• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës – 9 Prilli në 14 vjet Pavarësi

April 10, 2022 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 9 Prill  2022/ Kosova në 23 vjet Liri e 14 Pavarësi shënon sot Ditën e Kushtetutës, 9 Prillin.

 “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës së miratur para 14 viteve, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi në 15 Qershor 2008”.

Mesazhi i dërguar sot i Presidentes kosovare Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës është ky:

“Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë. 

Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit. 

Urime Dita e Kushtetutës!”


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës së Kushtetutës, sot priti në takim një grup studentësh nga fusha e të Drejtës Kushtetuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të shoqëruar nga dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka.

Në takim është diskutuar për rëndësinë e Kushtetutës dhe zbatimit të saj. Për më tepër, u diskutua për nevojën dhe rëndësinë e profesionistëve të së Drejtës Kushtetuese në Republikën e Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se procesi i hartimit të Kushtetutës është një ndër proceset më të rëndësishme që ka ndikuar në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Më tej, Presidentja Osmani ftoi që diskutimet për rëndësinë e Kushtetutës të jenë të vazhdueshme dhe të mos zhvillohen vetëm me përfaqësuesit institucional, por edhe me qytetarët…

Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha atëherë Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit, cituar në raportimin që kam bërë për  Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  – Agjencinë Telegrafike Shqiptare /ATSH/ në 9 Prill 2008.

Raportimi theksonte se kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.


“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, të shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.

 Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili ishte ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 Janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 Shkurti – dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.


Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 Shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.

Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga Paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i UNMIK-ut, Misionit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidenti “shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Poashtu,  “ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj”.

Zhvillimet më të rëndësishme brenda 14 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Deri në 14 vjetorin e Ditës së Kushtetutës pavarësia e Kosovës është e njohur nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së.

Në rrugën drejt pavarësisë Kosova ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.

Kosova prej vitit 1974  ka pasur Kushtetutën e vet, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën  e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona.

Para 33 vitesh, në 28 Mars të vitit 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova.

 Kundërshtimi i fuqishëm rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore, në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për pavarësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri në shpalljen e pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Para katër vitesh, me rastin e 10 vjetorit të Ditës së Kushtetutës, 9 Prillit, hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë nga atëherë Presidenti Hashim Thaçi.

Katërmbëdhjetëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur të Kosovës do shënohet në kohën kur nëpër qytetet e fshatrat kosovare do festohet 23 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion, shumicën drejt Shqipërisë.

 ***

Raportim që bëja  për  Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  para 14 viteve-9 Prill 2008:

PËRMBLEDHJE – KUSHTETUTA FUQIZON SHTETIN E PAVARUR, SOVRAN, DEMOKRATIK, UNIK DHE TË PANDASHËM TË KOSOVËS

PRISHTINË, 9 prill /ATSH-B.Jashari/ – Kuvendi i Kosovës i mbledhur sot në një seancë solemne të jashtëzakonshme, ashtu si kur shpalli pavarësinë para më pak se dy muajsh, miratoi njëzëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që, siç u tha, fuqizon shtetin më të ri në botë si të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.
“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit.
Gjithçka ishte unanime në këtë seancë, që nga fillimi i saj, kur ishin të pranishëm në sallë 103 deputetë, të cilët aprovuan të vetmen pikë të rendit të ditës: Miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku merrnin pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, trupi diplomatik në Kosovë, si dhe përfaqësues të arsimit, shkencës, artit e të fesë, hapi punimet pak pas orës 10:00, nën drejtimin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të hap punimet e kësaj seance të jashtëzakonshme dhe solemne të Kuvendit për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.
“Kushtetuta jonë sanksionon shkallë të lartë të idealizmit të një shoqërie të lirë, të hapur, demokratike dhe sovrane. Ajo promovon dhe u garanton të drejta të standardeve të larta komuniteteve pakicë në Kosovë. Që nga sot, të drejtat e komuniteteve nuk janë më thjesht vetëm vullnet i mirë dhe i deklaruar i shumicës, por kategori e përcaktuar kushtetuese dhe partneritet solemn e publik. Ato janë të mbrojtura dhe të pacenueshme”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Më pas, Kuvendit iu drejtuan presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, e kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, të cilët nxjerrjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës  e vlerësuan një moment tjetër historik pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
“Në vazhdën e zhvillimeve jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike për Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare nga një numër i madh vendesh të botës demokratike, dita e sotme po kështu shënon një moment të veçantë në përmbylljen e ciklit të shtetndërtimit të Kosovës”, tha presidenti  Sejdiu.
”Kushtetuta, me peshën e saj të veçantë, sa mund të quhet me të drejtë përmbyllje e procesit shtetndërtues të Kosovës, po kaq, në të njëjtën kohë, në bazament të qëndrueshëm formal dhe juridik dhe esencial e fut Kosovën në rrafsh të ri të zhvillimeve shtetërore, politike dhe juridike”, shtoi ai.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në të njëjtën kohë hap horizontin dhe mundësinë tonë për përballje me sfidat e shumta që do të kapërcehen duke e dëshmuar fuqishëm qëndrueshmërinë e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovë, të cilat edhe në rrugën e deritanishme kanë dëshmuar seriozitetin dhe këmbëngulësinë për veprim të sukseshëm në realizimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ”, theksoi presidenti Sejdiu.
Ai u shpreh optimist se mbi bazën e parimeve të Kushtetutës dhe duke pasur parasysh ndërtimin e gjithë strukturës institucionale përgjegjëse për zbatimin e tyre, “Republika e Kosovës do të kapërcejë më shpejt edhe rrugën drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.
Kryeministri  Hashim Thaçi tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është evoluim i historisë së përbashkët të kosovarëve dhe garanton liriëtë dhe të drejtat e të gjithëve. 
“Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera. Vlerat fondamentale dhe liritë e të gjitha kombeve demokratike janë të mbrojtura me anë të kushtetutës. Prandaj, edhe ne sot kemi vendosur që ta ndjekim rrugën e shteteve të lira dhe demokratike”, u shpreh ai.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është vullneti ynë, është legjitimiteti dhe vula e shtetit të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.
Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuqi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.
“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, te shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.
”Sot, në duart tuaja është drafti i Kushtetutës së Republikës se Kosovës si bazë e ndërtimit te sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror në shtetin tonë në të cilën kemi shprehur synimet tona, në emër të popullit të Kosovës, për të ardhmen e vendit tonë të lirë, demokratik dhe paqedashës si shtet i të barabartëve”, është shprehur Kuqi.
“Sovranitetin e Republikës sonë Kushtetuta e përcakton se buron nga populli dhe i takon atij. Ajo garanton integritetin territorial të Kosovës si të pacenueshëm,të patjetërsueshëm dhe të pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e lejuara”, siguroi ai.
”Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi bazën e konceptit të barazisë qytetare dhe e përcaktuar si shoqëri shumetnike, e përbëre nga shqiptarët dhe nga komunitetet e tjera ku qeveriset në mënyre demokratike dhe respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve para tij”, theksoi Kuqi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është nënshkruar të hënen pasdite nga Komisioni Kushtetues në një ceremoni zyrtare në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, e ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit e të komunave dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare.
Në dy ditët e para të prillit Komisioni Kushtetues i Kosovës e miratoi me konsenmsus të plotë tekstin final të Projektkushtetuës, ndërsa Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, e certifikoi atë duke vlerësauar se është në përputhje me Paketën Ahtisaari.
Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili është ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 shkurti, dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.
Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi më 15 qershor 2008”./
a.jor.

Filed Under: Emigracion

Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit te SHBA-s (USCIS) vene ne zbatim një qasje të bazuar në rrezikun, për intervistat me Rezidentet e Përhershëm me Kusht*

April 8, 2022 by s p

Permanent Resident Green card  of United states of America on flag of USA.

Av. Hasan Metuku/

7 Prill, 2022

UASHINGTON-SHBA Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) njoftuan dje një përditësim të politikave për të miratuar një qasje të bazuar në rrezikun, kur heqin dorë nga intervistat për banorët e përhershëm me kusht (CPR) të cilët kanë paraqitur një peticion për të hequr kushtet për statusin e tyre të rezidentit të përhershëm.

Duke hyrë në fuqi menjëherë, kriteret e reja do t’i udhëzojnë oficerët e Shërbimit te Shtetësisë dhe Emigracionit se kur duhet të heqin dorë nga intervistat për Rezidentet e Perherhershem me Kusht (CPR-të) që kanë paraqitur një Peticion për të hequr kushtet e qëndrimit (Formular I-751) . Ky përditësim zëvendëson udhëzimet e mëparshme të agjencisë që kërkonin që të gjithë Rezidentet e Perherhershem me Kusht (CPR-të) t’i nënshtroheshin një interviste nëse merrnin statusin Rezident i Perherhershem me Kusht (CPR) nëpërmjet procesit konsullor.

“Zbatimi i një qasjeje strategjike të bazuar në rrezik për procesin e intervistës se Rezidentit e Perherhershem me Kusht (CPR) do të rrisë efikasitetin që përmirëson kohën e përpunimit, do të lejojë një përdorim më të mirë të burimeve të personelit të agjencisë dhe do të ndihmojë në reduktimin e ngarkesës së çështjeve në pritje duke ruajtur ende procedurat për identifikimin e mashtrimeve dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare. ”, tha drejtoresha e Shërbimit te Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS)  Ur M. Jaddou. “Ky përditësim është në përputhje me prioritetet e agjencisë për të thyer barrierat në sistemin e emigracionit, për të eliminuar barrën e panevojshme për ata që kërkojnë përfitime dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive reagimeve të palëve të interesuara dhe shqetësimeve publike.”

Politika e mëparshme që kërkonte intervista të detyrueshme per Rezidentet e Perhershem me Kusht (CPR) nuk rezultoi të ishte një përdorim efikas i burimeve të personelit të USCIS. Sipas këtij përditësimi të politikës, USCIS mund të heqë dorë nga kërkesa e intervistës nëse oficeri i agjencisë përcakton se ka prova të mjaftueshme për lidhje me mirëbesimin te martesës, kërkesa për paraqitjen e përbashkët është e pranueshme për një heqje dorë (nëse është e aplikueshme), dhe kur nuk ka shenja mashtrimi ose keqinterpretimi në dokumentet mbështetëse, apo nuk ka fakte apo çështje komplekse për t’u zgjidhur, si dhe nuk ka histori kriminale që do te bënte most e hiqej hiqej kushti per Lejen e Qendrimit.

Një joshtetas që merr statusin e rezidentit të përhershëm bazuar në një martesë që ka filluar më pak se dy vjet përpara marrjes së këtij statusi, merr statusin e rezidentit të përhershëm me kusht për dy vjet. Për të hequr kushtet për statusin e rezidentit të përhershëm, (CPR-të) e bazuara në familje, në përgjithësi duhet të paraqesin një Formular I-751 brenda periudhës 90-ditore përpara dy vjetorit kur e marrjes se statusit e Rezidentit te Perherhershem me Kusht (CPR).

Buletini i Përmbledhur i Përditshëm i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-s.

Shenim*: Rezidente te Përhershëm me Kusht jane ato jo shtetas  qe fitojne Leje te Perhereshme qendrimi me kusht, nepermjet marteses me qytetare amerikan. Për të hequr kushtet për statusin e rezidentit të përhershëm, (CPR-të) e bazuara në familje, në përgjithësi duhet të paraqesin një Formular I-751 brenda periudhës 90-ditore përpara dy vjetorit kur e marrjes se statusit.

Metuku Law P.C.

39 Broadway, Suite 1450

New York, NY 10006

Tel: 212-480-4242

Email: Hhm@metukulaw.com

Website: www.metukulaw.com

Filed Under: Emigracion Tagged With: hasan metuku

Prof. Sami Repishti, misionar i paqes, kontribues në fushën e sociologjisë dhe psikologjisë sociale

April 6, 2022 by s p

(Me rastin e 97-Vjetorit te Lindjes, 6 Prill 1925)

Nga Pertefe Leka

Sami Repishti

30 vjet më parë, kisha publikuar shkrimin, ”Një mesazh nga diaspora”, për vizitën e parë të Prof. Repishtit në Shqipëri. Ishte një refleksion për artikullin e Profesorit “Përse e vizitoj Shqipërinë” botuar në R.D.
Prof. Repishti erdhi në Shqipëri familjarisht, kur po grisej perdja komuniste, që nuk e la të shohi vendlindjen për dekada me radhë. Ndaj i përgjigjet pyetjes”Përse e vizitoj Shqipërinë”: ” T’u tregoj atyre (pasardhësve) piedestalin pa kokën e diktatorit të rrëzuar në baltë nga masat popullore të zemëruara nga shtypja gjysmë shekullore….”
Unë (P. Domnori Leka ) e kam njohur në Shkodër nga lidhjet familjare.E mbaja mend, kur doli nga burgu, njerëzit e përmendnin në heshtje për qëndrimin burrnor. Kur u arratis, iku, po la frymën e mendimtarit me vlera të mëdha dhe besimin se edhe atje ku do të shkonte do të vazhdonte, po me ate qëndrim, sepse kishte dhënë prova.
Pas tre vitesh nga arratisja, më 1962, Guximtari Repishti, kishte realizuar ëndrrën e lirisë për të bashkue idetë me patriotët shqiptarë në vendin e Demokracisë, ku gjeti terren të përgatitur për të vazhduar ëndrrën shqiptare…I pritur ngrohtësisht nga Dr. Agim Leka, si udhëtarë të një drejtimi, u afruan edhe më shumë,kur u bënë miq.
Më ka mbetur në mendje pritja që iu bë Prof.Repishtit në aeroport, Gusht 1992. Ishte mbresëlënëse, sikur të ishte autoritet shtetëror, edhe pse pa protokoll zyrtar, pa afishe nepër mure, pa media të porositura, por gazetarë që kishin dëgjuar për këte vizitë.
Shumica vinin nga Shkodra, do të takonin vllanë, axhen,dajen, bashkëvuajtësit,shokun,mikun dhe të tjerë që nuk kishin lidhje, por
kishin dëgjuar për mendimtarin me vlera të mëdha për çështjen e kombit .
Ishte një takim i përzemërt, pa bujë por me dashuri e respekt për njeriun e ditur që vinte nga një botë e lirë për të sjellë shpresë.
Fjala e parë që u dëgjua nga Biri i Shkodrës Martire:
“Kam ardhë me dashuri për të gjithë dhe me urrejtje për asnjeri”
Shprehja nuk u keqkuptua, edhe pse kishte shpërthye zemërim i madh ndaj diktaturës, bashkëvuajtësit e tij e mbështeten. Ata nuk kishin bërë asnjë hap hakmarrjeje për dhunuesit.Ata ishin të etur për dashuri njerëzore dhe jo për të vazhduar luftën klasore. Shpresonin në ndryshime, në ligje, që katilët, të merrnin dënimin e merituar….
Si pionier i parë i demokracisë shqiptare në vitet 39 u prit nga qytetarët e Shkodrës po me ate flamur(pa yll) që shokët e tij e kishin ruajtur si relike për t’ia treguar brezave se qyteti i qëndresës Ilire, nuk i ka humbur traditat, ndaj dhe shpërthimi i zemërimit kundër diktaturës, kishte filluar në qytetin e lashtë. Kështu biri i Shkodrës, pa shkelur pragun e shtëpisë ndaloi me respekt e përulësi përpara muranës së dëshmorëve të parë të demokracisë (2prill 1992), ku u përshëndetën dy breza demokratësh….
Në shtëpinë e vjetër të Repishtëve, vëlla Vehbiu, tregoi mikpritjen dhe bujarinë e traditës, jo vetëm për vëlla Samiun me familje, por oborri i gjelbëruar u kthye në një dhomë pritje,ku
hynin e dilnin miq e familjarë për të komunikuar, me të dashtunin e tyre për të ndarë së bashku çfarë kishin akumuluar gjatë ndarjes së gjatë.
Zonja Diana – e kujton shpesh vizitën e parë në Shqipëri, sidomos në Shkodër; Ajo u shkri natyrshëm me familjen e madhe Repishti, ku u pritën krahëhapur. Samiu ishte djali i parë i shtëpisë, që vinte me familjen e krijuar në emigracion. Znj. Diana fliste shqip por edhe fëmijët dhe nusja e djalit merreshin vesh, bashkonin mendjen dhe zemrat nga gëzimi që ndjenin.

(Diana vinte nga familje emigrantësh,babai, Kadri Çipi, dhe Zonja Tefta Bejko Çipi,vinin nga familje të vjetra Gjirokastrite.Ata kishin mbërrijtë në Amerikë me 1937, me vajzën Elizabeth 4 vjeçare. Vajza e vogël Diana lindi në Amerikë.Trashëgimia e vetme që lanë prindërit ishte investimi për shkollimin e vajzave, në kolegjet më të mira.
Ata morën arsim të plotë për të ushtrue detyrën e mësuesisë duke ia shpërblye prindërve me rezultate të larta si studente ashtu dhe si mësuese. Vlen për t’u përmendur, gjatë viteve 67-69 motrat Çipi: Elizabeth Leka dhe Diana Repishti me ndihmën e bashkëshortëve hapen shkollën shqipe për fëmijët shqiptarë në Woodhaven, Qyeens. Fëmijët përveç gjuhës shqipe mësonin edhe historinë e Shqipërisë.( lëndë të cilën e jepte Prof.Repishti) Ishte hera e parë që një shkollë shqipe e bashkësisë shqiptare zhvillohesh në një ambjent shkollor publik amerikan. Ajo që ka mbetur e pashlyer në memorjen e ish- nxënësve, tani janë madhor. Ishte një shfaqje teatrale “ Udhëtim nëpër Shqipëri” e kompozuar nga mësuesja, Diana Repishti, ku çdo student përfaqësonte nji qytet të vendlindjes.Secili nga nxënësit përshkruante qytetin, duke mbajtë veshur rroba sipas krahinës. Ndërsa Elizabeth krijonte këngë të reja shqipe duke përdorur meloditë, që fëmijët kishin mësuar në shkollat amerika.Vjershës për Skenderbeun i adaptoi melodinë “Battle Hymn of The Republic” Kështu nxënësit mësonin gjuhën shqipe duke thithur fjalët nepërmjet muzikës së njohur.Një motodë e bukur edhe për shkollat shqipe sot. )
Kanë kaluar 30 vjet nga takimet me Prof. Repishtin në Shkodër dhe autoriteti i Profesorit nuk ka ndryshuar, por është rritur dhe është bërë personaliteti më i dobishëm që i duhet shoqërisë shqiptare dhe amerikane e kudo…
Artikulli “ Sami Repishti një Institucion i Mëvetësishëm” shkruar nga Zoti Th.Gjika, është një vlerësim që ka evidentue përvojën jetësore të Prof.Repishtit.
“Institucioni” në fjalë mban në arkivin familjar qindra artikuj,manuscripte, kumtesa, fjalime, deklarata,Tezën e Masterit,Temën e Doktoraturës, peticione,analiza,komente, vepra letrare dokumentare, të cilat janë shkruar vetëm nga dora e Profesorit.

Një institucion pa sekretar privat, pa shofer personal, pa subvencionim…Të gjitha janë shkruar, kur Profesori jepte mësim për 25 vjet rrjesht në kolegjet Amerikane, kur ishte kryetar i departamentit të gjuhëve të huaja, kur ishte kordinator i programit për studime të avancuara……dhe vazhdon të shkruaj, po me ate intensitet edhe sot 97 vjeçarë, rast i rrallë i jashtëzakonshëm…
Do të shtoja që edhe familja Repishti, është një institucion më vete, ku mirëmbahet nga një Zonjë intelektuale,një mësuese e përkushtuar, një amvisë shembullore,duke krijuar kushte të volitshme bashkshortit për punë intensive.Znj. Diana me zotësinë e saj ka shkrirë harmonishëm në jetën familjare,tradicionalen shqiptare me praktikën amerikane.
Ndaj mendoj, se në të ardhmen arkivi i këtij institucioni, duhet të studiohet nga studentë që hulumtojnë në degë të ndryshme sepse kanë përpara veprat e një Shkencëtari.
Vetëm në fushën e Sociologjisë, studiuesi, ka përpara një arkiv të mjaftueshëm për të argumentue vlerat njohëse dhe integruese për studimin e jetës dhe ideve sociale. Aty mund të gjejnë zgjidhjen praktike të problemeve dhe konflikteve në një shoqëri.Aty shfaqet guximi i një Analisti që evidenton dhe mban qëndrimi kritik ndaj dukurive negative. Aty do të gjeni kërkesat në mbrojtje të drejtave njerëzore dhe ndihmat humanitare …që mund të parandalojnë pasojat negative të veprimeve shoqërore dhe të përmirësojnë marrëdheniet mes tyre…..Pra arkivi i pasur do të jetë një SHKOLLË, për studime të shkencave shoqërore.
Duke lexuar shkrimet e Profesorit kemi përpara një erudit, që po e ushqen Sociologjinë me dukuri shoqërore në grup dhe individ . Si studiues i shkaqeve që shkaktojnë pasoja të rënda në shoqëri, Profesori ka kurajon t’ju dali para gjërave që i gjenerojnë ato, duke analizuar proceset historike, që ndryshojnë situatat jo vetëm si shqiptar tradicional por edhe siç e citon vetë,“një pjesëmarrës në një marshim historik në vendin dhe në kohën në të cilën jetoj”.
“Të farkëtosh fatin tand me duert tueja e solidar me të tjerët, të shkruejsh historinë e vendit e kohës tande janë kulmet ma të nalta, që mund të arrijë çdo qenie e lirë që kërkon me justifikue jetën mbi tokë e me ndërgjegjen e plotë të vdekjes së paevitueshme” S.R.
Vetë strukturat shoqërore duke qenë rezultat i proceseve historike të arritura nga shoqëria, dhe studimet e Prof.Repishtit, si Historian, i kanë shërbyer politikës progresiste:
” Jam dëshmitar okular i jetës në ferrin fashist e komunist në Shqipëri, jo si “politikan” a “personalitet”i makropolitikës shqiptare, por si student, si i ri që u ndërgjegjësova“ S.R.
Profesori kontriboi në këte fushë sociale, pasi synonte të ecë në rrugën e humanizmit, përparimit dhe demokracisë së vërtetë.
Për Shkencën e Sociologjisë, në periudhën e diktaturës,nuk
bëhej fjalë studimi i saj, sepse pushtetarët, kishin frikë nga analiza e fenomeneve shoqërore dhe analiza e vërtetë e problemeve që ekzistonin në shoqëri. Ishte një shoqëri totalitare të cilës profesori i ka bërë një analizë, duke qenë i lirë për të qenë kritik ndaj politikës së pushtetit.
Shkrimi “Dedikimi” është më shumë një Analizë Psikologjike e Shoqërisë, duke e marrë lëndën nga vetë shoqëria në të cilën jetoi: provoi burgun, punëtorin e krahut, punën e detyruar pa pagesë, por dhe jetën në një shoqëri të lirë. Kështu e ka parë shoqërinë në formacione të ndryshme ekonomike, politike, kulturore, arsimore,fetare,familjare..
Në çdo paragraf që shkruante në “Epilog” përsëritej refreni: “ Ishte kjo botë që luftojshe pa rezerva -..!”
Sepse
“Urrejtja e kulti i saj shiheshin kudo …..në letërsi, në art, në muzikë,në librat shkollorë. Në shtypin e përditshëm, urrejtja përfaqësonte dëshirën e grabitjes me shpatë….”
“Suksesi im më i madh ka qenë dhe mbetet, fitorja ime kundër urrejtjes”

Duket një ndikim nga veprat e A. Malraux-së, të cilit i shkruante: …..”Hasa një burim frymëzimi për një njeri si unë, të cilit i është dashur të afirmojë dinjitetin e vet njerëzor në luftën kundër komunizmit”…
Për këte Profesori shprehet:
Revolucioni komunist dhe pabesia e pandarë e Moskës, është
përdorur nga Malraux si një simbol fati për ditët tona”
Nuk ka pushuar së denoncuari krimet e komunizmit duke pasë besim se do të formuloheshin ligje për dënimin e tyre, por…Jo vetëm kaq, por e ka theksuar, se komunistët as nuk kërkuan falje për gjenocidin me emrin luftë klasash, por ndërruan rrobën dhe vazhdojnë të imponohen me dhunë.
Po t’i referohesh ligjeve të vjetra, edhe Kanuni i pashkruar 2500 vjeçarë, e kishte normë juridike, që dëmtuesi të kërkojë të falur dhe ta zhdëmtojë të dhunuarin për t’i hapur rrugë mirëkuptimit….por fatkeqësisht, vazhdon të dhunohet prona, vazhdon të varfërohet njeriu i ndershëm…..
Profesori pa qenë jurist, ka kontribuar në Jurisprudencë,duke luftuar për të drejtat dhe liritë njerëzore në realitetin objektiv.Kështu ka marrë një dimension akoma më të lartë, si Misionar i Paqës në Botë, duke marrë përgjegjësinë për t’i përfaqësuar bashkëvuajtësit:
“ Janë heronjtë e mi,ata meritojnë falenderimin Tim, sepse ata më mbushën me shpresë dhe me guxim tue ndjekë shembullin e tyne në moshën 21 vjeçare”S.R.
Jo vetëm si dëshmitarë okular i ferrit komunist por edhe pas arratisjes në Jugosllavi, me një qëndrim të shkurtër, u bë dëshmitar i vuejtjeve të popullit shqiptar nga bishat serbe.
Të gjitha keto dukuri negative i vuri në opozitë me respektin për jetën dhe dinjitetin njerëzor, duke i dhënë prioritet kësaj
kërkese:
“-Kam ardhë në përfundimin se me prue buzëqeshjen në fëtyrën e
një njeriu që vuen asht sukses i madh në jetë …..”S.R.

Me Prof.Repishtin (1994) organizuar me rastin e 50 Vjetorit te Konferencës Bujanit.

Për të cilën shkruan:“ Mbrojtja e të drejtave të njeriut lindi nga nevoja urgjente, primordiale, mos me lejue të tjerët të kalojshin nepër provat e mija dhe të torturoheshin ashtu si unë.”S.R.
Dëshminë e parë e paraqiti në Kongresin Amerikan 1965,ma vonë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e shtetit me gojë e me shkrim, ku dëshmoi vuejtjet dhe trajtimin çnjerëzor të bashkatdhetarëve shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi Preshevë…. Çamëri..ku pati jehonë pozitive.
Po përmend vetëm një,
“ Peticioni Shqiptaro-Amerikan për gjendjen e shqiptarëve në
Ballkan drejtuar Presidentit Clinton,Shtëpia e Bardhë ,Washington D.C. …6 gusht 2018.
Shkëputa disa rradhë:
“Shqiptarët janë njeni nga popujt ma të vjetër të Europës. Megjithate, fryma e ndryshimeve që vjen sot mbi gjithë kontinentin nuk e ka prekë këte vend…Shqiptarët banojnë sot në Serbi, Mal të Zi, Greqi, fati i të cilave asht lanë në duert e tri autoriteteve respektive…., Në Greqi pakica shqiptare gjindet përballë asgjesimit të plotë ….Lutem na ndihmoni !
“… Me këte angazhim të shtatë milionë shqiptarëve në Ballkan dhe përpjekjesh me ba nji histori të re në vendet që ata banojnë, kërkojnë me marrë pjesë në ndërtimin e nji bote të re…Ata kanë nevojë për ndihmën e Amerikës me gjetë rrugën me mbërrijtë këte piksynim…..
Përgjigje nga Presidenti
“I nderuemi Sami.. ju falenderoj për letrën tuej të datës 11
qershor…….. Administrata ime po punon ngushtësisht
me partnerët tonë Evropianë, tue përfshi edhe Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, me ndihmue ringritjen e institucioneve demokratike dhe me përmirësue situatën e të gjithë shqiptarëve……(përkthyer nga S.R.)
Po kështu ishte edhe letra drejtuar, Madeleine K. Albright në prag të takimit të saj me Dr. I.Rugova, ku i parashtron tri kërkesa -opsione, që do t’i duhej t’i shqyrtonte administrata amerikane me qellim të gjetjes së mënyrës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Këto formulime të Prof. Repishtit nga ana juridike dhe dokumentimi historik, ishin të lidhura ngushtë, për t’i shërbyer strukturave shoqërore si rezultat i proceseve historike të jetuara nga Ai vetë. Studenti i Firencës në degën Histori,nuk mund të shmangte të drejtën sociale, por i ka evidentue në formacione të ndryshme; ekonomike, politike e shoqërore, të kohës që jetoi dhe jeton..
Si sociolog kishte marrë përgjegjësi me mbajtë të drejtën e kritikës ndaj politikës në pushtet, në Shqipëri, e kudo në botë edhe pse i ndarë nga politika.
Ishte kundër atyre politikanëve, që duan të ndryshojnë, të shfytëzojnë dhe të miratojnë ligje, që të dominojnë mbi ta.Me kurajo dhe guxim që i jep bindja në drejtësi dhe si qytetar amerikan i lirë i garantuar nga kushtetuta e shtetit më demokratik në botë, nuk ka kursyer edhe presidentet e SHBA-së, kur kanë devijuar ligjet e shtetit. Publikisht ka ngritë zërin:
“Ky nuk asht Presidenti im” me gojë e me shkrim.
Në se studiuesit, do të përpiqen të pasurojnë Shkencën e Psikologjisë Sociale, ku tipari dallues i saj është Konformiteti, një lloj ndikimi shoqëror që përfshinë një ndryshim të besimit e sjelljes që të përshtatet me grupin, patjetër duhet t’i referohen shkrimeve të Prof.Repishtit.
“Tri diktaturat fashiste,naziste e komuniste kanë nji objektiv, shtypjen e individit, heqjen e lirive personale dhe forcimin e konformitetit të shoqënisë, ku çdo qytetar i shërben partisë.
Sot shoqënia shqiptare ka pësue nji degradim të madh gjatë viteve të diktaturave – janë përpjekë t’i zhveshin shqiptarët nga koncepti i lirisë qytetare dhe i dinjitetit personal.
Sot jetojnë në botën e konfuzionit politik, ekonomik e shoqënor që ka krijue nji klasë politike të pandërgjegjshme.” 
S.R.

Me Prof.Repishtin dhe Dr. Rugovën në Boston 1993.

Mendimi i profesorit për diktaturat, kanë vlerë edhe për sot, pasi kanë dalë në skenë diktatorët, që kanë ringjallë instinktet e vjetra të paraardhësve.. Sot e gjithë bota po e përjeton dhunën e një diktatori që ka ndryshuar ligjet dhe kushtetutën në favor të tij për të dominue dhe tani kërkon t’i imponohet botës me forcën e armëve të vdekjes.Dhe bota pret zgjidhje…
Kështu është shprehur Profesori për diktaturën që e përjetoi:
“…Urrejtja e kulti i saj shiheshin kudo…urrejtja përfaqësonte dëshirën e goditjes me shpatë, ngrente cilësinë agresive të ushtarakut pa zemër, nxiste përleshjen me “kundërshtarin” të vërtetë ose imagjinar, që nuk ishte tjetër veçse bashkëvendas: nji vëlla që përbuzte diktaturën, nji shok që nuk pranonte tradhëtinë,nji qytetar që ngulte kambë me jetue i lirë ….
“Me nji dorë pushkën me tjetrën kazmën” që ishte puna e detyrueshme nën frikën e pushkës …puna skllave e pushkës vrastare, dy vlera themelore të rendit të ri komunist në Shqipëri…..
Ndërsa e njëjta gjë i ndodhi edhe në shtetin fqinj.. “Arratisja më pajisi me nji identitet të ri, ate të refugjatit politik…në këte qeli jugosllave për refugjatët politikë sfera e mendimit tim ishte “përcaktue nga të tjerët “ si antikomunist, e ndjehesha i kufizuem….”
Por me mendim të kthjelltë edhe vuajtjen e kthen në forcë.
“Tragjedinë kolektive në frymëzim, për nji kryqëzatë kundër torturës, në çdo vend dhe në çdo kohë.”
Ja në çfarë force kthehet, kur Prof. Repishti bashkohet me bashkëvuajtësin e tij Tahir Kërnaja në New York 1962, ku zhvilluan aktivitete të përbashkëta me Babë Tahirin e demostratave, për të cilin shkruan: “ Tahiri ka shpërnda 20 memorandume të drejtueme OKB-së çdo vjet dhe protesta drejtuar Komisionit të Helsinkit në Europë..Ai ka arkivin ma të pasun të këtyne mesazheve që kërkonin lirinë dhe drejtësinë për vëllezërit dhe motrat kosovare…” (marrë nga përshëndetja drejtuar Konferencës kushtuar veprimtarit Babë Tahiri 1994.)
Kur Prof.Repishti bëri vizitën në shtëpinë tonë në Tiranë, ftuam edhe bashkvuajtësin e tij Osman Kazazin ( nxënës i Pater A.Harapit, që i përjetoi me lot zemre torturat ndaj mësuesit të nderuar dhe klerit katolik )
U bashkuan dy qëndrestarë, bisedonin me urtësi, plot energji e besim, per të qenë aktiv në ndryshimet e reja, pa u ndarë ngjarjeve ne vazhdimësi. Optimizmi i tyre na frymëzoi…..
Takime me njerëz të thjeshtë ia përforcuan bindjen demokratike që të jetë besimplotë te Jonuzët: “ ..Ai rreshteri nga Berati, e të tjerë që rrezikuen shumë me lehtësue jetën tonë në burgje e kampe të punës së detyrueshme. Jonuzët e të gjitha burgjeve e kampeve qofshin bekue. Ata sollën frymën e mirësisë njerëzore në skutat ma të errëta të dhunës, ku mshehej tortura. Ata ringjallën besimin tim në madhështinë e racës njerëzore.
Ky, asht Njeriu!
E për të ndihmuar këte, NJERI, nuk u kufizua vetëm në qëndrimin si antikomunist, sepse shkruante,” Unë luftojshe kundër çnjerëzimit”. Ndaj i motivuar si Misionar i Paqës, themeloi shumë organizata: Rinia Kosovare në botën e lirë.
Fondacioni për ndihma financiare familjeve të persekutuara në Kosovë.
Kordinator pranë Amnesty Internacional në ShBA për Shqipëri e ish Jugosllavi.
Inisiator për hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë dhe ate Kosovare në Washington, e realizuar nga Presidenti Clinton. Inisiator dhe bashkthemelues i NAAC 1996.
Presidenti i parë i grupit të lobimit në Washington për mbrojtjen e të drejtave të njeriut……
Respektin për njeriun e ndershëm, njeriun e thjeshtë e punëtor, për shokët e qelisë, fshatarë a malesorë, për klerikët pa dallim religjioni, që u denuan për pafajësi; Për njerëzit më të shtrejtë; Nanën, vëllanë, motrat e farefis që vuajtën padrejtësisht; Për një galeri personazhesh real që dora vrastare i kaloi në amshim dhe të tjerë që i mbijetuan vuajtjeve; Shkodrani i Repishtit i ka ravijëzuar me dhëmbje në veprat dokumentare “Pika Loti” dhe “Nën hijen e Rozafës”…
Për të gjithë ata që mbrojtjen pafajësinë është krenari, për Shkrimtarin, ata kanë emër të përbashkët janë“Herojt e mi”
Edhe sot, në moshën 97 vjeçare, i pikon zemra. kur kujton fjalët e Nanë Havasë, ditën kur u kthye në shtëpi pas 10 vjetëve, për të cilën shkruante “ kishte qenë e burgosur së bashku me mua, përbrenda meje…pafajsia e saj më përligjte revoltën që më ziente përbrenda….Por ajo nanë fisnike e përligji edhe ajo burgun e saj përpara të birit “të liruar”kur i tha: S’kemi lekë me ble bukën- një brengë që e mundon edhe sot Prof. Repishtin….
Në shërbim të kësaj kauze për drejtësinë sociale është edhe qëndrimi ndaj religjioneve.Samiu, ishte djali i Hafiz Ibrahim Repishtit,(mysliman, Fanolist, deputet në Kuvendin Kombëtar, antifashist…) Që në rini S. Repishti i ka respektuar fetë pavarësisht nga përkatësia e tij….. Tre religjione në Shqipëri me besimin në një Zot, kanë jetuar në harmoni, shembulli më i mirë në botë.
Papa Françesku kur erdhi në Shqipëri, mori kënaqësi nga toleranca fetare, të cilën e ngriti edhe më lart e quajti- vëllazërim fetar-. Këte vizitë të Papës,Profesori e ka përshkruar gjatë.
Unë kam një kujtim të bukur, kur Dr. Rugova erdhi në Sh.B.A. Prof. Repishti e shoqëroi edhe në Boston te mikëpritësi i madh A.Athanas. Një mbrëmje mbresëlënëse. Është emblematike një foto ku në mes janë dy klerikët At. Liolin me dorën në hark të qafës të Imamit Rifat Dalipi dhe anash dy ideologët e këtij bashkimi Dr.Rugova dhe Prof. Repishti. Unë pata fatin të kem një kujtim me këta personalitete të shquar….
Shkrimet e Prof. Repishtit për këte temë kërkojnë një studim të veçantë. Si përfaqësues i të drejtave njerëzore nuk mjaftohet me dukuritë pozitive, por shkroi gjatë për martirizimin e klerit katolik shqiptar të cilët i njohu nga afër mes torturash edhe sot kërkon, të dokumentohet dhe të popullarizohet, masakra ndaj tyre.

Më kujtohet një rast, 23 Prill 1993,kur Papa Gjon Pali i dytë, puthi tokën shqiptare, përshëndeti shqip, u përul me respekt para Nanë Terezës, bekoi popullin shqiptar të shumëvuajtur nga diktatura…. Një telefonatë na erdhi nga larg, të dalim në Aeroport për të marrë një porosi nga Prof.Repishti.Të nesërmen Papa Vojtila do të shkonte në Shkodër.Në pakon që morëm ishin parulla të shkruara që ishin përgatitur për të mirëseardhë Papen dhe Shënjëtoren e Gjallë.
Udhëtimin e kemi bërë vonë për në Shkodër për t’ia dërguar një autoriteti të Bashkisë, A. Kazazi, sipas porosisë, që të realizohesh në kohë detyrimi. Preokupimi nga larg i Prof. Repishtit për të nderuar qytetin e martirëve dhe për t’i parë të bashkuar shpirtërisht vëllezërit e tij pa dallim feje a partie, u realizue në kohë. Një xhest simbolik, por janë shumë të tjera, aktivitete, që Prof.Repishti, vazhdon të jetojë me problemet e vendlindjes e kudo….
Po kështu, Profesori, ngre zërin edhe për botën, ku ekzistojnë dukuri negative, kur keqinterpretohen fetë apo keqpërdoren për qellime të mbrapshta deri në krime…
Ajo që më shqetëson- shkruan Prof.Repishti- është përdorimi i fjalës, Urrejtje, një përbuzje e fortë e shoqënueme me vullnet të keq.
Këto dukuri negative, nuk i kanë shpëtuar mendjes së mprehtë të Analistit, jo vetëm shfaqjes në vendet, ku ka jetuar, por ka reaguar për krime të shëmtuara edhe në botë, duke i dokumentuar jo thjeshtë si një lajm, por duke dhënë pasojat me shifra për të bashkuar qëndrimin, në këte rast me Kryeministren e Zelandës Re, Arderen, e cila shprehet për ngjarjen e 15 Marsit 2017( ku një i armatosur me kamera në kokë, ditën e Premte hapi zjarr mbi besimtarët myslimanë, 50 të vrarë, 54 të plagosur …..):Nga fjala e Znj.Arderen,përshtatur në shqip nga,S.R.
”Ai është një terrorist, kriminel, ekstremist. Por sa herë që do të
flas nuk do të përmend emrin e tij..,por emrin e atyre që u shuan. Ai mund të ketë dashur të bëhet i famshëm, por ne këtu, në Zelandën e Re, nuk do t’ia ofrojmë këte…”
Ata ( myslimanët) kanë zgjedhë Zelandën e Re si shtëpi të tyne dhe kjo është shtëpia e tyne. Ata janë ne!.. Terroristët vranë njuzelandezët..! ( marrë nga artikulli Një analizë për ngjarjen në Zelandën e Re.nga S.R.)
Profesori e quan, Monumentale, këte sentencë, që vlen për kriminelët e çdo kohe dhe çdo vendi.
Më këtë shqetesim të artikullit në fjalë, autori ka bërë një analizë “Islamofobisë” urrejtja për myslimanët si në masakrën e 9 shtatorit 2011,në NYC, apo ngjarja në Quebec Kanada 2017, ku u vranë duzina myslimanë gjatë lutjeve fetare.
Gjithashtu, Urrejtja për hebrejtë, ku vranë në Sinagogen e Pittsburgut në 2018, sepse kishin strehue emigrantë të amerikës latine.Të tjera vrasje në Norvegji nga një supremacist, të tjerë në Charleston,S.C……
Në fund të këtij studimi të gjatë, Analisti, firmos: Veprimtar për të drejtat e njeriut .
Si historian koherent, që i dha dorë për të dokumentuar dukuritë sociale, është ekzigjent në ate që dokumenton. Kohët e fundit në një bisedë me Profesorin i kujtova një mbledhje të organizuar nga Ai vetë në “Debal Garden”, kushtuar 50 vjetorit të Konferencës së Bujanit (për parandalimin e konflikteve ndëretnike) ,ku referova edhe unë(P.Leka) Materialin e kisha përgatitur me të dhënat e Z.Jerina, që kishte qenë prezent në ate Konferencë, aty pati edhe diskutime të ndryshme..Ndaj me këmbënguljen që e karakterizon, Prof. Repishtin, kërkon edhe sot të kthjellojë, disa paqartësi të asaj Konference,ku ishin përfaqësues të dy kombësive…
Ndaj si mbrojtës i çështjës kombëtare, ishte ndër të parët që e nuhati ideologjinë e huaj, që po shtresohesh mbi virtytet e bukura të një populli, që i ka ruajtur ato në mijëvjeçarë.
Ngriti zërin me përgjegjësi morale për mbrojtjen e shqiptarëve të shtypur duke ia bërë të ditur se komunizmi, si një ideologji pa të ardhme, nuk mund të qëndrojë kurrë mbi kombin.
I pajisur me një guxim intelektual dhe me një vendosmëri në pikëpamjet dhe parashikimet e tij, i drejtohet popullit me zjarrin zemrës për të vertetuar se idealet e tij ishin ëndrrat e kombit, të cilat ekzistonin në trurin e popullit vet.
Një meritë e Prof. Repishtit është se të drejtat sociale dhe ato individuale i ka trajtuar me frymën e vëllazërimit.
Pa shumë filozofi dhe pa hy në detaje të çështjeve juridike por duke u mbështetur te e drejta natyrale, të e drejta fetare,( të gjithë të barabartë para Zotit) te Deklarata e Përgjthme mbi të Drejtat e Njeriut, Konventat Ndërkombëtare për këte çështje e deri në zbatimin praktik të ligjeve të vendosura nga drejtësia e shteteve, duke i dhënë prioritet shtetit më demokratik ShBA-ve. Si evropian shqiptaro- amerikan, e ndjen veten përgjegjës për zhvillimet e ngjarjeve, duke përvetësue vlerat më të larta qytetare, duke iu drejtuar shtetarëve që edhe ata të respektojnë vlerat e individit, vlerësimin e lirisë,humanizmin dhe solidaritetin kombëtar. E quan fitore ndaj vetes -Luftën kundër Urrejtjes- Kjo e bën Universale kërkesën e tij ndaj të drejtave njerëzore për Paqë e Vëllazërim, ndaj dhe Meriton Vlerësimin më të lartë… .

Filed Under: Emigracion

EVOLUCIONI I NJI ENIGME

April 5, 2022 by s p

Rreth rrëshqitjes 22 vjeçare të Putin-it nga Burrështeti në Diktator të Terbuem

                                                                                           Roger COHEN *

Përkthimi shqip ashtë nga  Sami Repishti, Ph.D.

PARIS.-Tue folë me gjuhen që ai quejti “gjuha e Goethe-s, Schiller-it dhe Kant-it” që ai mësoi gjatë qendrimit tij si oficer I K.G.B.së në Dresden (Gjermani), Presidenti Vladimir V.Putin iu drejtue Parlamentit gjerman, me 23 shtator 2001:

“…Rusia ashtë nji komb europian miqësor” deklaroi ai.”Nji paqë e qendrueshme në kontinent ashtë synimi kryesor i kombit tonë”.

   Udhheqsi rus, zgjedhun nji vit ma parënë moshen 47 vjeçare, mbas nji ngritje meteorike nga obskuriteti, vazhdoi me përshkrimin e ‘të drejtave  demokratike dhe lirive” si “qellimi kyçi Rusisë në politiken e mbrendëshme.

Anëtarët e Parlamentit (Bundestag) u ngriten në kambë dhe duertrokiten, të prekun nga fryma e ripajtimit që Z. Putin dukej se përfaqsonte në njiqytet si Berlini, që vite të gjata kishte simbolizue ndamjen në mes tëPerëndimit dhe botës totalitare sovjetike.

   Norbert Roettgen, nji deputet iqendrës së djathtë që kryesonte Komitetin për politiken e jashtëme të Parlamentit për shumë vjet   ishte nji nga ata që u ngriten në kambë. “Putin na bani për vete” tha ai. “Zani ishte krejt iqetë, në gjermanisht, njiza q përpiqet me bindë për ate që thotë. Na kemi arsye me mendue se  aty kishte perspektivë për nji bashkëjetesë”.

   Sot, çdo bashkëjetesë ashtë coptue! Ukraina digjet, e gjakosun nga nji armatë invaduese. Z. Putin dergoi ushtrinë me konfirmue bindjen e tij se kombësia Ukraine ashtë nji mit. Ma shumë se 3.7 miljonë Ukrainas janë refugjatë dhe numri i të vdekunëve rritet gjatë nji muej luftimesh; zani vicioz I Z. Putin ashtë transformuenë zemrim të nji personi të përçudun që cilëson çdo qytetar rus “fundërrinë e tradhëtar” çdo rus që reziston dhunën e shtërngimit tij diktatorial.

    Kundërshtarët e tij, “nji kolonë  e pestë” qëdenohet si e manipulueme nga Perëndimi do të përjetojë nji fat të keq”. Z.Putin u betuekëte muejtue  shikue planin e tij blitzkrieg nëUkrainëqëdështoi“Nji rus i vertetë, tha ai, duhet të pështyj kundërshtarët si nji mizë që hynë në gojë aksidentalisht dhekështu kryennji purifikim tënevojshëm të shoqënis….”

   Kështunuk fliste Kant-I por nji ekzaltuemfashist nacionalist i perziem me nji gjuhë pakuptim të mësueme në rrugt e St. Petersburgut.

   Në mes t ketynenjerezve të arsyes dhe t nxitjes, në mes të kësaj dyshe në dukje dy persona tëndryshëm, qendrojnë 22 vjet pushtet dhe pes presidentë amerikanë.         

Ndersa Kina ngrihet, dhe Amerika luftoi dhe humbi për gjithmonë luften në Irak dhe Åfganistan, ndersateknologjia lidhisë bashku të gjithë botën, nji enigmë ruse u vendosnëKremlin.

A ka mundësi që amerikanët dhe aleatët e tyne, me eksese, oportunizëm ose naivite thjesht  gjykuen gabimisht Z. Putin qysh në fillim? Å por  Z.Putin u trasnformue gjatëkësajkohe në nji luftënxitës revanshist ashtu si shohim nasot ose për arsye të provokimeve Perëndimore të imagjinueme, ankesa nërritje, oseintoksikimin mendjemarrës të nji periudhe të gjatë siai ‘covid19’ e qëprodhoi rregulla ‘të izolueme’?

   Z. Putin ashtë nji enigmë, por ai asht gjithashtu figura ma publike. I pamë nga kjo perspektivë e ‘lodrës’ së tij pa princip në Ukrainë, nji figur e madhe ecila       bashkon nji person që përfiton nga çdo mundsi e Botës së Perëndimit si njI sulm kundr Rusisë,  dhe ndoshta kundëratij vetë. Me rritjen e ankimeve hap mbas hapi, vit mbas viti, dallimet u avulluen. Në fakt, ai u ba  shteti vet, ai u ba vetë Rusia, fatet e të cilëveu shkrinë neë nji vizion Messianik për restaurimin e lavdisëimperatoriale.

   Nga hini I Perandorisë.

   “Per Putinin tentacioni qëushtron Perëndimi ka qenë, mendoj unë, kryesisht prirja që ai tëshihte në ate nji instrument për ndertimin e nji imperatorie te madhe” deklaronte Condoleeza Rice,ish Sekretare e Shtetit e cila takoi atedisa herë gjatë fazës së parë të sundimit tij. Ai ishte gjithëherëi preokupuem me 25 miljonë rusë që mbeteshin jashtëkufinjve të NanësRusi për arsye të shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.Përsëri vazhdimisht ai ngrente këte problem. Kjo spjegon përse për ate “…fundi I Bashkimit Sovietik ka qenë katastrofa ma e madhe e shekullit 20”.

Por,në se arsyet irredentiste duken qarte se bashku me dyshimet e  spiunazihit të Amerikës, Z. Putin kishte edhe tjera prioritete . Ai ishtenji sherbyes patriotiki shtetit. Rusia postkomuniste e viteve 1990 nen drejtimin e BorisN.Yeltsin,i pari udhëheqës izgjedhun lirisht, kishte deshtue.

   In 1993, . Yeltsin  urdhnoi sulmin ushtarak kundër Parlamentit me nënshtrue nji kryengritje. 147 persona u vranë.  Perëndimi u detyrue me ndihmue Rusinë me ndihmahumanitare aq shumëishte damtue ekonomia e Rusisë, aq e hapun ishte vorfënia e madhe sa që pjesëtë mëdha industriale u shiten vetm për njI kang. Oilgarkt linden si klasë. E gjithe kjo për Z. Putinishte njiferri vertetë. Ishte poshtënimi!

   “Ai urrente çdogja që ngjantenë Rusi, e ruente idenë se Perëndimi u  desh të ndihmonte” tregon ChristophHusgen, këshilltari kryedlplomati ish kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitet 2005-2017.  Manifesti ipare i Z. Putin pr fushatën presidenciale tëvitit 2000 kaqenëi gjithë mbi nevojen me kundërshtue  përpjekjet e Perndimit përtransferimine pushtetit nga duert e  shtetit në duert e tregut “. “PërRusët”,shkruente ai,“nji shtet I fortë nuk ashte nji anomali meluftue kundër”. Krejt ekundërta!. “Asht burimi dhe garancia e  rendit publik, fiilestari dhe forca kryesore për çdo ndryshim”.

    Por, Z. Putin nukashtë Marksist, megjithëse ai ktheu himnin Stalinist kombëtar. Ai kishte deshmue shkatërrimin e nji ekonomie të planifikueme, në Rusi dhe Gjermani lindore, ku shërbeu si agjent i K.G .B.s në vitet 1985-1990.

Presidenti I ri Putin do te bashkpunonteme oligarkët të krijuem nga kaosi, tregu I lirë, kapitalizmi e kronizmi- përsa kohë që ata tregonin nenshtrim absolut.   Në rast mosbindje, oligarkët zevendsoheshin. Në se kjo ishte demokraci, ajo ishte “demokraci sovrane” nji frazë e përdorun nga strategët e Putinit me theks në “sovran”.

    I formuem ne nji shkallë të madhe nga jeta në St. Petersburg, qytet i ndertuem nga Pjetri i Madh në filim të shekullit 18 si “nji dritore kah Europa” dhe nga eksperienca fillestare politike në ate qytet qënga viti 1991 si nëpunës në zyrën e Krytarit të Bashkisë për tërheqje kapitali të huej për investim, duket se Z.Putin ka qenëi hapun, me kujdes, kah Perëndimi në fillim të sundimit  tij.

   Åi  zinte me gojë mundësinë e anëtarsimit në NATO të Rusisë në takimin me Presdentin Clinton në vitin 2.000 njiide që nuku zhvillue asnji herë. Ai përkrahu nji marrëveshje për anëtarsim në Bashkimin Europian, në 1994. Nji Këshillë NATO-Rusi u krijue në 2002. St. Petersburgu rivalizonte me Njeriun Sovjetik.   

Këtu kishte nji balancim delikat, për te cilin Z. Putin, i disiplinuem, ishte ipergatitun. “Ju nuk duhet te humbni kontrollin!” i tha ai drejtorit tëflmave Oliver Stone në “Intervista me Putinin” nji dokumentar I vitit 2017. Nji her ai përshkroi veten si nji “ekspert i relacioneve njerëzore”. Deputetët gjermanë                                                                                  nuk ishin tëvetmit që u gënjyen nga ky njeri me  cilesi të palëkundshme dhe qellime të pamshirëshme të prpunueme nga operativët e spiunazhit. 

“Duhet të mosharroni. Ai vjen nga rradhëte KGB-së dhe gnjeshtra ashtë profseioni I tij.  Nuk ashtefaj” thoteSylvia Bermann, ish ambasadore franceze në Moskë që nga 2017 deri 2020.  “Ai ishte si nji pasqyrë, tue iu adaptue figurës që sheh në pasqyrë, dhe në mënyren që ashtë instruktue”.

    Pak muej para fjalimit të mbajtun në Bundestag, Z. Putin në mënyrë të hapunfitoi besimin e ish Presidentit Bush.Mbas takimit tyne të parë, qershor 2001  Bush tha se shikoi në sytë e tij dhe fitoi nji sens të shpirtit tij dhe gjeti “nji njeri të sinqertë dhe që meritonte mirëbesim”. Z.Yelsinnjikohësisht                                                                              e portretizoi Z. Putin si nji ndjekës I besueshëm  vetëm trivjetmbas ardhjes në Moskë në 1996.

      “Putin orientohet pikërisht si nji personë para tjetrit”, Michael Khodorskovski pasaniku ma I madh  rus para se të shërbej nji  dekade në burg siberian dhe mbasi humbi shoqenine tregetare te tyne me dhune. Ne nji interviste ne 2010neËashington Mr. Khodorskovski më tha. “Në se  kerkoni që ai të ju dojë,ju do ta doni ate.”

    Ma parë unë kisha pa Z. Khodorkovskin në Moskë në tetor 2003, ka qenë pikërisht diten para arrestimit në apartmentine tij ngaagjentë tëarmatosun për shpërdorim fondesh. Ai kishte fole me mue në ate  kohë  rreth ambicieve të  tia politike- nji faj i pafalëshem dhe I pa pranueshem nga Z. Putin.

   Ngritja e nji autoritari.

   Ndertesa  prej druni e presidentit jaahtë Moskës ishtee rehatëshme                                                          por jo e  sbukurueme  në vtin 2003.   Gusti personal i Z,Putin nuk ishte rrite akoma  në  shkallën e madhënishme.  Rojet e sigurimit siileshin për rreth, shikojshin në TV-ne herë mbas hererrobet modele në Milan dhe Paris.

   Z. Putin, më bani të pres për nji kohë të gjatë, si e ka zakonpër disa orë. Duket si njI demonstrim i vogël I të mëdhejve, nji e metë e vogël panjerëzilleku që ai do tëtregonte edhe me Condoleeza Rice,tëngjashme me                                                                            prumjen e qenit nëtakimin me kancelaren Angela Merkel, kur e dinte se Zonja Merkel kishte frikë nga qentë. “Unë e kuptoj pse aiverpon kështu; ai don të provojë se ashtë burrë” spjegoj  Merkel.

Kur intervista me tre korrespondentë të The Neë York Times  ma ne fund filloi Z Putin ishte i përzemërt,i përqendruem dhe irehatshemnë detajet e bisedës. “Na qendrojmë fortësishtnë rrugën e zhvillimit të demokracisë dhe të ekonomisë s tregut” tha ai, e shtoi:” Nga pikëpamja e mentalitetit dhekulturës populli I Rusisë ashtë europian”.        

   Ai foli per “marrdhanjet e ngushta  dhe të mira tëAdmnistratës Bush me gj ithë  fushatën në Irakdhe tha:” parimet kryesore t humanizmit”- te drejtat e njeriut, liria e fjalës- mbeten bazike  për të gjithë  kombet; “mësimi ma I madh I arsimit, tha ai,“ka qenërespekti për ligjin”.

    Në ate koh, Z.Putin kishte dermue median e pavarun. Kishte ba nji luftë                barbare në shkatërrimin e Grozny-t, kryqytet I Çeçnia-s, dhe emnoi   zyrtarë të Sigurimit- të njohun si siloviti (njerëz të fortë)- front dhe qendër e qeverisë tij.Shpesh  herë ata ishinmiq tëvjetër nga St. Petersburgu, si Nikolai Petrushev, sotsekretar i këshillit të sigurimit të Z. Putin.Pika e parë e  njioficeri tëSigurimit asht dyshimi.

    Kur u pyet për metodat e tia, presidenti u shqetsue, dhe sugjeroi se Amerika nuk mund tëreklamojë nji nivel moral të naltë. “Na kemi nji proverb në Rusi”  tha ai. “Nuk duhet kritikue pasqyra në se ju keni nji hundë të shtrembët”.

    Pershtypja ma e fortë ka qen ajo e nji njeriu tëdyzuem  mbrapa nji shikimi të patundun. Michael Eltchaninoff, autori  francez I iibrit “Mbrenda mendjes së Vladimir Putin-it” thote se ishte “nji siperfaqe e zbukurueme me liberalizem në fjalimet e tia në vitet e para të 2.000” por apeli që kishte ideja e rivendosjes së nji Rusie me pushtet imperial dhe kështu me u hakmarrë kundër idesë së nji Rusie të perceptueme si meturinë që Presidenti Obama mund të quente”nji fuqi regjonale”, ka qenë gjithmonë nji nevojë urgjente për Z. Putin.

   I lindun në vitin 1952 në nji qytet që quhej Leningrad, Z. Putin u rrit nen  hijen e nji lufte të Sovjetëve kundër  Gjermanisë naziste,  e njohun si Lufta e Madhe Patriotike për Rusët. Babaji tij u plagos randë, nji tjetër vëlla ma I rritun vdiq gjatë 872 ditëve të rrethimit nazist të qytetit, dhe nji gjysh i tij kishte punue si kuzhinier për Stalinin.  Sakrificat e shumëta të Ushtrise së Kuqe nëdisfatën e Nazismit nuk ishin abstrakte,porkonkrete mbrenda familjes tij modeste; ashtu si për shumë Rusë te breznisë tij, Z. Putin mësoi që në moshëtë re se, ashtu si ethonte ai : “I dobti rrahet!”.

   Perëndimi nuk e vlerësoi si duhet forcen e mitit Sovietik, sakrificat ushtarake dhe revanshizmin tek  ai”.” Z. Eltchaninoff , gjyshët e të cilin ishin të gjithë rusë, tregon:” Ai beson thellësisht se njeriu Rus ash i pergatitun me sakrifikue vehten për nji ide, ndersa Perëndimort preferojnë suksesin dhe konfortin”.  Z. Putin pruni në nji farëmase ndjenjen e atij konforti në Rusi në tetë vjetët e para të presidencës. Ekonomia  eci përpara, investimët e huaja u rritën. “Ka qenë ndoshta periudha ma e lumtun në historinë e atij  vendi, me nji masë prosperiteti dhe nivel lirie të pa pamë ndonjI herë në historinë e Rusis.”  thotëZ. Gabuev, bashkpuntor I vjetr I Carnegie Moscoë Center.

   Z.Gabuev, ashtu si mijra të tjer liberalë të Rusisë ka ikë n Istanbul që kur filloi lufta me Ukrainn, dhe shtoi se“ka shumë korrupsion  dhe përqendrim pasunie, por gjithashtu mjaft anije që po dalin në sipërfaqe. Dhe mos harroni, ne 1990 -at çdo njeni ka qene I vorfen si miu në kishe…. Tashti, klasa e mesme ka mundësi me shkue në Vietrnam ose në Turqi për vakanca.

   Problemi për Z. Putin ka qenë se tue diversifikue ekonominë, sundimi I ligjit ndihmon. Åi ka studjue drejtësineë në Universitetin e St. Petersburg dhepërsëriste  se respekton ligjin. Në fakt, mbajtja e pushtetitu tregue se ishte magneti i tij. AI kishteneveri për sjelljet  legaliste. “Përse duhej që ai të bashkëndante pushtetin kur ai kishtemundësi me jetue me vajgurin,gazin, dhe pasuni tjera natyrore, dhe mjaft shpërndamje me plotsue nevojët e mbajtjes popullin të lumtun?” Z. Gabuev deklaron.

*Shenim: Versioni origjinal I këtij shhrimi në anglisht ashtë  puna e Z. Roger Cohen, me qendër ne Paris, autor, dhe nji nga analistëtma tënjohuntë botësgazetareske. Përkthimi shqip ashtë nga  Sami Repishti, Ph.D.- dhe mirënjohja e tij për autorin.

Artikulli u botue në gazetën prestigjoze The New York Times të datës 27 mars 2022,  ff.1e16, të cilën e falënderojmë.

                                   ====================

Filed Under: Emigracion

SHOQATA “MALËSIA E MADHE” PËRKUJTOI NË NEW YORK 111 VJETORIN E KRYENGRITJES SË MALËSISË

April 4, 2022 by s p

Me datë 2 Prill 2022 në New York, Shoqata “Malësia e Madhe” organizoi një aktivitet kushtuar 111 vjetorit të Kryengritjes së Malësise së Madhe. Aktivitetin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësi fetare, personalitete politike, veprimtarë dhe shumë pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar i New Yorkut. Kryetari i Shoqatës Shaqir Gjokaj iu uroi pjesemarresve mireseardhjen dhe foli për rendesine e kësaj ngjarjeje dhe rreth veprimtarise së Shoqates “Malesia e Madhe”. Dom Pjeter Popaj u shpreh në mbrëmjen përkujtimore se data e kryengritjes së Malësisë së Madhe është një ditë e guximshme e lirisë e pavarësisë së kombit shqiptar. “Në këtë flamur paraqitet qëndrimi i pa tundur i burrave fisnik shqiptar ndër luftra të tmerrshme duke mbrojtur vendin tonë trashëguar brez pas brezit. Këta burra sakrifikuan jetën e tyre duke luftuar dhe vdekur me nder dhe lavdi. Ata ranë dëshmor por nuk vdesin kurrë, janë gjithmonë në mendjet e kujtimet tona në çdo përvjetor” u shpreh ndër të tjera Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në New York. Fjalen e radhes e mori ish gazetari i Voice of America dhe veprimtari i kahmotshem i diaspores shqiptare, z. Gjeke Gjonlekaj. Fjalimi i tij percolli mesazhin qe ne keto kohe luftrash populli shqiptar duhet te jete sa me i bashkuar. Ai foli rreth veprimtarise patriotike te komunitetit shqiptar ne Amerike dhe po ashtu u beri thirrje te rinjve qe te angazhohen maksimalisht ne Shoqaten “Malesia e Madhe”. Nënkryetari i Shoqates Malësia e Madhe z. Zef Ujkaji ndër të tjera e kujtoi në këtë mënyrë situatën e 111 viteve më parë në Malësi: “Më 6 prill, pas luftimeve të ashpra, malësorët morën Deçiqin dhe po atë ditë në majën e Bratilës, Nikë Gjelosh Luli do të ngrinte për herë të parë, pas kaq shekujsh robërie flamurin në emër të të gjithë shqiptarëve. Ngritja e flamurit, do të shërbente si një tregues i qartë, se qëllimi i Kryengritjes së vitit 1911 ishte mëvetësimi i Shqipërisë. Shpirti i kësaj kryengritjeje ishte Dedë Gjo’ Luli, ky burrë energjik, me karakter të fortë, që kurrë nuk bëri asnjë kompromis në kurriz të të drejtave të shqiptarëve. Lajmin e ngritjes së flamurit në Deçiq e botoi fillimisht gazeta e kolonisë shqiptare në Sofje “Liria e Shqipërisë” Aty thuhet: “…malësorët luftojnë me flamur t’kuq me shqiponjen e zezë me dy krena, …. me bajrakun e Skënderbeut” citoi historian Zef Ujkaj. Të pranishmeve në nder të përkujtimit të kryengritjes së Malësisë së Madhe iu drejtua edhe ish drejtori ekzekutiv i Fondit “Vendlindja therret” për SHBA dhe Kanada, z. Shefki Mexhani i cili u ndal të aftësitë e Dedë Gjo Lulit si organizator, prijës luftarak e udhëheqës popullor, ndër të tjera ai tha se ne shqiptarët me heronj si Skendërbeu, Ded Gjo Luli, Adem Jashari e mijëra heronj të tjerë, jemi simbol guximi, heroizmi dhe frymëzimi. Shoqata Malesia e Madhe u nderua edhe me nje Proklamate nga ligjvenesi i Westchester County David Tubiolo. Mbrëmja festive vazhdoi me një program të shkëlqyer artistik me pjesemarrjen e disa recituesve dhe këngëtarit Fran Vulaj, i cili e ofroi falas shërbimin e tij në këtë natë festive për të gjithë të pranishmit. (Dielli)

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • …
  • 180
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT