• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të thëna për Shqipërinë

October 2, 2019 by dgreca

Të thëna për Shqipërinë/

Nga Anton Çefa/

Naimi/

“Ti Shqiperi më jep nder, më jep emrin shqipetar”/

Noli/

“Anës detit i palarë,/

Pranë dritës i paparë,/

Pranë sofrës i pangrënë,/

Pranë dijes i panxënë.”/

Konica/

“Shqipëria është e lindur nga idealistët, e shpëtuar nga rastet, e vrarë nga politikanët.”/

Fishta/

“Edhe hana do t’a dije/

Edhe dielli do t’ket pa,/

Se per qark ksaj rrokullije/

Si Shqypnija ’i vend nuk ka!/

……………………………………….

………………………………………..

Atje lejn, po, Toskë e Gegë

Si dy rreze n’flakë t’nji dielli,

Si dy rrfe qi shkojn tue djegë,

Kur shkrepë reja nalt prej qielli. »

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa- Thenie per Shqiperine

..mëkat..

September 29, 2019 by dgreca


Nga Astrit Lulushi/

Gjithë njerëzimi i ngjan një institucioni, ku njeriu jeton me frikë. Megjithëse e di me siguri se është pa faj, nuk ka bëra asgjë, askush nuk ndjehet i lirë nga mëkati që në thelb ushqen frikën e gabimit që e mban njeriun poshtë. Parë thjesht, mëkati është si një veprim, që për çfarëdo arsye, përfundon në dështim ose dënim me vdekje.
Fjala ‘mëkat’ nga greqishtja ‘hamartia’ – humbje, përdoret jo rrallë edhe në fushën e krikikës letrare. Atë e gjejmë, në fillim, tek Aristoteli në Poetica, ku fati tragjik i protagonistit çon në një zinxhir veprimesh që kulminojnë me përmbysje nga shkëlqimi në rënie. Ndërsa, sipas Dantes, mëkati është lëvizje e shpirtit brenda protagonistit, që krijon në audiencë ndjenjën e frikës e cila çon në zhveshjen e emocioneve ose katarsis, nëse publiku nuk është injorant. Kështu, njeriut qëllimisht i mohohet të bëjë gabim, pikërisht nga ata që nuk dinë asgjë, por që i sundojnë.
Kanë thënë se gjeniun dhe të çmendurin një hap i ndan. Shumë personalitete të shquar, që fillimisht janë cilësuar të çmendur, kanë thënë se nga gabimi vjen zbulimi, zhvillimi e përparimi. Raste të tilla quhen kuriozitete.: ‘Një ditë dëgjova mësuesin duke i thënë inspektorit se isha “i zgjuar” dhe se nuk ia vlente të më mbante më në shkollë, tregon shpikësi i madh’, Thomas Edison, për vitet e fëmijërisë, gjatë një interviste në vitin 1907. Ai u detyrua t’i vazhdonte mësimet ne shtëpi.
Mëkati është instrument për kontrollin e njeriut. Për të zhvlerësuar a penguar njeriun, frika rritet aq shumë sa që njeriu është i bindur se nga mëkati nuk do të shpëtojë kurrë, pra, se të gjithë lindin të rënduar nga kjo peshë shtypëse e detyruar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-..mëkat..

Libri i Vogël i Zi i Emersonit*

September 18, 2019 by dgreca


Ralph Waldo Emerson (1803 – 1882) /

Shqipërim nga Astrit Lulushi /

Guxo të jetosh jetën që ke ëndërruar. Shko përpara dhe bë realitetet ëndrrat e tua.
Ajo që qëndron pas nesh dhe ajo që qëndron para nesh janë çështje të vogla në krahasim me ato që qëndrojnë brenda nesh.
I vetmi person që je i destinuar të bëhesh, është personi që vendos të jesh. Gjithmonë bë atë që ke frikë të bësh.
Mos shko atje ku shtegu mund të çojë, përkundrazi, shko atje ku nuk ka shteg dhe lë një gjurmë.
Jeto nën diell, çaje detin, thith ajrin e lirë.
Ajo që bën flet aq me zë të lartë sa nuk mund të dëgjohet ajo që thua.
Kur je në errësirë, mund të shohësh yjet.
A është, pra, aq gjë e keqe të keqkuptohesh? Pitagora u keqkuptua, dhe Sokrati, Jezusi, Luteri, Koperniku, Galileo, Njutoni dhe çdo frymë e pastër dhe e mençur që mori formën e njeriut. Të jesh i madh është të jesh i gabuar.
Nuk mund t’i kujtoj librat që kam lexuar më shumë sesa ushqimet që kam ngrënë; dhe kështu, ato më kanë bërë.
Gjithë sa kam parë më mëson të besoj te Krijuesi për gjithçka që nuk kam parë.
Çfarëdo që të bësh, duhet guxim. Cilido qoftë kursi që vendos të marrësh, gjithmonë gjendet dikush që të thotë se e ke gabim. Gjithmonë ekzistojnë vështirësi që të tundojnë të besosh se ata që të kritikojnë kanë të drejtë.
Për të hartuar një kurs veprimi dhe për ta ndjekur atë deri në fund, kërkohet i njëjti guxim që i duhet një ushtari në luftë.
Paqja është fitore, por duhen njerëz të guximshëm për ta siguruar atë.
Shufra më e mirë për mbrojtjen nga rrufeja është shtylla kurrizore, mbaje drejt.
Bëni Biblën tuaj. Zgjidhni dhe mblidhni të gjitha fjalët dhe fjalitë që në të gjitha leximet tuaja kanë qenë për ty si shpërthimi i një borie.

*-Ralph Waldo Emerson (1803 – 1882), eseist, pedagog, filozof, dhe poet amerikan që drejtoi lëvizjen transcendentaliste të mesit të shekullit të 19-të (transcendentalizmi ishte një lëvizje filozofike kundër gjendjes së përgjithshme të intelektualizmit në atë kohë në Amerikë). Emerson i shpërndau mendimet e tij përmes dhjetëra eseve.
Libri i Vogël i Zi ishte një mjet për të kontaktuar me njerëz për t’u dhënë atyre atë që dëshironin. Por, në këtë version të shekullit 21 të librit të vogël të zi, mençuria dhe njohuria janë çelësat për hapjen e dyerve për të medituar mbi mençurinë, përqendrim në biseda ose për mbrojtjen e tryezës së kafesë nga kondensimi. U bëftë e juaja mençuria e disa prej më të mëdhenjve.

Astrit Lulushi



Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-Libri i vogel i zi-Emerson

SABAHATE BYCI, LETER NGA KANCELARJA MERKEL

September 11, 2019 by dgreca

NJË LETËR NGA KANCELARJA MERKEL DHE NJË POEZI NGA GJERMANIA/

– Shkrimtarja dhe Piktorja Shqiptare merr letër nga kancelaria Angela Merkel-

Këtë letër e kam marrë personalisht unë Sabahate Byci nga Bundeskanzelarin der Bundes republik Deutschland 

Fr. Dr. Angela Merkel 

Shkrimtarja, piktorja dhe publicistja e njohur shqiptare që jeton në Gjermani, Sabahate Byci ka pranuar një letër falënderimi nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, me rastin e urimit për ditëlindjen  e saj.
“Për përgëzimet e shumta, përshëndetjet personale si dhe për vëmendjen miqësore për Ditëlindjen time jam ndjerë shumë e lumtur. Për këtë shenjë të lidhshmërisë dhe plot besimit të fjalëve të çmuara iu falënderohem shumë përzemërsisht”, thuhet në letrën e falënderimit që i ka ardhur piktores dhe publicistes shqiptare Sabahate Byci.

Sabahate Bytyci së bashku me kopjen e letrës dhe fotografitë e saj i dërgoi redaksisë dhe një poezi me lutje për ta botuar në Dielli. Po ia plotësojmë kërkesën.

NGA SABAHATE BYCI

Dalja nga zona


Kur luftoi, 
e lufton
civilizimi
kundër
civilzimit;
-Cfar mase 
ka shkatrrimi?!
Alarm shkalle
shtatë,
tetë, nënt, dhjetë….
Hiroshima,
Nagasaki,
Çernobil,
a Fokushima?!
Civilizimi –
shtëpi atomesh
me kromozome x 
e y p si l(e)jon?!
Parat Shkatrrimi 
Ashtu si vet 
Zoti nuk e ka shkruar

her në ato
e her në këto, 
eksperimente
të kota kohe,
imponim,
trysni,
në veten e parë
kurreshtje 
takimesh në sofra 
të shtrruara
që moti 
pa lutjen 
të gjorën 
në harresë:
-“Bukën e gojes
falna Zot qdo ditë”!
INTERRMECO- 
për ndarje 
sic thonë 
të vogla!
të ngjitjeve 
të mëdha 
në njejës 
për shumës
tek largimi 
që na “bashkon”
ndërprerje,
pauza,
“Time aut”
shqyrtime 
negociata,
të kota
të historive
tebdile 
plot gjak
moshash 
pa dallim,
tebdile
feregja, 
me shtof 
materialesh
pluhërosjeje
e qendisur 
me gjylponë
harresash!
Ozon, Ooozoon
ti zgavërr 
e sistemit 
Ekstra Piramidal
e kokës së rruzullit
TERRA
shkatrrim 
fantazie 
për lindjet 
e me para,
Adoptim!
Humbje fiqiri
foshnjarë
zhgënjim 
i fjalës së parë
humnerë
e përgjegjeve
të shkrira 
si radioaktivitet
bashkëdyzimi
njëgjinorë,
shkrirje farërash
në paftyrsinë 
e mendjes së madhe
civilizuese-shkatrruese!
Kur konkuron 
civilizimi 
kundër 
civilizimit 
 a më thuani 

Ju lutem
sa  i madh është
VETSHKATRRIMI?!

*Sabahate Byci Shkrimtare, Piktore dhe Publiciste e lirë me Gjak-Shqiptare- Gjermane

Me 11 SHTATOR 2019 NË ORA: 21:54h

Filed Under: ESSE Tagged With: Sabahate Bytyci-Leter- Kancelarja Merkel

MUZAT…

September 5, 2019 by dgreca



Nga Astrit Lulushi/

Mali Olimp, greqisht Olympos, sepse greqishtja moderne gjithashtu e përktheu ˈolimbos’ ose ‘olibos’, është mali më i lartë në Greqi. Ndodhet në vargun Olimp në kufirin midis Thesalisë dhe Maqedonisë, midis njësive rajonale të Pierias dhe Larisës, në jug-perëndim të Selanikut.
Mali Olimp ka mbi 50 maja e gryka të thella. Maja më e lartë është Mytikas, që do të thotë “hundë” (e mprehtë si ose me thikë?), është një nga majat më të larta në Evropë.
Prejardhja e emrit Olumpos është e panjohur dhe zakonisht konsiderohet me origjinë “para-greke”. Në kohët homerike, ky mal jepet i konceptuar si selia e perëndive, Oulumpos (ku ulen perënditë?). Homeri gjithashtu e përdor “oulumpos”, edhe si emër të përgjithshëm (vend ku uleshin për kuvend heronjtë e Trojës?)
Mali Olympus njihej historikisht edhe si Mali Belus, sipas Iliadës, ku selia e perëndive përmendet “Ouranus”, perëndia e Qiellit (pragu qiellor, ku binte ose ku ra qielli?).
Në mitologjinë e lashtë, “Olympus” ishte emri i shtëpisë së Dymbëdhjetë perëndive të botës antike. Në Pieria (peria ose e bukura?), në këmbën veriore të Olimpit, kishin vendin 9 Muzat e Arteve të Bukura. Ato ishin hyjnitë që u jepnin artistëve, filozofëve dhe individëve frymëzimin (mërmërinë?) që u duhej për krijimtari. Të gjithë shkrimtarët e antikitetit u bënin thirrje Muzave në fillim të punës së tyre. Homeri u lutej Muzave si në Iliada ashtu edhe në Odiseu që ta ndihmonin të tregonte në vargje në mënyrën më të duhur të gjitha çfarë kishin ndodhur me heronjtë në Luftën e Trojës dhe pas saj.
Edhe sot Muzat janë simbole të frymëzimit dhe krijimit artistik, dhe i trazojnë mendjet e tyre që nuk dinë seç’ shkruajnë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-Muzat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 258
  • 259
  • 260
  • 261
  • 262
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT