt një minutë heshtje, më pas “Hymni Amerikan” u këndua nga sopranoja Diane Arroya, lutjet fetare u mbajtën nga Kleri katolik, mysliman etj dhe nga Rabbai i Institutit hebre ne Riverdale. Banda frymore “Pipes & Drums” e shtetit të New Yorkut ekzekutoi muzikë të zgjedhur si homazh për të rënët e 11 shtatorit 2001.    

Fjala e hapjes ju rezervua Presidentes së Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson, eventin gjithashtu e përshëndetën gjykatësja supreme e Gjykatës Civile në New York Hon. Doris Gonzales, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

Një ftesë për këtë ceremoni mbërriti edhe në postën time elektronike, ku pata rast të takohem me Presidenten Vanessa L. Gibson, nëpunësen e lartë të Bashkisë në Bronx Cecilia Hernandez, Anëtaren e Këshillit Bashkiak të New Yorkut Pierina Ana Sanchez etj. Afër podiumit pranë Flamurit Amerikan dhe Flamurit të Bashkisë në Bronx ishte vendosur edhe një Flamur në Nderim të 3000 heronjve që humbën jetën në atë tragjedi, ku me gërma të bardha kapitale shkruhej “Ne kurrë nuk ju harrojmë” si dhe një kurorë me lule të freskëta.

*** 

Mëngjesin e datës 11 Shtator 2001 ndodhesha brenda Trenit Nr. 4 kur u shemb tyneli Chamber Street në Manhattan, New York, pas kolapsit që ju bë dy kullave binjake të World Trade Center nga bombardimi i dy avionëve rrëmbyer nga terroristët. Nga shembja e tynelit rruga e trenit Nr. 4 për në Brooklyn ishte bllokuar, treni nuk udhëtonte dot më tej. Paniku i madh pushtoi frymën dhe zemrat e pasagjerëve, të cilëve po i rrezikohej jeta….Unë ishta nisur nga rruga Jerome Avenue në Bronx, adresë ku jetoja atë kohë për të shkuar drejt Brooklynit.

Pak muaj kisha në SHBA, e sapo kisha fituar statusin si azilante politike, dhe si e papunë mu aprovua ndihma ekonomike, por për të përfunduar këtë proçes duhej të jepja edhe shenjën e gishtave. Kështu më 11 shtator 2001 u nisa për një takim në Brooklyn, në Zyrën e ndihmës ekonomike për shenjën e gishtave për të përfunduar e përfituar kështu ndihmën ekonomike. Takimi ishte në ora 10 AM. Pas asaj tragjedie zyrat në Brooklyn ishin mbyllur dhe nuk munda të takoja asnjë nga punonjësit e atij institucioni. Situata ishte jashtë kontrollit, tepër e rënduar si gjendje lufte dhe askush nuk ishte në zyrë atë moment. Ashtu siç isha e traumatizuar e pluhurosur me tym e pluhura nga shpërthimet e dy kullave, e dërmuar shpirtërisht, fizikisht e mendërisht arrita të gjej ku ishte Zyra e Ndihmës ekonomke në Brooklyn, por asnjë nënpunës nuk ndodhej aty. Rastësisht pyeta një punonjës policie, ai më tha: Jo moj zonjë këtu nuk punon askush pas kësaj tragjedie.

Për çudi pas disa ditësh më vjen një letër nga Zyra e Ndihmës ekonomike në Brooklyn në banesën e atëhershme në Bronx, ku shkruhej se kisha humbur përfitimin e ndihmës ekonomike, pasi nuk isha paraqitur në takim për shenjën e gishtave në Brooklyn më datë 11 shtator 2001, ora 10 AM. Ndihmën ekonomike arrita ta fitoj pasi këtë çështje e paraqita në gjykatë, pasi që ishte e vërtetë që atë ditë kisha udhëtuar nga Bronxi në Brooklyn, për tek zyrat e ndihmës ekonomike, pasi isha pa punë, pa asnjë të ardhur ekonomike dhe nuk kisha me se të paguaja qeranë e garsonierës në Bronx. Këtë histori e kam publikuar më të zgjeruar e titulluar “Kur do të marrë fund terrorizmi” edhe në librin “Nënës” botuar në vitin 2007 nga “Bota e Gruas Shqiptare” në Amerikë. Vlen të përmendet se ky Libër ka për autore femrat shkrimtare nga e gjithë bota, sigurisht përfshirë edhe SHBA. Ideatore e këtij libri është Merita Bajraktari McCormack. Promovimi i tij u realizua me inisitivën time tek Selia e Federatës “Vatra” në Bronx, nën moderimin e poetes Ilirjana Sulkuqi. Mbaj mend se po atë ditë unë dhe disa gra të tjera u pranuam anëtare të “Vatrës”. Kryetar i “Vatrës” atë kohë ishte i ndjeri Ing. Agim Karagjozi. E kam pas dërguar për botim edhe në anglisht tek gazeta “New York Times” por nuk kam dijeni nëse është botuar apo jo. Pra prezencën time më datë 11 shtator 2001 e kam bërë të njohur për opinionin publik qysh atë kohë. 

Përkujtimi i 9/11/2001 tashmë është kthyer në traditë e vlerë historike nga Bashkia në Bronx edhe për brezat e rinj, ku mes viktimave që humbën jetën në krye të detyrës ishin edhe tre shqiptaro – amerikanët Mon Gjonbalaj, Roko Camaj dhe i riu Simon Dedevukaj, të cilët punonin si mirëmbajtës tek Kullat Binjake 110 katëshe në Manhattan.

Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson, e cila mbështet fort të gjithë komunitetet në Bronx, pasi falenderoi organizatorët e kësaj ceremonie, forcat e rendit, policinë dhe të pranishmit në sallë i ftoi të gjithë pjesëmarrësit në koktejin e shtruar enkas për këtë event. 

Filed Under: Emigracion

Shkolla shqipe në Wesseling dhe Brühl pjesëmarrës në “Fest der Nationen” në Frechen!

September 9, 2023 by s p

Etleva Gërbi Mançe/

Dielli ndriçoi, ne shkëlqyem!

Një falënderim për të gjitha nxënëset dhe angazhimin e prindërve të Frechenit, familjet Rafuna dhe Rama, në veçanti Nicole dhe komunitetit shqiptar të Frechenit, që edhe pse nuk janë pjesë e shkollës shqipe kontribuan sot me ne!

Një falënderim për prinderit dhe nxënëset e shkollës shqipe Wesseling dhe Brühl, familjes Gashi, Alili, Kastrati, Bakolli dhe Suzanes që u bënë pjesë e këtij aktiviteti!

Një extra falenderim për nxënëset Erblina, Diona, Sumea dhe Flutra nga Euskirchen, që morën një rrugë jo të shkurtër për të qenë pjesë e jona, në veçanti Lavdije T Bytyqi dhe Mevlude Syla, faleminderit nga zemra!

Një BRAVO për nënat që e mbushen tavolinën me ushqime tradicionale dhe një super bravo për nxënësen e shkollës shqipe Olgeniten, që kishte gatuar trilecen më të mirë në botë!

Kështu u mbledhshim përherë dhe kudo!

Filed Under: Emigracion

Intervista e Ismail Qemalit për “La Tribuna” në 1900: Kundër sllavizmit nuk ka digë tjetër të mundshme përveçse lidhjes shqiptaro-greko-turke

September 8, 2023 by s p

Nga Evarist Beqiri/

Intervista e Ismail Qemalit për gazetën e njohur italiane “La Tribuna”, u botua në faqen e parë të martën e 26 qershorit të vitit 1900, nën titullin “Kriza në Turqi”. Kjo intervistë publikohet për herë të parë e plotë dhe ekskluzivisht në Shqipëri. Ajo është realizuar me gazetarin e njohur italian Sombrero, në Hotel d’Europe në Romë, ku Ismail Qemali po qëndronte prej dy ditësh.

Ai ishte i ftuar si mik i Italisë, së bashku me tre djemtë e tij. Intervista zhvillohet vetëm pak muaj pas arratisjes së tij të famshme nga Stambolli, e cila i dha një hov të ri lëvizjes kombëtare shqiptare. Në këto momente vendimtare veprimtaria e Ismail Qemalit ndiqej me shumë kujdes nga diplomatët evropian dhe ata turq.

Një ndër tiparet e lidershipi i Ismail Qemalit, që shpaloset edhe tek kjo intervistë është guximi i tij i spikatur për të mbajtur qëndrimin e duhur si ndaj së mirës ashtu edhe ndaj së keqes. Sepse siç thoshte Seneka: “Ai që është guximtar – është i lirë.”

Gazetari e prezanton Ismail Qemalin si “një njeri me ide reformatore dhe si një nga udhëheqësit më autoritar të kombit shqiptar, i cili kishte filluar të vlonte. Sipas Sombreros, tema e Shqipërisë ishte një nga çështjet e ditës. Ismail Qemali përshkruhet si një burrë i bukur, në kulmin e moshës. I gjatë, i bëshëm dhe me fytyrën e nxirë nga dielli e të rrethuar me një mjekër me qime gri e të bardha. Sytë e tij janë të gjallë e penetrues dhe ai të ngjall menjëherë simpati të sinqertë.

Mu duk sikur nuk ishte hera e parë që po e takoja… – vijon Sombrero. Ismail Qemal beu është i bindur se marrëveshja austro-ruse e vitit 1897 që e ndau Ballkanin në dy zona influence, është në favor të Rusisë…Ekziston një çështje shqiptare, – thotë Ismail Qemali, – sepse fuqitë evropiane me inkoherencën e tyre të zakonshme, pasi morën një vendim që do të duhej që t’ju jepte kënaqësi aspiratave legjitime të shqiptarëve, nuk u kujdesën që ta zbatonin.

Sa i takon xhonturqve, është një tjetër gabim i Evropës që beson se ekziston në Turqi një parti me këtë emër; parti reformatore, e organizuar seriozisht. Quhen xhonturq të gjithë të pakënaqurit…Ishte më mirë tek ne para 35 vitesh. Unë atëherë argëtohesha duke bërë gazetarin dhe mund të shprehja lirisht gjithçka që kisha në mendje. Tani është e ndaluar edhe të shqiptosh e të shkruash fjalët “komb” dhe “atdhe”…

Këto që po jua them juve sot, kam pasur gjithmonë kurajën që t’ia them sulltanit. Sovrani im nuk është kurajoz, dhe nuk godet asnjëherë drejtpërdrejt. Një ditë të bukur sulltani më thotë se meqë në Tripoli i duhej një njeri i zgjuar dhe energjik, kishte menduar për mua, si guvernator. Ju përgjigja duke i kërkuar nëse po shkoja për të reformuar apo për të konservuar. Sulltani heshti…”

Gazetari flet edhe për takimin e Ismail Qemalit me ministrin italian të Punëve të Jashtme markezin Viskonti-Venosta dhe Krispin “burrin e madh të shtetit që lavdërohet me origjinën e tij shqiptare.

Në mbyllje të intervistës, gazetari Sombrero kujton se Ismail Qemali i shtrëngoi dorën duke i thënë: – “Mbaj mend: Kundër sllavizmit nuk ka digë tjetër të mundshme përveçse lidhjes shqiptaro-greko-turke. Dhe e para që do të përfitoj do të jetë Italia!”.

Filed Under: Emigracion

Konferenca e XX-të europiane nga Federata Mjekët Shqiptarë Europë

September 6, 2023 by s p

Federata Mjekët Shqiptarë Europë realizoi me sukses Konferencën e XX-të europiane e akredituar më 2 Shtator në 📍Zürich, ku u themelua edhe dega e federates AMFE-Zvicër. Në fjalën përshendetëse në konferencë Presidentja e Federatës Dr. Aurora Dollenberg pergezoi të sapozgjedhurit:

▪️Kryesisë të degës së AMFE-Zvicër:

1. Dr. Avni Ramadani MD, CEO: kryetar

2. Majlinda Sulejmani, MAS, RN, HF experte në shëndetësi: nënkryetare

3. Prof. Fadil Çitaku, MME, CEO: nënkryetar

4. Dr. Salih Sefa, MD, diplomat: anëtar i bordit

5. Isa Hajdari, laborant, HF: anëtar i bordit

Bordi i Kontrollit

1. Prof. Rexhep Gashi, MSc, MBA: kryetar

2. Prena Shabani, RN, HF eksperte në shëndetësi, CEO: anëtare

3. Dr. Muahamet Durmishi, MD, CEO : anëtar

4. Fjollalba Markaj, RN, HF, eksperte në shëndetësi: anëtare

5. Xhavit Lipaj MAS, menaxher në shëndetësi, CEO: anëtar

💭Falenderojmë të gjithë mjekët pjesëmarrës në konferencë dhe referentët për prezantimet e tyre shkencore mbi 📌”LONG-COVID🫁🦠”:

1. Prof. Dr. Fadil Çitaku-CEO i Akademisë së Lidershipit Shkencat Zvicër-Zvicër

2. Bernarda Radoncic -Kryetare AMFE-Danimark, Specialiste Bioteknologjisë

3. Dr. Aurora Dollenberg-Presidente AMFE, Specialiste për Mjekësinë Emergjente dhe Familjare, Psikoterapiste

4. Prof.Rexhep Gashi– Vice Chair of ´Instituti për Avancim Kombëtar IPAK

5. Dr. Gazmend Berisha, AMFE-International Board, Specialist of Anesthesy

6. Xhavit Lipaj -Intensiv Care Specialist

📝Presidentja e Federatës zonja Dollenberg falenderoi për mbështetje dhe motivim të gjithë pjesëmarrësit në Konferencë që edhe në Zvicër, Federata e shtriu aktivitetin e vet! Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shqiptarëve” Vatra”-Zvicër me kryetar Lulzim A Krasniqi, të cilët perfomuan shkëlqyeshëm në skenë dhe paraqitën një darkë me ushqime tradicionale për pjesëmarrësit në konferencë! Falenderojmë përzemërsisht Grupin Valltar “Arbëresha” për shfaqjen artistike të tyre dhe Asamblen “Trojet”- Kryetar Zeqë Gashi për mbështetjen organizative e gatishmerine e bashkepunimit afatgjate.

💭Një falenderim të veçantë do e bëj edhe për pianistën me renome botërore Prof. Lule Elezi, gazetarën e moderatoren e Konferences Alketa Gashi Fazliu si dhe fotografit Z. Fidan Saini për regjistrimin e këtij aktivitetit!

Në fjalën e saj përmbyllëse zonja Dollenberg, presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptar në Europë, përgëzoi kryesinë e zgjedhur për vitin akademik 🗓2023/2024 me punë të mbarë dhe suksese!

Me një kolazh fotosh ju ofrojmë atmosferën e konferencës në Zvicër✨

AMFE: “We make Medicine”🇪🇺🇦🇱🇽🇰🇲🇰

www.amfe-federation.eu

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 187
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT