NJË LETËR NGA KANCELARJA MERKEL DHE NJË POEZI NGA GJERMANIA/
– Shkrimtarja dhe
Piktorja Shqiptare merr letër nga kancelaria Angela Merkel-
Këtë letër e kam marrë personalisht unë Sabahate Byci nga Bundeskanzelarin der Bundes republik Deutschland
Fr. Dr. Angela Merkel
Shkrimtarja, piktorja
dhe publicistja e njohur shqiptare që jeton në Gjermani, Sabahate Byci ka
pranuar një letër falënderimi nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, me rastin
e urimit për ditëlindjen e saj.
“Për përgëzimet e shumta, përshëndetjet personale si dhe për vëmendjen miqësore
për Ditëlindjen time jam ndjerë shumë e lumtur. Për këtë shenjë të lidhshmërisë
dhe plot besimit të fjalëve të çmuara iu falënderohem shumë përzemërsisht”,
thuhet në letrën e falënderimit që i ka ardhur piktores dhe publicistes
shqiptare Sabahate Byci.
Sabahate Bytyci së bashku me kopjen e letrës dhe fotografitë e saj i dërgoi redaksisë dhe një poezi me lutje për ta botuar në Dielli. Po ia plotësojmë kërkesën.
NGA SABAHATE BYCI
Dalja nga zona
Kur luftoi,
e lufton
civilizimi
kundër
civilzimit;
-Cfar mase
ka shkatrrimi?!
Alarm shkalle
shtatë,
tetë, nënt, dhjetë….
Hiroshima,
Nagasaki,
Çernobil,
a Fokushima?!
Civilizimi –
shtëpi atomesh
me kromozome x
e y p si l(e)jon?!
Parat Shkatrrimi
Ashtu si vet
Zoti nuk e ka shkruar
her në ato
e her në këto,
eksperimente
të kota kohe,
imponim,
trysni,
në veten e parë
kurreshtje
takimesh në sofra
të shtrruara
që moti
pa lutjen
të gjorën
në harresë:
-“Bukën e gojes
falna Zot qdo ditë”!
INTERRMECO-
për ndarje
sic thonë
të vogla!
të ngjitjeve
të mëdha
në njejës
për shumës
tek largimi
që na “bashkon”
ndërprerje,
pauza,
“Time aut”
shqyrtime
negociata,
të kota
të historive
tebdile
plot gjak
moshash
pa dallim,
tebdile
feregja,
me shtof
materialesh
pluhërosjeje
e qendisur
me gjylponë
harresash!
Ozon, Ooozoon
ti zgavërr
e sistemit
Ekstra Piramidal
e kokës së rruzullit
TERRA
shkatrrim
fantazie
për lindjet
e me para,
Adoptim!
Humbje fiqiri
foshnjarë
zhgënjim
i fjalës së parë
humnerë
e përgjegjeve
të shkrira
si radioaktivitet
bashkëdyzimi
njëgjinorë,
shkrirje farërash
në paftyrsinë
e mendjes së madhe
civilizuese-shkatrruese!
Kur konkuron
civilizimi
kundër
civilizimit
a më thuani
Ju lutem
sa i madh është
VETSHKATRRIMI?!
*Sabahate Byci Shkrimtare, Piktore dhe Publiciste
e lirë me Gjak-Shqiptare- Gjermane
Me 11 SHTATOR 2019 NË ORA: 21:54h